Menu

Sociale

Shhhh! Është turp! Jemi në Shqipëri! Rëndësi ka fasada!

E dashur nënë dhe i dashur baba! Ju më lindët, por nuk ditët të më mbronit! Më mësuat si të kem turp, por jo si të mbijetoj në këtë vend maskilist! Por, a nuk është më turp të vdesësh nga një gjysmë burri?

E dashur nënë! Kur më mësove si të jem një grua e mirë, pse nuk më the që kjo vlen vetëm për një burrë të mirë?

I dashur baba! Kur më mësove që nderi është i rëndësishëm, pse nuk më the që gjithsesi do dhunohesh e nëse je me fat do vdesësh nga duart e një të pandershmi?

I dashur gjysmë burrë! Nëse të jesh femër e ndershme do të thotë të durosh ty deri në vdekje, atëhere unë jam e pandershme! Nëse të jesh femër do të thotë të durosh gjysmë qëniet si ty, atëhere unë nuk jam femër!

Vrituni, dhunohuni, përdhunohuni, vetëm zërin mos e ngrini! Është turp!

I dashur gjysmë burrë që sot doje t’i provoje vetes që as atë gjysmë nuk e meriton, Bravo! E vrave? Vdiq? Nuk po merr më frymë? Ajo nuk është më mbi, por nëntokë. Ndihesh më i fortë? Më i fuqishëm? Normale! Vrave dikë që të dhuroi shpirtin, trupin, të dhuroi kohën, jetën, fëmijë… e ndoshta dashuri që nuk e ke merituar kurrë. Je i lumtur, i qetë besoj. Je më i fortë! Ama nuk e kuptova dot, vrave atë apo egoizmin tënd? Vrave atë po injorancën, paaftësinë tënde? Vrave atë apo inferioritetin tënd?

Të kuptoj! Çdo njeri lind për një arsye në këtë tokë! Ti akoma nuk po gjen arsyen tënde! E ngatërron veten me Zotin, të aftë për të marrë jetë. Për disa sekonda e arrin! Ajo është poshtë tokës, ti je lart! Ndoshta je në burg, i çliruar që i tregove vetes se bërë diçka në këtë jetë boshe që ke pasur gjithë këto vite. Ndoshta je gangster, je jashtë! Bravo! Shijo lirinë tënde me gjithë mallkimet e botës mbarë!

I dashur gjysmë burrë! Ti vrave një krijesë të Zotit, vrave vajzën e dikujt, ëndrrën e dikujt, idhullin e dikujt, motrën e dikujt, shoqen e dikujt dhe akoma më tmerr: nënën e fëmijëve të tu. Jeto tani! Le fëmijët e tu jetimë! Jeto i lumtur! Jeto i lumtur sepse deri më parë nuk ke pasur asnjë arsye për të jetuar. Por duhet të dish të vërtetën: Nëse më parë ke qenë askush, sot je një vemje që rrotullohet si fantazmë duke mbajtur mbi supe lotët, mallkimet e fëmijëve të tu dhe përbuzjen e gjittmbarshme.

Por, ti nuk je vetëm! Çdo ditë të shtohet ndonjë personazh që ndjek shembullin tënd. Kjo ta zbut ndërgjegjen! Nuk ke dhe faj! Të gjithë keni një arsye të vlefshme që ju shtyu të merni një jetë! Unë mendoj që gjithë ky guxim duhet duartrokitur! Sepse shoqëria jonë me mosreagim, në heshtje po ju duartroket!

E çuditshme! Të gjithë vdesim! Por në shoqërinë tonë, vdes çdo ditë nga pak se je femër! Të drejtat e tua shtypen që në fëmijëri. Shoqëri maskiliste!

Vrasja nuk vjen nga asgjëja! Vjen e paralajmëruar! Por askush nuk reagon! Pse të reagojnë? A nuk është kjo që ne na ka formuar dhe formojmë çdo ditë?

Duro! Nderi! Je femër! Nuk mund të ndahesh nga burri për shkak të dhunës! Duhet të durosh! Nuk prishet familja! Burri edhe të rreh! Më mirë vdis me nder tek burri se e pandershme e ndarë!

I dashur gjysmë burrë! Nëse të bën të ndihesh më burrë të vrasësh një njeri me më pak forcë se veten, vrit veten se të siguroj se ti je më i dobët!

I dashur gjysmë burrë! Prano që je vetëm mashkull biologjikisht dhe mos e quaj veten burrë! Uroj që nëse Ferri ekziston ashtu si e kemi lexuar në librat fetarë, ti të digjesh çdo dite, por fatkeqësisht nuk jam kaq optimiste. Prandaj uroj dhe shpresoj që Ferrin ta gjesh këtu, në këtë tokë, në këte dimension! Uroj që edhe vdekja të jetë vuajtje e pafund për ty!

Nga Silvana BEGAJ

Qendra Alert/Alert.al

Rritja e peshkut dhe perimeve në çati, ferma më e madhe urbane në zemër të Europës

Steven Beckers, themelues i BIGH (Serave të integruara), një prej fermave më të mëdha urbane në Europë, rrit në çatitë e kryeqytetit të BE peshk dhe perime, duke plotësuar kritere të rrepta të ekonomisë rrethore. Beckers shprehet se ferma e tij urbane planifikon të imitojë praktikën e tij të suksesshme përtej kufirit.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej 4 mijë metra katrorë, ferma më e madhe urbane e Evropës është e vendosur në zemër të Brukselit, në çatitë e Foodmet prej vitit 2015, një sallë ushqimore e njohur si “barku i Brukselit”, e cila tërheq më shumë se 100,000 njerëz çdo fundjavë.

“Duke pasur gjithmonë një vizion të qytetit si një zgjidhje dhe jo një problem, unë kam hetuar mënyrat për ta bërë atë produktiv,” tha Beckers.

“Si arkitekt, unë gjithashtu pashë potencialin e rrethimit të një ndërtese me një serë prodhuese, bimët e së cilës rregullojnë klimën dhe mbrojnë banorët nga ekstremet, ndërsa në të njëjtën kohë pastrojnë ajrin nga CO2,” shtoi Beckers

Projekti BIGH është i vendosur në fund të majtë të hartës. Projekti ka si qellim të rigjallërojë këtë zonë të lënë pas dore në planin afatgjatë, duke shndërruar kulmet e ndertesave në hapësira të gjelbërta të jetesës.

Në çatitë e ushqimit, ferma miraton një model qarkullimi zinxhir të ekonomisë duke siguruar që asgjë të mos humbase dhe gjithçka të riperdoret. Energjia e fermës vjen kryesisht nga energjia e humbur nga ndërtesa që ajo ka ne afersi dhe nga panelet diellore.

Por aftësia e BIGHES qëndron në faktin se ata po rrisin peshk në mes të qytetit dhe përdorin jashtëqitjet e tyre për të ushqyer bimët. Nje lloj peshku me origjinë në Amerikën e Jugut perdoret per rasat, ku ai rritet në vaska të mëdha, në të cilat biofiltrat trajtojnë ekstraktet e saj për t’i shndërruar ato në nitrite dhe më pas në nitrate, të cilat, përdoren si lëndë ushqyese për domatet, patëllxhanët dhe specat në serë .

 

Aquaponics

Por aftësia e BIGHES qëndron në faktin se ata po rrisin peshk në mes të qytetit dhe përdorin jashtëqitjet e tyre për të ushqyer bimët. Nje lloj peshku me origjinë në Amerikën e Jugut perdoret per rasat, ku ai rritet në vaska të mëdha, në të cilat biofiltrat trajtojnë ekstraktet e saj për t’i shndërruar ato në nitrite dhe më pas në nitrate, të cilat, përdoren si lëndë ushqyese për domatet, patëllxhanët dhe specat në serë.

Qendra Alert/Alert.al

Rregullat e higjienës vetjake që ne i thyejmë çdo ditë

Rregullat e higjienës nuk janë aq të vështira, por ne i kemi të fiksuara gabimisht disa gjëra. Gabimet mund të na kushtojnë jo vetëm bukurinë, por edhe shëndetin. Për këtë arsye, Bright Side na sjell 7 gabime që ne i bëjmë çdo ditë dhe si duhet t’i shmangim.

Mbulimi i gojës me dorën tuaj kur kolliteni ose teshtini

 

Kur mbulojmë gojën me duart tona teksa kollitemi apo tështijmë, ne ndihmojmë që mikrobet të qëndrojnë në fytyrën tonë. Rezultatet janë shpërthime, skuqje dhe pasoja të tjera jo aq të këndshme. Është veçanërisht e rrezikshme me sëmundjet infektive, sepse fërkimi i syve me dorë mund të provokojë një inflamacion të qepallave. Si ta bëni mirë: Duhet ta mbuloni gojën me facoletë. Nëse nuk kemi një të tillë me vete, atëher mbuloni gojën me rrudhjen e bërrylit.

