Menu

Diaspora

Programi Connect Albania, një mekanizëm i ri për të investuar në Shqipëri

IOM në Shqipëri ka prezantuar Connect Albania, një program të ri për rritjen e investimeve në Shqipëri. Programi Connect Albania do të angazhojë si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë, në fazën e tij të parë, në Diasporën Shqiptare që jeton në Itali, duke marrë parasysh që Programi i Diasporës së IOM në Shqipëri financohet nga  Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. Nëpërmjet këtij mekanizmi, diaspora shqiptare do të tërheqë investimet e huaja në vendin e tyre. Agjentët e suksesshëm të zhvillimit do të shpërblehen për investimet e përfunduara që konsiderohen të suksesshme bazuar në rregulloren e miratuar dhe publikuar.

Znj.Alma JANI, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri

“Ekziston një nevojë e madhe për të mbështetur mënyra të reja të promovimit të diasporës për të ruajtur lidhjen me Shqipërinë dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe sociale të saj” – theksoi Zj. Alma JANI, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri, në fjalën e saj gjatë prezantimit të Programit Connect Albania.

Si pjesë e kësaj nisme, një Zyrë Programi Connect Albania është krijuar nën Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC) në Tiranë, për të mbështetur Agjentët e Zhvillimit dhe përmes tyre, investitorët e mundshëm të huaj dhe investitorët e dasporës. Zyra e Programit Connect Albania shërben si zyrë mbeshtetëse/front desk për anëtarët e diasporës dhe investimet e  huaja. Ajo ofron informacione ligjore, sektoriale dhe informacione të tjera të kërkuara në lidhje me hapat dhe procedurat e krijimit të një biznesi të ri në Shqipëri, me synimin për të lehtësuar qasjen e parë të investitorëve në tregun shqiptar. Agjentët e Zhvillimit shërbejnë si ndërmjetësues / ura lidhjeje ndërmjet Programit Connect Albania dhe investitorëve / bizneseve të mundshme të huaja dhe atyre të diasporës.

Në kuadër të Connect Albaniaështë krijuar një faqe  dixhitale: www.adbc.al/connect-albania, e cila ofron një informacion gjithëpërfshirës për Programin Connect Albania, informacion unik sektorial dhe legjislativ për mënyrën e regjistrimit të një biznesi në Shqipëri, fushat strategjike për të investuar si dhe informacione të tjera të dobishme për Diasporën Shqiptare dhe investitorët e huaj të mundshëm.

Për t’u bërë një Agjent i Zhvillimit, anëtarët e Diasporës Shqiptare duhet të aplikojnë në faqen dixhitale të Connect Albania. Pasi anëtarët e diasporës  të regjistrohen dhe autorizohen si Agjentë të interesuar Zhvillimi në mekanizmin online, ata do të kenë akses në informacionin e detajuar dhe të dedikuar sektorial dhe legjislativ që do t’i drejtojë dhe ndihmojë ata gjatë procesit të investimit. https://www.adbc.al/si-te-behesh-nje-agjent-zhvillimi/

Connect Albania u prezantua online me datë 18 Dhjetor 2020, në Ditën Botërore të Migrantëve dhe Ditën Kombëtare të Diasporës.

Në eventin prezantues morën pjesë anëtarë të diasporës shqiptare në Itali dhe sipërmarrës italianë. Në event morën pjesë dhe përshëndeten prezantimin e këtij mekanizmi të ri Z. Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën; Z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Besart Kadia, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Z. Sokol Dedja, Zëvendës Ministër i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Nino Merola, Përfaqësues i AICS në Ballkanin Perëndimor; Znj. Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe Institucione të Diasporës, si dhe sipërmarrës të diasporës shqiptare dhe investitorë italianë, të cilët ndanë përvojën për investimet e tyre në Sqhipëri.

Connect Albania u prezantua në kuadër të programi të Diasporës“Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” i cili zbatohet nga IOM në Shqiëri – Organizata  e OKB për Migracionin – financohet prej AICS (Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim) dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë e nëpërmjet Agjensisë për Investimet Direkte në Shqipëri (AIDA).

Shqipëria ka pasur përherë një marrëdhënie të fortë me Italinë. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve bazohen mbi themele të forta historike, kulturore e ekonomike dhe përforcohen nga prania në Itali e mbi 500 mijë qytetarëve me origjinë shqiptare. Kjo bashkësi, origjina e së cilës daton në shekullin XV, zhvillon një funksion thelbësor lidhjeje mes dy popujve.

Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim është e pranishme në Shqipëri prej vitit 1991. Ndërshkëmbimi tregtar me Italinë, sipas Institutit Shqiptar të Statistikave përfaqëson 36.2% të vëllimit të përgjithshëm të ndërshkëmbimeve të Shqiperise.

Sipas te njejtit burim, në vitin 2019, 48% e eksporteve shqiptare kanë shkuar në Itali, prej nga ku kanë ardhur 25% e importeve. Në territorin shqiptar janë të pranishme mëse 700 sipërmarrje të vogla e të mesme italo-shqiptare, si edhe disa banka të rëndësishme italiane dhe grupe industriale të mesme e të mëdha.

Në vite qeveria shqiptare është angazhuar të krijojë një klimë të favorshme për sipërmarrjen, duke miratuar një seri reformash fiskale e legjislative të cilat, bashkë me marrëveshjet e shkëmbimit të lirë për hyrjen e produkteve shqiptare në tregjet kryesore të BE-së, synojnë të tërheqin investime potenciale e sipërmarrës, interesi i të cilëve ka ardhur në rritje në një seri të gjerë sektorësh si industria përpunuese, agroindustria, energjitë e rinovueshme, shëndetësia, turizmi e energjia etj.

Në kuadrin e këtyre të fundit Shqipëria, pas Francës e Maltës, është një prej pak vendeve në Evropë që ka adoptuar teknologjinë “Blokchain” brenda një kornize krejtësisht të rregulluar e në përputhje me direktivat e BE-së në sektorin financiar. Sipas projektimesh në 10 vitet e ardhshme “inovacionet teknologjiike” të lidhura me përdorimin e kontratave informatike “smart contracts” e të Blockchain do të revolucionojnë gjithë sektorët e tregjet për sipërmarrjen.

Sot mbi të gjitha, në kontekstin e krizës prej Covid-19 që po përjetojmë, për vendet e BE-së e Italinë në veçanti, Shqipëria përfaqëson një mundësi të vërtetë në gjeografinë ekonomike evropiane si derë hyrëse drejt tregut ballkanik dhe si vend ku kostot e punës janë konkurruese. Pandemia globale ka nxjerrë në pah cënueshmëri që kanë nevojë për një ndryshim perspektive në rimodulimin e modelit aktual të biznesit. Rimodulimi mund të prekë aktivitetet prodhuese, të cilat do synojnë drejt rajonalizimit.

Qendra ALERT – Alert.al

 

Një vit sfida e suksese dhe 2021 me prioritete, Dhoma e Biznesit të Diasporës zhvillon mbledhjen e fundit për 2020

Një vit me plot sfida, vështirësi, por edhe punë të palodhshme në ndihmë të Shqipërisë. Kjo është përmbledhja e 12 muajve të 2020 për Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, kryesia e të cilës zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit dhe planet për pasardhësin. Në mbledhjen e Kryesisë së DHBDSH, merrnin pjesë kryetar, Z.Ardian Lekaj, Presidenti i Nderit, Z. Lazim Destani, anëtarët e Kryesisë Z. Ergys Luga dhe Z.Panajot Rumi, si dhe Znj. Silva Meçaj, anëtare themeluese e Dhomës, Znj. Elisabeta Katiaj, Kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj.

Qëllimet e Dhomës për vitin 2021; aktivitetet e zhvilluara gjatë 2020; Projektet e zbatuara dhe ato në proces, si dhe marrëveshjet e firmosura gjatë 2020 e bashkëpunimet për 2021, ishin temat kryesorë të mbledhjes së fundvitit për kryesinë e Dhomës së Biznesit të Diasporë.

Mbledhja u karakterizua nga diskutime gjithpërfshirëse, shkëmbim ekspertize dhe pikëpamjesh referuar ceshtjeve koherente dhe atyre me efekt kohegjatë në fushën e sipërmarrjes në Shqipëri dhe kryesisht referuar angazhimit të diasporës. E veçanta e kësaj mbledhje ishte “Takimi me Diasporën e suksesit”. Kjo ide u propozua nga Z.Ergys Luga për tu njohur më nga afër me histori suksesi integriteti profesional dhe njerëzor të diasporës, për të zgjeruar prezantimin e aktivitetit të DHBD në diasporë dhe për të shkëmbyer eksperienca dhe ide në shërbim të angazhimit produktiv të diasporës në zhvillimin ekonomiko-social të vendit.

Referuar diskutimeve të të pranishmëve në mbledhjen “online”, u diskutua dhe për punën e madhe dhe sukseset e Dhomës gjatë një viti pandemie globale, ku sukseset dhe ndihmat, kanë qenë të mëdha. Megjithë vështirësitë nga situata klovale e COVID-19, Dhoma e Biznesit të Diasporës nuk është ndaluar në aktivitetet e saj dhe as anëtarët e saj në vendet ku ata jetojnë, duke u përpjekur, por edhe ndihmuar Shqipërinë e trojet shqiptare.

I ftuari i nderit në takimin e Kryesisë së DHBD ishte Z. Denis Dollaku, Zv.President dhe Drejtor Ekzekutiv i  “State Street Bank International GmbH”, një institucion bankar gjerman, me shtrirje ndërkombëtare dhe me një staf prej më shumë së 10,000 punonjësish që drejtohet me sukses nga Z. Dollaku që prej vitit 2019.  Dollaku vlerësoi ftesën dhe përpos prezantimit modest të rrugëtimit të tij profesional, diskutoi me pjesëmarrësit rreth përvojave dhe pikëpamjeve për çështje financiare dhe për investimet. Në përfundim të takimit, Z.Dollaku shprehu respektin dhe vlerësimin e tij për kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e anëtarëve të Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare për diasporën Shqiptare si dhe premtoi se do të shqyrtojë mundësitë e shtrirjes së biznesit të tij edhe në Shqipëri.

Qendra ALERT – Alert.al

Politika anulon takimin e Këshillit Koordinues të Diasporës: S'do zhvillohet nga mospjesëmarrja e faktorëve politikë, mblidhemi në një periudhë më të përshtatshme

“Të mirat ia doni fshatit ju, por djemtë jo”. Kjo shprehje nga filmi “Zonja nga qyteti” i vjen përshtat politikës shqiptare pikërisht sot, e cila i mirëpret të mirat financiare, mbështetjet e mëdha, ndihmat, investimet apo lobimet në botë për çështje shqiptare të diasporës tonë. Por, kur është çështja e qoftë edhe një takimi “online” në Ditën Kombëtare të Diasporës Shqiptare, politika në shqipëri duket se është mospërfillëse, si dhe mosmirënjohëse. Për diasporën shqiptare, një nga kontribuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit tonë, por edhe të shteteve fqinje ku ka shqiptarë, politika jonë nuk bëhet bashkë as edhe një ditë të vetme. Megjithëse investimet e tyre i kërkon, apo ndihmat e herëpashershme, kur është fjala për t’u mbledhur në një datë të vetme si 18 Dhjetori, që është shpallur dhe Dita Kombëtare e Diapsorës, faktori politik në Shqipëri qëndron sërish i ndarë.

Njoftimi i KKD ne faqen zyrtare te Facebook

Kjo situatë e nxehtë politike, por edhe nënvlerësuese nga ana e saj për Diasporën Shqiptare, duket se kanë qenë shkaqet e anulimit të aktiviteteve në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës. Këshilli Koordinues i Diasporës kishte planifikuar që më 18 dhjetor, pra ditën e sotme, të zhvillonte një aktivitet, ashtu siç u zhvillua dhe vitin e kaluar. Por, kësaj radhe, takimi i diasporës dhe anëtarëve të KKD do të mbahej online. Këshilli Koordinues i Diasporës ka njoftuar se, ky aktivitet është anuluar për shkak të pamundësisë së marrjes pjesë të faktorëve politik.

“Këshilli Koordinues i Diasporës njofton se aktiviteti i planifikuar në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës më datë 18 dhjetor nuk do të zhvillohet për shkak të pamundësisë për pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve politikë.

Duke mbajtur në vëmendje misionin pajtues dhe bashkues, Këshilli Koordinues i Diasporës do të mblidhet në një periudhë më të përshtatshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KKD në faqen zyrtare të Facebook.

Qendra ALERT / Alert.al / G.S.

Filantropi Lazim Destani në Konferencën Ndëkombëtarë të Mjekëve shqiptarë: Mbështetje me çdo kush për Ju, jeni heronjtë tanë, imazhi i shqiptarisë - Foto/Video

“Ishte kënaqësi përshëndetja që i bëra Konferencës Ndërkombëtare multi-disiplinare që erdhi si rezulatat i bashkëpunimit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo konferencë virtuale për tri ditë rresht, i bëri bashkë mjekët shqiptarë nga e gjithë bota. Uroj që puna e mjekëve shqiptarë anembanë botës të jetë në shërbim të avancimit të mjekësisë, si dhe rritjes së imazhit pozitiv për kombin tonë. Kështu shprehet filantropi e biznesmeni i njohur Lazim Destani, pas perfundimit të Konferencës Mjekësore Ndërkombëtare multi-disiplinare, një bashkëpunim i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani me ACMS (Albanian Committee of Medical Students) dhe Shoqatën Mjekësore Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar u zhvillua për tri ditë rresht me referues dhe të ftuar nga e gjithë bota.

Pjesë e këtij paneli ishte edhe Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Lazim Destani, njëkohësisht Kryetar i Bordit të gjigandit ECOLOG INTERNATIONAL, i cili falenderoi mjekët për kontributin e tyre të vyer në luftën me COVID-19.

“E përgëzoj Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani si dhe Komitetin e Studentëve Shqiptarë të Mjekësisë, për kontributin shembullor në organizimin e kësaj konference mjekësore ndërkombëtare. Me këtë rast, do të doja t’i them dy fjalë për të gjithë ju mjekët shqiptarë, në cilindo vend të botës ku punoni e veproni. Vitin 2020 e gjithë bota po e mbyll si një vit shumë të jashtëzakonshëm, që do të mbahet mend si viti i pandemisë së këtij shekulli, që po merr shumë jetë njerëzish dhe që e ka dëmtuar  shumë edhe ekonominë globale. Gjatë gjithë kësaj periudhe, të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jeni ju mantelbardhët, që në përballje me këtë të keqe i keni shërbyer dhe po i shërbeni si mburojë njerëzimit. Tashmë botërisht është e ditur se, ju jeni në vijën e parë të frontit dhe ju jeni ata që në këtë vijë qëndroni aq sa e kërkon nevoja dhe jo sa thotë orari i punës! Prandaj, përkushtimi juaj, puna juaj e palodhshme si dhe kontributi juaj për shëndetësinë në trojet tona, na obligojnë gjithë ne të tjerëve t’jua japim mbështetjen e plotë, me të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Z.Destani gjatë diskutimit në konferencë.

Lazim Destani është anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diapsorës Shqiptare. Gjatë gjithë kohës së pandemisë Covid-19, Z.Destani nuk ka reshur asnjë ditë duke mbështetur shqiptarët në trojet tona. Fillimisht me mijëra tableta për mësimin online u shpërndanë nga ai dhe Ecolog, më pas mijëra doza testesh për Covid. Ndërkaq, ai ka qenë i angazhuar dhe në komunikimet dhe aktivitetet e shoqatave dhe federatave të mjekëve shqiptarë në Gjermani apo Evropë.

Më poshtë, linku i Konferencës Ndërkombëtare Multi-disiplinare mes Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=200852874919515&ref=watch_permalink

Qendra ALERT / Alert.al

Papërgjegjshmëri për orët shtesë të inspektorëve të Covid-19, AKU luan “ping pong”, fajson dhe drejtoritë rajonale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit “luan ping pong” me inspektorët që janë pjesë e Task-Forces qeveritare për përballimin e situatës së Covid-19, ndërkohë që ende nuk është diskutuar nëse do të marrin orët shtesë të punës, apo do t’ju konvertohen në ditë pushimi. Ndërkohë, që kolegët e tyre të ISHSH-së, pjesë e të njëjtave grupe, tashmë janë me 200 orë pune shtesë të njohura nga eorprët e tyre.

Por çështë më e keqja, AKU ende nuk e di se çfarë do të bëje me këtë çështje, duke shprehur disa paqartësi të këtij institucioni, si dhe duke fajësuar indirect edhe Drejtoritë Rajonale të AKU, që nuk kanë paraqitur dokumentacion justifikuess.

Inspektorëve të ISHSH u janë njohur orët shteësë, ndërkohë që edhe sot, teksa Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu foli për ndryshimet e mësimit në shkollat e mesme, nuk la pa përmendur orët shtesë që rëndojnë mbi mësuesit e të ciolat do t’ju paguhen. Në këtë situatë, duket që vetëm insektorët e AKU, të cilët kanë një tjetër mission në punën e tyre, vazhdojnë të enden rrugëve të qyteteve, për të “këshilluar” njerëzit të vendosin maskat e që janë pjesë e task forces që më 15 mars 2020.

Pergjigjia e AKU per Qendren ALERT

Pak ditë më parë, Qendra ALERT i kërkoi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrisë së Bujqësisë së, përse inspektorët e AKU nuk marrin orët shtesë që iu takojnë me ligj, ashtu siç është bërë me ata të ISHSH, me mësuesit, por ndoshta dhe me institucione tjera?

Ndërsa Ministria e Bujqësisë ende nuk është shprehur, AKU ktheu sot një përgjigje, me anë të së cilës, nuk kuptohet qartë nëse do t’i marrin apo jo, ose i kujt është faji për këtë situate të deritanishme.

Më poshtë po publikojmë përgjigjen e AKU dhe bashkëngjitur secilës pikë në përgjigje, po i ridërgojmë një tjetër pyetje AKU-së, të paktën që përgjigje të tilla “mjegullnajë” të mos kthejnë më.

Përsa kërkohet, ju informojmë se në mbështetje të VKM Nr. 738 datë 14/12/2005, VKM  Nr. 527 datë 27/08/2007, VKM Nr. 463 datë 16/06/2011 “Për kohëzgjatjen e punës në institucionet shtetërore”, si  dhe  Ligjin Nr. 7961 datë 12/07/1995 “Kodi i Punës”, për miratimin e pagesës së orëve shtesë të kryera jashtë kohës normale të punës për punonjësit, kërkesa për pagesë të orëve jashtë orarit, si veprimtari operacionale duhet të mbështetet në faktin:

Saktësimi i orëve shtesë të cilat duhet të jenë të argumentuar me urdhra dhe dokumentacionin justifikues në zbatim të urdhrit;

A nuk ka AKU struktura në sektorët e financës, drejtori shërbimi, burime njerëzore dhe sektor juridik, për ta bërë këtë punë, pra argumentimin me urdhëra, dokumentacion justifikues etj?

Inspektorët e AKU që janë pjesë apo kanë qenë e Task Force për Covid-19, kanë dalë në terren me dëshirën e tyre, apo referuar shkresave të eprorëve në drejtoritë rajonale, që duhet të jenë të protokolluara, firmosura e vulosura në institucionet respektive?

A nuk mjaftojnë Aktet Normative Nr.2 dhe 3, datë 15 dhe 20 mars 2020, që ky mision ku janë përfshirë këta inspektorë, të jetë i ligjshëm e t’ju njihen këto orë pune shtesë? Refetuar këtyre akteve normative janë bërë dhe urdhërat e punës në drejtoritë jonale të AKU.

Si dhe nëse është i pamundur konvertimi me ditë pushimi për këto orë.

Duke e parë si të pamundur konvertimin në ditë pushimi, sygjerohet pagesa e orëve shtesë të punës, si një e drejtë konsumatore dhe ligjore që iu takon.

Për sa më sipër kërkesa e punonjësve dërgohet për miratim si veprimtari operacionale në MBZHR dhe MFE.

Eshtë dërguar, do të dërgohet apo…?

Drejtoritë Rajonale të AKU-së, të cilat janë të përfshira në “Task-Forcë Anti covid 19” nuk kanë paraqitur dokumentacionin justifikues për miratimin si veprimtari operacionale të orëve shtesë, sipas dispozitave të mësipërme.

Drejtoritë Rajonale janë varësi e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU. Kjo do të thotë që, nëse në Drejtorinë e Përgjithshme ka vullnet për këtë, Rajonalet kanë gjithë dokumentacionin e mundshëm për t’jua paraqitur ju dhe mund t’ju kërkohet me anë të një shkrese nga Drejtoria e Përgjithshme, nëse në këtë të fundit ka vullnet. Drejtoritë Rajonale nuk janë të pavarura në  veprimtarinë e tyre dhe për pasojë, nuk mund të kryejnë veprimtari arbitrare, vetëm për faktin se “nuk paraqesin dokumentacion justifikues” në Drejtorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit, është në dijeni të çdo inspektimi të “tëndësishëm” nga inspektorët e drejtorive rajonale dhe refetuar “Ligjit për Inspektimin”, për “Prganizmin dhe Funksionimin e AKU” si dhe të “Ushqimit”, Drejtoria e Përgjithshme është përgjegjësja për të gjithë veprimtarinë e 12 Drejtorive Rajonale, qoftë dhe të rastyeve të pakujdesive apo papërgjegjshmërive të tyre.

Do t’ju kërkoni Drejtorive Rajonale të AKU të marrin masa e t’ju paraqesin dokumentacionin justifikues???!!!

Qendra ALERT / Alert.al

Ngjarja historike/ Për shqiptarët në ditë të vështira, filantropi Lazim Destani i dha zë Festivalit mbarëkombëtar për 80-vjetorin e Pavarësisë

Pas vitet 1990 kanë qenë mjaft të vështira për kombin shqiptar. Në njerin krah Shqipëria po dilte nga regjimi diktatorial, lufta për pushtet ishte e madhe dhe tranzicioni la pasojat e veta. Nga ana tjetër Kosova nën presionin ushtrisë serbe si dhe Maqedonia e Veriut përjetonte humbjet e njerëzve të tyre nga shpërbërja e përgjakshme të ish-Jugosllavisë. Një Ballkan i trazuar i cili vlonte nga të gjitha anët.

Megjithatë, në mesin e kësaj atmosfere të errët, kishte vend edhe për entuziazëm, patriotizëm, krenari kombëtare dhe padyshim festë. Ndoshta ju tingëllon çuditshëm por biznesmeni i njohur Lazim Destani ka qenë pishtari i ndezjes së një Festivali mbarëkombëtar. Më 1992, Shqipëria festonte 80-vjetorin e çlirimit dhe filantropi Destani, me një atdhedashuri të madhe për kombin e tij, vendosi të sjell pakëz gëzim në zemrën e çdo shqiptari.

Një Festival gjithëkombëtar siç e quan ai, i titulluar atëherë  “Fest Arb ‘92”, u mbajt në Shkup. Lazim Destani i vetëm sponsorizoi mbajtjen e një feste kuq e zi përkundrejt një përfitimi të paçmueshme, lumturinë në sytë e çdo bashkëkombasi që ndiente se kjo datë historike, data 28 Nëntor, nuk duhet të kalonte në heshtje. Ditë të vështira për shqiptarët, por edhe ditë hiatorike nga ku mendimet rrjedhin nëpër këmbënguljen e filantropit Lazim Destani, për të dhënë gjithçka në ruajtjen e traditës dhe vlerave autoktone.

Sot pas 28 vitesh, drejtuesi i një prej Kompanive më të mëdha europiane, “Ecolog International”, Anëtar i Keshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidenti i Nderit të  Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, risjell në memorie nostalgjinë e atyre viteve. Si një nga përkrahësit më të mëdhenj të çështjeve kombëtare, Lazim Destani tregon se sa fisnike është ndjesa e të mbajturit gjallë traditën dhe kulturën kombëtare, edhe në ditë të vëahtira. Në rrjete sociale ai shkruan:

“Këto ditë nëntori, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë e të Flamurit Kombëtar, më sollën në kujtesë ngjarjen nga viti i largët 1992, kur me rastin e 80 vjetorit të Pavarësisë organizuam mbajtjen e Festivalit gjithkombëtar në Shkupin tonë të lashtë. Ishte ky Festivali i parë gjithkombëtar i këngës shqipe që i bëri bashkë gjithë ata artistë, aktorë estrade e këngëtarë nga të gjitha trojet tona. I papërshkrueshëm ishte gëzimi dhe entuziazmi i gjithë atyre spektatorëve, që kishin ngjeshur sallën e shfaqjes cep më cep.

Jam i lumtur për përkrahjen që i dhashë realizimit të këtij manifestimi kulturor e kombëtar, të mbajtur në ato vite të vështira, por që kurrë nuk kanë munguar momentet e bukura, sidomos ato që sjell jehona e këngës së bukur shqipe!

Kam kënaqësinë t’jua sjell tash pas 28 vitesh këtë video-material arkivor nga intervista ime, realizuar për TV Art, nga gazetari dhe miku im (tashmë i ndjerë), profesor Ramadan Sinani. Festivali i parë gjithkombëtar, “Fest Arb ‘92”, Shkup 1992. Intervista u realizua në zyrat e kompanisë së udhëtimeve “Sharr Turist”- Tetovë.

Pjesë nga intervista e dhënë e Z.Lazim Destani

RS: Zoti Lazim, çka ju shtyri që ta përkrahni materialisht, si sponsor i vetëm, këtë festival të parë gjithkombëtar?

LD: Për këtë festival gjithkombëtar m’u drejtuan nismëtarët e festivalit dhe në bisedë me ta e pashë se është e rrugës të mos ndodh që për mungesë mjetesh të mos mbahet ky festival. Për këtë, me gjithë gëzim e pranova dhe në dhjetor poashtu edhe u mbajt. Gjithashtu jam i gëzuar që përfundoi me sukses. Pas përfundimit të festivalit, dëgjova se me të vërtet, përmes shumë bisedave, pata dhe falënderime.

RS: A mendoni se edhe në të ardhmen duhet përkrahur manifestimet e këtilla me rëndësi gjithkombëtare dhe a duhet që edhe biznesmenë të tjerë shqiptarë t’i përkrahin këto manifestime?

LD: Unë jam i mendimit se tash është koha e tillë që duhet ne që kemi mundësi t’i ndihmojmë manifestimet e këtilla, si festivalin apo raste të tjera, për shkak se momentalisht mungojnë mjetet buxhetore. Për këtë arsye u bëj apel afaristëve tjerë që kanë mundësi, të ndihmojmë sepse kemi mjaft intelektualë, persona me ide e punë të mira që mund të bëjnë ç’mos por kur vjen puna te financat, ndalen aty dhe nuk arrijnë t’i realizojnë idetë apo kontributin e tyre. Për atë arsye jam i mendimit në këtë drejtim të mundohemi të ndihmojmë aq sa kemi mundësi, andaj firma ime edhe në të ardhmen do të jetë aty ku e kërkon nevoja, si ky rast.

RS: Ju faleminderit, me siguri ju jeni dakord që për spektatorët tanë të zgjedhim ndonjë pikë muzikore nga xhirimi që u bë në Festival, sepse sa pata mësuar edhe nga shtypi edhe kështu nga disa biseda tjera, se ju po përgatitni video dhe audio-kasetë për spektatorët tanë dhe çfarë qëllimi ka për financat që do të dalin nga kjo video dhe audio-kasetë?

LD: Po, me gjithë qejf dëshiroj që disa këngë të dëgjohen para se me dalë video-kaseta në shitje, kurse së shpejti është në shumëzim e sipër video&audio-kaseta me një program të mirë, pra le ta dëgjojmë…

RS: Jua përmenda në pyetje se… fitimet nga video-kaseta, për çka do të destinohen, për çka do të caktohen?

LD: Për atë, siç e kam thënë edhe diku tjetër, të ardhurat nga video&audio-kaseta si dhe të ardhurat nga shitja e biletave të Festivalit do të ndahen si buxhet në shërbim të kulturës sonë kombëtare, poashtu një pjesë do të jetë edhe për Festivalin e vitit të ardhshëm, që të ketë një buxhet prej përpara. Domethënë firma ime nuk e do as fitimin më të vogël, krejt ia dedikon manifestimeve kulturore.

Qendra Alert / Alert.al

Dhoma e Biznesit të Diasporës mbush 1 vit. Lazim Destani dhe Ardian Lekaj: Lindëm në tërmet e pandemi, do ta rimëkëmbim mëmëdheun / Foto-Video

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, mbushi 1 vit nga krijimi i saj. E krijuar si një urë lidhëse mes diasporës shqiptare në botë, Shqipërisë e vendeve tjera me shqiptarë dhe me qëllim afrimin e investimeve të huaja, por edhe të shqiptarëve në mërgim, kjo dhomë sot mbushi plo1 1 vit. Një vit, i cili e përballi këtë institucion me plot sfida. Menjëherë sapo u krijua, ndodhi tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pak muaj më pas, pandemia globale e COVID-19. Si një institucion që u krijua me idenë e qartë për të qenë në ndihmë të shqipërisë, DHBDSH dhe anëtarët e saj, ishin të parët ata që nisën ndihmat për Shqipërinë. Jo në plane afatgjata e strategjike, por në situata emergjencash civile, si në rastin e tërmetit. Më vonë, që në ditë të para të izolimit nga pandemia, anëtarët e dhomës dhe vetë dhoma, iu gjetën pranë shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e në Luginën e Preshevës, duke ndihmuar qindra familje e njerëz në nevojë. Kjo ndihmë e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare vazhdon ende.

