Menu

ALERT-E

Alert në Kosovë për shëndetin publik, „Apetit“ i bllokohet Mal të Zi konteineri i tretë me mish brazili të skaduar. Njoftohet Organizata Botërore e Doganave. Prokuroritë në Kosovë e Shqipëri nuk nisin asnjë hetim

Skandalet e mishti të Brazilit në Kosovë nuk kanë të sosur, por mbi të gjitha, abuzimi me shëndetin e konsumatorëve të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, ku një pjesë e të cilit eksportohet.

Një javë pas skandalit të 3 konteinerëve më mish nga Brazili të skaduar që iu bllokua kompanisë „Apetit“ në Portin e Tivarit, në Mal të Zi. Autoritetet doganore kanë bllokuar një tjetër konteiner me mish të skaduar në të njëjtin port. Destinacioni, siç mësohet nga autoritetet malazeze ishte kompania „Apetit“ dhe Kosova.

Madje, mësohet se policia e Malit të Zi ka arrestuar dhe disa punonjës të kompanisë kosovare, të cilët ishin dërguar në Tivar, për të vendosur skandecat e reja të falsifikuara, mbi ato me afate të kaluara në mishin e Brazilit.

Administrata doganore, njoftohet nga autoritetet malazeze, ndaloi një dërgesë tranziti me mish viçi të ngrirë të destinuar për një kompani nga Kosova, Apetit SHPK, në Portin e Tivarit, pasi inspektimi përcaktoi se mishi kishte skaduar. Administrata Doganore njoftoi se, të enjten oficerët e tyre kontrolluan një kontejner me mish viçi të ngrirë, i cili përmbante gjithsej 1,321 pako, me një peshë bruto prej 24,650 kilogramësh (kg). Siç thanë ata, u vërtetua se periudha e përdorimit të mishit kishte skaduar më 14 maj. Administrata Doganore deklaroi se inspektori veterinar dhe Administrata e Policisë u informuan për situatën e krijuar pa vonesë, të cilët janë përfshirë në veprime të mëtejshme brenda kompetencave të tyre. “Në rastin e mëparshëm, administrata doganore ndaloi procedurën e tranzitit për tre kontejnerë me mish viçi, me peshë bruto totale 77,841 kg, pasi u përcaktua se deklaratat origjinale me një datë skadimi të skaduar ishin hequr, dhe më pas u zëvendësuan nga deklarata me një datë skadimi të ndryshme”, thuhet në deklaratë.

Thuhet se mishi nga ato tre kontejnerë do të shkatërrohet pas zbatimit të formaliteteve të tjera ligjore.

Administrata Doganore tha se nëpërmjet komunikimit me administratat doganore fqinje, u vërtetua se parregullsi në lidhje me atë kompani u gjetën edhe në Portin e Durrsit, për të cilin informacioni i mbledhur u shkëmbye me administratat doganore kompetente.

“Organizata Botërore e Doganave u informua gjithashtu për ngjarjet e përmendura, në mënyrë që edhe administratat e tjera doganore të jenë në dijeni të kësaj mënyre të përpjekjes për të shpërndarë mish”, thuhet në deklaratë. Thuhet se Administrata Doganore ndaloi tranzitin e mishit të viçit me një peshë bruto totale prej gati 103 tonësh në ato dy raste.

Hulumtimet e mëhershme të Qendrës ALERT, që Kosova dhe konsumatorët aty, janë të rrezikuara serizisht nga mishi që importohet nga Brazili, konfirmohen nga rastet e fundit të Mal të Zi. Por, nuk është ky problemi më i madh.

Çdo kompanie që merret me prodhim apo tregtim ushqimesh, mund t’i ndodhin për mijëra arsye kontaminime, apo dhe gabime njerëzore. Por, falsifikimi i dative të skadencave në mish, që konsiderohet dhe produkt me rrisk të lartë, përbën një krim të organizuar kundër shëndetit publik. Kjo në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që nëpërmjet kompanisë “Apetit”, importojme mijëra ton çdo vit, si dhe po aq produkte mish inga kompani të ndryshme, por që origjinën e mishit e kanë nga Brazili.

Duke qenë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bashkë me dy Ministritë respektive të Bujqësisë janë të paafta për të marrë masa konkrete e drastike, atëherë duhet të organet e hetimit dhe zbatimit të ligjit të ndërhyjnë.

Nuk ka nevojë për provma më të mëdha se ato që servirura që në muajin maj 2026 nga Qendra ALERT dhe rastet e fundit në Mal të Zi, që Prokuroria e Kosovës dhe Prokuroria e Shqipërisë të fillojnë hetimet e të ngrenë akuza ndaj kompanisë apo kompanive që rrezikojnë shëndetin publik dhe ndaj institucioneve lizgjatuese që e kanë detyrë funksionale garantimin e sigurisë ushqimore.

Açuge nga Shqipëria me Histaminë hiqen nga tregu në Itali, i eksportoi kompania “Poseidon”

Një sasi açugesh të eksportuara nga Shqipëria në Itali dhe që tregtoheshin për konsumatorët e shtetit fqonj kanë rezultuar me Histaminë, një ndotës biologjik që shkakton probleme serioze për shëndetin. Sistemi RASFF i Komisionit Evropian ka njoftuar më 22 shtator, se gjatë kontrolleve në market dhe marrjen e mostrave rutinë të autoriteteve italiane, açuge të eksportuara nga kompania “Poseidon” shpk. As analizave, ka rezultuar se ky produkt përmban Histaminë në masën 800 mg/kg – ppm, nga 400 mg/kg – ppm qështë limiti maksimal i lejuar. Autoritete italiane kanë urdhëruar menjëherë heqjen nga tregu, ndërsa është njoftuar dhe sistemi RASFF.

Qendra ALERT ka mësuar se, açuget në fjalë janë të importuara në Shqipëri dhe ashtu siç ndodh zakonisht, ato përpunohen dhe bëhen rieksport. Kompania që ka bërë përpunimin e tyre dhe eksportin në Itali, sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë, është “Poseidon” shpk.

Histamina te peshqit formohet si pasojë e zbërthimit të aminoacidit histidinë nga bakteret. Ky proces ndodh me shpejtësi nëse peshku nuk ruhet në temperaturat e duhura (nën 4°C).

 Për më tepër, histamina është rezistente ndaj nxehtësisë, që do të thotë se gatimi, skuqja apo procesi i konservimit nuk e shkatërrojnë atë nëse ajo është formuar një here

Nëse konsumoni açuge me nivele shumë të larta histamine, mund të pësoni një helmim ushqimor që ngjan me një reaksion alergjik. Simptomat shfaqen nga pak minuta deri në 2-3 orë pas ngrënies dhe përfshijnë: Skuqje e fytyrës dhe qafës dhe ndjesi nxehtësie; Kruarje lëkure ose puçrra të kuqe me kruajtje; Dhimbje koke të fortë dhe marrje mendësh; Probleme me tretjen si dhimbje stomaku, të përziera, të vjella ose diarre dhe takikardi.

©Qendra ALERT

Kush dhe si po e mush Shqipërinë me pulë të dyshimtë nga Tajlanda? Shifrat e doganave në Shqipëri e Kosovë konfirmojnë rrezikun për konsumatorët dhe falsifikimin e dokumenteve

A e dini se sa mish pule nga Tajlanda konsumojnë shqiptarët? Janë me mijëra tonë në vitet 2025 dhe periudhën janar-gusht 2026 që ardhura në Shqipëri nëpërmjet Kosovës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pranon se lejohet importi i mishit të pulës nga Tajlanda, nga stabilimente të miratuara nga BE, si dhe rieksporti nga Kosova. Në një kërkesë të Qendrës ALERT drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për lejimin e mishit të pulës nga Tajlanda, përgjigjia është ‚po‘. Por, referuar shifrave të Doganës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, rezultatet të çojnë në dyshime se mishi i pulës nga Tajlanda importohet dhe në rruge të tjera e jovetëm nga Kosova ose direkt nga Shqipëria.

„Në përgjigje të e-mailit tuaj, me anë të së cilit kërkohet informacion lidhur me importin e mishit të pulës nga Tailanda për vitin 2025 dhe 8-mujorin e 2026, ju bëjmë me dije se:

Për vitin 2025 dhe 8-mujorin e 2026, nuk janë importuar ngarkesa me mish pule drejt për drejt nga shteti i Tailanda (megjithese eshte bere njohja e modelit te certifikates me ane te Urdhri nr. 449, datë 8.5.2025 “Për njohjen e modelit të certifikatës shëndetësore veterinare për importin e mishit të shpendëve në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të mishit të grirë dhe atij të ndarë mekanikisht (model POU) nga Republika e Tailanda“), por mishi i pulës me origjine nga Tailanda vjen ri-eksport nga shteti i Kosovës.

Këto ngarkesa shoqërohen me modelin e certifikatës te miratuar me Urdhër nr. 600, datë 2.8.2024 “Për njohjen e modelit te certifikatës shëndetësore për importin dhe eksportin e ngarkesave me produktet me origjine shtazore me origjine shtazore te ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova (ri-eksport), ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës“.

Tailanda është e listuar për eksport te mishit te pulës ne BE, dhe te gjitha këto ngarkesa kane ardhur nga stabilimente te miratuara për eksport te mishit te pulës ne BE“, thotë Ministria e Bujqësisë në përgjigjen e vet.

Por, referuar paragrafeve të parë e të dytë në përgjigje, ku thuhet se në 2025 dhe 8-mujorin e parë 2026 nuk janë kryer importe direkt nga Taljanda, atëherë konfirmohet se ky produkt vjen rieksport nga Kosova, meqë Shqipëria e lejon.

Gjithësesi, në shifrat e dy doganave, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, rezulton se në Shqipëri është importuar më shumë mish pule me origjinë Tajlandë, sesa ka importuar vetë Kosova.

Për periudhën janar-gusht 2026, në Kosovë janë importuar 196,947 kilogramë mish pule nga Tajlanda, apo afërsisht 197 tonë. Por, në Shqipëri është importuar më shumë. Sipas të dhenave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganve, për të njëjtën periudhë janë importuar 284,748 kilogramë, apo afërsisht 284,7 tonë mish, 87,7 tonë më shumë.

Së pari i takon që një kompani nga Kosova e ka kthyer Shqipërinë në biznes të mirfilltë dhe importon vetëm për t’a bërë riskport në vendin tonë.

Nëse importuesi nga Kosova nuk ka shitur asnjë kg në Kosovë dhe e ka bërë të gjithë ngarkesën rieksport në Shqipëri, sërish shifrat ndryshojnë. Në Shqipëri janë futur 87,700 kilogramë nga rrugë apo mënyra të tjera, për të cilat nuk dihet nëse ka certifikata veterinare të njohura.

Në këto kushte, përtej dyshimeve se çfarë cilësie vjen nga Tajlanda, apo çfarë ndodh me të në Kosovë para se të bëhet riskport, risku tjetër serioz është për sasinë që nuk duhet se nëpërmjet cilit shtet ka ardhur, meqë sipas Ministrisë së Bujqësisë, ne nuk kemi pasur import direkt dhe është e njohur cerfitikata e Kosovës për rieksport. Ose, kompania kosovare merr dhe në rrugë të tjera dhe “pastron” magazinat me Shqipërinë. Ose… për arsye ekonomike, kompania kosovare merr produkt diku tjetër më lirë ose dhe nga stabilimente të pamiratuara nga BE dhe e shet në Shqipëri si pulë nga Tajlanda, me dokumente të falsifikuara. Ose… origjina është Brazil e sërish për arsye ekonomike e biznesi, e rieksporton në Shqipëri si produkt Tajlande…

Për të gjithe këto pikëpyetje, dyshime ose “ose”, Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të ndërhyjnë menjëherë, por edhe të japin përgjigje për shqiptarët. Për të mos folur më pas për etiketimin e tij në dyqane e markete…

©Qendra ALERT

ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

Me prani qumështi dhe gjurmë alergenësh, patatinat VIPA të kompanisë “Pestova” në Kosovë janë bllokiar në Slloveni.

Sistemi RASFF i Komisionit Evropian ka njoftuar se në produktin ushqimot “snack” me origjinë nga Kosova është konstatuar prani e alergjenit të qumështit, I padeklaruar në etiketë. Sipas njoftimit, nga mostrat e marra në treg sipas programit të mbikqyrjes, në Vipa-t e Kosovës ka rezultuar prani e alergjenit në masën 7,6 mg/kg – ppm, ndërkohë që nuk duhet të kishte prani të tij.

Më 30 dhjetor të vitit 2025, të njëjtës kompani i kanë rezultuar prodleme në produktin VIPA në Suedi, pasi përmbain produkte me origjinë shtatozë, konkretisht qumësht ose nënprodukte qumështi.

Edhe në vitin 2023, kompania Pestova, prodhuese e Vipa Chips është përballur me një situatë heqje nga tregu në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të përmbajtjes së Akrilamideve në patatinat Vipa Chips.

Në të gjithe rastet produkti Vipa Chips është tërhequr nga tregjet ku ka shfaqur probleme.

Mali i Zi zbulon skandalin, konfirmohet hulumtimi i Qendra ALERT: AUV, Ministria e Bujqësisë dhe importuesit po "vr*sin" konsumatorët e Kosovës me mishin e Brazilit. Preket dhe Shqipëria

Bllokimi i një dite më parë në Mal të Zi, i tre konteinerve (81 ton) me mish nga Brazili që i kishte kaluar afati i përdorimit, pra i skaduar, tregon qartë situatën e sigurisë ushqimore në Kosovë, e cila prek direkt dhe Shqipërinë nga importet prej vendit fqinj.

