Menu

Kronikë

I ikën postbllokut të policisë në Vlorë, më pas përmbyset me makinë, dy të plagosur nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë, por që fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot pasdite në Vlorë. Një automjet i cili po ndiqej nga Policia është përplasur dhe përmbysur në Vlorë.

Policia ishte duke ndjekur një makinë në rrethana ende të paqarta, ndërsa kjo e fundit po bënte manorva të rrezikshme. Makina fillimisht u ka shpëtuar policëve, por më pas u përplas me një mjet tjetër dhe ngeli ‘kokë poshtë’.

Si pasojë është përplasur me një makinë tjetër dhe është përmbysur. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej tyre rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, ndërsa mësohet se shoferi i makinës nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë.

.(ne perditesim)

 

Tritoli me dron te kantina e Lefter Kokës, profesori i Kriminalistikës: Të huajt në alarm për ne! Në rrezik SPAK-u dhe BKH

Biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, sulmua me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, sasi tritoli e lëshuar nga ajri. Autorët përdorën  dron të mbushur me eksplozivë, mbi tarracën e godinës 3-katëshe, por për profesorin e kriminalistikës, Ervin Karamuço nuk është befasi.

“Kanë qenë të pritshme. Agjencitë ligjzbatuese të huaja kanë kohë që kanë vënë alarmin për Shqipërinë, për organizimin shumë të strukturuar të grupeve kriminale, qoftë në aspektin financiar ato janë fuqizuar shumë, por edhe në një element të ri, që është rritja e kapaciteteve profesionale të tyre. Do të thotë se ata janë të aftë të përdorin dron, mina me telekomandë, të përdorin të gjithë atë lloj teknologjie, e cila është shumë e shtrenjtë. Është e shtrenjtë sepse nuk lë gjurmë”, shprehet profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

A janë të gatshme autoritetet tona policore të provojnë dhe gjejnë autorët e këtyre atentateve të sofistikuara?

“Policia jonë nuk është gati për të provuar të tilla atentate, pra për t’i provuar dhe gjetur autorët sepse mjetet që janë në përdorim janë teknikisht të pagjurmueshme. Kjo ka sjell një sfidë të madhe, një sfidë të re. shprehet profesori Karamuço.

Për Karamuçën, kjo mënyrë e sofistikuar mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare në vazhdim.

“Mund të përdoren edhe në sulmet ndaj institucioneve publike, autoriteteve të caktuara, ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve. Pse jo, edhe gjykatave, të cilat po përballen përditë me krimin, SPAK-un, BKH-në, etj.”, shton Karamuço.

Rastet e para të atentateve me dronë e kanë gjenezën në konfliktin Izrael-Palestinë.

“Droni është futur këtë dhjetë vjeçarin e fundit, madje ka pasur më shumë tentative nga grupet fundamentalist islamike për t’i përdorur. Kanë filluar fillimisht midis zonave të konfliktit midis Izraelit dhe Pelestinës, me anë të dronit dhe pastaj ka pasur disa tentative edhe në Francë”, përfundon profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Karamuça mendon se njëfarë parandalimi për përdorimin e dronëve dhe rreziqeve prej tyre duhet të filloj me disa lloje, të cilët duhet të regjistrohen. Bëhet fjalë për lloje që janë të fuqishëm dhe komandohen në distanca të mëdha. /TvReport/

Ministri Çuçi bën bilancin e aksionit në bregdet: Kemi shembur 35 objekte, 5 persona u arrestuan

Në gjashtë ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se ky operacion është vetëm ‘fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje’. Ndërkohë në 10 raste kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur objektet pa leje.

