Menu

Diaspora

Biznesmeni Lazim Destani pret në Düsseldorf Presidentin e Kosovës: Ideali jonë, zhvillimi ekonomik i trojeve shqiptare

Filantropi dhe sipërmarrësi Lazim Destani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Në takimin e mbajtur në ambientet e Klubit Ekonomik të Dyseldorfit morën pjesë edhe shumë sipërmarrës dhe biznesmenë nga Landi Nordrhein-Ëestfalen.

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Koordinues të Diasporës Z. Destani e informoi Presidentin Thaçi mbi punën dhe aktivitetet e Diasporës Shqiptare në Gjermani, aktivitete këto që përfshijnë sfera të ndryshme, si në mjekësi, shkencë, arsim, kulturë, sport etj.

“Rëndësi të veçantë i kushtohet zhvillimit ekonomik të vendeve tona. Investimet kapitale në atdhe dhe hapja e vendeve të punës, përbëjnë synimin kryesore të të gjithë anëtarëve të KKD pasi fuqizimi i ekonomisë sjell mirëqenie dhe zhvillim të gjithanshëm shoqëror e kulturor” tha Destani gjatë takimin.

Presidenti Thaçi e falënderoi Z. Destani për pritjen duke thënë: Jam jashtëzakonisht krenar me punën dhe sukseset e ndërmarrësve tanë gjithandej nëpër botë. Tash e disa dekada ata kanë dhënë gjithçka për lirinë, pavarësinë dhe shtet-ndërtimin në Kosovë. Ne, bashkë me Diasporën, mund t’i jetësojmë idealet e përbashkëta për forcimin e shtetit të Kosovës, ekonominë, bujqësinë dhe kulturën tonë, duke e transformuar dhe modernizuar gjithë shoqërinë. Diaspora jonë këtu, është imazhi i gjallë i Kosovës në Gjermani. Krenar me arritjet e tyre, të cilat janë edhe arritje të Kosovës”.

Alert.al

 

KKD thirrje Diasporës: Si të organizojme "samitin" e 2021 në Prishtinë. Pyetësor për idetë dhe mendimet tuaja

Tё nderuar bashkёatdhetarё,

Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD) merr pёrgjegjёsinё pёr organizimin e takimit (samitit) pёr vitin 2021. Pёr kёtё arsye, ne kemi diskutuar gjatё nё takimet tona dhe kemi vendosur qё:

  1. Fjala “samit” ёshtё e papёrshtatshme pёr takime mes vёllezёrve dhe motrave, pasi ky term pёrshkruan “mbledhje nё mes zyrtarёve tё lartё dhe krerёve tё shteteve”. Ne kemi vendosur t’a quajmё KUVENDI MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR 2021. Ky emёrtim i ri sjell:
  2. Konceptin qё si diaspora, ashtu edhe shqiptarёt qё jetojnё nё tё gjitha trevat shqiptare janё tё mirёpritur tё jenё pjesё e kёtij aktiviteti;
  3. Idenё e “sofrës” ku ҫdo vёlla dhe motёr tё ndjehet i barabartё dhe nuk do tё ketё “kryetar”, por do tё ketё “shёrbyes” pёr ҫёshtjen kombёtare;

iii. Ky kuvend pёr vitin 2021 do tё zhvillohet nё Prishtinё.

  1. Kuvendi do tё ketё pёr qёllim:
  2. Tё bёjё njё prezantim tё arritjeve tё diasporёs në tё gjitha fushat: ekonomisё, shkencёs, arsimit, gjuhёs, biznesit, kulturёs dhe sportit, tё evidentojё problemet e vёrejtura tё bashkёpunimit me shtetin amё, atё tё Kosovёs, Maqedonisё sё Veriut dhe Malit tё Zi si dhe tё bёjё propozime konkrete pёr tё ardhmen. Kjo do tё realizohet nё formёn e njё konference shkencore dhe kёmbimi pёrvojash tё ndarё nё seksione sipas tematikave, qё do tё saktёsohen nё programin zyrtar tё Kuvendit Mbarёkombёtar Shqiptar 2021.
  3. Veprimtari artistike-kulturore nga tё gjitha trevat shqiptare dhe shkollat shqipe.
  4. Nё vendimmarrjen pёr kohёn, temёn, dhe organizimin e kёtij Kuvendi do tё merret mendimi i tё gjitha Shoqatave dhe Grupeve Shqiptare nё diasporё. Pёr kёtё, ju jemi mirёnjohёs tё plotёsoni pyetёsorin e mёposhtёm deri nё datёn 15 tetor 2020, duke pёrfshirё edhe ide tё reja pёr organizimin e Kuvendit, nёse do tё keni.

Pёr kёtё ju falёnderojmё paraprakisht.

Me respekt,

Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD)

Për të plotësuar pyetësorin klikoni këtu në një nga linket më poshtë:

http://www.keshillikoordinuesidiaspores.org/pyet%d1%91sor-p%d1%91r-kuvendin-mbar%d1%91kombetar-shqiptar-2021/?fbclid=IwAR1QDUsQXbygWnT3FlTA6uY5wqwi60wJPwdu54MftY3_vuHEmwO9139Wqt4

http://keshilli.koordinues.diaspora.gov.al/pyet%d1%91sor-p%d1%91r-kuvendin-mbar%d1%91kombetar-shqiptar-2021/?fbclid=IwAR2jNKnkMPIrq-gTyEGnxJ3IOiA-EMYnW8P_fZVOi0GfVXWA-Nvc5NPSPq0

http://www.keshillikoordinuesidiaspores.com/pyet%d1%91sor-p%d1%91r-kuvendin-mbar%d1%91kombetar-shqiptar-2021/?fbclid=IwAR3LsZ2vOonl1Dbev-gNblb2x6mLlDbCc8g4Qo5UXDjbiIArT34G2WvSRBc

Qendra ALERT – Alert.al

 

Krijohet "iLibri-Shqip", aplikacioni për smartphone në iOS dhe Android, për shqiptarët në mbarë botën

Shqiptarët nëpër botë, tashmë kanë mundësi që të dëgjojnë me zë libra në gjuhën shqipe. Kjo, falë aplikacionit më të ri, të publikuar sot, “iLibri-Shqip”, i cili është i vlefshëm për telefona dhe tableta, si dhe për platformat iOS dhe Android.

Një i ri, shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka krijuar aplikacionin “iLibri-Shqip”, platforma e parë mbareshqiptare për libra me Zë gjuhen shqipe (Audiobooks), e cila tani e pranishme për smartphones iOS dhe Android dhe mund të shkarkohet nga Apple Store apo/dhe Google Play. Në iLibri-Shqip do të degjoni libra të përzgjedhur të Historise së Shqipërisë, mbi figurat e njohura si heroi yne i madh Skenderbeu, Kanuni dhe Kultura e kombit në shekuj, si dhe librat me te perzgjedhur të letërsisë botërore të lexuar nga zërat mahnitës të aktorëve të Teatrit Kombetar të Tiranës. iLibri-Shqip pasurohet çdo ditë me kryeveprat e letërsisë shqiptare dhe botërore.

Alert.al

Azem Shkreli në kujtesën dhe poetikën e Diasporës. Filantropi Lazim Destani kujdeset për detajet e aktivitetit në Düsseldorf

Takimi letraro-artistik i Diasporës Shqiptare që prej disa vitesh organizohet në kujtim të poetit të madh të kombit dhe jo vetëm, Azem Shkrelit, këtë vit u mbajt me disa muaj vonesë, për shkak të pandemisë. Përveç kësaj manifestimi në fjalë, këtë vit ndërroi edhe selinë dhe mbajt në qytetin e bukur të Düsseldorfit nën kujdesin e biznesmenit e filantropit të njohur shqiptar, Z.Lazim Destani.

Pra, këtë vit muza poetike e Diasporës për poetin e madh kombëtar Azem Shkrelin, jehoi këndeshëm në rrugën Blumenstrasse 14, në qendër të Düsseldorfit. Dhe jo vetëm kaq. Biznesmeni i njohur ishte kujdesur që për pjesëmarrësit e këtij manifestimi letraro-artistik të siguronte edhe një darkë mikpritjeje. Z.Lazim Destani kishte përshëndetur të pranishmit dhe kishte qëndruar me ta deri në përfundim të manifestimit, për çfarë e falenderojnë përzemërsisht si pjesëmarrësit ashtu edhe organizatorët e tij.

Manifestimi do të fillonte me këngën-himn nga vargjet e Azem Shkrelit “Kënga e turpit“. Pastaj, do të vazhdonte me përshëndetjet e zakonshme të të pranishmëve. Së pari, manifestimin do ta përshëndeste biznesmeni Lazim Destani, pastaj me radhë përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut Z.Burhan Caraja, Martin Çuni, imami Mensur Halili. Lindita Kryeziu, Kryetare e Shoqatës së Gruas “Dora D‘Istria” me seli në Düsseldorf, si dhe artisti nga Malësia e Gjakovës, Abdullah Gjongecaj.

Manifestimi do të vazhdonte me një fjalë rasti për poetin Azem Shkreli, që kësaj radhe kryetari i Lidhjes Z.Pal Sokoli, kishte zgjedhur që nëpërmes gjuhës të të të mëdhenjëve të kombit, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit dhe të Dom Lush Gjergjit, të bashkëbisedonte me poetin.

Në vazhdim do të mbahej Ora Letrare kushtuar Zzem Shkrelit, në të cilën poetët Martin Çuni, Angjelina Krasniqi, Sead Ramadani, Sadri Gashi, Mehdi Ibrahimi, Pal Sokoli dhe Dibran Demaku do të lexonin vargjet e tyre.

Në këtë manifestim u bë edhe promovimi i dy librave të rinj, Libri dokumentar i Martin Çunit për luftën e fundit me titull, “Feniks në kalvar“, për të cilin libër një fjalë rasti e mbajti poetja Angjelinë Krasniqi. Përveç të tjerash, në vështrimin e saj për librin e saj Angjelina do të thonte se atë libër do të duhej ta kishte çdo shqiptar në raftin e bibliotekës së tij. Ndërkaq libri i dytë i promivuar në manifestimin në fjalë ishte ai i Sead Ramadanit me titull, “Në kthetrat e kohës“, për të cilin libër një vështrim kritiko-letrar e lexoi pra, Pal Sokoli.

Në fund të manifestimit ishte një vlerësim i lartë dhe me tone dashamirëse si nga pjesëmarrësit ashtu edhe nga organizatorët për gjithë rrjedhën e tij dhe për vlerat letraro-artistike të llojit të vetë. Mbase e tëra kjo edhe nga amienti impozant ku u mbajt takimi!…

Marrë nga Botasot.info

Alert.al

Marlotex dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, maska dhuratë për nxënësit e shkollës Edith Durham

TIRANE – Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe anëtarët e saj, që kanë biznese ne Shqipëri apo vende të ndryshme të botës, vazhdojnë të kontribuojnë në vendin tonë. rasti i fundit është ai i kompanisë Marlotex shpk, e sipërmarrësit Gasmend Toska. Kjo kompani, nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z.Pandeli Majko dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhuroi 720 maska tekstile për shkollën “Edith Durham” në Tiranë, për të kontribuar në shkëputjen e zinxhirit Covid-19.

Nëpërmjet Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, ndihmat për Shqipërinë nga anëtarët e Dhomës, përfaqësues të Diasporës, kanë qenë të vazhduesme, që në periudhën e tërmetit të 26 nëntorit 2020, më pas në kohën e pandemisë së Covid-19 me ushqime për familjet në nevojë, tableta për mësimin online për nxënësit që vijnë nga familje në nevojë, tamponë për Ministrinë e Shëndetësisë etj.

Qendra ALERT / Alert.al

Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani viziton Klinikën Kirurgjikale në Shkup, rikonstruksioni i saj mundësohet nga Ecolog International

Në fazën e finalizimit të punimeve për rinovimin e Klinikës Kirurgjikale “Shën Klimenti i Ohrit” (Kirurgjia e Qytetit) në Shkup, filatropi i njohur z. Lazim Destani, në cilësinë epërfaqësuesit të donatorit të projektit, kompanisë Ecolog International, sot i bëri një vizitë kësaj qendre medicinale për të parë personalisht nga afër rrjedhën e punimeve.

Donacioni për rinovimin e kësaj qendre spitalore në Shkup vjen pas një varg aktivitetesh donuese nga Grupacioni Ecolog. Gjatë periudhës së pandemisë kjo kompani në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore ka dhuruar mijëra pajisje teknike për ndjekjen e procesit mësimor online për fëmijët e familjeve sociale në gjithë territorin e vendit, materiale e pajisje spitalin e Tetovës si dhe teste për Covid-19 të dorëzuara tek autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Donacioni i tashëm për rinovimin e objektit të Kirurgjisë në Shkup do t’i përmirësojë dukshëm kushtet këtu, duke e kthyer atë në një qendër shëndetësore me pamje bashkëkohore.  

Gjatë vizitës së tij z. Destani u prit e u shoqërua nga udhëheqësit e Klinikës Kirurgjikale, drejtorët z. Ljuben Arsenkov dhe znj. Nermin Shaqiri.

Lidhur me këtë donacion, drejtuesit e klinikës theksuan,Vizita e sotme e z. Lazim Destani, pronar i kompanisë Ecolog, përbën kënaqësi dhe nder të veçantë për ne.  Donacioni për rinovimin e fasadës-atrium është me domethënie të jashtëzakonshme për spitalin tonë. Shpresoj që kjo përgjegjësi shoqërore e Z.Destani  të jetë një nxitje për donacione tjera të mundshme nga kompani apo individë të tjerë. Në emër të krejt kolektivit, sërish e falënderoj për donacionin dhe në mënyrë të veçantë për nderin që na bëri duke e vizituar këtë spital”.

Përveç këtij donacioni në qytetin e Shkupit, Grupacioni Ecolog është në bisedime me autoritetet kompetente për një investim kapital për ngritjen e një Klinike Shëndetësore Universitare moderne për rajonin e Pollogut, në Tetovë.

Përndryshe, në suaza të projektit EcoCare për Covid-19, kompania Ecolog International tashmë po implementon një numër të madh projektesh nga sfera e shërbimeve shëndetësore nëpër disa vende të Europës Perëndimore.

Alert.al

FOTOLAJM / Kur inspektorët e AKU të "kontaminojnë" mishin, djathin apo produktet në frigorifer

Në njoftimet që shpërndan Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në rrjetet sociale, apo në faqen e saj zyrtare, vihen re një sërë fotografish të inspektorëve gjatë kryerjes së detyrës. Por, ajo çfarë bie në sy është mungesa e seriozitetit dhe komforditetit gjatë inspektimeve. Përveç rregullave strikte të vendosura që në fillim të periudhës së pandemisë COVID-19 për higjienën, një inspektor i AKU-së apo kurrfarë institucioni tjetër, nuk mund të prekë mishin e varur në çengelët e asnjë dyëqani apo thertotjeje, me duar, pa asnjë mbrojtje. Kjo duket qartë në foto, ndërkohë një tjetër inspektor ka hapur frigoriferin e një subjekti ku ka produkte me origjinë shtazore, sërish pa dorashka mbrojtëse. Gjithashtu, edhe analiza e shpejtë për niseshte e djathit, me jod, brenda një dyqani, sërish pa përdorur doreza.

Kjo nuk lidhet me Coronavirus, por në tërësi me rregullat e inspektimit dhe shmangien e kontaminimit të produkteve nga vetë inspektorët e sigurisë ushqimore. Sepse, askush nuk e garanton dot, që dora e një inspektori është ma mikrobe apo bakterie të ndryshme, si e çdo qytetari tjetër.

Në disa foto të inspektorëve të AKU vihen re dhe ata që i përdorin dorashkat, duke uruar që me të njëjtat në duar nuk shkojnë në çdo subjekt dhe jashtë tij.

Prej disa muajsh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me financim të BE-së, ka nisur të shpërndajë (dhuratë) për Operatorët e Biznesit Ushqimore desinfektues duarsh dhe sticker-a adezivi për ruajtjen e distancave. Kjo padyshim nuk lidhet aspak me sigurinë ushqimore, punë që mund të bëhej dhe është detyrë e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor apo edhe ISHP-së. Subjekteve nuk iu kushton një dezinfektant dhe as 3 stickera adezivi, që tashmë e kanë detyrim ligjor ta bëjnë, edhe nëse dikush nuk jua fal. Për t’u vlerësuar gjithësesi, por ndoshta me anë të një prokurimi të vogël, ose me paratë e BE-së, mund të blinin maska, dorashka e kapuçë, në sasi të mëdha për inspektorët që mbi trup mbajnë logon AKU, të të vetmit institucion që duhet të garantojë të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Qendra ALERT / Alert.al

Komuniteti Shqiptar ne Selanik: Situata ne Kakavije, do ndezim potesta shqiptare ne mbare Greqine

Pas situates se rende qe po kalojne mijera shqiptare ne Piken Kufitare te Kakavijes dhe pas humbjes aksidentale te jetes se femijes 10 vjeç qe priste ne radhet e gjata me familjen, ka reaguar Komuniteti Shqiptar i Selanikut. Duke ngushelluar familjen nga Lezha te femijes se aksidentuar, Komuniteti Shqiptar i Selanikut njofton se, do te ndermarre protesta ne Selanik dhe mbare Greqine. Njeheresh, i kerkon Ministrise se Jashtme te Shqiperise dhe autoriteteve tona, masa te menjehershme, qe kjo situate te marre fund sa me pare.

Ja deklarata e plote:

KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT

D e k l a r a t ë

Duke i shprehur ndjenjat më të thella ngushëlluese familjes se vogëlushit S. N. që humbi jetën aksidentalisht në Kakavijë, Komuniteti Shqiptar i Selanikut deklaron:

1. Kërkojmë zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe konkretisht nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ministri i Diasporës, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë të informojnë publikun për masat e marra në përballimin e situatave të paralajmëruara dhe të pritshme për shkak te COV-19 në pikat kufitare me Greqinë.

2. Kërkojmë të informohemi për hapat e ndërmarra nga përfaqësitë tona diplomatike ne Athinë, Selanik dhe Janinë në ndihmë të qytetareve shqiptarë. Roli i përfaqësive diplomatike nuk është ai i Zyrave të Gjendjeve Civile, dhe në formën e tyre me të keqe.

3. U kërkojmë edhe një herë qytetarëve shqiptarë që të shmangin lëvizjet për në Shqipëri në këtë periudhë kritike të koronavirusit.

4. Diaspora shqiptare, dhe veçanërisht ajo në Greqi, ka arritur gjithshka me sakrificat e saj dhe nuk duhet të lejojë të abuzohet me të nga askush, për arsye politike, gjeopolitike apo korruptive.

5. Në kushtet e paaftësisë totale të organeve tona shtetërore dhe diplomatike në përmbushjen përgjegjësive të tyre Kushtetuese, Komuniteti Shqiptar i Selanikut paralajmëron se do ndërmarrë protesta ligjore dhe qytetare në mbrojtje të dinjitetit njerëzor të diasporës shqiptare në Selanik dhe gjithë Greqinë.

Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen për zgjidhjen e problemeve tona jetësore.

KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT

15 gusht 2020

Qendra Alert / Alert.al

Kriza politike në Maqedoni, filantropi Lazim Destani mbërrin në Shkup

Kriza politike politike në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht mosmarrëveshjet e forcave politike shqiptare atje, duket se kanë vënë në lëvizje faktorin shqiptar në diasporë. Lazim Destani nga Tetova, filantropist dhe biznesmen i njohur dhe një nga shqiptarët më aktivë të çështjeve kombëtare në botë, duket se nuk ka ndenjur duarkryq në këtë situatë, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të enjten në mbrëmje, Z.Destani ka fluturuar nga Gjermania dhe ka zbritur në Aeroportin e Shkupin me avionin e tij privat. Megjithëse nuk ka asgjë të konfirmuar, për mbërritjen e tij në Maqedoni ka hamendësime se, qëllimi është kontributi për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe nxjerrjen e vendit nga kriza politike e gjithashtu edhe ekonomike, sidomos në këtë periudhë pandemie.

Avioni pivat i Lazim Destanin, te enjten ne mbremje ne Aeroportin e Shkupit

Si një figurë e respektuar në Maqedoni e në të gjitha trojet shqiptare, Z.Destani ngjall në vendlindjen e tij shpresën për të zgjidhur ngërçin e krijuar. Destani dhe ndikimi i tij, mund të jenë ura lidhëse e bashkimit të partive shqiptare.

Tryeza shqiptare ka një rëndësi të posaçme në këtë moment për të betonuar kërkesën e vullnetit shqiptarë për të patur më në fund një kryeministër të tyre dhe BDI, si fituese e zgjedhjeve po reziston me gjithë forcat që kjo të ndodhë. Por, a do t’i bashkojë Lazim Destani partitë shqiptare, kjo pritet të shihet, ndërsa java që vjen pritet të jetë me shumë zhvillime të shumta politike sidomos kur afatet për krijimin e qeverisë po rrjedhin dhe tashmë edhe ditët për mandatarin e parë kanë filluar të numërohen.

Maqedonia e Veriut pas procesit zgjedhorë ka hyrë në një fazë të ndërlikuar politike sidomos tani që po bëhen përpjekjet maksimale për formimin e një qeverie të re. Por, kjo ka dëshmuar edhe njëherë përçarjet e thella sidomos në kampin shqiptar dhe në këto momente delikate është çështja e një kryeministri të parë shqiptar që e ka çuar peshë politikën maqedonase që duan me çdo kusht që kjo mos ndodhë. Fatkeqësisht kjo po ndihmohet edhe nga partitë shqiptare. Lideri i BDI-së fituese e këtyre zgjedhjeve thirri një takim të enjten me gjithë liderët e partive parlamentare shqiptare në ditën e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni para 19 vitesh. Por liderët e partive shqiptare, edhe pse një ditë më herët kishin shfaqur një lloj gatishmërie për një takim të tillë, ata refuzuan një ditë më vonë të vijnë në këtë tryezë shqiptare për një bashkëveprim mes shqiptarëve, që e kërkoi Ali Ahmeti.
Nuk dihet nëse kanë ndikuar takimet që liderët shqiptarë kanë patur me mandatarin Zoran Zaev të enjten dhe më herët.

