Menu

Ekonomi

Çmimi i grurit dhe miellit arrin nivelet më të larta në 6 vjet

Rritja e çmimeve të grurit po ndikon në ekonominë e shqiptarëve, me shtrenjtimin e produktit më bazik, bukës. Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimet e grurit në import kanë arritur nivelet më të larta që prej vitit 2015 dhe tendenca është ende në rritje. Shtrenjtimi i energjisë dhe lëndëve të tjera të para ndihmëse mund të ushtrojë presione të mëtejshme për rritjen e çmimeve. Prodhuesit e miellit thonë se, deri tani, çmimet e miellit janë rritur me 10%. Ata shprehen se e vetmja mënyrë për të shmangur shtrenjtimin e mëtejshëm do të jenë masat mbështetëse shtetërore.

Në fillim të shtatorit, një pjesë e furrave të bukës aplikuan rritje të çmimit të produktit me 10 lekë. Një nga shkaqet që çuan në këtë rritje, sipas përfaqësuesve të këtyre bizneseve, ka qenë edhe rritja e çmimit të miellit.

Në fakt, shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme tregojnë se duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar është shënuar rritje e ndjeshme e çmimit mesatar të grurit dhe të miellit të importuar. Për nëntë muajt e parë të këtij viti, çmimi mesatar i grurit të importuar ka arritur në 32 lekë për kilogramë, në rritje me 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një tendencë e ngjashme po regjistrohet edhe në çmimet e miellit, por në përmasa më të kufizuara. Për 9-mujorin, një kilogramë miell u importua mesatarisht me çmim prej 46.3 lekësh, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë. Shifrat e muajve të fundit tregojnë një tendencë për rritje të mëtejshme. Në muajin shtator, një kilogramë grurë u importua mesatarisht me 35.1 lekë, duke arritur dhe duke tejkaluar çmimet që për herë të fundit ishin shënuar në vitin 2015.

Në pesë ditët e para të muajit tetor, çmimi mesatar i importit të grurit u rrit më tej në 35.8 lekë. Për sa i përket miellit, çmimi rekord në import u shënua në muajin korrik, me 48.6 lekë për kilogram, ndërsa edhe në shtator, çmimi mesatar arriti shumë afër kësaj vlere, me 47.6 lekë për kilogram. Në rastin e miellit, megjithatë, rritja e çmimeve mesatare të importit ka nisur që në fund të vitit 2018, ndërsa rritja që po shënohet gjatë këtij viti është disi më e kufizuar në krahasim me grurin. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Doganat, rekord historik, ndikim pozitiv nga rritja e sasive të zhdoganuara dhe çmimeve

Doganat kanë shënuar sërish rekord historik në mbledhjen e të ardhurave pasi në periudhën e 9-mujorit 2021 janë realizuar në masën 136.1 miliardë lekë, shifra më e lartë e realizuar në historinë e doganave, sipas një njoftimi zyrtar.

Krahasuar me planin prej 123.2 miliardë lekësh, të ardhurat e realizuara janë 12.9 miliardë lekë më shumë (pra rreth 130 Mln USD më shumë). Në krahasim me 9-mujorin 2020 janë realizuar rreth 26.7 miliardë lekë më shumë.

Rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 83% nga rritja e sasive të importit dhe në masën 17% nga rritja e çmimeve. Vlen të theksohet se rritja për shkak të çmimeve në totalin e saj është amortizuar nga efekti rënës në të ardhura nga kursi i këmbimit me rreth 3 Mld Lek. Pra është e qartë që rritja neto është ndikuar përgjithësisht nga rritja e sasive të zhdoganuara kryesisht produkteve të akcizës që kanë kontributin kryesor në të ardhurat doganore.

Duhet vlerësuar se 9-mujori janar-shtator 2021 ka realizimin më të lartë të çdo 9-mujori në historinë e doganave, duke thyer rekordin e 9-mujorit të vitit 2019.

Të ndara sipas taksave për periudhën 9-mujore rezulton se:

Taksa Doganore ka shënuar + 907 Mln lekë më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;

Akciza, në total +5.8 Mld lekë që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +3 Mld, rritja e importit te cigareve me +2 Mld, Birrës me rreth 180 Mln lek, etj…

TVSH në total, krahasuar me 9-mujorin 2020 ka dhënë rreth 19.8 Mld lekë më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
– +3 mld lekë rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
– +3 mld lekë rritja e Karburantit të importit
– +1.8 mld lekë rritje e importit të automjeteve të përdorura.
– +1.8 mld lekë rritje nga importi i metaleve bazë.
– +820 mln lekë rritje e importit të veshje, tekstile.
– +760 mln lekë konstruksionet metalike
– +730 mln lekë gaz i lëngshëm, etj….

Renta ka dhënë një efekt +390 Milionë lekë për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 17,000 tonë dhe gati dyfishimit të çmimit mesatar nëntë mujor. Rreth 40 Mln lekë plus janë siguruar nga mineralet e tjera.

Të ndarë sipas taksave, krahasuar me shtator 2020, performanca e muajit shtator 2021 është si vijon:

Taksa Doganore: është realizuar me rreth 139 Mln lekë më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë.

Akciza Neto: në total +700 milionë lekë më shumë. Kjo shifër ka ardhur e ndikuar nga rritja e konsumit të Cigares me rreth 25 tonë më shumë ose rreth 230 mln lekë dhe Karburantit me rreth 6,500 tonë më shumë ose rreth 200 Mln lekë.

TVSH: Në total me plus 2.6 miliardë lek ku kanë ndikuar: rritja e energjisë elektrike me rreth 800 Mln, sasisë së importuar të artikujve të konsumit të përgjithshëm me +300 Mln lekë, karburanti me +380 Mln lekë, Gaz i lëngshëm me 200 mln lekë, Gruri me +160 Mln lekë, Hekuri me +110 Mln lekë, etj..

Renta me minus 19 milionë lekë pasi megjithëse ka rritje të eksportit të naftës bruto me rreth +35 Mln ka pasur efekt negativ nga eksporti i mineraleve te tjera. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Ecolog International mbështet stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “NightHawk 2021”

Ecolog International po mbështet stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “NightHawk 2021” në Danimarkë, si kontraktor i Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin e NATO-s (NSPA).

Kampi, i ngritur në 10 ditë është më i madhi që nga stervitja “TRIDENT JUNCTURE” në 2015 në Spanjë, të cilin Ecolog e mbështeti.

Mbështetja që iu ofrohet trupave të Forcave Speciale pjesëmarrëse përfshin ushqimin, prodhimin e energjisë, pastrimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Ecolog është një partner i besuar prej shumë kohësh në NATO. Ecolog i ka mbështetur ata në misionet e tyre nëpër Evropë dhe detyra të tjera ndërkombëtare për dy dekada.

 

 

Qendra Alert – Alert.al

Dokumentet - Kërkesa e Qendrës ALERT, Autoriteti i Konkurencës nis hetimin për tregun e naftës dhe benzinës, lë dëtyra për gazin. Ja situata në porte dhe pozitat dominuese të koncensionarëve

Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetimin e thelluar në tregun e hidrokarbureve, për ngarkim-shkarkimin, importin, depozitimin dhe shitjen me shimicë të naftës e benzinës. Shkak për këtë është bërë pozita dominuese në tregje. Ndërsa për gazin e lëngshëm GLN, hetimi është mbyllur, me disa detyrime për ndërmarrjet koncencionare PIA SHA, Romano Port SHA dhe Portit MBM.

Në përgjigje të kërkesë së dërguar nga Qendra Alert në muajin gusht, “për nisje të menjëhershme të hetimit të thelluar për kompanitë e hidrokarbureve, pasi rritja e çmimit të tyre nuk justifikohet me lëvizjet në bursat ndëkombëtare”, Autoriteti i Konkurencës i është përgjigjur Qendrës Alert, më 1 tetor 2021, me anë të shkresës me numër protokolli 376/1.

Shkresa njofton për nisjen e hetimeve për një periudhë 3-vjeçare për karburantet naftë dhe benzinë, si dhe mbylljen e hetimeve me disa detyrime për gazin e lëngshëm LPG, pasi edhe aty, kompanitë paraqesin disa probleme e parregullsi.

Bashkëngjitur shkresës, Autoriteti i Konkurencës ka vendosur në dispozicion të Qendrës Alert dhe të gjitha verifikimet e kryera, ku vihen re probleme me dominimin në tredhe të disa kompanive, si në Porto Romano, ashtu dhe në Portin e Vlorës ku operon e vetme një kompani.

Sipas Autoritetit të Konkurencës, në vendimin Nr.804, datë 4.6.2021 “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve”.

Në lidhje me Vlerësimin e sjelljes së ndërmarrjeve në treg:

Ndërmarrjes PIA SHA, i është dhënë me koncesion ndërtimi dhe shfrytëzimi i terminalit bregdetar në gjirin e Vlorës, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj, në portin Vlora-1, si dhe ndërtimin dhe shfrytëzimin e infrastrukturës portuale të nevojshme në shërbim të terminalit bregdetar. Në bazë të kontratës Koncesionare, Koncesionari PIA është i vetmi entitet, në të gjithë zonën e Gjirit të Vlorës (përfshirë zonën detare dhe platformat detare, nëse ka, të Gjirit të Vlorës), që do të lejohet të ndërtojë dhe të shfrytëzojë një terminal bregdetar dhe infrastrukturën e tij portuale, përfshirë këtu edhe platformat në det, si dhe i vetmi entitet i pajisur me të drejtën për të depozituar e trajtuar (ngarkim-shkarkim)(nga brenda dhe nga jashtë, nga toka dhe nga deti) naftë, produkte të naftës, produkte të gazit të lëngshëm dhe produkte të tjera të lëngshme. Në bazë të këtij koncesioni ndërmarrja PIA SHA zotëron pozitë dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve në portin Vlora-1.

Për ofrimin e shërbimit të trajtimit (ngarkim-shkarkimit) dhe depozitimit të naftës dhe të nënprodukteve të saj, në portin Vlora-1, ku operon koncesionari PIA SHA, ndodhen 13 depozita për karburantet me kapacitet total përdorimi XXX m3. PIA SHA ka hyr në marrëdhënie kontraktore me operatorët e kualifikuar të interesuar për të operuar në këtë terminal lidhur me këto depozita. Gjatë periudhës hetimore PIA ka depozituar 7 (shtatë) kontrata të lidhura ndër vite: 3 (tre) me shoqëri shqiptare dhe 4 (katër) me shoqëri të huaja.

PIA SHA lidh kontrata në terma afate gjatë, si dhe kërkon garanci financiare ose kontribut për investimet nga këta operatorë, duke i dhënë asaj mundësinë si ndërmarrje me pozitë dominuese, për të vendosur kushte kontraktore, të cilat mund të pengojnë, kufizojnë, ose shtrembërojnë konkurrencën në tregun përkatës.

Me vendimin e OSHA nr. 4, datë 01.04.2010 janë miratuar tarifat e shërbimeve portuale të aplikuara nga PIA në Portin Vlora 1. Në lidhje me tarifat për shërbimet ndihmëse të depozitimit si trajtimi (ngarkim/shkarkimi) i anijeve ose për shërbime të tjera tregtare që ajo kryen për klientët që kanë kontraktuar kapacitete në terminalin PIA, ato vendosen me marrëveshje midis palëve kontraktuale, pasi nuk janë të miratuara paraprakisht nga OSHA. PIA SHA nuk është e detyruar të shpallë dhe/ose të paraqesë për miratim pranë OSHA-së tarifat për shërbimet ndihmëse të depozitimit si trajtimi (ngarkim/shkarkimi) i anijeve ose për shërbime të tjera tregtare që ajo kryen për klientët që kanë kontraktuar kapacitete në terminalin PIA.

Në Porto Romano, Durrës, operojnë dy ndërmarrje koncesionare: (1) ndërmarrja Romano Port SHA, dhe (2) ndërmarrja Porti MBM.

Ndërmarrjes Romano Port SHA i është dhënë me koncesion ndërtimi dhe shfrytëzimi i pontilit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës. Në bazë të këtij koncesioni ndërmarrja Romano Port SHA zotëron pozitë dominuese për kapacitetin deri në 20.000 ton në tregun e ngarkim-shkarkimit të anijeve që transportojnë karburante në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës.

Tarifat e aplikuara për shërbimet portuale për Romano Port SHA, Porto Romano, Durrës, janë miratuar me vendimin e OSHA nr. 3, datë 04.03.2009, Vendimin nr. 6, datë 10.09.2009 dhe Vendimin nr. 1, datë 09.06.2014. Tarifat e ngarkim-shkarkimit të anijeve në Romano Port SHA përshihen në këto vendime të OSHA-së, ndryshe nga koncesionari PIA SHA i cili i vendos këto tarifa me marrëveshje midis palëve.

Për ofrimin e shërbimeve të përpunimit të anijeve me karburante ndërmarrja koncesionare Romano-Port SHA ka hyrë në marëdhënie kontraktore me Agjencitë Detare/Spedicionere ose pritësin e mallit, pronarin e mallit (Operatorët Ekonomikë). Konkretisht gjatë periudhës hetimore Romano-Port SHA ka lidhur 18 kontrata tip, nga të cilat 8 kontrata me Operatorëte tregut dhe 10 kontrata me Agjencitë Detare/Spedicionere. Këto janë kontrata Tip, me afat 1 vjecar, me të drejtë rinovimi, me të njëjtat kushte të përgjithshme për nga objekti, qëllimi, mënyra e pagesës, të drejtat dhe detyrimet e palëve lidhur me realizimin e shërbimit të ngarkim/shkarkimit të anijeve, si dhe kushtet e tjera të kontratës me të cilën operon ndërmarrja Romano-Port në Porto Romano, Durrës.

Në kontratë përcaktohet se Koncesionari Romano Port SHA për ofrimin e shërbimeve të përpunimit (ngrakim-shkarkimit) të anijeve me karburante, aplikon tarifat e miratuara nga OSHA me vendimiin nr. 3, datë 04.03.2009, vendimin nr. 6, datë 10.09.2009 dhe Vendimin nr. 1, datë 09.06.2014. Tarifat e papërcaktuara nga OSHA, negocohen me mirëkuptim mes palëve.

Ndërmarrja Porti MBM në bazë të kontratës koncesionare (ligji nr. 104/2015, datë 23.9.2015) ka fituar të drejtën ekskluzive për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20.000 ton dhe me zhytje mbi 8 (tetë) metra, në Porto Romano Durrës, për një periudhe prej 35 vjetësh. Në bazë të këtij koncesioni ndërmarrja Porti MBM zotëron pozitë dominuese për kapacitetin mbi 20.000 ton dhe me zhytje mbi 8 (tetë) metra në tregun e ngarkim-shkarkimit të anijeve që transportojnë karburanteve në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës.

Për ofrimin e shërbimeve të përpunimit të anijeve me karburante, ndërmarrja koncesionare Porti MBM ka hyrë në marëdhënie kontraktore me Agjencitë Detare/Spedicionere ose pritësin e mallit, pronarin e mallit (Operatorët Ekonomikë). Konkretisht gjatë periudhës hetimore Porti MBM ka lidhur 11 kontrata tip, nga të cilat 5 kontrata me Operatorët e tregut dhe 6 kontrata me Agjencitë Detare/Spedicionere. Këto janë kontrata Tip, me afat 1 vjecar, me të drejtë rinovimi, me të njëjtat kushte të përgjithshme për nga objekti, qëllimi, mënyra e pagesës, të drejtat dhe detyrimet e palëve lidhur me realizimin e shërbimit të ngarkim/shkarkimit të anijeve, si dhe kushtet e tjera të kontratës me të cilën operon ndërmarrja Porti MBM në Porto Romano, Durrës.

Për ofrimin e këtyre shërbimeve Koncesionari aplikon tarifat e miratuara me Udhëzimin e përbashkët të MIE dhe MFE nr. 5749/5, datë 10.09.2019 “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale të portit të llojit MBM në Porto Romano, Durrës”, të cilat ofrohen në mënyrë të barabartë për të gjithë përdoruesit e terminalit të Portit MBM. Tarifat e papërcaktuara në këtë udhëzim, negocohen me mirëkuptim mes palëve.

Tarifat e miratuara nga OSHA për ngarkim-shkarkimin e karburantevet si për Romano Port SHA dhe Portin MBM, në Porto Romano Durrës janë njësoj. Përsa i përket tarifave të tjera portuale tarifat maksimale janë të njëjta dhe për Romano Port SHA ka dhe tarifa miminale, por Porti MBM ka disa zëra shtesë për shkak të pozicionit të tij gjeografik.

Referuar lidhjes aksionare në Porto Romano Durrës, rezulton se ekziston një lidhje integrimi vertikal e shoqërive koncesionare dhe shoqërive që kanë depozitat në këto koncesione, si dhe me importuesit/tregtarët me shumicë në tregun e karburanteve, duke i dhënë ndërmarrjeve koncesionare një fuqi tregu, e cila duke patur parasysh pozitën e koncesionarëve në treg, mund të çojë në lidhjen e marrëveshjeve të ndaluara gjë që bie në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121/2003 si dhe në kundërshtim me nenin 9 të ligjit nr. 9121/2003 nëpërmjet vendosjes së kushteve të padrejta të tregtimit dhe për pasojë në abuzim me pozitën e tyre në treg.

Në lidhje me tregun e importit dhe shitjes me shumicë, vihet re se pjesa më e madhe e karburanteve që importohen në vendin tonë është mbi XX% naftë dhe më pak se XX% benzinë. Pjesa më e madhe e importit të benzinës dhe naftës, për periudhën nën hetim, kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit (rreth XX% e importit) dhe një pjesë e vogël e importit realizohet nëpërmjet portit të Vlorës.

Sjellja e koncensionarit PIA SHA si ndërmarrje me pozitë dominuese në tregun përkatës, në lidhje me vetpërcaktimin e tarifave për shërbimet ndihmesë të depozitimit si trajtimi (ngarkim/shkarkimi) i anijeve ose për shërbime të tjera tregtare që ajo kryen për klientët që kanë kontraktuar kapacitete në terminalin PIA, si dhe lidhja e këtyre kontratave në terma afat gjatë me nënkontraktorët mund të përbëjë sjellje e cila bie në kundërshtim me nenin 4 apo 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Referuar strukturës së tregut të ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve, nga dy ndërmarrje koncesionare: (1) ndërmarrja Romano Port SHA, dhe (2) ndërmarrja Porti MBM, që operojnë në Porto Romano, Durrës, rezulton se ekziston një lidhje integrimi vertikal e shoqërive koncesionare dhe shoqërive që kanë depozitat në këto koncesione, si dhe me importuesit/tregtarët me shumicë në tregun e karburanteve, duke i dhënë ndërmarrjeve koncesionare një fuqi tregu, e cila duke patur parasysh pozitën e koncesionarëve në treg, mund të çojë në lidhjen e marrëveshjeve të ndaluara gjë që bie në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121/2003 si dhe në kundërshtim me nenin 9 të ligjit nr. 9121/2003, nëpërmjet vendosjes së kushteve të padrejta të tregtimit dhe për pasojë në abuzim me pozitën e tyre në treg.

Sipas dokumenteve të vëna në dispozivion, Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenet 4 dhe 9, nenin 24 shkronja d, nenin 26 dhe nenin 43, pika 1, e ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, vendosi:

Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve ndaj ndërmarrjeve.

Koncensionarit PIA SHA dhe ndërmarrjeve që kanë kontrata depozitimi afatgjatë me të.

Koncensionarit Romano Porto SHA dhe ndërmarrjen e integruar vertikalisht me të.

Koncensionarit Porti MBM dhe ndërmarrjet e integruar vertikalisht me të.

Ndërmarrjet të cilat kanë depozita në zonën e Porto Romanos dhe kanë kontrata me

Romano Port SHA dhe Portin MBM.II. Hetimi i Thelluar do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2017 deri në 30 Tetor 2020.

Raporti i hetimit të thelluar duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga marrja e këtij vendimi.

Ndërkohë, në vendimin me numër 812, datë 02.09.2021, Autoriteti i Konkurencës ka vendosur “mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të GLN-së me detyrime për ndërmarrjet koncesionare PIA SHA, Romano Port SHA dhe Portit MBM”. Kjo pasi, edhe ka disa parregullsi që krijojnë dyshime.

Vlerësimi i pozitës dominuese, sipas Autoritetit të Konkurencës
Ndërmarrjes PIA SHA, i është dhënë me koncesion ndërtimi dhe shfrytëzimi i terminalit bregdetar në gjirin e Vlorës, për depozitimin e naftës dhe te nënprodukteve te saj, në portin Vlora-1, si dhe ndërtimi dhe shfrytëzimi i infrastrukturës portuale të nevojshme në shërbim të terminalit bregdetar. Në bazë të kontratës Koncesionare, Koncesionari PIA SHA është i vetmi entitet, në të gjithë zonën e Gjirit të Vlorës (përfshirë zonën detare dhe platformat detare, nëse ka, të Gjirit të Vlorës), që do të lejohet të ndërtojë dhe të shfrytëzojë një terminal bregdetar dhe infrastrukturën e tij portuale, përfshirë këtu edhe platformat në det, si dhe i vetmi entitet i pajisur me të drejtën për të depozituar e trajtuar (ngarkim-shkarkim) (nga brenda dhe nga jashtë, nga toka dhe nga deti) naftë, produkte të naftës, produkte të gazit të lëngshëm dhe produkte të tjera të lëngshme.
Në bazë të këtij koncesioni ndërmarrja PIA SHA zotëron pozitë dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të GLN-së në portin Vlora-1.
Ndërmarrjes Romano Port SHA i është dhënë me koncesion ndërtimi dhe shfrytëzimi i pontilit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre në zonën bregdetare të Porto Romanos, Durrës. Në bazë të këtij koncesioni ndërmarrja Romano Port SHA ka ekskluzivitetin e ofrimit të shërbimit të ngarkim-shkarkimit në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës, me kapacitet të kufizuar të përpunimit të anijeve që transportojnë hidrokarbure, deri në 20.000 ton. Referuar ligjit nr. 9578, datë 11.7.2006, “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në “Marrëveshjen e koncesionit, të formës “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës”,
ratifikuar me ligjin nr. 9298, datë 28.10.2004”, Romano Port SHA operon me kapacitet 15.000 ton për gazin e lëngshëm të naftës (GLN) dhe 20.000 ton për naftën.
Në bazë të këtij koncesioni Romano Port SHA aktualisht zotëron pozitë dominuese për kapacitetin deri në 15.000 tonë në tregun e ngarkim-shkarkimit të GLN-së në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës.
Ndërmarrjes Porti MBM i është dhënë me koncesion e drejta ekskluzive për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20.000 ton dhe me zhytje mbi 8 (tetë) metra, në Porto Romano Durrës.
Në bazë të këtij koncesioni Porti MBM zotëron pozitë dominuese për kapacitin mbi 20.000 ton dhe me zhytje mbi 8 (tetë) metra në tregun e ngarkim-shkarkimit të anijeve që transportojnë GLN në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës.

Vlerësimi i sjelljes së ndërmarrjeve në treg
Importi, depozitimi dhe ngarkim-shkarkimi i GLN-së në territorin e Republikës së Shqipërisë realizohet nëpërmjet 3 Konçensioneve në dy porte në zonën gjeografike të ish Uzinës së Sodës PVC në Gjirin e Vlorës dhe në zonën gjeografike të Porto Romanos, Durrës, porte të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit: PIA SHA, Romano Port SHA dhe Porti MBM, i cili operon në det, si dhe ndërmarrje që kanë depozita me qera të cilat operojnë në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të GLN.
Ndërmarrjes PIA SHA, në bazë të kontratës Koncesionare, ndërmarrja PIA SHA zotëron pozitë dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të GLN-së në portin Vlora-1.
Tarifat e shërbimeve portuale të aplikuara nga PIA SHA në Portin Vlora 1, janë miratuar me vendimin e OSHA nr. 4, datë 01.04.2010. Tarifat për ofrimin e shërbimit të depozitimit dhe trajtimit (ngarkim-shkarkimit) të anijeve me GLN, si dhe për shërbime të tjera tregtare që PIA SHA kryen për klientët që kanë kontraktuar kapacitete në terminalin PIA, vendosen me marrëveshje midis palëve kontraktuale, pasi nuk janë të miratuara paraprakisht nga OSHA në vendimin nr. 4/2010.
Ndërmarrja PIA zotërohet 100% nga LA PETROLIFERA ITALO RUMENA, e cila me koncesion Portin dhe infrastrukturën e ngarkim shkarkimit dhe depozitimit të GLN-së. Për ofrimin e shërbimit të depozitimit dhe trajtimit (ngarkim-shkarkimit) të GLN-së në terminalin e PIA-s në Vlorë, Koncesionari PIA ka hyrë në marrdhënie kontraktore me operatorin Fam Gas L.L.C. Kontrata e lidhur midis PIA-s dhe Fam Gas L.L.C është një kontratë afatgjatë, e cila ka të përcaktuar kapacitetin depozitues të dy sferave prej 4,800 m3, tarifat e ofrimit të shërbimit në varësi të sasisë së GLN-së së depozituar, si dhe një garanci (bankare ose cash) në një shumë prej 120,000 ose 200,000 euro (sipas kërkesës së PIA-s).
FAM GAS LLC operon në magazinë të lirë doganore dhe realizon zhdoganime të GLN nëpërmjet Kevin Gaz SHA, i cili ka si aksioner z. Gjergj Lekaj. Kevin Gaz SHA zotëron 100 % të aksioneve në ndërmarrjen Emanuel Gas SHPK, i cili operon në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë. Përsa më sipër rezulton se PIA SHA realizon depozitimin dhe ngarkim-shkarkimin e GLN në përputhje me kontratën koncesionare duke mos qenë e integruar vertikalisht në asnjë hallkë të tregtimit të GLN.
Xhiro e PIA SHA për vitin financiar 2019 është 620,248,147 lekë, me një fitim prej 117,020,895 lekë dhe normë fitimi prej 18.87 %. Fitimi i ndërmarrjes PIA SHA ka një rritje prej 16.2 % nga viti 2017 në vitin 2018, ndërsa nga viti 2018 në vitin 2019 fitimi është ulur me 28%. PIA SHA rezulton me një normë fitimi rreth 20% për periudhën nën hetim duke patur parasysh dhe pozitën e saj si ndërmarrja e vetme koncesionare në portin e Vlorës.
Kontrata e lidhur midis PIA-s dhe Fam Gas L.L.C është një kontratë afatgjatë, e cila ka të përcaktuar kapacitetin depozitues të dy sferave prej 4,800 m3, tarifat e ofrimit të shërbimit në varësi të sasisë së GLN-së së depozituar, si dhe një garanci (bankare ose cash) në një shumë prej 120,000 ose 200,000 euto (sipas kërkesës së PIA-s). Duke qenë se tarifat për ofrimin e shërbimit të depozitimit dhe trajtimit (ngarkimshkarkimit) të anijeve me GLN, si dhe për shërbime të tjera tregtare që PIA SHA kryen për klientët që kanë kontrata depozitimi në PIA SHA, nuk janë të miratuara paraprakisht nga OSHA, ato janë vendosur me marrëveshje midis palëve kontraktuale.
Referuar VKM-së nr. 110/2011, pikës 1/ii), midis Palëve (OSHA dhe PIA SHA) është rënë dakord se standardi tip për ofrimin e këtyre shërbimeve është kontrata me afat për kapacitete të dedikuara, edhe me afat të gjatë, si dhe duke siguruar nga klienti edhe garanci financiare ose një kontribut për investimet që do të kryhen nga PIA SHA.

PIA SHA dhe klientët e saj janë gjithashtu, të lirë të negociojnë forma të tjera kontrate. OSHA-ja është dakord se kontratat me afat janë thelbësore për të siguruar efikasitetin e investimit dhe furnizimin e rregullt të tregut. Operatorët do të kontaktojnë PIA SHA drejtpërdrejt dhe kohë më parë në mënyrë të mjaftueshme për shërbimet e saj.

OSHA konfimon të drejtat e plota të PIA SHA kundrejt operatorëve të kualifikuar, të interesuar për të operuar në terminal, duke e lejuar atë që të lidhë kontrata me afate të gjata, si dhe të kërkojë garanci financiare ose kontribut për investimet nga këta operatorë.
Gjithashtu, referuar pikës 1/iii) të VKM nr. 110/2011, jepet si shembull që PIA-ja nuk duhet t’u shërbejë operatorëve që nuk vendosin garanci financiare të kënaqshme për PIA-n, që i kryejnë pagesat me vonesë ose që nuk i kryejnë fare ato, ose që kanë refuzuar të përmbushin kontratat e tyre në të kaluarën.
Përsa më sipër, sjellja e ndërmarrjes PIA SHA gjatë përiudhës hetimore është bazuar në VKM nr. 110/2011.
Ndërmarrja Romano Port SHA, në bazë të Marrëveshjes së Koncesionit, ka ekskluzivitetin e ofrimit të shërbimit të ngarkim-shkarkimit në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës, me kapacitet të kufizuar të përpunimit të anijeve që transportojnë hidrokarbure, deri në 20.000 ton për naftën dhe 15.000 ton për gazin e lëngshëm të naftës (GLN). Në bazë të këtij koncesioni Romano Port SHA aktualisht zotëron pozitë dominuese për kapacitetin deri në 15.000 tonë në tregun e ngarkimshkarkimit të GLN-së në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës.
Referuar ekstrakteve të regjistrit tregtar, ndërmarrja ROMANO PORT SHA zotërohet nga Z. Piro Bare me 99.84% të aksioneve. Ndërmarrja INTER GAZ SHA që ka ndërtuar depozita gazi pranë këtij Porti, zotërohet gjithashtu 50% nga Z.Piro Bare dhe 50% nga Z.Artan Dulaku. Ky aksionar (Z. Piro Bare) zotëron 100% të aksioneve në ndërmarrjen A&V GAZ SHA, e cila kryen veprimtari importi dhe tregtimi me shumicë dhe pakicë të GLN. Ndërmarrja A&V GAZ SHA zotëron 100% të aksioneve në ndërmarrjen AV Distribution SHA, e cila ushtron veprimtarinë në tregun e shitjes me shumicë të GLN-së. Për sa më sipër konstatohet se Romano Port SHA, kryen veprimtari në import, depozitim, tregtim me shumicë të GLN.
Tarifat e aplikuara për shërbimet portuale ku përfshihen edhe tarifat për ngarkim-shkarkim të GLN, në portin të Romano Port SHA, Porto Romano, Durrës, janë miratuar me vendimin e OSHA nr. 3, datë 04.03.2009, Vendimin nr. 6, datë 10.09.2009 dhe Vendimin nr. 1, datë 09.06.2014.
Romano Port SHA funksionon në bazë të “Rregullores së funksionimit të portit të përpunimit të lëndëve djegëse për shoqërinë Pomano Port”, miratuar me vendimin nr. 4, datë 27.04.2009 nga Organi Shtetëror i Autorizuar (MIE, MFE, MTM). Në nenin 5 të kësaj rregulloreje përcaktohen standardet teknike për akostimin e anijeve në platformë sipas madhësisë së anijes, të cilat variojnë nga 1.000 ton me zhytje 3.5 m deri në 40.000 ton me zhytje 11.5 m.
Referuar Kontratës Koncensionare, rezulton se Regullorja e Funksionimit, ka tejkalur të drejtën ekskluzive që i është dhënë Koncesionarit Romano Port SHA për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të anijeve që transportojnë hidrokarbure të madhësive deri në 20.000 ton, në Porto Romano Durrës, duke i lejuar atij, që të kryejë përpunimin e anijeve të madhësive edhe më të mëdha se 20.000 ton.
Për ofrimin e shërbimeve të përpunimit të anijeve me GLN, ndërmarrja koncesionare Romano-Port SHA ka hyrë në marrëdhënie juridike detyrimi me Agjencitë Detare/Spedicionere ose pritësin e mallit, pronarin e mallit (Operatorët Ekonomikë), nëpërmjet kontratës Tip, me afat 1 vjeçar, me të drejtë rinovimi, me të njëjtat kushte të përgjithshme për nga objekti, qëllimi, mënyra e pagesës, të drejtat dhe detyrimet e palëve lidhur me realizimin e shërbimit të ngarkim/shkarkimit të anijeve, si dhe kushtet e tjera të kontratës me të cilën operon ndërmarrja Romano-Port në Porto Romano, Durrës.
Në kontratë përcaktohet se Koncesionari Romano Port SHA për ofrimin e shërbimeve të përpunimit (ngrakim-shkarkimit) të anijeve me GLN, aplikon tarifat e miratuara nga OSHA me vendimin nr. 3, datë 04.03.2009, vendimin nr. 6, datë 10.09.2009 dhe vendimin nr. 1, datë 09.06.2014. Tarifat e papërcaktuara nga OSHA, negociohen me mirëkuptim mes palëve.
Sa më sipër, kontratat e lidhura nga ndërmarrja Romano-Port me Operatorët Ekonomikë dhe Agjencitë Detare/Spedicionere nuk përcaktojnë çmime apo pagesa të tjera të ndryshme nga ato të miratuara nga OSHA në ngarkim të palëve, dhe të gjitha palët janë vendosur përballë kushteve të barabarta të ofrimit të shërbimeve portuale nga ana e Koncesionarit Romano-Port SHA.
Ndërmarrjes Porti MBM në bazë të kontratës koncesionare (ligji nr. 104/2015, datë 23.9.2015) ka fituar të drejtën ekskluzive për përdorimin e portit dhe zotërimin e lirë të zonës (neni 32, pika 1/a), për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20.000 ton dhe me zhytje mbi 8 (tetë) metra, në Porto Romano Durrës, për një periudhe prej 35 vjetësh. Në bazë të këtij koncesioni Porti MBM zotëron pozitë dominuese për kapacitin mbi 20.000 ton dhe me zhytje mbi 8 (tetë) metra në tregun e ngarkim-shkarkimit të anijeve që transportojnë GLN në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës.
Tarifat për shërbimet portuale të Portit MBM, ku përfshihen edhe tarifat për ngarkimshkarkim të GLN, janë të miratuara me Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës (sot MIE) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave nr. 5749/5 datë 10.9.2019 “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale të portit të llojit MBM në Porto Romano, Durrës”. Vërehet se ndërmarrjet Romano Port SHA dhe Porti MBM, të cilat operojnë në tregun e ngarkim-shkarkimit në porto RomanoDurrës, aplikojnë pothuajse tarifa të njëjta lidhur me përpunimin dhe administrimin e produktit të GLN-së të miratuara me vendimet përkatëse nga OSHA.

Porti MBM funksionon në bazë të “Rregullores së funksionimit të portit të përpunimit të lëndëve djegëse për shoqërinë koncesionare MBM”, miratuar me vendimin nr. 1, datë 03.05.2019 të MIE si Organi Shtetëror i Autorizuar. Në nenin 8 të kësaj rregulloreje përcaktohen standadet teknike për akostimin e anijeve në platformë sipas madhësisë së anijes, të cilat variojnë nga 1.000 ton me zhytje 3.5 m deri në 40.000 ton me zhytje 11.5 m.
Nëpërmjet Rregullores së Funksionimit, MIE ka lejuar Portin MBM të kryejë ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të anijeve hidrokarbure të madhësive nën 20.000 ton duke i lejuar atij, siç rezulton edhe nga të dhënat e depozituara nga Porti MBM se gjatë periudhës hetimore ky koncensionar ka realizuar ngarkim –shkarkim të anijeve me GLN me kapacitet nën 20 000 ton.
Porti MBM zotërohet 99% nga ndërmarrja ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK, e cila zotërohet 65% nga KASTRATI GROUP. TENET SHA, e cila operon në tregun e depozitimit të GLN dhe shitjes me shumicë zotërohet 50% nga KASTRATI GROUP. TENET SHA shet në tregun e pakicës nëpërmejt ndërmarrjes Albania Gas Tech SHA, e cila është pjesë e KASTRATI GROUP.

Për ofrimin e shërbimeve të përpunimit të anijeve me hidrokarbure, ndërmarrja koncesionare Porti MBM ka hyrë në marëdhënie kontraktore me Agjencitë Detare/Spedicionere ose pritësin e mallit, pronarin e mallit (Operatorët Ekonomikë). Konkretisht gjatë periudhës hetimore Porti MBM ka lidhur 11 kontrata tip, nga të cilat 5 kontrata me Operatorët e tregut dhe 6 kontrata me Agjencitë Detare/Spedicionere. Këto janë kontrata Tip, me afat 1 vjeçar, me të drejtë rinovimi, me të njëjtat kushte të përgjithshme për nga objekti, qëllimi, mënyra e pagesës, të drejtat dhe detyrimet e palëve lidhur me realizimin e shërbimit të ngarkim/shkarkimit të anijeve, si dhe kushtet e tjera të kontratës me të cilën operon ndërmarrja Porti MBM në Porto Romano, Durrës.
Sipas kontratave për ofrimin e shërbimeve nga Koncesionari aplikohen tarifat e miratuara me Udhëzimin e përbashkët të MIE dhe MFE nr. 5749/5, datë 10.09.2019 “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale të portit të llojit MBM në Porto Romano, Durrës”, të cilat ofrohen në mënyrë të barabartë për të gjithë përdoruesit e terminalit të Portit MBM. Tarifat e papërcaktuara në këtë udhëzim, negociohen me mirëkuptim mes palëve.
Kontratat tip të lidhura nga Porti MBM me operatorët dhe Agjencitë Detare/Spedicionere nuk përcaktojnë çmime apo pagesa të tjera të ndryshme nga ato të miratuara me udhëzimin e përbashkët të MIE dhe MFE në ngarkim të palëve, dhe të gjitha palët janë vendosur përballë kushteve të barabarta të ofrimit të shërbimeve portuale nga ana e Koncesionarit Porti MBM.
Në lidhje me strukturën dhe përqendrimin e tregut të importit të GLN vërehet se:
– Për vitin 2017 ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 32.98% është ndërmarrja Kevin-Gaz SHA, ndërmarrja A&V GAS SHA zotëron pjesën prej 28.12% të tregut, ndërsa TENET SHA zotëron pjesën prej 20.58% të tregut.
– Për vitin 2018 ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 35.02% është ndërmarrja AV INTERNATIONAL GROUP SHA, ndërmarrja TENET SHA zotëron pjesën prej 33.74% të tregut, ndërsa Kevin-Gaz SHA zotëron pjesën prej 21.47% të tregut.
– Për vitin 2019 vihet re se ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 34.63% është ndërmarrja TENET SHA, ndërmarrja AV INTERNATIONAL GROUP SHA zotëron pjesën prej 31.94% të tregut, ndërsa KEVIN-GAZ zotëron pjesën prej 25.3% të tregut.
– Për periudhën janar-shtator 2020 ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 35.2% është ndërmarrja AV INTERNATIONAL GROUP SHA, ndërmarrja Kevin-Gaz SHA zotëron pjesën prej 22.32% të tregut, ndërsa TENET SHA zotëron pjesën prej 20.48% të tregut.
37. Ndërmarrjet e integruara vertikalisht me koncensionarët përkatësisht Tenet SHA dhe
AV International Group SHA realizojnë pjesën më të madhe të importit gati 50 %.
Tregu i importit të GLN gjatë periudhës hetimore paraqitet me tregues shumë të lartë
përqendrimi HHI.
Nga analiza e çmimeve të shitjes me shumicë të ndërmarrjeve nën hetim, nuk konstatohen çmime të përafërta apo të njëjta si rrjedhojë nuk jemi përpara rastit të një sjellje të bashkërenduar në kuptim të nenit 4 të ligjit nr.9121/2003.

Me qëllim realizimin e analizës ekomike të ngjeshjes së çmimeve për secilën nga ndërmarrjet e integruara vertikalisht në nivele të ndryshme tregtimi, janë krahasuar çmimet mesatare vjetore të blerjes dhe shitjes së ndërmarrjeve të integruara dhe ndërmarrjeve jo të integruara, si dhe është bërë analiza financiare e fitimeve, nga ku rezulton se:
– Ndërmarrja AV International Group SHA, e integruar vertikalisht me Koncesionarin Romano Port SHA nuk aplikon ngjeshje të çmimeve me qëllim transferimin e fitimeve, duke mos qënë para kushteve të nënit 9 të ligjit nr 9121/2003 për abuzimin me pozitën dominuese.
– Ndërmarrja Kevin-Gaz SHA, e integruar vertikalisht me Emanuel Gas SHPK nuk aplikon ngjeshje të çmimeve me qëllim transferimin e fitimeve, duke mos qënë para kushteve të nenit 9 të ligjit nr 9121/2003 për abuzimin me pozitën dominuese.
– Ndërmarrja Tenet SHA, e integruar vertikalisht me Koncesionarin Porti MBM nuk aplikon ngjeshje të çmimeve me qëllim transferimin e fitimeve, duke mos qënë para kushteve të nenit 9 të ligjit nr 9121/2003 për abuzimin me pozitën dominuese.
Referuar sa më sipër, nuk konstatohen shënja të kufizimit të konkurrencës nga ana e ndërmarrjeve nën hetim në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të GLN-së, por ndërmarrjet koncesionare, PIA SHA, Romano Port SHA dhe Porti MBM, të cilat kanë pozitë dominuese, kanë detyrim të veçantë për të mos abuzuar me pozitën dominuese që zotërojnë dhe të mos kryejnë sjellje të ndaluara në treg, veçanërisht nga ato të përcaktuara në nenin 9, pika 2 të ligjit nr. 9121/2003. Në zbatim të nenit 70 të ligjit nr. 9121/2003 OSHA (MIE, MFE) ka detyrimin të zbatojë dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 dhe të sigurojë një konkurrencë të ndershme dhe efektive.
Për këto arsye:

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 9, nenin 24 shkronja d, nenin 26 dhe nenin
43, pika 5, të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i
ndryshuar,
Vendosi:
Detyrimin e ndërmarrjeve koncesionare PIA SHA, Romano Port SHA, Portit MBM në respektim të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003, në veçanti të sillen:
a) duke mos vendosur, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmime të padrejta
të blerjes ose shitjes apo e kushte të tjera të padrejta të tregtimit;
b) duke mos zbatuar kushte të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët,
duke mos i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
c) duke mos vendosur kushte për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të
fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas
praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të GLN.

 

Qendra ALERT – Alert.al

Komisioneri i Mbrojtjes së Konsumatorit, i vetmi që reagon pas kërkesës që ALERT i dërgoi Autoritetit të Konkurencës për rritjen e pajustifikueshme të çmimit të gazit të lëngshëm dhe karburanteve tjera

Komisioneri i Mbrojtjes së Konsumatorit, është institucioni i parë dhe i vetëm deri tani, që u vu në lëvizje për ankesës së Qendrës ALERT, “Për rritjen e pajustifikueshme të çmimit të karburantit në tregun e shitjes me pakicë”, veçanërisht të gazit të lëngshëm.

Më 19 gusht 2021, Qendra ALERT i dërgoi një shkresë Autoritetit të Konkurencës me Nr.Prokokolli 44, “Për nisjen e verifikimeve dhe nisjen e hetimit ndaj kompanive të importit dhe tregtimit me shumicë e pakicë, në lidhje me rritjen e pajustifikueshme të çmimit të karburantit për automjete, naftë, benzinë dhe laz i lëngshëm (LPG).

Institucioni i vetëm që ka reaguar deri tani, edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, është Komisioneri i Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilit shkresa e Qendrës ALERT i isnte dërguar “për dijeni”.

KMK, më 17.09.2021, shkresën e mbërritur ia ka përcjellë “për dijeni” Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Ndërkohë, nga Autoriteti i Konkurencës nuk ka ende asnjë njoftim apo informacion nëse kjo shkresë është marrë në konsidetarë, nëse ka nisur hetimi etj.

“Qendra ALERT e ka ndjekur me shumë shqetësim rritjen e çmimit të karburanteve gjatë dy muajve të fundit në tregun e shitjes me pakicë, të naftës, benzinës dhe veçanërisht të gazit të lëngshëm (LPG), gjë që bie direkt në kurrizin e konsumatorëve dhe ekonomisë së tyre familjare. Në bursat ndërkombëtare nuk ka pasur një rritje të çmimeve dhe kapërcim kaq të madh, ndërsa në vendet fqinje si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, çmimet kanë pasur një luhatje fare minimale krahasuar me muajt e maj ose qershor 2021. Ndërsa në Shqipëri, konsumatorët po e blejnë karburantin për automjetet e tyve me çmime të rritura menjëherë dhe në mënyrë të paspjegueshme, pasi bursat nërkombëtare nuk kanë pasur rritje kaq të madhe.

Nga informacionet që kemi, por edhe nga dyshime të bazuara, mendojmë dhe gjykojmë se, e gjithë kjo barrë në dëm të konsumatorëve, vjen vetëm si shkak i monopolit në import, si dhe e detyrimit të shitjes me pakicë me çmimet e referuara nga importuesit. Në të kundërt, iu ndërpritet furnizimi.

Për këto arsye, Qendra ALERT kërkon nga Autoriteti i Konkurencës, nisjen e hetimit të thelluar e të menjëhershëm ndaj kompanive importuese dhe tregtuese të hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ndaj pikave të tregtimit me pakicë, pjesa më e madhe e të cilave nuk kanë të njëjtit aksioner dhe administrator me importuesit.

Autoriteti i Konkurencës është i detyruar të hetojë raste të tilla të monopilit, vendosjes apo përcaktimit të çmimeve abuzive në dëm të konsumatorit.

Bazë ligjore, Ligji Nr.9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e Konkurencës”, (i ndryshuar); Neni 4, Marrëveshjet e ndaluara; Neni 8, Vlerësimi i pozitës dominuese; Neni 9, Abuzimi me pozitën dominuese në treg; Neni 43; Hetimi i thelluar”, thuhet në shkresën e 19 gushtit 2021 drejtuar Autoriutetit të Konkurencës.

Qendra ALERT / Alert.al

234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE që nga 2008. Gjermania vendi më i kërkuar

Që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE), sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.

Gjermania është vendi kryesor ku janë drejtuar ata që ikin në kërkim të një jete më të mirë. Sipas Eurostat, kërkesat gjithsej për azil në Gjermani për periudhën në fjalë ishin rreth 95 mijë, ose rreth 40% e totalit.

 

Shteti i dytë më i preferuar është Franca, me rreth 63 mijë kërkesa gjithsej për azil, ose 26% e totalit.

Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar, me 21 mijë kërkesa gjithsej (rreth 9%). Për Mbretërinë e Bashkuar të dhënat janë raportuar deri në fund të vitit 2020.

E katërta është Greqia, me 16.5 mijë kërkesa (7%), e ndjekur nga Suedia, me 4.5% të totalit.

Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare (azil) është shënuar në vitin 2016, me gati 69 mijë, ku gati 80% kishin destinacion Gjermaninë. Vitet e mëvonshme, aplikimet u përgjysmuan, ndërsa në 2019-n u shënua një tendencë rritëse e lehtë (shiko grafikun: Kërkesat për azil në BE nga shtetas shqiptarë, sipas viteve).

Nga viti 2017, vëmendja u zhvendos nga Gjermania drejt Francës, që në 2019-n kishte gati gjysmën e kërkesave.

Në 2020-n, pandemia i frenoi përkohësisht aplikimet, për shkak të karantinave dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht.

Ndërsa në verën e këtij viti po konstatohet sërish rritje e kërkesave për azil, ndonëse ende mbetet poshtë niveleve të para-pandemisë.

Sipas Eurostat, në korrik 2021 kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende të gjitha shtetet.

Gjithsesi, në raport me janarin 2020, kur nuk kishte filluar ende pandemia, kërkesat për azil mbeten pothuajse të përgjysmuara.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët vijojnë që të kenë vrullin më të lartë për t’u larguar, duke pasur në qershor trefishin e kërkesave të Serbisë, që renditet e dyta pas nesh (shih grafikun: Kërkesat për azil nga vendet e rajonit, janar 2020-qershor 2021).

Eurostat bëri të ditur se këtë vit dy shtetet më të preferuara nga azilantët janë Franca, që ka parë një rritje të fortë në korrik, me 650 kërkesa, nga 270 muajin e mëparshëm. Ndërsa në qershor, pas Francës renditej Greqia, me 165 kërkesa (ky shtet nuk ka raportuar ende për korrikun). (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Dritëhijet e programit IPARD, iu shërben fermerëve apo bizneseve? Procedurat e vështira për aplikuesit dhe pamundësitë për të plotësuar dosjet

Nga Rudina MUÇA*

Instrumenti për Ndihmën Para-Anëtarësuese për Zhvillimin Rural (IPARD) ka si objektiv afatgjatë përgatitjen e sektorit të agrobiznesit shqiptar në përmbushjen e kërkesave të ‘acquis communitaire’ dhe për të siguruar zbatimin efikas të programit dhe përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Sektori bujqësor dhe rural në Shqipëri, në të gjithë historinë e tij është përballur me sfida të mëdha dhe një prej tyre është konkurenca e fortë rajonale dhe ndërkombëtare. Respektimi i standardeve mjedisore, sigurisë ushqimore dhe mirëqenies së kafshëve në sektorin e bujqësisë është ende i ulët. Një pjesë e madhe e fermave bujqësore nuk respektojnë standardet për shkak të burimeve të  kufizuara financiare për të përmirësuar teknologjinë dhe mungesën e vetëdijes dhe njohurive mbi standardet.

Investimet në bujqësi janë shumë të ulëta për shkak të bujqësisë në shkallë të vogël, burimeve të kufizuara të brendshme të fermerëve dhe qasje e vështirë në kredi.

Sistemi bankar është ndërmjetësi kryesor financiar në Shqipëri. Dhënia e kredive ndaj sektorit bujqësor është shumë e ulët, si pasojë e problemeve strukturore të sektorit, përfshirë përmasat e vogla të fermave, plakja e popullsisë, mungesa e aseteve që do të ofrohen si kolateral, tregu i pazhvilluar i tokës, mungesa e informacionit në lidhje me gjendjen financiare të aplikantëve, etj.

Për ta çuar përpara është e nevojshme që të mobilizohen të gjithë aktorët përkatës, që ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në  zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Çfarë është instrumenti IPA dhe si lidhet kjo me grantet e bujqësisë?

Me mbështetjen e IPA I, Shqipëria bëri një përparim të rëndësishëm në përgatitjen për zbatimi i IPARD -it. Projekti IPA 2011 për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural (SARD) përfshiu një skemë granti që pilotonte masa të ngjashme me IPARD-in për investimet në bujqësi dhe në përpunimin dhe tregtimin që synonte modernizimin dhe përafrimin gradual me standardet e BE -së. Në vitin 2013 u hapën tre thirrje për propozime, për të cilat u paraqitën 255 aplikime, investime që arrinin në 46 milionë euro. Një mësim i rëndësishëm i skemës së granteve të ngjashme me IPARD është se ka një kërkesë të konsiderueshme për mbështetje që konfirmon nevojat e identifikuara siç tregohet nga fakti se granti i kërkuar i aplikimeve të paraqitura tejkaluan trefishin e buxhetit në dispozicion të të gjitha thirrjeve të kryera për propozimet. Për shkak të informalitetit të lartë në sektorin e agro-përpunimit, kapaciteti i aplikantët për të respektuar procedurat e përcaktuara bazuar në legjislacionin kombëtar ishte i kufizuar, i cili ndikoi negativisht në thithjen e fondeve.

Në dhjetor të 2018, Shqipëria fitoi të drejtën për të përftuar 17 milion euro në vit, përfshi këtu edhe kontributin e qeverisë shqiptare, para të cilat do të shkonin në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe agro-turizmit.

Kjo mbështetje financiare e grantit për çdo thirrje publike përbëhet nga 75% financim i siguruar nga instrumenti për ndihmën rurale të para-anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe 25% financim i siguruar nga buxheti i Republikës së Shqipërisë, si pjesë e marrëveshjes së MSA-së.

Por, pengesa e parë dhe më pothuajse më e pakapërcyeshmja në mbështetjen e sektorit të  bujqësisë me grante ka të bëjë me mungesë e fondeve rezervë nga ana e fermerëve. IPARD nuk jep mbështetje financiare paraprake për të realizuar planin e investimeve. Kjo i detyron fermerët që t’i drejtohen për  mbështetje sistemi bankar ose institucioneve mikrofinanciare, por këto dy institucione janë skeptike në lëvrimin  kredive dhe ka shumë praktika burokratike. Kjo barrierë i lë jashtë skemave të mbështetjes financiare fermerët e vegjël.  E gjithë kjo skemë bën që përfituesit e vetëm të jenë bizneset e mëdha agro-përpunuese dhe fermeri i vogël mbetet jashtë skemës së përfitimit nga fondet IPARD.

Që të përfitosh fonde nga Bashkimi Europian, që vijnë nëpërmjet programit IPARD, projekti teknik i fermerit duhet të kapë shifrën e plus 10.000 Eurove dhe jo më pak. E përkthyer ndryshe, një fermer duhet të bëjë të paktën10 mijë euro investime që të përfitojë nga IPARD. Ky instrument mbështetës iu garanton në fillim vetëm 10% të shumës që pritet të investohet në planin e biznesit. Pjesën tjetër të parave fermeri që shet domate dhe që kërkon të bëjë një serë, duhet ta sigurojë paraprakisht borxh nga të afërmit, ose mund t’i ketë kursime të jetës së tij dhe në rastin më të keq, mund të rriskojë të marrë kredi.

Nëse fermeri me ngastër të vogël nuk përthith fondet e Bashkimit Evropian, atëherë ku shkojnë këto para?

Në regjistrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjithësej kemi 354 mijë fermerë të regjistruar. Fermerët shqiptarë ndahen në tri kategori:

– kategoria e fermerëve që prodhon për konsum vetjak dhe të blegtorisë që mbarështon;

– kategoria e fermerëve që prodhon për konsum vetjak, për blegtorinë e vet dhe një tepricë prodhimesh për tregun vendas;

– kategoria e tretë janë fermerët dhe subjektet tregtare që prodhojnë për tregun e vendit dhe për eksport.

Sipas ekspertëve, grupimi i parë dhe i dytë nuk kanë mundësi të përfitojnë drejtpërdrejtë nga programi IPARD. Këto dy grupime përbëjnë rreth 82% të fermerëve të regjistruar në Shqipëri, pra pjesë e IPARD mund të bëhen vetëm grupimi i fermerëve që zënë 18% të totalit.

Bujqësia kontribuon rreth 20% të prodhimit bruto dhe merr nga buxheti i shtetit afërisht 2.2% të vlerës. Paratë e akorduara nga buxheti i shtetit janë të pamjaftueshme për ngritjen e një bujqësie moderne që kërkon të konkurojë tregjet evropiane. Nga ana tjetër, paratë e Bashkimit Evropian shkojnë për ata operatorë ekonomike që kërkojnë ngritjen e subjekteve fizike ose linjave të përpunimit, fermeri që punon tokën duhet të mjaftohet me buxhetin e miratuar nga qeveria shqiptare.

Të punosh tokën, të mbarështosh gjë të gjallë pa ndihmë e subvencioneve kërkon mund. Bujqësia vendase është në tkurrje, mungesa e politikave mbështetëse, si dhe mungesa e tregut bën që të rinjtë shqiptarë të mos e shohin bujqësinë si të ardhmen e tyre.

Nevruz Halili nga fshati Dragot i Belshit thotë se tre fëmijët e tij e kanë lënë Shqipërinë 15 vite më parë. Deri në momentin që kishte fuqi, Nevruzi së bashku  me bashkëshorten e tij Burbuqen të gjitha shërbimet e tokës ia bënin vetë, ndërsa sot janë në kërkim të punëtoreve, të cilëve iu jep2 mijë lekë të reja në ditë.

Unë jam 80 vjeç dhe sot po vjel rrushin. Kisha më shumë se një javë që kërkoja punëtorë, por askush nuk më vinte. U jam lutur punëtorëve për të ardhur sot këtu. Nëse nuk do t’i gjeja, rrushi rrezikohej të kalbej në pemë. Në fshat të gjithë janë si unë, të moshuar. Ne nuk kemi fuqi të punojmë”, tha fermeri.

Nevruzi, të gjithë jetën e tij ia ka përkushtuar tokës, dikur ka qenë një fermer i madh që kultivonte rrush, ullinj, misër, grurë si dhe mbante 100 kokë dhi. Ndërsa sot, çifti i të moshuarve punon vetëm tokën që ka pranë shtëpisë, pjesa tjetër është e lënë djerrë.

Ka ikur rinia. Unë kurrë nuk kam përfituar nga shteti diçka si fermer. Çfarë kam marrë, e kam nga krahët e mi. Shpenzimet i kam të mëdha, që nga ilaçet e deri tek plugimi dhe vjelja e prodhimit. Të gjithë merren me qytetin dhe rrugët, fshati nuk ka qenë kurrë në fokus. Për këtë arsye ikën dhe fëmijët e mi”,  shtoi Nevruzi.

Kalvari i mbledhjes së dokumenteve dhe burokracitë e pafundme

Fondi i miratuar për programin IPARD II kap vlerën 94 milion euro. Nga viti 2018 e deri në vitin 2020 janë disbursuar si dhe janë në proces disbursimi e gjithë sasia e fondeve të programuara. Por, sipas Ekspertit të Bujqësisë, Ndoc Fasllia, IPARD nuk mund të sjellë zhvillim të bujqësisë. “Braktisja e tokës tregon që kjo skemë nuk po e tërheq fermerin vendas. Nëse do t’i referohemi të dhënave të INSTAT rezulton se, humbjen më të madhe të fuqisë punëtore e ka pikërisht bujqësia”, tha Fasllia.

Bujqësia, ndonëse ishte sektori me ecurinë më të mirë gjatë pandemisë, me një rritje minimale pozitive, (në raport me rënien -3.3% të gjithë ekonomisë) ka shënuan rritjen më të lartë të papunësisë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, në bujqësi humbën 35 mijë vende pune, në krahasim me fundin e 2020-s, duke dhënë ndikimin kryesor në përkeqësimin e treguesit të papunësisë.

INSTAT e mat punësimin në bujqësi përmes anketës së Forcës së Punës, ndryshe nga të dhënat e mësipërme që maten si mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Në total, bujqësia kishte 37.4% të totalit të vendeve të punës, sektori privat jo bujqësor 46% dhe ai shtetëror 16.6%.

