Menu

Diaspora

Kryeministër i Maqedonisë? Shqiptarë e maqedonas e kërkojnë për ta votuar. Ja çfare mendon biznesmeni Lazim Destani

Filantropi i njohur dhe Kryetari i Bordit Drejtues të gjigandit “Ecolog Internationa”, Lazim Destani, ka hedhur poshtë zërat se mund të kandidojë për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, ne zgjedhet që do të mbahen në muajin korrik. Megjithëse prej disa ditësh, mediat e Maqedonisë dhe ato të Kosovës kanë publikuar lajme se, “Lazim Destani do të jetë kryeministri shqiptar i Maqedonisë”, apo dhe tituj tjerë si, “Përse Zaev ka frikë nga Lazim Destani”, ky i fundit ka shuar “zjarrin”. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, filantropi dhe biznesmeni nga Tetova ka sqaruar se, “ambicie e tij veç biznesit, mbetet filantropia, aktivitetet e diasporës dhe zhvillimi ekonomik i trevave shqiptare”. Duke iu uruar suksese partive në garë në Maqedoninë e Veriut, destani pohoi se, nuk ka asnjë ambicie dhe plan për t’u angazhuar në politikë.

Lajmet e ditëve të fundit, veçanërisht në mediat e Maqedonisë, janë shoqëruar më qindja mijëra komente, nga votues me kombësi shqiptare e maqedonase, duke e mirëpritur një kandidaturë të tillë si drejtues të qeverisë së ardhshme. Kjo, me arsyetimet se, këtij shteti dhe popullit i nevojitet një njeri i tillë për të rimëkëmbur Maqedoninë e Veriut. Mdje, nëse do të ndodhte, pritej dhe votimi masiv i tij, siç vërehej dhe në rrjetet sociale mbështetja ndaj Destanit.

Ja çfarë shkruan Lazim Destani në rrjetet e tij sociale:

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë, si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik, përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”.

Qendra ALERT / Alert.al

Diaspora e mban fjalën, 15 mijë teste dhuratë për Covid-19 nga biznesmenët Lazim Destani, Remzi Ejupi dhe Nazmi Viqa

KOSOVË – Diaspora e mban premtimjn e dhënë pak ditë më parë, duke sjellë në Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës plot 15 mijë teste pë Koronavirus.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë dorëzuar 12 mijë teste për COVID-19 nga filantropi e biznesmeni Lazim Destani, drejtues i Ecolog International, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”. Tee ndërmarrësit e suksesshëm shqiptarë, këtë donacion e premtuan pak ditë më parë.

Lazim Destani, përfaqësues i kompanisë “Ecolog”, tha se diaspora vazhdimisht sytë i ka nga shqiptaria.

“Është kënaqësi dhe nder sot të jemi këtu. Pak më parë bëmë edhe një vizitë brenda Institutit dhe pamë format se si po ec në këtë drejtim Instituti. Së bashku me dy kolegët e mi, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, morëm këtë iniciativë që të sigurojmë këto teste. Iniciativën e kemi marrë edhe më bashkëpunim me ish-ministrin Arben Vitia. Janë gjithsej 15 mijë teste. Diaspora i ka gjithmonë sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Shpresoj sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”, theksoi Destani.

12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë do të jenë për Maqedoninë e Veriut dhe 1 mijë për Luginën e Preshevës.

Alert.al

Nisma e radhës, Lazim Destani bashkon sipërmarrësit e Diasporës, 12 mijë teste Covid-19 dhuratë për Kosovën e Luginën e Preshevës

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani sërish ka ndërmarrë një nismë që i vjen në ndihmë trojeve shqiptare. Së bashku me sipërmarrës të tjerë shqiptarë ai ka siguruar 12 mijë teste të analizave për diagnostikimin e koronavirusit, të cilat janë dhuruar në Kosovë.

Filantropi dhe Presidenti kompanisë ”Ecolog International” Lazim Destani, pronari i agjencisë ”EuroKoha” Remzi Ejupi dhe Nazmi Viqa i AWR Abbruch, kanë arritur që të sigurojnë një sasi jo të pakët testesh në këtë periudhë të pandemisë globale Covid-19.

1000 prej këtyre testeve do të shkojnë si donacion për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si shenjë përkrahjeje për bashkëkombasit e këtij rajoni në jug të Serbisë.

