Menu

Sociale

Platforma e financimit, Sindikata e Fermerëve: Të zhgenjyer, asnjë masë ndaj sektorit të bujqësisë

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar ka reaguar pas planiti financiar të qeverisë për përballimin e situatës nga coronavirusi. Në një deklaratë për mediat, Sindikata konstaton me keqardhje se fermerët (prodhues direkt të produkteve bujqësore e blektorale) nuk janë të përfshirë në asnjë pikë të këtij plani. Ata kërkojnë nga qeveria rishikimin e planit.

Deklarata e plotë

SINDIKATA E FERMEREVE TE BASHKUAR (S.F.B.) pasi u njoh me planin me 5 pika të Qeverisë për adresimin  e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme, konstaton me keqardhje se ne fermerët (prodhues direkt të produkteve bujqësore e blektorale) nuk jemi te përfshirë ne asnje pikë të ketij plani.

S.F.B.  shpreh indinjatë të thellë për ketë harresë dhe nënvleftësim  që Qeveria i ka bërë dhe i bën fermerëve shqiptarë dhe bujqësisë si sektor i  ekonomisë edhe pse ne këtë sektor vetepunësohen rreth 40% e forcës se aftë për punë dhe krijohet rreth 20% e PBB.

A thua se ne banorët e zonave rurale  nuk egziztojmë !  A thua se ne nuk kemi asnjë problem nga kjo krizë !  A thua se ne jemi imun nga ky virus ! A e llogarit qeveria se ne po nuk shitëm produket tona ne treg nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash dhe për këtë na duhet autorizim për të dal nga shtëpia dhe për fermerët mundësia për të aplikuar për këtë autorizim nuk egzizton deri me tani edhe pse  jemi 45150 fermer të pajisur me NIPT identifikimi  dhe mbi 100000 të tjerë që jane aktiv të pa paisur me NIPT  !  A e di qeveria se këto ditë të pandemisë çmimet   e shitjes te produkteve tona  tek tregtarët kanë pësuar nje rënie drastike ndërkohë që çmimet e shitjes së kytyre produkeve tek popullata jane rritur dhe kjo nuk është për fajin tone !

A e di Qeveria  që ka nisur sezoni i eksporteve të produkteve të serave të Myzeqese dhe ka shumë probleme aktualisht dhe perspektiva duket e errët për shkak të pandemisë (mbyllen shoferët e kamionëve në karantinë,izolimi i vendeve ku eksportojmë  etj etj) dhe për pasojë  këto produkte mund te hidhen në kanal si sezonin e kaluar dhe ky do të jetë një dëm shumë i madh (dhjetëra milionë euro) për fermerët dhe familjet e tyre. Apo ky lloj dëmi nuk është i ngjashëm me dëmet që  pëson bisnesi i vogël për të cilin Qeveria ka parashikuar një farë ndihme në planin 5 pikësh !

A e di Qeveria se në zonën e Kafarajt Fier ka 110  ha sera diellore të mbjella me luleshtrydhe dhe këto ditë është piku i prodhimit me tonelata  të nje fruti që për shkak te krizëz mund të hidhet në kanal ! A e di qeveria që ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë të gjej një zgjidhje që ky frut i freskët me shumë vitaminë  c  mund të shkojë te qytetari shqiptar që ka aq shumë nevojë sot  dhe mos të shkojë dëm (dhe kjo mund te behet me nje subvencion te vogel per fermerët prodhues) !

A e di Qeveria se me zgjatjen e këtij vet izolimi dhe në vëndet e rajonit  stogu i patateve dhe mollëve të fermerëve të Korçës do të jete nje fatmiresi për Shqipërinë pavarsisht se ato fermerë janë konsideruar të papërgjegjshëm nga Kryeministri që vazhdojnë të mbjellin patate dhe mollë (eshe pse nuk janë orientuar kurrë se çfar duhet të mbjellin gjë të cilën Qeveria e ka detyrim ligjor).

Fakti që ligjërisht veprimtaria jonë nuk konsiderohet biznes,fakti që ne ligjerisht nuk konsiderohemi të punësuar apo punëmarrës sepse jemi të vetpunësuar,fakti që ne nuk konsiderohemi të papunë apo shtresë në nevojë sepse sigurojmë të ardhura nga vetpunësimi  etj etj ;- Nuk do të thot që ne nuk egzistojmë dhe nuk kemi asnjë problem ! Ajo që na shqetëson më shumë është që asnjë institucion shtetëror përfshi këtu edhe  Ministrinë e Bujqësise   nuk e kanë gjetur me vend të japin një udhëzim apo një këshillë apo instruksion   se si duhet të veprojë nje fermer me qëllim që të mbrojë veten dhe të tjerët  në procesin e punës për kultivimin, vjeljen dhe dërgimin ne treg të frutatve  dhe zarzavateve të freskëta ,si duhet të veprojnë në fermat blektorale  etj., produkte qe jane te domosdoshme dhe të pa zëvendësueshme në dieten ushqimore të kësaj kohe pandemie .

Ne nuk e gjejmë veten në piken 1 te këtij plani   dhe kjo është normale  sepse ne nuk jemi mjek dhe infermiere që po luftojne në vijën e parë të kësaj beteje  për të cilët ne shprehim respekt dhe mirenjohje pa kufi  por do donim ti kujtonim Kryeministrit që ne fermerët e Shqipërise jemi në vijën e parë të betejës për sigurimin e ushqimit mungesa e te cilit mund te vrase me shume se Kovid 19 . Nuk mund te themi se këtë e bëjmë për patriotizëm,heroizëm apo vetedije të lartë shoqërore. Jo, ne  e bëjmë se këtë profesion zgjodhëm ose fati na kushtëzoi këtë punë   për të siguruar të ardhura per familjet tona ashtu sikurse dhe punonjesit e shëndetsisë dhe çdo i punësuar apo i vetpunësuar tjetër në këtë botë.

Ne nuk përfitojmë asgjë dhe nga pika nr. 2 e planit te Qeverise sepse nuk figurojmë të punësuar sepse jemi të vetpunësuar. Ne jemi të vetpunësuar në një ekonomi që sot në kohë pandemie nuk u mbyllka si firmat e mëdha  por prodhon për shoqërinë dhe këtë fakt duhet ta ketë në konsideratë kjo qeveri dhe të tjerat pas saj. Të perkrahin dhe stimulojnë me subvencione  fermerët që operojnë në ferma të vogla  se qenkan të dobishme për shoqerinë dhe në koh pandemie.

Edhe  në piken 3 nuk perfshihemi sepse  ne nuk llogaritemi as si shtresë në nevojë ,as si biznes i vogël,as të papune të mundshem per shkak te luftës sepse ne jemi të lire të punojmë në tokën apo fermën tone. Për Qeverinë fabrika apo ndërmarrja jonë nuk konsiderohet e mbyllur asnjeherë.Te pika 4 jo e jo nuk përfshihemi.Te pika 5 nuk e dimë nëse mund te përfshihemi ???

S.F.B.  i kërkon Qeverisë  që të marrë në konsideratë këtë deklaratë  dhe të përfshijë këtë grup të madh interesi në planin  për adresimin  e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqerie dhe kemi problemet qe renditem me siper dhe shumë e shumë të tjera por nuk eshte momenti të merremi me to sepse jemi të vetëdijshëm për krizën që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota dhe sot më shum se kurrë duhet solidaritet dhe kontribut konkret nga gjithsecili. Ne jemi të vendosur të kontribojmë maksimalisht për furnizimin e tregut me produktet tona  këto dit të veshtira por për këtë na duhet dora e shtetit për sa më sipër renditëm.

Qendra Alert/Alert.al

 

Vetëizolimi në kohën e coronavirusit, thirrjet e qytetarëve për ndihmë

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë shkruajtur në Qendren Alert, ku nga vetëizolimi për mbrojtjen nga përhapja e coronavirusit dhe pamundësia për të blerë gjërat bazike, kërkojnë ndihmë.

 

Ja disa prej mesazheve të tyre.

Jam nje person me aftesi te kufizuara 

Banoj ne zone rurale  Ndroq, dua te bej rikontrolle visite mjeku specialist. Aktualisht jam me mjekim por kam rikontroll si  te bej per te vajtur ne Tirane ku transporti urban eshte ndaluar , nje rast mora urgjencen  me dergoj ne spital  dhe nuk kisha si tu ktheja pikerisht date 14 naten. Jam dhe i prekut nga termeti banoj me cader .Ju lutem mund te me jepni ndonje rrugezgjidhje .Me  shume respekte jam ne pritje  flm

 

Nënë me dy fëmijë, burri I vuan nga kanceri

Pershendetje, jam nene me dy femive te vegjel burrin me vuan nga kanceri, kam 5 vjet qe kerkojm te dali ne kemp por nuk ja japin se ka qene pa sigurime.

Jam me nje rroge 250 milek te vjetra punoj ne rrobaqepsi kemi nje jav pa pune.

 

Familje me ndihmë ekonomike

Jemi nje familje me ndihme ekonomoike, por per shkak te koronavirusit nuk na e bejen te mundur marrjen e parave si do ti marrim. Skemi asnje te ardhur tjeter.

 

Familje me qira, pa të ardhura

Pershendetje, Nuk na pergjigjet askush, ne qe kemi humbur punen dhe jemi detyruar te mbyllemi ne shtepi, skemi asnji te ardhur tjeter pervec rroges muore plus jemi me qera plus me shpenzime shkolle si do na pergjigjet Kryeministri, se mire qe ngelem pa pune, praktikisht kemi ngel pa buk dhe pak dit do na nxjerrin dhe nga shtepia se qeran sta fal njeri si do vej halli, bej thirrje Rames te bej dicka se dhe pak sdo kemi shpia ku te rrim.

Zonja nga Shijaku, me fëmijë autik

Jam nje zonje nga Shijaku kam nje femije jetim vuan me autizem epilepsi po bejm nje jet mizerje u be nje koh e gjat qe po vuajm po na sulmojn duke sperkatur banesen kur un nuk jam ne banes esht si miell e shperndar na jep probleme me shendetin kruarje djegie trupi.  Uji qe eshte kryesorja per njeriun nuk e kam, u torturuam nuk ja dal me te bler me ilace nuk ja dilet nga ekonomia jam pertoké covid-19 kerkon higjene maksimale, une nuk kam uje te laj syte.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, a mund të përhapet infeksioni përmes parave

Në një kohë kur globi është kapluar nga frika e coronavirusit, njerëzit, me të drejtë, kërkojnë të dinë nëse kartëmonedhat dhe monedhat janë transmetuese të rrezikshme të armikut vdekjeprurës

E thënë ndryshe, a janë paratë burim infeksioni?

Paraja nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë/specifik ndaj publikut, sa i takon virusit

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank, Johannes Beermann deklaroi se rreziku i marrjes së coronavirusit përmes parave të thata është jashtëzakonisht minimal.

Në një konferencë shtypi në Bundesbank, Beermann vuri në dukje se “probabiliteti për t’u sëmurë nga paratë është më i vogël sesa nga shumë objekte të tjera të përdorura në jetën e përditshme”.

Ai tha se veçanërisht kartëmonedhat në euro janë krijuar të tilla që ndotja përmes përdorimit të përditshëm të jetë minimale. Për më tepër, kartëmonedhat 5 dhe 10 €, të cilat janë më të përdorurat dhe qarkullojnë dorë më dorë, gjithashtu kanë një shtresë mbrojtëse kundër ndotjes.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit përpunon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq kartëmonedhat e ndotura dhe i zëvendëson ato”, shpjegoi Z. Beermann.

Nuk ka rrezik që të transmetohet virusi përmes kartëmonedhave

René Gottschalk, infektolog dhe drejtues i Zyrës së Shëndetit në Frankfurt am Main, nuk konsideron se ka ndonjë rrezik të transmetimit të koronavirusit përmes kartëmonedhave.

“Në parim, është plotësisht e parëndësishme se sa kohë patogjenët mund të mbijetojnë në sipërfaqe. Ajo që është vendimtare është nëse përbën një kanal infeksioni”, shpjegoi Gottschalk në konferencën për shtyp. Ai nuk pa asnjë kanal të tillë infeksioni si ekzistues te kartëmonedhat.

“Koronavirusi është përhapur kryesisht nga kollitja, teshtitja ose gjithashtu duke folur”, shtoi Gottschalk, “Nëse virusi përhapet përmes kartëmonedhave ose sipërfaqeve të tavolinës, numri i rasteve do të ishte më i lartë, vuri në dukje ai”.

Po kështu, Shoqata Ndërkombëtare e Valutave ICA u shpreh se nuk ka dëshmi se kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër dhe mendimi mbizotërues midis ekspertëve mjekësorë është se virusi nuk po transmetohet nga kartëmonedhat.

“Të gjitha sipërfaqet mund të mbajnë virusin COVID-19 ose ndonjë baktere dhe virus tjetër. Kjo natyrisht përfshin kartëmonedha. Dhe kartat. Dhe telefonat, tavolinat, tastierat, butonat e ashensorit. Lista është e pafund”, shprehet në një njoftim shoqata.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi demton fermerët, apeli që i bëjnë ata BE për marrjen e masave

Përfaqësuesit e sektorit bujqësor në BE kanë ngritur alarmin për mbylljen e tregjeve dhe furnizimin e mallrave. Me një letër drejtuar Komisionit, theksohen “pasojat dramatike” për punën në fshat.
Organizmi fermerëve Copa-Cogeca ka njoftuar se i ka dërguar  Komisionit Evropian një letër duke kërkuar për institucionet e Brukselit për të siguruar funksionimin e duhur të prodhimit bujqësor, duke përfshirë rrjedhjen e parave, në funksion të mëtejshme kufizimeve që mund të adoptohet në javët e ardhshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Përkundër situatës që ka detyruar tashmë mbi 150 milion evropianë të qëndrojnë në shtëpi, fermerët deri më tani kanë qenë në gjendje të ruajnë furnizimin e ushqimit për qytetarët në të gjithë BE, thotë organizata. Sidoqoftë, urgjenca që vjen nga përhapja e virusit ka një efekt zinxhir negativ në sektorin e bujqësisë. Coronavirus është duke dhene ” pasoja dramatike në zonat më të prekura rurale të BE”, thuhet në letër, e cila paralajmëron rreziqet e ardhshme për furnizimin e përditshëm të ushqimit pasi tregjet evropiane dhe ndërkombëtare janë të kërcënuara nga kufizimet për udhëtime.

Përfaqësuesit e fermerëve, i bëjnë thirrje Komisionit të sigurojë që tregjet bujqësore dhe ushqimore të BE-së të vazhdojnë të funksionojnë pa probleme përballë kufizimeve të mëtejshme që mund të miratohen nga qeveritë kombëtare në javët e ardhshme. “Të gjitha masat e afta për të mbrojtur dhe garantuar funksionimin e veprimtarisë bujqësore dhe rrjedhën e likuiditetit të saj “, insiston në letër. Copa – Cogeca gjithashtu kërkoi një veprim të përbashkët në të gjithë zinxhirin e furnizimit të BE për të siguruar furnizime të qëndrueshme ushqimore.

Duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme, organizata e fermerëve i kërkon Komisionit të mbështesë gjithashtu sektorët bujqësorë dhe agroturizmin duke përdorur burime jo të destinuara për bujqësi nga buxheti i BE-së. Më në fund, fermerët mirëpritën vlerësimin e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ushqimit (Efsa) e cila nuk gjeti prova se ushqimi është një burim ose transmetim i virusit.

Marrë nga https://www.agrifoodtoday.it/attualita/coronavirus-agricoltori-sostegno-ue.html

 

Qendra Alert/Alert.al

Videointervista / Coronavirus, asnjë risk për mungesë ushqimesh, Administratori i Conad, Alessandro Rosa: Kemi marrë të gjitha masat, jo rritje të çmimeve

Gjendja e krijuar pas perhapjes se coronavirusit në vend, masat e ndërmarra nga shteti  frika dhe paniku i krijuar ka bërë që njerëzit të rendin për të blerë ushqime nëpër dyqane. Por a riskojnë supermarketet që të mbesin pa produkteve ushqimore? Administratori i Conad Alessandro Rosa deklaron se  nuk ka asnjë rrezik në rrjetin e supermarketeve të Conad.

“Të gjitha qeveritë europiane nuk mund të lejojnë që ushqimi të mos arrijë tek konsumatorët, tek qytetarët, përkundrazi jane duke lehtësuar te gjitha procedurat per transportin e produkteve farmaceutike dhe ushqimore, ne menyre qe keto produkte të arrijnë në të gjithë territorin kombëtar. Ne importojmë 85-90% të produkteve nga Italia, nga korporata Conad Adriatico, e cila furnizon te gjitha supermarketet Conad ne jug te Italise, gjithashtu edhe neve. Pra, nuk kemi asnjë problem nga ky këndvështrim, për më tepër kemi një magazine qendrore prej 5000 metrash katror e cila vepron si mushkëri për të garantuar vazhdimësinë e furnizimit per te gjitha supermarketet tona ne te gjithe Shqiperine. Nëse reflektojmë, për shembull, që në dimër mund të ndodhë që anijet të mos lundrojne për shkak të kushteve të motit të pafavorshëm edhe në ato raste ne nuk kemi hasur asnjë problem, pikërisht sepse kemi një magazine që na lejon të mbulojmë edhe këto raste, keto lloj nevojash”

Por në këto ditë të vështira që vendi po përballemi, si eshte sot furnizimi i marketeve me produkte ushqimore, importi dhe vendase?

Nuk do të ketë mungese të furnizimeve nga importi, 80 – 90% e produkteve qe ne tregetojme vijnë nga importi, vetëm një pjesë vjen nga prodhimi vendas dhe në atë front ne jemi absolutisht të qetë. Shqipëria nuk është një prodhues i madh i produkteve ushqimore prandaj varet shumë nga importet, megjithatë mallrat që prodhohen ne vend, si frutat dhe perimet vazhdojme të furnizohemi me te njejtat rritme çdo ditë. Duhet thënë se në rastin tonë ne marrim pjesën më të madhe të frutave dhe perimeve nga Italia. Për sa na përket kemi pasur shumë pak probleme me mungesen e mallit, dhe me duhet te them që Conad në Itali beri nje parashikim te ketij problemi, duke rritur stokun ne magazinat e tyre, dhe theksoj qe realisht ne kete periudhe ne kemi pasur nje sherbim me te mire perkundrejt dyqaneve tona.

Shqetësim për qytetarët ka qenë edhe rritja e cmimeve gjatë kësaj periudhe. A ka ndodhur ky fenomen edhe në rrejtin e supermarketeve te Conad?

“Ne nuk kemi ndryshuar apsolutisht cmimet, ndryshimi i fundit i cmimeve ka qene ne fillim te vitit. Në përgjithësi në fillim të vitit ne përballemi me ndryshime te kostove të lëndëve të para nga kompani që prodhojnë mallra të paketuara.  Perkundrazi, për disa produkte, për te cilat eshte rritur kërkesa, sic mund te jene dizinfektantet xhel për larjen e duarve, ne kemi ofruar me çmime më të lira, për të përmbushur nevojat e klientëve. Për shembull, ne e dimë që amuchina ka një çmim shitje rreth 400-500 lekë, për këtë rast kemi futur një produkt alternative, një xhel për larje dore me një përqindje të lartë të alkoolit, i cili ka një çmim shitje rreth 170 lekë, kjo për të sqaruar se në realitet ne kemi qenë gjithashtu të kujdesshëm që të mos ketë ndryshime të çmimeve”.

 Të riskuar nga coronavirusi është janë edhe punonjësit dhe klientët e marketeve. Për të cilën janë marrë edhe masa për sigurinë e tyre shëndetësore.

“Me lejoni te bej nje paranteze, ky virus mbërriti së pari në Itali! Ne kemi qenë në gjendje të përfitojmë nga përvoja dhe menyra se si vepruan perpara nesh në Itali. Disa javë më parë, Conad ne Itali kishte përgatitur një sere rregullash për të mbrojtur si klientin, ashtu edhe bashkëpunëtorët. Tashmë që nga java e kaluar, ne kemi vendosur në hyrje të dyqaneve disa komunikime në lidhje me masat e sigurisë që do të merren për të zvogëluar aq sa mundemi rriskun.Ne vendosëm distancën midis klientëve, tek kasat, ku krijohet rradha e klientëve, në banakun e produkteve te fresketa dhe tek sherbimi i informacionit. Kemi shpërndarë maska antivirus për të gjithë bashkëpunëtorët tanë, kjo për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe atë të klientëve. Ne i kemi komunikuar stafit tonë një manual të aktiviteteve që duhet te kryejne per te mbrojtur shëndetin e tyre dhe atë të klientëve. E gjithë kjo falë përvojës tashmë të jetuar në Itali e cila na lejon të jemi nje hap perpara”

 Cfarë ka planifikuar Conad për në vazhdimësi për klientët e tij.

“Ne kemi qenë në gjendje t’i furnizojme dhe mbështesim te gjitha dyqanet tona, pavarësisht se shitjet janë rritur ndjeshëm. Kjo për të konfirmuar që sistemi i logjistikës po funksionon në mënyrë të përsosur, fale edhe organizimit te punes ne magazinen qendrore. Duke filluar qe nga java e kaluar kemi vazhduar të rrisim stokun e vetë magazinës qendrore dhe stokun e dyqaneve tona. Të gjithë i kemi parë videot e mbërritura nga Italia, dhe tani me nga e gjithë Evropa, supermarkete të zbrazura, madje edhe këtu ka ndodhur, por nëse shkoni në dyqanet tona do t’i gjeni të gjithe te furnizuar si cdo dite normale. Unë besoj se ditët e ardhshme do të jenë më të mira se sot, sepse të dhënat e regjistruara në Itali tregojne një ulje të çështjeve kritike dhe infeksioneve, kështu që nëse kemi arritur t’ia dalim deri më sot pa ndonjë problematike madhore, për më shumë arsye e ardhmja do të jetë më e qete”.

Qendra Alert/Alert.al

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Sharka thirrje: Fermerët të izoluar, janë në krizë, të gjendet zgjidhje

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryetari i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka ka folur për vështirësitë që po hasin fermerët sidomos tani në periudhën e izolimit, ku nuk lejohet lëvizja e tyre.

“Fermerët janë gjithmonë shtresa e lënë në harresë, nuk janë as si biznes as si të punësuar, pasi janë të vetëpunësuar. Gjatë kësaj periudhe, fermerët duhet t’i çojnë produktet nga serat në pikat e grumbullimit. Ka patur përplasje pasi nuk i kanë lejuar që të lëvizin”-tha Sharka.

Në lidhje me çmimet ku gjatë kësaj kohe ka patur rritje, Sharka tha se e kundërta ka ndodhur me produktet e fermerëve ku çmimet kanë rënë në mënyrë drastike.

“Është e çuditshme por çmimet e fermerëve kanë rënë. Bllokimi i sherbimit veterinar, mbyllja e farmacive bujqësore, duhet të ishin në statusin e mjekëve që vihen në vijën e parë në luftën ndaj këtij virusi. Në Fier prodhohet luleshtrydhe, që kanë 10 herë më shumë vitaminë se portokalli, janë produkte të mira dhe ka rënë çmimi. Çmimet e importit rriten. Është sezoni i eksportit, shoferët e kamionëve janë në karantinë, duhet të gjendet zgjidhje pasi fermerët janë në krizë”-deklaroi Eduart Sharka.

Qendra Alert/Alert.al

Video/Çifti i moshuar apel për ndihmë në “Alert”, Bashkia Tiranë i përgjigjet me ndihma: Në vëzhgim edhe ditët në vijim

Një çift bashkëshortësh të moshuar kanë kërkuar ndihmë në emisionin “Alert”, pasi në situatën që jemi, ata nuk kanë mundësi ekonomike as të blejnë gjërat më bazike. Në mesazhin e dërguar në numrin e vënë në dispozicion të qytetarëve, çifti aplon për ndihmë stukturat e shtetit, që të drejtojnë sytë tek kjo shtresë në nevojë. Pas kërkesës për ndihmë, Qendra Alert i është drejtuar për rastin në fjalë nënkryetarit të Bashkisë së Tiranë, Andi Seferi. Menjëherë janë vënë  në levizje strukturat e Bashkisë Tiranë, njësia Administrative nr. 10 dhe çuan në shtëpinë e te çiftit të moshuar sasi pampersash dh ndihma në ushqime. Bashkia e Tiranës shprehet se të moshuarit do të mbahen nën vëzhgim edhe në ditët në vijim.

 

Qendra Alert/Alert.al

COVID-19, kreu i Shoqatës së Bukës Gëzim Peshkëpia: Kemi rezerva të mëdha, vendi nuk riskon të mbetet pa bukë

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kreu i Shoqatës së Bukës Gëzim Peshkëpia ka deklaruar se në situatën që jemi si pasojë e coronavirusit, vendi nuk riskon që të mbetet pa bukë pasi ka rezerva të mëdha të grurit dhe miellit.

“Janë marrë të gjitha masat që tregu të jetë i furnizuar me bukë. Jemi në kontakte, ka rezerva të mëdha të grurit dhe rezerva të mëdha të miellit. Vështirësia qëndron tek mbyllja e kufijve, por kjo s’do të thotë të mos ketë rezerva të grurit dhe miellit. Gjatë kësaj periudhe ka mungesë të njerëzve, moslëvizja e detyruar ka bërë që të ketë mangësi të fuqisë punëtore, jo vetëm në fabrikat e miellit. Kapacitetet e prodhimit të fabrikave në Shqipëri mund ta përballojnë të gjithë kërkesën pa patur nevojën e importimit të miellit nga jashtë”-tha Peshkëpia.

 

Peshkëpia apeloi qytetarët që të mos ketë panik pasi jemi në një situatë që mund ta përballojmë edhe nëse zgjat, ndërsa për çmimi nuk do të ndryshojë.

“Urojmë që kjo gjendje të mos zgjasë, por nuk duhet të ketë panik tek njerëzit, pasi masat janë për të përballuar çdo lloj situate edhe sikur situata të zgjasë. Higjena është në shkallën më të lartë, jo vetëm pastërti , por edhe t’i përgjigjemi kërkesave për situatën në të cilën ndodhemi. Si shoqatë japim mesazhe, mbështesim vendimet e qeverisë, kemi gjetur mbështetje nga institucionet. Për bursën nuk kemi dijeni, prodhuesit e miellit asnjëherë s’kanë bërë rritje të çmimit të miellit, vijon i njëjti çmim si para situatës. Populli te jetë i sigurt, do ketë prodhimin e duhur të bukës, të zbatojnë edhe ata kërkesat elementare, të na mirëkuptojmë për mosprerjn e bukës, pasi krijon situata jo të mira”-u shpreh Gëzim Peshkëpia.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, drejtori i AKU Robert Lili: Inspektime në Pika Doganore, siguria ushqimore nën kontroll

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Drejtori i AKU     Robert Lili foli për inspektimet që po kryhen në terren, në Pikat e Kalimit Kufitar, si masë e shtuar për mbrojtjen ndaj coronavirusit. Lili deklaroi se ka monitorim të vazhdueshmë dhe se siguria ushqimore është nën kontroll.

“Autoriteti Kombëtar I Ushqimit (AKU) në asnjë moment nuk e ka ndaluar punën në terren. Gjatë gjithë kohës janë monitoruar tregjet, supermarketet, dyqanet e mishit etj. Siguria ushqimore është nën kontroll, po inspektohen të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar. Vazhdon importi i produkteve pa asnjë ndërprerje dhe nën kontroll të plotë”-tha Rober Lili.

Përsa i përket Çmimeve, Lili tha se nuk ka rritje drastike dhe mori rastin e Greqisë.

“Gjatë kësaj periudhe mund të themi se nuk ka rritje drastike të Çmimeve. Nuk tolerojmë abuzime, AKU po bën monitorim edhe të tregut nga furnizohen operatorët e biznesit në Greqi. Rezulton se në tregun e shumicës në Greqi, 1 kg limon kushtonte 1.2 euro. Jemi në kushte optimale, Task-Forca kontrollet e nisura kanë dhënë efektet e tyre, ndaj abuzuesve janë marrë masat e duhura deri në referim të rasteve në Prokurori”-deklaroi drejtori I AKU, Lili.

Robert Lili tha se nisma ka nisur fillimisht në furrat e bukës, duke i këshilluar tregtarët që të ruajnë distancat sociale, sipas kushteve të higjenës, duke i orientuar që të mos ketë grumbullime, banak jashtë dyqaneve dhe të mos ketë më prerje të bukës.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, Andi Seferi: Ja cilat kategori do mbështetet nga Bashkia e Tiranës

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi ka folur edhe për kategorinë që do të mbështetet nga institucioni që ai drejton. E rrezikuar më shumë nga pandemia është mosha e tretë, për të cilën Seferi tha se po ofrohen shërbime në 5 qendra të vaktit të ngrohtë, ndërsa vëmendjen e bashkisë do kenë edhe familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Po ofrohen shërbime në 5 qendra sociale. Shtresa e tretë e rrezikuar nga pandemia, ndaj personeli i qendrave po bën shpërndarjen e vaktit të ngrohtë. Kategoria e prekur nga tërmeti, jeton në kushte më të vështira, në kontenierë dhe çadra. Kanë vëmendjen e kujdesit të Bashkisë së Tiranës, ku do shpërndahen ushime në  kontenierë e në çadra. Është një luftë që fitohet me solidaritet, nga të gjithë ne”-theksoi Seferi.

Përsa i përket abuzimeve me çmimet, Seferi tha se qytetarët duhet të denoncojnë. Ai foli edhe për aksionin për pastrimin e koshave të mbeturinave, nga 3 herë që bëhej në 5 herë brenda ditës. Përsa i përket vendimit për shtyrjen e afatit të kredive, Seferi tha se nuk mund t’i nxirrnin qytetarët në rrugë për plotësimin e dokumenteve, në kohën kur janë të vetëizoluar, ndërsa kjo procedurë do vazhdojë kur të këlojë situata.

Qendra Alert/Alert.al