Menu

Ekonomi

Nga Kukësi në Zvicër me 69 franga? Nisin fluturimet, në aeroport ulet nesër avioni i parë nga Zvicra

Nesër në orën 15:45 do të ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit. Fluturimi i parë bëhet nga Zvicra. Sipas njoftimit zyrtar bileta kushton 49 franga. Më herët kryeministri Rama kishte paralajmëruar se fluturimet do të nisnin ne 15 korrik, por me sa duket filluan më shpejt.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit😍

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti✌️

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruante Rama.

alert.al/

 

Bujqësia/ Nga 350 mijë ferma, morën subvencion nafte vetëm 20652 aplikantë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa nga përfitimet që fermerët kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

Përmes një videoje të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Rama thekson se gjatë kësaj periudhe kanë përfituar në total 20.652 fermerë nga i gjithë vendi.

“Ulje të kostos së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve/eksporteve bujqësore. Formalizim i aktivitetit bujqësor. Fondi në dispozicion 10 mln $. Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal. 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT”, thuhet mes të tjera në videon e ndarë nga kryeministri Rama.

Në të gjithë vendin janë 20.651 aplikime në skemën e përfitimit, ndërsa theksohet se 30% më shumë fermerë janë të pajisur me NIPT. Sipas statistikave ne Shqipëria ka rreth 350 mijë ferma, të cilat nuk janë të gjitha të formalizuara tek Tatimet.

alert.al/

 

Sot hyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm TPL, shkurtohen afatet e dëmshpërblimit

Hyn sot në fuqi, Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili parashikon disa ndryshime të rëndësishme, si:

Shkurtimin e afatit të pagesës së dëmeve, uljen e kostove për të siguruarit dhe uljen e shpenzimeve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit me anë të nënshkrimit të “Raportit Evropian të Aksidenteve” për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë. Përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur ai blen policën e sigurimit, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes.

Ky raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkangjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.

Përmirësimin dhe saktësimin e procedurave dhe afateve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit. Në projektligj parashikohet që afatet për trajtimin dhe pagesën e dëmshpërblimit të jenë:

-90 ditë për dëme ndaj personit;

-30 ditë për dëme ndaj pronës; si dhe

-14 ditë për dëme ndaj pronës me vlerë deri në 100,000 lekë.

Gjithashtu saktësohen afatet, duke përcaktuar se data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim është data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues. Në rastin kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, është parashikuar detyrimi i shoqërisë për t’ju drejtuar me shkrim konsumatorit, për plotësimin e dokumentacionit, brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës. Ligji parashikon edhe afatin për kryerjen e pagesës së dëmit nga shoqëria e sigurimit, që është brenda 14 ditëve, pasi ka përfunduar trajtimi i kërkesës.

Adresohen problematikat e deritanishme të Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe ngërçi me Fondin e Kompensimit. Në ligj është parashikuar e drejta e shoqërisë së sigurimit që të kryejë funksionet e entit kompensues, për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe parashikimi për rastet që trajtohen direkt nga Byroja. Kështu, nëse një i siguruar te shoqëria e sigurimit X ose personi që ndodhet në këtë mjet, pëson një aksident shkaktuar nga një mjet i pasiguruar, ose nga dikush që largohet nga vendngjarja, rasti nuk shkon më automatikisht te Byroja Shqiptare e Sigurimit për t’u trajtuar si Fond Kompensimi, por të dëmtuarit (përfituesit) i lind e drejta që kompensimin t’ia kërkojë direkt shoqërisë që ka lëshuar policën e sigurimit. Ndërsa për rastet që trajtohen dhe paguhen nga Byroja, krijohet Fondi i Kompensimit, i cili sipas ndryshimeve ligjore ka në çdo moment si fond garancie një vlerë minimale prej 150 milionë lekësh.

Rritja e masës së dëmshpërblimit që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit në 1 korrik dhe pastaj në mënyrë graduale, duke filluar nga 1 janari 2022 deri në datë 31 dhjetor 2026. Në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit parashikohet një rritje me 50% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës, (nga 10 në 15 milionë lekë), të rreth 85% të mjeteve motorike. Gjithashtu parashikohet një rritje me 33% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot (nga 15 në 20 milionë lekë). Limiti për person në një ngjarje sigurimi parashikohet të rritet me 10% (nga 20 në 22 milionë lekë) dhe më 31.12.2026 shkon nga 22 milionë lekë në 32 milionë lekë, duke u rritur me 60%. Limiti për ngjarje sigurimi në harkun 5 vjeçar për dëme pasurore dhe jopasurore do të rritet me 37.6% (nga 54.5 milionë në 75 milionë lekë).

alert.al/

Kursi i këmbimit/ Forcohet dollari amerikan, zhvlerësohet euro

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,14 lekë dhe këmbehet me 103,10 lekë, ndërsa euro u zhvlerësua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 122,67 lekë.

Paundi britanik u ngjit në kuotën 142,96 lekë, duke shënuar një rritjen me 0,01 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 111,92 lekë, ose 0,12 lekë më pak se një ditë më parë.

Reportazh/ Turizëm malor në bjeshkët e malit të Sharrit, shumë pranë Prizrenit

Natyra ka dhuruar bukuritë përrallore, në bjeshkët, malet, alpet shqiptare, ndërsa udhëtimi ynë ka destinacion Parkun Kombëtar në Malet e Sharrit, ndërsa e konsideronim një zonë të virgjër, dhe vetem pak të njohur. Më së shumti për zonën turistike e kishte përshkruar një miku ynë nga një fshat i Prizrenit. Esheref Qafleshi nga fshati Opoje në Komunën Dragash pranë Prizrenit, adhurues i natyrës, na ofroi të njiheshim me Parkun Kombëtar Mali i Sharrit. Ai kishte dëshirë që mediat shqiptare të pasqyronin turizmin malor te Kosovës. Sigurisht një rast i tillë ishte tregues i qartë për vlerat e natyrës dhe bukuritë që të ofronte Parku Kombëtar në Malin e Sharrit.

Prizreni qyteti historik është ndalesa e parë, ndësa aty do të mësojmë dhe rrugën për në zonën turistike. Rruga duket disi e vështirë nga ngjitjet malore, ndërsa na e lehtësoi lëvizjen panorama e mrekullueshme e cila na shoqëron deri në zonën turistike. Një rrugë e asfaltur mrekullisht, në të dyja anët e pyllëzuara dhe e ruajtur me fanatizëm. Lez quhet fshati i vogël me shumë histori, por me një numër të vogël banorësh, ndërsa më pas rruga gjarpëronte. Pranë një lugine shfaqet Zaplluxha një fshat tjetër i bukur. Aty do të na priste dhe miku ynë Esherefi dhe sëbashku do vijonim udhëtimin për afro tre km deri në Parkun Kombetar Mali i Sharrit. Sa më shume ngjiteshim  në bjeshkë aq  dhe më shumë uleshin temperaturat e ajrit. Sapo mbërritëm në hyerje të zonës turistike, një karvan autoveturash po ktheheshin nga Parku Kombëtar. Qëllimi i tyre ishte të eksploronin natyrën e bukur të Parkut Kombëtar, garuesit me mjete vinin nga  trevat të ndryshme të Kosovës.

Ndërsa ndaluam të shijonim lëizjet e zhurmshme të automjeteve, ne prezantohemi me Kaltirnën punonjëse pranë një lokali shumë të këndshëm nga paraqitja vizuale. Ndodhej në hyerje të Parkut Kombëtar. Ajo na ofroi të vizitonim ambjentet e brendëshme aty ku dhe ajo punonte si menaxhere. Një lokal karakteristik tradicional, i punuar me mjeshtëri shumë i përshtatshëm për zonën. Klatrina na tregon se fundjava është e mbushur me vizitorë, disa prej tyre ishin turistë të huaj dhe kishin preferua të shijonin panoramën magjepse jashtë lokalit, të tjerë në ambjentet e brëndshme.

Parku Kombëtar i Sharrit është një zone me mrekulli, me shumë gjallesa, kafshë të egra dhe ajo çka relakson turistët është natyra. Më pas ajo na tregon dhe për barin që administrohet nga tre banorë të zonës. Turistët vendas dhe të huaj preferojnë gatimet tradicionale me prodhime të zonës, të apasionuar pas këtyre gatimeve.

Klatrina ka dëshirën e madhe të na prezantojë deri në detaje për zonën turistike, në tokën e shqipeve, duke  vijuar bashkëbisedimin. Parku Kombëtar i Sharrit përfaqësohet nga mbi 1500 specie të bimëve vaskulare, Fauna me 32 lloje gjitaresh 200 lloje të zogjve, dhe më pas zvarranikë, amfibe disa lloje të peshkqve etj.

Parku Kombëtar ka një sipërfaqe prej 53.272 ha dhe gjendet në pjesën e maleve të Sharrit, vargmal që shtrihet me Shqipërine verilindore, Kosovën juglindore dhe Maqedoninë e Veriut në veriperendim.

Komuna e Dragashit në Kosovë ka një mori mundësish akoma të pa eksploruara për aktivitete në natyrë dhe turizëm, duke përfshirë gjurmimin e kafshëve, vëzhgimin e zogjve dhe vëzhgimin e natyrës (përfshirë për qëllime akademike dhe kërkimore), peshkimi, shëtitje dhe ecje në kodër, biçikletë malore, kampimg & piknik, eksplorimi i trashëgimisë, arkeologjisë dhe kulturës rurale, skijim, kalërim, çiklizëm, produkte vendore natyrore dhe të kultivuara (barishte, mjaltë, fruta dhe perime).

Kompleksi turistik “n’Bjeshkë” ( Guri i Zi) ndodhet 3.5 km nga pjesa e banuar e fshatit Zaplluxhë në Komunën e Dragashit dhe mund të arrihet përmes një rruge të asfaltuar. Fshati Zaplluxhe (në territorin e Komunës së Dragashit) kufizohet me Komunën e Prizrenit dhe Maqedoninë e Veriut dhe përmes dy linjave rrugore mund të arrish në zonën turistike, ku dhe gjen shijen e natyrës, mikpritje, sikurse dhe gatimet tradicionale.

Në të gjithë zonën do të gjesh shumë burime natyrore të ujit.

Kompleksi turistik “n’Bjeshkë” (te Guri i Zi)  punon për t’u bërë katalizator i turizmit dhe zhvillimit ekonomik të kësaj zone rurale. Operatori i themeluar përfaqëson një mundësi punësimi veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, duke synuar zbutjen e papunësisë dhe mungesën e mundësive të punësimit në këtë zonë rurale.

Krijimi i shërbimit të akomodimit brenda natës dhe përfshirja e atraksioneve të parashikuara do të rrisë numrin e  vizitorëve në periudhën e qëndrimit të tyre në kompleksin turistik dhe në zonë. Kjo do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për biznesin dhe do të gjenerojë nevojën për punësim.

Qëllimi kryesor i biznesit është zgjerimi dhe ofertën për mundësitë e  turizmit malor me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale përmes infrastrukturës së përmirësuar, krijimit të atraksioneve ivonative dhe integrimit të produkteve vendore, specialiteteve gastronomike dhe bukurive natyrore në një paketë të konsoliduar të ofruar nga kompleksi  që ndodhet  te Guri i Zi në fshatin Zaplluxhe të Kosovës.

Klatrina Qafleshi vijonte studimet për doktoraturë dhe ishte mjaft intelegjente e apasionuar për natyren, fshatin, historinë dhe traditat e vendit të saj Kosovën, ajo na ofroi mikpritje, na prezantoj gjithçka për zonën e mrekullueshme të Parkut Kombëtar, dhe largohemi me shumë mbresa nga këta njerëz punëtorë, patriotë të shquar, me qëllimin e mirë pasqyrimin e realitetit atë çfar na ka falur natyra në tokën shqiptare. Misioni ynë dhe dëshirat e përbashkëta bashkimin e trojeve shqiptare dhe zhvillimin e vendit me standarte europiane.

Fermat turistike dhe agrobiznesi, shembujt ku duhet mbështetur zhvillimi rural

Programi “Sustainable Rural Development” (SRD), gjatë këtyre katër ditëve, ka zhvilluar takime me shumë fermerë, njerëz të punës, që me shumë këmbëngulje, mund e pasion, kanë ngritur ferma turistike të mëdha e të vogla.

“Të gjitha janë unike dhe promovojnë më bukur se kushdo produktet tradicionale, eksperiencat në fermë dhe mbi të gjitha mikpritjen e veçantë. Kemi biseduar gjatë për sfidat, problematikat dhe sukseset e tyre”, shprehen perfaqesuesit e projektit.

SRD është duke mbështetur sektorin e agroturizmit, lidhur ngushtësisht dhe me zhvillimin e produkteve tradicionale, si në aspektin e politikbërjes dhe legjislacionit, si në zhvillimin e kapaciteteve ashtu edhe në promovimin e këtij sektori.
Turi i diskutimeve me agroturizmin, fermat bujqësore, organizatat dhe aktorët e tjerë bëhet në kuadër të studimit për sektorin e agroturizmit, që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kanë ndërmarrë me mbështetjen e SRD/ GIZ Albania.
Rekomandime lidhur me legjislacionin, aspektin fiskal, modelin e zhvillimit të këtij sektori e më shumë, do të jenë pjesë e këtij studimi.Programi ‘Zhvillim i Qëndrueshëm Rural’ financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ.

alert.al/  

VOA: Shqipëri, pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave. Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi. Ekspertët, bazuar në disa të dhëna indirekte, ngrenë dyshime se në disa sektorë si ndërtimi apo tregu i pasurive të paluajtshme pastrohen para. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave në një përqindje të lartë të rasteve të identifikuara, nuk dihet origjina e parave të pista dhe në 30% të rasteve që dihen ato vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Shqipëria është renditur nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, një strukturë e përhershme e Këshillit të Europës, e njohur me emrin MONEYVAL, në listën e vendeve që kanë mangësi në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërsa sipas Departamentit amerikan të Shtetit “Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare, me një ekonomi të madhe të parasë në dorë (kesh) dhe sektor informal të gjerë”. Sipas statistikave të autoriteteve të paradalimit të pastrimit të parave në 5 vitet e fundit në 67% të rasteve nuk dihet origjina e parave, dhe në 30% të rasteve që dihen, paratë vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, që pasohet nga mashtrimi, korrupsioni kryesisht pasiv dhe shpërdorimi i detyrës.

Bazuar në disa analiza ekspertët ngrenë dyshime se një pjesë e mirë e parave të pista investohen në sektorë me ndikim në ekonomi si ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme. Edhe në raportin e Drejtorisë së parandaimit të pastrimit të parave për vitin 2020, vihet re se nga raportimi i akviteteve të dyshimta mbizotërojnë tipologjitë që lidhen me blerje të pasurive të paluajtshme, transferta të dyshimta etj.

Sektori i ndërtimit është nga sektorët kryesorë të ekonomisë, duke zënë në 5 vitet e fundit rreth 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Gjatë vitit të kaluar, si pasojë e krizës së shaktuar nga Pandemia e Covid-19, ndërsa ekonomia e vendit ra, sektori i ndërtimit shënoi një rritje të lehtë me 1.62% dhe ai i tregut të pasurive të paluajtshme u rrit ndjeshëm me 6.7%.

“Si është e mundur kur shumë sektorë të tjerë si bujqësia apo turizmi jetik për vendin, arritën të zvogëloheshin dhe ishin në kushtet e mbijetesës, ndërsa sektori i pasurive të paluajtshme pati një rritje. Ky është një indikator, që tregon faktin se këto ndërtime po përdoren si një mënyrë e paligjshme e parkimit dhe e ruajtjes së parave të pista”, thotë për Zërin e Amerikës Fatjona Mejdini Kordinatorja e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, për Ballkanin.

Por edhe pse në raportet e Drejtorisë së Paradalimit të Pastrimit të Parave, tregu i pasurive të paluajtshme veçohet me risk për pastrimin e parave, zyrtarët i hedhin poshtë këto argumenta duke sjellë një qasje tjetër. Rritjen e tij ata e lidhin me disa politika favorizuese të bankave, që sipas tyre i shtyn qytetarët në blerjen e pasurive të paluajtshme përmes kredive.

“Nuk duhet të bëjmë gabimin që të lidhim ecurinë e disa tregjeve që kanë faktorë të tjerë kryesor makro që ndikojnë në to, me ecurinë e parasë kriminale. Për paranë kriminale ne nuk kemi kontabilitet që të mbajmë shënim, sa para krimianle është futur dhe ka lëvizur. Bankat kanë ulur interesin që aplikojnë për kredidhënien dhe për njerëzit është më e lirë të blejnë pasuri të patundshme. Dhe po të shohësh trendin për kredidhënie për pasuri të patundshme, me tregun e pasurive të patundshme, kanë një korrelacion të lartë dhe ai është faktori bazë që ndikon”, tha për Zërin e Amerikës, Drejtori i Drejtorisë së paradalimit te pastrimit të parave Elvis Koçi.

Pas një moratoriumi gati dy vjeçar për bllokimin e lejeve të ndërtimit që u hoq në vitin 2016 sektori i ndërtimit pësoi një hov. Sipërfaqja e ndërtimit u dyfishua në vitin 2020, në 1 milion e 600 mijë metra katror krahasuar me vitin 2017.

Sipas ekspertëve edhe pse sipërfaqet e ndërtimit rriten, duke rritur ofertën në treg, kjo nuk është shoqëruar me uljen e çmimit. Çmimet e banesave në Shqipëri vijojnë të mbeten më të lartat në kontinent në raport me të ardhurat, kryesisht në kryeqytet. Nga ana tjetër kostot sipas INSTAT janë disa herë më të ulëta, se çmimi i shitjeve.

“Shikoni të gjitha ndërtimet e larta në Tiranë, kanë çmime shitje 2 mijë deri ne 4 mijë euro metro katror, për hapësira banimi. Të mos harrojmë një gjë, të gjithë të pasurit shqiptar, ata që vijnë nga biznese të ekonomisë së ligjshme nuk preferojnë të marrin apartamente në mes të Tiranës, por kanë blerë vila jashtë kryeqytetit. Kjo do të thotë se e gjithë kjo sipërfaqe e madhe jo vetëm për banim por edhe për zyra, në qendër të Tiranës me këto çmime, nuk bën asnjë sens ekonomik”, pohon për Zërin e Amerikës Neritan Sejamini, ekspert për ekonominë.

Fatjona Mejdini kordinatore e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, për Ballkanin, bazuar në disa të dhëna, ngre dyshime se çmimet e larta të pasurive të paluajtshme aplikohen për të parkuar paratë e pista.

“Në Shqipëri 70% e popullsisë merr një pagë që nuk e kalon shifrën 50 mijë lekë në muaj. Për këtë arsye të gjitha këto ndërtime që ne shohim, jo vetëm në Tiranë por edhe në bregdet, në fakt nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar, se një pjesë e tyre financohen nga paratë e paligjshme”, vijon Fatjona Mejdini Kordinatorja e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, për Ballkanin,

Autoritetet zyrtare e pranojnë mungesën e efektivitetit në uljen e informalitetit dhe qarkullimin e parasë kesh në ekonomi, ndaj dhe nënvizojnë nismat e ndërrmara në Kuadër të rekomandimeve të Manyval, për implementimin e fiskalizimit, vijimin e dixhitalizimit të kadastrave, rregullimin e fushës ndërmjetëse të pasurive të palujatshme, ndryshime në ligjin për noterinë si dhe rritjen e transparencës nga bizneset dhe organizatat joqeveritare.

Sipas një raporti të Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave që nga viti 2016 janë bllokuar nëpër banka mbi 55 milionë euro që dyshohet se i përkasin botës së krimit. Por sasia e parave të bllokuara ka ardhur në rënie nga viti në vit. Nga rreth 29 milionë euro në vitin 2016 në pak më shumë se 1 milion vitin e kaluar. I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse mund të quhet sukses apo dështim rënia e shumës së bllokimeve, Drejtori i Drejtorise së Parandalimit të Pastrimit të Parave thotë se nuk ka një analizë për këtë, pasi insitucioni që ai drejton, shqyrton vetëm rastet e dyshimta që raportohen nga vetë Bankat. Ai sqaron se mjaft prej transfertave ato mund t’i kenë mënjanuar pa qenë nevoja t’i raportojnë.

“Ka ardhur në rënie sepse aq ka patur. Sa raportohen dhe vërtet ka dyshime ne i bllokojmë dhe i lëmë mundësi prokurorisë të vendosë sekuestro. Këto shifra kur shohim pastaj konfiskimet janë shumë më të ulëta. Më mirë bllokon ato që pritet të shkojnë në konfiskime se sa të tjera”, thotë Drejtori i Drejtorisë së paradalimit te pastrimit të parave Elvis Koçi.

Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave merr në vit afro 1 mijë e 400 raportime për aktvitete të dyshimta dhe referon në polici dhe prokurori rreth 20% -30% të tyre. Në vitin 2020 ajo referoi 34% më pak raste se 5 vjet me parë. Autoritetet e shpjegojnë këtë rënie me rritjen e cilësisë së dosjeve që dërgohen në këto organe.

Një prej shqetësimeve kryesore që ata kanë lidhet me hetimin dhe gjykimin e veprave penale të pastrimit të parave.

“Thembra Akilit është ajo që ka të bëjë me rekomandimin për hetimin dhe dënimin e personave që kryejnë vepra penale të pastrimit të parave. Ka hetime por ato nuk arrijnë të shkojnë në një përqindje të lartë në gjykatë, dhe numri i dëmimeve duhet të përmirësohet”, shprehet Drejtori i Drejtorisë së Paradalimit te Pastrimit të Parave Elvis Koçi.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Prokurorisë së përgjithshme për një reagim lidhur me këto deklarata. Ajo i shmangu komentet e drejtpërdrejta dhe tha se të gjitha analizat përfshi dhe ato për veprat penale të pastrimit të parave, janë të pasqyruara në raportet vjetore. Klodiana Lala gazetare për çështje të rendit dhe drejtësisë thotë se hetimet për këto vepra paraqesin mjaft vështirësi.

“Jënë hetime të vështira sepse paratë që pastrohen vijnë kryesisht nga trafiku i drogërave të forta që kryhet në disa vende të BE. Dhe duke qenë se aktiviteti i trafikantëve shqiptar është i vendosur atje dhe paratë pastrohen në Shqipëri, padiskutim që nevojitet një bashkëpunim i fortë institucional dhe ndërkombëtar”, tha për Zërin e Amerikës Klodana Lala, gazetare për çështje të rendit dhe sigurisë.

Pesha specifike e veprave penale të pastrimit të parave kundrejt numrit total të proçedimeve të regjistruara në shkallë vendi është 1.03%. Në 5 vitet e fundit 9% e dosjeve dhe 68% e të pandehurve të proçeduar janë dërguar në Gjykatë, ku janë dënuar mbi 50% e tyre. Për ekspertët këto shifra e vendosin luftën kundër pastrimit të parave në një nivel të ulët në raport me shqetësimin në rritje që nënvizohet nga qeveritë e vendeve perëndimore dhe në raportet e ndryshme ndërkombëtare të organizatave prestigjoze që monitorjnë krimin e organizuar ndërkombëtar.

 

Rihapet gara për tunelin e Llogarasë / Ofertat afat deri në fund të Korrikut, punimet nisin brenda vitit

Qeveria ka rihapur garën ndërkombëtare për zgjedhjen e një kompanie e cila do të ndërtojë tunelin e Llogarasë. Ofertat për shoqëritë e interesuara do të priten deri më 28 korrik, dhe nëse nuk do të ketë ankesa pritet që punimet për këtë vepër të nisin në fund të vitit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e anulloi tenderin e parë duke përjashtuar të 6 kompanitë që morën pjesë për mungesë të plotësimit të dokumentacionit. Tuneli i Llogarasë do të do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milion euro.

Ai do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë. Programohet që vepra të përfundojë pas 3 vjetësh e 1 muaji.

Qafa e Llogarasë pas ndërtimit të tunelit do të përshkohet për 6 minuta duke reduktuar kohën prej 55 minutash që i duhet sot automjeteve për të kaluar Llogaranë, ndërsa do të lidhet me Urën e Shën Elizës me aksin e ri për të cilin kanë nisur punimet Dukat-Orikum.

Ministri Klosi i kthehet muzikës në lokale: E keni bërë Sarandën diskotekë

“Bizneset ta kenë të qartë fashat orare të kufizimit të muzikës”, deklaroi nga Saranda Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Zhurmat kanë qenë një problematikë e madhe në Sarandë dhe tashmë kjo nuk do të ndodh më. Saranda nuk mund të jetë profili i një diskoteke të hapur, por i një qyteti mikpritës, kulturor dhe familjar”– u shpreh Klosi. Kujtojmë se gjatë pandemisë Klosi deklaroi se virusi Covid përhapet permes valëve të muzikës.

Klosi foli gjithashtu indirekt për rastin e “Orange Club”, që ishte hapur jashtë rregullave për pandeminë dhe edhe pse fasha orare ishte shkelur nuk u morën masa dhe ndodhi përplasja me armë zjarri ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi.

Ndërkohë, ministri u kërkoi operatorëve turistikë që të bënin të mundur garantimin e sigurisë së pushuesve. Përsa i përket kësaj cështje, Klosi tha se siguria e pushuesve duhet të ishte primare dhe nëse roja i plazhit nuk do të jetë në krye të punës, do të ketë hetim penal.

“Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit”,-tha Klosi.

Klosi foli gjithashtu edhe për Sarandën dhe indirekt rastin e “Orange Club”, që ishte hapur jashtë rregullave për pandeminë dhe edhe pse fasha orare ishte shkelur nuk u morën masa dhe ndodhi përplasja me armë zjarri ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi.

alert.al/

Dita e Liqenit/ Pogradeci, Struga dhe Ohri, bashkë për një paketë turistike

“Dita e Liqenit” bëri bashkë në Pogradec tre kryetarët e bashkive të vijës liqenore të Ohrit, në territorin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.  Ata ranë dakord për të ofruar një paketë e përbashkët turistike ndërmjet Pogradecit, Ohrit dhe Strugës që do ti jepte një zhvillim më të madh ekonomik këtyre tre bashkive.

Në këtë takim është folur edhe për problematikat me të cilat përballen këto bashki, siç është mungesa e pastërtisë në liqen dhe ndërtimet pa leje rreth tij.

Kryetari i bashkisë së Strugës Ramiz Merko tha se shqetësim mbetet prania shumë e madhe e kallamishteve në bregun e liqenit në të tre bashkive, ashtu siç ngriti shqetësimin e ndërtimeve pa leje në bashkitë Strugë e Ohër. Ai tha se Struga është më e anashkaluar sa i përket investimeve në kuadër të një turizmi të përbashkët.

“Kemi mungesë të madhe të hoteleve, të shtretërve dhe kërkojmë me çdo kusht të na lejohet. Për të na u lejuar duhet të marrim pëlqim nga qeveria”, tha Kryebashkiaku i Strugës, Ramiz Merko.

Për kryetarin e Bashkisë së Ohrit Kostandin Gerorgevski është i nevojshëm unifikimi i ndërtimeve përgjatë bregut në të tre bashkitë, sipas planit rregullues të miratuar nga UNESCO.

“Ne kemi një plan për menaxhimin e ndërtimeve dhe në fakt i gjithë rajoni është i mbrojtur nga UNESCO, ndaj i njëjti plan urbanistik duhet të zbatohet ne tre bashkitë. Ndërtimet pa leje mendoj se duhet të shemben si në Strugë ashtu dhe në Shqipëri, u shpreh, Kryebashkiaku i Ohrit, Kostandin Georgevski.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli u ndal tek bashkëpunimi në fushën e turizmit.

“Vetëm liqeni na bashkon. Do bashkëpunoj me ta për të mirën e qytetarëve rreth këtij pellgu liqenor. Është në të mirë  që njerëzit të lëvizin përmes liqenit dhe besoj se nuk ka ndonjë pengesë ligjore”, tha krye bashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Duhet theksuar se gjatë 30 vite të fundit të tre bashkitë kanë pasur takime të shpeshta, por pa rezultate të dukshme sa i përket rritjes së numrit të turistëve.