Testet e dhuruara do të jenë padyshim një kontribut për shqiptarët e Kosovës, por edhe një formë e veçantë falenderimi për pjesëtarët e personelit mjekësor të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm për parandalimin dhe mjekimin e Covid-19.

Jo më larg se dy javë më parë Lazim Destani me kompaninë e tij ”Ecolog International” i erdhi në ndihmë mijëra familjeve në Tetovë të prekura nga kriza e pandemisë Covid, duke i dhuruar kupona. Me anë të tyre përfituesi mund të blinte në marketet e përzgjedhura produkte ushqimore, apo edhe ato të higjienës.

Destani dhuroi gjithashtu mijëra tableta për nxënësit në nevojë të Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë së veriut në mënyrë që ata të ndiqnin mësimin online që po zhvillohej përgjatë periudhës së karantinë.

Ndarja nga jeta e këngëtarit Qerim Sula, filantropi Lazim Destani shpreh keqardhjen dhe ngushëllon familjen e rapsodit: Ja si e njoha

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani, ka shprehur keqardhjen e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit dibran, Qerim Sula. Destani, me anë të një statusi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet familjes së rapsodit, kolegëve të tij dhe gjithë artdashësve shqiptar. Madje, Destani, ka treguar dhe momentet kur e ka njohur këngëtarin Sula. Ja postimi i plotë i Z.Destani:

“Me keqardhje e mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të këngëtarit dibran Qerim Sula. Këngët e trimërisë që ky artist i madh i interpretonte me gjithë qenien e tij ishin frymëzim dhe krenari kombëtare për dekada të tëra. Këngët e tij së bashku me figurën e artistit të madh gjithmonë do të mbeten në kujtesën tonë.

Me këngëtarin Qerim Sula kam patur rastin të njihem në vitin 1992, kur nën organizimin tim u realizuan një varg koncertesh jashtë Shqipërisë.

Ngushëllime famijes Sula, kolegëve të tij dhe gjithë artdashësve të shumtë në të gjitha trevat shqiptare.
Këtij ngushëllimi po ia shtoj dhe disa sekuenca nga turneu aristik i vitit 1992 ku spikati zëri dhe kënga epike e artistit Qerim Sula”.

 

KKD mbledhje online, diskutohet e drejta e votës dhe Kuvendi i Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës mbajti dje mbledhjen e dytë zyrtare online. Një takim i parashikuar për të diskutuar çështjet aktuale më me rëndësi për Diasporën, ku sigurisht kryefjala ishte garantimi i të Drejtës së Votës për Diasporën. Çështje e cila pritet të vendoset në takimin e  radhës të përfaqësuesve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas rendit të ditës, diskutimi u hap nga Kryetari i KKD-së, z. Mark Gjonaj, për të vijuar më tej me një fjalë përshëndetëse nga ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, i cili theksoi rëndësinë e kësaj strukture me anëtarë që përfaqësojnë komunitetin shqiptar kudo në botë nga Kanadaja në Australi.

Gjatë takimit të djeshëm anëtarët e KKD e ndalën diskutim në raportimi i grupeve të punës që mbulojnë çështjet e medias dhe komunikimit, edukimit dhe kulturës, ekonomisë. Gjithashtu një vëmendje të veçantë ju kushtua diskutimit për organizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës 2021. Ky do të jetë takimi i tretë i Diasporës shqiptare, i cili do të pasojë dy samitet e Diasporës të organizuara në Tiranë në vitet 2016 dhe 2019.

Risia e këtij kuvendi pritet të jetë angazhimi i shoqatave shqiptare në Diasporë gjatë proçesit të organizimit. Diskutimi për kohën dhe vendin e organizimit të Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës 2021 KKD e shtyu për në mbledhjen e radhës e cila është parashikuar të mbahet në muajin gusht.

Që prej krijimit të Këshillit, anëtarët e tij kanë bashkëpunuar dhe janë angazhuar vazhdimisht për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të larguar nga vendlindja dhe forcimin e marrëdhënieve të tyre me Shqipërinë.

Luxemburgu ia beson Ecolog, kompanisë së Lazim Destanit testimet masive Covid -19

Luksemburgu bëhet vendi i parë që nis një testim sistematik mbarëkombëtar si pjesë e një programi të hartuar nga Task Forca e tij kundër COVID-19.

Laboratorëve Réunis Luksemburg dhe Ecolog International u është besuar nga Instituti I Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë. ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore,teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, I përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, Destani.

Ajo ka realizuar mbi 1,100 projekte dhe aktualisht është aktive në më shumë se 36 vende, duke llogaritur në një grup të angazhuar prej 12,000 punëtorësh të shpërndarë në pjesë të ndryshme të botës. Pas saj qëndron sipërmarrësi i suksesshëm Lazim Destani, I lindur në Tetovë, i cili e ngriti biznesin e vet të parë në Gjermani në 1987-tën. Ecolog do të ngrejë në Luksemburg 17 stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën ndërkufitare të punës. Programi i siguron të gjithë popullatës mundësinë për t’u testuar për COVID-19, çka konsiderohet një ndihmë e vyer në luftën kundër pandemisë.

 

 

 

COVID-19, kontributi i Diasporës Shqiptare në Itali

Programi i IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, punon me komunitetet shqiptare në të gjithë Italinë. Konsulentët tanë në rajonet: Lombardi, Emilia Romagnia, Toscana, Piedmont, Lazio dhe në komunitetin Arbëresh janë dëshmitarë të ndikimit të #Covid19, si dhe të kontributit e madh të Diasporës Shqiptare në komunitetet lokale ku ata jetojnë. Z. Besmir Rrjolli , Konsulenti ynë për rajonin e Lombardisë, një nga rajonet më të prekura nga pandemia, sjell një përmbledhje të përgjithshme të situatës së Diasporës Shqiptare në Lombardi dhe kontributit të tyre.

Qendra Alert/Alert.al

Senati konfirmon drejtorin e ardhshëm të CIA. John Ratcliffe, mik i filantropit Lazim Destani dhe mbështetës i çeshtjeve shqiptare

John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim. Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të biznismenit shqiptar nga Tetova Lazim Destani, si mik personal dhe lobist i çështjeve shqiptare.

Nga Beqir SINA – New York

Miku i madh i shqiptarëve John Ratcliffe miratimin nga Senati Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, së bashku me bashkëshorten Michele, e feston me mikun e tij shqiptar Ismet Smajli

WASHINGTON D.C.: Seanca dëgjimore për konfirmimin u mblodh sot ndërsa Senati i kthehet në normale, masat të reja në Capitol Hill, tha korrespondentja e FoxNews nga Capitol Hill Chad Pergram.

“Senati të enjten votoi për të konfirmuar kongresistin republikan John Ratcliffe si drejtorin e ardhshëm të inteligjencës kombëtare” tha Pergram.

Ratcliffe, R-Texas, u miratua me 49 vota pro dhe 44 vota kundë. Votimi erdhi pasi inteligjenca kombëtare, institucioni më i lart në SHBA, për sigurinë, e gjeti veten përsëri në mes të një stuhie politike, mbi atë nëse bashkëpunëtorët e Trump ishin “të pa maskuar” në mënyrë të padrejtë në raportet e inteligjencës gjatë ditëve të fundit të administratës së Obamës.

Emërtimi i Ratcliffe u votua fillimisht nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit në fillim të kësaj jave me një votë partie nga 8-7, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme partizane mbi postin e drejtorit të ardhshëm të Inteligjencës Kombëtare.

“Roli i Inteligjencës Kombëtare – DNI, është thelbësor për sigurinë tonë kombëtare, dhe unë mezi pres të punoj me Drejtorin Ratcliffe, pasi ai mbikëqyr përpjekjet e 17 agjencive të inteligjencës së vendit tonë”, tha në një deklaratë kryetari në detyrë i Komitetit të Inteligjencës Kombëtare të Senatit, Marco Rubio, R-Fla.

“Në një kohë kur kërcënimet ndaj kombit tonë janë të shumta dhe të ndryshme, është thelbësore të kemi një DNI të konfirmuar nga Senati, duke siguruar që një sërë agjensish të inteligjencës po ndajnë informacione përmes linjave, koordinojnë aftësitë dhe punojnë në përparimin e sigurisë së kombit, duke përdorur dhe rritur aftësitë kryesore në shekullin XXI,” tha Marco Rubio, R-Fla.

