Megjithëse konsumimi i një birre gjatë ditëve të nxehta të verës mund të duket si një freskim i momentit, efektet e tij mund të amplifikohen në rast se e rrisni dozën pak më shumë se zakonisht.
Rreziku kryesor që paraqet alkooli është dehidratimi. Nëse qëndroni në diell për një kohë të gjatë – qoftë në plazh apo për një piknik – individët rrezikohen nga dehidratimi. Dhe konsumimi i alkoolit thjesht e bën më të madh këtë risk.
Alkooli redukton dhe çliron hormonin vasopresin, i cili ruan ekuilibrin e lëngjeve në organizëm. Në të njëjtën kohë, alkooli shërben gjithashtu si një diuretik, gjë e cila do të thotë urinim më të shpeshtë dhe njëkohësisht dehidratim edhe pa qenë shumë nxehtë. Dhe nëse alkooli shoqërohet me një pije që përmban kafeinë, e tillë si kafeja, pijet me gaz apo një përzierje tjetër pijesh, atëherë rritet akoma më shumë risku i dehidratimit.
Për shkak të efekteve negative të alkoolit, individët zgjedhin më mirë një birrë sesa një kokteil ose pije tjetër alkoolike, por në realitet kjo zgjedhje është më e ndërlikuar sesa mendohet.
Duke iu referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Shëndetit, një kanaçe birre e zakonshme përmban 14 gram alkool, po aq sa përmban një gotë verë, apo një teke rumi, vodka, xhini apo uiski.
Për këtë arsye, konsumatorët duhet që të shohin vazhdimisht përmbajtjen e alkoolit në birrën e tyre. Ndërkohë që zakonisht firmat dhe kompanitë e mëdha prodhuese të birrës kanë rreth 4 ose 5% alkool për një shishe ose kanaçe, disa lloje birrash me krikëll mund të përmbajnë dhe 9% alkool për të njëjtën sasi birre.
Një gjë që duhet patur gjithmonë parasysh është fakti që pirja e shumë birrave nuk të hidraton. Po ashtu pijet me alkool përmbajnë dhe shumë kalori, dhe sheqeri është në një formë më të fshehur dhe që nuk mendohet shpesh nga konsumatorët. Një birrë mund të përmbajë rreth 400 ose 500 kalori.
Si mund të luftojmë dehidratimin nga alkooli?
Vetëm duke pirë ujë, ujë dhe vetëm ujë. Është e rëndësishme që të kemi një shishe me ujë gjithmonë me vete, e cila të konsumohet ndërmjet herëve që keni konsumuar alkool. Shishja duhet mbushur vazhdimisht dhe mund të hidhni në të dhe pjesë të frutave të ndryshme në mënyrë që ti japë shije dhe të konsumoni me tepër ujë.
Qendra Alert
alert.al/