Krahas aktiviteteve në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani ku ishte I ftuar nga institucionet e Prishtinës, nuk ka anashkaluar edhe komunat e prekura dhe të dëmtuara rëndë nga përmbytjet e disa javëve më parë. Destani, si pronar i kompanisë Ecolog International, nuk u mjaftuar vetëm me ndihmat që dërgoi menjëherë, më dhjetra kamionë në komunart Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë, por me ardhjen në Kosovë, vizitoi e takoi kryetarët e dy prej tri komunave, Mitrovicë dhe Skënderat. Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e komunave, të cilët kanë publikuar njoftimet dhe fotot në faqet e tyre zyrtare.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, u njoftua në faqen zyrtare të komunës në Facebook, “se priti në takim afaristin, filantropin dhe humanistin e shquar shqiptar Lazim Destani”.
“Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Z.Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Z.Lazim Destani, pronarin e kompanisë shqiptare “Ecolog”. Gjatë këtij takim, kryetari Z.Hamza, ka falënderuar Z.Destani për kontributin e tij të dhënë gjatë vërshimeve në Mitrovicë. Më tutje kryetari Z Hamza, e njoftoj Z.Destanin për vizionin e tij për Mitrovicën, duke shtuar se qytetit i duhet zhvillimi ekonomik, prandaj mirëpret të gjithë ata investitorë që duan të investojnë në Mitrovicë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që janë në të mirë të qytetarëve”, njofton KOmuna MItrovicë. Ndërsa, Z.Destani ka falënderuar kryetarin Hamza për pritjen e tij, duke treguar gatishmëri të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta. Ndërkaq Z.Destani është interesuar dhe për situatën e paspërmbytjeve dhe ndihmat që poi u jepen banorëve për të rikuperuar dëmet e shkaktuara.
“Në fund të takimit, në shenjë falënderimi për kontributin e tij, kryetari Hamza, ndau edhe një mirënjohje për Z.Lazim Destani”, njoftoi faqja e Komunës së Mitrovicës.
Ndërsa pritjen për Z.Destani e ka njoftuar edhe Kryetari I Komunës së Skënderajt, Fadil Nura.
“Respekt për filantropin, humanistin dhe afaristin e suksesshëm, Lazim Destani, pronar i kompanisë ‘Ecolog’, i cili na u gjend pranë në momentet e vështira pas vërshimeve të 19 janarit, duke çelë zemrën dhe ofruar ndihmën e nevojshme për familjet e goditura nga fatkeqësia natyrore! “, thotë Nura në faqen e tij zyrtare, I cili I ka akorduar gjithashtu Z.Destani mirënjohje për ndihmën e dhënë.
Menjëherë pas tërmetit të 16 janarit, kompania Ecolog-International, pronë e familjes Destani, nisi menjëherë drejt 3 komunave të dëmtuara, dhjetra kamionë me ndihma, për t’ju ardhur në ndihmë autoriteteve lokale, por edhe familjeve të prekura ta vërshimet e ujit dhe dëmeve.
I njëjti reagim i Ecolog dhe Lazim Destanit ndodhi dhe më Shqipërinë në tërmetin e 26 nëntorin 2019, teksa me datën 28, dhjera tonë me ndihma mbërritën në Tiranë, për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të mbetura pa strehë.
Qendra ALERT – Alert.al