Menu

Denonco

Denoncim / Mashtrimet i konsumatorëve me reklamat nga Vodafone dhe panorama e zymtë e shërbimit për klientët

Kompania Celulare “Vodafone” njihet si një ndër kompanitë që ka prodhuar spotet më të bukura televizive, apo që ka bërë marketingun më të “egër” ndër kompanitë e tjera celulare. Njëkohësisht shumë herë është akuzuar dhe për vjedhje të klientëve, si në sasitë e internetit, minutave etj, gjë që deri sot ka mbetur në rangun e thashethemeve apo akuzave të pabaza dhe të paprovuara.

Por, ajo çfarë është e sigurt, është mashtrimi i klientëve me reklamat e bukura. Kjo, pasi ndryshe nga reklama, kur shkon në dyqanet Vodafone përballesh me një tjetër realitet.

Që në fillim të vitit 2020, Vodafone reklamoi si okazion blerjen e kompanisë së internetit “Abcom”. Për këtë arsye, nisi dhe reklamimi i paketave të internetit nën logon edhe të Vodafone e së fundmi, dhe reklamimi i paketës “GigaFamily”, e cila nëse shkon në një dyqan që mban logon e kësaj kompanie, të rezulton konkretisht ndryshe. E thënë kjo, edhe në aplikacionin “My Vodafone”.

https://www.youtube.com/user/VodafoneAL

Por “hileja” e Vodafone qëndron në dy drejtime. Së pari, të gjithë ata që kanë internet në shtëpitë e tyre me Abcom, tashmë pjesë e Vodafone Albania, së pari duhet të ndryshojnë totalisht paketat që kanë e t’i shndërrojnë ato në “Vodafone Next +”, që do të thotë se duhet të ndryshosh planin tarifor që ke, t’i bindesh udhëzimeve të Vodafone,  të cilat në reklamat e tyre janë shumë të paqarta për shumicën e popullatës. Pra, që të përfitosh këtë “mrekulli”, duhet të ndryshoh paketën dhe patjetër të kesh internet “Abcom” në shtëpi. Dhe ç’është më e bukura e kësaj historie dredhish e mashtrimesh?! Në reklamat e kompanisë thuhet “përfito dyfish internet në celular për të gjithë familjen”, me paketën “GigaFamily”. Së pari, nuk sqarohet në asnjë vend, se sa persona nga familja e përfitojnë në celular, 1,2 apo 5 persona (Në dyqanet Vodafone të thonë që veç dy persana). Së dyti, kur shkon në dyqanet “Vodafone”, nuk mund ta përfitosh edhe nëse numrat janë në paketat “Next +”. Kjo, pasi siç thonë punonjëset e dyqaneve, të gjithë numrat duhet të jenë në emër të një personi të familjes, emri i të cilit është dhe në kontratën e internetit me “Abcom”. Pra, duhet ndryshuar pronësia e numrave, të kesh gjithë familjen me vete, ndërkohë që nuk e thonë saktësisht edhe sa persona nga familja e përfitojnë.

Me pak fjalë, një marketing mashtrues, i paqartë dhe aspak orientues, por edhe diskriminues. Kjo, nën hundën e Autoritetit të Konkurencës dhe Komisionerit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Për një moment i thashe vajzës së shërbimit në dyqan, çfarë dokumentesh duhet të më japësh që unë të ndërroj kompani për 4 numrat e mi/familjes time. Sigurisht, pa iu dhumsur aspak kompania ku punon dhe paguhet tha, shko ku të duash, është e drejtë e jotja, atje ku shkon, bën kërkesën për ndryshim kompanie.

Qesha se nuk qaja dot dhe m’u kujtua deklarata elektorale e Eduart Shalsit në vitin 2017, kur në një studio telefizive tha: “Ne do vjedhim më bukur se këta”. Në këto kushte deklaratash deputetësh e ministrash, u kujtova se edhe ata tjerët do më vjedhin po njësoj, ndoshta dhe mw bukur, fundja të gjithë ministrat apo deputetët kanë ndonjë aksion të fshehur diku, apo mbështetje në hije ndaj kompanive celulare, si dhe në të gjitha insutritë tjera fitimprurëse. Ndryshe, kompanitë celulare si rasti në fjalë, nuk do bënin e silleshin si të donin me ne. Pse jo?! Askush nuk i kontrollon. Autoriteti i Konkurencës, Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumarorit dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive iu lejojnë, më e pakta, transmetimin e reklamave aspak të qarta e herë-herë mashtruese. Shembull, si ato të bankave…

Granit Sokolaj

Qendra ALERT – Alert.al

Alarmi i Komisionit Europian: Kujdes nga produktet jo-ushqimore, pjesë e rrezikut edhe Shqipëria

Siguria e konsumatorit nga produktet jo-ushqimore vijon të jetë e lartë. Produktet e ndryshme si lodra për fëmijë, pajisje shtëpi apo pune, nuk janë aspak të sigurta. Ky shqetësim më tepër vjen për fëmijët. Disa nga produktet janë mjaft të vogla dhe me material të dëmshme. Fëmijët mund t’i gëlltisin dhe kjo do të shkaktonte humbje të frymëmarrjes. Mes shumë shtetetve, raporti javor i Këshillit Europian e liston sërish Shqipërinë si një nga vendet me rrezik të lartë. Përdorimi i produkteve të tilla vijon, përaq kohë sa atom und të gjenden mjaft lehtë në treg.

Afro 80% e lodrave që ndodhen në tregun e Shqipërisë prodhohen nga lëndë të ndaluara kimike. Shumica e tyre që qarkullojnë në vendin tonë si origjinë kanë Kinën e cila njeh sasinë, por jo cilësinë. Vetëm dhjetorin e vitit të kaluar rreth 10 mije lodra fëmijësh u bllokuan nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, për shkak se kanë rezultuar të dëmshme për femijët dhe me përmbajtje të lartë kimikatesh. Ndaj u këshillohet prindërve të jenë të kujdesshëm ndaj fëmijëve dhe vetes.

Qendra ALERT / Alert.al

Sonte në emisionin ALERT/ Rreziku nga importi i mishit, çfarë po hanë konsumatorët?

Rreziku nga importi i mishit ka qenë një alarm i ngritur për autoritetet. Tonelat e mëdha të produktit shtazor sot tregotohen ende të paetiketuara, ose me etiketa që mashtrojnë dhe çorientojnë konsumatorin. Produktet e mishit të importit, veçanërisht ato të pulës, kryesisht nga Brazili. Një nga problemet më të mëdha që rrezikojnë konsumatorin, janë produktet e mishit të importit, veçanërisht ato të pulës, që tregotohen ende sot të paetiketuara, ose me etiketa që mashtrojnë dhe çorientojnë konsumatorin. Thuajse në të gjitha marketet, të mëdha e të vogla në vendin tonë, gjenden produkte pule importi, kryesisht nga Brazili, shiten sot me një reklamë abusive “mish i freskët”.

Madje duke thënë edhe emra kompanish shqiptare, si KMY, Kazazi dhe disa kompanive të tjera, të cilat nuk kanë as stabilimente të rritjes së shpendëve për mish. Ndërkohë, konsumatori nuk merr aspak informacion se cila është origjina e këtyre produkteve, afatet e përforimit, kushtet e përdorimit, freskia apo lagështia e tyre. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe inspektorët e tij rrinë duarkryq para këtij fenonemeni, edhe pse ky shqetësim është ngritur dhe herë të tjera nga Emisioni ALERT. Këto dhe shumë të vërteta të tjera, ndiqini sonte në News 24, ora 20:00.

Qendra ALERT / Alert.al

Konsumator kujdes, disa produkte 'skadojnë' edhe më 30 shkurt!

Siguria ushqimore lë shumë për të dëshiruar në Shqipëri dhe për këtë fakt shpesh herë ekspertët e fushës kanë ngritur alarmin për mbrojtjen e konsumatorit. Produkte që shiten në prag të skadencës. Të tjera produkte që tregëtohen pasi ka kaluar data e skadencës dhe mbi të gjitha mungesa e informacionit të plotë në etiketat e produkteve.
Në rrjete sociale, aty ku vijnë edhe denoncimet më të mëdha të sigurisë ushqimore, së fundmi është shfaqur një fenomen i ri. Produkte të cilat si datë skadence kanë 30 shkurtin. Duket qesharake por vendosja dhe ndryshimi i etiketave të skadencave bëhet pa një kontroll të posaçëm.
Më të vështirë këtë raport mes tregëtarit dhe konsumatorit e bën edhe mungesa e zyrave të ankimit. Përjashtuar Bashkinë e Tiranë apo Durrësit, në qytetet e tjera të Shqipërisë kjo zyrë mungon. Shpesh konsumatori i drejtohet shoqatave privat për konsultim apo ankesë ndaj shërbimit të marrë. Konsumator, përpara se të blini produkte ushqimore, kontrolloni etiketat dhe datën e skadencës.

Qendra ALERT/ Alert.al

AKU sërish shkel ligjin, inspektorët do të kontrollojnë vetëm biznesin e madh. Mbi ç'bazë ligjore dhe i vogli të bëjë çfarë të dojë?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon të shkelë ligjet, duke kryer inspektime në cilësuara dhe jo siç e ka detyrë funskinale. Ditën e hënë, Alert.al publikoi lajmin se, me një urdhër të brendshëm, të gjithë inspektorët e AKU, në 12 drejtoritë rajonale, nuk do të dilnin në terren për punën e përditshme, pra inspektime, përveç rasteve urgjente, si denoncime apo përkesa për licencim. Ky vendim i paligjshëm u mor një ditë pasi Kryeministri Rama ndodhej në Vlorë dhe deklaroi gjatë vizitës në disa biznese të vogla se, nuk do të kenë më mbi kurriz edhe inspektimet e kontrollet, si masë për lehtësimin e situatës së krijuar nga pandemia. Në fakt, kryeministri e bëri këtë deklaratë në raport me inspektimet dhe kontrollet tatimore, por jo me AKU, e cila ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore. Gjithësesi, Kryeministri Rama ndoshta ka pasur në mëndje situatën e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, që kur iu shkojnë në derë inspektorët e AKU, tremben, pasi si ata të tatimeve apo inspektoriateve tjera, duan “pjesën e vet”…, ose iu ngjajnë si taksidarë.

Kryeministri nuk përmendi në deklarimet e tij se nuk do të inspektohen as për sigurinë ushqimore, ose nuk cilësoi një gjë të tillë. Pas deklaratave të tij, Drejtorive Rajonale të AKU iu shkoi një urdhër i brendshëm që, asnjë inspektor të mos dalë në terren, duke iu lënë kështu një mundësi shumë të mirë abuzuesve të industrisë ushqimore. Menjëherë pas publikimit të lajmit në Alert.al, urdhëri u ndryshua, duke bërë që, inspektorët të kontrollojnë vetëm biznesin e madh, ndërkaq, i vogli të veprojë sipas dëshirës… Në këto kushte, ligji shkelet sërish. Kjo pasi, si ligji “Për Ushqimin”, ashtu dhe ai “Për Inspektimin”, nuk kanë asgjë të ndarë për inspektorin e AKU, se cili është biznes i madh dhe i vogël. Për AKU, çdo Operator Biznesi Ushqimor i pajisur me NIPT, është objekt kontrolli!!!

Qendra ALERT / Alert.al

AKU "pushohet" nga puna, pas 10 vitesh, inspektorët nuk dalin për kontrolle

Siguria ushqimore në të gjithë zinxhirin e saj, sot ka pësuar një nga goditjet më të mëdha. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sot, për herë të parë qëkur është krijuar ky institucion, janë urdhëruar të mos dalin në terren. Burime nga AKU konfirmuan për Alert.al se, drejtorëve të 12 Drejtorive Rajonale të AKU-së, iu ka shkuar një urdhër në rrugë elektronike, në të cilin iu thuhet se, inspektorët nuk do të dalin në terren për kontrolle të subjekteve, përveç rasteve emergjencte, siç janë denoncimet apo lincencimet, pra kur një subjekt që ka në fokus ushqimin, aplikon për licencë pranë QKL-së dhe ky njoftim për mas i shkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Megjithëse nuk ka asnjë bazë ligjore që inspektrët të urdhëtohen të mos dalin në terren e si rrjedhojë, të mos pajisen as me urdhërat e zakonshëm të inspektimit, ka të ngjarë që ky vendim të jetë marrë pas deklaratës së ditës së djelë të kryeministrit Rama. Ky i fundit, gjatë një një vizite në Vlorë dhe në disa biznese të vogla, bisedoi para mediave dhe me administratorët e tyre. Ndër të tjera, Rama foli për çlirimin e biznesit të vogël nga taksat, nga TVSH-ja, nga moria e inspektimeve dhe inspektorëve etj. Kjo masë, vjen si ndihmë për biznesin e vogël në kohën kur situata e Coronavirus i ka shkaktuar jopak probleme. Por, në asnjë rast, kryeministri nuk ka deklaruar se këto biznese do të çlirohet nga inspektomet e atyre që kanë për detyrë të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore. Biznesi i vogël, por edhe tjerat, që kanë si objekt të punë së tij produktet ushqimore, është një nga hallkat që rrezikon më së shumti sigurinë ushqimore, mjafton të marrim si shembull fast food, minimarketet e lagjeve, puhishte të ndryshme që punojnë me NIPT si biznes i vogël dhe dhjetra natyra të tjera biznesi. A i shërben kjo mungesë inspektimi bizneseve për t’i lehtësuar financiarisht nga pasijat e pandemisë? A kishte për qëllim kryeministri në deklaratat e tij, të lënin pa kontrolle biznesin në raport me sigurinë ushqimore, apo vetëm për pjesën e tatimeve e taksave dhe lehtësimin e tyre?

Ndërkohë, urdhëri i AKU për inspektorët nuk përfshin biznesin e vogël, por të gjitha bizneset, të cilët nga sot e për një afat të pacaktuar, nuk do të kontrollohen.

Qendra ALERT / Alert.al

EKSKLUZIVE / Skandali i radhës me sigurinë ushqimore, në krye të AKU Gjirokastër emërohet një skulptor. Çuçi nis fushatën elektorale?

Skandalet në lidhje me sigurinë ushqimore në Shqipëri, duket se nuk kanë të sosur. Më i fundit ka ndodhur në Gjirokastër, kur jo më larg se dje, në krye të këtij institucioni rajonal, është vendosur një person, me profesion skulptor, ish-kandidat i Partisë Socialise për Këshillit Bashkiak po në këtë qytet, në votimet e vitit 2019.

Bëhet fjalë për Armand Hilaj, i cili është emëruar në vend të Z.Besim Ibrahimi, i cili për shkak të mbushjes së viteve dhe daljes në pension, është detyruar të lërë këtë detyrë që e mbante prej vitit 2013.

CV e Armand Hilaj

Alert.al dhe Qendra Alert, duke e konsideruar një skandal dhe papërgjegjshmëri në lidhje me të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, veçanërisht dhe në kuadër të Kapitullit 12, ka mundur të mësojë CV e Hilajt, në të cinën thuhet se, ka kryer studimet të Akademinë e Arteve, dega Skuplturë, ndërsa si eksperienca pune ka shënuar, “Kryetar i Këshillit të Qarkut” dhe “Drejtor” (pa e specifikuar se ku, në komuninale, ujësjellës-kanalizime, në ndonjë subjekt privat apo ofiçinë ose muze).

Ndërkohë, edhe te kualifikimet ka shkruar në CV e firmosur nga vet ai, se ka kryer një masker shkencor, pa specifikuar degën, profilin, universitetin etj. Gjithësesi, e sigurt është që nuk e ka bërë këtë mastër për asnjë prej degëve që lidhen me bujqësinë, blegtorinë, apo asgjë që lidhet me ushqimin. Dhe e fundit në CV e tij, tek rubrika “aktivitete shoqërore e politike”, Hilaj shkruan se, ka qenë Kryetar i PS, Antigone.

Emërimi i Hilajt në krye të këtij instituciioni rajonal mjaft të rëndësishëm tregon qartazi që, siguria ushqimore nuk është aspak prioritet. Veç të tjerash, pa llogaritur operatorët e biznesit ushqimor në Qarkun Gjirokastër, prodhues, tregtues e importues, kompani të mëdha, numrin e lartë të fermave etj, drejtoria që Z.Skupltor ka marrë për të drejtuar, ka në varësi dhe Pikat e Inspektimit Kufitar Kakavijë dhe 3 Urat në Përmet. Pikërisht këto PIK-e, kanë qenë dhe vazhdojnë të funskionojnë si vende fitimprurëse për inspektorët e aq më tepër drejtuesit e tyre, pasi çdo produkt ushqimor që importohet (dihet që me Greqinë kemi marrëdhënie të mëdha tregtare e importi produktesh ushqimore), kalon në kontrollin e AKU.

Për emërimin më të fundit në krye të AKU Gjirokastër, morëm dhe mendimin e një eksperti, në profesion Mjek veteriner, Z.Ervin Resuli. Sipasj tij, ky emërim tregon qartë që, në Qarkun Gjirokastër ka nisur fushata zgjedhore. “Përveçse është një skandal në lidhje me sigurinë ushqimore, ky emërim tregon se, Ministri Çuci, deputet i këtij qarku, ka nisur fushatën elektorale në Gjirokastër. Ndyrshe nuk ka si spjegohet, emërimi i një personi mjaft politik në këtë detyrë, i cili nuk ka asnjë lidhje, si në formim e si në eksperienca pune, me sigurinë ushqimore apo veterinarinë. KJo është dhe shpërndarje benefitesh, pasi edhe ministri i Bujqësisë është deputet i kësaj zone”. Madje, nga infot që kam unë, edhe stafeve të Ministrisë së Bujqësisë, kujtdo që ka sadopak akses në zonat e Qakut Gjirokastër, apo është nga ajo zonë, të nisë sigurimin e votave”, tha Resuli për Alert.al.

Qendra ALERT . Alert.al

Skandali për sigurinë ushqimore, laboratori nxjerr pa baktere, pulën e larë me ujin e Lanës - Foto/Video

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal që ndodh në një laborator privat i cili ofron diagnozën e sëmundjeve në kafshë dhe kontroll mokrobiologjik dhe fiziko – kimik të ushqimeve dhe ujit. Ky laborator analizat e një pule të thethur, larë me ujin e Lanës e nxjerr pa baktere dhe të sigurt për t’u konsumuar. Skandali thellohet kur në investigimin e Fiks Fare mësohet se në këtë laborator kryhen një pjëse e madhe e analizave të vetëkontrollit nga kompanitë prodhuese në vend, të cilat në bazë të ligjit janë të detyruara që këto analiza t’i bëjnë në mënyrë periodike pranë këtyre laboratorëve.

Pranë redaksisë së Fiks Fare mbërriti një denoncim në lidhje me vërtetësinë  e  rezultateve të analizave të kryera në laboratorin Bio- V në Tiranë.   Për të vërtetuar  këtë skandal  i cili  rrezikon drejtpërdejt konsumatorin, gazetarët e  Fiksit dërguan pranë laboratorit Bio – V një pulë të cilën e lanë me ujin e ndotur të Lanës.

Gazetarët  për këtë produkt kanë kërkuar nga laboratori që t’i kryhen analizat për ngarkesën bakteriale, E-cholin, salmonelën , si dhe vlerat ushqyese të këtij produkti për të bërë më pas dhe një etiketë ushqimore,  e bazuar kjo në ligj.

Gazetarët në të njëjtën ditë me pulën e larë në ujin e Lanës kanë dërguar në laborator dhe një dezifiktues duarsh ku etiketa e tij tregon se ka përbërje prej 70% alkool etilik. Për të parë se sa të sakta do të jenë analizat e kryera nga laboratori Bio-V gazetarët këtij dezifektuesi për duart i  shtuan alkool të rrezikshëm për jetën e konsumatorit të quajtur methanol dhe glicerinë në formë xheli.

Laboratorio Bio – V në përgjigjen e analizave të kryera nga ai, nxjerr se pula e larë me ujin e ndotur të Lanës nuk përmban baktere dhe se është  brenda parametrave për konsumim.

Ndërkohë desinfektuesi i duarve sipas analizave ishte i pastër pa asnjë përmbajtje të rrezikshme.

Gjithashtu gazetarët e Fiksit  çuan në këtë laborator edhe një mostër të ujit të Lanës për të parë ngarkesën bakteriale të tij.  Në përgjigje thuhej se uji i Lanës doli me ngarkesë të lartë mikrobike,  ndërsa pula që ishte e larë me këtë ujë doli shumë e pastër dhe jo e rreziksme për konsumim.

Marrë nga Top-Channel.tv

Pse të gjitha të zezat ndodhin në Darëzezë-Fier?!

Nga Ervin Resuli

Darëzeza është një fshat i cili për nga pozicioni apo resurset mund të konkuronte Jalën apo Palasën ! Pse jo Darëzeza është një konkuruese e denjë e resorteve në Turqi (nëse do të investohej)!

Ervin Resuli

Një det për tu pasur zili i pasur me jod ,rërë e diamante dhe një fashë e gjelbër me pisha që kushdo i ka parë mbetet pa mend!
Sikur mos të mjaftonin këto një komunitet banorësh i ka qëndisur Darëzezës një mirësi kulture ,shumë puntorë, perime të gjelbëra ,fasule dhe bostanorë “bio” ,më mirë nuk ka ku shkon !

Po pse Darëzeza është sot në mjerim, një vend që zoti e ka bekuar ?
Pse Darëzeza s’është zhvilluar këto kohë dhe pse nuk është në planin e 100 fshatrave ?
Një fshat i lakmuar ku të gjithë duan të gllabërojn, ku shteti i kapur nuk mbron interesat e banorve por ndan copat e rërës apo pyllit për benefite politike !

Ku mafja dhe politika ndërthuren ,banorët humbasin ,ata të cilet i kanë dhënë jet këtij fshati?

Ata të cilët për ti larguar ju prishën shkollën , i lanë pa urë duke i shkëputur nga pjesa tjetër e qytetit. Presione me prokurorinë apo shantazhet për ndërpreje të “kemp-eve” janë në kulmin e cmenduris !

Nëse deri më sot keni dëgjuar presion ndaj njeriut, po ju them se në këtë fshat po konsumohet presion ndaj një komuniteti të tërë, për të cilën një shtet i tërë është investuar që llomka “Darëzezë” të jetë e tyre !

Alarmi i RAPEX: Këto dy lloje maskash mos i blini, nuk iu mbrojnë nga Coronavirus

Në kohën e pandemisë “Covid-19”, kur çdokush përpiqet të mbrohet, duket dhe se mundësitë e abuzimit rriten. Siç kemi denoncuar në Emisionin ALERT për rezikun nga desinfektuesit ne duarve jashtë shrandarit, apo riskun nga dezinfektimet e ambienteve nga kompani të panjohura, apo produkte me origjinë dhe lëndë përbërëse të dyshimte, sot denoncojmë dy lloje maskash, të cilat nëse iu ofrohen për t’i blerë në farmaci, apo ne rrjetet sociale nga shitjet online, refuzojini.

Bëhet fjalë për dy lloje maskash, për të cilat, Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Produkte Joushqimore i Komisionit Evropian, RAPEX, ka njofruar se, këto dy lloje maskash nuk mbrojnë përdoruesit nga Coronavirus dhe nuk janë të certifikuara. Të dy llojet e maskave janë të prodhuara në Kinë, ndërsa rastet janë zbuluar në Belgjikë dhe Danimarkë. Sipas njoftimit të RAPEX, rreziku është serioz dhe këto maska nuk iu mbrojnë nga COVID-19, pasi nuk plotësojnë standardet e duhura.

Sipas njoftimit në fjalë, maska e parë është me emërtimin KN95, numër modeli 8410, me barkod e numër grupi të panjohur. Sipas RAPEX, mbajtja e grimcave / filtrit të materialit është e pamjaftueshme (vlera e matur ≤ 62 %). Si pasojë, një sasi e tepërt e grimcave ose mikroorganizmave mund të kalojnë nëpër maskë, duke rritur rrezikun e infeksionit, nëse nuk kombinohen me masa mbrojtëse shtesë. Produkti nuk është në përputhje me Rregulloren e Pajisjeve Mbrojtëse Personale dhe standardin Evropian përkatës EN 149.
Ndërsa për maskën tjetër, RAPEX njofton se marka, barkodi dhe numri i grupit janë të panjohura. Produkti mban shënimin CE, por nuk është i certifikuar si pajisje mbrojtëse nga organi përkatës.

Si pasojë, njofton RAPEX, produkti mund të mos përmbushë kërkesat e shëndetit dhe sigurisë dhe të mbrojë siç duhet kur kombinohet me masa shtesë dhe nuk është në përputhje me Rregulloren e Pajisjeve Mbrojtëse Personale. Maska është me përshikrimin KN90 dhe është blerë në internet.

Për të dy rastet, tregtarët e tyre në Belgjikë dhe Danimarkë janë urdhëruar të ndalojë importin e këtyre llojeve maskash, si dhe tërheqjen nga tregu të produkteve në fjalë.
Në linkun e mëposhtëm të RAPEX mund të gjtni informacionet për dy maskat, si dhe njoftimin për dhjetra produkte tjera ushqimore, veçanërisht për fëmijë, pajisje kuzhine etj, që nuk duhet të blihen nga konsumatorët, pasi nuk janë konform me rregulloret e BE për produktet joushqimore.

https://ec.europa.eu/consumers/consumers_safety/safety_products/rapex/alerts/?event=personalisedSubscription.view&web_report_id=19&id=0CC27B3CB8ED7F52BDB2CCE7AB8026B8FBDD0B3E12414D2CD7A26D758D376812173F146631B2D603285CA6AA4F2946D5A1845F93019723BD9AAC3FEC3BFC5F44&lng=en

Qendra ALERT / Alert.al