Reagimi i plotë i ministrit Çuçi:
“Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës. Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet. E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime”

alert.al/

Dhanë Tokën e Kishës për pallat në Tiranë, nën akuzë zyrtari, prokuroria heton lejen e ndërtimit

Një leje ndërtimi në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, ka çuar në një përplasje ligjore kompaninë e ndërtimit “AL KONSTRUKSION GBI” dhe fondacionin “Nxënësit e Jezusit”. Leja e ndërtimit të një kompleksi pallatesh 3 deri në 4 kate prek edhe pronën e fondacionit “Nxënësit e Jezuesit” si dhe atë të shtetases Zoje Brahja. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se leja ndërtimore është dhënë me shkelje duke e mbivendosur sheshin e ndërtimit me 123 metra katror në sipërfaqen e tokës të fondacionit “Nxënësit e Jezusit”.

Për këtë shkak është marrë si i pandehur dhe dërguar në gjykatën e kryeqytetit, Agron Sanxhaku, me detyrë specialist topograf në zyrën e kadastrës në Bashkinë Tiranë. Sanxhaku, akuzohet nga prokurori çështjes, Ervin Karanxha, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas hetimit, me azhonimin e gent-planit që mban datën 26 Maj 2019, nuk ka paraqitur të dhëna të sakta bazuar në gjendjen faktike në terren të dy pasurive të konfirmuara nga Zyra e Hipotekës Tiranë.

Leja e ndërtimit mban datën 9 gusht 2019, për llogari të kompanisë “AL KONSTRUKSION GBI” që administrohet nga biznesmeni Ismaili, duke shtrirë sheshin e ndërtimin plot 123 metra mbi sipërfaqen e tokës së Zoje Brahja dhe fondacionit “Nxënësit e Jezusit”. “…Konkretisht marrja e pronës nga firma “Al- Konstruksion GBI”, është bërë nëpërmjet paraqitjes se rrethanave të rreme dhe lejes së ndërtimit të dhënë nga Bashkia Tiranë…”-thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë.

Punonjësit e zyrës së Kadastrës së Bashkisë Tiranë, që kanë hartuar dhe miratuar gent-palanin e datës 26 Maj 2019, mbi të cilin është miratuar leja e ndërtimit në 9 gusht 2019, kanë vepruar hapur në shkelje ligjit, e konkretisht në shkelje të urdhëresës së datës 4 dhjetor 2017 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

“…nëse do ishte kryer ky veprim sipas kësaj urdhërese të Kryetarit të bashkisë Tiranë, do rezultonte mbivendosje e pasurive të paraqitura nga subjekti ndërtues “Al- Konstruksion GBI” Sh.p.k, me pasurinë  e shtetases Zoje Brahja. Ne këto rrethana nuk do të ishte miratuar gent-plani dhe as leja e ndërtimit, pa bërë saktësimin e pasurive objekt.

Ky veprim i paligjshëm ka sjelle pasoja në dëm të shtetases Zoje Brahja, te cilës i është përfshirë padrejtësish një pjesë nga pasuria e saj, brenda këtij gent- plani, ku po zhvillohet leja e ndërtimit nga subjekti ndërtues “Al- Konstruksion GBI” Sh.p.k….”-thuhet në dosjen e prokurorisë. Në ketë mënyrë provohet lidhja shkakësore midis veprimit dhe pasojës së ardhur në rastin konkret.

“…Nga ana tjetër është cënuar rëndë prona e fondacionit “Nxënësit e Jezusit”. Topografi Agron Sanxhaku, e dinte mjaft mirë se prona, ku po jepej leja është në konflikt, e dinte se azhornimi i bërë nga ana e tij, ka cënuar tokën e Kishës si dhe banorët e zonës, duke i futur ata në konflikt me njëri-tjetrin, pasi pas dhënies së lejës kanë ardhur edhe pasoja të rënda”-thotë prokuroria.

alert.al/

Emrat/ Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, kush janë të plagosurit dhe viktima

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip ” Ford”.

Mësohet se viktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.

Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar. Ndërsa viktima është Ardjan Xhaja, polic i burgut të Peqinit.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident.

