Menu

Shëndet

Dieta kundër tensionit të lartë të gjakut: 'Jo vajit të palmës dhe kripës'

E ashtuquajtura dieta DASH, e cila i referohet Përpjekjeve Dietike për të Ndaluar Hipertensionin, është zhvilluar nga Instituti Amerikan i Shëndetit, si një mundësi për të jetuar sa më gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme. Kjo dietë rekomandon ngrënien e shumë perimeve, frutave, drithërave, produkteve të bulmetit me pak yndyrë, peshkut, mishin e pulës, fasulet, arrat dhe vajërat vegjetalë. Ajo rekomandon kufizimin e ushqimeve me shumë yndyrë të tilla si mishi i procesuar, produktet e bulmetit me shumë yndyrë, dhe vajrat nga bimë tropikale të tilla si vaji i arrës së kokosit si dhe vaji i palmës. Gjithashtu dieta rekomandon edhe kufizimin e pijeve dhe ushqimeve të ëmbëlsuara. Po ashtu dieta rekomandon që maksimumi i kripës të jetë në vetëm 2.3 gramë në ditë.

Përfitimet kryesore të kësaj diete

Kërkimet kanë treguar që dieta DASH ofron një sërë qasjesh ushqimore për të parandaluar dhe për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut (hipertensionin), i cili është një nga faktorët kryesorë që ndikon në sëmundjet e zemrës dhe te infarkti.

Testimet e kësaj diete kanë treguar që reduktimi i kripës deri në 1.5 gramë në ditë, mund të sjellë përfitime të shumta për uljen e tensionit të lartë të gjakut edhe më shumë sesa standarti i përshkruar më sipër. Me rezultatet shkencore të provuara të kësaj diete, dhe të qenurit në sintoni me rekomandimet e sotme në Europë, strategjia e balancuar e saj mund të adoptohet për një dietë dhe stil jete më të shëndetshëm.

Ushqimet e rekomanduara

Për të ndihmuar njerëzit që të ndjekin këtë dietë, DASH siguron një numër vaktesh gjatë ditës, dhe ka si qëlim që energjia e marrë të mos kalojë 2000 kalori në ditë. Dieta është fleksibël, përderisa ajo mund ti adaptohet njerëzve të ndryshme dhe kërkesave të ndryshme të tyre.

Burimi: EUFIC

alert.al 

Kujdes nga kjo furrë elektrike e prodhuar në Turqi

Sistemi Europian i sigurisë për produktet jo ushqimore ka nxjerrë alertin numër A11/00026/21 të njoftuar nga shteti i Maltës për rreziqet elektrike që vijnë nga një furrë sobe e prodhuar në Turqi. Mbrojtja e tokëzimit është e papërshtatshme dhe izolimi i produktit është i papërshtatshëm, duke i lënë pjesët e eletrike te hap-ura dhe  të zbuluara. Përdoruesi mund të prekë pjesët e drejtpërdrejta të zbuluara dhe të marrë një goditje elektrike. Sipas këtij njoftimi produkti nuk është në përputhje me direktivën evropiane për voltazhin e ulët si dhe standartet e tjera evropiane.

Burimi: Safety Gate

alert.al/

Dieta me akullore: dobësohu 2 – 3 kg për vetëm pak ditë

Gjatë muajve të verës, kush nuk ka ëndërruar që të mund të hajë akullore dhe në të njëjtën kohë të dobësohet? Mesa dukesh kjo gjë është e mundur, dhe megjithëse kjo dietë qarkullon prej vitesh tashmë, gjatë këtij viti është kthyer në një trend dhe e përdorur gjithashtu dhe nga shumë njerëz të njohur të botës së artit.

Rregullat janë shumë të thjeshta. Nuk bëhet fjalë vetëm për të ngrënë akullore, por që të mund të konsumohen vetëm dy në ditë. Akullorja në vetvete është e pasur me vlerat ushqyese që kërkon trupi jonë në mënyrë të përditshme. Vitamina, proteina, kripëra minerale dhe yndyrna të një cilësie të mirë janë të gjitha karakteristikat ushqyese që zotëron akullorja. Dieta kërkon që të mund të konsumohen të paktën dy akullore në ditë, por duhet që të bëni kujdes për të mbajtur një nivel kalorik të ulët dhe akullorja të shoqërohet me një sallatë me fruta të ndryshme.

Menuja e një diete me akullore

Mëngjesi: një filxhan kafe ose një filxhan me qumësht të skremuar me dy biskota me marmelatë ose një gotë më kos.

Ndërmjet vakteve të paradites mund të konsumohet një frut i stinës.

Dreka: një akullore e zakonshme e paketuar (qoftë me biskotë ose me kaush), ose një akullore artizanale e shoqëruar me një sallatë me fruta.

Pasdite: një kos frutash.

Darka: peshk ose mish i shoqëruar me perime dhe një fetë bukë ose 200 gramë patate në furrë.

Sigurisht që ky është vetëm një shembull dhe çdokush mund ta personalizojë në bazë të nevojave të veta dhe duke ndërthurur drekën me darkën.

Në përgjithësi ata që e kanë provuar theksojnë që është një dietë e shumë e thjeshtë për tu zbatuar.

 

alert.al/

Noval Diagnostic: Tani përgjigja e testit PCR për vetëm 1 orë, e njohur jashtë shtetit, superoferta edhe për analiza të tjera

Testet PCR që janë të domosdoshme mes dokumenteve të udhëtimit për jashtë shtetit, tani mund të kryhen në një kohë rekord. Noval Diagnostic, laboratori me standartet më të larta në rajon, ofron siguri dhe besueshmëri në analizat e gjakut duke reduktuar kostot dhe përshpejtuar kohën e rezultatit për vetëm 1 orë.

Labotatori ofron Testin Sars-Cov-2 me PCR (me tampon) dhe testin serologjik

Testi PCR me tampon është mënyra më efikase dhe me ndjeshmëri më të lartë, për të parë nëse jeni të prekur nga COVID-19.

Testi kryhet për të gjithë personat, për ata që kërkojnë të udhëtojnë jashtë si dhe për ata që duan të dinë nëse kanë Covid-19 apo grip të zakonshëm.

Staffi i Noval Diagnostic vjen atje ku jeni ju për të marrë tamponin

Mjafton një telefonatë në nr +355 68 607 9996.

Rezultatet e testit dalin për 1 orë dhe janë në 2 gjuhë shqip/anglisht. Ajo që është më e rëndëishmja, ky test është i njohura në kufi tokësor dhe ajror si dokument zyrtar.

Ky laborator ofron një gamë të gjerë analizash cilësore dhe me kosto të përballueshme nga qytetarët.

Laboratori Noval Diagnostic ofron për të gjithë pacientët paketën e monitorimit të imunitetit ndaj SARS COV2

-Gjak komplet

-Test serologjik (IgM,IgG)

Per vetem 3.000leke.

Dhe për të gjithë ata që vuajnë nga tiroidja, Laboratori Noval Diagnoctic tani ofron edhe paketa me ulje çmimi.  Përmes paketës Check- up Baze Tiroide mund të marrësh përgjigje të sakta mbi gjendjen e tiroides.

Paketa përmban analizat TSH, FT3 dhe FT4. Për më tepër, kjo paketë është lehtësim për pacientët, sepse nga 4500 lekë tashmë vjen me ofertë 3000 lekë.

-Laboratori kryen edhe Check up Baze

-Gjak komplet

-Glicemi esell

-Urea

-Kreatinina

-SGPT-ALT

-SGOT-AST

-Bilirubin Totale

Labotatori Noval Diagnostik e ka degën qendore në adresën Blv. Bajram Curri, Pallatet Agimi, ku të interesuarit mund të kontaktojnë për më shumë informacion.

Qendra Alert – Alert.al

 

Miratohet mjekimi i plotë i kimio-terapisë për qentë e sëmur me tumor

Gjatë mesit të muajit korrik, Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimit ka miratuar në mënyrë të plotë injeksionin Tanovea, e cila do të mjekojë limfomat dhe cistet tek qentë. Nuk është e pazakontë për të gjetur gunga të ndryshme në qen, sidomos me rritjen e moshës së tyre. Rritjet dhe masat mund të shfaqen në qentë në çdo moshë, por ato janë ndër çështjet më të zakonshme shëndetësore të vërejtura në qentë më të vjetër.

Gungat, cistet si dhe limfomat janë një lloj kanceri i cili mund të prekë shumë lloje të kafshëve, duke përfshirë dhe qentë. Tanovea është mjekimi i parë  i miratuar në mënyrë të plotë dhe më specifikisht për qentë. Në këtë mënyrë , Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimit kërkon që ta bëjë këtë mjekim të përdorshëm për të gjithë pacientët – përfshirë dhe kafshët që vuajnë nga sëmundje të rralla.

‘Miratimi i parë i plotë i sotëm i këtij medikamenti të ri për kafshët për trajtimin e limfomës në qen demonstron ndikimin pozitiv që programi i Administratës Amerikane të Barnave dhe Ushqimit mund të ketë në disponueshmërinë e trajtimeve të reja të kafshëve”, tha Komisioneri i FDA-së Janet Woodcock. Sipas saj, ata janë të përkushtuar për të vazhduar përdorimin e të gjithë autoritetit të tyre për të ndihmuar në krijimin e mundësive të trajtimit, në bazë të kërkesës së shoqëruesve të kafshëve.

Programi i Administratës Amerikane të Barnave dhe Ushqimit ka për qëllim që të vendosë nga ana ligjore më shumë medikamente në dispozicion për veterinerët dhe pronarët e kafshëve për trajtimin e sëmundjeve të pazakonta. Ky program ofron mënyra inovative për të sjellë produkte në treg për këto popullata të vogla dhe është krijuar për të ndihmuar kompanitë farmaceutike të kapërcejnë bllokimet e rrugëve financiare me të cilat përballen në sigurimin e barnave të kafshëve me kërkesë të kufizuar. Para miratimit të legjislacionit që krijoi këtë program në vitin 2004, kompanitë farmaceutike rrallë do të përpiqeshin të sillnin barna për këto kafshë në treg, sepse tregjet ishin shumë të vogla për të gjeneruar një fitim të duhur financiar.

Limfoma buron nga qelizat e bardha të gjakut të quajtura limfocite. Këto qeliza janë një pjesë normale e sistemit imunitar dhe mbrojnë trupin nga infeksioni, por ato rriten në mënyrë jonormale nëse ndikohen nga limfoma. Megjithëse limfoma mund të prekë pothuajse çdo organ në trup, ajo zakonisht fillon në organet që funksionojnë si pjesë e sistemit imunitar, siç janë nyjet limfatike, shpretka dhe palca e kockave. Shenjat e limfomës tek qentë ndryshojnë në varësi të organeve që preken. Shkaku i limfomës tek qentë është akoma i panjohur.

Barnat e kimioterapisë shpesh kanë efekte anësore të mundshme, por, ndryshe nga mjekësia njerëzore në të cilën pacientët mund të jenë të gatshëm të tolerojnë efekte anësore të pakëndshme në këmbim të një kurimi të mundshëm, qëllimi kryesor i kimioterapisë tek kafshët shtëpiake është të zgjasë mbijetesën e tyre, me një theks të veçantë te kafshët shtëpiake është cilësia e jetës dhe komoditeti. Përbërësi aktiv në Tanovea është rabacfosadine, një substancë që vret qelizat e kancerit në rritje të shpejtë. Tanovea duhet të rekomandohet nga një veteriner i licencuar sepse ekspertiza profesionale është e nevojshme për të diagnostikuar në mënyrë korrekte limfomën në qen, për të përcaktuar trajtimin më të mirë dhe për të menaxhuar efektet anësore të mundshme. Tanovea vjen në një formë të përqendruar dhe, pasi të hollohet, injektohet në venë për një periudhë prej 30 minutash. Trajtimi përsëritet çdo tre javë deri në një total prej pesë javësh. Meqenëse Tanovea është një ilaç kimioterapeutik, pronarët duhet të kenë shumë kujdes gjatë trajtimit dhe pastrimit të qenve të tyre për një periudhë prej pesë ditësh pas çdo trajtimi. Veterinerët duhet të diskutojnë këto masa paraprake me pronarët e qenve.

Qendra Alert 

alert.al/

Pesticidi klorpirifos në bananet e importuara nga Ekuadori

Gjatë dy viteve të fundit, BE ka ndaluar importin e frutave me pesticidin klorpirifos në vendet e saj anëtare, një pesticid që konsiderohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut, sipas diplomatëve të BE-së.

Autoriteti Europian i Sigurisë së Ushqimit ka identifikuar shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme gjenotoksike si dhe efektet neurologjike gjatë zhvillimit, të mbështetura nga të dhëna që tregojnë dhe efektet te fëmijët.

Vendimi i marrë nga një shumicë e vendeve anëtare, pason një ndalim të gjerë të BE-së për insekticidet, që përfundoi në janar të vitit 2020.

Por ndërkohë në Kroaci janë evidentuar disa raste të këtij pesticidi në bananet e freskëta me origjinë nga Ekuadori.

Klorpirifos mund të dëmtojë punonjësit, komunitetet si dhe mjedisin por nuk vihet re tek bananet e qëruara. Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj përmbajtjes toksike të këtij produkti. Ky kimik mund të ndërpresë zhvillimin e trurit dhe të dëmtojë funksionet konjitive, të matura sipas testeve të inteligjencës, sidomos kur fëmijët ekspozohen ndaj këtij pesticidi gjatë shtatzanisë apo fëmijërisë së hershme.

Studiuesit nga Kosta Rika kanë zbuluar që fëmijët që jetojnë pranë fushave të bananeve në të cilat përdoret ky pesticid kishin në trupin e tyre më shumë klorpirifos sesa fëmijët që jetonin larg tyre.

Gjithashtu punonjësit e fermave të cilët aplikojnë pesticide në mënyrë të drejtëpërdrejtë në fushë rezultuan gati të gjithë pozitivë ne analizat për këtë produkt dhe kishin përmbajtje të lartë të kësaj lënde kimike.

Një studim i vitit 2013 në krokodilët që ushqehen me peshq në Kosta Rika zbuloi që ata kishin përqendrime të larta të këtij pesticide në gjakun e tyre nëse banonin pranë fushave me banane sesa ato që jetonin larg tyre.

Burimi: RASFF 

Qendra Alert – Alert.al

Varianti delta, planifikohet krijimi i një vaksine të re

Pfizer dhe BioNTech po përgatiten të fillojnë provat klinike në gusht 2021 për një version të ri të vaksinës Covid-19 e cila synon mbrojtjen nga varianti Delta.

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi, më pas ka përfshirë  Europën dhe SHBA duke e rritur numrin e rasteve të prekura me COVID, më së shumti në Mbretërinë e Bashkuar.

Prodhuesit e vaksinave po zhvillojnë një version të azhornuar të vaksinës së tyre ekzistuese që do të bëhet duke përdorur linjën e gjakut të variantit Delta. Kompanitë janë në diskutim me rregullatorin e mjeksisë në SHBA për të përfunduar planet e gjykimit kimik. Pfizer tha se do të botonte më shumë të dhëna mbi efektin e një doze të tretë, gjithashtu planifikoi të aplikonte për autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA’së.

Qendra Alert – Alert.al

Ftohja nuk është asgjë, ja çfarë mund t'ju bëjë kondicioneri!

Kondicionerët janë “fidanishte” të vërteta të baktereve dhe viruseve, nëse nuk mirëmbahen rregullisht dhe në mënyrë të drejtë. Mos-mirëmbajtja çon në shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve më të ndryshme.

Ajri i kondicionuar nxit edhe shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes. Qëndrimi në hapësira të tilla mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj.

Pasojat më të shpeshta janë irritimi i mukozës së syve, kollitja, të kruarit, sëmundje të ndryshme të fytit dhe hundës, infeksione të shpeshta, dhembja e kokës dhe lodhja psikike.

Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje.

alert.al/

Ushqimet e duhura për një mëlçi të shëndetshme dhe çfarë e dëmton atë

Nga Hyrida Basha*

Mëlcia është një organ, më mirë të themi është një gjëndër. Gjëndra më e madhe e trupit tonë. Gjatësia  e saj është rreth 30cm, dhe pesha varion nga 1.2-1.6 kg. Është e pozicionuar në anën e djathtë të kavitetit abdominal, poshtë diafragmës, dhe përbëhet nga dy lobe hepatike. Këto dy lobe, vetë janë të formuara nga hepatocite, të cilat janë vërtet një “laborator kimik” i mëlcisë. Kjo gjendër e madhe, mëlcia, prodhon bilën, një substancë esenciale për tretjen dhe shpërbërjen e yndyrnave por edhe për shumë funksione të tjera vitale. Për hir të aktivitetit të saj funksional, ky organ është shumë i ekspozuar nga dëmi që ushqimet shkaktojnë.

Çfarë funksionesh kryen mëlcia?

Ndër funskionet e saj përmendim:

1-Funksion metabolik. Pjesa më e madhe e proteinave në gjak, prodhohet nga mëlcia, përmendimi këtu, albuminën dhe faktorët e koagulimit.

Magazinon sheqernat në formën e glikogjenit, e cila është rezerva më e madhe e nergjisë në trup. Kur ne kemi nevojë për energji, mëlcia copton molekulat e glikogjenit dhe i cliron sheqernat në gjak.

Ndërkohë, yndyrnat, pasi përdoren, transformohen e një pjesë eleminohet nga mëlcia. Gjithashtu, vetë mëlcia prodhon proteina të domosdoshme për transportin e hormoneve në gjak, dhe menaxhon aktivitetin e tyre duke i aktivizuar apo inaktivizuar.

Sekreti i saj, bila, lejon absorbimin (përthithjen) në zorrë të yndyrnave sëbashku me ushqyesit dhe vitamina si, B12 apo vitamina të tretshme në yndyrna si vitamina A, D, E dhe K, vitamina këto, që për të zhvilluar funksinin e tyre duhet patjetër më parë të jenë metabolizuar nga mëlcia.

2- Funksion detoksifikues

Mund ta quajmë pa frikë një filtër antitoksinë. Është organ jetik dhe esencial për sistemin imunitar. Në ndërtim të këtij organi, gjenden disa qeliza të emërtuara, qelizat Kupffer, të cilat janë të specializuara për njohjen e agjentëve patogjen. Kështu, falë tyre, kjo gjendër eleminon substanca të panumërta toksike të produkteve kimike cilat prodhohen nga konsumi i medikamenteve, aditivët ushqimor, etj. Largon eritricitet (rruazat e kuqe të gjakut) e dëmtuara, redukton kolesterolin e tepërt, përmirëson digjestionin dhe favorizon punën dhe funksionin e zorrës.

E nëse ky organ sëmuret?

Patologjitë kryesore të mëlcisë janë hepatiti, ceroza hepatrike (alkolike dhe joalkolike), tumori i melcisë (përfshirë hepatokarcinoma të ndryshmë) dhe steatosa hepatike (dhjamosja e mëlcisë).

Simptomat që individi përjeton kur është prekur nga një sëmundje  e mëlcisë, përfshijnë;

nauze e të vjella, mungesë oreksi, ulje në peshë, temperaturë e lehtë, dhimbje të forta barku të cilat lokalizohen në anën e djathtë të barkut, kruajtje të lëkurës, fece hipokolike (ngjyrë e qartë), urinë hiperkromike (e errët). Shafqje e hematomave, gjakosje, mavijosje në kofshë, bark, krahë.

Fillimi i një ikteri (zverdhja e lëkurës, kryesisht të syve). Manifestohet kolestaza, pra reduktimi apo ndalimi i fluksit biliar. Nëpërmjet ekografive, rezulton zmadhimi i mëlcisë (Hepatonegalia)

Shaqet hipertension, mbledhje dhe grumbullim i likuidit në cavitetin abdominal.

Në disa raste kemi shfaqjen e encefalitit hepatik, që do të thotë përkeqësim i funksioneve cerebrale si pasojë e akumulimit të subsatncave toksike të larguara nga mëlcia.

Ndërkohë njihet dhe insuficenca hepatike.

Çka e bën të vështirë diagnostikimin, është se simptomat nuk shfaqen herët, dhe ngatërrohen me simptoma të patologjive të tjera.

Ndaj shpesh është e domosdoshme të kryhen analizat e gjakut për kontroll periodik të vlerave të heparit.

Eksiztojnë 5 tipe virusesh të hepatitit, ndër këta hepatiti A, një sëmundje e cila merret edhe përhapet nëpërmjet ujit dhe ushqimeve  të kontaminuara midhje psh apo ushqime të tjera. Virusi i hepatitit E, i transmetuar nëpërmjet rrugëve oro-fekale duke shkaktuar një hepatit hepatik e cila është shumë e rrezikshme sidomos në merret në shtatzani. Hepatiti C (shkaktuar nga virusi HCV) që trasmetohet me kontakt direkt të gjakut të individit të infektuar.

Çfarë duhet të bëjmë që të kemi mëlci të shëndetshme?

Kujdesu për peshën tënde. Kontrollo peshën sipas gjatësisë, moshës dhe statusit shëndetsor.  Llogatit shpesh masën tënde dhjamore dhe atë muskulare. Ruaj një raport kalorik të duhur për nevojat e tua ditore. Konsumo 5 vakte të rregullta dhe konsumo ujë. Evito pangrënien për kohë të gjatë. Bëj të paktën 30 minuta aktivitet fizik. Mos konsumo alkool dhe duhan. Sigurohu të konsumosh ushqime të pastra e të sigurta. Kontrollo shpesh vlerat e gjakut për ta monitoruar funskionin e mëlcisë.

Cilat janë ushqimet armike të mëlcisë?

  • Alkooli, i pari dhe më i egri. Pas konsumit, alkooli etilik absorbohet nga organizmi, me një shpejtësi marramendëse, shpejtësi kjo që influencohet nga faktorë si sasia e pijes, gradacioni i alkoolit, sasia e ushqimit në stomak, etj. Sapo absorbohet, etanoli metabolizohet kryesisht në mëlci  gati në 90%-98% të sasisë së marrë. Ndërkohë pjesa tjetër eleminohet nëpërmjet mushkërive, veshkave dhe lëkurës. Alkooli ka efekt toksik mbi hepatocitet, dhe kjo do të thotë “vdekje” e këtyre qelizave. Duhet kuptuar dicka, konsum të tepruar të alkoolit, nuk quajmë dehjen, por edhe shpeshtësia e konsumit, mjafton të konsumohet shpesh nga rreth 30- 40 gram alkool në ditë (pra dy gota verë në vakt), për të qënë të rrezikuar që më kalimin e kohës të zhvillojmë hepatit kronik apo ceroze hepatike alkoolike.
  • Ushqime shumë të yndyrshme. Fast-food, të quajtura ndryshe, ushqime të pista. Këto ushqime, përmbajnë yndyrna të hidrogjenuara, (transyndyrna), të cilat nëse konsumohen me tepricë, sforcojnë mëlcinë në dyfish të funksionit të saj. Konsumi i përditshëm apo i shpeshtë i këtyre produkteve do të na conte në steatozën hepatike e deri në cerozë hepatike. Përpiqu të konsumosh perime dhe ushqime në avull, furrë apo piastër me sasi të pakta vaji apo gjalpi.
  • Tepria e kripës në ushqime, vec crregullimeve të presionit arterial, sistemit nervor, kardiovaskular, renal etj, na sjell probleme edhe në mëlci duke degraduar në fibrozë hepatike. Kjo sëmundje është faza e parë e cikatrizimit të mëlcisë si pasojë e zhvillimit të cerozës.
  • Sheqernat e thjeshta. Sasia e lartë e konsumit të sheqerit është një ide e keqe edhe për mëlcinë. Kështu rritet depozita e glukozës në nivel hepatik duke e stërmunduar organin.
  • Kryesisht krudo, të pagatuara, janë një ushqim armik i mëlcisë. Kjo, pasi ka disa viruse të cilat infektojnë trupin e njeriut dhe shumohen në mëlci duke shkaktuar inflamacion të rëndë në organizëm

Çfarë të konsumojmë?

  • Ujë. Të paktën, minimumi 1.5 L në ditë ujë natyral oligomineral. Uji pastron organizmin duke mos lejuar tërheqje të ujit. Konsumi i një gote ujë para cdo vakti, ndihmon tretjen dhe pastron organizmin, duke ndihmuar daljen e toksinave.
  • Kryesisht, perime të stinës. Kështu marrim një sasi të mirë të vitaminave, mineraleve, antioksidanteve, dhe fibrave. Mundohu të kosnumosh llje e ngjyra të ndryshme. Disa perime kanë efekt tonik dhe detoksifikues në mëlci si psh erëzat apo argjinarja, cikoria, etj.
  • të paktën dy porcione në ditë. Këshillohet të konsumohet me lëkurë. Kujtojmë se edhe me frutat nuk duhet tepruar pasi përmbajnë fruktozë.
  • Ushqime të pasura me proteina. Kryesisht peshqit blu (sardele, acuge, alice etj). Këta përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave të shëndetshme, omega 3. Konsumoni legume 2-4 herë në javë.
  • Drithërat dhe kosi. Zorra dhe flora intestinale luajnë një rol themelor për mirëqënien e organizmit. Në procesin e pastrimit të mëlcisë, është e rëndësishme dhe një funksion i mirë i zorrës.
  • Marinuesit, erëzat, vaji i ullirit apo pak djath, le të zënë vendin e kripës duke i dhënë shije dhe vlera ushqimit. Këshillohet vaji i ullirit, orizit, sojës, lulediellit, misrit, kikirikut etj.

*Autorja është Nutricioniste, e specializuar në Shkencat e të Ushqyerit dhe Dietologji e Aplikuar

Qendra ALERT – Alert.al