Menu

Ekonomi

Tabaku: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion

Jorida Tabaku, deputetja e zgjedhur e PD, ka denoncuar sot faktet e rënda mbi korrupsionin në Shqipëri, që pasqyrohen qartë në raportet e fundit të dy institucioneve të fuqishme financiare ndërkombëtare: Shqipëria e dyta në botë nivelin e ryshfetit, tri herë më lart se në vitin 2023.

“Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve. –  Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH, – shkruan Tabaku në Fb.

Sipas deputetes, “të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve. Tre herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!

Ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë. Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë, ” nënvizon Tabaku duke dalë në konkluzionin se “një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”

Ujësjellësit do të organizohen me aksione, nuk i mban dot buxheti, kryeministri Rama paralajmëron reformën

Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformë në sistemin e ujësjellësve. Ai tha se  ndërmarrjet e ujësjellësit kanë më shumë borxhe se ato të trashëguara në OSHEE para se niste reforma. Kryeministri nënvizoi se ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit, por duhet të shkrihen duke pasur aksionerë që funksionojnë bashkë. Ai ishte sot në Kamëz, ku është përuruar godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve, një iniciativë e përbashkët e qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane. Për qytetarët e Kamzës që do t’i mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh nga i cili përfitojnë rreth 21 mijë banorë.

“Sot kemi mbi 100 kantiere ku punohte për kantiere të reja. Në një pjesë të kosiderueshme punohet së bashku me partnerët të pranishëm. Duhet pasur parasysh se këto investime janë investime në sisteme të paprekura q nga vitet 60. Edhe në ato vite sistemet e furnizimit me ujë kanë qenë sisteme që nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë.

Është e mirëkuptueshme që shumëkush të thotë akoma me ujë merremi ne në shekullin 21 në vitin 2021, por merremi se kjo është një punë e cila asnjëherë më parë su nis nga A për të shkuar te ZH. Shumë fonde dedikuar ujit të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet për një vizion program e projekt të integruar.

Brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe të qendrave urbane të Shqipërisë më pas sfida është kjo zonë Tirana Kamza bashkitë që përbëjnë atë që defakto është metropol i Shqipërisë.

Nga ana tjetër dua të nënvizoj një fakt shumë të rëndësishëm sidomos mbështetja e qeverisë gjermane e zvicerane, në këtë veçim kam parasysh diçka tjetër, janë kyçe jo thjesht ënë aspektin e fondeve por në aspektin e shoqërimit të këtij procesi.

Nëse marrim tërësinë e borxheve të akumuluar në vite a thua se janë në mallin e babës, sasia e borxheve në ndërmarrjet e ujësjellëtsit është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara në Oshee kur nisëm reformën. Maja e ujësjellësit smund të jenë gjë tjetër veçse ndërmarrje me kapacitete dhe strukturë që garantojnë këtë shërbim. Ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit

Ky investim smund të mebetet në duar të paafta sepse ka krijuar shumë kosto, për financat dhe qytetarët. E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila ne letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit smund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua. Duhet të kemi aksionerë të funksionojnë bashkë në një ndërmarrje. Skanë pse të jenë të copëzuara të bashkohen. Të gjithë janë aksionerë. Ndërrrmarrja të bëhet ndërmarrje biznes, jo kope me thithë lopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve”, tha Rama.

alert.al/

Biznesi, kërkesë ministres së Shëndetësisë: Lejoni muzikën live në lokale, zgjasni fashën e orës policore

Unionit Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë ku kërkohet heqja e masave kufizuese. Sipas Unionit Turistik, këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në shkresën në fjalë thuhet se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale.

“Jemi te mendimit se ne kushtet aktuale duhet rishkuar mundesia per zgjerimin e ketyre masave ne menyre qe te ndihmohen bizneset dhe njekohesisht tu krijohen kushtet per argëtim turisteve qe kane zgjedhur Shqiperine per te kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do shtonte kerkesen dhe do bente e mundur rritjen e numrit te turisteve qe do vijne ne Shqiperi, gie e cila do kontribuonte ne rritjen e te ardhurave per ekonomine tone.”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

alert.al/

Video - E fundit, superjahti që prek tokën shqiptare për të paktën 500 mijë litra naftë “falas”

Video qe shikoni me poshte eshte bere para pak minutash ne Portin e Sarandes. Siç duket dhe ne pamje, nje superjaht, i cili merr te pakten 500 mije litra nafte. Arsyeja e ardhes se ketyre jahteve nuk eshte turizmi, por çmimi prej 50 lekesh per liter qe jua lejoj ligji shqiptar. Ky ligj eshte bere me qellim favorizimin e turizmit. Por ne te vertet, keto mjete luksoze sheikesh e pasanikesh prekin ujrat tona vetem per t’u furnizuar “falas”, me çmimin 50 lek per liter, te cilin nuk e gjejne ne asnje vend te botes.

