Menu

Marramendja dhe sëmundjet që fshihen pas saj

Në përgjithësi mjekët shprehen që ‘marramendja’ nuk është një çështje shëndetësore shqetësuese. Çdo individ mund ta përjetojë atë herë pas here si një efekt anësor në rastet kur ndihet i uritur, kur ngrihet menjëherë nga shtrati, ose pasi ka konsumuar shumë pije alkoolike. Në raste të caktuara, ajo mund të shfaqet edhe si një rezultat i dukshëm i migrenës, dehidratimit ose madje dhe koronavirusit.

Marramendja është diçka e zakonshme dhe shpesh kalon vetë. Por, megjithëse në përgjithësi nuk ka asgjë për tu shqetësuar, nëse ajo shkakton rënie të menjëhershme në tokë, ose nëse marramendjet kthehen në diçka të rregullt në jetën tuaj, atëherë duhet që të konsultoheni me një mjek sepse pas saj mund të fshihet diçka tjetër.

Ka simptoma të caktuara të marramendjes për të cilat duhet të tregoheni të kujdesshëm. Nëse përjetoni shikim të dyzuar ose turbullt, ose ndjeni mpirje në fytyrë, krahë ose këmbë, duhet të konsultoheni urgjentisht me një mjek, pasi këto simptoma mund të jenë shenja të diçkaje më serioze.

Por cilat janë shenjat që duhet të merrni seriozisht?

  • marramendja nuk largohet ose vazhdon të përsëritet;
  • keni vështirësi në dëgjim;
  • dëgjoni tringëllima ose tinguj të tjerë në veshët tuaj;
  • keni shikim të dyzuar, të paqartë ose ndryshime të tjera në shikimin tuaj;
  • fytyra, krahët ose këmbët tuaja ndihen të mpirë;
  • keni simptoma të tjera si të fikët, dhimbje koke, ndiheni të sëmurë.

Marramendja pa ndonjë arsye të dukshme mund të jetë:

  • Rënia e presionit të gjakut

Një shkak i zakonshëm i marramendjes është një rënie e papritur e presionit të gjakut, e quajtur hipotensioni postural. Nëse marramendja juaj ndodh kur qëndroni ose uleni papritur, ka të ngjarë të jetë kjo. Ndodh për shkak të një përgjigje të vonuar ndaj një ndryshimi të gjakut kur lëvizni. Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa të vuajnë nga hipotensioni postural, duke prekur 1/5 e personave mbi 60 vjeç.

  • Anemi

Anemia është një gjendje ku nuk ka mjaft qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të transportuar oksigjenin në trup. Pa këtë oksigjen jetësor, mund të shkaktojë që një pacient të ndihet i trullosur, i lodhur dhe i dobët. Gjendja mund të jetë afatgjatë dhe afatshkurtër, në varësi të shkakut të saj. Shkaku më i zakonshëm rrënjësor është mungesa e hekurit, e ndjekur nga mungesa e vitaminave të B12 dhe folatit, të gjitha këto mund të rregullohen me suplemente. Shpesh vërehet tek njerëzit që nuk janë në gjendje të thithin vitamina ose veganë, të cilët nuk hanë mish ose qumësht.

  • Arteriet e bllokuara

Marramendja, së bashku me humbjen e dëgjimit, shikimin e dyfishtë, shikimin e paqartë dhe fytyrë, krahë dhe këmbë të mpirë, mund të jetë një shenjë e arterieve të bllokuara.

E quajtur ateroskleroza, është kur arteriet ngurtësohen dhe ngushtohen për shkak të bllokimit të substancave yndyrore. Është një gjendje shumë serioze, pasi gjaku është më pak i aftë të udhëtojë nëpër trup. Mund të sjellë atak në zemër ose goditje në tru nëse nuk trajtohet. Më të rrezikuarit janë personat më të vjetër në moshë, ata që janë në mbipeshë, duhanpirësit, ata që ushqehen në mënyrë të pashëndetshme, që nuk lëvizin shumë, konsumojnë alkool etj.

Zakonisht, në raste të tilla, mjekët këshillojnë stërvitjen dhe shëtitje sa më të gjata në natyrë.

Tumori i trurit

Në raste shumë të rralla, marramendja mund të jetë shenjë e një tumori të trurit. Tumoret e trurit mund të rriten në zonat e trurit që ndihmojnë në kontrollin e ekuilibrit, prandaj personat që vuajnë nga këto sëmundje ndihen të c’ekuilibruar.

Zonat e tjera të prekura janë të përfshira në shikimin dhe lëvizjen e syve (duke ju dhënë shikim të dyfishtë) dhe hormonet, duke i bërë ato të çekuilibruar.

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, shihni mjekun tuaj ose bëni një vizitë tek okulisti për sytë.

Efekti anësor i medikamenteve

Ilaçet mund të sjellin shumë efekte anësore, dhe marramendja është njëra prej tyre. Nëse keni konstantuar marramendje që kur keni nisur një medikament të ri, ose një dozë më të lartë të një medikamenti ekzistues, atëherë si shkak për marramendjen mund të fajësohen ilacet.

Medikamentet më të shpeshta që shkaktojnë marramendje janë ilaqet kundër depresionit si dhe të gjitha llojet e qetësuesve për dhimbje të ndryshme.

Në veçanti, ilaçet për uljen e presionit të gjakut mund të shkaktojnë zbehje nëse ato ulin shumë presionin e gjakut, paralajmëron Klinika Mayo.

Problemi i veshit të brendshëm

Nëse, krahas humbjes së dëgjimit,  keni dhe probleme me ekuilibrin, mund të jetë një shenjë e një problemi thellë në vesh. Zakonisht inflamacionet në vesh ndikojnë jo vetëm në humbjen e dëgjimit por ndikojnë edhe në rrotullimin e botës përreth jush si dhe mund të shkaktojnë dhe të vjella.

Në përgjithësi, simptomat e marramendjes kanë tendencë të fillojnë papritmas dhe mund të duhen disa javë që të ndiheni përsëri të normalizuar kur gjendeni në këmbë.

Ekspertët theksojnë që ndonjëherë, problemet e ekuilbirit mund të zgjasin shumë më gjatë – për shumë muaj apo edhe vite.

Burimi: The Sun 

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed