Menu

Sociale

Si ta kompensoni vitaminën D në ditët e ftohta dhe të zymta të dimrit

Vitamina D ose kalciferoli është një vitaminë antirakitike. Edhe pse klasifikohet si vitaminë, është një hormon në shumicën e aspekteve. Me hormonin paratiroide rregullon përqendrimin e joneve të kalciumit në plazmë.  Sintetizohet në organizëm nën ndikimin e rrezeve ultraviolet nga provitamina, por mund të merret edhe nga goja.

Më së shumti gjendet te vaji i peshkut dhe mishi, qumështi dhe produktet e qumështit, e verdha e vezës dhe në disa kërpudha të ngrënshme.

Kërkesat ditore për vitaminë D janë relativisht të vogla dhe të rriturit e plotësojnë atë nga ekspozimi në diell ose ushqimi. Sasia e rekomanduar ditore është 5 deri në 10 mikrogramë.

Studimet kanë treguar se vitamina D ul rrezikun e kancerit, frakturave të kockave, diabetit, sëmundjeve të zemrës, madje edhe depresionit dhe ankthit. Por si të kompensoni vitaminën D në dimër?

Ekspertët danezë kanë zbuluar mënyrën më të lehtë. Thjesht, dilni nga shtëpia. Nuk ka rëndësi që nuk ka diell.

Ata kryen një studim me 55 të rritur (të moshës 18 deri në 65 vjeç) dhe i ekspozuan ndaj ndriçimit artificial që përmban rrezatim UV, në përpjesëtim me sasinë që do të absorbonin gjatë dhjetë minutave të kaluara në një pasdite vere.

Çdo person ka qenë i ekspozuar ndaj dritës në 88 për qind të trupit një herë në javë, një herë në dy javë ose vetëm një herë në muaj. Studimi zgjati 16 javë, pas së cilës pjesëmarrësve u matën nivelet e vitaminës D. Përfundimi është se nuk duhet shumë mund për të mbajtur një nivel të shëndetshëm të asaj vitamine.

Ekspertët kanë llogaritur se duhen 2 orë e 20 minuta për të ecur nën diellin e dobët të dimrit, për t’i siguruar trupit një sasi të mjaftueshme të vitaminës D. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Skandal me publikimin e listës së rrogave

Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media. Prokuroria e Tiranës bën të ditur se verifikimet kanë nisur pas një ankese të një grupi qytetarësh për nxjerrje te dhënash. Prokuroria nga ana tjetër, i ka dërguar letër tatimeve e sigurimeve shoqërore. Prokuroria në këtë rast, thekson se do të hetojnë se nga rrodhën këto të dhëna.

Prej disa ditësh në WhatsApp janë duke u shpërndarë të dhënat e qytetarëve, përfshirë edhe pagën që ata marrin, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat. Ky është skandali i dytë që ndodh me të dhënat e qytetarëve, pas database së shpërndarë para zgjedhjeve, ku individëve iu shënohej edhe përkatësia politike.

Qendra Alert/Alert.al

27-vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, filantropi Lazim Destani: Qoftë gjithnjë në rritje e me suksese pa fund!

Filantropi i njohur Lazim Destani ka uruar 27-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”. Destani shpreh urimet e tij ndaj stafit mësimdhënës dhe studentëve në ketë ditë të shënuar të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Urimet e filantropit shkojnë edhe ndaj të gjithë popullatës shqiptare që me përpjekje e sakrifica e lindi dhe e rriti këtë tempull të dijes.

Postimi në Facebook i filantropit Lazim Destani:

Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!
Urimet më të mira për Ju të nderuar profesorë e studentë në këtë ditë të shënuar të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Urime gjithë popullatës shqiptare që me përpjekje e sakrifica e lindi dhe e rriti këtë tempull të dijes. Qoftë ky Universitet gjithnjë në rritje e me suksese pa fund!

Qendra Alert/Alert.al

Koha e tepërt para televizorit ose ekranit tjetër mund të ndikojë negativisht në sjelljen e fëmijës

Fëmijët i duan filmat vizatimorë, ekranet dhe se prej kohësh flitet për ndikimin negativ të ekraneve në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijës. Megjithatë, si ndikon shikimi i filmave vizatimorë në sytë e fëmijëve?

Besohet gjerësisht se shikimi i televizorit nga afër ose mbajtja e një celulari shumë afër syve përkeqëson shikimin.

Koha e tepërt para televizorit ose ekranit tjetër mund të ndikojë negativisht në sjelljen e fëmijës. Megjithatë, nuk do të dëmtojë shikimin e fëmijës.

Në fakt, nëse fëmija është ulur shumë afër ekranit, mund të jetë një shenjë se fëmija nuk po sheh mirë dhe se fëmija ndoshta ka nevojë për syze. Kështu, shikimi i filmit vizatimor nuk do të ndikojë në vizionin e fëmijës.

Si ndikon shikimi i filmave vizatimorë në zhvillimin e fëmijëve?

Ndërsa shikimi i filmave vizatimorë nuk do të prishë vizionin e një fëmije, po zhvillimi? Disa kërkime kanë treguar se koha e tepërt para ekranit ndikon negativisht në ruajtjen e vëmendjes së tyre. Ata gjithashtu treguan se fëmijë të tillë kanë më shumë gjasa të kenë vështirësi në të mësuarit duke dëgjuar.

Fëmijët thithin dhe imitojnë sjelljen që shohin në mjedisin e tyre dhe problemi lind kur përmbajtja që shikojnë përmban skena të dhunshme dhe negative. Shikimi i dhunës së animuar mund të shkaktojë sjellje agresive te fëmijët dhe të rriturit, shkruan KP.

A ka ndonjë anë pozitive për të parë filma vizatimorë?

Sigurisht. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të gjesh një ekuilibër dhe të zgjedhësh me mençuri përmbajtjen që do të shikojë fëmija. Ka shumë përmbajtje edukative dhe prindërit duhet të jenë ata që do ta studiojnë përmbajtjen përpara se ta lejojnë fëmijën e tyre ta shikojë atë.

Disa kërkime tregojnë se fëmijët që ishin të ekspozuar ndaj përmbajtjeve pozitive dhe edukative kishin rezultate më të mira në lexim dhe matematikë. Si pothuajse çdo gjë, edhe shikimi i filmave vizatimorë ka të metat, por edhe avantazhet e veta. Është e nevojshme të kontrollojmë përmbajtjen ndaj së cilës do të ekspozohen fëmijët tanë dhe të gjejmë atë që është pozitive dhe edukative.

Gjithashtu, është e nevojshme të kufizohet koha e kaluar para ekranit. Në fund të fundit, nuk ka asnjë përmbajtje të animuar që mund të zëvendësojë kohën e një fëmije me prindërit, të bashkëveprojë, të argëtohet me miqtë dhe të shijojë lojën. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Përmbytjet në toka bujqësore, ministrja Frida Krifca monitoron situatën nga afër

“Në terren, në ndjekje të efekteve të prurjeve të mëdha të shiut, në Urën e Mifolit, nga lumi Vjosa. Jemi në komunikim dhe koordinim të plotë me të gjitha strukturat për të kryer ndërhyrjet e nevojshme kur duhet. Po monitorohet sistemi kullues per të evituar çdo bllokim të mundshem. Struktura e veterinarisë është në kontakt me blegtorët e afektuar për të mbrojtur kafshët dhe ushqimin e gjësë së gjallë ku deri tani nuk kemi patur humbje. Fatmirësisht, nga ura në Memaliaj ku mund te shikojmë prurjen e ujrave, shohim që ka një tendencë në rënie”-shkruan ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në Facebook.

Qendra Alert/Alert.al

Reshjet në vend, Krifca: Në ndjekje dinamike të nivelit të prurjeve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, në ndjekje dhe komunikim të vazhduar me Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të cilat janë të mobilizuara në terren dhe po monitorojnë nga afër çdo ndikim të reshjeve në vend, ka bërë me dije përditësimin mbi situatën e krijuar.
Ministrja thotë se deri tani rezulton se në zonën e Vlorës dhe të Fierit, ka rritje të nivelit të lumit Vjosa.
“Jemi në ndjekje dinamike të nivelit të ujit. Strukturat janë në gatishmëri të plotë.”, shprehet Krifca.
Ajo gjithashtu komunikon se në zonën e Beratit ka rritje të nivelit të lumit Osum. Në rrjetin e kanaleve kulluese ka nivele të larta të ujit, megjithëse ky rrjet funksionon me kapacitet të plotë. Njëjtë në zonën e Gjirokastrës, ku gjithashtu, ka rritje të nivelit të lumit Drinos. Teksa, në zonat Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës nuk paraqiten problematika. Në zonën e Korçës, pavarësisht niveleve të rritura të lumit Devoll, deri tani nuk paraqiten dalje të ujërave në sipërfaqe të tokave.
“Të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe monitorim. Jemi në terren, në ndjekje të situatës” përmbyll reagimin e saj Krifca.

Qendra Alert/Alert.al

Hidrovori Hamallaj, Krifca: Në mbikqyrje për të mbrojtur tokat bujqësore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka zhvilluar një vizitë në hidrovorin e Hamallaj, në Durrës.
“Në Hidrovorin e Hamallaj, në gatishmëri dhe mbikqyrje të plotë të fuqisë sonë për të mbrojtur tokat bujqësore”-shprehet Krifca në reagimin e saj. Ky Hidrovor shërben për kullimin e mbi 1300 hektarë tokë bujqësore, si dhe për mbrojtjen e disa zonave të banuara.

“Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, Durrës, kontrolluam kapacitetet e largimit të ujërave të këtij hidrovori në rast të rritjes së sasisë së reshjeve në ditët në vijim”-shprehet Krifca.

Ajo gjithashtu, komunikoi se situata është në kontroll nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për momentin niveli i ujit është nën kuotën e rrezikshmërisë.

Qendra Alert/Alert.al

Sekuestrohen 2 ton ilaçe në Portin e Durrësit

2 ton ilaçe kontrabandë janë sekuestruar në Portin e Durrësit, me vlerë 119 mijë euro.

Ilaçet kontrabandë u kapën në një automjet me targë ‘AA249NN’. Sasia e medikamenteve prej 1950 kg ose 8793 kuti nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P. Sipas policisë ilaçet e sekuestruara në Portin e Durrësit ishin ngarkuar në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali me qëllim transportimin e tyre drejt Italisë. Personat e përfshirë në këtë skemë, kishin deklaruar se ilaçet ishin ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Vihet në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës u finalizua operacioni policor i koduar “Ndihmat”, në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Gjatë operacionit u arrestua shtetasja: A.B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Qendra Alert/Alert.al

Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani nderohet me mirënjohje të veçantë nga OEMVP

U zhvillua eventi i përvitshëm Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, me pjesëmarrjen e 100 kompanive të përzgjedhura si më të suksesshme. Në këtë event mori pjesë edhe biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, i cili u nderua me një mirënjohje të veçantë nga OEMVP. Për Destanin ky vlerësim për afirmimin e biznesit shqiptar në Diasporë është edhe një shtysë në kontributin e tij në këtë drejtim.

Fjala e plotë e filantropit Lazim Destani

“I ftuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot pata kënaqësinë të marr pjesë në manifestimin tradicional TOP 100. Me këtë rast, urimet e mia më të mira ua përcjell njëqind kompanive të përzgjedhura si më të suksesshmet. Gjithashtu dua ta përgëzoj Odën për rolin e saj dhe kontributin që jep në mbështetje të bizneseve në hapësirën që ajo mbulon.

Të pranoj mirënjohje nga OEMVP me akordimin për afirmimin e biznesit shqiptar në Diasporë, për mua është edhe një motivim shtesë në kontributin tim në këtë drejtim”.

Qendra Alert/Alert.al

Omicron po përhapet në të gjithë botën për shkak të festave të fundvitit

Ndërsa shkencëtarët mbledhin më shumë të dhëna për variantin, një shenjë shqetësuese është se ai mund të infektojë fëmijët me një shkallë më të lartë se më parë.

Të dhënat vijnë nga Afrika e Jugut, ku varianti Omicron po nxit një valë të katërt të papritur.

Fëmijët deri më tani kanë qenë kryesisht të paprekur nga virusi, duke vuajtur vetëm nga simtpoma të lehta në shumicën dërrmuese të rasteve.

Në këtë fazë, nuk është e qartë se si shfaqja e Omicron do ta ndryshojë këtë. Por simptomat e zakonshme të coronavirusit kanë ndryshuar pak gjatë pandemisë në përgjigje të varianteve të reja dhe vaksinave.

Simptomat

Mjekja që e pari dha alarmin për variantin Omicron ka pohuar se ai shkakton simptoma të ndryshme. Dr. Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, tha se simptomat kryesore të Omicron që ajo kishte parë te të rinjtë ishin:

  • Lodhje

  • Dhimbje trupi

  • Dhimbje koke

Ntsakisi Maluleke, një specialiste e shëndetit publik në provincën Gauteng, i tha Reuters se shumë pacientë po raportonin simptoma “jo specifike” të ngjashme me gripin, si gërvishtja e fytit.

Zonja Maluleke u bëri thirrje prindërve që të mos i marrin lehtë simptomat e gripit dhe të kryejnë testimet. Por ajo siguroi që fëmijët e vaksinuar kishin “sëmundje të lehtë”.

Ka patur disa mospërputhje nëse varianti i ri shkakton sëmundje të lehta ose të rënda tek fëmijët në Afrikën e Jugut.

Qendra Alert/Alert.al