Menu

Shëndet

Dëmet që shkakton shisha në trupin tuaj, arsyet pse nuk duhet përdorur

Shisha ose ndryshe nargjilja është kthyer në trend për të rinjtë shqiptarë. Këtij trendi nuk po i shpëtojnë as të miturit, të cilët ndihen “cool” nëse e frekuentojnë bashkë me shoqërinë.

Ky fenomen i ekspozon ata ndaj lëndëve kancerogjene dhe varësisë ndaj një kulture orientale e të qëndruarit në grup për orë të tëra duke tymosur.

Çfarë është shisha?

Është procesi i tymosjes së duhanit me shije, i cili realizohet nëpërmjet djegies së qymyrit dhe ftohjes së tymit nga uji. Shijet janë nga më të ndryshmet që fillojnë që nga frutat e deri tek më të fortat siç është ajo me pije energjike dhe që nga dëshmitë e të rinjve që e përdorin, të shkakton marrje mendsh. Përjashtim nuk bën edhe shisha me shije hashashi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tymi i prodhuar nga djegia e shishave është toksik. Analizat laboratorike të tymit të shishave kanë zbuluar nivele të matshme të lëndëve kancerogjene dhe toksike si oksid nitrik dhe metale të rënda. Përveç kësaj, djegia e qymyrit gjeneron nivele të larta të monoksidit të karbonit.

Këto substanca toksike bëhen shkak për sëmundje të zemrës, mushkërive dhe kancerit tek duhanpirësit dhe mund të sjellin të njëjtat pasoja edhe te përdoruest e shishave, nëse absorbohen në trup në sasi të konsiderueshme.

Madje një konsumues i rregullt i Shisha-s mund të thithë më shumë helme tymërash gjatë konsumimit të Shisha-s sesa një duhanpirës brenda pak ditësh. Pak ditë pasi ta keni lënë do të vini re ndryshimet dhe përmirësimet në shëndetin dhe cilësinë e jetës suaj.

Arsyet pse duhet ta lini Shisha-n:

Zvogëloni shanset për infektimin e gojës nga bakteret

Zvogëloni shanset për t’u prekur nga kanceri dhe turbekulozi

Parandaloni sëmundjet e zemrës

Bëni një jetë më të shëndetshme

Më parë turbekulozi në vendet e Lindjes së Mesme lidhej me Shishën

Monoksidi i karbonit (nga qymyri) është 30 herë më i vështirë për tu tretur në ujë, sesa oksigjeni.

Në një thithje të vetme ata që konsumojnë shisha thithin deri në 200 herë më shumë tym se nga një cigare.

Pirja e duhanit vret rreth 114,000 njerëz në Britani të Madhe çdo vit.

Qendra Alert/Alert.al

Frutat dhe perimet që duhet t'i keni në tryezë gjatë nëntorit

Ngjyra të ngrohta dhe të forta, frutat dhe perimet që mund të gjenden në nëntor, na ndihmojnë për ta bërë më të gëzuar këtë muaj, gjatë të cilit temperaturat ftohen e humori bie.

Për të përmirësuar gjendjen, duhet të marrim fibra, minerale dhe vitamina, që të parandalojmë sëmundjet e para sezonale, por edhe për të shmangur depresionin tipik të këtij sezoni melankolik.

Një nga blerjet tipike të vjeshtës është lulelakra, e pasur në vitaminë C, vitaminë A dhe B. Rekomandohet për këdo që vuan nga anemia sepse është burim i shkëlqyer i hekurit dhe mineraleve të tjera, të tilla si kaliumi, acid folik dhe magnezi.

Në shportën tuaj të perimeve për këtë muaj duhet të vendosni: patatet e reja, panxharin, qepët, selinon, sallatën jeshile, spinaqin, radhiqet, çikoren, rrepat, bathët, kërpudhat, kungulin e verdhë, lulelakrën dhe brokolin. Nga frutat mos harroni të blini hurmat, dardhat, rrushin, kivit, shegët, gështenjat, mollët, mandarinat dhe portokajt. (Express)

Qendra Alert/Alert.al

Pilula anti-Covid efikase, Pfizer: Testimi, një sukses

Pfizer njoftoi se pilula e tij eksperimentale për trajtimin e Covid-19 e uli me 89% rrezikun e shtrimit në spital apo të vdekjes. Rezultatet e testit klinik ishin shpresëdhënëse, duke treguar kështu se shumë shpejt, njerëzit mund të kenë dhe një ilac në dispozicion për t`u mbrojtur nga sëmundja. Mjekimi, i quajtur “Paxlovid” këshillohet për përdorim të menjëhershëm me t`u shfaqur simpatomat e para të koroanavirusit sidomos tek personat më të rrezikuar prej tij. Njoftimi i kompanisë farmaceutike amerikane erdhi një ditë pasi rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar miratoi një trajtim të ngjashëm nga firma “Merck Sharp dhe Dohme” .Anglia ka porositur tashmë 480 mijë doza të pilulës molnupiravir së kësaj firme, ndërsa kërkon edhe 250 mijë doza nga trajtimi i ri i Pfizerit. Pilula e Pfizerit është krijuar në mënyrë të tillë që të bllokon enzimën e cila i nevojitet virusit për t`u shumëfishuar. Kur merret së bashku me një dozë më të ulët të një antivirali tjetër, Ritonavir, ajo qëndron në trup edhe më gjatë dhe efekti i përforëcohet. Mjekimi zgjat për pesë ditë, kohë përgjatë së cilës tre pilula merren dy herë në ditë. Trajtimi i kombinuar funksionon paksa ndryshe nga pilula Merck e cila vendos gabime në kodin gjenetik të virusit.

Qendra Alert/Alert.al

Medikamenti që lufton Covid-19 në shtëpi merr miratimin në Britani

Pilula e parë e krijuar për të tratuar pacientët simptomatikë me Covid-19 është miratuar nga rregullatori i barnave në Britani.

Tableta molnupiravir do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve vulnerabël të diagnostikuar së fundmi me këtë sëmundje.

Në provat klinike, pilula e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjen.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe imunosupresionuarit.

Në një deklaratë për mediat sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për më të dobëtit dhe se kjo ditë është historike për Britaninë e Madhe pasi është vendi i parë në botë që miraton një aniviral që mund të merret në shtëpi për Covid-in.

Molnupiravir, i zhvilluar nga kompania amerikane e barnave Merck (e njohur si MSD në MB) dhe partneri i saj Ridgeback Biotherapeutics, është ilaçi i parë antiviral oral i dedikuar për Covid.

Pilula synon një enzimë që virusi përdor për të bërë kopje të vetvetes, duke futur gabime në kodin e tij gjenetik. Kjo duhet të parandalojë shumëfishimin e tij, në mënyrë që të mbajë nivelet e virusit të ulëta në trup dhe të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes.

Qendra Alert/Alert.al

Paracetamoli, 6 shenjat e një mbidoze

Doza e zakonshme e paracetamolit për të rriturit është një ose dy tableta 500 mg deri në katër herë në 24 orë.

Mbidozat e paracetamolit mund të shkaktojë efekte anësore serioze. NHS paralajmëron se ju nuk duhet të josheni për të rritur dozën, ose të merrni një dozë të dyfishtë në qoftë se dhimbja juaj është shumë e keqe.

Marrja e ilaçit për të ndihmuar në lehtësimin e çfarëdo sëmundjeje të lehtë nga e cila vuani mund të jetë e dobishme, megjithatë nuk duhet të tejkaloni kurrë dozën e rekomanduar.

NHS thotë: “Marrja e një ose dy tabletave shtesë rastësisht nuk ka gjasa të jetë e dëmshme, për sa kohë që nuk merrni më shumë se tetë tableta në 24 orë. Prisni të paktën 24 orë përpara se të merrni më shumë paracetamol”.

Drugs.com ka renditur disa simptoma të mbidozës. Këto përfshijnë diarre, djersitje të shtuar, humbje të oreksit dhe të përziera ose të vjella.

Shenjat përfshijnë gjithashtu ngërçe ose dhimbje në stomak, si dhe ënjtje, dhimbje ose ndjeshmëri në pjesën e sipërme të barkut ose në zonën e stomakut. “Merrni menjëherë ndihmë urgjente nëse ndonjë nga simptomat e mbidozës shfaqet”.

Sipas NHS, të përzierat dhe të vjellat janë simptoma “jashtëzakonisht të zakonshme” të mbidozës së paracetamolit. Këto simptoma mund të shfaqen brenda pak orësh nga marrja e një doze të tepërt, paralajmëron trupi shëndetësor.

Qendra Alert/Alert.al

Pesë ushqime që do t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj

Të gjithë e dimë se konsumimi i duhanit është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin dhe se është mjaft e vështirë të heqësh qafe këtë ves.

Edhe nëse keni sukses, efekti i nikotinës do të zgjasë me vite.

Megjithatë, ka ushqime që mund t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj.

Brokoli është i pasur me vitamina C dhe B5, dhe dihet se konsumimi i duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup.

Ata do ta bëjnë procesin e heqjes qafe të nikotinës veçanërisht të lehtë.

Lulelakra, brokoli, lakra jeshile, panxhari, lakra, raketa dhe kohlrabi janë gjithashtu të dobishme.

Lëngu i portokallit është gjithashtu i pasur me vitaminë C.

Konsumimi i rregullt i portokallit do të përshpejtojë metabolizmin tuaj dhe do t’ju çlirojë nga ndjenjat e stresit.

Nikotina zbërthen kolagjenin, proteinën më të rëndësishme në trup, dhe vitamina C luan një rol jetik në formimin e tij.

Nikotina gjithashtu dëmton cilësinë e lëkurës.

Lëngu i karotës e pengon atë nga plakja dhe e lejon atë të rikuperohet. Ai përmban vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar të jenë efektive në eliminimin e nikotinës.

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme sepse përmban sasi të mëdha të acidit folik. A

i mbron pankreasin nga efektet e dëmshme të shkaktuara nga nikotina. Konsumimi i spinaqit rekomandohet edhe për personat me tension të lartë sepse kaliumi e ul atë.

Kivi normalizon nivelet e vitaminave A, C dhe E. Redukton akumulimin e metabolitëve që shkaktojnë kancer.

Një avantazh tjetër i kivit është se ndihmon në pastrimin e mëlçisë. (Express)

Qendra Alert/Alert.ap

Gripi i shpendëve përfshin fermën e gjelave në Itali

Rasti i parë i gripit të shpendëve i regjistruar këtë vit në Itali, në mesin e tetorit, përfshiu një fermë gjelash në provincën e Ferrarës. Zbulimi nxiti miratimin e një sërë masash për të frenuar virusin. Për këtë arsye, veterinerët dhe specialistët e Institutit Zooprofilaktik Eksperimental të Venezie kanë vendosur një urdhër sekuestrimi, vrasjen e kafshëve dhe asgjësimin e  tyre si dhe materialeve dhe produkteve përkatëse.

Kësaj duhet t’i shtohet pastrimi dhe dezinfektimi i fermave. Rreth fermës është krijuar edhe një zonë izolimi nga 3 deri në 10 km, e ndaluar për kamionët apo mjetet e tjera bujqësore, për të mos lejuar që ata të shndërrohen në mjete të virusit. Fatkeqësisht, një javë më vonë, Ministria e Shëndetësisë lëshoi ​​​​një deklaratë të re që konfirmoi pozitivitetin për virusin e gripit H5N1 në shumë patogjen në mostrat e marra në Verona, në një fermë me rreth 13,000 gjela që do të asgjësohen. Duke qenë se këto janë zona ku fermat e pulave, gjelave dhe shpendëve të tjerë janë të shumta, ekziston rreziku serioz që virusi të përhapet në fermat e tjera në ditët në vijim.

“Shpërthimet e fundit që kanë prekur fermat në provincën e Ferrarës dhe Veronës-shpjegon Fabrizio de Stefani, drejtor i shërbimit të higjienës ushqimore veterinare është një fenomen epidemiologjik i përsëritur që nxjerr në pah rrezikun e vazhdueshëm të futjes së viruseve si gripi i shpendëve, kur popullatat e shpendëve të egër, veprojnë si asimptomatikë dhe vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me popullatat e shpendëve shtëpiake”. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Rezistenca antimikrobike: Cili është rreziku i përhapjes përmes transportit të kafshëve?

EFSA ka filluar punën për një vlerësim të ri që shikon rrezikun e përhapjes së baktereve rezistente ndaj antimikrobikeve gjatë transportit të kafshëve.

Vlerësimi, i cili u kërkua nga Komiteti i Parlamentit Evropian për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë e Ushqimit (ENVI), do të fokusohet në rrezikun e baktereve zoonotike rezistente që përhapen midis shpendëve, derrave dhe bagëtive gjatë transportit në ferma të tjera ose në thertore.

Kur rezistenca antimikrobike (AMR) shfaqet në bakteret zoonotike, bakteret që mund të kalojnë nga kafshët te njerëzit, mund të rrezikojë trajtimin e sëmundjeve infektive te njerëzit.

Marta Hugas, shkencëtarja kryesore e EFSA, tha se rezistenca ndaj antimikrobikëve është një kërcënim urgjent për shëndetin publik dhe këshillat e bazuara në prova janë kritike për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit për të përballuar këtë sfidë.

Ky mandat i ri, i cili fokusohet në implikimet e mundshme për shëndetin e njeriut ilustron edhe një herë konvergjencën në rritje midis shëndetit të kafshëve. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Ushqimet që shkatërrojnë imunitetin dhe organizmin

Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin tonë. Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.

Ju sjellim të renditura ushqimet më të këqija për sistemin imunitar ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Ushqimet Që Shkatërrojnë Sistemin Imunitar

Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ngrënia e ushqimeve të pastra nga toksinat ofron vlera më të mëdha për shëndetin.

Mishi i Kuq

Një studim i Universitetit të Kalifornisë, tregon se mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar. Kjo ndodh si pasojë e sheqernave natyralë tek mishi i kuq të cilat nuk treten dot nga organizmi. Këto sheqerna përmbajnë një sërë rreziqesh përfshirë këtu shfaqjen e tumoreve. Rekomandohet reduktimi i mishit të kuq.

Ushqimet E Skuqura

Këto ushqime përmbajnë yndyrna të rrezikshme që rrisin kolesterolin e keq. Të skuqurat nxisin inflamacionin dhe dobësojnë imunitetin. Kufizimi ose heqja dorë plotësisht prej tyre ndihmon në rimëkëmbjen e sistemit natyral mbrojtës të trupit pavarësisht moshës.

Pijet E Gazuara

Pijet e gazuara e shkatërrojnë sistemin imunitar. Këto pije nuk kanë asnjë vlerë ushqimore ndërkohë që sistemi imunitar ka më shumë nevojë për vitaminë A, kalçium dhe magnez. Si të mos mjaftonte kjo, acidi fosforik që gjendet tek këto pije përthith depozitat e kalçiumit dhe magnezit në trup.

Ëmbëlsirat

Disa sheqerna kanë aftësinë të nënshtrojnë sistemin imunitar, sepse sulmojnë qelizat që kanë funksionin e mposhtjes së baktereve. Shkatërrimi i këtyre qelizave vazhdon disa orë pasi keni ngrënë të ëmbla.

Ushqimet E Përpunuara

Ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të karbohidrateve të rafinuara, sheqernave dhe aromatizuesve të fshehur. Edhe drithërat e paketuara dhe buka përmbajnë sheqerna të rrezikshme që dobësojnë sistemin imunitar, Ngrënia e këtyre ushqimeve shkakton irritim kronik në organizëm, dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin një shënjestër të lehtë të disa sëmundjeve.

Mbështetje Natyrale Për Sistemin Imunitar

Nëse dëshironi të keni imunitet të fortë, konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C siç janë perimet, barishtet dhe agrumet. Aktiviteti fizik vjen gjithashtu në ndihmë sepse largon stresin. Vaji esencial i rigonit është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj sepse ka aftësi të mëdha pastruese nga mikrobet në organizëm. (AgroWeb)

A është uji i gazuar po aq i shëndetshëm sa uji natyral?

Shumë persona pëlqejnë të konsumojnë ujë të gazuar. Edhe pse është një zgjedhje më e mirë se lëngjet me sheqer, ekspertët paralajmërojnë se uji i gazuar duhet të konsumohet me masë.

Për adhuruesit, uji i gazuar ofron një përvojë që uji i zakonshëm nuk mund ta bëjë: Zhurma e flluskave kur hapet shishja, ndjesia e gazit kur pini dhe ndonjëherë një aromë e butë “natyrale”.

Uji natyral është i shkëlqyeshëm për hidratim, por “do të habiteshit sa njerëz nuk duan të pinë ujë të thjeshtë, sepse nuk u pëlqen shija”, thotë Anna Linge, dietologe në Qendrën Mjekësore Universitare në Uashington DC.

Dietologët bien dakord që uji i gazuar, i cili përfshin ujë të gazuar artificial është po aq hidratues sa uji i zakonshëm, por uji i çezmes ka një avantazh shtesë, ai përmban mineral, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë me mineral për larjen e dhëmbëve, për gatim dhe hidratim, lirisht mund të përfshini ujë të gazuar në dietën tuaj”, thotë Linge.

Por kini parasysh se uji i gazuar ka më shumë acid se i zakonshmi.

Uji me flluska përmban dioksid karboni, i cili shndërrohet në acid karbonik në kontakt me pështymën duke ulur pH në gojën tuaj.

Pijet që kanë një vlerë të ulët pH mund të jenë të dëmshme për dhëmbët, duke rritur mundësinë e kariesit. Sidoqoftë, duhet të theksohet se uji mineral është shumë më i shëndetshëm për dhëmbët sesa lëngjet e gazuara ose të frutave, siç tregohet nga rezultatet e një studimi të botuar në vitin 2016 në revistën e Shoqatës Amerikane të Dentarëve.

Disa prodhues shtojnë thartirë limoni në ujin e gazuar për të përmirësuar shijen, gjë që mund të rrisë nivelin e aciditetit. Një gjë e ngjashme do të ndodhë nëse shtoni vetë feta limoni ose limete në ujë. Pra, është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë i shtohet ujit nëse si përbërës përmendet vetëm “aroma natyrale”.

Pak kërkime janë bërë mbi ujin e gazuar dhe pasojat që ai lë në dhëmbë. Megjithatë, sipas Dr. Brittany Seymour, docent në Departamentin e Stomatologjisë në Harvard dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë, “duhet të pini shumë ujë të gazuar në ditë për të bërë po aq dëm sa lëngjet e gazuara apo të frutave”. (The New York Times)

Qendra Alert/Alert.al