Në aktivitetin e mbajtur sot, ku për shkak të pandemisë dhe masave shtënguese, u zhvillua thuajse online, Kryetari i Dhomës së Diasporës, Z.Ardian Lekaj u shpreh se, viti 2020 deri tani ka qene një vit i vështirë, për të gjithë. “Sot jam shumë krenar që më në fund po realizohet një ëndërr. Shumë e më shumë njerëz po e kuptojnë se Diaspora ka vlerën e saj dhe se nëpërmjet Diasporës mund të arrihen suksese të reja. Ne në këto momente nuk jemi gjë tjetër veçse një ajsberg, të cilit i shikohet vetëm pjesa e sipërme dhe pjesën nën ujë do ta shohim më vonë”, u shpreh Lekaj.

Ndërsa ministri i Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko në fjalën e  tij përshëndetëse tha:  “Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare është një nga projektet më ambicioze që ne kemi nxitur në këtë periudhe. Dhe besoj dhe uroj që Dhoma e Biznesit do të jetë vërtet një projekt i cili do të bashkojë të gjithë shqiptarët. Diaspora Shqiptare nuk është një projekt vetëm i një shteti. Kjo është arsyeja qe Shqipëria ka lidhur marrëveshje edhe me Kosovën, është në proces edhe me Maqedoninë e Veriut  si dhe me Malin e Zi . Mendoj që forca e bizneseve shqiptare  në Diasporë, por edhe e partnerëve të tjerë , ka shumë rëndësi. Pasi mendoj që ne kemi hedhur hapat dhe strukturat  për të krijuar një Dhomë vërtetë ambicioze.

President i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Z.Lazim Destani  duke falenderuar gjithë anëtarët e kryesisë dhe stafin e Dhomës së Biznesit për punën e bërë me përkushtim gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga themelimi i Dhomës tha se, kjo ka qenë kjo një periudhë shumë e jashtëzakonshme, e nisur me pasojat e tërmetit për të vazhduar pastaj me telashet që shkaktoi pandemia.

Të dashur Miq,

Kam nderin që këtu nga Düseldorf, t’Ju përshëndes të gjithëve së bashku, duke ju uruar punë të mbarë me këtë rast sot, kur po e shënojmë në Tiranë përvjetorin e parë të Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Falënderoj gjithë anëtarët e kryesisë dhe stafin e Dhomës së Biznesit për punën e bërë me përkushtim gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga themelimi i Dhomës.

Ka qenë kjo një periudhë shumë e jashtëzakonshme, e nisur me pasojat e tërmetit, për të vazhduar pastaj me telashet që shkaktoi pandemia.

Në këto rrethana tejet të vështira, u dëmtuan shumë familje e shumë biznese, si në vendet tona, ashtu dhe në diasporë e kudo në botë.

Të ndodhur përballë këtyre vështirësive Dhoma nuk është ndalur, përkundrazi, gjithësecili kemi zhvilluar aktivitete gjatë gjithë kohës.

Së bashku edhe me Kryetarin e Dhomës, Z. Ardian Lekaj, kemi zhvilluar disa takime virtuale, por edhe takime direkte me partnerë të ndryshëm europianë. Kemi zhvilluar gjithashtu takime bashëkpunimi me Rrjetet e Bizneseve në vende të ndryshme të Europës, si dhe jemi në kontakte të vazhdueshme me kompani të fuqishme të pjesëtarëve të diasporës sonë. Jemi me plot shpresa për të bërë punë të mira, për të realizuar investime e për të hapur vende pune.

Uroj sa më shpejt ta lëmë prapa pandeminë, në mënyrë që ditët, javët dhe muajt në vijim të jenë gjithnjë e më të favorshëm për mëkëmbjen, zhvillimin dhe funksionimin e bizneseve.

Më lejoni dhe një herë, që me rastin e përvjetorit të parë të Dhomës, t’Ju përcjell urimet e mia më të mira me dëshirën e madhe që përvjetorët e ardhshëm të na gjejnë me suksese gjithnjë e më të larta.

Paçi shëndet e të mira në familjet tuaja!”

Duke bërë bilancin e një viti punë kryetari i Dhomës së Biznesit Ardian Lekaj tha: “Filluam ditën e tërmetit, u mblodhëm të gjithë së bashku në zonat ku kishte  rënë tërmeti. Pyetja më e madhe në ato momente ishte Do vazhdojmë, do të bëjmë hapjen apo nuk do të vazhdojmë. Ne vendosëm të vazhdojmë të bëjmë hapjen, për arsye se jeta e re fillon në gërmadha. Dhe ditë për ditë nga pak, filluam të zgjerojmë netëorkun, dhe të krijojmë kontaktet tona. Tani jemi në fazën e mbledhje së informacioneve, pas kësaj faze kemi filluar me aleanca, dhe pas aleancave fillojnë projektet konkrete. Projektet konkrete ecin edhe paralelisht  dhe ju do të shikoni dhe shembuj konkret.

Por pavarësisht një viti të vështirë Dhoma e Biznesit të Diasporës ka arritur të realizojë një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh si:

-Bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Shqiptare në Itali,

-Marrëveshje dhe Bashkëpunim me Kompaninë Marlotex dhe Organizatën Ëold Vision për shpërndarjen e 20 mijë maskave për nxënësit e shkollave publike 9-vjeccare dhe të mesme

-Organizimin e dhurimit të 5 mijë testeve COVID- 19 Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të Diasporës shqiptare Z. Lazim Destani, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe themelues i Kompanisë “Ecolog International”, Nazmi Viqa, përfaqësues i Kompanisë “Abbruch AËR” dhe Remzi Ejupi, përfaqësues i  Kompanisë “Eurokoha”;

-Marrëveshje Bashkëpunimi me Dhomën Amerikane të Biznesit, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit të DHBD me rrjetet ekzistuese të diasporës në Zvicër, Gjermani, Itali, Belgjikë, Luksemburg;

-Marrëveshje me Universitetin Jo-Publik “Marin Barleti”.

-Organizimin e forumit ekonomik “Albania Gateway to the Balkan” në Roterdam, të cilit iu bashkuan rreth 100 biznesmenë nga Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

-Organizimin e Samitit të Grave te Biznesit në bashkëpunim me Fondin dhe Ministrinë e Financave, me pjesëmarrjen e profesionisteve të reja, studente, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes, ku u prezantuan dy platformat elektronike “Rrjeti i profesionistëve” dhe “Si të bësh biznes në Shqipëri”.

Projekti i radhës i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Cooperazione Italiana dhe IOM i cili pritet të lancohet më 18 dhjetor është “Connect Albania”. Një projekt ambicioz i cili do të nxisë ndërmjetësimi e ardhjes së investimeve në Shqipëri nëpërmjet përfaqësuesve të Diasporës.

“Të gjitha këto nuk do të ishin bërë të mundura pa mbështetjen e një personi që ndoshta ka qene motivatori, inisiatori me i madh në të gjithë vitet e fundit për Diasporën Shqiptare. Ky person ka ndihmuar jo vetëm shqiptaret në Shqiperi, ka mbështetur jo vetëm shqiptarët brenda kufijve të vendit por edhe ata ne Kosovë. Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi. Ndaj në duam të nderojmë me këtë çmim që ne e quajmë “Vizioni  Diasporës Shqiptare”, z. Pandeli Majko”, përfundoi Lekaj. / Gazeta e Diasporës

Qendra ALERT / Alert.al

Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor, Filantropi Lazim Destani ndan diskutimet e veçanta me Peter Beyer

Zhvillimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor dhe gjendja e tij e përgjithëshme ishin kryefjala e një takimi të frytshëm online midis filantropit Lazim Destani dhe deputetit të Bundestagut Gjerman, z.Peter Beyer. Në këtë diskutim të radhës, morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, kontributi i të cilëve ka qenë i çmueshëm në çdo sfidë të përbashkët. Gjatë bisedimit të përbashkët, një çështje e rendësisë së veçamtë ka qenë edhe liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës.

Si një nga përkrahësit më të mëdhenj të çështjeve kombëtare dhe mbështetësve të shqiptarëve në troje, biznesmeni Lazim Destani shprehet këmbngulës që një orë e më parë Kosova të njoh lirinë e daljes në Europë me pasaporta. Për këtë qëllim është angazhuar edhe deputeti Peter Beyer, i cili është edhe raportues i marrëdhënieve transatlantike dhe Ballkanit Perëndimor. Kështu, vet Gjermani mbetet mbështetëse në këtë proçes të rendësishëm për t’i dhënë dritë një ëndërre të madhen për Kosovën.

Këtë investim ndaj shqiptarëve, kryetari i Bordit Drejtues të Ecolog International, një nga kompanitë më të fuqishme ndërkombëtare, e ka bërë prej vitesh. Si një punë e palodhur por gjithmonë në kërkim të rezultateve të reja e shpresë-dhënëse, Destani beson se investimi më i mirë është ndihma ndaj kombit dhe etnisë shqiptare. Kjo është edhe arsyeja se përse biznesmeni Lazim Destani ka mbështetur kauza të kombëtare por edhe rajonale.

Në rolin e Anëtarit të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës se Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani ndau përshtypjet e para të këtij bashkëpunimi i cili synon zhvillim, integrim, ekonomi, vizion dhe të ardhme për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre dhe jo vetëm. Nëpërmjet rrjeteve sociale Destani vlerësoi shkëmbimin e marrëdhënieve me shtetin gjerman por edhe bashkëpunimin me Diasporën.

“Së bashku me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës mbrëmë patëm nderin të zhvillojmë një takim online me z. Peter Beyer, deputet i Bundestagut Gjerman si dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme ku ai është raportuesi kryesor për marrëdhëniet transatlantike dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu është anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku shërben si raportues për Kosovën.

Në këtë takim shumë miqësor diskutimet tona u përqendruan tek sfidat dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedave mes anëtarëve të KKD dhe z. Beyer vend të posaçëm zuri çështja e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën, situata politike dhe gjendja ekonomike në vendet e rajonit, si dhe programet e BE-së për investime në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin tonë, z. Peter Beyer vuri në pah se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe se po punohet për integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Europian. Ai e nënvizoi dhe rëndësinë e plotësimit të kushteve nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat që duhet t’i kryejnë këto vende. Gjatë fjalës së tij z. Beyer në mënyrë të veçantë nënvizoi përpjekjet e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe rikonfirmoi se vendi i tij vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i procesit të integrimit europian si dhe i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Takimin e mbyllëm duke e çmuar lart përkushtimin e deputetit Beyer për ta ndihmuar rajonin tonë si dhe duke e falënderuar për këshillat e tij dashamirëse për rolin e diasporës sonë në çuarjen përpara të proceseve integruese e të zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- shkruan Lazim Destani në facebook.

Së fundmi, BE do të investojë rreth 9 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor. Kryesisht ky fond do të shpërndahet për investime në fushat ekonomike, të transportit dhe infrastrukturës. Përthithëse të këtyre fondeve do të jetë Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut si dhe vendet fqinje. Projektet pritet të zgjasin deri në vitin 2024. Ndërkohë paralelisht me investimet ndërkombëtare, mjaft i çmueshëm mbetet edhe kontributi i Diasporës dhe intelektualëve e sipërmarrësve si Lazim Destani, të cilët kauzat kombëtare i shohin me një prioritet të veçantë.

Qendra Alert / Alert.al

https://www.facebook.com/205624756139629/posts/4207983815903683/

Katraure dhe skandal në AKU e Tiranës, veterineri inspekton perimet dhe agronomi mishin e qumështin. Si u shkri sektori OSH

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, duket se vetëm siguria ushqimore nuk është prioritet edhe pse është detyrë funksionale. Dhe e dini çfarë ndodh?

