Menu

Diaspora

Biznesmeni Lazim Destani me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës në Tiranë, diskutim për zhvillimin e vendit dhe votën e emigrantëve

Filantropi Lazim Destani me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës që kanë ardhur në Tiranë diskutuam për mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendit të tyre të origjinës dhe shqiptarëve kudo ku ata ndodhen. Në takim ishte edhe Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore. Diaspora është e interesuar për votën e emigrantëve dhe u diskutuan përpjekjet që po bëhen për vënien në jetë të së drejtës së ushtrimit të votës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ata deklaruan se për t’ia arritur këtë, natyrshëm, duhet punë edhe për sensibilizimin e qytetarëve, që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u regjistruar, duke deklaruar adresat e tyre për të bërë të mundur më pas ushtrimin e votës.

Qendra Alert/Alert.al

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani feston pranë Kullës më të lartë në botë, të veshur Kuq e Zi

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai u ‘vesh’ pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.

“BurjKhalifa” ndez dritat me flamurin shqiptar në nder për festimin e ditës kombëtare .

Si ceremoni në datat historike, në festat kombëtare nuk mungon asnjëherë biznesmeni dhe filantropi i njohur z. Lazim Destani.

Në këtë pamje madhështore, Destani ka dalë në një foto bashkë me ambasadorin e Republikes së Shqiperisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, z. Ermal Dredha. Biznesmeni Destani shkruan krah fotos, në nderim të Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, çaste të këndshme me ambasadorin z. Ermal Dredha.

Qendra Alert/Alert.al

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani në konferencën "Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri"

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani mori pjesë në konferencën “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”, organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë, si dhe Këshillimorja ABSM me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtyre dy entiteteve. Destani vlerësoi punën e palodhur të shumë aktivistëve të këtyre dy subjekteve që ndër vite kanë luajtur rol të rëndësishëm në proceset e zhvillimeve kombëtare.

Fjala e plotë e Z.Lazim Destani:

I nderuar Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti,
I nderuar Kryetar i Këshillimores ABSM, z. Skender Nikoliqi,
Të nderuar pjesëmarrës,
Duke ju falënderuar për ftesën si dhe për mundësinë e referimit tim, Ju përgëzoj për organizimin e këtij Forumi, pikërisht tani në muajin nëntor, në muajin e festave tona kombëtare, Dita e Alfabetit Shqip, si dhe Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Më lejoni pra që përzemërsisht t’jua uroj festat tona kombëtare me dëshirën për rritje të ndërgjegjjes sonë kombëtare dhe zhvillimit gjithnjë e më të përparuar ekonomik e shoqëror të trojeve tona.

Në konferenca të këtilla shkencore zakonisht paraqiten analiza, trajtime apo pikëpamje teorike të bazuara në gjetje shkencore, ndërsa unë, në komunikatën time me titull “Sfidat ekonomike dhe investuese në funksion të Bashkimit Ekonomik Shqiptar”, jam fokusuar tek aspekti praktik i zbatimit të dijeve të fituara nga përvoja dhe veprimi im empirik gjatë pesë dekadave të aktivitetit e të punës sime.
Bashkimi Ekonomik Shqiptar, në historinë tonë më të re, është trajtuar edhe nga studiues të fushës së ekonomisë, siç janë dy librat e profesor Abdylmenaf Bexhetit, “Dekadat e mendimit ekonomik” (2004, 2014).
Tregjet në hapësirën tonë etnike, nga rrethana të njohura, kanë qenë të izoluara për një kohë të gjatë ndërsa vazhdojnë të jenë të fragmentuara në më shumë shtete të rajonit. Historia e padrejtë në trojet tona ka krijuar realitete ekonomike që lënë shumë për të dëshiruar. Diktatura dhe planifikimi i centralizuar i zhvillimit ekonomik gjithashtu ka qenë faktor shumë limitues i shfrytëzimit të resurseve tona natyrore, njerëzore si dhe ato kapitale duke na lënë në shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik dhe jo vetëm.
Tre dekadat e pluralizmit demokratik e të ekonomisë së tregut akoma nuk po arrijnë t’i rrëzojnë plotësisht barrierat administrative dhe ekonomike që po i mbajnë tregjet tona të fragmentuara. Gjithashtu edhe mungesa e infrastrukturës është një nga pengesat që tregjet tona i mban larg njëri tjetrit. Kjo ka bërë që vlonjati, tiranasi apo durrsaku më lehtë të transportojë produktet greke apo italiane se sa produktet nga Kosova apo Maqedonia e Veriut dhe të mos flasim për kosovarin që vazhdon ta ketë më të lehtë transportin nga Serbia.
Gjatë këtyre tre dekadave në mese të ndryshme, në takime e konferenca të qeverive tona, gjithnjë e më shumë po e dëgjojmë shprehjen, bashkim kombëtar, por ajo që po shikojmë tregon një ecje shumë të ngadaltë në këtë drejtim. Nuk dyshoj tek dëshira e tyre për një ekonomi të bashkuar, për një treg sa më të bashkuar në trojet tona, por kjo nuk është diçka që ndodh vetvetiu. Duhet bërë shumë punë e koordinime, harmonizime e heqje barrierash, investime në infrastrukturë si në rrugë automobilistike, hekurudha, porte detare, rrjete të transmetimit të energjisë elektrike, e të tjera.
Trojet tona kanë diversitet të rrallë të veçorive e të resurseve natyrore. Në njërën anë është bregdeti (400 km) me plazhet e shumta e mahnitëse që jep mundësi të shkëlqyer për turizëm veror. Në anën tjetër janë bjeshkët e mrekullueshme me terrene të shumta e të përshtatshme për ski e për rekreacion në stinën e dimrit. Pra ky diversitet jep mundësi ideale për zhvillim turizmi gjatë gjithë vitit.
Sa i takon rezervave ujore, Shqipëria jo pa shkak konsiderohet si një vend i bekuar. Për numër popullate është vendi i dytë në Europë pas Norvegjisë. Sipas studimeve, në Shqipëri rrjedhin mbi 4 milion metër-kub ujë në orë, dhe përmes centraleve hidroelektrike, ke prodhim energjie sa të duash! Në anën tjetër, Kosova është ndër vendet më të pasura në Europë kur është fjala te rezervat e thëngjillit si lëndë djegëse për termocentrale. Me këto pasuri natyrore, trojet tona kanë potencial dhe perspektivë të sigurt për pavarësi energjetike. Arritja e kësaj pavarësie kërkon centrale dhe impiante moderne dhe sigurisht, ndërtimin e rrjetit për transmetimin e energjisë elektrike mes vendeve tona. Kur bën verë e thatë në Shqipëri, Kosova nuk e ka të vështirë ta shtojë prodhimin e energjisë elektrike përmes mihjes sipërfaqësore të thëngjillit.
Për të qenë më konkret, në vitin 2014 menaxhmenti i grupit tonë të biznesit bëri studimin e fizibilitetit të një projekti nga sfera e energjisë, Projekti i Hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin. Ky projekt iu prezantua kompanisë gjermane ndër më të njohurat në botë për prodhim energjie, RWE. Pas prezantimit, investitorët gjermanë të RWE nuk u bindën për t’i hyrë realizimit, jo sepse nuk ishte i qëndrueshëm projekti por vetëm sepse mungonte rrjeti rajonal për transmetimin e energjisë elektrike.
Pra për ta realizuar bashkimin ekonomik kombëtar janë të domosdoshme politikat e përbashkëta zhvillimore, në të gjitha aspektet. Atëherë do të kishim edhe treg të bashkuar me mbi gjashtë milion konsumatorë. Një treg i këtillë i yni do të ishte konkurrues me tregjet e rajonit, me atë të Serbisë, Greqisë apo Bullgarisë.
Kur është fjala te mungesa e investimeve kapitale në trojet tona, dua ta theksoj se nga faktorët ekonomik, sërish tregu i vogël me fuqi të kufizuar blerëse mbetet ndër faktorët kryesorë. Në këtë tezë mund të replikohet me arsyen se tregjet tanimë po zgjerohen e rajonalizohen, siç është Ballkani i Hapur apo CEFTA, dhe se tregu i bashkuar shqiptar nuk është një koncept i qëndrueshëm. Përgjigjja ime në këtë rast është se, – niveli i zhvillimeve tona, teknologjive dhe ekonomive tona akoma nuk ka arritur që për nga sasia, çmimi, mbase dhe cilësia, të jetë konkurrues në tregun rajonal. Prandaj tregjet “mbrohen” dhe rregullohen përmes politikave të caktuara shtetërore. Sot vështirë se mund të futet birra italiane në Gjermani apo vera gjermane në Francë, e të mos flasim për djathin austriak të futet në Zvicër. Shikoni pra se si i mbrojnë këto vende produktet e veta, madje i kanë dhe “krenari kombëtare”. Ndërsa tregjet në trojet tona i kemi hapur përtej takatit tonë konkurrues. Për ironi, e gjithë kjo ndodh në emër të liberalizmit dhe globalizmit ekonomik!

Falë atributeve që kemi ne shqiptarët si popull, shpirtit e përkushtimit për të arritur suksesin, të gatshëm për t’u përballur me sfida e për të sakrifikuar, duke shkuar edhe në vendet më të largëta të botës, ne kemi akumuluar kapital të konsiderueshëm për investime. Krahas kapitalit financiar, kemi fituar dhe eksperiencë e dije, kemi krijuar rrjete kontaktesh dhe operime në tregjet europiane e gjetiu. Nga i gjithë ky potencial, një pjesë e konsiderueshme mund dhe duhet të kanalizohet në trojet tona. Por një gjë duhet ta kuptojmë të gjithë, ndërmarrësit seriozë nuk mendoj se thjesht dhe vetëm për motive kombëtare janë të gatshëm të investojnë kapitalin e akumuluar ndër vite me shumë mund. Motivi patriotik në mënyrë të padiskutueshme është i rëndësishëm, por krahas tij janë dhe faktorë të tjerë të aspektit të sigurisë e të lehtësirave që duhet të vijnë nga institucionet përkatëse të qeverive tona. Këtë e them duke u nisur nga vet eksperienca e grupit tonë të biznesit familjar por edhe nga diskutimet me miqtë e mi të sferës së biznesit. Si shembull po e sjell investimin që po bëjmë në Tetovë, ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike “e.Go Mobile” që hodhëm gurin e themelit para dy a tre muajsh. Pra sikur të mungonte baza ligjore për investime strategjike në Maqedoninë e Veriut si dhe infrastruktura e ofruar në Zonën e Lirë Industriale në Tetovë, do ta kisha të vështirë ta bind menaxhmentin ndërkombëtar për alokimin e këtij investimi.
Për investitorët e mundshëm, faktor shumë me rëndësi është dhe gjetja e fuqisë punëtore me përgatitje adekuate sipas natyrës së investimit. Ky është një nga problemet thelbësore me të cilin përballen investitorët potencial. Ka vite që po flasim për nevojën e reformës në arsim. Në trojet tona duhet të kemi shkolla të mesme profesionale për të nxjerrë profesionistë të profileve të ndryshme nga të gjitha sferat e ekonomisë. Kjo është një punë shumë voluminoze që kërkon angazhimin e shumë punonjësve të arsimit, shkencës e të dikastereve përkatëse qeveritare.
Atdhetarizmi sot kërkon punë profesionale dhe vepra konkrete, këtë ua kemi borxh gjeneratave të reja. Nuk bëhet atdhetarizëm me folklorizëm patriotik. Duhet të krijojmë eko-sisteme dhe ambiente për biznes në trojet tona. Prandja në këto Konferenca shkencore gjërat duhet thënë troç sepse e vërteta që del nga këto Forume nuk mund të ambalazhohet me politesa dhe lëvdata jomeritore.
Kjo periudhë krize që po kalojmë tash e tre vite, nga fillimi i pandemisë dhe tash situata inflatorike dhe energjetike, do të jetë akoma më e vështirë, të paktën deri në fund të vitit 2023. Sipas parashikimeve të dala nga Institucionet më relevante financiare ndërkombëtare, investimet do të pësojnë rrudhje akoma më të madhe. Kjo do të ndodh edhe për shkak të kostove rritëse të kapitalit. Borxhet që shteteve u solli pandemia si dhe kostot e larta të energjisë si rrjedhojë e pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, gjithnjë e më shumë do ta rritin “çmimin e parave” dhe me këtë, edhe reduktimin e investimeve. Fatura e “parave të shpenzuara” e të pafituara, që kulmoi me inflacionin rritës, po arrin tani. Çmimi i kapitalit në tregjet e kapitalit ka arritur deri në 7-8%, madje jo i kapshëm për vendet tona. Borxhet publike të vendeve tona, posaçërisht borxhi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e kanë tejkaluar kufirin e 60 %-shit kritik sipas kriteriumeve të BE-së. Situata më e mirë mbetet në Kosovë për shkak të nivelit të borxhit të ulët (rreth 20% e Prodhimit të Brendshëm Bruto) dhe kjo është një rrethanë lehtësuese, nëse do shfrytëzohet si përparsi në këtë periudhë.
Në përfundim të kësaj komunikate dhe në frymë optimiste, mendoj se ndër rekomandimet që duhet të dalin nga kjo Konferencë shkencore do të duhej të jenë si në vijim:
-nevoja e përafrimit e deri te bashkimi i tregjeve tona etnike përmes politikave të përbashkëta të mbrojtjes nga importi i mallrave të caktuara që mund t’i prodhojmë në tregjet tona,
-harmonizimi maksimal i politikave dhe tarifave doganore dhe tatimore deri te tarifat e përbashkëta, në fillim të paktën Shqipëria dhe Kosova e më pas edhe vendet tjera të rajonit,
-nevoja urgjente për lidhje infrastrukturore, si rrugë automobilistike, hekurudha si dhe rrjete energjetike,
-investime tek burimet njerëzore në sferën e arsimit në të gjitha nivelet, me stimulim të profileve specifike dhe teknike të nevojshme për ekonominë,
-investime kapitale në shëndetësi dhe ekologji përfshirë ushqimin e shëndetshëm si dhe ekonomi qarkulluese në zinxhirin ekologjik të vendeve tona, dhe
-përkujdesja ndaj familjeve sociale. Faleminderit!

Qendra Alert/Alert.al

Filantropi Lazim Destani në Forumin Ekonomik të Vjenës: U diskuatua për mundësitë e investimit në Kosovë

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës, me temë “Ekonomia takon politikën” që i zhvilloi punimet në kryeqytetin austriak. Në këtë forum morën pjesë kryeministra të vendeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve europiane, si dhe përfaqësues të lartë politik të rajonit dhe të ekonomisë europiane e globale. Destani zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, ku u diskutua mbi mundësitë e reja të investimit në Kosovë.

Statusi i plotë i filantropit Lazim Destani në Facebook:

I ftuar nga Forumi Ekonomik i Vienës (FEV), sot mora pjesë në këtë ngjarje të përvitshme, e 19-ta me radhë, me temë “Ekonomia takon politikën”që i zhvilloi punimet në kryeqytetin austriak. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Kryeministra të vendeve anëtare të FEV, përfaqësues të institucioneve europiane si dhe përfaqësues të lartë politik të rajonit dhe të ekonomisë europiane e globale.

Këtu pata mundësinë të takoj përfaqësues të kompanive shumë të suksesshme si, Reifeisen International Bank, A1 Telekom Austria Group AG si dhe kompani të tjera austriake e europiane. Në kuadër të Forumit gjithashtu zhvilluam një takim me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me ç’rast diskutuam mbi mundësi të reja investimi në Kosovë.

Forumi i zhvilloi punimet në tre seanca njëra pas tjetrës ku nga diskutimet e zhvilluara në këto panele interesim të veçantë zgjoi paneli me temë, “Forcimi i bashkëpunimit mes ekonomisë rajonale dhe politikës,  cila është rruga më e përshtatshme?”

Qendra Alert/Alert.al

Kryetari i Komunës, Bilal Kasami takon në Gjermani Lazim Destanin: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit me ECOLOG dhe zhvillimin e Tetovës

Zhvillimi ekonomik i Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimi me Kompaninë “Ecolod International”, duket se ka qenë thelbi i takimit të Kryetarit të kësaj komune, Bilal Kasami, me biznesmenin e njohur shqiptar dhe filantropin Lazim Destani.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryetari i Komunës së Tetovës në rrjetet e tij sociale. Ai shkruan se, gjatë vizitës së tij në Gjermani, është takuar dhe me Z.Destani, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit me kompaninë “Ecolog”, për zhvillimin dhe perspektivën e Tetovës.

“Gjatë vizitës në Gjermani, kisha nderin të realizoj takim miqësor me Z.Lazim Destanin, pronarin e kompanisë më prestigjioze shqiptare “Ecolog”, por edhe më gjërë. Në takim diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë në mes Komunës së Tetovës dhe “Ecologut”. Me Z.Destanin ndajmë të njëjtin vizion për qytetin e Tetovës, i cili është puna, zhvillimi dhe transformimi i plotë i qytetit në një qytet Evropian. Tetovën e shohim si vend me perspektivë, si vend që i duhet zhvillim, andaj ne mirëpresim të gjithë ata që duan të investojnë në qytetin tonë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që janë në të mirën e qytetarëve”, shkruan Kasami në faqet e tij zyrtare.

Familja Destani dhe Ecolog International kane bërë një sërë investimesh në qytetin e Tetovës, por edhe në Shkup e gjithandej në Maqedoninë e Veriut. Filantropi i njohur është dhe Presidenti i Klubit të Futbollit të Tetovës “Shkëndija”. Ecolog dhe familja Destani kanë bërë me dhjetra herë donacione për institucionet publike në Maqedoni, ku rasti më i fundit publik është ai i dhurimit të 10 ambulancave për spitalet maqedonase në shtatorin e vitit 2021. Pa harruar rikonstruksionin e Klinikës Kirurgjikale në Shkup e shumë e shumë të tjera.

Qendra Alert / Alert.al

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani vlerësim mirënjohjeje për filantropin Lazim Destani

Shoqata e Mjekëve shqiptarë në Gjermani ka mbajtur ditën e djeshme takimin e 10-të Jubile të saj në Dyseldorf Gjermani në ambientet e Wirtschaftsclub. Themeluesja dhe njëkohësisht kryetarja e Shoqatës së Mjekëve shqiptarë në Gjermani, Kirurgia Viscerale Dr. med. Marsela Ceno i akordoi z. Lazim Destani Çertifikatën e Mirënjohjes për kontributin e madh në çështjen shqiptare dhe mbështetjen që i ka dhënë shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani. I pranishëm në ceremoni z. Destani u shpreh se krenaria dhe çastet e kënaqësisë që sjellin ngjarjet si ajo mbrëmë në Dyseldorf janë të rralla. “Në Klubin Ekonomik të Dyseldorfit dje pata nderin të jem nikoqir i një pjese të trurit elitar shqiptar në Gjermani e më gjerë. Këtu Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mbajti takimin e vet të radhës ku morën pjesë mbi 200 mjekë, stomatologë dhe fizioterapistë shqiptarë të punësuar nëpër qendra spitalore në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Përmes ligjëratave dhe diskutimeve ata shkëmbyen përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane. Profesionalizmi i tyre i dha këtij tubimi karakter të lartë shkencor dhe nderoi gjithë të pranishmit. U ndjeva i nderuar që disa prej tyre pata mundësinë t’i takoj personalisht e të zhvilloj biseda shumë miqësore me ta. Krenaria është akoma më e madhe kur i shikojmë bashkëkombësit tanë që, krahas ndërmarrësisë ekonomike, në Gjermani e më gjerë kanë bërë emër nderi edhe në shkencat elitare siç është mjekësia” shkruan në profilin e tij në facebook z. Destani.

Qendra Alert/Alert.al

 

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani, në takimin e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani mori pjesë në takimin e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Ata patën mundësi të shkëmbenin përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane. Destani shkruan në Facebook se bashkëkombësit tanë krahas ndërmarrjes ekonomike në Gjermani e më gjerë kanë bërë emër nderi edhe në shkencat elitare siç është mjekësia.

Statusi i plotë i Lazim Destanit në FB:

“Krenaria dhe çastet e kënaqësisë që sjellin ngjarjet si ajo mbrëmë në Dyzeldorf janë të rralla. Në Klubin Ekonomik të Dyzeldorfit dje pata nderin të jem nikoqir i një pjese të trurit elitar shqiptar në Gjermani e më gjerë. Këtu Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mbajti takimin e vet të radhës ku morën pjesë mbi 200 mjekë, stomatologë dhe fizioterapistë shqiptarë të punësuar nëpër qendra spitalore në qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Përmes ligjëratave dhe diskutimeve ata shkëmbyen përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane. Profesionalizmi i tyre i dha këtij tubimi karakter të lartë shkencor dhe nderoi gjithë të pranishmit. U ndjeva i nderuar që disa prej tyre pata mundësinë t’i takoj personalisht e të zhvilloj biseda shumë miqësore me ta.
Krenaria është akoma më e madhe kur i shikojmë bashkëkombësit tanë që, krahas ndërmarrësisë ekonomike, në Gjermani e më gjerë kanë bërë emër nderi edhe në shkencat elitare siç është mjekësia”.

Qendra Alert/Alert.al

Ecolog International, 20 vite sukses i gjigandit të familjes Destani

E themeluar në vitin 1998 nga sipërmarrësi gjerman, me origjinë nga Tetova, Nazif Destani për të mbështetur misionin paqeruajtës në Ballkan, Ecolog filloi të operojë ndërkombëtarisht në vitin 2002 dhe është bërë një ofrues kryesor i zinxhirit të furnizimit me mision shërbimeve e integruara dhe mbështetëse në shkallë globale.

Ecolog International është ofruesi kryesor i shërbimeve të integruara dhe zgjidhjeve të qëndrueshme. Portofoli i tij i shërbimeve përfshin menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, mbështetjen e jetës, ndërtimin dhe inxhinierinë, menaxhimin e objekteve, si dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe mjedisor. Për më shumë se dy dekada, Ecolog ka qenë një partner i besuar për shumë qeveri, organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, OJQ-të dhe kompanitë kryesore tregtare në sektorët e energjisë, naftës, gazit dhe minierave. Qoftë edhe shërbimi i ushqimit në zonëatë përfshirë nga konflikti, një përgjigje urgjente ndaj pandemisë COVID në Evropë, ose një projekt ndërtimi në një shkretëtirë, Ecolog u mundëson klientëve të përqendrohen në operacionet e tyre, duke u kujdesur për nevojat e tyre.

Duke festuar 20-vjetorin e saj këtë vit, Ecolog International ka përfunduar mbi 1000 projekte në mbi 40 vende, madje edhe në disa nga vendet më të largëta ose sfiduese të botës. “Kultura jonë e koorporatës bazohet në të qenit gati kudo, në çdo kohë, me një njoftim shumë të shkurtër”, thotë CEO i kompanisë Andy Vargoczky. “Këto dy dekada sukseset e vazhdueshme kanë të bëjnë me të qenit të patrembur, të përgjegjshëm dhe sigurisht sipërmarrës. Ecolog është i shkathët dhe i shpejtë, gjë që është unike për madhësinë e kompanisë ndërkombëtare që ne jemi”.

Përgjegjshmëria është një nga faktorët kryesorë që nxit rritjen e kompanisë. Aftësia e Ecolog për të evoluar me shpejtësi në përputhje me nevojat aktuale u demonstrua qartë gjatë pandemisë globale. “Përvoja jonë unike dhe e gjerë në ofrimin e zgjidhjeve të reagimit urgjent, menaxhimin e logjistikës së krizave, si dhe misionin e operacionet kritike për jetën ishte thelbësore në ofrimin e një zgjidhjeje të shpejtë, të besueshme dhe efektive për të ndihmuar qeveritë evropiane të luftojnë pandeminë”. thotë z. Vargoczky.

Që nga maji 2020, EcoCare, pjesë e Ecolog, është bërë një nga ofruesit kryesorë të objekteve të testimit dhe vaksinimit në Evropën Perëndimore dhe aktualisht po zgjeron operacionet e saj në Afrikë. Sot, Ecolog po shikon drejt së ardhmes në një botë pas pandemisë. EcoCare po evoluon dhe po përgatit zgjidhje të reja të personalizuara të kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

Faktori Njerëzor

Në vitin 2022, Ecolog përcaktoi një Politikë të re të Përgjegjësisë Sociale të Koorporatës që përcakton qartë qëllimin e krijimit të vlerës, jo vetëm për stafin dhe klientët e saj, por edhe nxitjen e zhvillimit social-ekonomik të komuniteteve lokale në fushat e operimit dhe minimizimin e çdo ndikimi në mjedis. Kjo do të arrihet nga punonjësit e saj të përkushtuar, etika solide e biznesit, risitë dhe vlerat e qëndrueshme të shërbimit.

Si një grup global, Ecolog punëson 10,000 njerëz të kombësive të ndryshme dhe Z. Vargoczky pohon se, menaxhimi i një fuqie punëtore kaq të larmishme nuk është një sfidë, por një përvojë pasuruese. “Ne jemi në gjendje të mobilizojmë me një ritëm të shpejtë nëpër mjedise dhe gjeografi komplekse. Si një organizatë e bazuar në projekte, ne trajtojmë shumëllojshmërinë e fuqisë sonë punëtore me tri rryma rekrutimi. Së pari, ne kemi një grup të përhershëm profesionistësh që ofrojnë shërbimet kryesore logjistike dhe detyrat strategjike tregtare, operacionale dhe administrative në thelb të biznesit tonë”.

Ai shpjegon se kompania ka zbatuar një program rotacioni në të gjitha zyrat e saj ndërkombëtare, duke u dhënë mundësi anëtarëve të ekipit të saj për të fituar aftësi të reja dhe për të kuptuar më mirë diversitetin kulturor, duke u mundësuar kështu që të ofrojnë një nivel edhe më të lartë të ndërfaqes me klientët. “Pastaj kemi profesionistë që janë në gatishmëri, pasi kanë punuar për Ecolog në të kaluarën. Ne i marrim kolegët ose nga komunitetet lokale ose i shpërndajmë nga baza e tyre. Jemi krenarë që zhvillojmë një fuqi punëtore që përfundimisht përfiton komunitetet lokale dhe më pas mbështet rritjen ekonomike të vendit”, thotë ai, duke shtuar se, “në varësi të kërkesave të projektit, Ecolog mund të mobilizojë gjithashtu një fuqi të madhe punëtore nga gjeografi të shumta, rryma e tretë e rekrutimit. “Shumë nga kolegët tanë kanë qenë me ne që nga fillimi, gjë që është një testament për udhëheqjen dhe menaxhimin e kompanisë. Megjithatë, si kompani, ne mbetemi të përulur. Kontributi i jashtëzakonshëm i njerëzve tanë, të cilët ofrojnë shërbime të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesën e madhe për shërbimet tona, ka qenë një faktor jetik në arritjet tona”, theksoi Vargoczky.

E ardhme e qëndrueshme

Vargoczky thotë se, kompania është gjithmonë në kërkim për të përmirësuar ofertën e saj të shërbimeve në mënyrë që të përmbushë nevojat në ndryshim të klientëve të saj. Por më e rëndësishmja, kompania po bën një ndryshim të madh drejt qëndrueshmërisë, duke zbatuar teknologji të reja dhe zgjidhje të zgjuara për të reduktuar konsumin e mbeturinave dhe energjisë.

Andy Vargoczky, CEO i Ecolog International

Ecolog tani po plotëson biznesin e saj kryesor me zgjidhjet e energjisë së rinovueshme duke prezantuar ofertat, Uji si Shërbim dhe Energjia si Shërbim. “Në vitin 2020, ne bashkëpunuam me Desolenator, një kompani e teknologjisë së shkripëzimit diellor me bazë në Holandë, në mënyrë që të zgjerojmë dhe të ofrojmë një zgjidhje që ndryshon lojën, që shfrytëzon dy burimet më të bollshme në botë, diellin dhe ujin e detit dhe të pastrojë edhe llojet më të vështira të uji, pa pasur nevojë për filtra, kimikate apo lëndë djegëse fosile ndotëse”, thekson CEO i Ecolog.

Ai shpjegon se, kompania ka investuar në teknologjinë e rinovueshme që konverton, me emetim zero, ujin e kripur në ujë të pijshëm të shkallës spitalore, nëpërmjet teknologjisë së paneleve diellore, pa pasur nevojë të përdorë njësi të konsumit të rëndë të energjisë. Kjo teknologji është përdorur në zonat me mungesë uji, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Në mënyrë të ngjashme, Ecolog po shikon teknologjitë për të shfrytëzuar energjinë diellore. “Një shtyllë e dytë kryesore e strategjisë sonë fokusohet në diversifikimin inorganik me shërbime të reja, zgjidhje, mundësi partneriteti dhe teknologji revolucionare që i ngjiten në Ecolog të së ardhmes. Ne po zgjerohemi gjithashtu në tregje të tjera dhe të spikatura si Amerika e Veriut dhe pjesë të Evropës, ku kemi një histori të dëshmuar në ofertat tona të shërbimeve”, shton Vargoczky.  Në përfundim, ai pohon se në shumë fronte, njëzet vitet e fundit kanë qenë emocionuese dhe shpërblyese. “Përshpejtimi i teknologjisë dhe inovacioneve na mundësojnë të gjejmë mënyra më të zgjuara dhe më të qëndrueshme për të ofruar shërbimet tona, thotë ai, duke shtuar se, “jam edhe më i emocionuar për të ardhmen tonë dhe ku jemi”.

Burimi: www.businessfocusmagazine.com

Destani takon Bajram Begajn: Besimplotë se do të përmbushë me profesionalizëm të lartë detyrën e tij si President

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani vizitoi presidentin e Republikës Bajram Begaj, ku i uroj për postin e ri. Destani shkruan se është besimplotë se z. Begaj duke qenë një ushtarak karriere, mjek dhe njeri me integritet, do të përmbushë me profesionalizëm të lartë detyrën e tij si President i Republikës.

Shkrimi i plotë i Z.Lazim Destani në Facebook.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të realizoj një vizitë uruese te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Përmes kësaj vizite, Presidentit Begaj i shpreha urimet e mia më të mira e të përzemërta për postin e tij të ri duke i uruar shëndet dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme në krye të vendit. Njohja e më hershme me z. Begaj i dha ngrohtësi të veçantë këtij takimi. Jam me besimin e plotë se z. Begaj duke qenë një ushtarak karriere, mjek dhe njeri me integritet, do ta përmbushë me profesionalizëm të lartë detyrën e tij si President i Republikës.
Gjatë këtij takimi, ku isha i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës, patëm rastin ta njoftojmë Presidentin në përgjithësi mbi aktivitetet e KKD si dhe diskutuam aspekteve të ndryshme mbi rolin e KKD-së. Me këtë rast gjithashtu biseduam në përgjithësi mbi çështje të ndryshme që lidhen me Diasporën tonë gjithandej nëpër botë. Presidenti Begaj e çmoi lart punën ndër vite që po bën Këshilli si dhe ofroi mbështetjen e plotë institucionale për punën e mëtejshme të KKD-së”-shkruan Destani.

Qendra Alert/Alert.al

Samiti, Ardian Lekaj: Kujdesuni për shkollimin e gjeneratës së re, që rinia mos të emigrojë!

Në Samitin e Grave të Diasporës, kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Ardian Lekaj tha se e ardhmja e komuniteti tonë varet nga idete e reja të biznesit. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Lekaj tha se është në duart e tyre që të kujdesen për shkollimin dhe edukimin e gjeneratës së re, në mënyrë që rinia të mos emigrojë.

“Është kënaqësi e madhe për mua të jem sot këtu. E vlerësoj mundësinë që ka sot gruaja shqiptare, që më parë gratë, nënat tona nuk e kanë patur. E ardhmja e komunitetit tonë varet nga idetë e reja të biznesit, ju duhet ta imagjinoni të ardhmen dhe ta krijoni atë dhe do të jeni të suksesshëm. Jeni ju ata që do kujdeseni për shkollimin dhe edukimin e gjeneratës së ardhshme, që do gjeneroni vende të reja puna, që rinia mos të emigrojë, siç kemi emigruar ne. Mësojuni fëmijëve, nipërve  gjuhën shqipe dhe transferoni kulturën e traditat tona, pasi kështu do mbijetojmë ndër shekuj”-tha Ardian Lekaj.

Qendra Alert/Alert.al