Menu

Shkaku kryesor i tensionit të lartë të gjakut sipas shkencës

Sa herë që paraqitemi për një kontroll mjekësor, veprimi i parë dhe më i shpejtë i mjekëve është matja e tensionit të gjakut. Tensioni i gjakut është matja e presionit të gjakut në arteriet dhe enët e gjakut sa herë që zemra tkurret (tensioni i lartë) dhe sa herë që ajo qetësohet (tensioni i ulët).  Zemra arrin që ta shpërndajë gjakun e pompuar në të gjithë trupin me anë të  arterieve.

Ndërsa është normale që presioni i gjakut të rritet dhe të ulet gjatë gjithë ditës, ai mund të dëmtojë zemrën tuaj dhe të shkaktojë probleme shëndetësore nëse qëndron i lartë për një kohë të gjatë. Termi hipertension, i quajtur edhe presion i lartë i gjakut, përdoret për të përshkruar presionin e gjakut i cili është më i lartë se zakonisht.

Lënia e pakontrolluar e presionit të lartë të gjakut mund të çojë në gjendje serioze mjekësore, të tilla si sulmi në zemër, goditje në tru, dëmtim i zemrës ose i veshkave. Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë organet tuaja, duke përfshirë dhe trurin, zemrën, veshkat dhe sytë.

Ajo që duhet patur parasysh është që tensioni i lartë i gjakut nuk është diçka që zhvillohet brenda një dite apo brenda një nate. Ai zakonisht krijohet me kalimin e kohës dhe mund të jetë rezultat i një stili jetese jo të shëndetshme, duke përfshirë dietën e keqe ushqimore, mungesën e ushtrimeve fizike, duhanpirjen apo dhe stresin. Disa kushte shëndetësore, të tilla si diabeti dhe obeziteti mund të rrisin mundësitë për të zhvilluar tensionin e lartë të gjakut.

Por cili është shkaku kryesor i hipertensionit?

Sipas shkencëtarëve, shkaku më i zakonshëm për të pasur tension të lartë të gjakut është predispozita gjenetike. Tensioni i lartë i gjakut është i trashëgueshëm, kështu që nëse prindërit e tu vuajnë nga tensioni i lartë, atëherë edhe ju keni më shumë gjasa që të vuani nga kjo sëmundje, shpjegojnë studiuesit shkencorë.

Por, ekzistojnë mënyra për ta parandaluar atë, ose për të minimizuar shanset që ta zhvilloni një sëmundje të tillë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të kini kujdes me dietën tuaj ushqimore, të kontrolloni sasinë e kripës dhe të mos ekzagjeroni me ushqimin. Gjithashtu është e këshillueshme që të bëni disa ushtrime të lehta kardiovaskulare të tilla si ecja në natyrë, përdorimi i biçikletës ose vrapimi për së paku 30 minuta, pesë herë në javë, në mënyrë që të kontrolloni presionin tuaj të gjakut.

Burimi: Yahoo Wellness

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed