Menu

Pse është e ndaluar të ushqehemi me peshk dhe djathë?

Kur një kuzhinieri italian, një klient anglez, i kërkoi ti gatuante sëbashku peshk me djathë, kuzhinieri refuzoi në mënyrë kategorike. Kjo si pasojë e traditës qindra vjeçare ku në disa zona të Italisë (por edhe të Shqipërisë) është traditë që të mos serviren sëbashku peshku me djathë. Ashtu siç ka dhe shumë kufizime të tjera si për shembull ndalimi i djathit me kërpudha apo djathit me dardhë. Kjo vinte si pasojë e një kundërshtie midis produkteve të bulmetit nga njëra anë si dhe produkteve të peshkut nga ana tjetër.

Sipas ekspertëve nuk kishte baza dietologjike por vinte si pasojë e mospërzierjes së produkteve të blegtorëve dhe të peshkatarëve dhe kishte lidhje të drejtpërdrejtë me praktikat e së shkuarës. Ata kishin gjithashtu metoda shumë të ndryshme të marrjes dhe të konservimit të ushqimit.

Kjo lloj kundërshtie nuk është vetëm shqiptare apo italiane, por është e përhapur gjithashtu në Izrael, ku vetë Jezu Krishti në mrekullitë dhe parabolat e tij bën dallimin midis blegtorëve dhe peshkatarëve. Po ashtu, djathërat zakonisht prodhohen në territore shumë larg detit dhe si peshkatarët dhe blegtorët nuk donin që ti ngatërronin prodhimet e tyre me njëri – tjetrin, edhe sepse prezenca e peshqëve mund të prishte prodhimin dhe konservimin e djathit.

Edhe hebrenjtë zakonisht nuk ushqehen njëkohësisht me mish dhe qumësht, dhe po ashtu të krishterët edhe për shkak ndoshta të të bërit ekonomi apo për të kursyer nuk bashkojnë bashkë djathin dhe peshkun. Prej këtej merr shkak dhe tradita e disa kuzhinave të njohura në rajonin e Mesdheut që të mos bashkojnë bashkë peshkun dhe djathin dhe nuk ka lindur një traditë apo një shije e tillë gastronomike.

Burimi: Il fatto alimentare

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed