Menu

Diaspora

Video / Momenti kur shqiptaret e bllokuar ne Kapshtice mberrijne ne hotelin-karantine. KKD garantoi koston per 14 dite fjetje dhe ushqim

Pasi Keshilli Koordinues i Diaspores Shqiptare mori persiper pagesen e karantines per emigrantet e mbetur ne Kapahtice, sot ne mbremje kane mberritur nen masa sigurie e proceduren e rregullt te ndjekur nga policia. Pikerishr ky eshte momentin kur autobusi me 35 shqiptaret e bllokuar qe nga e premtja ne Kapshtice, ka mberritur ne Hotel Kristal ne periferi ne Korçes.

Evakuimi i tyre u be ne mbremje, nje dite pasi Keshilli Koordinues i Diaspores vendosi qe te marre persiper pagesen e hotelit dhe ushqimit per 14 ditet e karantines.

Qendra Alert / Alert.al

Këshilli Koordinues i Diaspores zhbllokon situatën. Evakuohen 35 emigrantët në Kapshticë, karantinë 2 javë në një hotel në Korçë me kostot e KKD

Prej disa ditësh shqiptarë rezidentë në Greqi, mes tyre gra dhe fëmijë mbetën të bllokuar nga policia shqiptare në pikën doganore të Kapshticës. Ata nuk u lejuan të kalojnë në Shqipëri, kjo edhe në kuadër të masave ndaj coronavirusit dhe ndalimit të kalimit në kufij. Pa ushqime dhe në temperatura të ulëta, për një pjesë të tyre ka qenë situatë e papërballueshme duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore. Por këtë të marte, 35 shqiptarë të mbetur në zonën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë do të transferohen për karantinim 14-ditor në një hotel në Korçë.

Qytetarët po plotësojnë procedurat, kontrollin mjekësor, dokumentacionet në polici dhe do transferohen drejt hotelit në Korçë. Kjo zgjidhje ka ardhur pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos, 14 ditë hotel dhe ushqim në 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diaspores Shqiptare. KKD e mori këtë vendim pasi kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se emigrantët shqiptarë do futen në territorin tonë nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Qendra Alert/Alert.al

Ministri Diasporës, Majko: KKD po e zhbllokon situatën me emigrantët në Kapshticë

I ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Open” në Top Channel, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko tha se situata me emigrantët e bllokuar në Kapshticë është drejt zgjidhjes.

“Më vjen shumë keq për ata persona. Shteti shqiptar sot është në karantinë. Për ata persona që janë atje do të ketë një përjashtim të fundit. Këshilli Koordinues i Diasporës ka ofruar që të paguajë hotelin për periudhën e karantinës”, u shpreh ai.

“Ky është grupi i fundit. Kjo do të thotë që nuk do të ketë të tjerë. Jemi një shtet në karantinë. Ne kemi dëgjuar specialistët që na kanë thënë mbyllni çdo kufi. Prandaj për ata 30 persona të mbetur në Kapshticë do të ketë një përjashtim i cili është i fundit” tha ministri Majko.

Prej disa ditësh emigrantë shqiptarë janë bllokuar në Doganën e Kapshticës dhe Kakavijës pasi nuk kishin autorizim për tu futur në vendin tonë dhe nuk u lejuan nga autoritetet të hynin në Shqipëri.

K.K. i Diasporës, reagon për situatën në Kapshticë: Karantinën në hotel për shqiptarët e bllokuar në kufi e paguajmë ne. 17 lejohet të futen në Shqipëri, 25 në rrezik për jetën

Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Rama, i cili tha se, nëse shqiptarët e ndaluar në kufirin me Shqipërisë e Greqisë, mund të lejohen të hyjnë në territorin tonë, vetëm nëse ata karantinohen për 14 ditë në shërbime hoteliere, me kostot e tyre. Pikërisht për këtë, ka reaguar edhe KKD, i cili deklaron se, shqiptarët nuk mund të lihen të bllokuar, në kushte tejet të vështira, në të ftohtë e në situatën e COVID-19. Sipas KKD, nëse ata lejkohet të karantinohet në hotele, për 14 ditë, kostot e tyre i mbulon Këshilli Kkoordinues i Diasporës Shqiptare. Ndërkaq, qeveria shqiptare, ndoshta e ndikuar dhe nga kjo situatë, ka lejuar futjen në territorin e Shqipërisë të 17 personave, disa qe ishin në gjndje të eqe shëndetësore dhe disa që janë konfirmuar nga konsullatat si studenë. Megjithatë, ende vazhdojnë të mbahen në kufi 25 prej tyre, të cilët, as Shqipëria e as Greqia nuk i pranon.

Në deklaratë, anëtarët e KKD thonë se, janë duke ndjekur me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar nga COVID-19 dhe janë plotësisht të angazhuar me Komunitetin Shqiptar në vendet ku jetojnë në mënyrë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja.

Deklarata e plotë: “Si KKD jemi duke ndjekur me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar nga COVID-19 dhe jemi plotësisht të angazhuar me Komunitetin Shqiptar në vendet ku jetojmë në mënyrë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që duan të kthehen në vendlindje, kemi komunikuar me qeverinë e cila na ka konfirmuar angazhimin e saj. Jemi të informuar se deri tani janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente.

Me shqetësim po ndjekim situatën e krijuar për shtetasit shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë. I kemi kërkuar shtetit shqiptar që të marrë masa urgjente dhe t’ua lejojë hyrjen në territorin shqiptar bashkëkombësve të bllokuar në zonën neutrale të kufirit me Greqinë si dhe për të evituar një transmetim të mundshëm të virusit, të siguroj qëndrimin e tyre në izolim për një periudhë prej 14 ditësh brenda territorit të Shqipërisë. Për këtë, i kemi ofruar qeverisë shqiptare ndihmën tonë në mënyrë që kjo situatë të marri zgjidhjen e duhur sa më shpejt.

Në kushtet që ndodhemi, i bëjmë apel të gjithë bashkëkombasve tanë që përpara se të vendosin për t’u kthyer në Shqipëri, të mirëinformohen pranë selive diplomatike apo Njësisë së Emergjencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, informacionet e të cilës janë dhënë në faqen zyrtare:

https://punetejashtme.gov.al/numrat-e-emergjences-ne-mepj-dhe-te-perfaqesive-se-rsh-se-ne-bote

KKD bën thirrje që situata të tilla të mirëmenaxhohen nga konsullatat dhe ambasadat e shtetit shqiptar duke i mirëinformuar dhe iu qëndruar më pranë shtetasve tanë.

Si KKD jemi  totalisht të përkushtuar të ndihmojmë jo vetëm bashkëkombasit tanë, por edhe të kontribojmë në menaxhimin e kësaj situate të vështirë në vendlindje.  Për këtë arsye jemi në kontakt me qeverinë në mënyrë që të gjejmë mekanizmat më efikas për arritjen e këtij qëllimi.

Kjo situatë e paprecedentë është sfidë për të gjitha shtetet, jo vetëm Shqipërinë, prandaj inkurajojmë të gjithë që t’a përkrahim njëri-tjetrin brenda mundësive në kapërcimin sa më të lehtë të situatës.

Ja cilët janë anëtarët e KKD:

  1. Mark Gjonaj –përfaqësues nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës;
  2. Visar Tasimi -përfaqësues nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës;

Znj. Esmeralda  Mosko -përfaqësues  nga  diaspora  e  Shteteve  të  Bashkuara  të Amerikës;

Znj. Adriana Fishta Bejko -përfaqësues nga diaspora e Kanadasë;

  1. Ardian Radovicka -përfaqësues nga diaspora e Kanadasë;
  2. Lazim Destani – përfaqësues nga diaspora e Gjermanisë;
  3. Sokrat Sinaj -përfaqësues nga diaspora e Zvicrës;
  4. Ardian Lekaj -përfaqësues nga diaspora e Hollandës;
  5. Rosario Peta -përfaqësues nga diaspora e Italisë;

Znj. Anila Hyka Smorgrav – përfaqësues nga diaspora e Francës;

  1. Gazmend Kapllani – përfaqësues nga diaspora e Greqisë;
  2. Namik Shabi -përfaqësues nga diaspora e Turqisë;
  3. Bashkim Bekiri -përfaqësues nga diaspora e Australisë;

Znj. Brikena Muharremi –përfaqësues nga Britania e Madhe;

  1. Endri Hatillari –përfaqësues nga Britania e Madhe

Këshilli i Diasporës: COVID-19, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës të lënë dallimet politike, bashkë në mbrojtje të popullatës dhe të përgatisin paketat ekonomike për biznesin e qytetarët

Këshilli Koordinues u Diasporës Shqiptare i ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që marrin masa serioze dhe të menaxhojnë me maturi situaten e shkaktuar nga pandemia e COVID-19, si dhe pasojat ekonomike që mund të shkaktoje në sy shteter dhe efektet sociale në popull. Ndërkaq, KKD i kërkon edhe shqiptarëve kudo që ndodhen, t’u binden rregullave të autorieteve në Shqipëri, Kosovë e kudo ndodhen. Por për KKD, i rëndësishëm është angazhimi i të gjithëve, duke anashkaluar dallimet polike, si dhe të përgatisin paketa të efektshme për biznesin e popullatën. Sipas KKD, Shqipëria ndodhet një hap larg Evropës dhe kjo, falë sakrificave të popullit shqiptar.

Ja njoftimi i plotë i Këshillit Koordinues të Diasporës:

Në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet mbarë njerëzimi, sot Shqipëria mori një lajm të mirë. Nisja e negociatave për anëtarësimin në BE padyshim që është një hap i madh për gjithë shqiptarët. Vlerësojmë që Shqipëria ndodhet një hap më pranë BE-së falë sakrificave të popullit shqiptar.
Por sot, duke marrë parasysh situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Këshilli Koordinues i Diasporës:
• I bën thirrje klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë që të tregoj maturinë e duhur në menaxhimin e kësaj situate të paprecedent.
• I bën thirrje qeverisë së Kosovës që të punoj në menaxhimin e kësaj situate të vështirë duke anashkaluar dallimet politike. Çdo lloj destabilizimi i kësaj qeverie në këto kushte shtëpie çon në destabilizim të shtetit të Kosovës e cila mund të jetë me pasoja fatale. Interesi kombëtar kërkon nga udhëheqësit politik maturi dhe pjekuri për të mirën e kombit.
• Fton qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës që të përgatisin paketa fiskale konkrete në shërbim të bizneseve dhe popullatës. Gjithashtu fton këto qeveri që të komunikojnë dhe bashkëpunojnë më shumë me bizneset në mënyrë që të bëhet e mundur puna e tyre në shërbim të konsumatorëve në të gjitha rastet kur kjo nuk sjell rrezikimin e shëndetit të punëtorëve dhe konsumatorëve.
• Fton qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës që specialistëve të shëndetësisë t’ju ofrojnë më shumë hapësirë në media në mënyre që ata t’i japin popullit mesazhe profesionale për menaxhimin sa më lehtë të situatës. Në vendet e zhvilluara ku ne jetojmë, ekspertë të fushave të shëndetësisë dhe atyre sociale, si dhe autoritetet lokale po luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetaret, gjë që nuk po e shohim sa duhet në vendlindje.
• Falenderon të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë në vendet tona dhe kudo ata ndodhen nëpër botë për kontributin shembullor në menaxhimin e kësaj situate. Inkurajon bashkëpunimin mes profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisë kudo ndodhen dhe ndarjen e këshillave profesionale me komunitetet tona në Diasporë në mënyrë që menaxhimi i situatës të jetë sa më i lehtë për të gjithë.
• I bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen t’iu binden rregullave të vendosura nga qeveritë në vendet ku jetojnë si e vetmja mënyrë për menaxhimin e situatës.
• Fton të gjithë bashkatdhetarët që kanë pyetje rreth situatës të kontaktojnë institucionet përgjegjëse në vendet ku jetojnë, ambasadat dhe konsullatat si dhe ne, si Këshill Koordinues i Diasporës.
• Fton të gjithë shqiptarët kudo ndodhen të kenë kujdes dhe të përkrahim njëri-tjetrin në mënyrë që t’a kalojmë sa më lehtë këtë situatë të paprecedent.

Në linkun e mëposhtëm, mund të gjeni listën e anëtarëve të Këshillit të Diasporës:

www.keshillikoordinuesidiaspores.com

Qendra ALERT / Alert.al

Coronavirusi, mjekët nga diaspora: Jemi gati të ndihmojnë Shqipërinë

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Diasporë nis bisedimet me shtetet evropiane për të siguruar dhe pasuruar spitalet e Shqipërisë me oksigjen.

Elona Meta, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, e cila njëkohësisht është edhe mjeke në Gjermani, pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri ka deklaruar se mjekët që janë në diasporë janë të gatshëm ta ndihmojnë Shqipërinë në rast se situata del nga kontrolli. Po ashtu duhet theksuar se Federata e Mjekëve Shqiptarë në Diasporë, duke marrë parasysh që në spitalet e Shqipërisë ka mungesë të oskigjenisë, do të nisë bisedimet me shtetet evropiane për të siguruar dhe pasuruar spitalet e Shqipërisë me oksigjen, pasi që virusi prek më së shumti mushkëritë, frymarrjen.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë këshillon popullatën dhe profesionistët e shëndetit të ruajnë qetësinë ndaj mundësisë së infektimit me koronavirus. Ndërkohë. vaksina ndaj koronavirusit është në ardhje, shprehet mjekja shqiptare Aurora Meta.

Marrë nga Albinfo.ch

Qendra Alert/Alert.al

Foto / Dhoma e Diasporës mbledh kryesinë, Lazim Destani: Diskutuam për aktivitetet e 2020 dhe Forumin e Biznesit. Takuam dhe ministrin Majko

Dhoma e Biznesit të Diasporës , e cila e zhvillon aktivitetin e saj në Tiranë, mblodhi kryesinë e saj, por edhe Asamblenë, ku u diskutua për aktivitetet e vitit 2020, si dhe Forumin e Biznesit, i cili do të mbahet në datat 3 dhe 4 qershor 2020.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, filantropi dhe biznesmeni Lazim Lestani, i cili njëherësh është dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili ishte pjesëmarrës në këtë mbledhje, u takua dhe me Ministrin shqiptar për Diasporën, Z.Panedeli Majko, bashkë me Kryetarin e Dhomës, Ardian Lekaj.

Ja çfarë shkruan Z.Destani në rrjetet e tij sociale:

“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, por edhe të Asamblesë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Gjatë diskutimeve, folëm për aktivitetet e vitit 2020 dhe në veçanti, për Forumin e Biznesit të Diasporës Shqiptare, që do të mbahet në Tiranë më 3 dhe 4 qershor.
Përpos shtimit të anëtarëve të Dhomës, pata kënaqësinë të hidhja idenë që këtij institucioni t’i bashkohen dhe avokatë e noterë me shoqatat e tyre, me qëllim që t’u japin ndihmesë e mbështetje kompanive shqiptare nga diaspora por edhe atyre të huaja që kanë interesa të investojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo kudo në trojet tona.
Krahas këtij aktiviteti, sot së bashku me Kryetarin e Dhomës së Biznesit të Diasporës, z. Ardjan Lekaj, zhvilluam dhe një takim në zyrën e tij tek Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko. Me Ministrin Majko diskutuam në përgjithësi për aspekte të ndryshme të Diasporës sonë, me qëllim forcimin e lidhjeve dhe afrimin e çdo shqiptari me atdheun”.

Qendra ALERT / Alert.al

Në krye të CIA, Trump emëron ish-kongresmenin. John Ratcliffe, mik i filantropit Lazim Destani dhe përkrahës i çështjeve shqiptare

CIA amerikane, tashmë do të ketë në krye të saj drejtorin e ri, John Ratcliffe. Emërimi i kongresmenit, që pritej që prej vitit 2019 në krye të inteligjencës amerikane, është njoftuar nga vetë Presidenti Doland Trump. Ai shkoi në faqen e tij në Tëitter se, ishte i kënaqur që njoftonte emërimin e Ratcliffe në krye të Inteligjencës Kombëtare Amerikane. “John është njeri i shquar, me talent të madh:, shkruan Presidenti Trump.

Por, veç kësaj që shkruan Presidenti i SHBA, Ratcliffe njihet dhe si mik e përkrahës i shqiptarëve në Ballkan. John Ratcliffe, njihet si një mik i filantropit dhe atdhetarit Lazim Destani, biznesmen i njohur dhe aktivist i çështjes shqiptare në botë.

54-vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i Presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar. John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim. Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të biznismenit shqiptar nga Tetova Lazim Destani, si mik personal dhe lobist i çështjeve shqiptare.

Qendra ALERT / Alert.al

Pavarësia e Kosovës, filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani, vizitë në Konsullatën në Düsseldorf. Ja detajet e bisedës për bashkëpunim

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar nga Tetova, Lazim Destani, nuk iu ka munguar festimeve apo përkujtimeve të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Z.Destani vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Düsseldorf, Gjermani. Njoftimi është bërë publik nga vetë filantropi i njohur në rrjetet e tij sociale. Z.Destani, i cili është dhe Kryetar i Bordit Mbikqyrës të gjigandit ndërkombëtar Ecolog International, ka treguar dhe detaje se çfarë ka biseduar me Konsullin e Kosovës, Arjan Kashtanjeva.

”Sot i bëra një vizitë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzeldorf. Në vazhdën e forcimit të marrëdhënieve Kosovë – Gjermani Konsullata u hap në muajin nëntor të vitit 2019 në Landin, North Rhine-Westphalia (NRW). Kjo përfaqësi konsullare diplomatike do të sjellë lehtësira për diasporën tonë në këtë anë të Gjermanisë duke u ofruar atyre shërbime më të mira e më efikase.
Në pritjen që më bëri Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, fillimisht pata kënaqësinë t’ia përcjell urimet e mia për hapjen e Konsullatës si dhe urimet më të përzemërta për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me z. Kashtanjeva shkëmbyem mendime e diskutuam rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen, për ta mbështetur diasporën tonë në mbrojtje të interesave të tyre në të gjitha drejtimet.
Konsulli Kashtanjeva u shpreh shumë falënderues për vizitën si dhe e çmoi lart gatishmërinë time për bashkëpunim.
Landi NRW është ndër Landet me industri dhe ekonomi shumë të zhvilluar andaj janë shumë të mëdha dhe premtuese mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar Gjermani-Kosovë, si dhe një mundësi e mirë për nxitjen e investitorëve të ndryshëm nga kompanitë gjermane”, njofton Destani.
Filantropi është anëtar i Këshillit Koordinativ të Diasporës Shqiptare dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Qendra Alert / Alert.al

Filantropi Lazim Destani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Mikel Kuzhninit

Në qytetin Langenthal të Zvicrës u mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar veprimtarit të paepur të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini.

I pranishëm, filantropi Lazim Destani shkruan se nën organizimin e Lidhjes Shqiptare në Botë kjo Akademi u mbajt në gjashtëmujorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Mikel Kuzhnini, me këtë rast u mblodhën shumë personalitete nga diaspora jonë si dhe nga viset tona etnike, ndër të cilët vëllai i Mikelit, Simoni, pastaj miku im, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Prof. Dr. Sokrat Sinaj, Dr. Omer Xhemaili e shumë bashkatdhetarë të tjerë.