Menu

Diaspora

Takimi letrar "Azem Shkreli", mes dhjetra figurave, edhe Lazim Destani: Jam krenar që e njoha veprimtarin me vlera të larta

Takimi i përvitshëm letrar “Azem Shkreli” u mbajt edhe këtë vit në Dyseldor të Gjermanisë, ku pjesë e këtij aktiviteti ishin personalitete të letrave, historisë, studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora. Mes tyre, ishte dhe filantropi e atdhetari Lazim Destani, i cili e njoftoi aktivitetin dhe pjesëmarrjen në të.
“Takimi Letrar ‘zem Shkreli’, që për çdo vit organizohet në Gjermani, u mbajt dje në hapësirat e Klubit Ekonomik të Dyzeldorfit. Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në këtë manifestim, ku ashtu si viteve të kaluara, për ta nderuar, për t’i dhënë bukurinë e për ta respektuar këtë ngjarje artistiko-letrare kishin ardhur shkrimtarë, historianë e studiues që punojnë e veprojnë në diasporë por sigurisht edhe nga trojet tona”, shkruan Destani. Sipas tij, paraqitjet e folësve në këtë manifestim nderuan dhe respektuan fjalën e shkruar shqipe dhe kolosin e saj, lirikun modern Azem Shkreli, i cili i dha aq shumë letërsisë dhe kombit tonë.

“Jam krenar që pata fatin të takohem shpesh e ta kem mik këtë njeri dhe veprimtar me vlera të larta. Bukuri të veçantë kësaj ngjarje letrare i dha nderimi me çmime për poezinë më të mirë si dhe pikat muzikore me këngën e bukur shqipe”, thekson Destani.
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës dhe u diplomua në Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Prishtinë. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Ai vdiq në pranverën e vitit 1997.
Alert.al

I ftuar nga Bundestagu në Takimin vjetor, filatropi e atdhetari Lazim Destani, në krah të politikanëve e biznesmenëve nga e gjithë bota

Një nga zërat më aktiv për çështjet shqiptare dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, filantropi e biznesmeni Lazim Destani, për dy ditë me radhë ishte në Berlin, i ftuar nga Bundestagu Gjerman.

Z.Destani ishte i ftuar në takimin e përvitshëm të Berlinit, krahas figurave e personaliteteve të politikës dhe biznesit nga e gjithë bota.

“Me kënaqësi po marr pjesë të takimin e përvitshëm të Berlinit, i ftuar nga Bundestagu Gjerman, ku po zhvillohen diskutime për Europën e bashkuar, për integrimin e Ballkanit dhe rrugën e tij drejt një zhvillimi të përparuar perëndimor”, njofton Destani në faqet e tij zyrtare në rrjete sociale. “Takimi vjetor i Berlinit, krahas deputetëve të Bundestagut e politikanëve gjermanë, edhe këtë vit i bëri bashkë shumë personalitete nga jeta aktive politike dhe nga sfera e biznesit, të ardhur nga e gjithë bota. Ndër temat e ndryshme këtu, diskutime të frytshme zhvilluam edhe mbi nevojën e integrimit të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit në BE ndërsa vëmendje të posaçme i kushtuam çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën”, theksoi ai. Sipas tij, ky takim në Bundestag ishte një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare ku personalitete të shquara nga mbarë bota, në frymë bashkëpunimi, ndajnë vizionin e përbashkët – vende progresive e të lira.

Alert.al

Mes nobelistëve e përfaqësuesve të Bankës Botërore, Filantropi e Biznesmeni Destani, në forumin e organizuar nga Ministria e Financave të Maqedonisë

