Menu

Shëndet

Kujdes/Si ndikon sheqeri në sasi të lartë në organizmin tuaj

Sheqeri është i mirë për organizimin, por në sasi të kufizuar, pasi kalimi i normës çon në shtim në peshë, puçrra në fytyrë, diabet të tipit 2 dhe mund të rrisë rrezikun e disa gjendjeve serioze mjekësore. Shumë njerëz mbështeten në ushqime të shpejta dhe të përpunuara për vakte dhe ushqime.

Meqenëse këto produkte shpesh përmbajnë sheqer të shtuar, ai përbën një pjesë të madhe të marrjes së tyre ditore të kalorive, shkruan Healthline.

Ekspertët besojnë se konsumi i sheqerit është shkaku kryesor i mbipeshes dhe i shumë sëmundjeve kronike, si diabeti i tipit 2.

Sipas tyre, shkalla e obezitetit po rritet në mbarë botën dhe provat sugjerojnë se sheqeri i shtuar, shpesh nga pijet me sheqer, është një kontribuues i madh në obezitet.

Dietat me përmbajtje të lartë sheqeri janë shoqëruar me një rrezik në rritje të shumë sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës. Provat sugjerojnë se dietat me sheqer të lartë mund të çojnë në mbipeshë dhe inflamacion, si dhe nivele të larta të triglicerideve, sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut.

Për më tepër, konsumimi i tepërt i sheqerit, veçanërisht nga pijet me sheqer.është lidhur me aterosklerozën, një sëmundje e karakterizuar nga depozitat yndyrore, që bllokojnë arteriet.

Qendra Alert/Alert.al

Zbulohet molekula që bllokon qelizat e kancerit

Studiuesit italianë kanë zbuluar një molekulë të aftë për të bllokuar rritjen e qelizave kancerogjene. Identifikimi i tij mund të çojë në të ardhmen në zhvillimin e ilaçeve inovative kundër kancerit të afta për të luftuar disa sëmundje onkologjike.

Molekula, e quajtur SM15, është citotoksike dhe vepron si një frenues i fuqishëm i një mekanizmi specifik të përfshirë në vdekjen dhe mbijetesën e qelizave kancerogjene: autofagjinë.

Ky proces heq në mënyrë selektive proteinat e dëmtuara brenda qelizave dhe përdor përbërësit e tyre për t’i ricikluar ato dhe për të zhvilluar molekula të reja proteinike. Në disa lloje kanceri, autofagjia shndërrohet në një avantazh për të nxitur rritjen dhe rrjedhimisht përhapjen e qelizave kancerogjene.

Falë zbulimit të aftësisë së SM15, ekziston shpresa për terapi të ardhshme antikancerogjene. Meqenëse autofagjia luan një rol të rëndësishëm në kancer, shkencëtarët filluan të hetojnë vetitë e molekulës SM15, “e projektuar për të synuar mikrotubulat dhe domenin ndërveprues të mikrotubulave dhe komponentin kinetokor NDC80/HEC1”, siç theksohet në përmbledhjet e studimit.

Gjatë eksperimentit ata zbuluan se ishte një frenues i fuqishëm i procesit të autofagjisë. “Duke përdorur teste të ndryshme biokimike dhe biologjike qelizore, ne demonstruam se SM15 bllokon fluksin autofagjik bazal duke penguar bashkimin e autofagozomeve të formuara siç duhet me lizozomet”, shpjegoi Dr. Trisciuoglio – koordinator i studimit.

Autofagozomet janë vezikulat me dy membranë ku proteinat (përbërjet plazmatike) izolohen dhe degradohen gjatë procesit të autofagjisë, duke lejuar riciklimin.

Në fakt, SM15 shkakton bllokimin e rrjedhës autofagjike që rezulton në apoptozë (vdekje) qelizore. Në rastin e qelizave kancerogjene, do të thotë ndalimi i rritjes së tyre dhe potencialisht një terapi e synuar dhe efektive për të ndaluar kancerin. Por siç tregohet, kjo vlen vetëm për tumoret që përdorin autofagjinë për t’u rritur, të tilla si glioblastoma dhe adenokarcinoma duktale e pankreasit të cituara nga ekspertët. Shpresa është të arrijmë në barna të reja të sigurta dhe efektive.

Qendra Alert/Alert.al

Disa të pathëna për cigaret elektronike

Cigaret elektronike janë kthyer në trend, por shumë njerëz nuk i dinë efektet e dëmshme nga konsumimi i tyre.

Probleme me mushkëritë

Konsumimi i cigareve elektronike (Vaping) në mënyrë afatgjatë mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, kollë dhe probleme të tjera të mushkërive. Substancat e dëmshme mund të thithen edhe kur konsumohet duhan pasiv.

Shëndeti oral

Cigaret elektronike mund të rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit oral, të tilla si gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe ulçera e gojës.

Sëmundjet kardiovaskulare

Mund të rrisin gjithashtu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht për individë të prirur ndaj faktorëve të tjerë të rrezikut lidhur me shëndetin.

Kimikatet e dëmshme

Avulli i prodhuar nga cigaret elektronike përmban kimikate të dëmshme që mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Dëmtimi i trurit

Për shkak se nikotina është një neurotoksinë, ajo mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në qelizat e trurit dhe dëmtim kognitiv.

Diabeti

Cigaret elektronike mund të rrisin rrezikun e diabetit, sepse nikotina rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Fertiliteti

Nikotina mund të ndikojë për keq në fertilitet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Qendra Alert/Alert.al

Bisfenoli A në ushqim, një rrezik për shëndetin

Ndaj bisphenol A (BPA) është ngritur një shqetësim shëndetësor për konsumatorët në të gjitha grupet-moshat, kanë deklaruar ekspertët shkencorë të EFSA-s në një vlerësim të ri.

Në një vlerësim të gjerë të provave shkencore dhe pas marrjes së informacionit nga një konsultim publik, ekspertët e EFSA-s identifikuan efektet potencialisht të dëmshme shëndetësore në sistemin imunitar.

Komisioni Evropian dhe autoritetet kombëtare do të diskutojnë masat e duhura rregulluese për të ndjekur këshillat e EFSA. BPA është një substancë kimike e përdorur në kombinim me kimikate të tjera për të prodhuar disa plastika.

BPA është përdorur për shembull në plastikën polikarbonate, një lloj transparent dhe i ngurtë i plastikës që përdoret për të bërë shpërndarësit e ujit, kontejnerët e ruajtjes së ushqimit dhe shishet e pijeve të ripërdorshme. Substanca gjenden në mbulesa mbrojtëse për konserva ushqimi dhe pijesh.

Kimikatet si BPA të përdorura në kontejnerët ushqimorë mund të migrojnë në sasi shumë të vogla në ushqimin dhe pijet që përmbajnë, kështu që shkencëtarët e EFSA-s rregullisht shqyrtojnë sigurinë e tyre, duke marrë parasysh të dhënat e reja.

Një numër i madh të dhënash

Dr. Klod Lambré, Kryetar i Panelit të EFSA-s për Materialet e Kontaktit me Ushqimin, Enzimat tha: Për këtë rivlerësim, ne kontrolluam një sasi të madhe botimesh shkencore, duke përfshirë mbi 800 studime të reja të botuara që nga janari 2013. Kjo na ka lejuar të trajtojmë pasiguritë e rëndësishme rreth toksicitetit të BPA-së.

“Gjatë studimeve, vumë re një rritje të përqindjes së një lloji të rruazave të bardha të gjakut, të quajtur ndihmëtarja T, në shpretkë. Ata luajnë një rol kyç në mekanizmat tanë imunitarë qelizorë dhe një rritje e këtij lloji mund të çojë në zhvillimin e inflamimit alergjik të mushkërive dhe çrregullimeve autoimmune”- tha ai.

Paneli gjithashtu mori parasysh efekte të tjera potencialisht të dëmshme shëndetësore në sistemet riprodhuese, zhvillimore dhe metabolike që u identifikuan në vlerësimin e rrezikut.

“Gjetjet tona janë rezultat i një procesi intensiv vlerësimi që ka zgjatur disa vjet dhe që ne e përfunduam duke përdorur informacionin që mblodhëm nga një konsultim publik dy-mujor nisur në dhjetor 2021”-shtoi ai. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Efekti i pijeve alkoolike në presionin e gjakut

Konsumimi i alkoolit në sasi të madhe mund të rrisë presionin e gjakut në nivele jo të shëndetshme. Pirja e më shumë se tre pijeve në të njëjtën kohë rrit presionin e gjakut përkohësisht, ndërsa pirja e vazhdueshme mund të çojë në probleme afatgjata.

Për të kuptuar se sa shumë alkool është shumë dhe se si ndalimi i tij mund të ulë presionin e gjakut, duhet të dini përkufizimin e pirjes së tepërt.

Pirja e tepërt përkufizohet si katër ose më shumë pije brenda dy orëve për gratë dhe pesë ose më shumë pije brenda dy orëve për burrat.

Konsumimi i moderuar konsiderohet të pini deri në një pije në ditë për gratë, dy për burrat.

Pirja e rëndë është më shumë se tre pije në ditë për gratë dhe katër për burrat.

Njerëzit që reduktojnë marrjen e tyre të alkoolit nga i rëndë në të moderuar mund të zvogëlojnë leximin e presionit të lartë të gjakut (presioni sistolik) me rreth 5.5 milimetra merkur dhe numrin e tyre të fundit (presioni diastolik) me rreth katër milimetra merkur.

Nëse keni presion të lartë të gjakut, shmangni alkoolin ose pini vetëm në moderim. Për të rriturit e shëndetshëm, kjo do të thotë deri në një pije në ditë për gratë dhe deri në dy pije në ditë për burrat.

Konsumimi i moderuar është, për shembull, 355 mililitra birrë, 148 mililitra verë ose 44 mililitra pije alkoolike.

Mbani në mend se alkooli përmban kalori dhe mund të kontribuojë në shtimin e padëshiruar të peshës, sipas Mayo Clinic . Gjithashtu, alkooli mund të ndikojë në veprimin e barnave për presionin e gjakut në një mënyrë që rrit efektet anësore të barnave.

Qendra Alert/Alert.al

Të gjitha mollët duket se janë të njëjta, por mesa duket jo

Mollët jeshile zakonisht janë më të tharta dhe kanë një lëvore më të trashë. Por, në të njëjtën kohë, ato kanë më pak sheqer, prandaj rekomandohen aq fort.

Mollët jeshile kanë më shumë vitamina A, B, C, E dhe K në krahasim me mollët e kuqe. Kanë përmbajtje të lartë hekuri dhe kaliumi. Ato gjithashtu përmbajnë më shumë fibra dietike madje edhe proteina.

Sidoqoftë, ato janë pak të tharta dhe të ëmbla në shije.

Por, nga ana tjetër, mollët e kuqe kanë më shumë antioksidantë, si të gjitha perimet dhe frutat e tjera të kuqe.

Nutricionistët thonë se nëse keni qëllim që të ulni sheqerin, atëherë mollët jeshile janë vërtet më të shëndetshme. Dhe në planin afatgjatë, nuk do të ketë ndonjë ndryshim se cilën ngjyrë të mollës preferoni të hani.

Në fund të fundit, më të vlefshmet në to janë pektina, kuercetina dhe flavonoidet, të cilat janë njëlloj të pranishme në të gjitha llojet e mollëve.

Qendra Alert/Alert.al

Shënohet vdekja e parë në njerëz nga gripi i shpendëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njofton se një grua nga Kina është personi i parë që ka vdekur nga një lloj gripi i shpendëve që është i rrallë tek njerëzit, por virusi nuk duket se përhapet mes njerëzve.

“Gruaja 56-vjeçare nga provinca jugore e Guangdong ishte personi i tretë që dihet se ishte infektuar me nënvariantin H3N8 të gripit të shpendëve”- tha OBSH në një deklaratë.

Të gjitha rastet kanë qenë në Kinë, me dy rastet e para të raportuara vitin e kaluar.

Qendra Provinciale Guangdong për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportoi infeksionin e tretë në fund të muajit të kaluar, por nuk dha detaje për vdekjen e gruas. Pacientja kishte sëmundje ekzistuese, thotë OBSH dhe ishte e ekspozuar ndaj shpendëve të gjallë.

Infeksionet sporadike te njerëzit me grip të shpendëve janë të zakonshme në Kinë, ku viruset e gripit të shpendëve qarkullojnë vazhdimisht në popullatat e mëdha të shpendëve dhe shpendëve të egër.

Mostrat e mbledhura nga një treg i lagësht i vizituar nga gruaja para se të sëmurej ishin pozitive për gripin A(H3), tha OBSH, duke sugjeruar se ky mund të ketë qenë burimi i infeksionit.

Megjithëse i rrallë te njerëzit, H3N8 është i zakonshëm te zogjtë, tek të cilët shkakton pak ose aspak shenja sëmundjeje. Ka infektuar edhe gjitarë të tjerë. Nuk u gjetën raste të tjera midis kontakteve të ngushta të gruas së infektuar, tha OBSH.

“Në bazë të informacionit të disponueshëm, duket se ky virus nuk ka aftësinë të përhapet lehtësisht nga personi në person dhe për këtë arsye rreziku i përhapjes së tij midis njerëzve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar konsiderohet i ulët”, OBSH tha në deklaratë.

Monitorimi i të gjithë viruseve të gripit të shpendëve konsiderohet i rëndësishëm duke pasur parasysh aftësinë e tyre për të evoluar dhe shkaktuar një pandemi.

Qendra Alert/Alert.al

Këshilla për mbajtjen e frutave të freskëta

Frutat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe duhet të konsumohen rregullisht për të siguruar një furnizim të mjaftueshëm me vitaminë. Megjithatë, disa fruta duhet të ruhen në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të shmangur humbjen e tyre.

 Fiqtë

Fiqtë kanë një strukturë të butë dhe mund të degradohen shpejt në temperaturë dhome. Për këtë arsye duhet të ruhen në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe shijen e tyre.

Qershitë

Qershitë janë një tjetër frut që duhet të ruhet në frigorifer. Ato kanë një periudhë shumë të shkurtër ruajtjeje në temperaturë dhome dhe mund të prishen shpejt. Për të parandaluar këtë, qershitë duhet të ruhen në frigorifer, duke i vendosur në një tas ose në një kavanoz qelqi.

Mollët

Mollët janë një tjetër frut që duhet të ruhet në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të parandaluar prishjen. Mollët mund të ruhen në një kavanoz qelqi ose në një enë plastike me kapak.

Kokosi

Kokosin e pa hapur mund ta ruani në temperaturë dhome për disa javë, por kokosin të hapur duhet të ruhet në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të parandaluar rënie të cilësisë. Kokosin e hapur mund ta vendosni në një enë plastike ose në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Kivi

Kivit i pëlqen një temperaturë më e ultë se ajo e dhomës, kështu që duhet të ruhet në frigorifer. Kivin mund ta vendosni në një enë plastike me kapak në frigorifer.

Qitro

Qitro është një frut i cili mund të ruhet në temperaturë dhome për një kohë të shkurtër, por është më mirë të ruhet në frigorifer. Ata mund të vendosen në një enë plastike me kapak në frigorifer.

Kumbulla

Kumbullat duhet të ruhen në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të parandaluar degradimin e tyre. Kumbullat mund të vendosen në një enë plastike me kapak në frigorifer.

Qendra Alert/Alert.al

Miratohet ilaçi, pritet të shpëtojë jetën e mijëra përdoruesve

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara miratoi përdorimin pa recetë mjekësore të një ilaçi që lufton efeket nga mbidoza e opioideve. Ilaçi neutralizon pasojat e opioidit të fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara vendosi të mërkurën që ilaçi me sprucim në hundë Narcan, variant më i mire i ilaçit nalokson, të shitet nëpër dyqane, pa recetë nga mjeku.

Ilaçi neutralizon opioidin e fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA.

Fentanili është një ilaç narkotik për të trajtuar dhimbjet e forta nga problemet shëndetësore, por ka gjetur përdorim si drogë duke u shitur mënyrë të paligjshme.

Sipas organeve të rendit, pjesa më e madhe e fentanilit të paligjshëm hyn në SHBA nga Meksika. Prodhimi i tij është i lirë, lëndët e para merren nga Kina.

Fentanili përzihet me droga të tjera si heroina, apo kokaina, ose përdoret në formë pilulash, që duken si ilaç për lehtësimin e dhimbjeve.

Sipas organeve të rendit, pjesa më e madhe e fentanilit të paligjshëm hyn në SHBA nga Meksika. Prodhimi i tij është i lirë, lëndët e para merren nga Kina.

Fentanili përzihet me droga të tjera si heroina, apo kokaina, ose përdoret në formë pilulash, që duken si ilaç për lehtësimin e dhimbjeve.

“Fentanili shitet në forma të ndryshme dhe prodhohet e paketohet në një mënyrë të tillë, që duket si një qetësues dhimbjesh. Duket si oksikodon, një ilaç tjetër për lehtësimin e dhimbjeve, që merret në farmaci. Fatkeqësisht po shohim se shumë njerëz që nuk janë mësuar me përdorimin e opioideve, mendojne se dikush po u jep një pilulë kundër dhimbjeve, por në fund rezulton të jetë fentanil”, thotë Nathan Kittle, specialist mbi varësinë ndaj ilaçeve.

Prandaj, sipas tij, qasja e shpejtë tek ilaçi nalokson mund të jetë vendimtar për të shpëtuar jetë. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

 

Rrezatimi me protone testohet tek gratë me kancer gjiri me rrezikshmëri të lartë

Rreth 200 gra me kancer gjiri po marrin pjesë në një studim në Britani për të parë nëse terapia e rrezatimit me protone shkakton më pak dëm ndaj organeve jetike të trupit. Objektivi i këtij studimi të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani është që të krahasojë terapinë e rrezatimit me protone me terapinë standarte për pacientët që janë më shumë të rrezikuar nga probleme afatgjata në zemër.

Kim Jones është ndër pacientet e para që është bërë pjesë e studimit për të krahasuar rrezatimin me protone me rrezatimin standart.

Ka qenë një periudhë e vështirë për të pasi u diagnostikua me kancer gjiri vitin e kaluar. Ajo ka bërë tashmë kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjikale për të hequr njërin gjoks dhe një gjendër limfatike. Ajo thotë se pjesa më e vështirë ishte kimioterapia, që ishte e nevojshme për të zvogëluar përmasat e tumorit përpara se të bëhej operacioni.

“Më ranë flokët dhe pata probleme me lëkurën, probleme të sistemit të tretjes dhe dhimbje. Një listë e gjatë. Ishte e vështirë”, tregon zonja Jones.

Më vonë ajo filloi terapinë e rrezatimit me protone në spitalin në Mançester. Ekspertët thonë se avantazhi i terapisë me protone, krahasuar me terapinë standarte me rreze X, është se protonet mund të kontrollohen më mirë dhe mund të goditet tumori me një dozë më të lartë rrezatimi dhe me më pak efekte anësore. Kjo teknologji është më e përshtatshme për pacientët që e kanë kancerin pranë pjesëve jetike të trupit, si shtylla kurrizore, apo pranë organeve si zemra.

Një pacient p.sh. që po kurohet në spitalin në Mançester ka kancer të avancuar të kokës dhe qafës, dhe është bërë pjesë e të njëjtit studim si zonja Jones, për të parë nëse rrezatimi me protone do të japë më pak efekte anësore.

Jones u kualifikua për të marrë pjesë pasi ka një difekt në zemër që shkakton çrregullim të rrahjeve.

“Kisha një difekt të mëparshëm në zemër dhe për shkak të kësaj më thanë që me radioterapinë e zakonshme mund të ketë probleme të mëtejshme prej rrezatimit në zemër dhe mund ta përkeqësonte gjendjen time”, thotë ajo.

Drejtuesja e studimit Profesorja Charlotte Coles thotë se suksesi i studimit do të jetë nëse pacientët e rrezatimit me protone ekspozohen më pak ndaj rrezatimit dhe nëse përjetojnë më pak efekte anësore.

“Këta janë pacientë që zakonisht trajtohen për kraharorin dhe gjendrat, në veçanti gjendrat limfatike që gjenden pas kafazit të kraharorit dhe që mund të jenë shumë pranë zemrës”, thotë zonja Coles.

Mjekja Carmel Anandadas thotë se ka rreth 400 paciente në vit me kancer. Ajo shpjegon se si do të përzgjedhë pacientet që do të marrin pjesë në këtë studim.

“Rreziku nga terapia me rrezatim që mund të zgjasë për gjithë jetën për një pacient me probleme zemre, është në vetëm 1% për një pacient të zakonshëm. Nëse rreziku ndaj tyre ngrihet në mbi 2% ose më shumë, atëherë këta pacientë kualifikohen për këtë studim. Pra ne do të shohim nëse mund ta zvogëlojmë sasinë e rrezatimit që merr zemra në nivele të pranueshme… Pra do të jenë pacientë që kanë sëmundje kronike të zemrës ose që kanë një anatomi të ndryshme, kur p.sh. kafazin e kraharorit e kanë shumë më pranë zemrës se një pacient i zakonshëm”, thotë zonja Anandadas.

Studiuesit thonë se do të mund të vlerësojnë rezultatet e studimit dy vite pasi të jetë përfshirë edhe pacienti i fundit. Një studim në revistën mjekësore JAMA në dhjetor 2019 konstatoi se pacientët e trajtuar me terapinë me protone patën më pak efekte anësore.

Deri atëherë zonja Jones thotë se është e ndërgjegjshme se do të duhen disa vite përpjekjesh përpara se të çlirohet nga kanceri.

“Ndjehem optimiste për kurën. Jam e kënaqur se si po shkojnë gjërat deri më tani dhe e di se kam ende shumë trajtime për të bërë, por po e përballoj ditë pas dite dhe të shohim se si do të shkojë”, thotë ajo. (AP)

Qendra Alert/Alert.al