Sa rutinore janë kërkesat ‘dismaskuese’ dhe kush ka autoritetin ta bëjë atë? shtoi
Rubio: “Drejtori Ratcliffe, e kupton këtë përgjegjësi, dhe unë jam i bindur se ai do t’i përmbushë të gjitha rolet që i janë dhënë DNI me integritet.”

Gjatë seancës së tij të konfirmimit në fillim të këtij muaji, Ratcliffe, R-Texas, u zotua senatorëve se ai do të jepte informacione të inteligjencës pa paragjykim nëse konfirmohet për punën.
Ratcliffe, i cili ishte një nga aleatët më të fortë të Presidentit Trump gjatë fajësimit, tha se ai kishte përvojë të ishte një udhëheqës i pavarur i 17 agjencive të inteligjencës së vendit, duke pasur parasysh punën e tij të kaluar si një prokuror federal.

“Puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë ishte të isha avokat i Shteteve të Bashkuara dhe ajo që unë e dua … ishte se ishte një pozicion apolitik,” i tha Ratcliffe, para Komitetit të Inteligjencës Kombëtare të Senatit në fillim të këtij muaji. “Unë gjithmonë kam qenë për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asnjëherë nuk jam bër palë apo të tjetra. Dhe, unë mendoj shumë se si ky rol për DNI është përkushtimi im për t’i shërbyer vendit tim. ”

Ratcliffe gjithashtu u zotua t’i dërgojë presidentit informacione “të pavrenduara”, të vërteta, pavarësisht nëse mund ta zemërojë atë.

Ratcliffe ofroi garanci se ai do të mbështetej për bllokuesit e informacionit në zyrat e inteligjencës, mes debateve të ndezura për trajtimin e një personi informues, ankesa e të cilit prekte procedurat e fajësimit.

“Unë dua ta bëj shumë të qartë, si drejtor i DNI, çdo informacion – e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja – do të gëzojnë çdo mbrojtje sipas ligjit,” tha ai.

Ratcliffe ishte një nga kritikët më të zëshëm të hetimit të ish Këshilltarit Special, Robert Mueller, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Presidenti emëroi Ratcliffe të shërbejë si DNI në shkurt, vetëm disa muaj pasi kongresmeni tërhoqi papritmas emrin e tij për të njëjtin post kur u paraqit për herë të parë për të zëvendësuar Dan Coats.

Kur Ratcliffe tërhoqi emrin, Trump në atë kohë citoi trajtimin e tij të ashpër në duart e “LameStream Media”.

Richard Grenell, Ambasadori i Sh.B.A në Gjermani, aktualisht po shërben si ushtrues detyre DNI, dhe shumë shpejt duhet ta lëshoi këtë detyrë.

Sidoqoftë, ai ka bërë valë në atë pozicion ndërsa Ratcliffe ka kaluar procesin e konfirmimit, së fundmi duke deklasifikuar dosjet që kanë të bëjnë me “demaskimin” e emrit të ish këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn në raportet e inteligjencës.

Thjeshtë dhe e paqartë është nga skedarët nëse ndonjë prej atyre kërkesave ka qenë e pahijshëme, por zhvillimi nxiti akuza nga aleatët e Trumpit që Flynn ishte në shënjestër përpara një interviste fatale të FBI që çoi në fajësinë e tij për të gënjyer hetuesit – një rast që DOJ ka që nga viti I kaluar për të larguar nga puna Flynn.

Kush është John Ratcliffe?

Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane. Kjo garë ishte e dukshme në atë që ishte hera e parë në dy dekada që një kongresmen i “jetë gjatë” në karrierën e tij si republikan në Teksas, të humbiste një sfidë kryesore, me kundër kandidatin e athershëm Ratcliffe.

Në 2004, Ratcliffe u emërua për të mbikëqyrur përpjekjet e anti-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare për Qarkun Lindor të Teksasit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Tre vjet më vonë, ai u bë Ushtruesi i Detyrës së SHBA për Rrethin Lindor të Teksasit nën ish-Presidentin Xhorxh W. Bush, të Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Si Avokat fedreal i SHBA, Ratcliffe, ishte një nga prokurorët federal të përfshirë në çështjen Fondacioni Tokë e Shenjtë, në të cilin pesë individë u dënuan për financimin e terrorizmit dhe për të siguruar miliona dollarë prej Hamasit. Ai gjithashtu mbikëqyri Operacionin Plymouth Rock, i cili çoi në arrestimin dhe ndjekjen penale të mbi 300 të huajve të paligjshëm për mashtrim identiteti.

