Menu

Sociale

Komisioni Europian, rekomandime të reja për transportin e kafshëve të gjalla

Pas 18 muajsh punë, Komisioni Evropian Hetimor për Transportin e Kafshëve të Gjalla (Anit) më në fund paraqiti rekomandimet e tij për mbrojtjen e kafshëve gjatë transportit. Këto rekomandime do të hidhen në votim nga Parlamenti i Strasburgut janarin e ardhshëm dhe njohin në radhë të parë zbatimin e dobët të rregullores evropiane për transportin (Ce n. 1/2005). Prandaj, rekomandimet iu drejtohen vendeve anëtare dhe ekzekutivit të Brukselit që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të respektuar rregulloret.

Ndër risitë e propozuara, prania e kamerave CCTV në automjete, autorizimi për të udhëtuar vetëm me temperatura ndërmjet 5°C dhe 30°C, nxitja për të vendosur kufizime në kohëzgjatjen e udhëtimeve dhe ndalimi i transportit të kafshëve të pazhvilluara nën moshën 35 ditë.

“Ky është një tekst që nuk merr parasysh ende shumicën e problemeve dhe synon vetëm objektiva të vogla”, është komenti i Animal Equality, një organizatë ndërkombëtare që është pjesë e Eurogrupit për Kafshët, e angazhuar për të nxjerrë në pah aspektet kritike në jetët e kafshëve.

Disa kritika të bëra nga organizata, para së gjithash për faktin se nuk është përcaktuar një kohë maksimale e udhëtimit, por edhe për vendosjen e një moshe minimale për udhëtime. Në këtë drejtim, Animal Equality shpreh kënaqësinë me punën e Komisionit, i cili pranoi mungesën e rregullave të diferencuara për speciet e ndryshme. Megjithatë, objektivi i shoqatës mbetet në ndalimin e çdo transporti të kafshëve të gjalla në distanca të gjata. Për këtë çështje, Komisioni Hetimor ka zgjedhur një linjë të kujdesshme për momentin, duke propozuar një periudhë tranzicioni dhe duke vendosur prezantimin e një plani veprimi deri në vitin 2023.

Një referencë e veçantë i është bërë edhe rasteve të udhëtimeve drejt destinacioneve jashtë BE-së, të cilat aktualisht nuk i nënshtrohen një sistemi real kontrolli. Deputetët e Komisionit Evropian Hetimor kërkojnë fuqimisht që shtetet anëtare të inspektojnë dërgesat me destinacione jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sigurimit që kafshët të kenë hapësirë ​​të mjaftueshme dhe akses të përshtatshëm në ujë dhe ushqim. Në fakt, ka shkelje të shumta të konstatuara nga Animal Equality, në bashkëpunim me organizata të tjera, veçanërisht në këtë lloj udhëtimi.

Pikërisht në lidhje me këtë lloj abuzimi, më 30 nëntor organizata bëri publik një peticion zyrtar, të disponueshëm në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, në të cilin Komisionit Evropian i kërkohet të zbatojë të paktën rregullat për mirëqenien e kafshëve të parashikuara tashmë nga rregullorja e 2005-ës. Duke filluar nga viti 2020, Animal Equality, Animal Ëelfare Foundation dhe Enpa, në bashkëpunim me OJQ të tjera kanë publikuar një sërë videosh dhe ankesash për transportin e kafshëve të gjalla nga deti nga Spanja në vendet jo anëtare të BE-së, duke konstatuar shkelje sistematike të rregulloreve nga autoritetet spanjolle. Në dritën e këtyre ngjarjeve, Animal Equality dhe Enpa me ankesën e përbashkët i kërkuan Komisionit Evropian që të inicojë një procedurë kundërvajtëse ndaj shtetit spanjoll dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së për shkelje të rregullores për mirëqenien e kafshëve të transportuara drejtpërdrejtë.(IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Papa Françesku kritika Europës: Po neglizhoni emigrantët 

Gjatë vizitës në ishullin grek, Lesbos, Papa Françesku ka thënë se vendet Europiane po neglizhojnë emigrantët. Ai ka denoncuar mënyrën sesi këto vende po i trajtojnë emigrantët duke thënë se po vendosin përpara interesit të tyre vetjak.

