Menu

Denonco

Problemet me riatdhesimin, shqiptari apelon në “Alert” për ndihmë: Dua të kthehem, pranoj kushtet e qeverisë, s’më japin zgjidhje

Një shqiptar që do të rikthehet nga Austria në Shqipëri ka denoncuar në ‘Alert’ problemin me riatdhesimin. Në denoncim ai bën me dije se ka mbetur i bllokuar në Austri për shkak të pandemisë së coronavirusit. Shtetasi shqiptar shprehet se pranon të gjitha kushtet e karantinës të vendosura nga qeveria shqiptare. Ai thekson se asnjë nga faqet në internet të publikuara nuk funksionon dhe ka qenë ndër të parët që ka aplikuar, por deri tani nuk i është dhënë asnjë zgjidhje. Shqiptari ka telefonuar disa herë Ministrinë e Jashtme, por që sipas tij e kanë lënë të presë në linje dhe më vonë nuk ia kanë ngritur më telefonin. Ministria e Transportit i ka kthyer një përgjigje që për të gjithë qytetarët që janë bllokuar si pasojë e koronavirusit, transporti ajror do të bëhet nga Air Albania. Shqiptari ka telefonuar  numri e vënë në dispozicion nga Air Albania, por që sipas tij kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion.

Shqiptari apelon për ndihmë pasi nuk ka mundësi financiare të qëndrojnë më në Austri, nuk ka asnjë të afërm ku të qëndrojë. Ai thekson se është brenda afatit 3 mujor të vizës dhe kërkon të kthehet në Shqipëri.

 

Qendra Alert/Alert.al

Videot e aksidentit / Vrapon me protezë në këmbë në Mataronën e Tiranës, por nuk e njihni historinë e Lazim Latifit, 4 vjet endet gjyqeve për të drejtën që s'po ia njeh askush

Ka humbur këmbën në një aksident rrugor, pa qenë as vet fajtor, por askush nuk e di se çfarë po vuan prej 4 vitesh për të gjetur drejtësi. Bëhet fjalë per Lazim Latifin, i cili është bërë i njohur vitet e fundit për pjesëmarrjen për 2 herë rresht në Maratonën e Tiranës. Dhe, ajo që iu ka bërë përshtypje të gjithë e për të cilën e kanë ftuar dhe në shumë studio telefizive, është fakti se Latifi vrapon me protezë. Pra, njërën këmbë e ka më protezë, pasi e ka humbur atë në aksidentin 21 nëntor 2016. E sot, kur kanë kaluar më shumë se 3 vjet dhe po afrohet i katërti, shumëpak njerëz e ditë vuajtjen e tij dhe peripecitë në dyert e gjykatave.

Historia nisi nëntorin e vitit 2016, rreth ores 23.00 ne Rr.Prokop Mima, pranë Qendrës Tregtare “Kristal” në Tiranë. Lazim Latifi, në atë kohë drejtonte një motirr “Gilera” me targa AB 483 dhe siç duket qartë edhe në videot që publikon sot Alert.al, është përplasur nga një makinë tip Nissan me targa AA881 LM, që drejtohej nga shtetesja I. M. Si pasojë e këtij aksidenti, Lazim Latifi ka humbur këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ueniveristar të Traumes, për të marrë ndimën mjeksore.

Ne lidhje me këte çeshtje u nis dhe procedimi penal nr.9187/2016, për të cilin më pas është vendosur pushimi nga Prokuroria pranë Gjykates së Rrethit Tiranë. Kunder vendimit  të prokurorisë për pushimin e çeshtjes së mësipërme është ushtruar ankim nga shtetasi Latifi, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Penale), e cila me vendim nr.63 Akti. Dt 05.12.2017 vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore. Gjyqtari Kujtim Vranici ka vendosur një gjykim të paqartë dhe për këtë arsye, i dëmtuari Latifi i është drejtuar Gjykatës Administrative për dëmshpërblim, ku shkaku kryesor, sipas ekspertëve, përveç fajësisë se drejtueses së mjetit, është Enti Pronar i Rrugës. Kalvari i Lazim Latifit vazhdon në gjyqë, ndërkohë që mjaftojnë vetëm videot për të parë se si është e vërteta e aksidentit.

Qendra ALERT / Alert.al

Me poshte vendimi i gjykates:

Vijon mbushja e bombolave të gazit në karburante, sa rrezikohen qytetarët

Shpërthimet e shpeshta, diegiet e banesave, që herë-herë kanë marrë dhe jetë njerëzish nga rrjedhjet e gazit, detyroi qeverinë, të paktën prej 4 vjetësh, që të ndalonte mbushjet e bombulave për përdorim familjar nëpër karburante. Por, kjo fushatë, e cila kthehet në vëmendje, saherë ka ndonjë aksident të tillë, zgjat vetëm pak ditë. E sot, shumë pika të tregtimit të karburanteve dhe gazit për automjete, vazhdojnë të mbushin bombula për konsum familjar. Në këtë pikë karburanti mbushen bombola për përdorim vetjak.
Kjo duhet të ndodhë vetëm në pikat e autorizuara të distribuimit të gazit për familjar, por duke qenë se fushatat janë pakditore, vetëm sa të shuhet një “zjarr”, nuk duhet të çuditeni, nëse zjarre të shpeshta, ndoshta dhe me viktima, do të ketë sërish në banesat e shqiptarëve, në restorante e vende të tjera.

Alarmi për kekun Luppo, AKU mohon të ketë në tregjet shqiptare: Verifikuam subjektet, s’ka produkt të tillë

Pas denoncimit të një qytetareje në emisionin “Alert” që brenda kekut Luppo kishte kokrra paralizuese, ka reagur Autoriteti Kombëtar I Ushqimit (AKU).

AKU ka njoftuar se nga kontrollet e kryera, produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr vitin 2019 nuk ёshtё importuar nё Rebublikёn e Shqipёrisё.

Njoftimi i plotë i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetёsimet e pёrcjella nё media/rrjete tё ndryshme sociale, nё lidhje me produktin “Kek Lupo me arrё kokosi”, tё importuar nga Turqia mёnjёherё ka identifikuar subjektet importuese tё kёtyre kategorive produktesh dhe ka ndёrmarrё procedurat e inspektimit. U kryen kontrolle rigoroze të menjëhershme në 3 subjekte të cilat importojnë kёto kategori produktesh (Kek Luppo) nga Turqia. Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme.

Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandwich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje. Kontroll nga i cili nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme sikundër pretendohej në pamjet filmike të paraqitura në media.

Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore.

Për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga tupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon mediat tё cilat ngritёn këtë shqetësim si dhe shpreh gatishmërinë për të kryer të gjitha verifikimet përkatëse për të shmangur çdo mundësi që shëndeti dhe interesi i konsumatorëve shqiptar të vihet në rrezik.

Denoncimi/keku Luppo me kokrra paralizuese, sa rrezikon konsumatorët?

Një denoncim ka ardhur në Qendrën Alert dhe emisionin Alert, për kekun Luppo. Një qytetare nga Tirana, denoncon kekun Luppo që ia kanë dërguar nga Italia. Qytetarja shprehet se pasi ka hapur kekun, ka parë brenda tij disa kokrra, që sipas denoncueses janë kokrra paralizuese.Nuk është konfirmuar ende nëse keku i një lloji të tillë gjendet në Shqipëri, por nga një kontroll në google del që një produkt i tillë ndodhet në tregjet tona.