Menu

Food Alert

Nestlé tërheq qumështin formulë Nidina Optipro 1: Ndotje e mundshme mikrobike

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar një tërheqje paraprake nga prodhuesi i një serie qumështi formulë Nidina Optipro 1 të markës Nestlé, raporton Ilfattoalimentare.it. Arsyeja e deklaruar në njoftimin e tërheqjes është prania e ndotjes së mundshme mikrobiologjike. Produkti i prekur shitet në kanaçe 800 gramë (gjithashtu të shpërndara në pako 6×800 gramë) me numër serie 52850346AD dhe një datë përdorimi para (BMD) më 31/10/2027, dhe në pako 2×600 gramë me numër serie 52860346BB dhe një datë përdorimi para 30/04/2027. Zinxhiri dm Drogerie Markt gjithashtu raportoi tërheqjen.

Nestlé Netherland BV prodhoi qumështin formulë të tërhequr. Fabrika e prodhimit ndodhet në Laan 110, në Nunspeet, Holandë.

Si masë paraprake, kompania rekomandon të mos përdoret formulë me numrat e serisë dhe afatin minimal të ruajtjes të treguar më sipër. Konsumatorët që mund të kenë në zotërim produktin e tërhequr mund ta kthejnë atë në vendin e blerjes.

KUJDES!!! Ky qumësht, megjithëse ende nuk ka një Alert zyrtar nga RASFF, mund të gjendet dhe në Shqipëri e Kosovë, në markete, farmaci apo rrjete të ndryshme të shitjes me pakicë.

ALERT! Mjalt nga Moldavia me Metronidazol, nëse e keni blerë, mos e konsumoni

Një mjalt i prodhuar në Modavi është njoftuar se përbën rrezik për konsumatorët, për shkak të përmbajes së një substance të ndaluar. AKU njofton se, Shqipëria është njoftuar nga RASFF më 06.11.2025, ku pas kontrolleve të kryera nga Italia, është konstatuar “ Substancë e ndaluar metronidazole në mjaltë  nga Moldavia”.

Sipas AKU, emri i produktit ështrë „Miele Ambrosoli“ me Lot: LD0307 dhe datë skadence 31.03.2028.

„AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë nuk ka konstatuar gjendje të produktit në treg. AKU bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat që e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU.

Ndërkohë, në fund të javës së kaluar, Ministria e Shëndetësisë në Itali njoftoi se disa supermarkete njoftuan një tërheqje të llojeve të ndryshme të mjaltit Ambrosoli për shkak të rreziqeve kimike.

Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi një tërheqje nga prodhuesi të disa grupeve dhe llojeve të mjaltit të markës Ambrosoli për shkak të pranisë së mbetjeve të kimike. Sipas njoftimit RASFF 2025.8251, mjalti i tërhequr, me origjinë nga Moldavia, përmbante 2.70 µg/kg metronidazol, një antibiotik dhe antiprotozoar që përdoret gjithashtu në mjekësinë veterinare, kufiri ligjor i të cilit është 0 µg/kg.

#Qendra ALERT

Një masë e fortë e panjohur gjendet në produktin "Gurabie e kuqe", rrezik për konsumatorët?

Një rast shqetësues është konstatuar së fundmi në një paketë me gurabi të kuqe, të blerë në një dyqan ushqimor në Tiranë, ku brenda produktit është gjetur një masë e fortë e panjohur. Konsumatorja që bëri blerjen mbeti e habitur dhe e shqetësuar nga prania e këtij objekti, i cili nuk ka asnjë lidhje të dukshme me përbërësit normalë të një gurabie.

Pamjet tregojnë qartë një trup të fortë, me përmasa të vogla, por potencialisht të rrezikshme në rast gëlltitjeje – veçanërisht për fëmijët ose të moshuarit. Aktualisht nuk dihet natyra e saktë e materialit, por prania e tij tregon një mungesë serioze kontrolli në procesin e prodhimit apo paketimit.

Ky rast ngre pyetje të forta: Si është e mundur që një produkt i tillë të kalojë proceset e kontrollit të cilësisë dhe të dalë në treg? A kemi të bëjmë me një rast të izoluar, apo me një problem më të thellë në zinxhirin e prodhimit?

Autoritetet përgjegjëse, si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), duhet të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar ngjarjen dhe për të garantuar se raste të tilla nuk do të përsëriten.

Në një kohë kur siguria ushqimore duhet të jetë prioritet, ngjarje të tilla tregojnë nevojën për më shumë transparencë, përgjegjësi dhe kontrolle të rrepta ndaj produkteve që konsumojmë çdo ditë. Mbrojtja e konsumatorit nuk është opsion – është detyrim.

Autore: Diola Sokoli

Anëtare e Rrjetit të Gazetarëve për Mbrojtjen e Konsumatorit, i krijuar në kuadër të projektit „Alert për Mbrojtjen e Konsumatorit“, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.

 

Specat e bllokuar në Kroaci, në sasinë 8.2 ton. Ja raport-analizat

Qendra ALERT ka mundur të sigurojë raport-analizat e autoriteteve të Kroacisë, ndërsa ka mësuar dhe sasinë e bllokuar e kthyer mbrapsht.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 8216 kg speca, që u bllokuar nga autoritetet kroate, pas analizave të kryera dhe që rezultuan me përmbajtjen e 3 pesticideve të ndaluara për përdorim, insekticidet Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Sasia e specave është kthyer drejt Shqipërisë dhe deri në orën 14:00 të datës 1 tetor, nuk kishte mbërritur ende në territorin e Shqipërisë. Me pas, do të jetë detyrë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë rajonale në Fier të këtij institucioni, që të ndjekë ngarkesën deri në kthim e asgjësim, me qëllim moslejimin e daljes së specave në tregun vendas.

Specat u nisën nga Divjaka dhe sistemi RASFF e publikoi njoftimin më 29 shtator.

@Qendra ALERT

Tre pesticide të ndaluara në speca nga Divjaka, Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën e radhës nga Shqipëria

Sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ka njoftuar për një ngarkesë tjetër të konstatuar me probleme në Kroaci e të kthyer në vendin e origjinës, Shqipëri, në datën 29 shtator.

Bahet fjalë për një ngarkesë me speca të djegës, e cila është ndaluar e analizuar në Kroaci. Sipas njoftimit të Sistemit të Alarmit të Shpejtë për Produktet Ushqimore,  në ngarkesën në fjalë kanë rezuluar tre pesdicide të ndaluara dhe konkretisht, insekticidet Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Sasia e specave nuk është asgjësuar nga autoritetet e Kroacisë, por është kthyer në Shqipëri me regjimin e lejimit të udhëtimit “nën vula doganore”. Sasia, siç meson Qendra ALERT është e nisur nga Divjaka, nga një eksportues i asaj zone.

Flonicamidi është një insekticid sistemik, që synon kryesisht insektet thithëse si afidet, mizat e bardha dhe tripset. Klorfenapira është një pro-insekticid me spektër të gjerë që i përket klasës së kimikateve të pirolit, i cili vepron duke u aktivizuar në trup për të prishur prodhimin qelizor të ATP-së, duke çuar në ngordhjen e insekteve. Ndërsa Tebufenpyrad është një insekticid dhe akaricid që përdoret gjerësisht në serra.

@Qendra ALERT

Miell gruri nga Sllovenia me pestidicin Chlorpyrifos-ethyl gjendet në tregun e Kosovës. AUVK në “gjumë”

Në tregun e Kosovës është futur dhe mund të gjendet ende miell gruri me origjinë nga Sllovenia i kontaminuar me pesticidin Chlorpyrifos-ethyl. Sistemi i Njoftimit të Shpejtë i Bashkimit Evropian (RASFF) ka njoftuar se një sasi mielli i prodhuar në Slloveni dhe I future dhe në tregun e Kosovës, por I shpërndarë edhe në Austria, Bullgari, Kroaci, Francë, Gjermani, HUngari, Holandë dhe Suedi duhet të tërhiqet menjëherë nga tregu. Kjo, pasi është i kontaminuar me pestidicidin Chlorpyrifos-ethyl në nivelin 51 herë më shumë se norma e lejuar. Sipas RASFF, nga analizat dhe raportimi i vetë Sllovenisë, mbetja e Chlorpyrifos-ethyl ka rezultuar 0.051 mg/kg nga 0.01 mg/kg që lejohet.

Megjithëse njoftimi për ALERT mban datën 22 shtator 2025, Agjencia e Ushqimitn dhe veterinarisë së Kosovës nuk ka ende asnjë komunikim për konsumatorët për të mos e konsumuar, apo në lidhje me sasitë e këtij mielli që mund të gjenden në Kosovë, për kontrollet e ushtruara apo sasitë e hequra nga tregu.

@Qendra ALERT

Suedia heq nga tregu patatinat Vipa Chips të prodhuara në Kosovë. Ja përse

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Suedi, nëpërmjet sistemit RASFF, kanë njoftuar më 26 shtator 2025 se, është kërkuar tërheqja nga tregu e patatinave Vipa Chips të prodhuara në Kosovë, pasi përmbajnë produkte me origjinë shtatozë, konkretisht qumëshht ose nënprodukte qumështi.

Megjithëse risku nuk konsiderohet serioz, autoritetet suedeze, nëpërmjet sistemit RASFF kanë njoftuar dhe Danimarkën për të njëjtat seri/lote prodhimi.

Edhe në vitin 2023, kompania Pestova, prodhuese e Vipa Chips është përballur me një situatë heqje nga tregu në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të përmbajtjes së Akrilamideve në patatinat Vipa Chips.

@Qendra ALERT

Pjeshkët me nikel të bllokuara në Kroaci u kontaminuan nga uji i ndotur i lumit Shkumbin (?)

Masakra me ndotjen e lumenjve reflektohet deri te prodhimi që ne konsumojmë dhe gjithçka kalon në heshtje, pa dijeninë tonë. Këtë e vërteton më së miri dhe rasti i 21 gushtit 2025, kur në sistemin RASFF u raportua se në Kroaci është bllokuar dhe asgjësuar një ngarkesë pjeshkësh nga Shqipëria, me përmbajtje të Nikelit. Po çfarë ndodhi më pas?

Pas verifikimeve nga AKU, rezultoi se eksportuesi nuk kishte më sasi, e cila mund të merrej për analizë. Në këto kushte, për shkak të kompetencave, çështja iu delegua Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), e cila ka kompetencat ligjore për të bërë kontrollet dhe verifikimet në ferma.

Qendra ALERT ka komunikuar me AKVMB për masat e marra pas kësaj situate dhe sipas komunikmit zyrtar, dyshohet se ndotja me nikel e pjeshkëve ka ardhur nga uji i lumit Shkumbin, për shkak të ngarkesës së mbetjeve që derdhen në të edhe nga industria e rëndë, përfshirë ndoshta dhe Metalurgjikun e Elbasanit. Ndërkaq, sipas AKVMB, por edhe agronomëve e ekspertëve, Produktet e Mbrojtjes së Bimëve (pesticidet) nuk kanë në përmbajtje të tyre nikel.

Nga verifikimet në bazë të gjurmueshmërisë, AKVMB ka konstaruar se prodhuesit e pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, janë disa fermerë në disa zona të dyshimta përsa i përket cilësisë së ujit.

Sipas AKVMB, „nga inspektimet e kryera deri më tani, janë inspektuar ferma të kultivuara me pjeshkë në zonat Fier, Divjakë, Lushnjë dhe Elbasan nga specialistët e Mbrojtjes së Bimëve; Është monitoruar plotësimi i Regjistrit të Përdorimit të PMB-ve në fermë; Janë  marrë të dhëna për llojet e pesticideve të përdorura, produktet plehëruese dhe origjinën e tyre; Është verifikuar burimi i ujit të përdorur për vaditje, i cili përbën një nga mundësitë e dyshimit për ndotje me nikel“.

Më tej, në përgjigjen e këtij institucioni thuhet: AKVMB sqaron se, nikeli nuk është pjesë e asnjë produkti mjekësor bimor (PMB) të regjistruar në Shqipëri dhe Bashkimin Evropian; Nikeli nuk gjendet në përbërjen e asnjë produkti plehërues të regjistruar në Shqipëri dhe Bashkimin Evropian; Ai konsiderohet si një ndotës i metaleve të rënda në produktet bujqësore.

„Prania e nikelit mbi normë në prodhimet bujqësore mund të vijë si pasojë e përdorimit të produkteve plehërues ose pesticide të ndotura, ujit të ndotur për ujitje ose tokës bujqësore të ndotur ku është kultivuar kultura bujqësore“, bën të ditur AKVMB.

Ndërkohë, burime të tjera kanë bërë të ditur për Qendrën ALERT, se fermerët nga ku janë marrë pjeshkët dhe eksportuar drejt Kroacisë, përdorin për ujitje ujin e lumit Shkumbin. Kjo bën që të ngrihen dyshime të forta dhe të bazuara, se ngarkesa e pjeshkëve me nikel mund të jetë nga uji i ndotur i lumenjëve. Dhe nga verifikimet e bëra nga grupe të përbashkëta inspektimi mes institucioneve, rezulton se verifikimet e fermrëve janë bërë në Mizë dhe Barbullinjë të Lushnjës, Gjoçaj të Peqinit e deri në Berat. Megjithëse nuk ka ende fakte, dyshohet se pjeshkët janë kontaminuar nga ujrat e ndotura të Shkumbinit, pasi një pjesë e fermerëve i ujisin me këtë ujë, përfshirë dhe nga kanali u Gjoçajt (Peqin), që e merr ujin në Shkumbin. Por, ndoshta edhe zona të tjera, pasi derdhet në Adriatik, në veri të Lagunës së Karavastasë.

Përveç rrezikun e sigurisë ushqimore, ndotja e Shkumbinit por edhe e lumenjve të tjerë ngre alamin për situatën e tyre dhe masat e menjëhershme që duhet të marrin autoritetet.

©Qendra ALERT

30 për qind e vajrave të ullirit shqiptar rezultojnë të pakonsumueshëm. AKU s’bëri asnjë komunikim për Alert-et, fsheh dhe emrat e subjekteve

Vajrat e ullirit të prodhuara e paketuara në Shqipëri vazhdojnë të shfaqin probleme. Rreth 30 për qind e sasisë së vajit që është marrë dhe analizuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë rezultuar jokonform. Bëhet fjalë për mostrat e marra nga nëntori 2024 deri në fund të qershorit 2025.

Qendra ALERT kishte mësuar se, nga analizat e kryera nga AKU në Itali dhe në ISUV, një pjesë e analizave kanë rezultuar jokonformdhe për këtë arsye, më 8 korrik 2025, i kërkoi nëpërmjet e-mailit Autoritetit Kombëtar të Ushqimit numrin e mostrave të marra për analizë nga 1 nëntori 2024, periudhë që kishin bërë dhe program të posatshëm, deri më 30 qershor 2025; rezultatet e analizave, madje dhe raport-analizat dhe emrat e kompanive, su dhe masat e marra.

Sipas përgjigjes zyrtare të AKU, “numri i mostrave të marra për analizim të produktit vaj i ullirit për periudhën e kërkuar, është 79”. Po sipas AKU, “mostrat janë analizuar për tregues analitik në përputhje me VKM 235 datë 21.3.2017, “Për miratimin e rregullores  Për karakteristikat e cilesisë dhe kriteret e natyrshmerisë së vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”. Dhe, sipas përgjigjes së të njëjtit institucion, nga 39 mostra të dërguara për analizim në Itali, 12 kanë rezultuar jokonforme, bazuar në treguesit e konformitetit të parashikuar në VKM e sipërcituar, të cilat janë specifike për secilën kategori të vajit të ullirit. Pra, rreth 30 % e mostrave, kanë rezultuar të pakonsumueshme, krahasuar me deklarimet në etiketë.

Duke qenë se përgjigjia e AKU ishte e paplotë, i kërkuam informacion dhe për pjesën tjetër të mostrave që nuk janë analizuar në Itali. “Në vijim të korrespondencës në lidhje me informacionin e kërkuar mbi mostrat e analizuar për produktin vaj ulliri, ju informojmë se pjesa tjetër e mostrave janë analizuar pranë laboratorëve te AKU dhe ISUV, ku kanë rezultuar me tregues brenda normave te lejuara”, përgjigjet AKU. Pra, 40 mostra të analizuara në Shqipëri kanë rezultuar konforom, sipas AKU.

Në fakt, rezultatet e këtyre mostrave nuk janë të sakta. Së pari, laboratorët e AKU nuk janë në gjëndje të bëjnë analiza për vajin e ullirit. Përndryshe, nuk do të ishte e nevojshme të dëegoheshin as në Itali dhe as në ISUV.

Ndërkohë, Qendra ALERT ka mësuar nga burime kofidenciale, se inspektorët e AKU kanë dërguar në ISUV vetëm 12 mostra, 8 në muajt tetor, nëntor e dhjetor 2024 dhee 4 përgjatë vitit 2025. Nga këto mostra, 3 kanë rezultuar jokonform standardeve të legjislacionit shqiptar.

Ndërkohë, mbeten “jetime” 28 mostra të tjera, të cilat nuk dihet ku janë analizuar dhe si kanë rezultuar. Ku janë???

Ndërkohë, AKU nuk ka pranuar të bëjë publike emrat e kompanive dhe as raport-analizat, me disa justifikime, që në asnjë moment nuk mund të prevalojnë mbi shëndetin publik. Duke qenë se është detyrim ligjor komunikimi i riskut me detajet e duhura, Qendra ALERT i kërkoi sërish AKU informacione për emrat e subjekteve, lotet e produkteve etj, ose nëse përbën sekret, një vendim të protokolluar që mund të ketë marrë AKU, që mund t’a konsiderojë sekret publikimin e të dhënave për kompanitë që na ofrojnë vaj ulliri të pakonsumueshëm, që mashtrojnë me deklarimet në etiketë dhe me përbërjen e produktit brenda.

„Publikimi i të dhënave të kërkuara mund të sjellë interpretime të gabuara që çojnë në perceptime të padrejta ndaj subjektit në fjalë. Kjo gje mund të cenojë jovetëm integritetin profesional dhe etik të subjektit, por edhe të shkaktojë dëme reale në aspektin tregtar dhe ligjor, veçanërisht kur preket marka tregtare dhe pozicionimi i saj në treg. Për më tepër, që ruajtja e konfidencialitetit dhe trajtimi me kujdes i çdo informacioni të tillë nuk është vetëm një çështje profesionale, por edhe një detyrim ligjor…

…Gjithashtu për sa i përket deklarimit te emrave te subjekteve te cilat mostra e analizuar ka rezultuar jo konforme përpos sqarimeve te tjera qe ju kemi dhënë ne korrespondencën paraardhëse ju informojmë se ndaj subjekteve te cilët mostra ka rezultuar jo konforme nga ana e AKU janë marrë masa administrative gjobë. Për këtë arsye ju sjellim në vëmendje që pas marrjes së masës administrative nga ana e AKU subjekti ka të drejtën e ankimimit të kësaj mase brenda 30 ditëve nga marrja në dijeni. Pas ezaurimit te kësaj të drejte subjekti mund të ndjekë hapat e mëtejshëm ligjor për kundërshtimin e masës në gjykatë konform Kodit te Procedurave Administrative. Për këtë arsye duke qenë se subjektet në fjalë mund të jenë në procedura ankimuese/gjyqësore nuk mund të identifikohen emrat e subjekteve në fjalë. Ne momentin qe këto procedura do te përfundojnë atëherë mund t’iu vëmë ne dispozicion informacionin e kërkuar”, thotë AKU, duke harruar që emrat e subjekteve, marken e vajit, nr. e lotit dhe çdo detaj tjetër të mundshëm duhet t’a kishte komunikuar për konsumatorët, publikisht, që në momentin e rezultatit të analizave nga laboratorët.

Ndërkaq, pavarësisht justifikimeve të AKU, gjykata nuk mund të hedhë poshtë një rezultat zyrtar të një analize, të bërë në laboratorë reverence siç është ISUV, apo dhe në Itali, të dy me analiza të akredituara.

Edhe në fund të vitit 2023, Qendra ALERT publikoi rezultatet e analizave të vajit të ullirit, të bëra të Itali, duke treguar për mashtrimet dhe abuzimet me lëtë produkt në Shqipëri.

©Qendra ALERT

Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit norvegjez të tymosur të markës së vet si masë paraprake. Arsyeja e dhënë në njoftimet e tërheqjes është prania e dyshuar e Listeria monocytogenes. Produktet në fjalë shiten në pako prej 50 gramësh, 100 gramësh, 200 gramësh dhe 300 gramësh.

Kompania serbe Kristal So d.o.o Natural Fish prodhoi salmonin norvegjez të tymosur për Despar Italia Scarl. Fabrika e prodhimit ndodhet në Nova industrijska zona bb, Krnješevci, Serbi (marka e identifikimit RS 06026).

Si masë paraprake, rekomandohet të mos konsumoni salmonin norvegjez të tymosur të markës Despar me të gjitha numrat e serisë dhe datat e skadimit. Konsumatorët që mund të kenë në zotërim produktet e tërhequra mund t’i kthejnë ato në pikën e blerjes, thotë rrjeti.

@Ilfattoalimentare.it