Ai shërbeu gjithashtu si kryebashkiak i bashkisë Heath në Texsas, një qytet i vogël në zonën e metrosë Dallas-Fort Worth.

Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.
Para emërimit të tij të fundit, Ratcliffe ishte gjithashtu një konsideratë kryesore për të zëvendësuar Jeff Sessions si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA pas dorëheqjes së Sessions në nëntor.

Miku i madh i shqiptarve, emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtare

Miratimin nga Senati Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, e feston me mikun e tij shqiptar Ismet Smajli.

Kjo ishte nji supriz e veçant për mua dhe djalin tim Edmondin, menjiher pas votimit
John dhe bashkshortja Michelle erdhën në lokalin tonë për nji përshëndetje të shkurter :
“Nuk mundem ta përshkruaj gëzimin, nuk kisha iden se ai ishte në shtëpin e tij këtu afër, dhe me tha se kishte dëshir që unë të jem njeriu i parë që do takonte. E urova përzemërsisht për detyrën e re, dhe ai më falenderoi për miqesin” shkruan në statusin e tij në Facebook, Ismet Smajli me banim në Dallas Teksas.

Siç, dihet Rrethi i katërt i kongresit që mbulon pjesën verilindore të zonës Dallas-Fort Worth, është shumë republikan. Ai ka edhe grupin më të madh të shqiptarë amerikanëve republikan, që drejtohet nga veprimtari i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti – Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diaspore, i cili së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij rrjeti dhe veprimtarët Ylber Korca dhe Gani Fejza, janë miqt më të afërt të John Ratcliffe.

Kongresisti republikan i Texasit John Ratcliffe, ka lidhje të forta edhe me kryetarin e Partisë Republikane në Shqipëri – Fatmir Mediun.

Ismet Smajli, shqiptari më i afërt me kongresistin e Teksasit John Ratcliffe, nuk mundi ta “fshehë” kënaqësin e tij për këtë emrim kaq të lart të mikut të tij, duke shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook,, miqve dhe anëtarve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , se ai deshiron të ndaj me këtë rast me gjithë shqiptarët këtë lajm tepër të mirë .

“Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka nominuar Kongresistin John Ratcliffe (R-Texas) për të shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare (DNI) , shkraun Smajli, dhe vazhdon : “Kongresisti Republikan John Ratcliffe nga Dallas Texas , per shume vite eshte mik I ngushte I Presidentit z. Nazar Mehmeti , dhe sekretarit te pergjithshem te Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare,” pra i imi thote Ismet Smajli .

Ai me tej shpjegon se Kongresisti z.John Ratcliffe, eshte mik dhe perkrahes i fuqishem i Kosoves dhe i Rrjetit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare , z.John Ratcliffe, ishte prezent dhe mbajti nje fjalim rasti si i ftuar i vecante , ne ‘’Forumin Ekonomik Mbrekombetar i Diaspores Shqiptare” ne New York s ne vitin 2016 , i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve te Diaspores Shqiptare ne Amerike .

Ndërkohë, ky ka qene një takim i bukur edhe për mua – mbasi mu dha rasti të takohesha me ish Këshilltarin e lart për siguri të ish – Presidentit Bush – Kongresmenin Republikan z. John Ratcliffe, nga Teksasi, mikun e madh i të gjithë shqiptarëve, dhe miku i ngushtë – i veprimtarit të njohur nga Teksasi Nazar Mehmeti, Ismet Smajli si edhe i veprimtarve Ylber Korca, Gani Fejza, pra i gjithë komunitetit shqiptar në Dallas – Distriktin e Kongresit ku ai shërben, pjesmarrjen e tij në Samitin historik të Rrjetit të Bizneseve Shqiptarë, në Diaspore, i mbajtur për tre dite me radhë në New York, Shtator 2016.

Por interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim.

Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të biznismenit tetovar Lazim Destani, Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes, dhe Teuta Sahatqijës, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York.

Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Por prej ditës së sotme ai është miratuar në krye të Inteligjencës Kombëtare, nga Senati i SHBA-së.

Lazim Destani, filantropi që nuk kursehet për shqiptarët në asnjë nevojë apo fatkeqësi

Nga Faruk Tasholli

Pas përhapjes së pandemisë së Korona Virusit nëpër botë, kur kjo fatkeqësi trokiti edhe në portat e shqiptarëve, meqë rast pas mbylljes së shkollave e pësuan nxënësit e familjeve të varfra edhe kësaj radhe, Lazim Destani me kompaninë e tij Ecolog dhe me buxhetin familjar siguroi mijëra tablete që dritaret e dijes, të hapen aty ku munden që nga Korça e deri në Mitrovicë.

Nuk kanë kaluar as gjashtë muaj, sa për shkak të fatkeqësive natyrore, sa për shkak të mbamendjes historike e kulturore, që nga një dorë njeriu, rrodhën edhe miliona euro që etnisë shqiptare në Evropën Juglindore t’i zbuten plagët. Ai vargu emblematik i poetit të mërguar Fan S.Noli „Jepni për nënën!“, sikur e ndjek pas në çdo çast biznesmenin dhe filantropin e madh Lazim Destanin, i cili i dalë nga Malësia e Sharrit, para shumë vitesh mori udhën e mërgimit për mëkëmbje ekonomike familjare, por pas suksesit gjigand, Amës iu kthye me urtinë dhe dashurinë hyjnore.

Nga familja deri te cepat e etnisë

Nga suksesi i tij në biznes, së pari përfitoi rrethi familjar, pastaj ai farefisnor dhe për t’u zgjeruar këta rrathë në vendlindje, në regjione dhe deri në cepat e etnisë, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë. Çelësi i tij shpirtëror, deri aty ku arrin, hap derën e varfanjakut, kthen shpresën për jetë të të sëmurit, kthen shkëlqimin në institucione kulturore e shkencore, me donacione vështirë të llogaritshme edhe për shumë qeveri në botë. Por Lazim Destani mbetet i pamposhtur. Ai nuk ndalet. Ai nuk pret të bëhet top lajm në televizione e as në mediat e shumta si politikanët, që jo rrallë janë mospërfillës me hallet e qytetarëve dhe marrin poste që nuk dinë t’i menaxhojnë. Atij nuk i bëjnë përshtypje falënderimet false dhe kritikat cinike të sehirgjinjve, qofshin ata politikanë, artistë, apo ndërmarrës të ligj. Ai është falënderues dhe besimtar i devotshëm te Zoti.

Në Tiranë pak orë pasi tërmeti tronditi Shqipërinë

Lazim Destani nga të parët zbriti në Tiranë pak orë pasi tërmeti tronditi Shqipërinë, jo vetë, por me rrugët e pushtuara nga maunet me ndihmat e tij për qytetarët. Duke shëruar sa mundi ato plagë nga tërmeti, sakaq “këceu“ në Tetovë, për ta ngritur në piedestal një figurë që bashkë me të para disa dekadash filluan ndryshimin e pamjes së jashtme e të brendshme të këtij qyteti.

Vendos shtatoren Fadil Sulejmanit në hyrje të Universitetit të Tetovës

Ai vendosi shtatoren e profesor Fadil Sulejmanit në hyrje të Universitetit të Tetovës, institucion ky që nuk u mëkëmb vetëm nga profesori që idealin e bëri realitet. Por ishte po ky Lazim Destani që Fadil Sulejmanit i ndejti pranë që në nismë, duke ndihmuar nga Gjermania me fitimet e veta ngritjen e institucionit të lartë, duke organizuar edhe shumë bashkatdhetarë që të jenë në këtë krah. Pas rezultateve dhe sukseseve shumëvjeçare të Universitetit të Tetovës, aty ku filloi, Lazim Destani mblodhi intelektualë të të gjitha viseve shqiptare për ta shndërruar një ditë në festë madhështore në zemër të Tetovës, aty ku dikur ishte vështirë të bënte jetë edhe një shkollë e vogël shqipe.

Kuponat e Z.Destani dhe Ecolog, per familjet ne nevoje, me te cilet mund te marrin ushqime ne markete

Sërish ëndrrat e kthejnë në vendlindje

Por kur pas përhapjes së pandemisë së Korona Virusit nëpër botë, kjo fatkeqësi trokiti edhe në portat e shqiptarëve dhe paralizoi jetën publike, pas mbylljes së shkollave, ministritë përkatëse organizuan mësimin online. Këtu më së rëndi e pësuan nxënësit e familjeve të varfëra që nuk kishin mundësi ta ndjekin mësimin. Për ta zbutur sado pak këtë mungesë, sërish doli në ballë Lazim Destani me kompaninë e tij Ecolog dhe me buxhetin familjar dhe siguroi mijëra tablete që dritaret e dijes, të hapen aty ku munden që nga Korça e deri në Mitrovicë. Nëse në këtë kohë shquhen si heronj ministrat e arsimit të shteteve përkatëse, si të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, atëherë edhe humanisti ynë duhet të zë vend aty diku pranë tyre. Por njeriu shtegton nëpër botë dhe me ëndrra kthehet aty ku e nisi. Sërish ëndrrat e kthejnë Lazimin në vendlindje. Ai sërish këto ditë e nisi aksionin tjetër humanitar në Tetovë, duke ndihmuar familjet në nevojë me mjete sanitare dhe higjienike. Edhe kur shumë kompani të mëdha prodhuese dhe qarkulluese në botë janë trandur dhe i frikësohen falimentimit ose ardhmërinë e kanë të paqartë, humanisti shqiptar Lazim Destani mbetet i pamposhtur dhe me dorë të zgjatur rrinë pranë popullit të vet.

(Me këtë rast, krahas fotove që ka dërgua autori i këtij teksti, po japim edhe disa fotot përmes të cilave shihet sesi Ecolog dhuron mijëra kompjutorë-tablet për fëmijët e familjeve në nevojë, si dhe disa foto nga UT  nga përurimi i shtatores së themeluesit, Rektorit të parë dhe historik Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, si dhe disa foto të Lazim Destanit me personalitete dhe simpatizuesit e tij, që kudo janë të shumtë)

Marrë nga Prointegra.ch

Në një mënyrë krejt ndryshe, Ecolog dhe Lazim Destani, ndihma ushqimore për mijëra familje në Maqedoninë e Veriut. Ja se si...

Kompania Ecolog International dhe filantropi Lazim Destani zgjedhin një mënyrë krejt të veçantë për të ndihmuar mijëra familje në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut dhe komunat tjera përreth. Duket se, për të mos dashur qe t’ju çojnë pako në çdo derë, për t’i ndihmuar, por edhe ata që janë në nevojë të ndjehen më me dinjitet, Ecolog, kompani që drejtohet nga familja Destani, ka vendosur që t’u dorëzojë kupona. Me këtë të fundit, secili prej përfituesve mund të shkojë në marketet e përzgjedhura dhe të marrë produktet ushqimore, apo edhe ato të higjienës që ka nëvojë dhe në kasë paraqet kuponin.

Lajmi për këtë donacion është publikuar nga vetë Z.Destani, i cili bashkë me kompaninë e tij, sapo kanë dhuruar për mijëra nxënës që vijnë nga familje në nevojë, tableta për mësimin online në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe Luginën e Preshëvës.

Ja çfarë shkruan Z.Destani në rrjetet e tij sociale:

“Në këtë periudhë pandemie, solidarizimi me familjet në nevojë është detyrim i gjithkujt që e ka këtë mundësi. Më vjen mirë kur shikoj se shumë kompani e biznesmenë, fondacione e organizata humanitare, si në diasporë ashtu dhe në trojet tona, janë mobilizuar dhe po u dalin në ndihmë familjeve në nevojë.
Në kuadër të donacioneve të biznesit tonë familjar, përmes një aksioni të ndërmarrë këto ditë dhuruam mijëra kuponë që po u shpërndahen familjeve në nevojë në qytetin e Tetovës dhe në komunat përreth. Këto letra me vlerë do t’u shërbejnë atyre për t’u furnizuar me artikujt e nevojshëm ushqimorë dhe higjienik. Me këtë rast po e theksoj se, përmes këtij postimi dua t’i jap një impuls të ri ftesës drejtuar bizneseve, kudo qofshin ato, të jenë sa më pranë këtyre familjeve pasi në këto momente të vështira, shpresa e tyre jemi ne.

Realizimi i ndihmave, duke blerë produkte vendore është ndihmë gjithashtu edhe për prodhuesit dhe ekonominë e vendit. Duke i mbështetur familjet në nevojë, e duke i zbatuar me disiplinë masat kundër koronavirusit, do ta kalojmë më lehtë e do ta mposhtim shpejt pandeminë”.

Qendra ALERT / Alert.al