Programi IPARD, është fond I financuar nga BE për të gjitha ato vende të cilat kanë statusin e vendit kandidat për BE, siç është  Shqipëria. Kështu BE jep para për të zhvilluar sektorin bujqëore. Duke filluar nga viti 2013 Shqipëria ka përfituar çdo vit 10-12 milion euro grante për zhvillimin bujqësore dhe rural. Shqipëria tani po përfiton fondet e Programit IPARD II që shkojnë mbi 14 milion Euro në vit. Fondet të cilat jepen në formë granti nga BE, janë pothuajse sa fondi që përafron buxheti I shtetit. Kush është problemi  me fondet e IPARDIT? Ato janë fonde që e ndihmojnë prodhimin bujqësore, por numri I përfituesve ka qenë tepër I vogël pasi kushtet janë të ekzagjeruar. Ndërkohë që Skema Kombëtare i jep mundësi të përfitoje çdo fermer. Duket se programi IPARD është bërë vetëm për grumbulluesit dhe përpunuesit“ , përfundon Ndoc Fasllia

Për të marrë pjesë në thirrjen e IPARD fermerit i duhet të dorëzojë një dosje që përmban 36 dokumente, ndërkohë që në Gjermani shteti ka besim tek fermeri dhe ia ka lehtësuar procedurat duke i kërkuar vetëm 4 dokumente. Subvencionet janë të pamjaftueshme për modernizmin e bujqësisë, nga ana tjetër edhe ata fermerë apo përpunues që kanë potencial ekonomik dhe vizion bujqësore në shumë raste tërhiqen pasi parcelizimi i tokës bujqësore dhe mungesa e aktit të pronësisë e mban atë larg skemave që financojnë shumë të mëdha parash.

Konsulenti bujqësor Ilir Pilku tha se, të rritet prodhimi vendas duhet të zhbëhen ligje e parlamentit shqiptar. Kjo reformë sipas tij do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin bujqësor.

Të jesh konsulent bujqësor dhe të përgatisësh një dosje për të marrë pjesë në programin IPARD kërkon durimin e fermerit. Dokumentet janë të shumta dhe të tepërta. Shteti shqiptar duhet të ndryshojë ligjet. Për të verifikuar një person fizik që kërkon të investojë në bujqësi është e lehtësisht e verifikueshme. Nga ana tjetër koeficienti i shfrytëzimit të tokës është vetëm 20%, që do të thotë nëse fermeri ka një parcelë toke 1000 metra katrorë, ai sipas rregullave të IPARD ka të drejtë të përdorë vetëm 200 metra katrorë. Nga ana tjetër fermeri dhe ndërtuesi taksën e ndërtimit e kanë të njëjtë. Pasi për të marrë lejen e ndërtimit fermeri në bashki do të paguaj 6% të investimit si taksë infrastrukturë. Që të rritet prodhimi vendas duhet të zhbëhen ligje e parlamentit shqiptar”, tha konsulenti bujqësor, Ilir Pilku.

Dritëhijet e dyshimit për skemat e IPARD-it

Skema IPARD II është në shqyrtim të dosjeve që janë bërë në thirrjen e tretë. Sipas ekspertit të bujqësisë Ervin Resuli, Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor është institucioni përgjegjës që merret me shpërndarjen e fondeve të BE. Sipas tij, fermerët i qëndrojnë larg parave të Bashkimit Evropian, pasi ata dyshojnë në transparencën e shpërndarjes së fondeve.

Ervin Resuli

“ Nuk ka meritokraci. IPARDI nuk është për fermerin që e do tokën, por për ‘luanët’ e bujqësisë që kërkojnë të ushqehen me copa të mëdha. Fermerët i qëndrojnë larg IPARD-it pasi ndjehen të pafuqishëm përballë kërkesave që ka dosja për t’u përgatitur. Kam rastin e një fermeri, i cili i është përgjigjur thirrjeve nga  IPARD II. Përgjigja që ka marrë nga AZHBR ka lënë hapësirë për hije dyshimi. Në të citohet se: ‘Dosja juaj është vlerësuar me 15 pikë nga 100 të mundshme. AZHBR në përputhje me procedurat e saj dhe me Udhëzuesin për aplikantët, është në proces shqyrtimi për aplikimet që janë brenda kufirit maksimal të buxhetit të thirrjes. Dosja juaj e aplikimit për momentin është jashtë kufirit maksimal të buxhetit të thirrjes, por mund të ndryshojë nga rezultatet e shqyrtimit të aplikimeve që aktualisht përfshihen brenda këtij buxheti’. Në këtë shkresë nuk kuptohet, nëse fermeri i ka plotësuar apo jo kriteret për ta përfituar grantin, por ka mungesë fondi”, përfundoi Resuli.

Programi IPARD është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (25%). Qëllimi i IPARD është të  rritet siguria ushqimore dhe aftësia e sektorit agro-ushqimor për të përballuar presionin e konkurrencës, si dhe për të përafruar progresivisht sektorin me standardet e BE, veçanërisht ato që lidhen me higjienën dhe mjedisin;

– Të sigurojë mbështetje për investime përmes sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit që janë në përputhje me standardet e mirëqeverisjes të një administrate publike moderne ekuivalente me ato në organizata të ngjashme në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian;

– Nxitja e punësimit përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe mbajtja e vendeve ekzistuese , përmes zhvillimit të aktiviteteve shtesë të biznesit, duke rritur kështu nivelin e aktivitetit ekonomik të zonave rurale dhe duke përmbysur shpopullimin rural.

– Të rritet efikasiteti, konkurrenca dhe prodhimi i qëndrueshëm bujqësor në sektorin agro-ushqimor, duke arritur në mënyrë progresive standardet e Bashkimit Evropian, rritur pozicionin e fermerëve në zinxhirin ushqimor dhe duke mbështetur fermerët e rinj.

– Për të përmirësuar përgjigjen e sektorit agro-ushqimor ndaj kërkesës së publikut për ushqim me cilësi të lartë, të sigurt, ushqyese dhe të qëndrueshme, si dhe mirëqenien e kafshëve.

– Të kontribuojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe energjinë e qëndrueshme dhe të nxisë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të tilla si uji, toka dhe ajri.

– Objektivi i përgjithshëm është të mbështesë zhvillimin ekonomik, social dhe territorial, duke çuar në një rritje të, qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes zhvillimit të infrastrukturës fizike.

Por sa janë arritur ato?

“Të investosh në bujqësi nuk do të thotë të krijosh godina të mëdha që shërbejnë si magazina të prodhimit bujqësor. Të investosh në linjat e përpunimit do të thotë që po rrit prodhimin vendas. Shembulli konkret janë linjat e përpunimit të qumështit. Ndërkohë mungesa e prodhimit vendas bën që në fabrikat e qumështit përpunimi të bëhet me qumësht pluhur ose me qumësht që si orgjinë ka Serbinë. Ne nuk provojmë pasi nuk mbështesim fermerin e vogël”, tha Ilir Pilku.

Të përgatisësh një dosje voluminoze me plan biznesi për të aplikuar tek skema IPARD, në zyrat e konsulencës kushton 3000-5000 euro dhe në rastin kur aplikuesi shpallet fitues, pagesa e zyrës së konsulencës përfshihet në grant. Por, nëse aplikuesi nuk është pjesë e listës fituese,  atëherë fermeri sapo mori një goditje që i kushtoi jo pak.

Eksperti i bujqësisë dhe Kryetar i Këshillit të Agronizbesit, Agim Rrapaj thotë se, masat që paraqiten në skemën IPARD duhet të jenë më qarta dhe asnjë sektor  nuk duhet lënë jashtë vëmendjes.

 Problemet kryesore janë:

“ Në Programin IPARD duhen bërë disa korrigjime me qëllim që shërbimi i marrë nga fermeri të jetë sa më cilësor.

1- Vonesa e tej zgjatur e procesit për periudhën e kualifikimit, si dhe për periudhën nga momenti përgjigjes që je shpallur fitues deri në momentin që fondet kalojnë në llogari.

  1. Probleme kemi me prioritetet e kufizuara te financimit dhe numrin e kufizuar të përfituesve.
  2. Nuk ka një program të qartë dhe konkret financimi, ku të koordinohet e përcaktohet mënyra e financimit, për të gjitha hallkat te zinxhirit, që përbëjnë atë që ne e quajmë “Ekonominë e Ushqimit”
  3. Asistenca ndaj përpiluesve të dosjeve për aplikim në programin IPARD dhe ndihma për kualifikimin e tyre ka qenë e pa mjaftueshme. Këto katër çështje mendoj se duhet të rishihen nga politik bërësit. Kjo ju vjen në ndihmë produkteve MADE IN ALBANIA të konkurrojnë në tregjet bujqësore të rajonit dhe ato evropiane, fokusi duhet të jetë tek fermeri që punon dhe kërkon të rritet. Makineria të garanton siguri ushqimore, por jo prodhim vendas”, tha eksperti Rrapaj.

*Autorja e shkrimit është gazetare me ekseriencë disavjeçare në media të shkruara dhe elektronike, si dhe ka qenë pjesë e emisioneve televizive investigative. Aktualisht, është pjesë e departamentit të informacionit në televizionin Top Channel.

 

Ky botim u prodhua me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnereve. Permbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit të shkrimit dhe e Qendrës Alert, si dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnerëve.

Rritet ndjeshëm konsumimi i kafesë, pijeve energjike, por edhe alkoolike

Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike është rritur ndjeshëm në pjesën e parë të këtij viti, e reflektuar dhe në shitjet e prodhimeve vendase, por edhe tek importet e larta të tyre, që ia kanë kaluar edhe periudhës së para pandemisë.

Kjo tendencë tregon për një gjallërim të konsumit këtë vit, të nxitur dhe nga rritja e hyrjeve të turistëve vendas dhe të huaj.

Rekord i pijeve energjike

Sipas të dhënave nga Doganat, importi i pijeve energjike për periudhën janar-korrik arriti 9.5 milionë litra, me një rritje prej 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe gjatë 7 mujorit të vitit të mëparshëm, që përkon me periudhën kur vendi ishte në karantinë, sërish konsumi i këtij produkti ishte në rritje. Mbyllja në shtëpi dhe stresi që shkaktoi pandemia vlerësohet nga aktorët e tregut një prej faktorëve që nxiti konsumin e pijeve energjike. Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti shitjet janë gjallëruar si rrjedhojë e përmirësimit të konsumit dhe rritjes së hyrjes së të huajve, sidomos atyre nga Kosova.