Nderkohe qe keta pasanike “qarkullojne” naften e importuesve shqiptar, konsumatoret e blejne me afersisht  160 lek per liter, ose fermeret qe e kane perfituar nga skeman e subvensionit, me 87 lek per liter.
Alert.al

 

Koncesioni Kastrati-Dulaku në portin e Sarandës/ Jahtet e marrin naftën 50 lek/l, ndërsa fermeri i subvencionuar 85lek/l

Në portin e Sarandës furnizohen jahtet turistike me karburant pa taksa. Sot në mëngjes një mjet i tillë paguante me 50 lek te reja litrin e naftës. Ligji favorizon furnizmin e këtyre mjeteve luksoze në emër të zhvillimit të turizmit. Ndërkohë, fermeret fitues nga subvencionimi naftes (nëse kjo skemë vazhdon pas mbarimit të fushatës elektorale) e marrin me 85 lekë të reja litrin. Ata që muk kanë arritur të përfitojnë, e paguajnë 170 lekë litrin e naftës.

Pamjet më poshtë janë filmuar sot në Portin e Sarandës ku po pritej të funizohej një jaht gjigant. Me ligjin shqiptar ato e marrin naftën të zhveshur nga të gjitha taksat, pra nafta e jahteve ka vetëm koston e karburantit dhe fitimin e firmës, që referohet çmimit të bursës.

Jahti që po furnizohej sot në Portin e Limionit. Më poshtë, foto e një jahti që furnizohej me naftë në Sarandë në shkurt 2021

Por, cilët janë përfituesit e kësaj sipërmarrjeje dhe sa do të vazhdojë kjo histori?

Porti i Limionit në Sarandë i është dhënë me koncesion për një afat prej 35 vitesh, bashkimit të përkohshëm të dy kompanive, “Kastrati” që zotërohet nga Shefqet Kastrati, dhe “Edil-Al”, nga Artan Dulaku. Kjo ndodhi në tetor të vitit 2019.

Një vit para këtij koncesioni, Qeveria ia kaloi me qira portin e Limjonit në Sarandë kompanisë “Concord Investment sh.p.k” (pronë a familjes Dulaku) kundrejt vlerës simbolike prej 1 euro për 20 vjet. Në planin e saj të biznesit kompania koncesionare parashikoi investimet në dy faza me një total prej 3.8 milionë euro.

Kjo procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve. Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin e ri kanë nënvizuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë apo 10.5 milionë euro.

Tani familja Dulaku dhe një tjetër kompani, në bashkëpunim me një nga biznesmenët e preferuar të qeverisë Rama, siç është Kastrati, e marrin koncesion portin që vazhdon jo 20 vite saç e morën herën e parë, por 35 vite. Sigurisht kanë edhe kontrollin mbi shitjen e naftës në këtë port.

Sejko tregon pse vendosën të hidhnin në treg monedhën 10000 lekëshe

Guvernatori i Bakës së Shqipërisë Gent Sejko në një intervistë të dhënë për Faxnews ka folur mbi hedhjen në treg nga banka qendrore të kartmonedhës 10 mijë lekë të reja.

Teksa thekson se kartmonedha do të hidhet në përdorim nga 30 qershori, Sejko shprehet se rritja e nivelit të pagave dhe çmimeve e ka bërë të nevojshme vënien në qarkullim të kartmonedhës si për të mirëadministruar paratë nga sistemi bankar aashtu edhe nga qytetarët.

“Banka e Shqipërisë ka rishikuar serinë e kartmonedhave, dhe ka komunikuar serinë e rishikuar në shtator të vitit 2019.

Pjesë e serisë së rishikuar është edhe prerja e re e prej 10 mijë lekë. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë e ka rishikuar prerjen e re 10 mijë lekë shumë vite përpara, madje dhe përpara mandatit tim, duhet të ketë 9 apo 10 vjet përpara.

Kohën gjatë kësaj periudhe e ka marrë procesi i ridizenjimit, përcaktimit të tematikës dhe në fund fare prodhimit të kësaj prerje. Natyrisht që prerja më e madhe 5 mijë lekëshi është pjesë e misionit të vitit 1996 dhe natyrisht ne jemi koshient që që nga kjo kohë çmimet dhe pagat janë rritur me disa herë në vendin tonë dhe nevoja për një prerje më të lartë është bërë eminente prej kohësh.

Nga data 30 qershor 10 mijë lekëshi do të marrë kurs ligjor dhe do të jetë në përdorim. Çmimet pagat dhe nevoja e ekonomisë shqiptare e ka bërë të nevojshme përdorimin e 10 mijë lekëshit.