Prerja e thonjve

Përdorimi i gërshërëve deformon strukturën e thonjve dhe ndikon në rritjen e gabuar të tyre. Si ta bëni mirë: Nëse keni nevojë të shkurtoni thonjtë e gjatë, përdorni limën e thonjve. Jo vetëm që i shkurtoni, por edhe u jepni formën e duhur.

Lyerja e syrit në pjesën e brendshme

Pika e lapsit tuaj, dhe sidomos furça, strehon bakteret që mund të shkaktojnë një infeksion nëse gjejnë rrugë në mukozën e syve. Përzierja me lot, krijon kushte të favorshme për shumëzimin e tyre. Si ta bëni mirë: Nëse doni të theksoni kapakun tuaj të ulët të syrit, përdorni hijet: zbatojeni ato pak larg nga vija e rritjes së qerpikëve.

Qendra Alert/Alert.al

Pakistani ‘pushtohet’ nga miliarda karkalecë, Kina e gatshme t’i japë 100 mijë rosakë: Janë më efektivë se pesticidet

Pakistani është pushtuar nga miliarda karkalecë të cilët po bëjnë dëme të mëdha në bujqësi duke dëmtuar produktet. Në dy dekadat e fundit numri i karkalecave në Pakistan është më i larti dhe vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës. Por jo vetëm Afrika Lindore është përfshirë nga një stuhi insektesh.

Por Kina ka dërguar një grup ekspertësh për t’i ardhur në ndihmë Pakistanit, dhe alternativa më e mirë e mundshme e tyre është t’i japin 100 mijë rosakë. Sipas ekspertëve kinezë, rosakët janë më efektivë se pesticidet pasi kur një pulë mund të hajë 70 karkaleca në ditë atëhere një rosak mund të hajë edhe tre herë më shumë, një mesatare ditore prej 200 karkalecash. Por një prej ekspertëve të grupit kinez ka hedhur dyshime mbi këtë plan pasi ka thënë se rosakët duan ujë, kurse në shkretëtirat e Pakistanit vështirë të mbijetojnë.

Qendra Alert/Alert.al

Ndryshimi i skemës së kompensimit irritoi fermerët, kërkesat e tyre drejtuar qeverisë

Ndryshimet e skemës së kompensimit kanë irrituar fermerët të cilët kanë protestuar kundër këtij vendimi, i cili sipas tyre është marrë pa një konsultim me grupin e interesit. Fermerë nga Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani protestuan tek rrethrrotullimi i Savrës në Lushnje, ku përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë për subvecione, pasi në të kundërt do të detyrohen që të lënë vendin. Kryetari i Sindikates së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka deklaroi se fermeri nuk është skllav që të punojë për të ushqyer shoqërinë dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë familjen e tij.

 

Ata u shprehën se subvencionet duhet ti takojnë fermerit shqiptarë dhe jo monopoleve të pushtetit 30 vjeçarë. Çmimet e larta të impudeve dhe fuqia e dobët e tyre ka rrenuar fermerin shqiptarë. Një shqetsim tejet i rëndë për fermerin shqiptarë është edhe konkurenca e pandershme që i behet me qumështin pluhur prodhimit jo biologjike të nënprodukteve të tij. Në mënyrë demostrative fermerët hodhën në rrugë prodhimet e tyre.

Qendra Alert/Alert.al

Skema e re për bujqësinë, investimet dhe objektivat që synohen të arrihen

Kur bujqësia i ofron prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit rreth 22 %, nevojat për mbështetjen e saj vijnë gjithmonë e në rritje. Kjo, për ta bërë këtë sektor më të fortë e më të konkurueshëm, i cili gjithmonë ndihet i rrezikuar nga konkurrenca e vendeve fqinje, të cilat subvensionojnë bujqësinë e blegtorinë shumë herë më shumë se Shqipëria.

Për çdo vit, Ministria e Bujqësisë harton Skemat Mbështesë dhe i zbaton ato nëpërmjet Agjencisë së Pagesave, e njohur ndryshe me emrin Agjencia e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sasat mbështetëse në skemën kombëtare 2020, synojnë të arrijnë këto objektiva kryesore:

 

-Rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e prodhimeve bujqësore

-Shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike;

-Certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike;

-Mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Masat e mbështetjes janë komplementare me programin IPARD II dhe nuk krijojnë mbivendosje me të.

Mbështetjen prioritare e zë sektori i blegtorisë nëpërmjet pagesave për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1200 lekë për krerë, por jo më shumë se 360 000  lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, pagesa është 10 000 lekë për krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Për mbarështimin e bletarisë është parashikuar mbështetje  me 1 000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit do të jetë jo më shumë se 150 000 lekë për subjekt.

Fermerët përfitojë edhe pagesa për zëvëndësimin e plastmasit termik për serat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve, rrushit për tavolinë dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes në vlerën respektive 300 000 lekë/ha  dhe 100 000 lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt

Për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore e aromatike parashikohet mbështetja në vlerën 200 000 lekë për hektarë, duke bërë edhe diferencime në sasinë e financimit për fermerët individual, për grup fermerësh dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.

Pjesë e paketës janë edhe mbështetja për fermat organike si dhe për fermat që certifikohen me standardin e cilësisë Global GAP, nëpërmjet pagesave respektive prej 100 000 – 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar dhe 50 % të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë 175 000 lekë.

 

Për nxitjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale është  parashikuar mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural (bujtinat) nga 6 – 10 dhoma. Pagesa është në 50 % të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt.

Fondi i parashikuar për vitin 2020 është 743.9 milion lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë.

Aplikimi do të bëhet on-line me zero dokumenta në Agropika dhe zyrat e bujqësisë e parashikohet të fillojë në mesin e muajit mars.

Qendra Alert/Alert.al

Zv.ministri i Bujqësisë Kote: Skema afatgjata dhe të duhura për bujqësinë, po negociohet për plotësimin e kërkesave të fermerëve

I ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj, zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kote foli për mbështetjen ndaj bujqësisë dhe planin Ministrisë së Bujqësisë sidomos në sektorin e blegtorisë.

“Nga mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2019 përfituan 4200 fermerë. Problem mbetet sektori i blegtorisë, pasi brezi i ri nuk pranon nese s’ka financë. Problem është zhvillimi i agroturizmit. Nuk mund të hamë në veri të vendit mish të ardhur nga importi. Mbështetëm sektorin blegtoral edhe gjedhin. Duke e mbështetur këtë sektor kjo skemë nuk do të ndryshojë. Bujqësia do të jetë sektor kryesor, i mbështetur nga IPARD. Blegtoria nuk mbështetet nga IPARD, duke u konsultuar me specialistët ramë dakord për skemë afatgjatë deri në 4 vjet.

Dhimo Kote deklaroi se bujqësia shqiptare është në rrugën e duhur, pasi skemat janë afatgjata dhe sipas asaj se çfarë kërkon tregu.

“Në bujqësi qeveria shqiptare uli TVSH e imputeve shqiptare, nga 20% e bëri 0. Pati përmirësim në sistemin e ujitjes dhe kullitjes. Për infestimin u bë maksimumi i mundshëm, ku u hodhën rreth 50 milionë euro në këtë drejtim. Njohu zhvillim agroturizmi, infrastruktura. Bujqësia shqiptare duhet mbështetur frontalisht, ku skemat duhet të jenë afatgjata dhe çfarë kërkon tregu. Jemi konsultuar dhe mendojmë se jemi në rrugën e duhur. Masat lehtësuese bënë që ne të jemi konkurrentë në treg, ku vlera e eskporteve të prodhimeve shqiptare arriti në 300 mln euro”-tha Kote.

Përsa i përket protestave të fermerëve, Kote tha se janë plotësuar një pjesë e kërkesave të tyre, ndërsa për problemet në blegtori po bisedohet me Ministrinë e Financave për gjetjen e zgjidhjes.

“Jemi takuar me fermerët, kemi plotesuar kërkesat e tyre. Problemi i TVSH që është hequr, ata e pranojnë se është avantazh, por në blegtori ka me pak impute, prandaj po e mbështesim dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Financave për të zgjidhur këtë problem. Problemi i plastmasit është imput edhe ai. Mund të abuzohet me futjen e lendës së parë, s’gjejme dot një formulë, mbështetëm ndërrimin e plastmasit në ferma. Me këtë buxhet që kemi e çuam në vendin e duhur. Problemi i siguracionit, në të gjithë botën sigurohen, duhet kompani sigurimi, rrisku është i madh. Problemi i fermerëve është nëse produkti nuk shitet në kosto, të subvencionohet nga shteti. Vitin e kaluar problem kishte domatja, këtë vit s’kemi avantazh klimën, shteti nuk e ka fuqinë që domatet që nuk shiten ta subvencionojë. Duam me buxhetin që kemi të stimulojmë, rritja e përfituesve të atyre që mbareshtojne lopë, dele. Skema që përdor Kosova, Maqedonia është për krerë. Më e thjeshtë kur është dhënë për matrikullim për krerë për tufën bazë. Pedagogë të universitetit kanë bërë analizë për problemet dhe kanë rënë dakord për këtë skemë”-u shpreh Dhimo Kote.