Më shumë kafe

Kafeja është një tjetër produkt që ka njohur rritje të konsumit. Sipas doganave në periudhën janar-korrik 2021 u importuan rreth 5 mijë ton kafe me një rritje prej 10% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s. Gjatë periudhës së karantinës, konsumi i kafesë vijoi të ishte relativisht i lartë, pavarësisht mbylljes së bareve e restoranteve për disa muaj, pasi produkti shumë i preferuar nga shqiptarët u përdor në shtëpi (në atë periudhë u raportua një rritje e lartë e shitjeve të ekspresëve të kafesë).

Rikthehet konsumi i pijeve alkoolike

Pijet alkoolike ishin produkti që u godit më shumë nga pandemia dhe mbyllja e bareve e sidomos klubeve të natës. Për periudhën janar-korrik 2020, konsumi i pijeve alkoolike (i llogaritur si import plus prodhimin vendas) ra me 42% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Tkurrjen më të lartë e shënoi prodhimi vendas, që gati u përgjysmua, duke detyruar disa kompani që të përshtateshin duke e përqendruar aktivitetin në prodhimin e dezinfektantëve që u kërkuan shumë gjatë pandemisë.

Por, në pjesën e parë të 2021, konsumi është rikuperuar ndjeshëm, sidomos i pijeve të huaja. Sipas doganave, importi i pijeve alkoolike u rrit me 71% në janar-korrik 2021, në krahasim me 7 mujorin 2020. Edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, zgjerimi është rreth 51%. Prodhimi vendas ishte 445 mijë litra për janar-korrik 2021, me rritje 53% me bazë vjetore, por që ende është 18% më i ulët se në 2019-n. (Monitor)

Të dhëna të marra nga Doganat.

Qendra Alert/Alert.al

Barazohen çmimet midis kafesë arabike dhe asaj robuste

Kompanitë prodhuese të kafesë, si dhe ato që merren me pjekjen e saj, kanë ngritur alarmin për një goditje tjetër që po i jepet këtij sektori pas sezonit të ngricave në Brazil. Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të Covid -19 në Vietnam dhe vendosjes së shtetrrethimit atje, çmimet priten të rriten sërish. Vietnami, është prodhuesi i dytë më i madh në botë i kafesë, gjë e cila ka sjellë dhe rritjen e cmimit të saj dhe ka krijuar shqetësime të mëdha përsa i përket furnizimeve të eksportit.

Vietnami është eksportuesi kryesor i kafesë robusta kokërr, me shije të hidhur, e cila përdoret për kafenë e menjëhershme me paketa, si dhe për disa përzierje ekspresi. Rritja e madhe e infeksioneve Covid-19 dhe mungesa e vaksinave kanë bërë që qeveria vietnameze të imponojë kufizime udhëtimi në zonat prodhuese të kafesë. Sipas analistëve të tregut të kafesë, ka shqetësime që kafeja robuste vietnameze nuk do të mundet dot të eksportohet jashtë vendit.

Kafeja robuste arriti një maksimum në çmime që prej katër vjetësh duke arritur në 2,043 dollarë për ton të premten, duke u rritur me gati 50 përqind që nga fillimi i vitit. Rritja e çmimit të kafesë robuste vjen pasi kafeja arabike arriti  nivelet më të larta gjatë shtatë viteve të fundit duke u rritur veçanërisht gjatë muajit korrik pasi ngricat jo sezonale në Brazil goditën pemët tashmë të dobësuara nga thatësira.

Ndërsa shumë kompani që merren me pjekjen e kafesë kanë marrëveshje garantuese në fuqi që i mbrojnë ato nga luhatjet e çmimit të kafesë, analistët kanë filluar të ulin parashikimet e fitimit për disa kompani.

M Smucker, kompania amerikane e ushqimit që përmban kafetë Folgers dhe Dunkin, javën e kaluar raportoi një rënie prej 17 përqind të fitimeve tremujore për biznesin e saj të kafesë nga një vit më parë, duke e justifikuar në deklaratën e saj zyrtare pjesërisht për shkak të “ngjarjeve të shumta ekstreme të motit” të cilat “kanë ndikuar në mallrat kryesore të rëndësishme për biznesin tonë”.

Disa kompani, të tilla si Starbucks, kanë kontrata mbrojtëse afatgjata dhe nuk do të ndiejnë efektet e çmimeve më të larta në tregjet ndërkombëtare të mallrave. Në fund të korrikut, Starbucks u shpreh se kishte mbyllur vitin financiar me cmimet e kafesë në të  njëjtat nivele si dhe vitin financiar pasardhës.

Sidoqoftë, kompani të tjera, përfshirë JM Smucker, kanë rritur çmimet e tyre me pakicë në mënyrë që të rrisin marzhet e fitimit të ulura nga kostot më të larta të kafesë. Tchibo i Gjermanisë, një kompani kryesore pjekjeje dhe shitës me pakicë, dhe kafeja japoneze UCC janë detyruar të njoftojnë rritjen e çmimeve me pakicë.

JDE Peet’s, prodhuesi numër dy pas Nestlé dhe pronar i markave të kafesë duke përfshirë Douwe Egberts dhe Stumptown, tha në fillim të këtij muaji se kishte “mbrojtje mjaft të mirë në vend” dhe ishte duke negociuar me shitësit për çmimet.

Ekspertët e kafesë tani janë të fokusuar në Brazil. Sezoni i shirave pritet të fillojë në fillim të shtatorit, i cili do të jetë vendimtar për pemët e kafesë që i mbijetuan thatësirës dhe ngricave të vitit të kaluar. “Shirat do të jenë tepër të rëndësishme për të zgjuar pemët e fjetura dhe për të stimuluar lulëzimin, për të rimbushur lagështinë e tokës dhe për të rifilluar rritjen e gjetheve për pemët që kanë humbur gjethet për shkak të ngricës,” u shpreh Ilya Byzov, sipërmarrës i kafesë Sucafina.

Burimi: Financial Times

Qendra Alert

alert.al

Pulat greke me rezistencën më të lartë ndaj antibiotikëve në vendet e BE

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) ka publikuar raportin për rezistencën ndaj antibiotikëve të shpendëve, studim i cili ka përfshirë 66 vende të ndryshme të botës në tre kontinente (Azi, Afrikë dhe Evropë). Në shkallë botërore, vendet aziatike janë ato që kanë rezistencën më të lartë ndaj antibiotikëve, ndërsa përsa i përket vendeve të Bashkimit Europian, ndonëse ato kanë në përgjithësi një rezistencë të ulët, Greqia është ajo që e ka rezistencën më të lartë të antibiotikëve te pulat. Mendohet se kjo vjen si pasojë e përdorimit të ekzagjeruar të antibiotikëve nëpër pulari.

Ndër bakteret më rezistente ndaj antibiotikëve kanë rezultuar: E.Coli, Enterococcus faecalis dhe E.cecorum.

Një përjashtim ishte sistemi francez i vëzhgimit Resapath (2020) që raportonte të dhëna për shpendët e pularive të grupuar në pula të bardha dhe të kuqe. Ky raport francez tregoi se proporcionet e rezistencës për E.coli ishin të ngjashme në dy sistemet e prodhimit, por pak më të larta tek pulat e bardha. Dallimet më të theksuara ishin për tetraciklinën (44% për pulat e badha  kundrejt 29% për pulat e kuqe) dhe sulfonamide-trimethoprim (25% për pulat e bardha kundrejt 10% për pulat e kuqe).

Një përjashtim tjetër ishte Gjermania dhe sistemi i tyre i mbikqyrjes Germ-Vet (2020) duke raportuar të njëjtën tendencë të përgjithshme të niveleve më të larta të rezistencës në E.coli tek pulat e bardha. Dallimet më të theksuara u vunë re për ampicilinën (30.6% për pulat e bardha kundrejt 14.8% për pulat e kuqe) dhe tetraciklinë (27.6% për pulat e bardha kundrejt 13.5% për pulat e kuqe).

Një mënyrë tjetër për të analizuar të dhënat është vlerësimi i tendencave gjeografike. Gjatë vlerësimit të të dhënave nga kontinentet më të përfaqësuara në grupin e të dhënave (Azi, Afrikë dhe Evropë), tendenca është e njëjtë për pothuajse të gjithë antibiotikët; me Azinë që kanë përqindjet mesatare më të larta të rezistencës të ndjekur nga Afrika dhe Evropa. Përjashtimet e vetme janë për tetraciklinat dhe spektinomicinën për të cilat proporcionet mesatare të rezistencës ishin më të larta në Afrikë sesa në Azi.

Duke studiuar nga afër antibiotikun enrofloxacin, ilaçi i vetëm për të cilin ekziston një disekuilibër specifik për shpendët, vendet e BE-së dallohen për nivelet më të ulëta të rezistencës mesatare. Nga viti 2005 ky antibiotik është ndaluar që të përdoret në pulari, por përqindja e tij e lartë në Europë (rezistenca 58.7%) u raportua tek pulat e bardha në Greqi (Koutsianos et al., 2020). Autorët nuk paraqesin asnjë shpjegim specifik për këtë gjetje, përveçse nivelet e përgjithshme të larta të rezistencës së studimit për disa ilaçe dukej se pasqyronin një konsum relativisht të lartë të antibiotikëve në Greqi në krahasim me vende të tjera europiane.

Enrofloxacin është një ilaç modern antibakterial me origjinë europiane për injeksionin nën lëkurë ose gëlltitjen me gojë nga kafshët e sëmura. Në përbërjen e saj antimikrobike “Enrofloxacin” ka atome fluori, por ky ilaç është ndaluar që të përdoret në pulari duket filluar që nga viti 2005 për shkak të rezistencës së lartë që shkakton tek kampilo-bakteret.

Burimi: EFSA Animals 

Qendra Alert

alert.al