Menu

Pijeni kafenë, pa pasur frikë nga aritmia

Nëse iu është thënë që të shmangni kafenë sepse ju shkakton rrahje të parregullta të zemrës, një studim i fundit iu bën të ndryshoni mendim në lidhje me këtë rekomandim.

Studimi më i fundit ka shqyrtuar të dhënat e 380 mijë individëve dhe zbuloi që zakoni i pirjes së kafesë nuk ishin i lidhur me një rrezik të shtuar të aritmisë. Dhe nuk varej as nga aftësia e individëve për të metabolizuar kafeinën, sipas rezultateve të publikuara në JAMA International Medicine.

Në fakt, analizimi i konsumimit të kafesë, duket se tregon që ato që pijnë më shumë kafe, kishin dhe një risk më të vogël për të zhvilluar sëmundje të lidhura me aritminë, duke përfshirë dhe fibrilacionin atrial, ose AFib, i cili shkakton bllokim të enëve të zemrës, infarkt apo komplikacione të tjera të zemrës.

Kafeina është një ‘përbërës shumë i komplikuar’, thotë Daniel Cantillon, shef i kardiologjisë në Klinikën Kliveland të Shteteve të Bashkuara. ‘Mbi të gjitha është një stimulant shumë i fortë për sistemin nervor dhe stimulant i dobët për sistemin e enëve të gjakut’.

Fred Kusumoto, drejtor i Shërbimeve të Zemrës te Mayo Clinik vëren se ky studim është ‘i shkëlqyer’. Sipas tij ka pasur studime të shumta dhe në përgjithësi të gjitha këto studime theksojnë që nuk ka një lidhje ndërmjet artimisë, dhe madje ndoshta mund të ketë një përmirësim të saj, nga konsumimi i kafesë. Por kjo nuk do të thotë, që njerëzit duhet që të pijnë kafe me qëllim që të parandalojnë fibrilacionin atrial, u shpreh ai.

Edhe kërkuesit shkencorë të këtij studimi kërkojnë që të jenë sa më të kujdesshëm dhe nuk duan që ti rekomandojnë njerëzve që të pinë më shumë kafe për të reduktuar rrezikun e aritmisë.

Në këtë fazë të studimit është akoma e vështirë për të përcaktuar nëse konsumimi vetëm i kafesë shkakton një rrezik më të vogël të aritmisë. Faktorë të tjerë janë më të vështirë për tu matur, të tilla si dieta dhe gjumi, të cilat duhet të jenë gjithashtu të përfshira në studim.

Burimi: Washington Post

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed