Menu

Sociale

Bletarët zbulojnë një mënyrë të re, mjalt që rrjedh direkt nga kosherja

Një familje bletarësh zbuloi një mënyrë të re se si mjalti të rrjedhte direkt nga kosherja. “Është e mundimshme që çdo herë të hapet kosherja, të nxirren kornizat, pastaj të jenë nën stres të gjitha bletët dhe të kalohet një ditë e tërë me kosheret që të mblidhet mjalti. Unë mendova se duhet të ketë ndonjë mënyrë më të mirë. Prandaj, së bashku me tim atë e zbuluam këtë mënyrë.” – thotë i biri, bletar, një prej dy shpikësve gjenialë të koshereve mjalt rrjedhëse për bletë. Dhe ne e kryem këtë. Tani thjesht e hap rubinetin e çezmës dhe mjalti i pastër dhe i freskët rrjedh nga kosherja direkt në kavanoz. I shijshëm dhe i gatshëm për tu ngrënë.” – deklaron babai. Kur shpikësit Sidar Anderson dhe i ati i tij Stjuart e shpallën dizajnin e tyre të ri radikal për koshere në platformë për mbledhjen e donacioneve “Indiegogo”, ata grumbulluan mijera dollarë. Tetë javë pas mbylljes së kësaj fushate, ata arritën të mbledhin një shumë mbresëlënëse prej 12 milionë dollarësh amerikanë. Kjo familje prej pyjeve me shira në brendësi të Bajron Bej në bregun e largët verior të Uellsit të Ri Jugor ka kaluar më tepër se një dekadë në krijimin e një sistemit brilant të thjeshtë, por megjithatë revolucionar, i cili do t’u mundësojë bletarëve të mbledhin mjaltë me ndihmë të çezmës, pa hapje të kosheres së bletëve dhe pa shqetësuar shoqëritë e bletëve. Ky sistem përbëhet nga korniza të cilat janë prej plastike, në të cilat qelizat e hojeve janë të prera në mes.

Kur korniza është plot me mjaltë, me rrotullim të rubinetit struktura e brendshme e hojeve ndryshon, d.m.th. qelizat hapen duke formuar një kanal nëpër të cilin kalon mjalti dhe del jashtë prej kosheres. Pasi të rrjedhë mjalti, hojet vendoset në pozitën fillestare dhe duke e rrotulluar rubinetin kornizat janë gati për t’u mbushur përsëri me mjaltë nga bletët. Në këtë mënyrë mbledhja e mjaltit është më e këndshme jo vetëm për bletët por edhe për bletarët, sepse ata tani nuk do te humbin kohën dhe mundin si gjatë mbledhjes tradicionale të mjaltit.
Reagimi global është mbresëlënës.

Ferma e suksesshme e Marc, e shndërruar edhe në “shkollë” për fëmijët

Marc është një fermer në Montmerrei, në rajonin e Normandisë së Francës. Ferma e tij mbulon 115 hektarë dhe ka 100 lopë, rosa, pula dhe derra. Ferma e tij mirëpret rregullisht fëmijët për të mësuar rreth bujqësisë dhe ushqimit. Për të gjithë javën do të jemi në Paris në Salon International de l’Agriculture, për të takuar fermerët francezë si Marc dhe të diskutojmë për ushqimin, tokën, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e komuniteteve rurale.

#ouragriculture #knowyourfarmer #sia2020 #salonagriculture #saloninternationaldelagriculture #farmlife #sustainablefarming #organicfarming #farm2fork

Qendra Alert/Alert.al

Disa këshilla për mbrojtjen e syve nga kompjuteri dhe telefoni

Kompjuterët, “smartphone”-t dhe ‘iPad’-t na detyrojnë të qëndrojnë shumë kohë përpara tyre. Kur përdorim shumë kompjuterin, shikimi është i pari që vihet në rrezik. Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin zyrtar të 8-s. “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas “American Academy of Optometry” kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

6) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.

7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave, shkruan Balkanweb. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige.

Bruksel, fermerët marshojnë në rrugë me traktorë: Pa një buxhet të fortë, bujqësia është në kërcënim

Lierët evropianë janë mblodhur në Këshill për të diskutuar buxhetin e ardhshëm të Unionit për periudhën 2021-2027, fermerët marshuan në kryeqytetin Evropian për të protestuar mbi perspektivat e shkurtimeve në Politikën e Përbashkët Bujqësore .

Mbi njëqind traktorë bllokuan rrugët pranë qytetit evropian në një proteste të organizuar nga shoqatat e fermerëve të rinj të Wallonia dhe Flanders të cilave u janë bashkuar edhe shumë shoqata te tjera simotra evropiane, përfshirë italianët e CIA-s dhe Këshillin Evropian të Fermerëve të Ri ( Ceja). “Nuk është e mundur të arrihen qëllimet ambicioze për qëndrueshmërinë, klimën, zhvillimin dhe punësimin pa mbajtur të paktën nivelin e tanishëm të shpenzimeve bujqësore në buxhetin e ardhshëm të BE”, tha konfederata duke nënvizuar se sipas propozimit të fundit të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel , do të ketë një ulje prej më shumë se 14% të ndarjeve për bujqësi në krahasim me buxhetin 2014-2020, i cili është vetëm rasti për Italinë do të nënkuptojë një ulje prej rreth 2.7 miliardë euro. “Këta njerëz që dolën në rrugë sot kërkojnë shpresë për të ardhmen, ata na kërkojnë të jemi më të qëndrueshëm dhe ne duam të jemi të qëndrueshëm, por na duhen burime të përshtatshme për ta bërë atë”, tha sekretari i përgjithshëm i Copa dhe Cogeca P ekka Pesonen. “Pa një buxhet të fortë për CAP, rinovimi gjenerues në bujqësi është nën kërcënim. Dhe pa një rinovim gjenerativvetë bujqësia është në rrezik”, paralajmëroi Pierre André, presidenti i Federatës Valone të Fermerëve të Ri, sipas të cilit” bujqësia evropiane garanton ushqim të cilësisë dhe është gjithashtu një aleat thelbësor në luftën kundër ngrohjes globale “, duke e mbështetur atë shërben për të” garantuar një ekonomi të prosperuar dhe një shoqëri të qëndrueshme “.

Qendra Alert/Alert.al

Fermerët në protesta, mesazh qeverisë: Jemi fukarenj dhe me nder, nuk jemi hajdutë dhe milionerë

Fermerë nga Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani protestuan tek rrethrrotullimi i Savrës në Lushnje, ku përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë për subvecione, pasi në të kundërt do të detyrohen që të lënë vendin. Kreu i sindikates Eduart Sharka deklaroi tha se fermeri nuk është skllav që të punojë për të ushqyer shoqërinë dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë familjen e tij.

“Vitin e kaluar në portet shqiptare vinin jahtet e pasanikëve dhe mbusheshin me naftë që kushtonte 600 lekë litri, ndërkohë që ne paguajmë për traktorët naftë me çmim 1800 lekë litri. Nuk duam lëmoshe nga shteti, duam atë që na takon, puna e fermerëve i arkëton qeverisë 20% të GDP, 20% e kësaj vlere duhet t’ju kthehet fermerëve me anë të subvencioneve sepse e kanë të pamundur të mbijetojnë”-tha Sharka.

Një fermer  e shprehu në vargje revoltën e tij:

“Jam fermer, fukara dhe me nder,

nuk jam hajdut dhe milioner”,

nuk mbjell drogë, mbjell domate,

luleshtrydhe, qepë, patate,

por në fund nuk mbetet lekë,

kemi ngelur të gjithë pa brekë”.

Në mënyrë demostrative fermerët hodhën në rrugë prodhimet e tyre.

Shqipëria rrit numrin e eksporteve dhe të importeve të prodhimeve bujqësore

Shqipëria ka njohur një rritje të eksporteve dhe importeve të prodhimeve bujqësore krahasuar me vitin 2018. Rritjen më të ndjeshme të eksporteve e ka njohur agroindustria, bujqësia dhe peshkimi, ndërsa një rënie me 15.5% pati sektori i blegtorisë. Eksportet gjatë vitit 2019 shënuan rritje me 8.98% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet u rritën me 5.46%. Rritjen më të ndjeshme të importeve e pati blegtoria me 11.7%, ndërsa Agroindustria e cila zë 60% të importeve shënoi rritje 7.78%. Ulje tek Importet bujqësore pësoi Bujqësia me 0.82%, ndërsa Peshkimi 0.64%.

 

Po cilat janë destinacionet kryesore të eksporteve bujqësore shqiptare? Përgjatë vitit 2019, Italia importoi 25% të prodhime bujqësore shqiptare. Kosova importoi 10% të prodhime bujqësore shqiptare, e ndjekur nga Greqia me 8% dhe Suedia me 7%. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania importuan nga Shqipëria 5% të prodhimeve bujqësore shqiptare, ndërsa 40% vendet e tjera.

Qendra ALERT / Alert.al

Rritja e eksporteve, zv.ministri Dhimo Kote: Faktorët që ndikuan

Përgjatë vitit 2019, Shqipëria shënoi një rritje me 9% të eksporteve të prodhimeve bujqësore krahasuar me një vit më parë. Zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kote tregon faktorët që ndikuan në rritjen e eksporteve dhe shtrirjen e tyre në rajon dhe në vendet e BE.

Për shqetësimet e ngritura nga RASFF për prodhime shqiptare me ngarkesë pesticidesh apo rrezikun e importimit të produkteve të tilla, Dhimo Kote tha se do rritet gjurmueshmëria e kontrollit të produkteve bujqësore.

Në lidhje me rastet e abuzimeve nga ana e prodhuesve, Kote u shpreh se do ndërmerren masa shtesë në pikat e grumbullimit. Dhimo Kote deklaroi se plani i Ministrisë së Bujqësisë është mbështetja e fermerëve dhe sidomos në sektorin e blegtorisë.

Qendra ALERT / Alert.al

Biznesmeni Ejup Ahmeti: 2019, vit i mbarë për eksportin e prodhimeve dhe certifikimin e fermerëve

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, biznesmeni Ejup Ahmeti flet për bashkëpunimin e Kosovës me Shqipërinë për eksportimin e prodhimeve shqiptare. Ai tha se Kosova importon nga Shqipëria, para produkteve të tjera të rajonit.

“Në vitin 2006 importuam për herë të parë nga Shqipëria, kryesisht nga tregu i Lushnjes. Tregu nuk kishte hapësirë të përmbushte nevojat më të larta dhe erdhën disa kompani e hapën qendrat e tregtimit. Kishim njohuri nga vendet ish jugosllave, themeluam pikat e grumbullimit për produktet bujqësore. 2019 ishte një vit i mbarë, pati certifikim të fermerëve. Jemi kompania e parë në rajon që kemi rritur numrin e fermerëve. Prodhimet shqiptare eksportohen deri në Mbretërinë e Bashkuar. Shqipëria duhet të jetë më atraktive në eksportin e fruta-perimeve”-tha Ahmeti.

Në lidhje me pesticidet, Ejup Ahmeti deklaroi se fermat janë nën kontroll pasi është një zinxhir kontrollues i caktuar që bën analiza dhe mbikqyerje të hedhjes së pesticideve.

“Analizat si kompani i bëjmë jashtë vendit. Kemi zinxhir kontrollues, të caktuar që bëjnë analiza dhe mbikëqyrje të hedhjes së pesticideve në vlera normale në sera. S’ka alarm, duhet të respektohet koha nga spërkatja deri tek vjelja e produkteve. Kemi një masë të madhe të produkteve të certifikuara. Në fillim nuk donin të dëgjonin për produktet shqiptare, dërguam produkte pa pagesë për t’i testuar. Fermerët janë heronj, punën e dytë e kryejnë grumbulluesit. Disa fermerë të papërgjegjshëm nuk investojnë në fermë, në ndihmën e tij. Produktet shqiptare janë padyshim me më shumë shije”-deklaroi Ahmeti.

Qendra ALERT / Alert.al

Hidroxheli që mbron pemët nga thatësira

Hidroxheli ose ndryshe Agroxheli shërben si masë parandaluese për të luftuar thatësirën në pemishte dhe ka aftësi të ruajë lagështinë e tokës. Këto substanca kanë aftësinë të thithin një sasi të madhe uji dhe nuk lejojnë që ai të humbasë nëpërmjet avullimit ose rrjedhjes. Së bashku me ujin lidhen dhe materiet ushqyese dhe nuk lejohet avullimi në kushte të lagështisë së tepërt, kurse së bashku me ujin ato bëhen të disponueshme për t›u pranuar nga sistemi rrënjësor i bimëve.

Përveç kësaj, substancat e tilla kanë aftësinë për të thithur lagështinë nga ajri, duke e shndërruar atë në lagështi të tokës që mund të përdoret nga bimët. Nga ky lloj materiali për bujqësinë janë në dispozicion Hidroxhel (agroxhel) dhe zeofite (zeolite).

Në bujqësi, hidroxheli mund të përdoret në të gjitha llojet e tokave dhe për të gjitha kulturat bujqësore. Rekomandohet për përdorim në rajone të thata dhe gjysmë të thata. Ai hidhet në tokë para mbjelljes dhe mund të përzihet me substratin në të cilin rriten bimët. Në pemëtari, hidroxheli përdoret para mbjelljes së fidanëve duke aplikuar 20-30 gram për bimë në gropën për mbjellje.

Ai u siguron rrënjëve të fidanëve të rinj një furnizim konstant lagështie, duke shmangur stresin, i cili shpesh mund të shkaktojë tharje të bimëve të reja, veçanërisht pas mbjelljes, gjë që ndodh kur tokës i mungon lagështia. Aftësinë për të mbajtur lagështinë e ruan katër deri në pesë vjet pas aplikimit dhe gjatë kësaj periudhe kontribuon në përdorimin më të mirë të lagështirës së tokës nga bimët. Në të mbjellat ekzistuese mund të futen në tokë në disa vrima rreth trungut në një thellësi prej 20-30 cm në një sasi prej 30-40 gramë për pemë.

Hydroxheli nuk është toksik për bimët, kurse me kalimin e kohës shpërbëhet në elementë jotoksikë, kështu që nuk lë asnjë efekt negativ në tokë.

Qendra Alert/Alert.al

Paprika Žitava, produkti sllovak që fitoi etiketën e cilësisë

Paprika Žitava, e njohur edhe si áitavská paprika, ishte produkti i parë sllovak që fitoi etiketën e cilësisë së Mbrojtjes së Origjinës. Ky produkt mori emrin nga lugina e lumit Žitava, ku u rritën fillimisht këto speca, por që nga atëherë, ajo është përhapur përtej ultësirave Danubiane. Produkti është një pluhur i ëmbël me paprika, i bërë duke bluar specat e tharë që vjelen kur piqen. Ajo ka një ngjyrë intensive, portokalli në të kuqe, për shkak të vajit që lëshohet nga farat në fazën e fundit të procesit të bluarjes. Aroma e saj është e ëmbël dhe e fortë, të kujton specat e ëmbël, pa hidhërim fare.