Tirana është qarku më i madh i vendit, i cili ka dhe numrin më të madh të Operatorëve të Biznesit Ushqimor, prodhues, tregtues, importues, përpunues e deri te marketi më i vogël, në fshatin më të largët të këtij qarku. Dhe, sigurinë ushqimore të banorëve të këtij qarku, e kanë në dorë pikërisht inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së. Këto drejtori, ashtu si dhe qendrorja, funksionojnë të ndara në sektorë dhe konkrtisht, Sektori i Kontrollit të Ushqimit me Origjinë Shtazore, ai Joshtazore dhe i Mbrojtjes së Bimëve.

Në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, produktet me riskun më të lartë për konsumatorin, janë ato me origjinë shtazore. Dhe, pikërisht ky sektor, në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë është shkrirë, që në fund të 2019 apo fillim të 2020. Drejtori Rajonal i asokohe, sipas burimeve të Alert.al, Arbër Nuri, i propozoi Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, që të mos kishte sektor OSH. Çuditërisht kështu ndodhi. Propozimi i tij u bë fakt i kryer e që nga ajo kohë e deri sot, inspektorët e AKU Tiranë marrin detyrat në mëngjes, si dhe urdhërat e shërbimit (inspektimit) pa asnjë kriter. Që do të thohë se, një mjek veteriner mund të çohet për inspektim në një farmaci bujqësore ose fabrikë mielli, por edhe te preshi e domatja në tregje. Ndërsa produktet me origjinë shtazore, fabrika prodhimi e përpunimi qumështi apo mishi, importues, dyqane mishi etj, inspektohen nga kimistë, agronomë ose/dhe inspektorë që nuk janë të profilit. Ndarja e tyre bëhet siç vendosin drejtorët rajonalë dhe koordinatorët, ndoshta referuar dhe “rëndësisë” së subjektit që do të inspektohet.

Kjo shkrirje e Sektorit të Ushqimit me Origjinë Shtazore është bërë vetëm në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe prej afro një viti, kjo situatë e tmerrshme për sigurinë ushqimore, vazhdon të ekzistojë.

Drejtoritë Rajonale të AKu në Qarqet tjera funksionojnë me 3 sektorët, ndërsa Tirana, më e madhja përsa i përket numrave por edhe OBU-ve gjendet në këtë mënyrë.

Shënim: AKU vazhdon të funksionojë me strukturën e vjetër, ndërkohë që e reja do ende shumë kohë të miratohet. Në strukturën e re është e parashikuar shkrirja e sektorëve OSH me OJSH dhe krijimin e një sektori të përbashkët (përveç Mbrojtjes së Bimëve) dhe do të kenë përgjegjësin që ndan detyrat sipas profilit të secilit inspektor).

Qendra ALERT / Alert.al

Takim vlerash me deputetin e Bundestagut, Destani: Liberalizimi i vizave të Kosovës një prej diskutimeve

Filantropi Lazim Destani ka ndarë në rrjete sociale një takim mjaft të rendësishëm sa i përket shkëmbimit tregëtar, ekonomik dhe vlerave të shoqërisë e kombit shqiptar. Me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, biznesmeni i njohur nga Tetova dhe njëkohësisht Kryetari i Bordit të kompanise Ecolog International, shkëmbeu mendime për përkrahjen që Gjermania do t’i japë Kosovës, e shqiptarëve në Disporë.

Si një nga konttibuesit më të mëdhenj të kombit shqiptar dhr shqiptarëve në trevat shqipfolëse, Lazim Destani është kujdesur që me deputetin gjerman të diskutojë mbi ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Së fundmi Bashkimi Europian do të investojë rreth 20 miliardë euro. Investime të cilat synojnë rimëkëmbjen ekonomike të shtetet ballkanike. Një nga diskutimet me vlerë të takimit mes Destanit dhe Beyer ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Një hap i rendësishëm drejt Europës i cili synon mbështetjen e kontinentit ndaj shtetit të ri të Kosovës.

Lazim Destani shkruan: “E pata për nder pritjen që i bëra dje mikut tonë z. Peter Beyer, Deputet i Bundestagut Gjerman. Në këtë takim, të mbajtur në zyrat e kompanisë sonë në Dyzeldorf, së bashku me z. Beyer diskutuam e shkëmbyem mendime mbi tema të ndryshme që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe me diasporën tonë në Gjermani. Deputetin Beyer, që është dhe Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, e njoftova në përgjithësi mbi aktivitetet e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe në veçanti, me aktivitetet që lidhen me komunitetin shqiptar në Gjermani.

Në këtë kontekst, biseduam edhe mbi çështjen e Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën gjë KKD para tre muajsh i dërgoi shkresë zyrtare Kancelares Merkel, dhe kësaj teme z. Beyer i kushtoi vëmendje të veçantë. Situata aktuale dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia ishin gjithashtu pjesë e bisedave mes nesh. Ishte konstatimi ynë i përbashkët se vështirësitë dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia në mënyrë të veçantë po i ndien ekonomia e brishtë e Ballkanit Perëndimor dhe se këto vende kanë shumë nevojë për mbështetje. Duke qenë z. Beyer Anëtar i Delegacionit Gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, diskutuam edhe mbi gjetjen e rrugëve më të mira për thithjen e fondeve që BE ka planifikuar për rajonin tonë.

Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa një ekonomi e zhvilluar do të ishte bazë e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera që e preokupojnë popullatën e këtij rajoni. Vendet tona në të kaluarën janë lënë disi pas dore ndërsa ne shqiptarët tani presim më shumë, presim veprim më dinjitoz dhe përkrahje nga Bashkimi Europian. Takimin e mbyllëm duke e falënderuar z. Beyer për vizitën dhe në veçanti, duke e çmuar lart angazhimin e tij e të Gjermanisë në përgjithësi për mbështjetjen që po i japin Ballkanit Perëndimor për rimëkëmbjen ekonomike si dhe për integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike”.

Qendra Alert / Alert.al