Njëherësh, ky lajm konfirmon dhe hulumtimin e Qendrës ALERT dhe Emisionit ALERT, që kanë denoncuar për disa kohë rresht, që qytetarët e Kosovës po ushqehen me mish Brazili që vjen nga stabilimente të pamiratuara nga BE, të pa kontrolluara, gjë që është konfirmuar dhe nga vetë AUV në komunikimet zyrtare që kemi pasur.

Por, çfarë ndodhi një ditë më parë? Sipas Radiotelevizionit të Malit të Zi, dogana ndaloi dërgesën me mish viçi nga Brazili me afat të skaduar dhe që duhej të mbërrinte në Kosovë. Sipas medias malazeze, Administrata Doganore pengoi tranzitin e mëtejshëm të tre kontejnerëve me mish viçi të ngrirë nga Brazili, të destinuar për tregun e Kosovës, pasi u përcaktua se deklaratat origjinale me data të skaduara përdorimi ishin hequr nga paketimi dhe ishin vendosur deklarata të reja, të falsifikuara me data të ndryshuara. Administrata Doganore, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara të kontrollit të mallrave në Zyrën Doganore të Portit të Tivarit, pengoi tranzitin e mëtejshëm të tre kontejnerëve me mish viçi të ngrirë me origjinë nga Brazili, të cilët ishin të destinuar për tregun e Kosovës.

“Në fakt, u vërtetua se tre kontejnerët në fjalë, të destinuar për blerësin nga Kosova A…ShpK., ishin marrë nën mbikëqyrje doganore pa miratimin e autoritetit doganor. Kontrolli i mëtejshëm përcaktoi se në frigoriferin në Portin e Tivarit, punëtorët e punësuar nga një kompani nga Kosova, me një mjet për heqjen dhe vendosjen e etiketave, hoqën deklaratat origjinale në të cilat ishte deklaruar data e skadimit të mishit të ngrirë të viçit, pas së cilës u vendosën deklarata të reja të falsifikuara me të reja, pra afati i përdorimit i ndryshuar”, thuhet në deklaratën e Administratës Doganore. Siç thanë ata, Administrata Doganore menjëherë informoi Administratën për Sigurinë Ushqimore, Çështjet Veterinare dhe Fitosanitare dhe Administratën e Policisë për ngjarjen e lartpërmendur, të cilat janë të përfshira në veprime të mëtejshme brenda kompetencave të tyre.

“Duke pasur parasysh se, sipas të dhënave në dispozicion, një numër i caktuar subjektesh afariste në Mal të Zi që merren me përpunimin e mishit furnizohen me produkte nga subjekti juridik i lartpërmendur nga Kosova, po zhvillohen aktivitete intensive për të përcaktuar të gjitha faktet relevante dhe fushëveprimin e mundshëm të shpërndarjes së mallrave në fjalë”, njoftoi Administrata. Pas përfundimit të procedurës së të gjitha autoriteteve kompetente, publiku do të informohet në kohë dhe në detaje për situatën e konstatuar faktike dhe masat e marra, shkruan RTV i Malit të Zi. (linku këtu)

Por çfarë është A… shpk? Në Kosovë, importuesi më i madh i mishit nga Brazili, por edhe shtete të tjera është “Apetit” shpk, i cili eksporton produkt të tillë dhe në Shqipëri, e vërtetuar kjo dhe nga mediat shqiptare, por që dokumentacioni “organizohet” i tillë si mish i freskët me origjinë nga Kosova. Për këtë situatë, janë në dijeni dhe shumë koshientë që ndodh edhte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri e Ministria jonë e Bujqësisë.

Por, çfarë zbuluan Qendra ALERT dhe Emisioni ALERT disa muaj më parë?

Në muajin shkurt 2026, Qendra ALERT nisi hulumtmin për “zhdukjen” e viçave të importit në Kosovë, bazuar në një deklaratë të Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, në vitin 2024.

Papritur u gjend para një fakt tjetër, që një ofrues mish nga Amerika Latine i ofronte një kompanie shqiptare, nëse donte mish gjedhi me origjinë nga Brazili, por me dokumente Kosove.

„Ngarkesa/porosia që mund të kemi nga Paraguai është vetëm për dërgesën e majit. Dyshoj se mund të arrijë në Shqipëri së shpejti, duke pasur parasysh që koha e tranzitit është afër 3 muajve. Ju lutem kontrolloni nëse ka ndonjë mundësi për ngarkesën braziliane me dokumente të Kosovës. Megjithëse sigurisht që nuk është ideale dhe për çfarë kemi rënë dakord me ju ose Minerva për këtë çështje“, thuhej në mesazhin telefonik.

Kjo shtoi dyshimet tona dhe nisëm një hetim tjetër… importin e mishit të gjedhit nga Brazili në Kosovë dhe nëpërmjet Kosovës edhe në Shqipëri.

Duhet përmendur fakti se, që prej vitit 2006, falë një marreveshie mes dy ministrive të Bujqësisë, të Shqipërisë dhe Brazilit, vendi ynë importon mish gjedhi, por edhe pule, vetëm nga stabilimente të miratuara nga BE. Dhe, Brazili është burimi i sasisë më të madhe që vjen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Bazuar në këtë marrëveshje, Ministri i Bujqësisë së asaj kohe, Jemin Gjana, nxorri urdhërin me Nr. 294, datë 13.6.2006. „Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit“, që lejon vetëm mnishin nga stabilimente të miratuara nga BE. Ky urdhër është në fuqi akoma për ngarkesat e nisura para 3 shtatorit 2026. Por a futet në Shqipëri mish gjedhi nga Brazili, nga stabilimente të pamiratuara nga BE? Sigurisht po, në Kosovë dhe por nëpërmjet Kosovës, në Shqipëri.

Qytetarët e Kosovës konsumojnë mish nga Brazili, i importuar nga stabilimente që nuk janë të miratuara nga Bashkimi Europian. Këtë e ka pranuar dhe vetë AUV, i cili më herët kishte gënjyer konsumatorët e Kosovës ndër vite, duke iu thënë se “mish inga Brazili vjen nga stablimente të miratuara nga BE.

Autoritetet e Kosovës, për herë të parë pranojnë që importojnë mish nga Brazili që nuk është nga stabilimente të BE, ndërsa deri tani thuhej e kundërta. Referuar gjithçkaje të përmendur më lart, më 25 shkurt 2026 i dërguam një kërkesë për informacion AUVK, Me anë të së cilës i kërkuam

  1. Sa kg mish gjedhi është importuar nga Amerika Latine në Republikën e Kosovës, për vitet 2024, 2025?
  2. Sa krerë viça (gjedh) të gjallë janë importuar në Republikën e Kosovës përgjatë viteve 2024, 2025? (Me numër krerësh ose me kilogram peshë e gjallë, sipas rregullores tuaj)
  3. Përse në Republikën e Kosovës lejohet importi i mishit nga Amerika Latine dhe shtetet e tjera në mbarë botën, i mishit nga stabilimente (plante) që nuk janë të miratuara nga Bashkimi Europian?
  4. Sa viça (gjedh) janë therur në thertoret e Repubikës së Kosovës gjatë viteve 2024, 2025?

Dhe përgjigjia që konfirmon skandalin e AUVK e mashtrimin që ka bërë në shumë vite për konsumatorët e Kosovës, por që janë prekur domosdoshmërisht dhe ata të Shqipërisë për shkak të importeve të këtij mishi e nënpropdukteve nga Kosova…

  1. Importi mishit gjedhit

2024 – 28.552.901 kg                            2025 – 27.097.213 kg

  • Sa viça (gjedh) janë therur në thertoret e Republikës së Kosovës gjatë viteve 2024, 2025?

Import

  1. 2024 –   96248 krerë                                2025 –    78595 krerë

Gjate vitit 2024 janë kontrolluar dhe janë lëshuar 37,584 certifikata te therjeve të kafshëve, ndërsa gjate vitit 2025 janë lëshuar 42,779 certifikata te therjeve te kafshëve.

  1. Në lidhje me çështjen e cekur, sqarojmë se në Republikën e Kosovës nuk ekziston një dispozitë e veçantë ligjore që e cakton kushtet e importit te mishit të gjedhit ekskluzivisht me miratimin e stabilimenteve nga Bashkimi Evropian. Importi realizohet në përputhje me legjislacionin vendor në fuqi, duke u bazuar në certifikimin zyrtar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues dhe kontrollin zyrtar në pikën kufitare, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Dhe ky është skandali, historikisht autoritetet e Kosovës kanë deklaruiar se, se Kosova importon mish nga Brazili vetëm nga stabilimente të miratuara nga BE.

Dhe këtu skandali thellohet edhe më shumë, kur AUV fshet dokumentet… në një e-mail tjetër vijues i kërkuam:

“Në të gjithe reklaratat publike të AUVK, keni deklaruar se importi i mishit nga Brazili, por edhe shtete të tjera, bëhet vetëm nga stabilimente apo thertohe të miratuara nga BE.

Ju lutem na tregoni se nga cila kohë apo periudhë ka nisur të lejohet dhe importi nga stabilimente që nuk janë të miratuara nga BE?

Ju lutem, në lidhje me këtë temë, na informoni dhe cilat kompani në Republikën e Kosovës importojnë nga këto stabilimente të pamiratuara nga BE?

Cilat janë sasitë e mishit të gjedhit të ardhur nga Amerika Latine për 2024 dhe 2025 nga stabilimentet/thertoret e pamiratuara nga BE?

Duke iu referuar Ligjit 06/L-081 „Për Qasje në Dokumente Publike“, ju lutem na dërgoni certifikatat e importit të mishit të gjedhit nga 1 janari 2025 deri më 31 janar të të njëjtit vit, kopjet e dosjeve të importit për stabilimentet që nuk janë të miratuara nga BE.

AUV kërkon kohë, pastaj shmanget nga përgjigja dhe ato nuk erdhën asnjë herë.

Por, sa mish konkresisht nga Brazili ka hyrë në Kosovë e po ashtu, sa ha hyrë në Shqipëri nëpërmjet Kosovës si mish dhe nënprodukte mishi? Në të dy rastet, duke cënuar rëndë sigurinë ushqimore të qytetarëve në dy shtetet shqipfolëse?

Po në muajin shkurt 2026, me datë 25, i kërkuam informacion Doganës së Kosovës

  1. Sa kg mish gjedhi është importuar nga Amerika Latine në Republikën e Kosovës, për vitet 2024, 2025?
  2. Sa krerë viça (gjedh) të gjallë janë importuar në Republikën e Kosovës përgjatë viteve 2024, 2025? (Me numër krerësh ose me kilogram peshë e gjallë, sipas rregullores tuaj)

Dhe, përgjigjia tregonte më së miri sasitë marramendëse specifikisht nga Brazili…

Referuar këtyre statistikave dhe çmimit të deklaruar në doganën e Kosovës nga importuesit, çmimi mesatar për mishin e Brazilit dhe vendeve tjera të Amerikës Latine ka dalë 3.59 Euro/kg për vitin 2024 dhe 4.3 Euro/kg për vitin 2025.

Njëherësh, për të gjithë ata qe nuk e dinë dhe pretendojnë se në Kosovë konsumojnë mish vendi, pra nga Kosova, mund të mos jetë ekzaktësisht kështu. Shumë kafshë, gjedh në këtë rast mund të jenë therur në Kosovë, por origjina e tyre është nga vende të tjera e kryesisht nga Hungaria. Pra, nuk është mish me origjinë të Kosovës, një pjesë e madhe e të cilit vjen dhe në Shqipëri.

Por, kthehemi pak te Shqipëria, ku konsumatorët janë të prekur e të rrezikuar nga tregtia e këtij mishi me Kosovën.

Në të njëjtën kohë me autoritetet e Kosovës, i kërkuam informacion për importet nga Kosova Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Shqipëri dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ndër të tjera kërkuam:

Sa kg mish gjedhi me origjinë Kosovë, janë importuar në Republikën e Shqipërisë gjatë viteve 2024, 2025?

Sa kg sallam janë importuar nga Kosova për në Republikën e Shqipërisë, përgjatë viteve 2024, 2025?

Dhe shifrat janë të frikshme… Nese shikoni shifrat, çmimi flet vet…

Vec mishit nga Kosova janë dhe qindra mijëra kilogram sallame të importuara nga Kosova me një çmim që nuk mendohet…

Por si hyn ky mish ne Shqiperi?

A e dine autorittetet tona qe mund te jete nga Brazili dhe nga stabilimente te pacertifikuara?

Kemi te tjera shifra, nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit, të cilit i kërkuam;

  1. Sa kg mish gjedhi është importuar nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë, për vitet 2024, 2025?
  2. Sa kg sallam me permbajtje mish gjedhi është importuar nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë, për vitet 2024, 2025?

Dhe përgjigjia ishte kjo:

-Për vitin 2024 janë importuar në total 621,750 kg mish gjedhi, ndërsa për vitin 2025 janë importuar në total 618,193 kg mish gjedhi, nga Republika e Kosovës për në Republikën e Shqipërisë. Dogana 402.506…

-Për vitin 2024 janë importuar në total 247,338.6 kg nënprodukte mishi (sallam, suxhuk, proshutë, piskavica, etj.), ndërsa për vitin 2025 janë importuar në total 447,081 kg nënprodukte mishi (sallam, suxhuk, proshutë, piskavica, etj.), nga Republika e Kosovës për në Republikën e Shqipërisë.

Më pas, Qendra ALERT zbuloi edhe skandalin e mëposhtëm, qe Kosova ka legjislacion që i detyron të marri mish gjedhi nga stabilimente të BE, ose të ngrihet grup pune për verifikimin e kushteve në Brazil. Por, Brazili nuk e njeh Kosovën si shtet dhe si rrjedhojë, nuk mund të ketë bashkëpunim të tillë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës shkel hapur legjislacionin e sigurisë ushqimore, duke lejuar importim e mishit të gjedhit nga Brazili, nga stabilimente të pamiratuara nga Bashkimi Evropian. Madje, në një komunikim me e-mail me OJQ ALERT (Qendra ALERT), AUVK gënjeu kur deklaroi se, „nuk ekziston një dispozitë e veçantë ligjore që e cakton kushtet e importit të mishit të gjedhit ekskluzivisht me mirarimin e stabilimenteve nga Bashkimi Evropian“. Me këtë deklaratë, AUV thellon skandalin me mashtrimin e konsumatorëve, pasi në të vërtetë ekziston baza ligjore, e cila, ndoshta qëllimisht nuk gjendet në ëebfaqen zyrtare të AUV.

Bëhet fjalë konkretisht për Udhëzimin Administrativ MA-NR. 25/2007, datë 12.11.2007, i cili ka amenduar Udhëzimin Administrativ MA-NR. 18/2005, datë 06.07.2005.

Konkretisht, Udhëzimi Nr. 25, në nenin 2 shprehet:

Në nenin 6, pas paragrafit 6.3 shtohet paragrafi i ri 6.4 me tekstin:

„Përveç kushteve nga paragrafët e mësipërm të këtij neni, produktet ushqimore me prejardhje shtazore të subjekteve të regjistruara në BE për eksport të këtyre produkteve, mund të importohen në Kosovë, ndërsa për produktet ushqimore me prejardhje shtazore të vendeve të treta, në rast se Autoriteti ka argumente të mjaftueshme se një prodhues nga ato vende i plotëson kushtet higjienike të produkteve me prejardhje shtazore, Kryeshefi Ekzekutiv i Autoritetit Kompetent mund të aprovojë importin apo të formojë komision për verifikimin e kushteve për import“.

Pra, AUV duyfishon mashtrimin. Më herët, historikisht në dalje të ndryshme mediatike, në situate Alert-esh e kriza ushqimore me mishin e Brazilit, AUV deklaronte se mishi i importuar në Kosovë nga ky shtet vjen nga stabilimente të BE.

ALERT e verifikoi dhe konfirmoi me fakte se mishi vjen nga stabilimente të pamiratuara, ndërsa AUV e pranoi se nuk ishte detyrim ligjor.

Por, këtë pretendim e rrëzon Urdhëri Administratir 25/2007, i cili e detyron AUV ose të importojë nga stabilimente të miratuara, ose nga vende të treta kur verifikohet nga ky Autoritet plortësimi i standardeve të jigjienës e kushteve të sigurisë ushqimore, pas verifikimit në terren. Kjo e fundit nuk ka ndodhur kurrë, pasi AUV nuk ka ngritur dot një grup pune që të shkojë në Brazil e të bëjnë verifikimet e stabilimenteve të ndryshme të prodhimit dhe eksportit të mishit të gjedhit, apo edhe llojeve të tjera. Brazili nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet i pavarur, e për pasojë, asnjë grup apo delegacion nga Kosova nuk mund të shkojë në Brazil për verifikime apo marrëveshie tregtare. Atëherë, si janë arritur të binden me argumente autoritetet e sigurisë ushqimore për mishin e Brazilit që është i sigurt?

Në këto kushte, Kosova duhet të importojë vetëm nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Evropian, ose Brazili mund të dërgojë në Kosovë çdo llum apo mbeturinë të mundshme, pa asnjë përgjegjësi ndaj një shteti dhe flamuri që nuk e njeh.

Sipas të dhënave zyrtare nga AUVK në komunikimet me Qendrën ALERT, në vitin 2025 janë importuar në Kosovë nga Brazili 28.552.901 kg dhe në vitin 2025, plot 27.097.213 kg, të gjitha mish gjedhi, që qytetarët e Kosovës i kanë konsumuar si mish të freskët apo nënprodukte mishi, si sallame, qebapa, qofte, pleskavica etj. Dhe, nga stabilimente të pamiratuara nga BE, të paktën shumica e këtyre sasive, ndërkohë që AUVK garantonte konsumatorët e Kosovës se mishi në Kosovë nga Brazili vjen vetëm nga stablimente të miratuara nga BE.

Emisioni ALERT, prodhim i Qendrës ALERT e denoncoi këtë skandal të premten e datës 15 maj 2026 dhe deri tani, nuk ka pasur asnjë ndërhyrjë apo masë as nga AUVK dhe as nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës.

Ndërkohë, të rrezikuar nga ky skandal që ndodh në Kosovë janë dhe konsumatorët e Shqipërisë. Nga shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, sipas deklarimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, por edhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në vitin 2004 janë importuar në Shqipëri nga Kosova 610.750 kg mish gjedhi dhe 227.338,6 kg nënprodukte me perberje mishi gjedhi, si suxhuk, sallame, proshutë, pleskavica etj. Ndërsa për vitin 2005, po nga Kosova janë importuar në Shqipëri 618.193 kg mish gjedhi dhe 447.081 kg nënprodukte mishi, suxhuk, sallame, pleskavica, qofte etj. Pra, automatikisht edhe Shqipëria është e rrezikuar nga mishi i Brazilit në Kosovë nga stabilimente të pamiratuara nga BE.

Megjithëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, zyrtarisht nuk ka përgjegjësi, sepse mishi vjen si produkt me origjinë nga Kosova, më 18 maj 2026, pas zbulimit dhe publikimit të skandalit, Qendra ALERT në një komunikim me e-mail me AKU e pyeti nëse do të merren masa për ndalimin e mishit të gjedhit të ngrirë nga Kosova drejt Shqipërise dhe nënprodukteve të tij, që kanë përbërje nga mish Brazili? Dhe, a do të ndërmerren hapa konkrete për displinimin e importeve të mishit të ngrirë nga Kosova dhe nëse po, çfarë konkretisht?

Në përgjigjen e AKU të dats 1 qershor 2026, thuhet se,

“Produkti mish gjedhi i importuar nga Republika e Kosovës është i shoqëruar me certifikate shëndetësore veterinare, ne te cilën ka te përcaktuar origjinën e produktit si dhe kërkesat e shëndetit publik dhe shëndetit te kafshëve te lëshuar nga veterineri zyrtar i autoritetit kompetent…

…Lidhur me këtë publikim ne media nuk është hera e pare qe publikohet një lajm i tille pasi ky publikim daton edhe para dy viteve dhe është kryer verifikim nga te dy autoritet homologe Shqiperi dhe Kosove dhe nuk ka rezultuar te jete i vërtet ky lajm për te cilat është sqaruar dhe opinioni publik.

Madje autoritetet e Kosovës kanë kthyer përgjigje zyrtare përmes te cilës trajtojnë se:

Gjate kontrollit të ushtruar dëshmohet për përputhshmëri të ditarit të prodhimit (therjes së kafsheve dhe copëtimit të mishit) me sasinë e prodhuar dhe eksportuar në RSH, mbështetur në dokumentacionin përcjellës të certifikatave të lëshuara“.

Sigurisht, AKU-së i vijnë përgjigje apo dokumente nga AUVK si produkt i freskët „Made in Kosova“. Por, nëse verifikohen lehtësisht importet e deklaruara në Doganën Shqiptare, nisur dhe nga çmimi, duket qartë që është mish me origjinë nga Brazili dhe jo mish i freskët nga Kosova.

Gjithësesi, më të rrezikuar dhe të mashtruar gjendet konsumatorët e Kosovës, të cilëve AUVK u ka „ofruar“ me deklartata mish gjedhi nga Brazili nga stabilimente të miratuara nga BE. Por, kjo përveçse nuk ka ndodhur në shumicën e importeve, AUVK mashtroi Qendrën ALERT dhe qytetarët e Kosovës edhe kur deklaroi se, nuk ka bazë ligjore specifike për këtë çështje. Baza është, Udhëzimi Administrativ është, por Brazili nuk e njeh Kosovën e si rrjedhojë, Kosova ka vetëm një alternativë; Import nga stabilimente të miratuara nga BE. Çdo veprim tjetër që është kryer e po kryhet, është cënim i sigursë kombëtare, i shëndetit të konsumatorëve të Kosovës nga importet masive me origjinë nga një shtet qe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe si rrjedhojë, nuk mban asnjë përgjegjësi.

Edhe pas vendimit të BE-se për ndalimit e mishit të gjedhit dh shpendëve nga Brazili, nga data 3 shtator 2026, Kosova nuk ka marrë ende asnjë masë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në Kosovë lirishit futet mish i skaduar Brazili, me etiketa të ndryshuara. Ky mishi rieksportohet dhe në Shqipëri, sigurisht me dokumente origjine të falsifikuara.

© Qendra ALERT

Në tri ditë, Kroacia bllokon ngarkesën e tretë me speca nga Shqipëria. Shkak, pesticidet mbi norma

Ngarkesa e tretë në 3 ditë rresht me speca nga Shqiopëria është bllokuar nga autoritetet e sigurisë ushqimore në Kroaci. Bëhet fjalë për një ngarkesë me speca, e nisur për eksport nga Shqipëria drejt BE-së, por që nga analizat që janë bërë në Kroaci, ka recultuar me përmbajtje mbi normat të dy pesticideve, flonicamid dhe acetamiprid.

Alert-i është publikuar në RASFF në 9 shtator për specat nga Shqipëria.

Ky bllokim është i treti radhazi. Në 7 dhe 8 shtator u pubikuar dy ndalime tjera për speca të kuq, njëra ngarkesë e bërë rieksport nga Maqedonia e Veriut.

Fati i keq i maqedonasit, blen speca të kuq në Shqipëri, i rieksporton, por i bllokohen në Kroaci për ngarkesë pesticidesh

Përvec ngarkesës me speca të kuq të nisur direkt ga Shqipëria dhe që u bllokua në Kroaci, një tjetër eksport është bllokuar nga ky shtet për përmbajtje të lartë pesticidesh. Madje, para, më 7 shtator është publikuar në faqen e RASFF, se një ngarkesë me speca të kuq me origjinë nga Shqipëria, u bllokuan në eksport, por të nisura nga Maqedonia e Veriut.

Konkretisht, është mësuar se, një tregtar nga Maqedonia e Veriut, sipas kontratave të tij me shqiptarët, ka marrë në Shqipëri një ngarkesë me speca të kuq për t’i bërë eksport drej një vendi të BE. Kamioni me speca “Made in Albania” është eksportuar nga Maqedonia drejt BE dhe në kufirin kroat është ndaluar për marrje mostre. Dhe, rezultati ka qenë pozitiv. Në ngarkesën me speca ka rezultuar prania e pesticidit (insekticid) Acetamiprid në limitin 0,23 mg/kg – ppm, shumë më e lartë se norma e lejuar.

Të dyja ngarkesat, e eksportuara nga Shqipëria dhe ajo nga Maqedonia e Veriut, mësohet se janë asgjësuar në Kroaci dhe nuk pritet të ketë kthim në vendin e origjinës.

Fati i keq i tregtarit maqedonas ngjan me atë të Kosovës, të cilit iu bllokuan në Slloveni një sasi kastraveci turshi me përmbajtje të Chlorpyrifos. Por, edhe tregtari nga Kosova, kastravecat i kishte importuar nga Shqipëria e më pas I ka përpunuar në Kosovë dhe eksportuar.

Kroacia bllokon ngarkesën me speca të kuq nga Shqipëria, prani e lartë e pesticidit “Proquinazid”

Një ngarkesë me speca të kuq nga Shqipëria është bllokuar në Kroaci, pas ka rezultuar me pesticide të ndaluara. Siç njofton RASFF, autoritetet kufitare në Kroaci kanë analizuar mostra nga ngarkesa me speca të kuq e nisur nga Shqipëria dhe pas rezultatit të tyre, është gjetur se kishte prani të pesticidit Proquinazid në nivelin 0,050 mg/kg – ppm. Në faqen e RASFF thuhet se norma e lejueshme është n/a, pra që nuk duhet të ketë një preparate të tillë. Megjithatë, ky produkt është në listën e atyre që janë të regjistruara në faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me emrin tregtar “Talendo” dhe me vlefshmëri regjistrimi deri në fund të vitit 2028. Gjithësesi, norma e gjetur nga analizat paraqitet shumë e lartë.

Sipas një vlerësimi të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore të vitit 2026, thuhet: “Lidhur me vlerësimin e vetive të çrregullimit endokrin (ED), bazuar në informacionin e disponueshëm, mund të konkludohet se Proquinazid është një çrregullim endokrin tek njerëzit sipas pikës 3.6.5 të Shtojcës II të Rregullores (KE) nr. 1107/2009, siç është ndryshuar nga Rregullorja e Komisionit (BE) 2018/605, duke çuar në një fushë kritike shqetësimi. Për organizmat jo të synuar, mund të konkludohet se substanca nuk i plotëson kriteret e ED, sipas pikës 3.8.2 të Shtojcës II të Rregullores (KE) nr. 1107/2009, siç është ndryshuar nga Rregullorja e Komisionit (BE) 2018/605.

Lodrat Squeezy Dumplings tërhiqen për shkak të rreziqeve serioze, tregtohen dhe në Shqipëri e Kosovë

Lodra e butë popullore tërhiqet nga tregu për shkak të rrezikut të “lëndimeve serioze” pas muajsh shtrimesh në spital të fëmijëve. Nuk janë vetëm djegiet për të cilat njerëzit duhet të shqetësohen. Një lodër e njohur është tërhequr nga tregu për shkak të frikës për rreziqet serioze të lëndimeve që vijnë nga përmbajtja e saj, raportoi Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit i SHBA-së, shkruan New York Post.

Produktet e prekura përfshijnë Squeezy Dumplings nga GIHNJSI dhe Rainboë Mystery Squishy Buns nga OKK Trading. Të dyja përmbajnë kokrra uji, të cilat, nëse hahen, mund të zgjerohen brenda barkut të fëmijës, duke shkaktuar mbytje, bllokim të zorrëve, shqetësim të rëndë dhe madje edhe “rrezikun e vdekjes”, paralajmëroi CPSC.

Tërheqja preku afërsisht 8,000 Squeezy Dumplings, të cilat u shitën në Amazon në maj dhe qershor, sipas njoftimit të tërheqjes. Këto xhelatinoze të shtrydhshme njihen për formën e tyre të rrumbullakët dhe të butë, përmbajtjen si vezullim, fytyrat vizatimore dhe një paketim të modeluar sipas një avulloreje bambuje që shkruan “SQUEEZY DUMPLINGS” dhe “SQUEEZE MW”.

Ndërkohë, mbi 7,200 Rainboë Mystery Squishy Bun Lodra, të cilat u shitën në dyqane të palëve të treta në të gjithë SHBA-në nga maji deri në gusht të këtij viti, gjithashtu iu nënshtruan tërheqjes.

Ato krenohen me një dizajn të ngjashëm me Squeezy Dumplings, të kompletuara me vezullim, fytyra dhe enë identike avullore, por etiketa e tyre shkruan “Rainboë MYSTERY” dhe “SUGAR EDITION”.

Ndërkohë që nuk janë raportuar lëndime nga lodrat, CPSC këshillon klientët që i kanë ato të shkruajnë “TËRHEQUR” me shënues të përhershëm si në lodër ashtu edhe në enën e saj dhe t’i hedhin ato.

Pavarësisht marrjes së një Njoftimi për Shkelje, CPSC tha se kompania nuk ka rënë dakord për një tërheqje ose për të ofruar rimbursim për lodrat në formë petulle, të cilat gjithashtu përmbajnë grimca të ngjashme me shkëlqim, një fytyrë vizatimore dhe një avullore artificiale të etiketuar “SQUISHY BUN” dhe “Rainbow MISTER”.

Raportohet se ka 100 lodra të tilla të ndotura, të cilat u shitën në Amazon në qershor, si dhe në shitës të tjerë, siç është Temu.

Paralajmërimet vijnë pas një sërë rastesh që përfshijnë klientë që janë djegur nga lodra të buta që shpërthejnë. Ndërsa disa incidente përfshinin lodra të buta që ishin ngrohur në mikrovalë si pjesë e një sfide në TikTok, të tjera thjesht ishin lënë në diell.

Gjatë verës, një adoleshent nga Virxhinia Perëndimore u desh të shtrohej në spital pasi u dogj nga një lodër e butë – e ngjashme me petullat misterioze virale ose kubet NeeDoh – që ishin lënë gabimisht në një makinë të nxehtë.

Automjeti kishte vepruar pa dashje si një furrë diellore, duke bërë që lodra e butë të nxehej, të dobësohej dhe të zgjerohej.

Kur adoleshentja hipi në sediljen e pasme, flluska e xhelit shpërtheu, duke i mbuluar këmbët me silikon të shkrirë.

Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit në SHBA (CPSC) po paralajmëron konsumatorët rreth lodrave të buta të falsifikuara dhe të rreme që mund të paraqesin rreziqe serioze për fëmijët. CPSC gjithashtu po përsërit paralajmërimin e saj rreth rreziqeve serioze të djegies që lidhen me një trend viral në mediat sociale që i inkurajon fëmijët dhe adoleshentët të ngrohin lodrat e buta në mikrovalë.

Lodrat e buta – duke përfshirë lodrat e njohura shtrydhëse me kafshë, ushqim dhe karaktere – shiten gjerësisht përmes tregjeve online, mediave sociale, dyqaneve me zbritje dhe shitësve të tjerë me pakicë. CPSC është në dijeni të versioneve të rreme dhe të falsifikuara që nuk përputhen me kërkesat federale të sigurisë për lodrat e fëmijëve, duke përfshirë kërkesat që adresojnë rruazat e ujit, pjesët e vogla, plumbin, ftalatet dhe substancat e tjera të rrezikshme.

Videot e ndara online mund të përshkruajnë lodrat që zgjerohen, ndryshojnë strukturën ose shpërthejnë kur nxehen. Këto demonstrime janë të rrezikshme dhe nuk duhet të tentohen ose imitohen kurrë.

Disa lodra të buta përmbajnë rruaza uji ose xhel, lëngje, pluhura ose rërë të tjera. Nëse mbulesa e jashtme griset ose shpërthen, fëmijët mund të ekspozohen ndaj përmbajtjes. Kokrrat e ujit mund të zgjerohen pasi të gëlltiten dhe të shkaktojnë bllokime të zorrëve, mbytje, aspirim ose lëndime kur futen në hundë ose vesh. Materiale të tjera mbushëse të panjohura mund të paraqesin rreziqe ekspozimi ndaj kimikateve, thithjes ose gëlltitjes.

Lodrat e rreme dhe të falsifikuara të buta gjithashtu mund të:

thyhen ose grisen gjatë përdorimit të parashikueshëm, duke lëshuar pjesë të vogla ose materiale mbushëse të rrezikshme;

përmbajnë nivele të tepërta të plumbit, ftalate të ndaluara ose kimikate të tjera të rrezikshme;

nuk përmbushin kërkesat federale që rregullojnë kokrrat e ujit;

nuk kanë paralajmërimet e kërkuara, klasifikimin e moshës, informacionin e gjurmimit ose identifikimin e prodhuesit; dhe

shiten pa testimin dhe certifikimin e kërkuar për produktet për fëmijë.

Deri më sot, CPSC ka identifikuar 55 dërgesa lodrash të buta shkelëse në portet e SHBA-së dhe ka punuar me Doganën dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së për të parandaluar hyrjen e 355,683 njësive në vend. CPSC gjithashtu ka lëshuar njoftime për shkelje për kompanitë përgjegjëse për importimin ose shitjen e produkteve që nuk janë në përputhje me rregullat. Komisioni do të vazhdojë të përdorë autoritetet e tij të mbikëqyrjes së importit, zbatimit dhe paralajmërimit publik për të mbajtur lodrat e rrezikshme larg shtëpive amerikane.

CPSC i paralajmëron konsumatorët të mos blejnë lodra të buta të falsifikuara ose të falsifikuara dhe të ndalojnë përdorimin e çdo lodre të butë që ka një prodhues të panjohur, nuk ka informacionin e kërkuar të sigurisë, ka një erë të fortë kimike, ndihet vajore ose jashtëzakonisht ngjitëse, rrjedh ose mund të griset lehtë.

Lodrat e buta gjithashtu mund të nxehen në mënyrë të rrezikshme kur lihen në rrezet e diellit direkte, brenda një automjeti të nxehtë, pranë një ngrohësi ose në një mjedis tjetër me temperaturë të lartë. Lodrat e ngrohta mund të shpërthejnë dhe të lëshojnë material që mund të shkaktojë djegie të rënda. Meqenëse mbushja mund të jetë ngjitëse dhe të ngjitet në lëkurë, ajo mund të vazhdojë të transferojë nxehtësinë dhe të përkeqësojë dëmtimin.

Ligji federal ndalon importimin dhe shitjen e lodrave për fëmijë që nuk përmbushin standardet e sigurisë të zbatueshme të CPSC. Lodrat e fëmijëve në përgjithësi duhet të testohen nga një laborator i palës së tretë i pranuar nga CPSC dhe të certifikohen si në përputhje me kërkesat federale të zbatueshme. CPSC do të vazhdojë zbatimin agresiv në portet e SHBA-së dhe në të gjitha tregjet online për të parandaluar që produktet e rrezikshme të arrijnë familjet amerikane.

Si të dalloni një të rreme dhe të mbani fëmijët të sigurt?

Njihni shitësin. Bleni lodra nga shitës me pakicë me reputacion të mirë dhe shitës të verifikuar me informacion të qartë për kontaktin dhe kthimin.

Kujdes nga ofertat. Çmimet dukshëm më të ulëta se ato të vendosura nga shitësit me pakicë të vendosur mund të sinjalizojnë një produkt të falsifikuar ose nën standard.

Kontrolloni paketimin. Shmangni produktet me fjalë të shkruara gabim, shtypje me cilësi të dobët, informacion të munguar nga prodhuesi ose importuesi, ose pa paralajmërime për klasifikimin e moshës ose sigurinë.

Inspektoni lodrën rregullisht. Ndërpritni përdorimin e çdo lodre që është e grisur, e shpuar, që rrjedh, ngjitëse, jashtëzakonisht e butë, e zbardhur ose që fillon të përkeqësohet.

Mbajini lodrat e dëmtuara larg fëmijëve. Mos lejoni që fëmijët të prekin, gëlltisin, thithin ose luajnë me materialin e lëshuar nga një lodër.

Mbajini lodrat larg nxehtësisë. Mos i ngrohni kurrë në mikrovalë ose mos i ngrohni qëllimisht lodrat e buta. Mos i lini ato në makina të nxehta, në rrezet e diellit të zgjatura, pranë ngrohësve ose në sipërfaqe të tjera të nxehta.

Kini kujdes gjatë pastrimit. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të lëkurës me materialin e lëshuar nga një lodër e nxehtë ose e shpërthyer.

Ndiqni kufizimet e moshës. Mbani lodrat që përmbajnë pjesë të vogla ose materiale të gëlltitshme larg fëmijëve të vegjël.

Çfarë duhet të bëni nëse ndodh një djegie?

Vendoseni menjëherë lëkurën e prekur nën ujë të rrjedhshëm të ftohtë për të paktën 20 minuta. Lani butësisht zonën me sapun të butë për të hequr çdo material të mbetur. Mos përdorni akull. Pasi të ftohet dhe pastrohet dëmtimi, mbuloni lëkurën e djegur me një fashë sterile jo-ngjitëse. Kërkoni ndihmë mjekësore për një djegie të rëndë, një djegie që përfshin një fëmijë të vogël ose shenja infeksioni.

Kjo tërheqje përfshin lodrat GIHNJSI Squeezy Dumplings. Lodrat janë topa të tejdukshëm të rrumbullakët, të butë me fytyra vizatimore dhe grimca të shndritshme dhe rruaza uji brenda. Squeezy Dumplings vijnë në një enë plastike ngjyrë kafe të formuar si një avullore bambuje. “SQUEEZY DUMPLINGS” dhe “SQUEEZE ME” janë shtypur në një etiketë të lëvizshme. Nuk ka shenja në produkt.

Nga një kërkim i thjeshtë në Internet, rezulton se këto lodra të rrezikshme tregohen online por edhe fizikisht në Shqipëri e Kosovë. Ndaj inspktoratet respective të Mbikqyrjes së Tregut duhet të marrin masa të menjëhershme për largimin e tyre nga tregu.

Çaj “Matcha” në Shqipëri me substancë të rrezikshme “Lufenuron” dhe dy pesticide të tjera

Teksa temperaturat e larta përvëlojnë, të gjithëve ju shkon mendja për një pije freskuese. Ndërkohë që në “trend” janë shndërruar çajrat pluhur me origjinë aziatike, që shërbehen masivisht në rrjetet e lokaleve me emër në Shqipëri, por edhe që shiten të paketuara në markete. Por, sistemi RASFF i Komisionit Evropian ka njoftuar për çaj Matcha me origjinë nga Japonia, që ka rezultuar me pesticide mbi normat e lejuara. Konkretisht tri pesticide, por njëri i konsideruar më i rrezikshëm, siç është Lufenuron.

Alerti fillestar ka mbërritur nga Gjermania pas analizave të produkteve e më pas, nëpërmjet sisitemit të gjurmueshmërisë, RASFF ka përfshirë si vende me “alert” për ndjekje dhe Shqipërinë, Poloninë dhe Zvicrën. Kjo, pasi produkti është shpërndarë dhe gjendet në tregjet e këtyre vendeve.

Sipas RASFF, nga analizat e kryera në çajin japonez “Matcha”, ka rezultuar;

Pesticidi Tebuconazole, 0,15 mg/kg – ppm nga 0,05 mg/kg – ppm që është normalja e lejuar;

Pesticidi Flonicamid , 0,70 mg/kg – ppm nga 0,10 mg/kg – ppm që është limiti i lejuar;

Pesticidi Lufenuron, 0,16 mg/kg – ppm nga 0,050 mg/kg – ppm që është limiti i lejuar.

Çaji Matcha tregtohet dhe konsumohet masivisht në rrjetet e lokaleve në Tiranë e gjithë Shqipërinë, si dhe mund të blihet i paketuar në formë pluhuri në supermarkete.

Vijon…