Menu

Shëndet

Humb jetën konkurentja e një reality show për dobësim: peshonte 250 kg

Pasi mori pjesë dhe u bë e famshme në një reality show për dobësim, Gina Krasley, ka humbur jetën në ditët e para të gushtit nga shkaqe akoma të panjohura.

E mbetur e paralizuar, shtetësja 30 vjeçare amerikane Krasley vdiq në shtëpinë e saj në New Jersey, e rrethuar nga familja dhe gruaja e saj Elisabeth Krasley.

Vdekja e saj ndodhi vetëm pak javë pasi shpërndau një video në internet në të cilën fliste për problemet e saj shëndetësore. Ajo u shpreh që nuk mund të lëvizte dot, duke folur për dhimbje të tmerrshme në këmbë si dhe në gishta.

Gjatë shfaqjes së saj në programin reality për humbjen në peshë, ajo ndau me publikun problemet e shumta që kishte me shëndetin si pasojë e peshës së saj të madhe. Ajo shtoi që nëse vazhdonte me të njëjtin stil jetese, nuk i mbetej dhe shumë kohë për të jetuar. Krasley ishte e ndërgjegjshme që kishte një marrëdhënie të tmerrshme me ushqimin e pashëndetshëm, dhe si një fëmijë i braktisur gjente shpesh ngushëllim tek të ngrënit. Në moshën dhjetë vjeçare ajo peshonte rreth 130 kg.

Ishin këto zakone të rrezikshme të të ushqyerit që fatkeqësisht shkaktuan vdekjen e të resë amerikane.

Burimi: The Sun

Qendra Alert

alert.al

EMA: Vaksina Johnson&Johnson mund të shkakojë trombozë, urdhërohet të shkruhet si efekt anësor

 

Vaksina Johnson & Jonshon për Covid vazhdon të jetë efektive dhe e sigurt, por tani është vërtetuar se, edhe pse ende ne raste te pakta, ajo prodhon mundësinë e rasteve të çrregullimeve të koagulimit të gjakut.

Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) gjeti një korrelacion të qartë në incidencën e trombocitopenisë imune, gjendja ku sistemi imunitar gabimisht sulmon dhe shkatërron qelizat e gjakut të quajtura trombocitet të nevojshme për koagulimin normal të gjakut.

Për këtë arsye, trupi i ekspertëve rekomandoi një azhurnim të planit të menaxhimit të rrezikut të vaksinës për të riklasifikuar trombocitopeninë imune, aktualisht “një rrezik potencial i rëndësishëm”, si “një rrezik i rëndësishëm i identifikuar”.

Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) sqaron dhe pastron fushën e frikës së pajustifikuar.

Sipas gazetës La Stampa rreziku i mundshëm është “një ngjarje e dëmshme për të cilën ka dyshime të bazuara për një lidhje me ilaçin në fjalë, por për të cilat provat janë të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin se ekziston një lidhje shkakësore”. Rreziku i identifikuar, nga ana tjetër, është “një ngjarje e dëmshme për të cilën ka dëshmi adekuate të lidhjes me ilaçin në fjalë”.

Prandaj, tani është treguar se vaksina Johnson & Johnson për Covid mund të prodhojë trombocitopeni imune. Kjo nuk nënkupton rrezikun e ilaçit, pasi në përgjithësi raporti rrezik-përfitim mbetet prerogativë e këtij të fundit. Prandaj për vaksinën ky korrelacion “mbetet i pandryshuar”, siguron EMA.

Pragu i rasteve në përqindje të popullsisë së vaksinuar që pëson probleme kolaterale të këtij lloji mbetet i ulët, por korrelacioni i konstatuar detyron rishikimin e fletës shoqëruese të produktit farmaceutik dhe ftesën për informacion midis pacientëve dhe personelit mjekësor-shëndetësor.

Ata që janë më të ekspozuar ndaj patologjive të caktuara duhet të njoftojnë mjekun, ose duhet të paralajmërohen nga vetë stafi i spitalit për këtë efekt anësor të mundshëm. Në këtë mënyrë është e mundur të vlerësohet administrimi i vaksinës ose përdorimi i serumeve të tjera.

Aktualisht, Agjencia Evropiane e Barnave ka autorizuar marketingun dhe administrimin e vaksinave VaxZevria (ish Astrazeneca), Pfizer-BioNtech, Moderna dhe Janssen.

Çrregullimet menstruale nga vaksina?

Pastaj ka një aspekt të fushatës së vaksinimit plotësisht rozë. Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) gjithashtu ka shqyrtuar rastet e raportuara të çrregullimeve menstruale që kanë ndodhur pas marrjes se vaksinës. “Deri më tani, asnjë lidhje shkakësore nuk është krijuar midis vaksinave anti-COVID dhe çrregullimeve menstruale”, rezultati i kontrolleve.

Pershtatur nga gazeta La Stampa

Qendra Alert

alert.al/

Cilin krem mbrojtës për diell duhet të zgjidhni në varësi të moshës tuaj

Vera është këtu! Deti dhe dielli shqiptar janë këtu, duke na dhënë bujarisht mirëqenie fizike dhe veçanërisht mendore.

Edhe pse asgjë nuk duket të jetë negative, rrezet e dëmshme të diellit fshihen dhe do të jetë mirë ta keni gjithmonë në mendje. Dhe kur themi “gjithmonë “, nuk nënkuptojmë vetëm ato orë kur mbledhim vitaminë D në një plazh.

Ekspertët vazhdimisht theksojnë rëndësinë e përdorimit të kremrave kundër diellit sa më shpesh që mundemi gjatë ditës gjatë muajve të verës dhe ata dinë diçka më shumë…

Krem mbrojtës nga dielli çdo mëngjes dhe dalje në mesditë, pra, dhe jo vetëm në plazhe.

Duhet të bëhet zakon: Duhet të aplikoni krem kundër diellit në fytyrë para se të dilni nga shtëpia, pasi ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë mund të shkaktojë djegie të rënda të lëkurës, ndërsa për popullatën femërore ka një probabilitet të lartë të shfaqjes së njollave dhe plakjes së parakohshme.

Sidomos në mëngjes dhe në mesditë, rutina juaj duhet të përfshijë hidratimin e lëkurës dhe më pas aplikimin e kremit kundër diellit.

Dhe cilën krem ​​mbrojtës kundër fytyrës duhet të zgjedh?

Në varësi të llojit të lëkurës (të thatë ose të yndyrshëm) mund të gjeni krem ​​mbrojtës që i përshtatet nevojave tuaja. Ajo që është e sigurt është se për çdo dekadë kremi ynë i diellit duhet të plotësojë disa kushte. Kushtet e mëposhtme, në lidhje me personin:

Për moshat mbi 20 vjeç

Shumica e vajzave në grupmoshën 20+ mund të kenë puçrra, kështu që gjëja më e rëndësishme është që kremi kundër diellit të mos ketë një strukturë të yndyrshme, në mënyrë që të shmanget shkëlqimi i mundshëm. Ideale janë kremrat xhel dhe të hollë me ngjyrë për të mbuluar papërsosmëritë.

Ne ju sugjerojme krem kundër diellit me spf30 për lëkurën e errët dhe këtu për ato më të lehta. Mos harroni të rinovoni kremin tuaj të diellit shpesh pasi treguesi i mbrojtjes nuk premton mrekulli.

Për moshat mbi 30 vjeç

Ndërsa temperatura rritet lëkura jonë ka nevojë për hidratim shtesë. Edhe këtu, e njëjta gjë vlen për moshën 20+, megjithëse lëkura në këtë fazë të moshës ka nevojë për më shumë hidratim, prandaj sigurohuni që ta bazoni atë në kremin hidratues para kremit kundër diellit dhe më pas ta plotësoni me një tregues të mbrojtjes së fytyrës dhe buzëve.

Sipas shkencëtarëve, buzët kanë nevojë për mbrojtje adekuate pasi nuk përmbajnë melaninë, gjë që i bën ato të prirura ndaj shfaqjes së mundshme të kancerit të lëkurës. Shumë njerëz përdorin kremin e tyre të diellit në buzët e tyre ose thjesht aplikojnë buzëkuq për t’u mbrojtur. Gabim i madh … ka kremra ​​hidratues të fytyrës për diell shumë të lartë.

Për moshat mbi 40 vjeç

Padyshim që kjo periudhë ka nevojë për mbrojtje shtesë për shkak të humbjes së elasticitetit të lëkurës dhe dehidratimit nga nxehtësia dhe rrezet e diellit. Kremi kundër diellit këtu duhet të ketë agjentë anti-inflamatorë , antioksidantë dhe përbërës hidratues. Njollat, përveç përdorimit të kremrave me ngjyra, kanë nevojë edhe për një indeks të lartë mbrojtjeje, të paktën 30 e më lart. Duhet të merrni kremra që të kenë plus vaj argani, elastinë, kolagjen!

Për moshat mbi 50 vjeç

Lëkura e kësaj moshe më së shpeshti ka grumbulluar “dëmtime” të shkaktuara nga dielli në të gjitha vitet e mëparshme. Dhe në këtë rast kremi kundër diellit që duhet të zgjidhni duhet të ketë veti të zgjeruara. Ideale për këtë rast është kremi kundër diellit me acid hialuronik pasi ka një efekt hidratues dhe anti-plakje në lëkurë.

Këshillë: Sigurohuni që të mbuloni të gjithë fytyrën me produkt, madje edhe zonën nën sy me lëvizje të kujdesshme. Mos harroni syzet tuaja të diellit dhe me siguri një krem ​​kundër diellit me vitaminë C do të ndihmojë në zbutjen e inflamacioneve ose rrudhave të mundshme.

A kemi ndonjë gjë për mbrojtjen nga dielli të trupit?

Sigurisht që kemi! Në rastin e kremrave kundër diellit për trupin tonë, gjërat janë më të thjeshta. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë vizitave të para në plazh dhe të preferoni një indeks të lartë mbrojtjeje. Lëkura juaj ka nevojë për kohë për të aktivizuar melaninën e saj.

Për një shtesë ju mund të kombinoni me kremin tuaj mbrojtës nga dielli (jo vetëm), të aplikoni një sasi të vajit për nxirje nga dielli. Provoni pak vaj me përbërës si kokosi për ta miksuar gjatë verës!

Për pas dushit, tregohet përdorimi i produkteve pas diellit, të cilat nga njëra anë rrisin nxirjen, por nga ana tjetër ofrojnë hidratim të thellë dhe lehtësim nga dielli i nxehtë dhe kripa.

PS: Mos harroni se lëkura juaj është ind i gjallë, merr frymë dhe ka nevojë për kujdes që të jetë rinore dhe e freskët. Më themelorja është uji gjatë ditës! Pini shumë në kombinim me ushqimin e duhur dhe lëkura juaj do t’ju ​​falënderojë!

Pershtatur nga revista greke “Daynight”

Qendra Alert

alert.al

Në trupin tonë jetojnë rreth 5 mijë lloje të ndryshme bakteresh

Një grup studiuesish italianë ka identifikuar rreth 5 mijë lloje të bakterieve që jetojnë në trupin e njeriut, kombinimet e të cilëve mund të krijojnë kushte të ndryshme përsa i përket alergjive, obezitetit, si dhe sëmundjeve autoimune.

Sipas asaj që kanë deklaruar shkencëtarët, rreth 77% e këtyre baktereve deri tani janë të panjohura për studiuesit.

Vëzhgimet shkencore deri tani kanë treguar që popullsitë që nuk i përkasin perëndimit, të tilla si ajo afrikane dhe Amerikës së Jugut, mbartnin një numër më të madh llojesh bakteriale sesa popullsitë perëndimore. Sipas studiuesve, një gjë e tillë vjen si pasojë e faktit që popullsitë jo perëndimore ishin më pak të studiuara më parë dhe sepse stili i tyre i jetesës promovon një diversitet më të madh të mikroorganizmave në sistemin tretës në krahasim me popullsitë e industrializuara.

Hipoteza e shkencëtarëve është që mikro-organizmat kanë bashkë-evoluar me njerëzimin për miliona vite, por stili i jetës i botës së modernizuar perëndimore, rritja e kushteve higjienike, dhe një akses më i madh ndaj antibiotikëve dhe medikamenteve të tjera, si dhe dieta me shumë yndyrë, mund të ketë pasur një ndikim në uljen e mikroorganizmave në sistemin tretës.

Burimi: Wired.it

Qendra Alert

alert.al

Qumështi, është i mirë për shëndetin apo mund të jetë një nga shkaktarët e kancerit?

Ndërkohë që njihen vlerat e mëdha ushqimore të qumështit për fëmijët, ekziston një debat i madh nëse qumështi duhet që të konsumohet nga të rriturit. Shpesh, ekspertë të ndryshëm theksojnë që konsumimi i qumështit nga të rriturit bie në kundërshtim me vetë natyrën, sepse njerëzit e rritur janë të vetmit gjitarë të cilët vazhdojnë që ta përdorin këtë ushqim edhe në fazat e tjera të jetës.

Në fakt, organizmi jonë është i programuar për të konsumuar qumështin mëmësor vetëm në fazat e para të jetës, falë një enzime, laktozës, që i mundëson organizimit që të tresë sheqerin e pranishëm në qumësht. Por, me kalimin e moshës, sasia e kësaj enzime në organizëm shpesh zvogëlohet, derisa zhduket plotësisht rreth moshës 5 vjeç. Kjo shpjegon edhe pse shumë njerëz kanë intolerancë ndaj laktozës gjatë kohës që janë të rritur.

Por, natyra, ka krijuar modifikime të llojit gjenetik përgjatë mijëvjeçarëve, duke iu mundësuar disa individëve, që të ruajnë nivele të mira të laktozës edhe kur janë të rritur, dhe të mund të ushqehen me qumësht pa pasur probleme shëndetësore. Është rasti klasik i teorisë së evolucionit: në gadishullin skandinav, 9 në 10 njerëz kanë nivele të mira të laktozës dhe janë të varur nga konsumi i qumështit, nga ku marrin vitaminën D, në mungesë të diellit. Kjo përqindje vjen duke u ulur në Evropën Jugore, në rreth 15% të popullsisë, dhe gati nuk ekziston fare në Kinë apo në Japoni.

Shumë dyshime vazhdojnë që të mbeten për shkak se më herët shkëncëtarët kanë bërë një lidhje ndërmjet qumështit dhe mundësisë për të zhvilluar kancerin, por studimet nuk janë akoma të mjaftueshme. Disa rezultate të studimeve për tumoret e gastritit (ezofagut, stomakut, pankresit dhe zorrëve) tregojnë një zvogëlim të rrezikut nga këto sëmundje nëse konsumoni qumësht. Për tumoret që varen nga hormonet, të tilla si ai i prostatës, gjirit dhe vezoreve, rezultatet janë akoma shumë të dyshimta, dhe shkenca nuk ka dalë akoma me një përfundim të saktë. E njëjta gjë vlen edhe për tumoret e veshkave, tiroideve dhe mushkërive.

Një studim i fundit nuk ka gjetur asnjë lidhje ndërmjet tumorit të mushkërive dhe konsumimit të qumështit, madje rezultatet e publikuara në revista shkencore të onkologjisë theksojnë që kosi mund të ndihmojë për të mos zhvilluar këtë lloj kanceri, veçanërisht për shkak të probiotikëve në përmbajtjen e tij.

Burimi: Corriere della Sera

Qendra Alert

Alert.al

Analiza e gjakut që zbulon më shumë se 50 lloje të kancerit

Sipas shkencëtarëve, një analizë e thjeshtë e gjakut mund të zbulojë më shumë se 50 lloje të sëmundjeve të kancerit përpara shfaqjes së shenjave apo simptomave klinike. Kjo lloj analize që është projekt i laboratorit NHS në Angli, ka si qëllim që të diagnostikojë pacientët me risk të lartë, përfshirë këtu edhe personat mbi 50 vjeç.

Analiza është në gjendje që të identifikojë shumë lloje të sëmundjeve, të cilat janë të vështira për tu diagnostikuar në fazat e hershme, të tilla si tumori në kokë apo në qafë, kanceri i vezoreve tek gratë, kanceri i pankreasit, dhe disa lloje të tjera sëmundjesh kanceroze të gjakut.

Analiza që është zhvilluar fillimisht nga kompania amerikane Grail, investigon për ndryshime kimike në fragmentet e kodit gjenetik të personave – qeliza të lira të ADN-së – të cilat rrjedhin nga tumoret në gjak.

Kjo do të thotë që me anë të inteligjencës artificiale ekzaminohet ADN-ja, e cila nga rrjedhur nga tumoret dhe që qarkullon në gjakun e personave të sëmurë. Më specifikisht, analiza është e përqendruar në ndryshimet kimike të ADN-së.

Studimet më të fundit tregojnë që analiza është shumë e saktë në identifikimin e këtyre sëmundjeve kanceroze dhe shkalla e saj e gabimit është vetëm në 0.5% të rasteve. Analiza ishte veçanërisht e saktë për tumoret e fshehura dhe që nuk mund të zbulohen dot me anë të ekove apo pamjeve grafike të tilla si ai i mëlçisë, pankreasit apo ezofagut. Gjithashtu analiza ishte e saktë në identifikimin e organit në trup në të cilin ishte i lokalizuar kanceri.

Por, ndërkohë, analiza do ti nënshtrohet edhe testeve të tjera me rreth 140 mijë pjesëmarrës derisa të mund të përdoret gjerësisht rreth vitit 2023.

Burimi: The Guardian

Qendra Alert

alert.al

Salca e domateve dhe përfitimet kryesore për shëndetin

Përveç kripës dhe sheqerit, të cilët mund të jenë përbërës të rëndësishëm të salcës së domateve, pjesa tjetër e përbërësve të saj, e veçanërisht domatet kanë shumë vlera pozitive për shëndetin e njeriut. Në përgjithësi, sipas studimeve, vlerat e salcës së domateve për shëndetin mbeten të rëndësishme, pavarësisht nëse është e freskët apo e konservuar.

  1. Përmban vitamina dhe minerale

Domatet, qoftë të freskëta apo të gatuara si salcë, janë të pasura me vitamina dhe minerale natyrore përfshirë keëu Vitaminat A, K, B1, B3, B5, B6, B7 dhe Vitaminë C. Gjithashtu përmban kalium, folate, hekur, magnez, krom, kolinë, zink dhe fosfor. Me përmbajtjen e lartë të vitaminës C, domatet janë një ushqim natyral i bukurisë, që promovojnë lëkurë të shëndetshme ndërsa mangani dhe kaliumi ndihmojnë trupin tuaj të ndërtojë kocka më të forta dhe lehtëson ngërçet e muskujve. Vitamina A në përgjithësi përmirëson shikimin dhe parandalon një sërë sëmundjesh të tij.

  1. Parandalon kancerin

Likopeni, një përbërës fitokimik me të cilin janë të pasura domatet, luan një rol të madh si një antioksidant që mbron indet e trupit tuaj nga dëmtimet dhe radikalet e lira. Disa kancere, përfshirë atë prostatës, qafës së mitrës, të fytit, stomakut, ezofagut, zorrës së trashë dhe vezoret mund të parandalohen ose zvogëlohen me domate!

  1. Rregullon sheqerin në gjak

Duke qenë një burim i mirë i kromit, domatet mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm.

  1. Ndihmon lëkurën, kockat dhe flokë të shëndetshëm

Kolagjeni, i krijuar nga Vitamina C, është një përbërës thelbësor i lëkurës, indeve lidhëse dhe thonjve. Mungesa e vitaminës C e lë lëkurën më të prekshme ndaj dëmtimit nga rrezet e diellit, siç janë rrudhat, lëkura e varur dhe njollat. Salca e domates është e pasur me Vitaminë K që forcon fijet e flokëve dhe rigjallëron rritjen e flokëve. Gjithashtu ndërton kocka më të forta. Likopeni gjithashtu është treguar se përmirëson masën e eshtrave, e cila është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar osteoporozën.

  1. Redukton dhimbjet kronike

Nëse jeni një nga miliona njerëz që përjetojnë dhimbje kronike të buta deri të moderuara nga inflamacioni (të tilla si dhimbja e shpinës, dhimbja e muskujve ose artriti), domatet mund të japin lehtësim dhe të parandalojnë dhimbjen falë sasisë së lartë të bioflavonoideve dhe karotenoideve, të cilat janë agjentë të njohur anti-inflamatorë.

Burimi: LivingStrong.com 

Qendra Alert

Alert.al

 

Pijeni kafenë, pa pasur frikë nga aritmia

Nëse iu është thënë që të shmangni kafenë sepse ju shkakton rrahje të parregullta të zemrës, një studim i fundit iu bën të ndryshoni mendim në lidhje me këtë rekomandim.

Studimi më i fundit ka shqyrtuar të dhënat e 380 mijë individëve dhe zbuloi që zakoni i pirjes së kafesë nuk ishin i lidhur me një rrezik të shtuar të aritmisë. Dhe nuk varej as nga aftësia e individëve për të metabolizuar kafeinën, sipas rezultateve të publikuara në JAMA International Medicine.

Në fakt, analizimi i konsumimit të kafesë, duket se tregon që ato që pijnë më shumë kafe, kishin dhe një risk më të vogël për të zhvilluar sëmundje të lidhura me aritminë, duke përfshirë dhe fibrilacionin atrial, ose AFib, i cili shkakton bllokim të enëve të zemrës, infarkt apo komplikacione të tjera të zemrës.

Kafeina është një ‘përbërës shumë i komplikuar’, thotë Daniel Cantillon, shef i kardiologjisë në Klinikën Kliveland të Shteteve të Bashkuara. ‘Mbi të gjitha është një stimulant shumë i fortë për sistemin nervor dhe stimulant i dobët për sistemin e enëve të gjakut’.

Fred Kusumoto, drejtor i Shërbimeve të Zemrës te Mayo Clinik vëren se ky studim është ‘i shkëlqyer’. Sipas tij ka pasur studime të shumta dhe në përgjithësi të gjitha këto studime theksojnë që nuk ka një lidhje ndërmjet artimisë, dhe madje ndoshta mund të ketë një përmirësim të saj, nga konsumimi i kafesë. Por kjo nuk do të thotë, që njerëzit duhet që të pijnë kafe me qëllim që të parandalojnë fibrilacionin atrial, u shpreh ai.

Edhe kërkuesit shkencorë të këtij studimi kërkojnë që të jenë sa më të kujdesshëm dhe nuk duan që ti rekomandojnë njerëzve që të pinë më shumë kafe për të reduktuar rrezikun e aritmisë.

Në këtë fazë të studimit është akoma e vështirë për të përcaktuar nëse konsumimi vetëm i kafesë shkakton një rrezik më të vogël të aritmisë. Faktorë të tjerë janë më të vështirë për tu matur, të tilla si dieta dhe gjumi, të cilat duhet të jenë gjithashtu të përfshira në studim.

Burimi: Washington Post

alert.al

Pse qeset plastike janë të rrezikshme për të ruajtur ushqimin?

Ruajtja e duhur e ushqimit është e rëndësishme për ta mbajtur atë të sigurt për t’u ngrënë. Ngrënia e ushqimit, i cili nuk është ruajtur në mënyrën e duhur, potencialisht përmban rrezikun e sëmundjes së individit, veçanërisht nëse ena e magazinimit është një plastikë që përmban kimikate të rrezikshme. Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë rekomandon ruajtjen e ushqimit në qese plastike – të dizajnuara vetëm për këtë qëllim – si jetike për mbajtjen e ushqimit të sigurt. Sidoqoftë, ruajtja e ushqimit në çdo lloj të plastikës, qese për ruajtjen e ushqimit ose qese të tjera plastike, mund të paraqesë rreziqe të caktuara për njerëzit.

Kimikatet

E gjithë plastika është bërë nga kimikate që kanë mundësi të dëmtojnë shëndetin e një personi. Kimikatet që përbëjnë plastikën janë BPA dhe DEHA. Sipas Institutit Amerikan për Politikën e Bujqësisë dhe Tregtisë, qeset ushqimore janë të përbëra nga polietileni me densitet të lartë ose polietileni me densitet të ulët dhe zakonisht kodohen për riciklim si 2 ose 4. Kur ushqimi ruhet në qese plastike, këto kimikate mund të depërtojnë në ushqim dhe më pas të gëlltiten nga individët. Kjo gjithashtu përfshin mbështjellësin plastik, i cili përbëhet nga përbërës të ngjashëm. Me kalimin e kohës këto kimikate janë lidhur me ndryshimet e indeve, dëmtimet gjenetike, gabimet kromozomale, abortin, defektet e lindjes, fillimin e hershëm të pubertetit dhe ndryshimet hormonale. Tek fëmijët, depërtimi kimik i qeseve mund të shkaktojë dëm në zhvillimin e sistemit imunitar të tyre dhe mund të rezultojë në prishje të hormoneve dhe probleme të sjelljes.

Dëmtuesit

Sipas studimeve të ndryshme, ushqimi i konservuar duhet të ruhet në enë hermetike për të parandaluar që dëmtuesit të hyjnë në to, përfshirë insektet dhe brejtësit. Qeset plastike ushqimore nuk janë hermetike dhe nuk duhen përdorur. Qeset e ruajtjes së ushqimit mund të thyhen ose të hapen nga dëmtuesit. Përdorimi i kavanozëve të qelqit është metoda e rekomanduar për ruajtjen e ushqimit të konservuar pasi mund të ketë transmetim kimik kur ushqimi ruhet në enë plastike.

Bakteret

Kur ushqimi nuk ruhet siç duhet, ai mund të krijojë baktere të dëmshme që mund ti sëmurin njerëzit. Këshillohet që ushqimi të ruhet në enë hermetike në frigorifer për të parandaluar kontaminimin bakterial. Një ushqim që nuk është mbështjellë siç duhet mund të infektohet me baktere nga ushqime të tjera në frigorifer që tashmë janë prishur, dhe mund ta përhapen gjithashtu. Për më tepër, mishrat që nuk janë të mbështjellë në mënyrë hermetike mund të pikojnë në ushqime të tjera, duke i kontaminuar ato me patogjenë ushqimorë, si E.coli ose salmonella. Qeset plastike ushqimore dhe qeset e ruajtjes së ushqimit mund të grisen ose të prishen kur zhvendosni ushqimin në frigorifer, gjë që krijon kushte që mund të rriten dhe përhapin bakteret.

alert.al

Si të marrim vitaminë D nga dielli?

Vitamina D është e domosdoshme për shëndetin e kockave dhe pjesën më të madhe të kësaj vitamine e marrim përmes ekspozimit në diell. Trupi ka nevojë për vitaminën D për të përthithur kalciumin dhe fosforin nga ushqimi. Këto minerale marrin pjesë në mbrojtjen dhe zhvillimin e kockave.

Mungesa e vitaminës mund t’i bëjë eshtrat më të dobët dhe të brishtë, gjë që mund të shkaktojë deformim të tyre. Tek fëmijët, mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë deformim të kockave. Tek të rriturit, ajo mund të shkaktojë osteomalaci, një çrregullim që shkakton dhimbje dhe ndjeshmëri të kockave.

Si e marrim vitaminën D?

Trupat tanë kryesisht e marrin vitaminën D gjatë ekspozimit në diell. Vitaminën D e marrim edhe përmes disa ushqimeve, si vezët, mishi dhe peshku i yndyrshëm (salmoni, sardelet). Vitamina D u shtohet produkteve të qumështit, drithërave për mëngjes, produkteve nga soja apo lëngut të portokallit.

Sa kohë duhet ta kalojmë në diell

Nuk ekziston ndonjë rregull i përgjithshëm. Kjo është për shkak se koha e cila nevojitet për ta kaluar të ekspozuar ndaj diellit që trupi juaj të fillojë të prodhojë vitaminë D varet nga shumë faktorë. Këto janë mosha juaj, koha e vitit apo edhe koha e ditës.

Ekspozimet afatshkurtra ndaj diellit pa mbrojtje, por në intervale, janë zakonisht të mjaftueshme për shumicën e njerëzve që trupat e tyre të prodhojnë vitaminë D. Hulumtimet tregojnë se më së miri është të ekspozohemi në intervale të shkurtra në diell në mes orës 11:00 dhe 15:00.

Ekspozimi i shkurtër ndaj diellit nënkupton disa minuta. Mjafton të ekspozoheni ndaj diellit vetëm 10 deri në 15 minuta për ta fituar sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Sa më shumë lëkurë që e ekspozoni ndaj diellit, aq më shumë trupi juaj do të prodhojë vitaminë D. Megjithatë, personat me lëkurë më të errët duhet të kalojnë më shumë kohë të ekspozuar ndaj diellit, në mënyrë që të prodhojnë të njëjtën sasi të vitaminës D.

Sa më gjatë që ekspozoheni ndaj diellit pa mbrojtje, aq më i lartë është rreziku nga kanceri i lëkurës. Mos harroni ta mbroni lëkurën me ndonjë veshje të lehtë pasi t’i keni kaluar 15 minuta në diell pa mbrojtje.

Kush janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D

Disa persona i takojnë grupit të rrezikut, apo përballen me një rritje të rrezikut të mungesës së vitaminës D në trup dhe ata duhet të konsultohen me ndonjë mjek rreth marrjes së suplementeve të vitaminës D. Këtu përfshihen:

  • Gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse
  • Foshnjat dhe fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç
  • Të moshuarit, të moshës mbi 65 vjeç
  • Personat të cilët nuk ekspozohen mjaftueshëm në diell
  • Personat me lëkurë më të errët.

A mund ta teproni me vitaminë D

Personat të cilët marrin suplemente të vitaminës D, në ditë duhet të marrin jo më shumë se 25 miligramë të vitaminës D, sepse më shumë se kaq mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin. Nivelet e tepërta të vitaminës D në trup mund të shkaktojnë nivele jashtëzakonisht të larta të kalciumit, dhe kjo mund të shkaktojë vjellje, konfuzion, ritme abnormale të zemrës dhe madje edhe gurë në veshka.

Ekspertët thonë se ka shumë pak gjasa që do të keni nivele të tepërta të vitaminës D në trup vetëm nëpërmjet ekspozimit ndaj diellit. Shumica e rasteve të nivelit të tepërt të vitaminës D në trup janë rezultat i suplementeve.

alert.al