Biznesmeni dhe filantropi i njohur nga Tetova, Lazim Destani, mori pjesë në Forumin për Ekonomi dhe Financa, “𝗥𝗿𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝗵𝗲̈ 𝗣𝗮𝗾𝗮𝗿𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝗠𝗲̈𝗽𝗮𝘀𝘀𝗵𝗺𝗷𝗮”, organizuar nga 𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗙𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗮𝘃𝗲 𝗲 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁. Pjesëmarrjen në aktivitet ku ishte i ftuar, Kryetari iu Bordit Këshillit i gjkigandit ndërkombëtar “Ecolog International”, që drejtohet nga familja e tij, e njoftoi përmes rrjeteve të tij sociale.
“I ftuar nga Ministri i Financave Fatmir Besimi, e kisha për kënaqësi pjesëmarrjen në hapjen e këtij Forumi që po i zhvillon punimet sot e nesër në Shkup. Në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë për vendin dhe rajonin marrin pjesë ekspertë të ekonomisë e financave nga vendi dhe rajoni ynë, Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, Nobelisti amerikan Paul Krugman, Zv.Presidentja e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore Anna Bjerde, e të tjerë. Prezenca dhe fjalimi kryesor i mbajtur nga Nobelisti Krugman, Profesor i shquar i Ekonomisë në universitetin City University of New York, ishte nder dhe me peshë të veçantë për këtë Forum”, njofton Destani.

Filantropi e biznesmeni merr pjesë në këtë aktivitet në Shkup, dy ditë pas Samitit të Biznesve të Diasporës, mbajtur në Prishtinë, ku dhe shprehu opinionin e tij për bizneset e trevave shqiptare, ato shqiptare të diasporës dhe kapacitetet e tyre për mundësi bashkëpunimi me ato ndërkombëtare.
Lazim Destani njihet si një ndër zërat më të fortë të çeshtje shqiptare e patriotike dhe një nga filantropët më të mëdhenj shqiptar.
Alert.al

“Forumin e Bizneseve të Diasporës” në Prishtinë, Lazim Destani: Nuk ka vepër më të madhe patriotike se sa rritja e eksportit dhe ekonomive të vendeve tona

Për dy ditë me radhë, filantropi dhe biznesmeni shqiptar nga Tetova, Lazim Destani, ishte i pranishëm në “Forumin e Bizneseve të Diasporës” të mbajtur në Prishtinë. Në këtë aktivitet ekonomik, morën pjesë mbi 360 biznese dhe biznesmenë nga Kosova, trojet shqiptare, diaspora, por edhe kompani e investitorë të huaj.
Por, veç aktivitetit, në këtë forum u zhvilluan dhe takime B2B, ku bizneset e diasporës dhe të huaja u takuan me ato vendase, duke u njohur më shumë për veprimtarinë e tyre dhe mundësinë që produktet vendase të eksportojnë jashtë vendit.
Ndërsa Destani, Kryetar i Bordit Këshillues të Ecolog-International, biznes që udhëqihet nga familja etij, postoi në rrjetet e tij sociale përshtypjet për këtë forum dhe rëndësinë e tij.
“Dje pata kënaqësinë të marr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës që i zhvilloi punimet në Prishtinë. Pjesëmarrja e më se 360 kompanive si dhe prezenca e Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarëve të shumë komunave të vendit, drejtoreshës së misionit të USAID në Kosovë, organizatës Germin, përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave të ndryshme e bëjnë këtë Forum të jetë i nivelit të lartë si dhe shpresëdhënës për rezultate konkrete. Në kuadër të punimeve të Forumit u zhvilluan dhe shumë takime B2B ku bizneset nga diaspora dhe ato të huaja patën mundësinë të takohen me kompanitë nga Kosova për t’u njohur më shumë me veprimtaritë e tyre dhe për t’i parë mundësitë që produktet e Kosovës të eksportohen jashtë vendit”, shkruan Destani. Më pasi, ai ka publikuar dhe disa pjesë nga fjala e mbajtur në Forumin e Biznesve të Diasporës”, ku spikat rëndësia e rritjes së kompanive shqiptare në trevat tona dhe nëpër botë dhe zhvillimi i tyre.

“Është thënë shumë herë se roli i diasporës shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendeve tona është kyç dhe i padiskutueshëm. Diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik, por edhe social e kulturor. Krahas aspektit të investimeve, vlerat e diasporës janë shumëdimensionale, si nga aspekti i transferimit të eksperiencave, dijeve, inovacioneve, kulturave e pse jo edhe të rrjeteve të bashkëpunimit me bizneset dhe kompanitë europiane nëpër vendet ku ne veprojmë dhe operojmë.
Sot nuk ka vepër më të madhe patriotike se sa rritja e eksportit dhe ekonomive tona. Ka akoma shumë hapësirë dhe potencial për përmirësim në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mendoj se, kompanitë e diasporës sonë në Europë e gjetiu janë urat më të fuqishme lidhëse të këtij zhvillimi.
Si në diasporë ashtu edhe në trojet tona, ne kemi rini të mrekullueshme, të rinj e të reja, të shkolluar e të përgatitur profesionalisht që e duan punën dhe janë me plot ambicje për të arritur suksese në jetë. Kjo paraqet kënaqësi të madhe për të gjithë ne, dhe ne jemi ata që duhet ta krijojmë hapësirën e veprimit të tyre. Arritja e këtyre synimeve duhet të mbështetet edhe me politikat ekonomike të vendeve tona për lehtësimin e këtyre trendeve”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, Lazim Destani.
Destani është veç tjerash, edhe Kryetar i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diaporës Shqiptare, filantrop i njohur, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, si dhe njëri prej shqiptarëve me aktivistë e më të denjë në çështjet shqiptare e patriotike.
Alert.al

Foto - Video / Biznese nga Diaspora dhe të huaja takohen me të Kosovës në Prishtinë. Lazim Destani: Kompanitë e huaja, të mahnitura nga investimet e shqiptarëve

PRISHTINË – Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte i mbushur sot me biznesmenë shqiptarë, pra nga Kosova e trevat tjera shqipfolëse, nga diaspora e investitorë të huaj, në aktivitetin e quajtur “Forumi i Bizneseve të Diasporës”. Mbi 360 biznese dhe biznesmenë nga Kosova, trojet shqiptare, diaspora por edhe të huaj, morën pjesë në aktivitetin e rëndësishëm të mbajtur në Prishtinë, njofton gazeta Zëri.

Në hapjen e këtij forumit, morrin pjesë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Drejtoresha e Misionit USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, Kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani, Kryetari i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri, Ylli Blakaj e shumë afaristë e personalitete të tjera nga fusha e biznesit.

Po ashtu, gjatë Forumit është mbajtur edhe një takim B2B, ku bizneset e diasporës dhe të huaja u takuan me ato vendase, duke u njohur më shumë për veprimtarinë e tyre dhe mundësinë që produktet vendase të eksportojnë jashtë vendit.

Në një intervistë për “Zërin”, Kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diaporës Shqiptare, Lazim Destani, i cili njihet edhe për kontributin e madh të rrjetëzimit të bizneseve të diasporës me ato që kryejnë aktivitet në trojet shqiptare, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, tha se udhëheqës të kompanive joshqiptare që kanë ardhur sot në Prishtinë, janë ndarë të habitur me mundësitë që ofrojnë kompanitë dhe prodhimet vendore.

“Ky nuk është Forumi i parë, diaspora ka pas edhe më herët forume të ndryshme por sot më të vërtet ka qenë një forum në nivel të lartë, ku kanë ardhur mbi 30 kompania të huaja, që do të thotë se pronarët nuk janë shqiptarë, por që bashkëpunojnë me kompanitë tona që veprojnë në diasporë dhe janë ndarë të kënaqur me kompanitë vendore që veprojnë në Kosovë”, tha Destani. Sipas tij, “më herët vizituam takimet e kompanive dhe bisedat që bëjnë njëri me tjetrin dhe ky është një sukses tjetër i madh dhe kompani të diasporës shqiptare që veprojnë në perëndim e që me sa kuptova unë janë 100 kompani që kanë ardhur në këtë Forum. Ishte nder që në këtë forum sot ishte kryeministri Albin Kurti, kryetarët e disa komunave, ku me të vërtet ishte takim shumë i frytshëm”, vijoi Destani për “Zërin”.

Ai lavdëroi gjithashtu edhe kompanitë vendase, të cilat i krahasoi me ato ndërkombëtare, ndërsa ftoi për më shumë unitet mes bizneseve të diasporës dhe vendore, por edhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Kompanitë tona kanë nivel europian dhe ndonjëherë ne nuk i dimë vlerat tona. Këto Forume janë mundësi e mirë bashkë me ju mediat që i shpalosni këto veprimtari dhe vlerat tona, të cilat janë shumë të vlefshme”, shtoi Destani.

Forumi që ka nisur sot do të vazhdojë edhe të shtunën, ku pjesëmarrësit nga Diaspora dhe të përfaqësues të bisneseve të huaja, do të vizitojnë disa kompani vendore nëpër disa qytete të Kosovës.

Burimi: Zëri.info

Foto / Video - Prezantohet në Berlin makina elektrike gjermane, pronë e familjes Destani. ND Group e Nazif Destanit, tashmë dhe në industrinë e automobilizmit

BERLIN – Familjes Destani nga Tetova e Maqedonisë së Veriut i shtohet dhe një tjetër kompani në mes te markave të njohura si Ecolog International apo EcoCare, pjesë e ND Group. “Next e.GO Mobile” është kompania më e re e familjes së Lazim Destanit, e cila dy ditë më parë ka prezantuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, veturat e para elektrike. Megjithëse “E.Go” prej disa kohësh kishte hapur sallonin e parë në Dyseldorf, zyrtarizimi i markës në pronësi të miliarderit Nazif Destani, djali i Lazim Destanit, dhe prezantimi zyrtar është bërë dy ditë më parë.

Në praninë e e mediave gjermane dhe shumë personazheve të njohura të botës së artit e kulturës, u zhvillua ceremonia e prezantimit në makinës “e.GO”, ku padyshim spikati futbollisti i njohur braziljan, Neymar, i cili është dhe imazhi zyrtar për vitin 2022 i këtij modeli. Kompania Next.e.GO Mobile SE, prodhuesi gjerman i automjeteve elektrike, ka njoftuar se, ka nënshkruar një partneritet global me NR Sports, përgjegjës për menaxhimin e futbollistit Neymar Jr, ambasador i modelit të quajtur “e.wave X” për vitin 2022.

Grupi ND dhe familja shqiptare Destani hynë në industrinë e makinave elektrike në vitin 2020 ngë Gjermani dhe për një kohë mjaft të shkurtër zgjeruan investimet e prodhimin, çelën sallonin e automjeteve, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shtete të ndryshme anëtare të BE-së për të investuar dhe zgjeruar kapacitetet e tyre të prodhimit të makinave elektrike, ku do ndërtohen fabrikat qindra milionë euroshe, ndërsa tani e prezantuan zyrtarisht produktin e tyre më të ri.
Duke qenë se Grupi ND është kurdoherë në vijën e parë përsa i përket përshtatjes me nevojat e tregjeve dhe të konsumatorëve, duket se bëri që të futet dhe në industrinë e makinave elektrike, e cila janë e ardhmja e afërt.
Grupi ND, me kompanitë e saj Ecolog, EcoCare, Next e.GO Mobile e shumë të tjera të shtrira në gjithë botën, janë pronë e familjes së filantropit dhe biznesmenit të njohur Lazim Destani, i njohur për bamirësitë e tij, për ndihmat për shqiptarët në trojet tona, si dhe një ndër aktivistët më të mëdhenj në çështjeve kombëtare dhe shqiptare.
Prezantimi zyrtar i makinës elektrike pronë e familjes së tij, nuk mund t’i shpëtonte as vetë Z.Destani, i cili padyshim s’kishte si të mos shprehte kënaqësinë e tij për këtë arritje të bizneseve të familjes së tij.

Një prezantim të detajuar të kompanisë dhe modelet e makinave, mund t’i gjeni dhe në linkun e mëposhtëm, që është dhe faqja zyrtare.
https://www.e-go-mobile.com/en

Alert.al

 

Forumi BE-Ballkani Perëndimor, i ftuar dhe filantropi e biznesmeni Lazim Destani: U diskutuan dhe çështje mjaft të rëndësishme për integrimin

SOFJE – Për dy ditë me radhë u mbajë në Sofje, Bullgari, Forumi i Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku çështje e bisedimeve ishin temat më të nxehta të aktualitetit, situata në Ukrainë dhe risqet e mundshme për Ballkanin. Gjithashtu, edhe çështjet e zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Përkrah personaliteteve të larta të Bashkimir Europian dhe Ballkanit, në këtë aktivitet ishte i ftuar dhe filantropi e aktivisti i çështjeve shqiptare, Z.Lazim Destani. Praninë e tij në këto takime dhe përmbajtjen e qëllimin e këtij forumi, Destani e ka njoftuar përmes rrjeteve të tij sociale.

Lazim Destani në Forumin e Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Bullgari

“Forumi i sivjetëm “BE takon Ballkanin” u mbajt dje në Sofje të Bullgarisë. Kjo ngjarje e rëndësishme në kryeqytetin bullgar, ku morën pjesë personalitete të larta të Bashkimit Europian, i bëri bashkë Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit si dhe përfaqësues të institucioneve të larta nga këto vende.

Në këtë Forum u shtruan e u diskutuan tema mjaft të rëndësishme për rajonin e Ballkanit dhe sigurisht mbi çështje që janë shumë aktuale. Ndër këto, vëmendje e vaçantë iu kushtua situatës në Ukrainë, luftës në këtë vend si dhe pasojave që mund ta prekin edhe rajonin e Ballkanit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me biznesmenin e filantropin Lazim Destani

Lidhur me temën ‘Përfitime nga integrimi’, ishte mjaft konstruktiv diskutimi mes Ministrave të Jashtëm të rajonit që u zhvillua nën moderimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Anëtarësimi i Kosovës në strukturat Euroatlantike, aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian morën gjithashtu vëmendjen e merituar ku të gjithë ishim dakord se janë tema që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë”, shkruan Destani në profilin e tij në Facebook.

Lazim Destani, është i njohur në mbarë shqiptarinë për filantropinë e tij, si dhe ndërkombëtarisht, si një nga zërat më të fuqishëm përsa i takon zhvillimit të trojeve shqiptare, apo edhe integrimit të tyre në BE. Ndërkaq, Destani është Kryetar i Bordit Këshillues në kompaninë Ecolog-International, pronë e familjes së tij, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë.

Alert.al

Bajrami, Ecolog dhe Lazim Destani gëzojnë qindra familje në nevojë në Maqedoninë e Veriut

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar ka njoftuar se, edhe me rastin e Bajramit, do t’u gjendet sërish pranë familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut. Siç ka bërë të ditur Z.Destani, Ecolog International, kompania e familjes së tij, edhe në këtë Bejram, do t’ju vijë në ndihmë qindra familjeve që ekonomikisht nuk e kanë të mundur të festojnë e gëzojnë si gjith të tjerët. Iniciativa e filantropit Lazim Destani dhe e Ecolog, ka të bëjë me ndihma për produkte ushqimore dhe ato bazë të jetesës. Por, Eccolog, ashtu si dhe vitet e kaluara, ka përgatitur nisjen e shpërndarjes së kuptonave, që janë të vlefshëm me një shumë të caktuar monetare. Këta kupona, u jepen familjeve në nevojë, të cilat më pas, me anë të tyre, mund të blejnë produktet bazë të shportës.

“Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë.

Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth.

Me këtë rast e falënderoj të gjithë rrjetin e atyre që u angazhuan për shpërndarjen, ndërsa uroj ky donacion të ketë sjellë ngrohtësi dhe gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve”, njoftoi Destani në rrjetet e tij sociale.

Ecolog International, kompania gjigande ndërkombëtare, pronë e familjes Destani, e kryen këtë punë për të distain vit me radhë, duke iu gjendur nevojtarëve në rastet më të veçanta dhe më të vështira. Përveç festive, si Bajram apo ato të fundvitit, Ecolog dhe familja e Destani kanë qenë ndihmë e madhe për shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës e Shqipëri edhe në ditët më të vështira, si tërmeti i 29 nentorin 2019, apo ditët e paparashikuara të pandemisë.

Në linket e mëposhtme mund të gjeni dhe rastet shpërndarjes së kuponave me vlera monetare në Maqedoninë e Veriut dy rastet e fundit.

https://alert.al/diaspora/filantropi-dhe-kompania-e-tij-ecolog-kupona-ne-ndihme-te-mijera-familjeve-lazim-destani-thirrje-biznesmeneve-tu-shtrijme-doren-nevojtareve/

 

Në një mënyrë krejt ndryshe, Ecolog dhe Lazim Destani, ndihma ushqimore për mijëra familje në Maqedoninë e Veriut. Ja se si…

 

Dhoma e Diasporës prezanton projektet për investime. Destani e Lekaj: Diaspora ka qenë gjithmonë faktor, është koha t'a kthejë vëmendjen në atdhe

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka organizuar ditën e sotme një takim me partnerë, donatorë dhe palët e interesit ku prezantoi “Perspektivat e reja të investimit në atdhe”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Z.Lazim Destani, Kryetari Ardian Lekaj, Zv.Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Znj. Artemis Malo, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali, Deputeti z. Lavdrim Krashi, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, Drejtore e këshillit të investimeve Diana Leka, znj. Jonida Lamaj nga Fondacioni Shqiptaro-amerikan për zhvillim etj, shkruan Gazeta e Diasporës.
“Jam i gëzuar sot që kam rastin t’ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë hibride me temën “Perspektivat e reja të investimit në atdhe”. Në fillim do të doja të theksoja vlerën që qeveria shqiptare po i jep Diasporës sonë sot. Pjesëmarrja nga ana e qeverisë këtu vërteton edhe njëherë këtë bashkëpunim. Rrugëtimi ynë së bashku, Qeveri – Diasporë, mund të them se ka konsoliduar suksese. Familja jone e gjerë në Diasporë, që janë dhe ambasadorët e kulturës së vendit tonë. Historitë e suksesit në diasporë janë të panumërta, ato shërbejnë edhe si ura lidhëse, si ndërmjetësues dhe lobues të shkëlqyer për vendin tonë që besoj i lexoni në Gazetën e Diasporës” tha kreu i Dhomës së Biznesit në fjalën e tij duke theksuar se ndikimi social-ekonomik dhe pritshmëritë e Diasporës shqiptare gjatë kësaj periudhe 3-vjecare kanë evoluar me shpejtësi dhe kjo kërkon nga të gjithë mjete dhe rrugë të reja edhe më efektive të angazhimit.
“Theksoj edhe njëherë se objektivi ynë si Dhomë e Biznesit të Diasporës Shqiptare është, që në bashkëpunimin qeveri-diasporë, të fokusohemi në fushën e biznesit, ku je theks të veçantë do të marrin të rinjtë, që janë dhe e ardhmja e vendit.
I pranishëm në këtë tryezë Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit Z.Lazim Destani tha se, takimet si ky, me një prani të figurave e personaliteteve më relevante, janë ato që mund ta japin më të mirën për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta, për investime të reja e për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Të ndodhur në këto rrethana, komuniteti i biznesit, sidomos bizneset e Diasporës të mbështetur nga Qeveria dhe në bashkëpunim me Organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja. Nga kjo pikëpamje e shikoj si shumë të rëndësishëm rolin dhe angazhimin e bizneseve të Diasporës shqiptare duke theksua se rrjetëzimi dhe mobilizimi i tyre përmes mekanizmave financiarë, përbëjnë bazë solide për krijimin e një uniteti mbarë shqiptar” u shpreh ai ndër të tjera.
Ndërsa zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Artemsi Malo tha se: “Ndonëse, diaspora aktualisht mund të jetë hezituese për të investuar ose zgjeruar biznesin në vendlindje, një potencial i tillë ekziston dhe duhet të shfrytëzohet, duke lehtësuar ndërveprimin, bazuar në interesa të përbashkëta ndërmjet bizneseve në vendet pritëse dhe Shqipërisë. I rëndësishëm në këtë proces është edhe transferimi i njohurive, duke pasur parasysh diapazonin e gjerë intelektual dhe teknologjik që diaspora mbart.
Ofrimi i mundësisë ndaj Diasporës për të kontribuar në zhvillimin e vendit do të rriste ndjenjën e përkatësisë së tyre në Shqipëri, dhe në të njëjtën kohë do të krijonte besim ndërmjet diasporës dhe institucioneve vendase.

Organizatat dhe shoqatat e Diasporës përfaqësojnë zërin e anëtarëve të Diasporës në vendet pritëse dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në proceset strategjike vendimmarrëse në Shqipëri, si dhe mund të nxisin nisma të çmuara për bashkëveprimin shoqëror, ekonomik dhe intelektual ndërmjet diasporës dhe vendit origjine”.
Ndërsa ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali tha se: Diaspora shqiptare është faktor i renesishme i zhvillimit të Shqipërisë. Angazhimi sjell vlerë të shtuar jo vetëm për fluksin financiar por më e rëndësishmja për dijen dhe shkëmbimin e eksperiencave. Përtej investimeve të vendit tonë Diaspora është promovuesi më i mirë i markave shqiptare “Made in Albania” që kërkojnë zgjerim rajonal dhe jo vetëm. Diaspora ka qene gjithmonë faktor në biznesin tradicional, por vitet e fundit po luan një rol të rëndësishëm në forcimin e ekosistemit të start up-ve në Shqipëri i cili ka lindur në vitet e fundit.
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi tha se përgjatë dy viteve të fundit teksa mori udhë ky instrument shumë i rëndësishëm për të hapur një kapitull të ri midis Diasporës dhe Shqipërisë për disa arsye.
“Në pak muaj ka fillua të ndihet fakti që në Shqipëri tani po menaxhohet një mekanizëm nga njerëz të diasporës të cilët e dinë çfarë është biznesi në Diasporë”, tha ai.
Deputeti Lavdrim Krashi tha ndër të tjera: Kontributi i Diasporës si në aspektin individual edhe në atë ekonomik në familje por edhe në tërësi për ekonominë shqiptare, janë të ditura nga të gjithë. Është me të vërtetë kënaqësi që zhvillohen inicitaiva të tilla ku roli i Diasporës vlerësohet dhe konsiderohet për ta forcuar atë edhe më tej.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete u përqendrua te mundësitë dhe hapësirat e krijuara përmes ligjeve të reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive për përfshirjen e Diaporës në investime në Shqipëri nëpërmjet instrumenteve të reja financiare.

Ligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” ka mundësuar krijimin e fondeve alternative të investimit, si edhe ka krijuar hapësira për kanalizimin edhe të investimeve të Diasporës nëpërmjet fondeve me kapital privat në projekte zhvillimi në Shqipëri. Gjithashtu, me ligjin e ri për tregjet e kapitalit është krijuar arkitektura e nevojshme ligjore dhe është plotësuar infrastruktura për tregtimin e instrumenteve të reja financiare, siç mund të jetë Obligacionet e Diasporës. Kuadri ligjor e rregullator mundëson emetimin e obligacioneve me ofertë publike, përveç emetimeve të deritanishme me ofertë private. Në këtë mënyrë, Korporatat Publike mund të emetojnë Obligacione me Ofertë Publike, të drejtuara ndaj Diasporës, për të gjeneruar financime për projekte të veçanta zhvillimi, të cilat mund të përfshijnë direkt Diasporën Shqiptare përmes blerjes së këtyre titujve.
Në fund të takimit anëtaret e bordit këshillimor të Dhomës së Biznesit të Diasporës Dr. Elisabeta Katiaj dhe Soana Prof. Asc. Soana Japullari prezantuan dy projektet ambicioze: “Fluturo me shqipen” dhe “Instrumenti financiar i Diasporës”
Qëllimi kryesor i projektit “Fluturo me shqipen” është të theksojë rëndësinë e produkteve “Made in Albania“ , promovimin e tyre si dhe të krijojë mbështetje për krijimin e një zinxhiri vlerash nga prodhimi në depërtimi i tregut, drejt konsumatorit shqiptar në diasporë. Pasi sipërmarrja e Diasporës zotëron kapacitetin e duhur për të rritur prodhimet vendase nëpërmjet fuqizimit të Markës Shqiptare. Në të njëjtën kohë, kjo nismë do të ketë një ndikim pozitiv në punësimi dhe rritjen e të ardhurave, duke kontribuar për një të qëndrueshme ekonomisë.
Ndërsa projekti i dytë “Instrumenti financiar i Diasporës” synon krijimin e Logjistikës Financiare për Zhvillimin e Investimeve të Diasporës Shqiptare në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë. Një instrument i cili do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve shqiptare në mbarë botën. (diasporashqiptare.al)

Më poshtë, gjeni fjalën e plotë të filantropit dhe biznesmenit Lazim Destani, mbajtur në aktivitetin e Dhomës së Diasporës Shqiptare, ku është President Nderi.

Të nderuar Ministra dhe Zëvendësministra,
Të nderuar përfaqësues biznesesh dhe gjithë ju të pranishëm,
Kam nderin dhe kënaqësinë që po marr pjesë në këtë takim të rëndësishëm të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Sigurisht që takimet si ky, me një prani të figurave e personaliteteve më relevante, janë ato që mund ta japin më të mirën për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta, për investime të reja e për zhvillimin ekonomik të vendit.
Tashmë po bëhen vite kur jo vetëm populli ynë por e gjithë bota po kalon periudha të vështira njëra pas tjetrës.
Akoma pa e harruar pandeminë dhe në përballje me pasojat e saj, e gjithë bota po e ndien goditjen që i erdhi ekonomisë globale si rrjedhojë e luftës Rusi – Ukrainë.
Të ndodhur në këto rrethana, komuniteti i biznesit, sidomos bisneset e diaspores te mbështetur nga Qeveria dhe në bashkëpunim me Organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja.
Nga kjo pikëpamje e shikoj si shumë të rëndësishëm rolin dhe angazhimin e bizneseve të Diasporës shqiptare.
Rrjetëzimi dhe mobilizimi i tyre përmes mekanizmave financiarë, përbëjnë bazë solide për krijimin e nje uniteti mbare shqiptare.
Bizneset e Diasporës Shqiptare janë ato që mund ta krijojnë më së miri rrjetin e shitjeve si dhe ta bëjnë promovimin e produkteve të vendit.
Deshiroj qe ta pergezoj Dhomen e Bisnesit me stafin ketu ne Tirane, e cila eshte duke bere nje pune shume te mire, me angazhim te pa lodheshem ,duke sherbyer si nje ure lidhese per Bisneset e Diaspores shqipetare.
Po ashtu pergezoj edhe gazeten Diaspora Shqiptare e cila me perkushtim shume te madhe, percjell aktivitetet e mbare Diaspores, duke u bazuar ne shkrime te verteta dhe te besueshme.
Pa e zgjatur më shumë,
Ju falënderoj të gjithë pjesëmarrësve për gatishmërinë dhe kontributin tuaj shumë të çmueshëm duke uruar që kjo Tryezë, përmes ideve dhe projekteve për investime në atdhe dhe për rritjen e eksporteve, të japë sa më shumë rezultate!
Ju faleminderit!

 

Presidenti i Dhomës së Diasporës, Lazim Destani pret në Düsseldorf Kryetarin Ardian Lekaj: Diskutuam për forcimin e Dhomës dhe të aktiviteteve për diasporën

Presidenti i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani dhe Kryetari Z. Ardian Zekaj, u takuan në Düsseldorf, në zyrat e filantropit dhe biznesmenit të njohur. Siç njoftoi vetë Z.Destani në rrjetet sociale, biseda me Z.Lekaj u përqendruar në çështje që lidhen me Diasporën, si dhe forcimin dhe aktivitetet e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Destani dhe Lekaj janë dhe anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe dy prej personave më të angazhuar për mbajtjen gjallë të institucioneve dhe aktiviteteve që kanë lidhje me diasporën. Kjo, veçanërisht pas shkrirjes së MInistrisë së Shtetit për Diasporën.

Alert.al