Teksa takoi dhjetëra azilkërkues në Lesbos, Papa tha se ata po përdoreshin për propagandë politike. Ndërkohë që kritikoi edhe muret e ngritura nga Polonia dhe Hungaria për ndalimin e emigrantëve.

“Në Evropë ka nga ata që këmbëngulin ta trajtojnë problemin si një çështje që nuk i shqetëson ata, kjo është tragjike. Historia na mëson se interesi i ngushtë vetjak dhe nacionalizmi çojnë në pasoja katastrofike. Është e lehtë të ndikosh në opinionin publik duke futur frikën ndaj tjetrit. Duhen sulmuar shkaqet e largëta, jo njerëzit e varfër që paguajnë pasojat dhe madje përdoren për propagandë politike”, tha Papa.

Muajin e kaluar 27 persona vdiqën për shkak se një gomone u mbyt në Kanalin midis Francës dhe Britanisë së Madhe. Disa njerëz kanë vdekur në temperaturat e ulëta duke u përpjekur të kalonin në Poloni nga Bjellorusia. 1.650 persona janë regjistruar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin si të zhdukur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun këtë vit.

Sa fitojnë kompanitë e prodhimit të vaksinave anti-covid

Ekonomisti Frederic Bizard ka dhënë alarmin për fitimet e larta që gjenerohen nga Pfizer, Moderna dhe BioNTech, pasi çmimet e aksioneve ndryshuan si rrjedhojë e reagimeve të tregut ndaj variantit të ri Omicron.

Sipas të dhënave nga Aleanca Popullore e Vaksinave, Pfizer, BioNTech dhe Moderna fitojnë së bashku 65 mijë dollarë (48,7 mijë paund) ҫdo minutë nga vaksinat e tyre, bazuar në fitimet e raportuara nga tre kompanitë në raportet e tyre të fundit. Grupi ka bërë thirrje që të hiqen patentat për vaksinat, duke argumentuar se ato duhet të konsiderohen një e mirë publike globale. Duke folur për Sputnik France, Prof. Bizard, i cili është i angazhuar pranë ESCP Business School në Pairs, i përshkroi këto fitime si “të jashtëzakonshme”. Ai shpjegoi: “Jemi në një situatë oligopoli: nuk ka konkurrencë të mjaftueshme që çmimet të rregullohen. Janë firmat ato që vendosin çmimet.” Ai gjithashtu bëri thirrje për një pronësi më të madhe publike të produkteve farmaceutike në Francë, duke shtuar: “Ne kemi nevojë për një konsorcium të mirëfilltë publik-privat për t’u bërë edhe një herë ata që kemi qenë, një lider në kërkimet për këtë teknologji.”

Aleanca Popullore e Vaksinave ka argumentuar se kompanitë farmaceutike i kanë dhënë përparësi kontratave me vendet më të pasura. Kreu i Aleancës Popullore të Vaksinave në Afrikë, Maaza Seyoum tha: “Është e turpshme që vetëm një numër i vogël kompanish po fitojnë miliona dollarë çdo orë, ndërsa vetëm dy përqind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.”

Këtij këndvështrimi i është bërë jehonë edhe nga Oxfam, pasi Menaxherja e Politikave Shëndetësore, Anna Marriott, komentoi se ishte një: “Dështim i plotë i qeverive që i kanë lejuar këto kompani të mbajnë kontrollin e monopolit dhe të kufizojnë artificialisht furnizimin në mes të një pandemie, në një kohë kur kaq shumë njerëz në botë ende nuk janë vaksinuar.”

