Menu

Këshilla

Rekomandime për agjëruesit, ushqimet e duhura gjatë Ramazanit

Rregullat bazë të ushqimit janë shumëllojshmëria, maturia dhe ekuilibri i marrjes së ushqimit.

Këto parime të ushqyerjes së duhur janë veçanërisht të rëndësishme gjatë muajit të Ramazanit, kur myslimanët në mbarë botën abstenojnë nga ushqimi dhe pijet dhe agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit.

Para së gjithash, duhet theksuar që trupi i agjëruesit gjatë këtij muaji përshtat punën me situatën e sapokrijuar, domethënë agjërimit dhe kështu metabolizmi i agjëruesit ngadalëson punën, sistemi tretës gjithashtu pushon, mundëson pastrimin dhe detoksikimin e trupit dhe vlen të përmendet që për punën e funksioneve themelore metabolike nevojitet më pak energji se zakonisht, andaj është edhe normale që gjatë muajit të agjërimit të merrni sasi më të vogla ushqimi se zakonisht.

Më e rëndësishmja është moderimi, zgjedhja dhe rregullimi i duhur i ushqimit gjatë ditës, pra nga iftari në syfyr, në mënyrë që t’i siguroni trupit tuaj energji sa më gjatë, por pa e mbingarkuar sistemin tretës.

Rekomandime për syfyrin

Rekomandimet e nutricionistëve për syfyrin janë mjaft të ngjashme me rekomandimet për mëngjesin e zakonshëm, i cili duhet të jetë burimi kryesor i energjisë për të nisur çdo ditë. Për syfyr duhet të kombinoni ushqime të pasura me proteina (mish, peshk, vezë, qumësht, djathë, kos, bishtajore, pastaj fara dhe arra, të cilat janë gjithashtu burime yndyrash të shëndetshme që japin energji dhe zgjasin ndjenjën e ngopjes) me ushqime të pasura me karbohidrate komplekse dhe fibra për një çlirim më të gjatë të energjisë dhe ndjenjën e ngopjes (drithërat integrale, produktet e miellit integral dhe perimet).

Sugjerime për një vakt ideal për syfyr janë, për shembull, vezët e fërguara me perime dhe djathë pa dhjamë plus bukë integrale shtëpie me fara së bashku me sallatë me kastravec e rrepkë; sallatë pule, vezë të ziera, fasule ose thjerrëza të ziera, djathë pa kripë, një kombinim perimesh të freskëta dhe bukë integrale të thekur në shtëpi, e mbushur me vaj ulliri sipas dëshirës.

Për syfyr kushtojini vëmendje të veçantë hidratimit të mjaftueshëm, pini sasi të mjaftueshme uji ose çaj që të mos e filloni agjërimin të dehidratuar dhe të lodhur. Shmangni pirjen e kafesë, pasi ajo është diuretike, pra stimulon nxjerrjen e ujit nga trupi dhe mund të çojë në dehidrim. Në kohën e iftarit rekomandohet pirja e kafesë me së paku një gotë ujë.

Rekomandime për iftar

Gjëja më e rëndësishme është të mos ‘mbingarkoheni’ papritur me sasi të mëdha ushqimi në një vakt. Për shkak të periudhës së gjatë të agjërimit, sistemi tretës bie në gjumë, ndaj është shumë e rëndësishme ta filloni atë në mënyrën e duhur. Është mirë të filloni iftarin me një ose dy hurma ose një sallatë të lehtë frutash për të rimbushur sheqerin dhe energjinë me një gotë ujë ose limonadë për të rihidratuar trupin. Sistemit tuaj të tretjes duhet t’i jepet të paktën gjysmë ore që të fillojë ngadalë dhe të thithë lëndët ushqyese nga frutat e gëlltitur, pasuar nga pjata kryesore.

Qendra Alert/Alert.al

Cili është ndryshimi mes bukës së bardhë dhe asaj të zezë?

Buka është një ushqim i pashmangshëm që përdoret në të gjithë botën. Eksperti i të ushqyerit Ruchhi Parmar foli për dallimet mes bukës së zezë dhe të bardhë.

Cili është ndryshimi i vërtetë?

Ndërsa nuk ka dallim të madh në kalori, ka një ndryshim të madh në lëndë ushqyese.

Kur bëhet fjalë për lëndët ushqyese, buka e zezë ka padyshim më shumë lëndë ushqyese se buka e bardhë.

Buka e zezë bëhet nga pjesë të kokrrave të grurit: krunde, endosperma dhe embrion, prandaj ka ngjyrë të errët.

Buka e bardhë, nga ana tjetër, bëhet nga endosperma e grurit, e cila i jep ngjyrën e bardhë karakteristike.

Gjithçka për bukën e zezë

Buka e zezë bëhet nga mielli i grurit, i cili nuk përpunohet për të hequr krundet dhe embrionet.

Është më ushqyese sepse përmban më shumë fibra dhe lëndë ushqyese se buka e bardhë.

Gjithashtu, buka e zezë është më e pasur me fibra, dhe përmban më shumë vitamina B-6 dhe E, magnez, acid folik, mangan, zink dhe bakër.

Buka e zezë është sigurisht më e shëndetshme dhe më ushqyese dhe me kalori.

Vlerat ushqyese të bukës së zezë janë veçanërisht të përshtatshme për të rriturit dhe njerëzit që janë të fokusuar në humbjen e peshës.

Gjithçka për bukën e bardhë

Buka e bardhë është bërë nga mielli i rafinuar i grurit që përpunohet për të hequr krundet dhe embrionet.

Buka e bardhë përmban miell gruri që është “zbardhur” me kimikate për ta bërë ngjyrën e bukës më të lehtë.

Gjithashtu, niseshteja e rafinuar i shtohet bukës së bardhë. Krahasuar me bukën e zezë, ajo ka më pak fibra.

Gjithmonë lexoni etiketën

Për të përcaktuar nëse buka e zezë që po konsumoni është e shëndetshme apo jo, këshillohet që thjesht të kontrolloni përbërësit e shënuar në paketim.

Nëse thotë se ka karamel në të, do të thotë se buka është thjesht e ngjyrosur.

Qendra Alert/Alert.al

Truk i thjeshtë, si ta njohim vajin e ullirit me hile

Vaji i ullirit është i domosdoshëm në tryezat tuaja. Në fakt ekziston një truk i thjeshtë i cili ju ndihmon të kuptoni nëse po konsumoni vaj ulliri të shëndetshëm apo një përzierje vajrash luledielli dhe kikiriku. Somelierja e vajit të ullirit Katerina Mountanos ndan metodën e saj për të provuar vërtetësinë e vajit të ullirit.

Hidhni një gllënjkë vaj ulliri në një enë të vogël, mundësisht me fund të rrumbullakët (një gotë vere psh). Me njërën dorë mbani gotën, kurse me tjetrën mbulojeni që të mos dalë aroma.

Mundohuni të fërkoni pak gotën për të ngrohur pak vajin, tundeni me lëvizje rrethore.

Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër.

Hapi tjetër është të shijoni atë. Kthejeni një gllënjkë të vajit në gojën tuaj, por mos e gëlltitni.

Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj.

Pastaj pijeni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve dhe do të ndjeni një shije të hidhur në pjesën e pasme të fytit kur e gëlltitni atë.

Është normale të kolliteni, dhe në fakt, vajrat me cilësi të lartë ngacmojnë fytin për kollë. Sa më shumë kollitje aq më i mirë është vaji.

Qendra Alert/Alert.al

Personat që punojnë para kompjuteri, vitaminat që duhet të marrin

Kur fokusohemi në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta. Ndaj ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A.

Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv, që është i nevojshëm për të parë sa më mirë. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës.

Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.

Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.

Këshilla për ata që punojnë në kompjuter:

1. Ruani pjerrësinë e tastierës, kur lexoni dhe shkruani.

2. Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.

3. Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.

4. Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve.

5. Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.

6. Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

7.  Punoni me dritë natyrale sa më shumë.

Qendra Alert/Alert.al

Studimet: Vetitë që ka kafja me qumësht

Kafeja veçanërisht nëse shoqërohet me qumësht ka një veprim të fuqishëm anti-inflamator dhe ul presionin e gjakut. Dy përfitimet, potencialisht të motivuara edhe nga shkaqe të zakonshme, u shfaqën në dy studime shumë të ndryshme, të publikuara në të njëjtën ditë, të cilat konfirmuan se sa shumë kafeja e konsideruar prej vitesh e padëshirueshme për ata me sëmundje të zemrës është në të vërtetë e dobishme dhe jo vetëm për zemrën.

Studimi i parë u konceptua dhe u krye nga studiues të Universitetit të Kopenhagës, Danimarkë mbi qelizat in vitro, me qëllim të verifikimit të efektit të substancave të formuara nga reagimi i polifenoleve që përmban kafeja me proteinat (dhe aminoacidet e tyre) që përmban qumështi dhe ka sjellë rezultate të rëndësishme nga këndvështrime të ndryshme. Siç është raportuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry qelizat njerëzore të vendosura në një gjendje që stimulon reaksionin inflamator dhe më pas të vendosura në kontakt me tretësira të ndryshme, përveç asaj të kontrollit, të polifenoleve ose me proteinat e qumështit, reaguan në mënyra shumë të ndryshme. Edhe nëse polifenolet, tashmë të vetme, shfaqnin një aktivitet të mirë anti-inflamator, kur kombinoheshin me proteinat e qumështit dyfishuan fuqinë e tyre. Siç mund të vërehej duke analizuar prodhimin e ndërmjetësve inflamatorë, tendencën e disa prej rrjeteve metabolike, tipike për këto procese dhe sjelljen e disa gjeneve të lidhura me to.

Studimi i dytë, sapo ka dalë mbi lëndët ushqyese u krye nga studiues në Universitetin e Bolonjës. Duke analizuar zakonet dhe shëndetin e mbi 700 grave dhe burrave, studiuesit kanë parë se ata që pinë zakonisht 2-3 filxhanë kafe kanë të gjithë presion gjakun më të mirë se ata që nuk pinë kurrë kafe dhe ata që pinë rregullisht më shumë se tre filxhanë në ditë. Ndërsa nuk ka prova që ekziston një marrëdhënie shkak-pasojë, ndoshta në efektin e dobishëm në zemër dhe enët e gjakut, veprimi anti-inflamator i polifenoleve kontribuon. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Ruajtja e vezëve, si ta kuptojmë nëse janë prishur?

Vezët cilësohen si ushqimi më i përsosur në planet sepse përmbajnë nëntë aminoacidet thelbësore. Kjo është arsyeja pse është mirë të hani disa vezë të ziera, në mos në meze, mund t’i hani në sanduiç apo si të dëshironi ju.

Vezët e ziera ruhen në frigorifer rreth një javë pasi janë zier, megjithatë afati i ruajtjes varet edhe nga sa të freskëta ishin ato kur u zien.

Nëse do t’i përdorni vezët e ziera brenda dy ditëve, është mirë t’i ruani të qëruara, sepse me kalimin e kohës mezi qërohen. Por nëse keni ndërmend t’i konsumoni pas më shumë se dy ditëve, atëherë ruajini me gjithë guaskë.

Si ta dalloni që vezët e ziera janë prishur?

Gjithmonë besojini hundës suaj sepse era që ato lëshojnë do t’ju tregojë nëse mund t’i konsumoni apo jo. Nëse nuk jeni të sigurt as nga aroma, vini re nëse ato kanë një strukturë të rrëshqitshme, ngjitëse dhe një ngjyrë gri të hapur, atëherë duhet t’i hidhni ato.

Qendra Alert/Alert.al

Antibiotiku natyral që sfidon çdo medikament

Vaji i dafinës është një nga vajrat më efikas për forcimin dhe mbrojtjen e organizmit sepse pastron sistemin limfatik. Ky vaj shquhet si antibiotik shumë efikas.

Kjo do të thotë se parandalon dhe pengon rritjen e mikrobeve, baktereve apo mykut në organizëm duke e mbrojtur atë nga infeksione të ndryshme.

Vaji esencial i dafinës qetëson nervat dhe zbut shqetësimet nervore.

Ai është efikas kundër spazmave, ankthit, stresit, depresionit, zemërimit etj. Ruan infeksionet e stomakut dhe e mbron nga aciditeti i tepërt dhe ulçera.

Gjithashtu ky vaj është efikas në qetësimin e kollës dhe temperatures. Vaji esencial i dafinës është i dobishëm për organizimin e njeriut. Po ashtu po përdoret edhe në kozmetikë gjerësisht.

Për të përgatirur vaj dafine ju nevojiten: 250 gr gjethe dafine, 1 gotë uji me vaj bajamesh të ëmbla (200ml) dhe një enë qelqi.

Gjethet e dafinës janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ajo përmban si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi.

Qendra Alert/Alert.al

Kriza ekonomike dhe si të bëjmë blerje të zgjuara

Kriza si pasojë e pandëmisë dhe më pas lufta në Ukrainë ka bërë që konsumatorët të jenë më të ndërgjgjshëm në blerjet e tyre. Disa produkte që nuk janë të domosdoshme dhe mund t’ju kursejnë më tepër para.

Plastika

Plastika jo vetëm që po “ha” planetin, por është e panevojshme dhe humbje parash. Në vend të shisheve plastike të ujit dhe sendeve të tjera një përdorimshe, blini produkte që mund t’i ripërdorni.

Letra dhe bojë për printer

Ne po jetojmë në një revolucion dixhital, që do të thotë se ka gjithnjë e më pak mbështetje në kopjet e letrës. Shumë skedarë mund të dërgohen me email, të shkarkohen dhe të ruhen në kompjuter ose pajisjet tuaja. Sot, edhe kontratat mund të nënshkruhen në mënyrë dixhitale duke përdorur programe si DocuSign. Kështu mund të kurseni mjedisin dhe portofolin tuaj gjithashtu.

Abonimet e aplikacioneve

Në botën dixhitale ekzistojnë pafund aplikacione dhe çdo vit cilësia e tyre përmirësohet, duke bërë që të vjetrit të mbeten pa u përdorur. Sigurohuni të bëni anulimin e abonimeve për programet që nuk ju nevojiten më.

Pijet që kosnumoni në përditshmëri

Në vend që të blini çdo ditë pije të ndryshme, provoni t’i bëni vetë në shtëpi. Investoni në makineri që ndihmojnë në përgatitjen e tyre dhe shijoni pijet tuaja të preferuara me më pak kosto dhe me siguri më të lartë.

Solucionet e pastrimit

Solucionet e pastrimit përbëhen nga kimikate të dëmshme që mund të jenë toksike pas një periudhe të gjatë kohore. Ekziston një mundësi tjetër për të pasur të njëjtën ndjesi freskie në shtëpinë tuaj pa e vënë veten në rrezik dhe duke kursyer para. Ju mund t’i përgatisni vetë shumë prej solucioneve të pastrimit, si për shembull një përzierje me uthull ose sode buke me ujë dhe disa vajra esencialë për një aromë të fresket.

Veshjet e reja

Tregu i veshjeve të përdorura po kalon nëpër një moment të lavdishëm. Ju mund të bilini me ofertë veshje cilësore, ku disa ende janë me etiketa, në vend që të paguani çmimin për veshje krejtësisht të reja.

Qendra Alert/Alert.al

Kimikatet që na rrethojnë, lulet që duhet të mbajmë afër

Komponentët kimik që gjenden në çdo gjë nga bojëra, ilaçet e pastrimit deri tek materialet e ndërtimit mund të kenë efekte negative në shëndetin tuaj.

Për fat të mirë, ka shumë bimë që mbahen në shtëpi që veprojnë si pastrues të fuqishëm të ajrit:

Zambaku: Kjo lule e bukur do të sjellë paqe në çdo shtëpi. Sipas Healthline, zambaku i paqes eliminon formaldehidin e gjetur në qilimet dhe tapicer, benzinën dhe  fibra plastike dhe sintetike, si dhe disa toksina të tjera në shtëpi.

Lulja e bamboos: Bamboo tradicionalisht është i lidhur shiun. Është bimë që lulëzon në mjedise të qeta. Është gjithashtu një pastrues i fuqishëm i ajrit, i njohur për të pastruar ajrin e monoksidit të karbonit, sipas Healthline.

Aloe Vera: Shumica e njohin për xhelin e saj që lehtëson djegien nga dielli, aloe vera është një bimë për me një përfitim të shtuar të pastrimit të formaldehidit dhe benzenit nga ajri. Aloe vera është përdorur për më shumë se 6,000 vjet.

Lulja merimangë: Është një nga lulet më vdekjeprurëse kundër toksinave si benzeni, formaldehidi dhe monoksidi i karbonit. Përveç kësaj dhe lulet e bardha që ajo ka janë shumë të bukura dhe me aromë të mirë.

Qendra Alert/Alert.al

Djegie e fytit nga gripi, ushqimet që lehtësojnë dhimbjen

Një nga simptomat e gripit gjatë kësaj kohe është dhimbja e fytit. Çaji dhe mjalti janë përbërësit më të mirë shërues që ne njohim dhe konsumojnë. Ama nuk janë të vetmit. Përveç çajrave, ja disa ushqime që lehtësojnë dhimbjen e fytit.

  1. Ashtu si çaji i nxehtë, një tas me supë mund të bëjë mrekulli për dhimbjen e fytit. Ju lirohen hundët nga avulli dhe për më tepër ka veti antibakteriale. Shtoni disa perime të freskëta, hudhër, shafran Indie, xhenxhefil dhe presto! Keni krijuar një supat antiinflamatore.
  2. Hudhra përmban substancën allicin. Kjo substancë ka veti antiinflamatore dhe vret bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit.
  3. Provoni çajin e xhenxhefilit, me kanellë, ose nenexhik, kamomil, jamball ose rozmarinë.
  4. Një tas i ngrohtë me bollgur është i lehtë për t’u ngrënë dhe është i pasur me antioksidantë, zink dhe magnez. Për më tepër, bollguri kombinohet lehtë me shumë ushqime të tjera të shëndetshme. Për shembull, për të marrë pak vitaminë shtesë, provoni pak banane të pjekur. Mbusheni tasin me bollgur me pak mjaltë, kanellë dhe pak xhenxhefil. Është super e shëndetshme.
  5. Shafrani i Indisë, xhenxhefili dhe kanella bëjnë mrekulli për fytin tuaj. Këto erëza kanë efekt relaksues dhe antiinflamator. Vendosni këto erëza të mrekullueshme te bollguri juaj ose çaji dhe ushqime të tjera dhe do ta shihni sa do t’ju ndihmojë.
  6. Mjalti njihet për vetitë e tij qetësuese. Por kjo nuk është e gjitha! Kjo substancë qetësuese ka veti antiinflamatore dhe antibakteriale.

Qendra Alert/Alert.al