Menu

Qumështi, është i mirë për shëndetin apo mund të jetë një nga shkaktarët e kancerit?

Ndërkohë që njihen vlerat e mëdha ushqimore të qumështit për fëmijët, ekziston një debat i madh nëse qumështi duhet që të konsumohet nga të rriturit. Shpesh, ekspertë të ndryshëm theksojnë që konsumimi i qumështit nga të rriturit bie në kundërshtim me vetë natyrën, sepse njerëzit e rritur janë të vetmit gjitarë të cilët vazhdojnë që ta përdorin këtë ushqim edhe në fazat e tjera të jetës.

Në fakt, organizmi jonë është i programuar për të konsumuar qumështin mëmësor vetëm në fazat e para të jetës, falë një enzime, laktozës, që i mundëson organizimit që të tresë sheqerin e pranishëm në qumësht. Por, me kalimin e moshës, sasia e kësaj enzime në organizëm shpesh zvogëlohet, derisa zhduket plotësisht rreth moshës 5 vjeç. Kjo shpjegon edhe pse shumë njerëz kanë intolerancë ndaj laktozës gjatë kohës që janë të rritur.

Por, natyra, ka krijuar modifikime të llojit gjenetik përgjatë mijëvjeçarëve, duke iu mundësuar disa individëve, që të ruajnë nivele të mira të laktozës edhe kur janë të rritur, dhe të mund të ushqehen me qumësht pa pasur probleme shëndetësore. Është rasti klasik i teorisë së evolucionit: në gadishullin skandinav, 9 në 10 njerëz kanë nivele të mira të laktozës dhe janë të varur nga konsumi i qumështit, nga ku marrin vitaminën D, në mungesë të diellit. Kjo përqindje vjen duke u ulur në Evropën Jugore, në rreth 15% të popullsisë, dhe gati nuk ekziston fare në Kinë apo në Japoni.

Shumë dyshime vazhdojnë që të mbeten për shkak se më herët shkëncëtarët kanë bërë një lidhje ndërmjet qumështit dhe mundësisë për të zhvilluar kancerin, por studimet nuk janë akoma të mjaftueshme. Disa rezultate të studimeve për tumoret e gastritit (ezofagut, stomakut, pankresit dhe zorrëve) tregojnë një zvogëlim të rrezikut nga këto sëmundje nëse konsumoni qumësht. Për tumoret që varen nga hormonet, të tilla si ai i prostatës, gjirit dhe vezoreve, rezultatet janë akoma shumë të dyshimta, dhe shkenca nuk ka dalë akoma me një përfundim të saktë. E njëjta gjë vlen edhe për tumoret e veshkave, tiroideve dhe mushkërive.

Një studim i fundit nuk ka gjetur asnjë lidhje ndërmjet tumorit të mushkërive dhe konsumimit të qumështit, madje rezultatet e publikuara në revista shkencore të onkologjisë theksojnë që kosi mund të ndihmojë për të mos zhvilluar këtë lloj kanceri, veçanërisht për shkak të probiotikëve në përmbajtjen e tij.

Burimi: Corriere della Sera

Qendra Alert

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed