Menu

Sa i madh është rreziku i infektimit me Covid -19 në plazh?

Kjo është vera e dytë që njerëzit po mësohen tashmë që ti organizojnë pushimet e tyre sipas rregullave të Covid – 19: distancim dhe shmangia e ambienteve të mbyllura.

Të qenurit jashtë sigurisht që ndihmon dhe ul rrezikun e infektimit nga Sars-Cov-2. Sipas studimeve më të fundit vetëm 1 në 1000 raste mund të infektohet nga qëndrimi në ambiente të hapura. Përqindjen më të lartë të infektimeve e kanë vendet e mbyllura dhe që ju mungon ajrosja.

Një faktor të rëndësishëm nuk luan vetëm largësia nga njëri tjetri, por edhe koha e qëndrimit. Edhe gjatë kohës që ndodheni jashtë, edhe pse në mënyrë shumë të rrallë, mund të rezultojnë raste infektimi: dhe gjithçka varet nga largësia nga njëri – tjetri si dhe koha e qëndrimit në një vend.

Largësia e përcaktuar deri tani, dhe e cilësuar si e sigurtë është 50 cm ose gjysëm metri. Por ka studime që theksojnë që një person i infektuar mund të infektojë një person të shëndoshë në një largësi prej 1.5 metrash dhe në një kohëzgjatje kohore prej më shumë se 15 minutash. Risku më i madh është atëherë kur bashkëbiseduesi ndodhet përballë një personi të infektuar dhe flet për një periudhë më të gjatë kohore se 15 minuta dhe në një largësi më të vogël se 1.5 metra.

Rrezet e diellit dhe era përbëjnë një avantazh dhe ndihmë për të luftuar virusin gjatë periudhës së verës. Rrezet UV-A dhe UV-B kur mbërrijnë në Tokë janë në gjendje që paralizojnë virusin për disa qindra sekonda. Kjo është një periudhë e shkurtër kohore por akoma nuk ka studime që të verifikojnë nëse kjo kohë është e mjaftueshme për të mos u infektuar. Kështu që rregullat e distancimit social vazhdojnë që të mbeten prezente.

Edhe era luan një rol të rëndësishëm dhe me anë të drejtimit të saj mund të ndihmojë për përhapjen ose jo të virusit.

Edhe personat e vaksinuar ndihmojnë në uljen e numrit të infektimeve.

Nëse qëndroni shtrirë në shezlon duke marrë rreze dielli, edhe pse distanca me të tjerët mund të jetë shumë e vogël, rreziku i infektimit është praktikisht shumë i vogël, nëse nuk flitet me personat përreth.

Nëse flisni, rreziku i infektimit mund të shkojë deri në 10%.

Studimet theksojnë që në det është gati praktikisht e pamundur që të infektoheni sepse virusi nuk mund ti mbijetojë veprimit të rrymave të ujit, të erës, dritës së diellit dhe kripës së detit.

Edhe pishinat parashikohen si të sigurta, sepse klori është një dezinfektues. Por një distancë të paktën një metër e gjysëm duhet ruajtur nga individët e tjerë në pishinë.

Burimi: Corriere della Sera

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed