Menu

Diaspora

“Edhe këtë vit, sofra plot”. Filantropi Lazim Destani gëzon me ndihma dhjetra familje në vendlindjen e tij

Filantropi dhe bisnesmeni i njohur Lazim Destani, edhe në këtë vit të ri, nuk ka lënë në harrese njerezit ne nevoje. Konkretisht ne vendlindjen e tij, Bozovcë, Maqedonia e Veriut, sot jane pare automjetet e Klubit te Futbollit “Shkendija”, preaident i te cilit eshte Z.Destani, teksa shperndanij ndihma ne ushqime per familjet ne nevoje. Situata jo e mire ekonomike e zones, e ndihkuar dhe nga papunesia e shkaktuar dhe nga pandemia, ka bere qe Destani te mos e kaloje naten e nderrimit te viteve pa dergiar ndihma ne ushqime per bamoret e asaj zone. Por, perveç ushqikeve te shumta, nuk kane munguar as dhuratat per femijet e nxenesit e shkollave.

Ja çfare shkruan arsimtari i njohur i asaj zone, Neshat Mehmeti, ne profilin e tij ne Facebook, ku ka shoerndare dhe fotografite:

“EDHE KËTË FUND VITI SOFRA PLOTË

Si gjithmonë Lazim Destani, humanist i përmasave kombëtare dhe biznesmen i përmasave ndërkombëtare, nuk e harron vendlindjen dhe bashkëkatundarët e Bozovcës. Duke pasur parasysh papunësinë, pandeminë e virusit COVID – 19 – të, në fund të këtij viti, në prag të ndërrimit të motmoteve dhuroi ndihma të konsiderueshme ushqimore për të gjithë familjet që jetojnë në Bozovcë: Miell, vaj, sheqer, faks, e gjëra të tjera ushqimore, dhe dhurata për nxënësit e shkollës dhe për të gjithë fëmijët e katundit.
Këto s’janë ndihmat e para, por të radhës brenda vitit e dekadavae!
Familjes Destani dhe z. Lazim Destani i urojmë jetë të gjatë, të shëndetshme, të lumtur dhe suksese më të mëdha!
ZOTI I BEKOFTË!
më 31. XII. 2021”

 

Bashkëpunimi me diasporën, shkollat shqipe dhe KKD e Dhoma e Biznesit të Diasporës, filantropi Lazim Destani takohet me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani

SHKUP – Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe anëtar Këshillit Koordinues të Diasporës, Z.Lazim Destani ka zhvilluar ditën e martë një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Z. Bujar Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Osmani, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se, në fokus të takimit ishin temat që kanë të bëjnë me diasporën, për të cilat u dakorduam që ka potencial për të punuar përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.

“Takim me Lazim Destani, afaristin dhe filantropin tonë të njohur dhe Abdulmenaf Bexheti, rektor i UJIE. Takimi u fokusua në temat e lidhura me diasporën, për të cilat u dakorduam se ka potencial për të punuar përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta”, shkruan Osmani.

Sipërmarrësi Lazim Destani është gjithashtu pjesë e Këshillit Strategjik të Politikës së Jashtme, që prej formimit të tij në muajin maj 2021.

Gjatë takimit mes Destanit dhe Osmanit, u diskutua dhe për Këshillin Koodrinues të Diasporës, si një mekanizëm që i shërben krijimit dhe mbajtjes së kontakteve dhe diasporën shqiptare në të gjithë botën. Gjithashtu, Z.Destani e vuri theksin dhe te roli i madh i qeverive në trojet shqiptare, për hapjen dhe mbështetjen e shkollave shqipe në diasporë, si një rëndësi jetike për mbajten gjallë të gjuhës tonë te brezat e rinj, fëmijët dhe ata që do të vijnë më pas. Por, nuk mbeti jashtë fokusit të bisedës as Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, e cila ka qëllim kryesor të punës së saj thithjen e investimeve dhe investitorëve strategjikë për vendet tona, shqiptar apo kompani ndërkombëtare qofshin.

“Qëllimi final i këtij projekti është përpunimi i një strategjie gjithëpërfshirëse, i cili do të ofrojë një botëkuptim ndryshe, përmbledhje nga aspekte të ndryshme, një lloj refleksioni thjerrëzash të ndryshme, të bazuar në inkluzivitet dhe participim të të gjithë aktorëve shoqërorë relevantë. U kujdesa të kemi një përfaqësim të gjerë shoqëror intelektual dhe profesional. Nuk ngurrova të ftoj edhe individë që kanë qëndrim politik të fortë dhe publik, por që në të njëjtën kohë janë të liruar nga trysnia e politikës ditore”, ka sqaruar më herët në lidhje me projektin Ministri i Punëve të Jashtme Osmani.

Lazim Destani, krahas aktiviteteteve të suksesshme në fushën e biznesit, nuk ka reshur asnjëherë t’u shërbejë dhe çështjeve kombëtare. Aktiviteti i tij më i madh, përveç biznesit dhe filantropisë, është në Europë dhe SHBA në lidhje me ngritjen e zërit për çështjet shqiptare, për trojet shqiptare dhe të ardhmen e trevave tona.

Alert.al

Festa e Pavarësisë, Dhoma e Biznesit "mbledh" Diasporën. Presidenti Lazim Destani: Le ta nderojmë të kaluarën, patriotizmi matet me punën që bëjmë pë trojet shqiptare

Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Z.Lazim Destani dhe Kryetari Z.Ardian Lekaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe Anëtarët e Dhomës së Biznesit kremtuan mbrëmjen e djeshme në një takim online 28 Nëntorin. Datë simbolike e cila përkon edhe me themelimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Përveç urimeve për festat kombëtare, nuk munguan edhe dedikimet në shenjën e kësaj dite për fillimin e një historie të re për përforcimin e bashkëpunimit, për zhvillimin dhe rrjetëzimin e sipërmarrjes së Diasporës Shqiptare kudo në botë! Në fjalën e tij hyrëse Z. Lekaj theksoi se në këtë ditë të shënuar nuk kremtojnë vetëm 109 vjetorin e Pavarësisë për të festuar, por edhe 2 vjetorin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. “Lindëm në mes të tërmetit dhe po mbijetojmë në Periudhën e Pandemisë. Një përvojë dy vjeçare, por shumë e vyer dhe me shumë rezultate”, tha ai.

Urime dhe përshendetjet nuk munguan edhe nga të Zv.Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kosovë Znj.Liza Gashi e cila tha se 28 Nëntori është dita më ndriçme dhe më e rëndësishme e Rilindjes tonë kombëtare.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës Z.Mark Gjonaj tha se, gjeografia na ndan, kombi na bashkon traditat na lidhin sëbashku dhe të gjitha interesat që Dhoma e Biznesit të Diasporës përfaqëson. Por të mos harrojmë që dita e flamurit nuk ka ardhur falas. Kanë paguar për këtë ditë. Është paguar me gjak, për dekada me radhe, me sakrifica, madje edhe me jetë. Dhe nuk mund ti harrojmë këto sakrifica kurrë. Dhoma e Biznesit të Diasporës që përpiqet të na bashkojë, dhe dua të përmend një proverb që thotë “ Nëse doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm, nëse doni të shkoni larg shkoni së bashku. Dhoma e biznesit po na bashkon që kombi jonë të shkoj më larg. Ndërsa kryetari i rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër, Z.Qamil Jusufi deklaroi se se, do të ishte mirë të ishim në shërbim të atdheut tonë edhe më shumë. Pandemia na ndau dhe na e vështirësoi shumë punën këto dy vite, por uroj që vitit që vjen të kemi punë edhe më të medhaja. Urime dhe suksese.

Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Z.Lazim Destani u shpreh ndër të tjera se, “28 Nëntori është festa jonë më e madhe, është më e rëndësishmja, dhe si e këtillë do të mbetet përgjithmonë, thellë në mendjet dhe në zemrat tona.

Fjala e plotë e filantropit Lazim Destani:

Përshëndetje bashkëkombës, mikesha e miq të dashur!

Gëzohem shumë që po ju shoh kaq shumë pjesëmarrës, afaristë e përfaqësues të Odave Ekonomike e Tregtare, sipërmarrës të rinj e përfaqësues të qeverive të vendeve tona, ju anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Gëzohem që Dhoma e Biznesit të Diasporës në këtë ditë feste sonte na bën bashkë ashtu siç na ka bërë bashkë flamuri ynë kombëtar gjithmonë e kudo që jemi.

Dita e sotme, 28 Nëntori, është Dita e Pavarësisë, është Dita e Flamurit tonë kombëtar, andaj ky është dhe motivi i takimit tonë sot.Ndër shumë festa që ne kemi, 28 Nëntori është më e madhja festë e jona, është më e rëndësishmja, dhe si e këtillë do të mbetet përgjithmonë, thellë në mendjet dhe në zemrat tona.

Ishte pandemia ajo që, si në shumë raste tjera, nuk na lejoi të mblidhemi fizikisht bashkë porja ku jemi sonte në këtë takim virtual për t’ia kushtuar kësaj feste nderimin e merituar.

Atëherë mikesha e miq të nderuar, Ju uroj nga zemra të gjithëve,

Gëzuar Dita e Pavarësisë, Gëzuar Dita e Flamurit tonë Kombëtar!

Le ta shënojmë me krenari e plot gëzim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Le ta mbajmë lart këtë flamur që heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti e ngriti në kalanë e Krujës më 28 Nëntor të vitit 1443,dhe pastaj shekuj më vonë, Ismail Qemali në Vlorën heroike më 1912.Kjo festë e jona, gjithsesi është një ditë që na i kujton gjithë ato luftëra heroike të popullit tonë për liri e pavarësi, na i kujton përpjekjet e sakrificat e paraardhësve tanë brez pas brezi. Le ta nderojmë të kaluarën tonë të lavdishme.  Por nderimin më të madh ne atyre ua bëjmë kur gjithsecili prej nesh sot i përkushtohet punës apo detyrave të veta me profesionizëm e me përgjegjësi, me nder e me korrektësi.

Patriotizmi sot matet me punën që bëjmë, me detyrat që jemi ngarkuar, me profesionin që ushtrojmë. Puna që bëjmë,pavarësisht profesionit, qoftë mësues apo mjek, qoftë një teknik apo inxhinier, qoftë punonjësadministrate apo mjeshtër i një zanati, afarist apo i përfshirë në aktivitete shoqërore çfarëdo qofshin ato, kur gjithsecili e bën punën e vet me nder e korrektësi, me disiplinë e përkushtim, atëherë nuk ka pse mos të vijë zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendeve tona.

Me këtë rast sot, të gjithë Ju sipërmarrësve nga diaspora e nga vendet tona Ju përgëzoj për punën dhe arritjet tuaja.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, për një kohë të shkurtër nga themelimi i saj, ka shënuar rezultate të shkëlqyera në përmbushjen e misionit të saj. Si urë lidhëse e sipërmarrësve nga diaspora, Dhoma ka krijuar frymë mbarëshqiptare të bashkëpunimit ekonomik, duke treguar rezultate në rritjen e investimeve të diasporës në atdhe.

Në këtë frymë, gëzohem që edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës janë shumë aktive dhe të strukturuara mirë. Prandaj dua t’i përgëzoj ato për forcimin e bashkëpunimit me Dhomën e Biznesit të Diasporës duke e forcuar këtë trekëndësh bashkëpunimi mes vete.

Pra është tejmase i rëndësishëm dhe me interes për trojet tona bashkëpunimi i mirëfilltë mes Dhomave të biznesit e ato ekonomike nga të gjitha trojet tona, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e nga Mali i Zi.

Si për ta përfunduar fjalën time, në këtë ditë feste do të doja të shpreh kënaqësinë time për takimin në Elbasan të dy qeverive, Shqipërisë e të Kosovës. Marrëveshjet e reja të nënshkruara në këtë mbledhje na gëzojnë të gjithëve. Ato heqin pengesa kufijsh duke e bërë gjithnjë e më të lehtë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ato paraqesin hapa përpara drejt bashkimit tonë kombëtar.

Qendra Alert/Alert.al

Auron Çeçaj: Detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria për integrimin europian

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Auron Çeçaj jurist, konsulent nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka folur për nevojat dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria në kontekstin e integrimit europian.

“Duhet të kuptojmë se çfarë ka nevojë Shqipëria dhe administrata në kontekstin e integrimit europian. Jemi ende në fillesat e punës që duhet të bëjë Shqipëria për ta nisur rrugën e integrimit, duhet të rrisim shkallën e njohjes së legjislacionit europian, të kemi analiza të plota të mangësive në legjislacion dhe kapaciteteve për ta plotësuar atë legjislacion. Është problem në rajon dhe burimet njerëzore për vende si Shqipëria janë të kufizuara. Çfarëdo lloj burimi njerëzor që mund të angazhohet në këtë sfidë është i vlefshëm. Qoftë në vend apo jashtë Shqipërisë është angazhim dhe kontribut i veçantë. Sfida kryesore e Shqipërisë është reforma e administratës publike, rritja e kapaciteteve. Kjo nuk është e lehtë pasi kërkon investime dhe rritje të buxheteve, organikës së administratës publike. Janë vendime të vështira që duhet të marrë vendimarrja politike në Shqipëri. Shqipëria është një vend me realitet modest, ka nevojë për investime. Projekte të tilla që ofrojnë ekspertizë, burime njerëzore i japin një kontribut administratës dhe qeverisë që të angazhojë kapacitetet dhe burimet njerëzore të jashtme. Këto projekte janë shumë të vlefshme për Shqipërinë. Me modesti pa prentenduar që kemi bërë një revolucion, kemi arritur të sjellim diçka. Ekspertët e Ministrisë dhe Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave kanë nevojë për një oponencë, një këndvështrim ndryshe në shumë aspekte, kanë nevojë për punë komplomentare. Ne këtë e kemi bërë. Kemi shkuar më thellë analizës së mangesive ligjore dhe administrative. Projekte të tilla ofrojnë burime njerëzore dhe ekspertizë japin një marsh qeverisë shqiptare që të angazhojnë kapacitete të jashtme. Është e vështirë të kuptohet prespektiva për 3-4 vjet. Ekspertët e jashtëm mund të kontribojnë në këtë mënyrë, përmes ekspertizës së jashtme. Ujërat e komunikimit me Diasporën duhet të mbahen të forta, nëse do të rikthesh një pjesë të shqiptarëve në Shqipëri, e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE”-deklaroi Auron Çeçaj.

Qendra Alert/Alert.al

Juliana Cici: Diaspora, investim me kapacitete njerëzore dhe praktikat më të mira për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Juliana Cici Skema Eu Followship nga IOM ka folur për rëndësinë e përfshirjes së Diasporës si me kapacitete njerëzore edhe me praktikat më të mira për t’i ofruar Shqipërisë.

“Është e rëndësishme përfshirja e Diasporës dhe zëri i tyre, për ta parë jo më në kuadrin e investimit në kuadrin ekonomik, por edhe investues në kapacitetet njerëzore, përcjelljen e informacioneve, teknologji dhe praktikave më të mira ku ne jetojmë. Programi specifik IOM është ndër programe të para që përfshin Diasporën drejtpërdrejtë në punë konkrete për institucionet shqiptare. Pra, është një indikator i fuqishëm për përfshirjen e të gjithë aktorëve, për ta parë rolin e Diasporës ndryshe në përqasjen e burimeve njerëzore dhe ngritjen e kapaciteteve për Shqipërinë. Skema me programe specifike të IOM në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme italiane dhe operacione ndërkombëtare italiane që operojnë në Shqipëri implementohen drejptërdrejtë në institucionet shqiptare. Jam e angazhuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, në kapitujt 23 që lidhen me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut dhe kapitujt 24 që lidhet me drejtësinë, sigurinë dhe lirinë. Në fokus është fusha e gjyqësorit, antikorrupsionit, të drejtat e njeriut, minoritetet, çështje të shprehjes, barazisë ligjore. Kapitulli 24 përfshin çështje që kanë të bëjnë me azilin, emigracionin, çështjet e kufirit, fushën e doganave dhe çështje civile apo penale. Kontributi ynë është në 3 drejtime. Një pjesë e ekspertëve të IOM janë si urë lidhëse mes vendeve ku jetojmë dhe institucioneve shqiptare, një pjesë e angazhuar me hartim raportesh, draftim aktesh arsimore rajonale, me analizë ligjore aty ku ka mangësi, me përafrimin e  direktivave të BE. IOM ka ndryshim nga administrata, kjo lidhet me edukimin, ka më shumë ndërgjegjësim në përmbushjen e detyrave, kërkon punë të jashtëzakonshme. Janë përfshirë mjekë, veterinerë, ekspertë nga të gjitha fushat siç kërkojnë 33 kapitujt. Janë qytetarët fituesit e drejtpërdrejtë dhe interesi i integrimit. Agjencia e Diasporës do shërbejë si ura lidhëse për Diasporën me Shqipërinë. Nëse ka vullnet të mirë nga Shqipëria për të mbajtur marrëdhënie të mira, besoj se do mirëfunksionojë”-tha Juliana Cici.

Qendra Alert/Alert.al

Panajot Rumi: Diaspora, burim që sjell ndryshime pozitive në Shqipëri

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Panajot Rumi anëtar i Kryesisë, DHBDSH ka folur për rolin e rëndësishëm të Diasporës për Shqipërinë, përmes nxitjes dhe promovimit të zhvillimit ekonomik.

 

“Kur flasim për Diasporën shqiptare pas këtyre viteve është një kohë që ndihet ndryshimi dhe se po ndodh diçka pozitive në Shqipëri, nga një periudhë që cilësoheshim emigrantë, tashmë jemi transformuar në Diasporë. Diaspora përbën një burim që mund të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri. Diaspora në Greqi, Itali, Holandë kudo që ndodhen është rritur e zhvilluar në nivele europiane. Jemi përshtatur dhe të gatshëm që këtë njohuri dhe ekspertizë ta sjellim në Shqipëri. Biznesi luan rol të rëndësishëm. Dhoma e Biznesit të Diasporës nxit dhe promovon zhvillimin ekonomik. Jam krenar që jam pjesë e Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës, pasi aty kemi anëtar nderi presidentin Lazim Destani. Për mua si biznesmen i ri është e rëndësishme që njerëz që kanë dalluar jashtë dhe janë të suksesshëm duan të ndihmojnë vendin tonë. Historikisht Diaspora përveç zhvillimit ekonomik, ku biznesi luan rolin e saj është e nevojshme edukimi i një shteti. Etika, edukata, ekspertiza që kemi artikuluar në Diasporë e ndjejmë ta transmentojmë në vendin ku kemi lindur. Kjo luan rol të rëndësishëm në Shqipëri sidomos në sektorin e edukimit. Një mesazh pozitiv është që Diaspora ka marrë një iniciativë, forcë, kemi diçka më të organizuar. Ministria e Jashtme besoj se do suportojë, si Shqipëria edhe Diaspora kanë nevojë për njëra-tjetrën”-deklaroi Panajot Rumi.

Qendra Alert/Alert.al

Anila Smorgrav: Sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e kapitujve të integrimit

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Anila Smorgrav nënkryetare e KKD ka folur për urat e komunikimit mes Diasporës dhe Shqipërisë në përmbushjen e kapitujve të integrimit.

 

“Është vlerësuar nga Komuniteti Europian në 3 aspekte: Strategjia e 2018-2024 dhe 2021-2025, për t’i dhënë kredit punës që është bërë nga vendet Europiane edhe GIZ ka disa programe, që bëjnë afrimin e shqiptarëve që kanë jetuar në Gjermani për të kontribuar për Shqipërinë. Për afrimin e të gjithë shqiptarëve, për të kontribuar përkohësisht apo në mënyrë të hershme për t’u kthyer në Shqipëri. Në kuadër të programeve janë hartuar politikat e shtetit, ngritëm institucionet e para përveç ministrive, të dedikuara për Diasporën. Janë 4 institucione që dolën në bazë të kësaj strategjie, që janë të lidhura me zhvillimin e disa aspekteve kryesore dhe afrimin e kësaj gjenerate të këtij numri të konsiderueshmë të Diasporës, rreth 1.6 milion shqiptarë. Kjo ka qenë e lidhur përmes Agjencisë së Diasporës, përmes Qëndrës së Botimeve dhe shkollave të gjuhës shqipe, përmes qëndrës së studimeve arbëreshe dhe Fondi i Zhvillimit të Diasporës, që ka në fokus stimulimin e projekteve të reja, qoftë me financimin e projekteve në Shqipëri, qoftë me Diasporën. Aspekte të tjera kanë hedhur hapat e parë, platforma e rrjetëzimit të profesionistëve, të rinjve, të studentëve, të mësuesve të gjuhës shqipe. Është krijuar Këshilli Kordinues i mësueve të gjuhës shqipe, janë në kuadër të kësj strategjie. Shpresojmë të vazhdojnë me këtë ritëm. Është ndryshimi i kurrikulave, afrimi i Diasporës së pjesës kërkimore, shkencore, të afrimit të specialistëve tanë. Pandemia tregoi që kemi specialistë të mrekullueshëm, mjekët që na impresionuan të gjithëve. Ky shembull ka nisur në Akademinë e Shkencave, të inciativave nga Diaspora për të ngritur ura bashkëpunimi midis qendrave kërkimore dhe teknologjike, si ajo e Nanoteknologjisë. Sfida e Shqipërisë është në transformimin edukativ, që nga baza e fëmijëve deri në universitet, sidomos në ato publike, ka reforma, ka perpjekje. Jemi në të gjitha zonat e Shqipërisë, avantazhi i programit dhe përpjekjet e komunitetit dhe në nxitjen e integrimit është përfshirja e specialistëve shqiptarë, e Diasporës që kjo njohuri të mbetet në Shqipëri. Kjo kërkon strategji të vërtetë kombëtare, ku mund të ndihmojmë në sistemin edukativ. Në lidhje me fondin, pandemia dhe tërmeti krjuan probleme, ku një pjesë e fondeve u bllokuan, disa u reduktuan, pasi organizatat bllokuan disa projekte. Një bashkim forcash në çdo lloj aspekti ndikon në forcimin e lidhjeve, ekonomisë dhe integrimin. Për integrimin nuk janë 34 kapituj, janë shumë hapa për të bërë, duhet të kemi bashkëpunim. Këshilli koordinues është me 15 anëtarë vullnetarë, janë në hapat e parë, gjithë patëm vështirësi për shkak të pandemisë”-deklaroi Anila Smorgrav.

Qendra Alert/Alert.al

Enik Shytermeja: Do punojmë për të përmbushur kapitujt e integrimit, vonesat t’ja lëmë politikës

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Enik Shytermeja Konsulent IOM për Mjedis dhe Turizëm ka folur për ekspertizën, njohuritë dhe kontributin që sjellin shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për Shqipërinë.

“Pjesën e përfshirjes së Diasporës e shoh në dy nivele. Në nivelin klasik, aksion që është zhvilluar në Shqipëri, projekt që është thithja e trurit për t’u stabilizuar, është tejet i vështirë pasi kërkon një farë zgjedhje në aspektin profesional. Dhe alternativa e dytë është thithja e trurit në distancë, evolimin tonë në bazë të ekspertizës që këmi në fushën e kërkimit shkencor ose teknik për Ministritë e linjës në Shqipëri, për të ndihmuar dhe për të mbuluar ato aspekte që mund të jenë pak bosh, mungesë kapaciteti apo në aspektin financiar. Të hapim dhe të përfundojmë me sukses kapitujt e integrimit. Këto kapituj kërkojnë analizë dhe ekspertizë teknike duke përdorur këtë burim shqiptarësh prej 1.7 milionësh që jemi jashtë dhe me njohuri në institucionet tona përkatëse, që të kontribohet edhe në Shqipëri në mënyrë indirekte. Detyrat janë të shumta, unë jam fokusuar te kapitulli 27 tek mjedisi, ndër më të rëndësishmit. Është kapitull tejet kompleks, edhe pse puna jonë me IOM, me ekspertë të ndryshëm duke përfshirë dhe atë ligjor, procedurën e punës të ndarë në disa faza. Hapi i parë është studimi i situatës aktuale, bëjmë analizën e boshlleqeve ligjore dhe teknike në Shqipëri e bëjmë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Më pas kemi detajuar një plan strategjik afatshkurtër për t’i shërbyer nevojave emergjente dhe aftatmesëm në kuadër të integrimit. Detyrat janë të shumta për integrimin, është një kapitull tejet kompleks, bashkëpunoj me një ekip të IOM, kemi ekspertizë me konsulentë të ndryshëm. Procedurën e punës e kemi të ndarë në disa nivele, mbi analizën teknike, ligjore në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit. Një nga boshlleqet e Shqipërisë është burimet njerëzore në aspektin financiar. Kemi iniciuar marrëveshje me Ministritë, që janë praktikat më të mira. Duke ditur vështirësitë e Ministrisë në aspektin buxhetor, jemi fokusuar tek cilësia e ajrit, kemi lancuar satelitët, mungon ekspertiza dhe po e forcojmë ne. Cilësia e ajrit në Tiranë nga matjet që kemi është e mirë, nuk është aq negative sa e parashtrojmë nga trafiku. Kemi propozuar se si të dizenojmë një rrjet monitorimi, bazuar në sistem të dhënash. Ajo që duhet është trajnimi i vazhdueshëm. Ne e kemi këtë trajnim, atë që ofrojmë është shkëmbim idesh, njohurish pak a shumë teknik, ideve të qarta për të kërkuar financim dhe si t’i ndërmerrni sa më shpejt për t’i përmbushur kapitujt dhe t’ja lëmë politikës vonesat. Jemi optimistë synojmë t’i bëjmë optimistë edhe shqiptarët në Shqipëri”-tha Enik Shytermeja.

Qendra Alert/Alert.al

Shkodër, Lazim Destani nderohet me çmimin “Nënë Tereza”

Presidenti i nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, sipërmarrësi, filantropi  Lazim Destani është nderuar me çmimin “Nënë Tereza”. Çmim i akorduar në aktivitetin “Takimi i Shkodrës” organizuar nga “Gazeta e Alpeve” dhe bashkia e qyteti.

Z. Destani u nderua me këtë çmim për merita dhe kontribute të pakrahasueshme në mbrojtje të çështjeve dhe interesave shqiptare në të gjithë botën, për lartësimin e flamurit dhe të kombit shqiptar, si dhe për filantropinë e paçmuar ndër dekada, në të gjitha trevat shqiptare!

Çmimi ju dorëzua nga Konsulli I Nderit i Japonisë në Tirane  z. Avni Ponari.

Qendra Alert/Alert.al

Shkodra bën bashkë personalitete të ndryshëm rajonal, Lazim Destani: Fuqizim ekonomik e bën më të fortë kombin shqiptar

U zhvillua aktiviteti vjetor “Takimi i Shkodrës”. Qyteti i Shkodrës ka bërë bashkë personalitete të ndryshme e veprimtarë rajonal atdhetar, politik, kulturor e shoqëror të trojeve shqiptare në rajonin e Ballkanit në një tryezë diskutimi për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomiko-social. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Kryebashkiakja Voltana Ademi ishin, sipërmarrësi dhe filantropi Lazim Destani, Nikollë Camaj Drejtor i “Gazeta e Alpeve për Malin e Zi”; kryetar i LDSH-të parës parti  shqiptare (1990) në Mal të Zi i cili mbajti kumtesën, Shqiptarët në Malin e Zi dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë e Kosovën” , Filip Guraziu, ish kryetar i Bashkisë Shkodër (1992-’96) i cili mbajti kumtesën  “Korridori i Shpresës Adriatik-Alpe” etj.

Në fjalën e tij përshendetëse Z. Destani theksoi edhe një herë rëndësine e bashkëpunimet mes shqiptarëve duke nënvizuar se në kohët e sotme, korridoret, rrugët, investimet dhe fuqizimi i ekonomisë dhe bizneseve shqiptare anëmbanë vendeve tona e përtej tyre, janë ato që do ta bëjnë më të fortë kombin shqiptar, do t’i lidhin e mbajnë afër shqiptarët, pavarësisht se në cilin shtet jetojnë.

Fjala e plotë e Z. Lazim Destani

I nderuar zoti Lushaj,

E nderuar Kryetare e Bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi,

Të nderuar pjesëmarrës, nga të gjitha trojet tona, 

Ndihem i nderuar dhe kam kënaqësinë e veçantë që ndodhem sot në këtë takim këtu në Shkodër, në këtë qytet të lashtë të kulturës, dijes e të patriotizmit!

Më lejoni që t’ju përgëzoj për “Takimin e Shkodrës”, për këtë aktivitet mbarëkombëtar që tashmë po kthehet në traditë dhe që na bashkon të gjithëve me gjak shqiptari, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe pa harruar për asnjë moment Luginën e Preshevës.

Takimi i sotëm në Shkodër, ashtu si takimet që keni realizuar vitet e kaluara por edhe ato që do t’i zhvilloni vitet e dekadat e ardhshme, i kanë shërbyer e do t’i shërbejnë çështjeve mbarëkombëtare, të cilat kemi nevojë t’i mbajmë si vatra zjarri të ndezura.

Trojet tona kanë një histori shumëshekullore me luftëra e përpjekje të pareshtura për liri e pavarësi. Gjithmonë të ndara mes vete nën sundime të ndryshme, por përveç kufijve administrativë, asgjë nuk ka mundur të na ndajë e të na mbajë larg njëri-tjetrit.

Me këtë rast po e përmend shprehjen popullore “Shkup e Shkodër” që flet shumë për lidhjet dhe marrëdhëniet vëllazërore që e përshkojnë këtë brez gjeografik. Sa për ilustrim, në historinë tonë jo të largët, ishte shkodrani Lazër Mjeda, vëllai i rilindasit tonë të madh Ndre Mjeda, i cili nga viti 1909 deri në 1921 shërbeu si kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Gjatë periudhës 13 vjeçare të shërbimit të tij si klerik në Shkup, Lazër Mjeda në qendër të aktiviteteve të tij e kishte çështjen kombëtare. Këtë e dëshmojnë vet fjalët e tij kur thotë, “Unë nuk di politikë tjetër, por me ba detyrën teme, si shqiptar e si ipeshkëv”.

Ndërsa në kohët e sotme, korridoret, rrugët, investimet dhe fuqizimi i ekonomisë dhe bizneseve shqiptare anëmbanë vendeve tona e përtej tyre, janë ato që do ta bëjnë më të fortë kombin shqiptar, do t’i lidhin e mbajnë afër shqiptarët, pavarësisht se në cilin shtet jetojnë.

Sot, ne të gjithë së bashku, përmes aktiviteteve të ndyshme, me nisma individuale apo grupore, me lobime, me ekonomi e biznese të forta, me shpirt e zemër të bashkuar, mund dhe duhet ta japim kontributin tonë që trojet tona të ndihen një, të jenë kurdoherë bashkë dhe të gjithë ta lartësojmë flamurin tonë kombëtar.

Kjo arrihet me veprat e çdonjërit prej nesh, me përpjekjet tona, duke i shërbyer kombit gjithsecili në mënyrën e tij, pavarësisht se ku ndodhemi fizikish. Shpirti e zemra jonë duhet kurdoherë të jenë tek trojet tona.

Edhe një herë, ju përgëzoj për këtë aktivitet kaq të bukur e me shumë vlera për trojet shqiptare!

Qendra Alert/Alert.al