Pavarësisht paralajmërimeve të tij për fitimet, Prof. Bizard pranoi se ato nuk duhet të sfumojnë përfitimet që vaksinimi ka sjellë për shoqërinë dhe ekonominë.

Ai shpjegoi se “humbjet që vaksina na ka kursyer janë të pakrahasueshme me fitimet e laboratorëve”.

Industria farmaceutike ka vënë në dukje prej kohësh kostot e konsiderueshme që lidhen me kërkimin dhe zhvillimin, si justifikim për të vazhduar me mbajtjen e patentave. Megjithatë, thuhet gjithashtu se shpërndarja e patentave nuk do të ishte e mjaftueshme për të sjellë një ndryshim së shpejti, për shkak të kohës që duhet për të krijuar fabrika të reja prodhimi.

Kreu i Moderna, Noubar Afeyan, shpjegoi kohët e fundit se Moderna mund ta rrisë ofertën globale nëpërmjet prodhimit të vet më shpejt se sa po t’ua japë teknologjinë e saj shteteve të tjera.

Ai tha për Associated Press: “Në gjashtë deri në nëntë muajt e ardhshëm, forma më e besueshme për të bërë vaksina me cilësi të lartë dhe në një mënyrë efikase do të jetë nëse i bëjmë ne ato”.

Pfizer ofroi një kopje të të ardhurave tremujore, por asnjë koment mbi pretendimet e bëra nga Aleanca Popullore e Vaksinave mbi fitimet e përbashkëta të tre kompanive. Fitimet nga vaksinat janë vënë në fokus kohët e fundit pasi industria farmaceutike është duke iu përgjigjur variantit të ri Omicron.

Pfizer dhe partneri i tij BioNTech kanë thënë se nëse varianti rezulton rezistent, ata mund të prodhojnë një vaksinë të re të përshtatshme në 100 ditë.

Çmimi i aksioneve të Pfizer u rrit me dy për qind të hënën. Ndërkohë, Moderna tronditi tregjet dje pasi CEO i saj parashikoi se vaksinat ekzistuese do të kishin një rënie të efikasitetit kundër Omicron.

Çmimi i aksioneve të Moderna ra mbi pesë për qind, ndërsa tregjet në nivel global gjithashtu pësuan një tërheqje. FTSE 100 i humbi fitimet e mëparshme duke rënë me rreth 1.5 për qind, ndërkohë që çmimi i naftës u ul gjithashtu nga frika e kufizimeve të reja dhe kërkesës më të ulët. (Express)

Qendra Alert/Alert.al

Kush është shqiptarja që është pjesë e kompanisë 'Meta' të Zuckerberg

Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations” në “Facebook”.

Deshishku është një profesioniste me origjinë shqiptare dhe jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.

Ajo është diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”.

Deshishku, edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune. Nga muaji korrik 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”. (culusnews)

https://www.ocnal.com/2021/11/albanian-plarenta-deshishku-who-works.html

Qendra Alert/Alert.al

Resulaj: Dokumenti i Pavarësisë u pa për herë të fundit në 25-vjetorin e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, studiuesi Resul Resulaj foli mbi dokumentat e rralla të disa qyteteve që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, kush i përfaqësonte këto dokumente dhe rëndësinë e tyre.

“Dokumentet e siguruara janë mandate të përfaqësimit të delegatëve të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, që janë grumbulluar dhe firmosur nga paria e qytetit dhe janë deleguar në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Janë dokumenta me rëndësi të pazbuluara deri më sot. Janë grumbull prej 6 dokumentash nga një fond prej 30 mandatesh në total, që ishin mandate përfaqësimi të krahinave apo qyteteve të ndryshme. Në 25 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kemi herën e fundit që është parë publikisht dokumenti i shpalljes së Pavarësisë, i cili u ekspozua dhe u fotografua, e më pas u shpërnda në shumë kopje. Është shumë ironike se që prej shpalljes së Pavarësisë prej 1912 e deri në 1937, protagonist ka qenë Ahmet Zogu që ka patur rol të rëndësishëm, pasi ishte baraktar në Mat dhe zonën e Dibrës. Ndërsa në 1937, në 25 vjetor ishte mbreti i shqiptarëve”-tha Resul Resuli.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Kush e solli flamurin, Xhoana Selimaj: Janë 15 versione, thuhet se Marigoja e fshehu në trup

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Xhoana Selimaj studente për Marrëdhëniet Ndërkombëtare ka folur për versionet që aludohen për personin që solli flamurin e ngritur më 28 Nëntor nga Ismail Qemali në Vlorë.

