Menu

Diaspora

KKD fiton “betejen” me Tiranën zyrtare, Diaspora merr të drejtën për të votuar

Kuvendi i Shqipërisë vendosi ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit  tashmë do të garantohet njësoj si për shtetasit shqiptarë që do të votojnë në Shqipëri. Ndryshimet janë produkt i konsensusit midis mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Politik.

Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor përcaktojnë Komisionin Qendror tëZgjedhjeve si institucionin i cili do të drejtojë dhe mbikëqyrë procesin për votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë të bëjnë me të drejtën e votës për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, votimi nga jashtë vendit do tëorganizohet dhe administrohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve. Ai do të vendosë për sistemin e rregullave dhe procedurat e votimit jashtë vendit.

Vota e votuesve nga jashtë vendit do të administrohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj.

Votimi nga jashtë vendit do të quhet i çelur nga dita që KQZ nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit të votimit, ose sipas rastit dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve jashtë vendit.

Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë vendit si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin parazgjedhor të sistemeve, janë pjesë e rregullave të përgjithshme që Komisioni Qendror Zgjedhordo tëmiratojë për administrimin e materialit zgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje.

Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar se garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në Komisionin Qendror tëZgjedhjeve gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materialit zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta se sa ato për votimin brenda vendit.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zbatim i të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Këto ndryshime ishin përgjigje e kërkesave të hershme të komuniteteve shqiptare në diasporë.

 

Dy nenet kryesore për të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit, miratuar në Kodin Zgjedhor me konsesusin e të gjitha palëve politike, tëmazhorancës dhe opozitës, janë Neni 24 dhe Neni 25.

Neni 24

Kompetencat e KQZ-së lidhur me votimin nga jashtë vendit

  1. KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, përzgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës sëShqipërisë, kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën evendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen medokumentacionin e votimit nga jashtë.
  2. Votimi nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithëkomponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohenpër votimin nga jashtë vendit, sipas këtij ligji.
  3. KQZ-ja duhet të marrë vendim për përfshirjen për herë të parë të votimit nga jashtë venditnë procedurat e zakonshme të votimit. Në zgjedhjet vijuese, votimi nga jashtë venditbëhet automatikisht pjesë përbërëse e procedurave të votimit.
  4. Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të KQZ-së.

Neni 25

Procedura e votimit nga jashtë vendit 

  1. Pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtëvendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë evotës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimitqë administrohet prej saj.
  2. Votimi nga jashtë vendit quhet i çelur nga dita që KQZ-ja nis procedurat për dërgimin edokumentacionit të votimit ose, sipas rastit, dokumentacionit udhëzues në adresë tëzgjedhësve nga jashtë vendit. Votimi nga jashtë vendit mbyllet në ditën e votimit, në orëne caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit. Me mbylljen e votimitnga jashtë vendit, KQZ-ja nuk mund të pranojë dhe përfshijë më në numërim asnjë fletëvotimi të mbërritur më pas. Nëse votimi nga jashtë vendit bëhet elektronik, sistemielektronik i votimit mbyllet në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit nëqendrat e votimit.
  3. Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, tëregjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtëvendit, si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin paszgjedhor të sistemeve, janëpjesë e rregullave të përgjithshme që KQZ-ja miraton për administrimin e materialitzgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje.Garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në KQZ gjatë administrimit tëvotave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materiali zgjedhorapo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenëmë të ulta se sa ato për votimin brenda vendit.

Pesë mijë teste COVID-19 i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë, dhuratë nga 3 biznesmenët e Diasporës, Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi

TIRANË, 22.07.2020 – Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan sot 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të diasporës shqiptare. Me moton “Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, donacioni i sjellë në Tiranë në bashkëpunim dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, u dhurua nga Z.Lazim Destani i kompanisë “Ecolog International”, njëherësh dhe President Nderi i kësaj Dhome, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.

Në ceremoninë e dorëzimit merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë, Znj.Ogerta Manastirliu, Zv.Ministrja Mira Rakacolli, Ministri i Shtetit për Diapsorën, Z.Pandeli Majko, si dhe Z.Skënder Xhakaliu nga Ecolog Gjermani, i cili përfaqësonte dy prej donatorëve dhe konkretisht Z.Lazim Detani dhe Z.Nazmi Viqa. Ndërsa donatori i tretë pjesëmarrës ishte Remzi Ejupi nga Eurokoha.

Sasia prej 5 mijë testesh COVID-19 do t;i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për zgjerimin e kapaciteteve testuese të popullatës.

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj, falenderoi donatorët për këtë dhuratë të çmuar, e cila sipas saj, do të rrisë stokun e materialeve për testimet.

“Dua të falenderoj me zemër Mininsitrin Majko, i cili që në fillim të pandemisë, u angazhua për të aktivizuar rrjetin e diasporës. Falenderoj miqtë tanë, të cilët janë sot këtu për të na dhuruar një paketë mbështetjeje përsa i përket rritjes së kapaciteteve të shtimit të testimit dhe kapacitetin e laboratorit të ISHP. Patjeter do të rrisin dhe stokun e materialeve të nevojshme, pra kiteve, reagentëve për strukturat, për të rritur testimin në popullatë. Ne jemi duke punuar në disa drejtime dhe jemi në një moment shumë serioz të zhvillimit të epidemisë dhe po përpiqemi të forcojmë kapacitetet tona. Dhe, kjo vepër, kjo që po ndodh sot këtu, është një hap për zgjerimin e kapaciteteve testuese. Ajo që duhet në këtë pandemi është dhe solidariteti, solidariteti mes vendeve dhe solidariteti mes njerëzve. Sigurisht, kur ky solidaritet vjen nga bashkëkombasit tanë, kjo bëhet akoma më e vlefshme dhe dua t’ju falenderoj me zemër për mbështetjen tuaj”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, Z.Skënder Xhakaliu nga Ecolog Gjermani, i cili përfaqësonte sot në Tiranë Z.Lazim Destani dhe Z.Nazmi Viqa, falenderoi dy ministrat pjesëmarrës në këtë ceremoni, duke thënë se ishin sot në Shqipëri bashkë me Z.Remzi Ejupi, për t;i dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë 5 mijë teste për COVID-19.

“Eshtë kënaqësi që jam këtu sot, në emër të Z.Lazim Destani, President i kompanisë Ecolog International dhe të Z.Nazmi Viqa, president i “Abbruch AWR”, së bashkë dhe me Z.Remzi Ejupi të kompanisë “Eurkoha”, të cilët dhuruan 5 mijë teste për diagnostikimin e popullatës për Coronavirus. Ky aksiion ka filluar me Kosovën me 12 mijë teste, Luginën e Preshevës me 1 mijë, në Maqedoninë e Veriut me 2 mijë teste dhe sot jemi në Shqipëri, me 5 mijë teste nga Gjermania, si dhuratë për Ministrinë e Shëndetësisë, qe së paku, diaspora të kontribuojë e ta zbusë sadopak nevojën për diagnostikimin e popullsisë për këtë virus. Diaspora do të jetë gjithmonë e gatshme për të qenë pranë institucioneve të shteteve tona për të ndihmuar aty ku do të jetë nevoja, siç ka bërë më parë. Prandaj, e falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin që kemi pasur, pasi kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm, Ministrin Majko që i jep përkrahje Diasporës në çdo aktivitet që ajo ka. Gjithashtu, një falenderim dhe për Dhomën e Biznesit të Diasporës këtu në Tiranë, e cila ka qenë përkrahëse në këtë donacion. Ndaj dhe uroj që ta kalojmë sa më shpejt dhe gazën e pandemisë”, tha Z.Xhakaliu.

Ndërsa Remzi Ejupi tha se, është momenti që të jemi të gjithë së bashku të organizuar e të gjithë të ruajmë jetën e njëri-tjetrit, si dhe  të kemi sa më pak viktima. “Uroj që këto teste të përdoren sa më pak, pra të mos jetë nevoja. Mbetet vetëm të falenderoj dhe Z.Lazim Destani e Z.Nazmi Viqa për këtë aksion, që të paktën të munohemi të gjendemi sadopak në këtë drejtim.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Z.Majko tha se kjo është një pjesë e ndihmës që ka ardhur për Shqipërinë me ndërmjetësinë e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Sipas tij, një ndihmë e çmueshme është dhe krijimi i rrjeteve të mjekëve të diasporës, të cilët në mënyra të ndryshme përpiqen të ndihmojnë. “Mendoj se secili e bën detyrën sipas mënyrës së tij dhe kam vetëm përulje dhe falenderime për këtë akt humanitar që kanë bërë 3 biznesmenët nga Diaspora, duke ndihmuar Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë zonat shqiptare në rajon, në këto ditë të vështira”, theksoi Majko.

Operacioni për të ndihmuar vendet e tyre me ndihma për të përballuar situatën e pandemisë, ka nisur që në villim të muajit qershor. Biznesmenët Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, dhuruan 12 mijë teste COVID-19 për Kosovën, 1 mijë për Luginën e Preshës dhe dje 2 mijë copë për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nisma e tyre humanitare përfundoi sot në Shqipëri me 5 mijë të tilla, që iu dhuruan Ministrisë së Shëndetësisë.

Qendra ALERT / Alert.al

Mbërrijnë në Shkup 2 mijë teste për Covid-19, dhuratë nga biznesmenët Destani, Viqa dhe Ejupi

SHKUP – 21.07.2020 – Tre biznesmenët e njohur vazhdojnë ndihmat për trojet shqiptare në luftën kundër COVID-19.  Pas Kosovës e Luginës së Preshevës, në Maqedoninë e Veriut kanë mbëttirut 2 mijë teste për Koronavirus, dhuratë nga tre biznesmenët e njohur, Lazim Destani i “Ecolog International”, Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”. Testet dhuratë i janë dorëzur sot në mesditë, Zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Z.Bujar Osmani, i cili mban dhe rolin e Koordinatorit për Ndihmat e Huaja në vend.

Nga e majta ne te djathte, Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi

Testet në fjalë janë dhuratë për Institutin për Shëndet Publik dhe menjëherë do të vendosen në dispozicion të tij, me qëllim zgjerimin e numrit të testimeve për popullatën në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri Osmani, i cili e shpërndau lajmin dhe në faqen e tij zyrtare në rrjete sociale, gjatë pranimit të donacionit, shprehu mirënjohjen deri tek biznismenët për këtë donacion. “Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme në ballafaqimin me COVID19, natyrisht mirënjohje të veçantë për Z.Destani, Z.Viqa dhe Z.Ejupi për donacionin e sotëm, i cili paraqet mbështetje të rëndësishme në ballafaqimin me pandeminë”,  theksoi Osmani gjatë dorëzimit të donacionit.

Përfaqësuesi i donatorëve gjatë takimit theksoi se ky është vetëm një kontribut i vogël në luftën e vendit me pandeminë botërore, me shpresë të nxitjes së sipërmarrësve tjerë për tu kyçur në këto aktivitete humanitare.

Më datën 11 qershor, tre biznesmenët, Destani, Viqa e Ejupi zbarkuan në Prishtinë, ku dhuruan 12 mijë teste për COVID-19 dhe deklaruan se ndihma për trojet shqiptare do të vazhdojë. Ata premtuan se, veç këtyre të Kosovës, 1 mijë teste do të dërgohen në Luginën e Preshevës dhe 2 mijë ne Maqedoninë e Veriut. Kjo e fundit, sot mori donacionin e premtuar.

Qendra ALERT / Alert.al

Një shqiptare nga Tetova, menaxhere në Ecolog, përfaqëson Maqedoninë ne Forumin Botëror të Investimeve

Një shqiptare nga Tetova do të përfaqësojë Maqedoninë e veriut në Asamblenë e Madhe të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit. Bëhet fjalë për Znj.Funda Ibraimi, e cila është njëherësh dhe menaxherë në kompaninë ndërkombëtare Ecolog International, që drejtohet nga familja Destani.

Ditët e fundit është mësuar se, në Forumin Botëror të Investimeve (WBAF) është emëruar Funda Ibraimi, me detyrë Menaxhere e Parallogaritjeve në Ecolog International. Znj.Ibrahimi emëruar si partnere ndërkombëtare për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut. Partneri Ndërkombëtar Funda Ibraimi do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Asamblenë e Madhe të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit. Përfshirja e Maqedonisë së Veriut në ËBAF siguron një gamë të gjerë mundësish për startup bizneset dhe bizneset me rritje të lartë dhe hap dyert për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik.

Funda Ibraimi

Si partner dhe bashkëpunëtor i organizatës G20 Global Partneriteti për Përfshirje Financiare (GPFI), Forumi Botëror i Investimeve të Engjëjve të Biznesit (WBAF) është i angazhuar të bashkëpunojë globalisht për të fuqizuar zhvillimin ekonomik të botës, duke nxitur instrumente financiare inovative për startup bizneset, inovatorët dhe sipërmarrësit, për të promovuar barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në të gjithë sektorët e ekonomisë botërore. WBAF gjithashtu nëpërmjet përpjekjeve të saj globale mundëson lehtësimin në qasjen në financa, për të promovuar përfshirjen financiare dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe drejtësi sociale.

ËBAF realizon misionin e saj përmes palëve dhe kanaleve të ndryshme. Kjo perfshin 253 komisionerë të lartë, senatorë dhe partnerë ndërkombëtarë nga 95 vende; 7 zyra vendesh në 5 kontinente; Shkolla e Biznesit WBAF dhe më shumë se 50 anëtarë të fakulteteve të saj nga 32 vende; dhe 5 komitete pune ndërkombëtare.

ËBAF gjithashtu ka një fond investimesh, partneritete me 12 institucione globale dhe marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik me 5 qeveri. Kongresi Botëror WBAF, i mbajtur në shkurt të çdo viti, pret të paktën 5 samite dhe shumë ngjarje të tjera, duke përfshirë një fazë globale të mbledhjes së fondeve.

Qendra Alert / Alert.al

Foto / Video - Dhoma e Biznesit të Diasporës bashkon Dhomat e rajonit. Majko: Jeni stabiliteti ekonomik i Shqipërisë. Destani: Takimi i Dhomave, rëndësi për bashkimin e bizneseve nga rajoni ynë

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptar, Fondi i Zhvillimit të Diasporës në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një aktivitet ku u prezantua puna e deritanishme e këtij organizimi dedikuar plotësisht sipërmarrjes shqiptare në Diasporë.

Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarë dhe përfaqësuese të komunitetit të biznesit si brenda po ashtu edhe jashtë vendit, përfaqësues të institucioneve të tjera të angazhuara me çështjet e Diasporës dhe Investimeve si dhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zoti Eduart Shalsi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Kryetari i Odës Ekonomike së Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha,  përfaqësues i dhomës së Biznesit Shqiptaro-Turke Erion Cerekja, përfaqësues nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë etj.

Ministri i Shtetit për Diasporën në fjalën e tij tha se Diaspora shqiptare është burimi kryesor i stabilitetit ekonomik në Shqipëri dhe se së shpejti do të jetë pjesë e votës politike në vend.

“Aktiviteti i sotëm ka një kuptim të veçantë për marrëdhënien e biznesit sot në Shqipëri. Tërmetet dhe emergjenca virusale e ka goditur ekonominë e vendit. Kjo është një kohë e vështirë ku virusi po sëmur ekonominë më shumë se sa njerëzit. Aktualisht më shumë se fjalët sot marrëdhënies me biznesin i duhet përkrahja dhe partneriteti”, u shpreh ai.

“Dhoma e Biznesit të Diasporës përfaqëson një iniciativë midis përfaqësuesve të Diasporës dhe angazhimit të qeverisë. Ajo ka filluar si një projekt 3 vjeçar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës dhe falë angazhimit të protagonistëve të saj ka një aktivitet ku shpejtësia po bëhet cilësi.

Shpresoj që Dhoma e Biznesit të Diasporës të jetë provë e të kundërtës. Pas krijimit të saj, Dhoma e Biznesit të Diasporës u bë anëtare e Komitetit të Investimeve. Nga dje, janë mbyllur procedurat e nevojshme për anëtarësimin e saj në Unionin e Dhomave të Biznesit. Besoj se është një rast i veçantë fakti i bashkëpunimit të saj me agjencitë e shërbimeve dhe investimeve, ADISA dhe AIDA.

Jam shpresëplotë për Projektin “Connect-Albania” i cili po zhvillohet pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës. Ai ka nisur falë ndihmës së Zyrës së IOM në Tiranë dhe Cooperacion Italia. Ky projekt do të nxisë dhe financojë ndërmjetësimin e përfaqësuesve të diasporës për sjelljen në Shqipëri të investimeve të huaja. Ky është një mekanizëm që flet pa fjalë për rëndësinë e faktorit diasporë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Janë qindra milionë dollarë remitanca të Diasporës shqiptare që vijnë drejt vendit tonë ende të pa organizuara. Ato më së shumti, sipas statistikave shpenzohen për ndërtim shtëpie, shëndetësi apo arsimim. Koha është për të menduar pa shumë premtime për një mënyrë tjetër të menaxhimit të tyre. Presioni i krizës së emergjencës globale po ushtrohet në ekonomi. Janë kohë të zgjedhjeve për të gjetur zgjidhje.

Diaspora shqiptare është dhe do të mbetet burimi kryesor i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë. Ajo do të jetë, së shpejti, pjesë e votës politike në vend. Në çdo bashki të vendit pas ndryshimeve ligjore do të fillojë ngritja e strukturave administrative të veçanta për diasporën dhe migracionin. Të dashur miq Optimizmi në kohët e sotme quhet retorikë. Për rastin e marrëdhënies së re shtetërore të Shqipërisë me diasporën ndryshimi po vjen si një provë ballafaqimi.

Ai do tregojë se shteti ynë e meriton diasporën që ka. Besnikëria e saj ndaj vendit është një marrëdhënie e pakushtëzuar dashurie për atdheun. Shqipëria ka mbi gjysmë milioni shtetas me pasaportën e Bashkimit Europian. Kjo “matematikë” është shprehje e faktit se integrimi europian nuk është vetëm një çështje politike por interes kombëtar. Marrëdhënia me diasporën ka kërkuar një bashkëpunim të veçantë me Kosovën fqinje me të cilën kemi firmosur disa marrëveshje dypalëshe. Në të njëjtën kohë, ky bashkëpunim po zhvillohet edhe fqinjët e tjerë. Veçanti ka Italia dhe Greqia ku është vendosur pjesa më e madhe e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Më lejoni të shpreh kënaqësinë për aktivitetin e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Rrjeti i interesave të saj do të shtrihet në një zonë ku politika nuk bën shumë punë. Ajo që ka rëndësi është që politika të mos bëhet “kosto” e shtuar e një pune që diaspora do ta bëjë, në çdo rast dhe me çdo parti në pushtet. Kjo punë e ka emrin, Shqipëri” tha në fjalën e tij ministri Majko.

Ndërsa Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj bëri një prezantim të plotë të objektivave dhe qëllimeve Dhomës. Duke prezantuar filozofinë e punë së Dhomës së Biznesit të Diasporës, Lekaj e vuri theksin te potenciali i madh i Shqipërisë për investime si dhe bashkëpunimin për krijimin e një rrjeti të sipërmarrësve shqiptarë në Diasporë.

“Së bashku me dhomat e tjera simotra në rajon Dhoma e Biznesit të Diasporës do të jetë një urë lidhëse dhe një pik takimi për të gjithë biznesmenët dhe sipëmarësit shqiptar” u shpreh ai

Gjatë mbrëmjes u shfaq edhe një video mesazh nga një prej anëtarëve më të rinj Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, kompania Van Oord, e cila është një kontraktues detar global, e përqendruar në gërmime, infrastrukturën tokësore në Hollandë, era në det të hapur dhe infrastruktura e naftës dhe gazit. Një kompani holandeze në pronësi të familjes me 150 vjet përvojë.

Gjithashtu u prezantuan edhe dy histori suksesi të sipërmarrësve shqiptar, “Dupi Frut” dhe “Komiteti Kafe Muzeum”.

Dupi Frut përfaqësohej nga Altin Dupi  i cili shpjegoi në detaje aktivitetin me të cilin ai merret, ku ka të bëjë me prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e hudhrës.

Ndërsa “Komiteti Kafe Mezeum” përfaqësohej nga Arbër Çepani i cili u shpreh se tetë vite më parë kur fillimisht kishte vendosur që të merrej me tregtimin e rakisë ishte një bast për të, por një bast që ja ka vlejtur.

Më poshtë, gjeni dhe fjalën e plotë të biznesmenit dhe filantropit Lazim Destani, i cili për shkak të angazhimeve nuk mund të ishte pjesë në këtë event, por që fjala e tij u lexua nga përfaqësuesi i tij. Z.Destani është njëherësh dhe Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

I nderuari Minister Z.Majko!

Të nderuar Kryetar të Odave Ekonomike nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si dhe nga Shqiperia!

Te nderuar Pjesemarrës!

Si biznesmen që kam mbi katër dekada aktivitet në diasporë e në trojet tona, si dhe në rolin e Presidentit të Nderit të Dhomës së Bisnesit të Diasporës Shqiptare, ju falënderoj për ftesën.

Takime te tilla, padyshim janë tejet të rëndësishme, pasi këtu shkëmbehen idetë prej ku pastaj dalin iniciativat, si dhe mundësitë për partneritete konkrete e projekte të përgjithshme zhvillimore.

Unë falenderoj të gjithë anëtarët e kryesisë dhe stafin e Dhomës se Biznesit, të cilët kanë bërë një punë të shkelqyer prej themlimet të Dhomes e deri më tani, në misionin dhe vizionin e saj në zhvillimin e projekteve në ndihmë të bizneseve, si dhe në punën e saj të vazhdueshme në krijimin e urave lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe të diasporës.

Lazim Destani

Edhe pse në këtë kohë mjaft të vështirë pandemie me virusin COVID që ka kapluar tërë botën, ne së bashku edhe me Kryetarin e Dhomës Z.Ardian Lekaj, kemi zhvilluar takime të ndryshme virtuale, por edhe takime direkte me partner të ndryshëm evropian.

Qëllimi i këtyre takimeve gjithmonë ka qenë prurja e investimeve të jashtme në vendet tona nga investitorë potencial.

Kam kënaqësinë që në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës e Maqedonisë.

Krijimi i lidhjeve mes bizneseve të vendit dhe atyre të Diasporës, do të ishte shumë më efektiv dhe i fuqishëm, kur paraprakisht të krijohen lidhje mes bizneseve që veprojnë këtu, brenda trojeve tona.

Prandaj prezencën e përfaqësuesve të Odës së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut i shikoj të një rëndësie të veçantë, pasi këtu bëhen bashkë biznese nga i gjithë rajoni ynë.

Takimet si ky paraqesin mundësi të shkëlqyera rrjetëzimi e bashkëpunimi mes bizneseve që veprojnë në trojet tona e më gjerë.

Ju falënderoj!

Qendra ALERT / Alert.al

Intervista - “Të bashkuar për ndryshim”, Idris Sulejmani kandidat në zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci: Do jem zë i lartë pakicave në parlament

KROACI – Nën moton “Të bashkuar për ndryshim”, shqiptari Idris Sulejmani do jetë kandidat për një post deputeti në zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci, të parashikuara për t’u mbajtur në 5 korrik. Në një intervistë skype për News24, Sulejmani prezantoi programin e tij në zgjedhje, ndërsa garantoi se do të jetë një zë i lartë i në parlament kroat për të drejtat e pakicave kombëtare atje.

“Jam nga Maqedonia, i lindur në Kroaci. Është hera e tretë që po kandidoj në zgjedhje, herën e parë kam humbur për vetëm 3 vota. Ketë herë besoj, e treta e vërteta, këto zgjedhje do t’i fitoj bindshëm” u shpreh Sulejmani.

Sa i takon fushatës elektorale, ai u shpreh se këtë vit, ka hasur në disa vështirësi për shkak të situatës si pasojë e pandemisë nga COVID-19.

“Për shkak të situatës, kemi vështirësi po këtë herë fushatën e kam përgatitur me plan program, do vizitoj cdo shqiptar në Kroaci. Normalisht duke ruajtur shëndetin. Po bëjmë një fushatë sipas rregullave të vendosura nga shteti kroat për situatën.

Ju jeni shqiptari i vetëm në këto zgjedhje?
Ketë herë jemi 3 shqiptarë dhe 4 boshnjakë që garojnë për një pozitë. Këtë radhë shqiptarët kanë shanse për të fituar. Jemi në listën e pakicës kombëtare.

Me cfarë vështirësish përballen pakicat në Kroaci?

Pozita e shqiptarëve nuk është ende e mirë. Përballemi me probleme të ndryshme, marrja e shtetësisë, leje qëndrimet. Kemi qytetarë që jetojnë prej 10 vitesh e nuk peosedojnë shtetësi. Ka shqiptarë që nuk gëzojnë pension edhe pse ishin pjesë e luftës për çlirimin e Kroacisë. Problem ka edhe me blerjen e dyqaneve, bëhen diskriminime sidomos me shtetasit kosovarë.

Ku bazohet programi juaj z. Sulejmani?

Programi im bazohet në 10 pika: Të drejtat e pakicave, pakicat kombëtare të përfshihen në pushtetin qëndror e lokal, punësim më të avancuar për pakicat. Kemi shumë të rinj doktorë shkencash që patjetër duhet t u jepet punësim, avancim i ligjit për blerjen e lokaleve afariste. Ruajtja e së drejtës sociale, do të luftoj për shoqëri pa korrupsion, qasja e mirë e kulturave të pakicës në median publike. Do të luftoj për të drejta të barabartë në Kroaci. Sidomos shqiptarët janë ata që më pak e zhvillojnë të drejtën e sociales. Do jem zëri i lartë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

Çfarë pritshmërish keni për këto zgjedhje ?

Pres votën e shqiptarëve kudo që janë, në Europë e jashtë saj, në Maqedoni e Kroaci. Personalisht jam i bindur se do kem edhe përkrahjen e pakicës maqedonase. Me regjistrimin e 2011 janë diku rreth 18 mijë shqiptarë të regjistruar.

Si votohet në Kroaci?

Edhe kjo na shqetëson shumë. Është problem i madh pasi në këtë pikëpamje jemi të diskriminuar, për shkak se ne jemi në Europë është shtet dmeokratik, po na cënojnë të drejtën tonë. Kanë përgatitur dy lista, një e partive një e pakicave dhe automatikisht nuk ka drejtësi të barabartë. Në demokraci duhet të jemi të gjithë të barabartë para ligjit, mos kemi dy lista. Shumë shqiptarë kanë frikë të kërkojnë listën e pakicës dhe ky është një diskriminim.

Ata që janë jashtë në diasporë iu jepet një e drejtë që kush është i regjistruar në ambasada ka të drejtë për të votuar, por nëse nuk regjistrohesh në datën e caktuar nuk i jepet e drejta edhe kjo është diskriminuese. Në fund dua t’i jap një mesazh një mesazh të gjithë shqiptarëve në Kroaci, dilni votoni me dinjitet pa ofendime pa ndasi jemi shqiptarë, e pas 5 korrikut do jemi të gjithë së bashku.

Marre nga Balkanweb.com

Takim për votën e mërgimtarëve, KKD online me kryeministrin. Biznesmeni Lazim Destani: Diaspora kontribuon për ekonominë, duhet të votojë, që të mos ndihet jetime

Këshilli Koordinues i Diasporës pas disa javësh angazhim në një fushatë intensive për përfshirjen e së drejtës së votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit, dje zhdilloi zhvilloi një takim online me Kryeministrin e Shqipërisë, ku i kanë kërkuar realizimin e kësaj kërkese si një të drejtë legjitime të çdo shtetasi shqiptar që jeton jashtë vendit.

Kryeministri Rama gjatë takimit u shpreh se çështja e votës së Diasporës është shumë delikate.

“Nëse do kishim pasur një debat në një kohë më të arsyeshme, do të kishim më shumë mundësi për zgjedhjen e shqiptarëve që janë jashtë. Duke qenë se procesi ka qenë shumë i ngatërruar dhe ulja në tryezë është bërë me një vonesë të jashtëzakonshme dhe është bërë në kushte shumë specifike, atëherë optimizmi për realizimin e këtij premtimi është më i vogël se çdo ishte normalisht”, tha ai.

Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, por dhe si aktivist i çështjeve shqiptare, biznesmen i suksesshëm dhe filantrop, Z.Lazim Destani, në fjalën e tij, e vuri theksin të rëndësia e diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e trojeve tjera shqiptare, në investimet e pritshme dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që të jetojnë në vendet e tyre. Për këto arsye, sipas Destanit, Diaspora duhet të ndihet e barabartë dhe te vota e jo si jetime. “Në anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, jemi shumë afër me Diasporën dhe me kompani të fuqishme që kanë interesa të investojnë në Shqipëri dhe në vise të tjera, me dhjetra unione të bizneseve, me shoqata të ndryshme që kanë dhënë dhe japin shumë kontrobute për vendet tona. Këtë vit, Shqipëria u godit dy herë rëndë, termeti i 26 nëntorit dhe Koronavirus”, tha Z.Destani, duke lënë të nënkuptohet që në ditë të vështira për kombin, mërimgtarët dhe diaspora në tërësi janë të domosdoshëm për rikëmëbjen e atdheut të tyre. Ndërkohë, ai shtoi se Diaspora është gjithmonë e gatshme dhe gjithmonë në lëvizje me kompani të ndryshme ndërkombëtare e sipërmarrje, për zhvillimin e ekonomisë së vendit e në këtë këndvështrim, edhe vota për diasporën është shumë e rëndësishme.

“Besoj shumë se ne, diaspora, do të organizohemi për t’i shërbyer ekonomisë, për të kryer e bërë të mundura shumë investime dhe t’i sigurojmë rinisë tonë sa më shumë vende pune.

Për këto arsye, e drejta e votës së Diasporës do të ishte mëse e domosdoshme, pasi do ta ndjente veten të barabartë dhe nuk do të ndhejej jetime”, theksoi Destani, i cili është njëherësh dhe Kryetar i Bordit të gjigandit “Ecolog International” që drejtohet nga familja e tij.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se sot synohet që në zgjedhjet e ardhshme Diaspora do të votojë. “Ajo që është e rëndësishme është fakti që maxhoranca ka vullnetin e plotë dhe do të kthehet në një fakt. Do të behet fakt votimi i shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit në vitin 2021. E drejta kushtetuese nuk ka nevoje për negociata. Ndoshta ky është parlamenti i parë që ka krijuar komisionin që në sesionin e parë të tij, dhe që në tre muajt e parë ne kemi depozituar materialin e parë për votimin e shtetasve tanë”, tha Majko.

Ndërsa kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj tha se KKD duhet të ketë një zë të sajin në tryezën e bisedimeve. “Ju e keni parë që Diaspora ka bërë pjesën e saj në kohë të vështira si pas tërmetit dhe gjatë Covid-19. Kjo është një arsye më shumë që KKD mund të marrë pjesë në çdo grup diskutimi. Ne dëshirojmë që të kemi një zë në tavolinën e diskutimeve. Ne shpresojmë që të afroni më shumë KKD. Një nga dëshirat tona është që të kemi një grup përfaqësues në të gjitha nivelet e diskutimeve që po bëhen dhe do të bëhen”,- tha ai.

Në fund të takimit kryeministri tha se “30 qershori është afati i fundit. Ne jemi të vendosur që bëjmë maksimumin që të realizojmë votimin e Diasporës për zgjedhjet e 2021. “Këtë na lejoni ta finalizojmë brenda pak javësh  si konkluzion sepse si vullnet dhe dëshirë nuk diskutohet që po”, përfundoi ai.

Linku i plotë i mbledhjes së KKD:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/869614246875486/?fref=mentions&__xts__[0]=68.ARClMAl8EDrtOMc_E95xoT6Q8_Yl5Jfs_be9PAadnyhygv_z4oAGL5mKxvltQCItTUql8glnA9paQ4fGeCWi52RJokf11AftWbym_Q3WjH_Ot5k61ZXV_07iDm346A7w1kVyfyyBnQQGqoTSgTQHTdj-lXekfVro0wl1DDSzUbzcGfNVzMqHiKfQuWcFvhDH95kxsb6ElLUrN4cjHKwN3W9JsKJFJLCRtlLSqAylXLbjvnN4aoN_T9e9yJX_m_pDdYH43auKdXkxY3M6-1qw-57wjOA1uNMSLRoWz8X2Qxyawo1EHVQtefUzSI2YsT_6TOD6gax05awsIrzMUdDB_GSJveotrlTkrdFLO5eqYwJfaVLZlwUusOp7t-SuYPH3fQItxH7w8GDR6IEtuAgEPwdmQZJ3N0G_yItSILE60LT3Z7s9bFGh3wFg2VnTZrYTlj0PfuPxdKZtCRWeO8fSv7fY4ofJthwnGJzmDM_CfWgNB9-h5Ec7QHRs5-AeJA&__tn__=K-R

Qendra ALERT / Alert.al

Kryeministër i Maqedonisë? Shqiptarë e maqedonas e kërkojnë për ta votuar. Ja çfare mendon biznesmeni Lazim Destani

Filantropi i njohur dhe Kryetari i Bordit Drejtues të gjigandit “Ecolog Internationa”, Lazim Destani, ka hedhur poshtë zërat se mund të kandidojë për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, ne zgjedhet që do të mbahen në muajin korrik. Megjithëse prej disa ditësh, mediat e Maqedonisë dhe ato të Kosovës kanë publikuar lajme se, “Lazim Destani do të jetë kryeministri shqiptar i Maqedonisë”, apo dhe tituj tjerë si, “Përse Zaev ka frikë nga Lazim Destani”, ky i fundit ka shuar “zjarrin”. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, filantropi dhe biznesmeni nga Tetova ka sqaruar se, “ambicie e tij veç biznesit, mbetet filantropia, aktivitetet e diasporës dhe zhvillimi ekonomik i trevave shqiptare”. Duke iu uruar suksese partive në garë në Maqedoninë e Veriut, destani pohoi se, nuk ka asnjë ambicie dhe plan për t’u angazhuar në politikë.

Lajmet e ditëve të fundit, veçanërisht në mediat e Maqedonisë, janë shoqëruar më qindja mijëra komente, nga votues me kombësi shqiptare e maqedonase, duke e mirëpritur një kandidaturë të tillë si drejtues të qeverisë së ardhshme. Kjo, me arsyetimet se, këtij shteti dhe popullit i nevojitet një njeri i tillë për të rimëkëmbur Maqedoninë e Veriut. Mdje, nëse do të ndodhte, pritej dhe votimi masiv i tij, siç vërehej dhe në rrjetet sociale mbështetja ndaj Destanit.

Ja çfarë shkruan Lazim Destani në rrjetet e tij sociale:

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë, si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik, përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”.

Qendra ALERT / Alert.al

Diaspora e mban fjalën, 15 mijë teste dhuratë për Covid-19 nga biznesmenët Lazim Destani, Remzi Ejupi dhe Nazmi Viqa

KOSOVË – Diaspora e mban premtimjn e dhënë pak ditë më parë, duke sjellë në Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës plot 15 mijë teste pë Koronavirus.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë dorëzuar 12 mijë teste për COVID-19 nga filantropi e biznesmeni Lazim Destani, drejtues i Ecolog International, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”. Tee ndërmarrësit e suksesshëm shqiptarë, këtë donacion e premtuan pak ditë më parë.

Lazim Destani, përfaqësues i kompanisë “Ecolog”, tha se diaspora vazhdimisht sytë i ka nga shqiptaria.

“Është kënaqësi dhe nder sot të jemi këtu. Pak më parë bëmë edhe një vizitë brenda Institutit dhe pamë format se si po ec në këtë drejtim Instituti. Së bashku me dy kolegët e mi, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, morëm këtë iniciativë që të sigurojmë këto teste. Iniciativën e kemi marrë edhe më bashkëpunim me ish-ministrin Arben Vitia. Janë gjithsej 15 mijë teste. Diaspora i ka gjithmonë sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Shpresoj sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”, theksoi Destani.

12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë do të jenë për Maqedoninë e Veriut dhe 1 mijë për Luginën e Preshevës.

Alert.al

Nisma e radhës, Lazim Destani bashkon sipërmarrësit e Diasporës, 12 mijë teste Covid-19 dhuratë për Kosovën e Luginën e Preshevës

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani sërish ka ndërmarrë një nismë që i vjen në ndihmë trojeve shqiptare. Së bashku me sipërmarrës të tjerë shqiptarë ai ka siguruar 12 mijë teste të analizave për diagnostikimin e koronavirusit, të cilat janë dhuruar në Kosovë.

Filantropi dhe Presidenti kompanisë ”Ecolog International” Lazim Destani, pronari i agjencisë ”EuroKoha” Remzi Ejupi dhe Nazmi Viqa i AWR Abbruch, kanë arritur që të sigurojnë një sasi jo të pakët testesh në këtë periudhë të pandemisë globale Covid-19.

1000 prej këtyre testeve do të shkojnë si donacion për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si shenjë përkrahjeje për bashkëkombasit e këtij rajoni në jug të Serbisë.

Testet e dhuruara do të jenë padyshim një kontribut për shqiptarët e Kosovës, por edhe një formë e veçantë falenderimi për pjesëtarët e personelit mjekësor të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm për parandalimin dhe mjekimin e Covid-19.

Jo më larg se dy javë më parë Lazim Destani me kompaninë e tij ”Ecolog International” i erdhi në ndihmë mijëra familjeve në Tetovë të prekura nga kriza e pandemisë Covid, duke i dhuruar kupona. Me anë të tyre përfituesi mund të blinte në marketet e përzgjedhura produkte ushqimore, apo edhe ato të higjienës.

Destani dhuroi gjithashtu mijëra tableta për nxënësit në nevojë të Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë së veriut në mënyrë që ata të ndiqnin mësimin online që po zhvillohej përgjatë periudhës së karantinë.