Alert.al

Këshilli Koordinues i i Diasporës i kërkon Kancelares Merkel liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Në fillimi i këtij muaji Gjermania e ka marrë presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) i ka dërguar Kancelares  gjermane Angela Merkel urimet më të mira si dhe kërkon angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Letra e KKD drejtuar Kancelares Merkel është posstuar në rrjetet e tij sociale edhe nga filantropi e biznesmeni i njohur, Lazim Destani, njëherësh anëtar i KKD dhe firmëtar i letrës.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave. Ky kufizim i lëvizjes nuk prek vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës por edhe anëtarët e familjeve të tyre që janë nënshtetas të vendeve ku aplikohet sistemi i vizave Schengen. Vetëm në shtetet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicër) jetojnë më shumë se 700,000 shqiptarë nga Kosova. Pamundësia e vizitave të rregullta për familjet e tyre nga Kosova ndikon në të drejtën e tyre themelore për jetë familjare, e drejtë që mbrohet nga Konventa Evropriane për të Drejtat e Njeriut”, shkruhet ndër të tjera në lerën e firmosur nga 15 anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës:

Letra e plotë drejtuar Kancelares Merkel:

KËSHILLI KOORDINUES I DIASPORËS                                       13 Korrik 2020

Bundeskanzlerin Dr. Angela Merkel
Bundeskanzleramt
Willy-Brandt-Straße 1
10557 Berlin

E nderuar Zonja Kancelare Dr. Angela Merkel,

Ju shkruajmë si Këshill Koordinues i Diasporës, Institucion shtetëror që përfaqëson interesat e diasporës shqiptare me banim në vende të ndryshme të botës.

Sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, posaçërisht në këtë periudhë pandemie, janë të mëdha dhe ne jemi të bindur se nën udhëheqjen Tuaj do të jemi në gjendje t’i kalojmë ato me sukses.

Zonja Kancelare, përmes kësaj letre dëshirojmë gjithashtu angazhimin Tuaj për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave.

Ky kufizim i lëvizjes nuk prek vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës por edhe anëtarët e familjeve të tyre që janë nënshtetas të vendeve ku aplikohet sistemi i vizave Schengen. Vetëm në shtetet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicër) jetojnë më shumë se 700,000 shqiptarë nga Kosova. Pamundësia e vizitave të rregullta për familjet e tyre nga Kosova ndikon në të drejtën e tyre themelore për jetë familjare, e drejtë që mbrohet nga Konventa Evropriane për të Drejtat e Njeriut.

Ne shprehim besimin që liberalizimi i vizave do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në respektimin e të drejtave themelore të njeriut por edhe në ekonomi, kulturë si dhe në procesin e negociatave me Serbinë, proces në të cilin Bashkimi Evropian ka një rol të pazëvendësueshëm.

Jemi shumë mirënjohës që Ju personalisht dhe Gjermania, po e mbështesni prej kohësh liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, kjo gjë të bëhet realitet.

Duke ju uruar mbarësi dhe suksese të mëtejshme, mbetemi në pritje të përgjigjes Suaj pozitive.

Ju lutemi Zonja Kancelare, pranoni përshëndetjet tona të sinqerta dhe konsideratën më të lartë.

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës:

  1. Dr.h.c. Lazim Destani……………. Gjermani
  2. Prof. Dr. Sokrat Sinaj…………….. Zvicër
  3. Anila Hyka Smorgrav……………. Francë
  4. Ardian Lekaj………………………… Holandë
  5. Rosario Petta………………………… Itali
  6. Dr. Gazmend Kapllani…………… Greqi
  7. Brikena Muharremi……………….. Britani e Madhe
  8. Endri Hatillari………………………. Britani e Madhe
  9. Dr. Adriana Fishta-Bejko………. Kanada
  10. Ardian Radovicka…………………. Kanada
  11. Mark Gjonaj…………………………. SHBA
  12. Visar Tasimi…………………………. SHBA
  13. Esmeralda Mosko………………….. SHBA
  14. Bashkim Bekiri……………………… Australi
  15. Namik Shabi…………………………. Turqi

Adresa postale: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1.1000, Tiranë, Shqipëri

Email: [email protected]

http://keshilli.koordinues.diaspora.gov.al/