“Gjatë gjithë kohës së Sundimit Osman, kryengritjet e popullit shqiptar nuk kanë munguar asnjëherë për t’u shkëputur nga ky sundim. Në fillim të viteve 1900 e deri në 1912 filloi një lëvizje kulturore, populli dhe kombi duhej të ndërgjegjësohej për këtë autonomi ose pavarësi të shkëputjes së tyre. Më pas kishim bashkimin e të gjitha vilajeteve dhe shkëputjes së tyre. Ndodhi në një moment kur Perandoria Osmane nuk kishte më të ardhme në Ballkan. Janë 15 versione se si dhe kush e solli flamurin që Ismail Qemali e valviti më 28 Nëntor. Versioni kryesor për mua është nga kolonia e Diasporës së Bukureshtit, me Spiridor Ilo. Ai mendohet se e ka sjellë, pra delegacioni i ardhur nga Bukureshti. Një version tjetër është që e ka dhënë nga Eqerm Bej Vlora. E dimë se mes kushërinjve Vlora nuk kishte marrëdhënie të mira dhe mendohet se ia ka dhënë flamurin Ismail Qemalit për të patur një emër dhe rol në këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin. Version tjetër është Marigoja, e cila së bashku me bashkëshortin që ishin tregtarë, thuhet se e kanë marrë në Korin dhe e kanë sjellë nga Diaspora e SHBA-ve në Shqipëri. Thuhet se Marigoja e ka lidhur flamurin në trupin e saj, pra e ka fshehur dhe e ka sjellë në Shqipëri”-deklaroi Xhoana Selimaj.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Studiuesi Kreshnik Kuçaj: Si ra Perandoria Osmane dhe gara për mbretin e Shqipërisë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, gazetari dhe studiuesi Kreshnik Kuçaj ka folur për rënien e Perandorisë Osmane, krizën ekonomike, dhe eventin e ceremoninë e parë të organizuar në Shqipëri.

“Perandoria Osmane ishte një dinosaur që po shkonte drejt shuarjes. Kjo perandori kishte një shekull që po vuante nga pikëpamja ekonomike, madje të ardhurat doganore dhe koncencionet po i menaxhonin kreditorët europianë, ku shfrytzoheshin nga kompani franceze, gjermane dhe britanike. Perandoria Osmane ishte parti agrare, kishte humbur dhe garën e zhvillimit, edhe kartmonedhat nuk ekzistonin, pra kishte bazë shumë të prapambetur. Ishte një perandori që po shpërbëhej. Pas Pavarësisë ka patur një sërë kandidatësh që bënë një fushatë që të vinin si mbretër të Shqipërisë. Më të famshmit, Albert Gjika, vëllai i Dora d’Istria që mori disa inciativa, si financimi i ndërhyrjes së armatosur në Shqipëri. Permës emëtimit të një kartmonedhe në formën e huasë, ku shqiptarët do e financonin ndërhyrjen ushtarake për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Gjë e tillë nuk ndodhi, pasi nuk u lejua. Për të folur më pas për eventet. Eventi i parë u organizua në vitin 1932, në kuadër të 20 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për herë të parë u organizua edhe një ceremoni për Ismail Qemalin, ku u bë zhvendosja e eshtrave të tij nga Kanina në Vlorë, në varrin ku ndodhet sot”-tha Kreshnik Kuçaj.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

 

Koleksionisti Eros Hoxha: Si sigurova deklaratat origjinale të “Shpalljes së Pavarësisë”

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Eros Hoxha koleksionist ka folur për deklaratat origjinale dhe të certifikuara të “Shpalljes së Pavarësisë” në 1912, ku përfshihen qytete si: Tirana, Elbasani, Peqin dhe Strugë-Ohër, të cilat nuk janë ekspozuar më parë.

“Kam më shumë se 30 vite që merrem me koleksione, që para viteve ‘90. I pari dokument që më ka rënë në dorë ishte ai i Peqinit, i cili ishte edhe shqip. Më pas arrita të siguroj dhe dokumentat e tjerë me radhë. Tradita e lindjes së Perandorisë Osmane, ajo çfarë u trashëgua ishte me vulë. Ndryshe nga perëndimi që firmoste, Perandoria Osmane vuloste. Të gjitha këto vula kanë qenë njerëz që përfaqësonin shtetin Osman. Përveç faktit që jam njohës i dokumentave, i çuam edhe tek Arkivi i Shtetit, ku një grup specialistësh verifikuan vërtetësinë e këtyre dokumentave. Buxheti i parë për Ismail Qemalin ka qenë kolonia e Bukureshtit, qeveria e Rumanisë dha një shumë të konsiderueshme për qeverinë shqiptare, kjo ishte ndihmesa e parë. Shumica e ministrive e nxirrnin vetë rrogën, nuk kishin as bankë, as të ardhura, ishin në front lufte, kishin paratë e tyre personale. Nuk kishte kush t’i financonte, shteti ishte inekzistent dhe vendi ishte shkatërruar nga lufta. Kishte disa kopje të flamujve që ishin projektuar për Shqipërinë dhe mund të themi se në modë ishin kryengritjet, ku valvisnin flamuj të ndryshëm. Kishim kopje flamujsh ku një ishte shqiponja dy krenare me gjysëm hënëz apo një tjetër me fushën ngjyrë portokalli dhe në fund u caktua flamuri që kemi sot”-deklaroi Eros Hoxha.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Egzon Lame: Fatkeqësi për ne, s’kemi as ndërtesën dhe as flamurin e Pavarësisë!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Egzon Lame student në fakultetin e Historisë ka folur për 28-29 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Lame tha se është fatkeqësi për popullin shqiptar që sot nuk ka as ndërtesën, as flamurin dhe as deklaratën e Pavarësisë së 1912.

“Përpara se të ndalemi tek përpjekjet shqiptare, dua të vë theksin të periudha e Perandorisë Osmane, kur shqiptarët përpiqen të dalin nga sundimi 5 shekullor i saj. Kemi një Perandori Osmane ku çdo ditë i ikte një pjesë e saj, ku në kancelaritë europiane shihet si “I sëmuri i Bosforit”, si Perandori që i kishte lëshuar armët e saj, nuk mund të sundonte më. Përpjekjet intensifikohen në fund të shekullit ‘19. Flasim për Pavarësi në vitin 1912. Kryengritjet kanë qenë të herëpashershme të shqiptarëve gjatë sundimit Osman dhe finalizohen me Pavarësinë. Shqiptarët kanë patur edhe akte juridike që i paraprinë Pavarësisë, që tregon që shqiptarët janë të prirur të heqin sundimin Osman. Nëse kërkojmë një kthesë politike specifike në makro politikë është reforma Xhonturk e vitit 1908 që bënë kthesë të rëndësishme politike brenda Perandorisë Osmane, që shqiptarët u përfaqësuan në parlamentin Osman dhe dalin në skenë figura politike që i dhanë Pavarësinë Shqipërisë. Është fatkeqësi se kemi humbur shumë që nga periudha e Pavarësisë. Është ndërtesa e Pavarësisë, e cila u prish nga vetë vlonjatët. Sarajet, aty ku mblidhet Kuvendi, ku firmoset Pavarësia e Shqipërisë. Janë elemente madhështore, por nuk i kemi këto trashëgimi kulturore. Nuk e kemi flamurin që ngrihet në Ditën e Pavarësisë, nuk e kemi deklaratën e Pavarësisë, sot nuk kemi kopjen origjinale. E vetmja gjë që kemi është pjesa e pendës, e cila ndodhet në Muzeun Kombëtar”-tha Egzon Lame.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

 

Situata nga moti i keq, Krifca: Strukturat, në gatishmëri të plotë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë me dije situatën situatën e përditësuar në lumenjtë kryesorë të vendit, pas monitorimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjeve të nevojshme gjatë natës.

“Situata paraqitet e stabilizuar dhe 27 hidrovoret në të gjithë vendin janë në gatishmëri e funksionojnë me kapacitet normal.”, thotë Krifca në postimin e saj.

Krifca njofton se nuk kemi nivele të larta të ujit në rrjetin kryesor të kanaleve kullues. Gjithashtu, kanalet e ujrave të larta po funksionojnë normalisht.

Lidhur me nivelin e lumenjve, megjithëse gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës pati rritje të tyre, kryesisht të lumit Shkumbin dhe lumit Vjosa, Krifca njofton se aktualisht janë regjistruar rrjedhje të ujrave brenda shtrateve.

“Për pasojë, deri në mesditë nuk kemi problematika të lidhura me segmentet e mbrojtura nga argjinaturat.”, shprehet Krifca.

Më poshtë, situata sipas qarqeve:

 

  • Në Fier, gjendja është përmirësuar në Lumin Vjosa, ka rënie të nivelit të ujit në Urën e Mifolit prej 50 cm. Aktualisht, niveli i ujit në Mifol krahu i djathtë është 5.2 m.

 

  • Lumi Seman në Mbrostar, ka pësuar rritje të nivelit referuar ditës së djeshme prej 1 metër. Aktualisht niveli në urën e Mbrostarit është në kuotën 2.6 m.

 

  • Në Vlorë, përgjithësisht situata momentale është drejt përmirësimit. Lumi Vjosa ndodhet brenda shtratit. Lumi Shushicës ndodhet gjithashtu brenda shtratit.

 

  • Për sa i përket lumit Bistricë dhe Kalasë, aktualisht janë brenda shtratit. Deri në këto momente nuk ka mbingarkesë të këtyre shtretërve.

 

  • Situata momentale në Gjirokastër është përmirësuar, lumenjtë janë brenda shtratit.

 

  • Gjendja në të tre hidrovorët e DUK Durrës është optimale dhe pompat punojnë me kapacitet të plotë. Gjatë kontrollit të ushtruar është vënë re një rritje e nivelit të ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm, por deri më tani nuk ka dalje të tyre nga shtrati.

 

  • Në qarkun Berat kanë vazhduar reshjet gjatë natës me intesitet mesatar, ndërkohë që paraditen e sotme shiu është me karakter lokal. Në zonën e Kutallisë, ku janë dhe shumica e serave, nuk ka pasur probleme dhe kanalet kulluese kanë kryer funksionin e tyre. Ndërsa lumi Osum ka një ulje të nivelit në krahasim me dje në darkë.

 

  • Në qarkun Elbasan kanë vazhduar reshjet gjatë natës. Në fushën Sulovë / Cërrik përrenjtë e pastruar kanë kryer funksionin dhe për herë të parë gjatë këtyre viteve nuk ka dalje të përrenjve nga shtrati edhe pse zona u përball me reshje të dendura.

 

  • Në qarqet Lezhë dhe Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë rreth 40 mm reshje shiu. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna dhe Drin janë në kuota normale.

 

  • Në lumenjtë Mat e Kir, ka pasur prurje mbi prurjet normale, por pa krijuar probleme..Strukturat janë në gatishmëri të plotë, mbyll postimin e saj Krifca.

Qendra Alert/Alert.al