 

U gjet i vrarë, shefi i anti-drogës e la pistoletën në shtëpi/ Kush e nxori në pritë

Mediat malazeze kanë zbardhur detaje të reja nga hetimet që po bëhen lidhur me ekzekutimin e Rudolf Elezoviçit, i cili u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna.

Elezoviç pistoletën e shërbimit e kishte lënë në shtëpi përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur dhe më pas telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt.

Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij e rrëzojnë këtë pretendim.

Elezoviç konsiderohej “një polic i guximshëm, i ndershëm, i gatshëm të përballej me kriminelët më mizorë” citojnë mediat e vendit fqinj qarqet policore.

Dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi vijojnë hetimet për të zbardhur autorët e vrasjes së zyrtarit të anti-drogës.

“Më foli ashpër dhe keq”, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas. Detajet

Një 61-vjeçar shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Patras (Greqi) për vrasjen e gruas së tij. Krimi ndodhi në muajin qershor të 2014 në fshatin Achaea në Greqi.

61-vjeçari e vrau gruan e tij me një thikë kuzhine e më pas e mbështolli trupin e të ndjerës me qilim dhe shkoi në polici ku tregoi ngjarjen.

Mediat greke shkruajnë se debati mes tyre nisi pasi gruaja këmbëngulte që të rikthehej në punë, kur kishte vetëm 8 ditë që kishte dalë nga spitali.

Ndërkohë, vijojnë mediat, 61-vjeçari i kërkonte asaj që të qëndronte në shtëpi.

Përpara gjykatës ai ka treguar se nuk kishte qëllim për ta vrarë dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë deri në momentin që e ndjera ra në tokë e mbuluar në gjak.

Sipas tij, bashkëshortja e ka ofenduar, shtyrë dhe e ka goditur në gjoks, duke bërë që ai të humbasë qetësinë.

“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po përpiqesha shumë për shëndetin e saj“, tha i akuzuari.

I pyetur në Gjykatë se pse e mbështolli trupin e saj me qilim, 61-vjeçari u përgjigj se nuk dëshironte që ta shihnin fëmijët teksa ai shkonte në polici.

Pavarësisht se ai deklaroi se ishte një akt i pafalshëm dhe i nxituar, mediat greke kanë publikuar deklaratën e motrës së viktimës e cila thoshte se prej kohësh çifti kishte problem pasi 61-vjeçari ishte xheloz.

“Ai ishte xheloz për të dhe e rrihte shpeshherë pasi besonte se e tradhtonte” – është shprehur motra e të ndjerës sipas mediave greke.

 

Përleshje mes kushërinjve, të shtëna me armë zjarri/ Detajet

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogdorie të Korçës.

Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Autori Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen.

Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.

Policia italiane i gjen kokainën me vlerë mijëra euro, ja çfarë e tradhëtoi shqiptarin

Guardia di Finanza e Torinos ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar pasi gjatë kontrollit në makinë kanë sekuestruar 6 kilogramë kokainë Shqiptari, me vendbanim në Torino, është ndaluar për kontroll në afërsi të zonës së quajtur Corso Moncalieri.

Policia fillimisht e kishte ndaluar atë për një kontroll rutinë, por sjellja nervoze e shqiptarit, ka bërë që ata të angazhohen në një kontroll të detajuar.

Pakot janë gjetur të fshehura me një qese, në të cilën ishte stampuar logo e një marke tepër të njohur.

Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro. Tashmë raportohet se 32-vjeçari është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij, pritet të vendosë gjykata.

Koronavirusi në Shqipëri: Regjistrohet një viktimë dhe 11 raste të reja në 24 orë, po trajtohen 22 pacientë në spital

Ministria e Shëndetësisë njofton se një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nga 2915 testime 11 qytetar kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Njoftimi:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,915

Testime totale 751,831
Raste pozitive 132,437
Raste të shëruara 129,807
Raste Aktive 177
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1