Në lidhje me financimin për fermat organike, Kote tha se shumë fermerë e kanë bërë certifikimin dhe do të konkurrojmë në Europe të barabartë me ta.

6.4 mln euro, eksperti Ilir Pilku: Bujqësia ka nevojë 10-fishin e kësaj vlere, problem konkurrueshmëria

I ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj, eksperti i Bujqësisë Ilir Pilku foli për skemën e re në bujqësi dhe problemin e konkurrueshmërisë në treg.

“Politika bujqësore, skema e këtij viti është bërë gjë e mirë. 6.4 milionë euro janë dhënë në 2-3 drejtime prioritare. Bujqësia ka nevojë 10-fishin e kësaj vlere. Nuk mund të ndash se kush është më prioritare. Shqipëria ka pemë frutore, perime në fushë, në sera, ullirin që hyn në trashëgimi kulturore dhe historike, pra janë sektore prioritare. Hartuesit e buxhetit të shtetit, kemi 0.6% nga buxheti i shtetit, nga sistemi bankar, 1.8% është mbështetja që merr bujqësia. Duhet të ketë harmonizim të sektoreve në bazë të prioriteteve që kemi. 12 mijë fermerë përfituan në 2010, me subvencione direkte, pjesa e buxhetit është me rëndësi. IPARD të jep grantet për investimet e duhura në të gjitha projektet”-tha Pilku.

Për ekspertin e bujqësisë, problem mbetet konkurrueshmeria, ku duhet të ketë nxitje të sektorit me financim.

“Parulla Një Europë, një treg”. Duhet të jemi konkurues, fermeri shikon sa mbeshtetet financiarisht. Ministrisë së Financave nuk i kushton 20 mln euro subvencione për buxhetin e shtetit. E vlerësoj subvencionimin për kokë gjedh, Maqedonia e ka ndërmarrë më herët dhe me vlerë më të lartë. Për të imtat duhet të ketë një vlerë më të lartë, cdo gjë lidhet me zinxhirin e vlerës”-deklaroi Pilku.

Pilku tha se fermerët kanë nevojë për më shumë informacion tregu dhe agroteknik.

“Fermeri nuk e di se mbjellja në sera në fillim korriku të sjell dështim, duhen seminare. Nuk kemi asnjë zgjidhje nga bota akademike. Në një vend të vogël të Amerikes kishte nderthurje me boten akademike, pedagogeve qe punonin ne terren dhe nxirrnin analiza konkrete”-u shpreh Ilir Pilku.

Coronavirusi ul blerjet e produkteve nga Kina

Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina. Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar në Kinë në vlerë prej rreth 1.4 milionë euro, derisa ka importuar në vlerë prej rreth 312 milionë euro. Produktet e vlerësuara si të rrezikshme për bartjen e virusit janë ndaluar të importohen. Produktet të cilat janë ndaluar të hyjnë në Kosovë nga Kina, janë kryesisht prodhime me origjinë shtazore.

Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë në Paris, Çuçi: Marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi mori pjesë në edicionin e 57-të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë. “Ngjarje e madhe europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural kishte në fokus blegtorinë. Zhvillova një takim me përfaqësues të Institutit prestigjoz francez të Blegtorisë për marrëveshjen e re kuadër të bashkëpunimit teknik në fushën e blegtorisë, transferimit të njohurive dhe bashkëpunimit me QTTB-në e Korçës.🇦🇱🇫🇷 Franca ka ndihmuar prej dekadash në këtë drejtim dhe ka një përvojë të vyer, e cila na nevojitet ende, sidomos tek përmirësimi i racave të të imtave dhe mbarështimi i atyre me prodhimtari të lartë. Në Shqipëri aktualisht janë implantuar tre raca franceze, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Takim tjetër i rëndësishëm ishte ai me Sekretarin e Përgjithshëm të CIHEAM- Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Larta Agronomike- z. Placido Plaza dhe Drejtorin e IAMM, z. Pascal Bergeret, ku u diskutua për bashkëpunimin në fushën e studimeve, bursave dhe mundësive për përfshirjen e të rinjve të kualifiluar në sektor. Gjatë këtij viti në Shqipëri përmes Skemës Kombëtare ne do të mbështesim me prioritet blegtorinë nëpërmjet pagesave për tufën bazë të matrikulluar. Synojmë të rrisim konkurrueshmërinë e produkteve blegtorale dhe të ulim kostot e prodhimit të fermave”-tha Çuçi.