Kjo prerje më e lartë ndihmon Bankën Qëndrore për të mirëadministruar por edhe sistemin banker për të mirëadministruar paratë. Edhe për vetë përdoruesit me nivelin e çmimeve që ne kemi, kjo kartmonedhë do ta lehtësojë përdorimin e parasë”, tha Sejko.

Publikohet sondazhi/ Njerëzit të shqetësuar për korrupsionin në vendet e tyre

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Europës besojnë se korrupsioni është problem në vendin e tyre, ndërsa COVID-19 e ka përkeqësuar edhe më tej situatën, sipas raportit të organizatës Transparency International.

62 për qind e 40 mijë europianëve të anketuar për sondazhin “Barometri i Korrupsionit Global” besojnë se korrupsioni në qeveri është problem i madh në vendin e tyre.

Rreth një e treta e qytetarëve të unionit gjithashtu konfirmuan se situata është përkeqësuar në 12 muajt e fundit.

Europeans who believe corruption has risen in their country in the past 12 months

Sektori i shëndetësisë shihet si djepi i korrupsionit, ndërsa organizata e ka shënuar si çështje me rëndësi të veçantë për shkak të krizës shëndetësore globale.

Organizata joqeveritare zbuloi se 6 për qind e qytetarëve kanë dhënë ryshfet në sektorin e shëndetësisë, ndërsa 29 për qind kanë përdorur njohjet personale për të marrë kujdes mjekësor. Shumica e qytetarëve gjithashtu mendojnë se qeveritë e tyre nuk e kanë menaxhuar pandeminë me transparencë.

“BE shihet shpesh si bastion i integriteti, por këtë gjetje tregojnë se vendet në mbarë rajonin mbeten të rrezikuara nga efektet tinëzare të korrupsionit”, tha kryetarja e Transparency International, Delia Ferreira Rubio.

Sondazhi gjithashtu ka studiuar edhe fusha të tjera të korrupsionit, si lidhjet midis politikës dhe biznesit. Rreth 53 për qind e europianëve mendojnë se qeveria e tyre kontrollohet nga interesa private.

Kjo pikëpamje mbizotëronte në Slloveni (70%), Bullgari dhe Qipro (68%) dhe në Çeki (67%).

Europeans who think their government is controlled by private interests

Deputetët shihen si personat më të korruptuar, duke vijuar më pas me pronarët e bizneseve, bankierët dhe zyrtarë të qeverisë, përfshi kabineti i presidentit dhe kryeministrit.

Në përgjithësi, më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se kompanitë e mëdha në të shumicën e rasteve i shmangin tatimet, duke vënë në lojë ryshfetin dhe lidhjet që kanë për të siguruar kontrata.

“Këto rezultate duhet të shërbejnë si kambanë alarmi si për qeveritë ashtu edhe për institucionet e BE. Korrupsioni po cenon besimin e qytetarëve dhe ligjbërësit duhet të dëgjojnë shqetësimet e publikut”, tha Michiel van Hulten, drejtor i degës europiane të Transparency International.

Teknologjia BlockChain, Shqipëria dhe Kosova nxjerrin monedhat e para digjitale

 

Sistemet e decentralizuara të pagesave, apo teknologjia BlockChain që qëndron pas kriptomonedhave ka adhuruesit e saj edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Në të dyja vendet janë krijuar tashmë monedhat e para digjitale të quajtura AlbCoin, AlPayCoin dhe KosovaCoin.

Monedhat funksionojnë në “BlockChaine” të ndryshme nga njëra-tjetra dhe mund të blihen dhe të mbahen në portofolet digjitale të çdo qytetari. Ato nuk janë ende të regjistruara në ndonjë platformë të mirënjohur tregtare, pasi duhet të kalohen disa faza sigurie. Çmimi i tyre ashtu si edhe Bitcoin vjen në rritje ose në ulje në varësi të flukseve nga investitorët.

Artit Muhaxhiri, krijues i KosovaCoin shpjegon se ishte një punë katër mujore nga një ekip prej katër vetash dhe ambicia për monedhën është e madhe.

Përfaqësuesit e AlbCoin duke ruajtur anonimatin u shprehën se monedha e tyre është prej një viti në treg dhe vlera e saj është rritur me kohën, ndërsa momentalisht qëndron në 0.5 dollarë. “Në momentin kur monedha të përdoret nga të gjithë shqiptarët do të shikohen dhe benefitet reale të saj”, shprehen krijuesit.

Limiti i prodhimit të kësaj monedhe është 1 milionë. Limitet në botën e kriptove funksionojnë si mjet për tu ruajtur nga inflacioni dhe rritur vlerën e aseteve. Ashtu si bitcoin apo të gjitha monedhat kripto, edhe kriptomonedhat shqiptare nuk kane asnjë institucion financiar nga pas qe siguron investitorët nga mashtrimi. Frika me e madhe nga kriptomonedhat eshte se ato i ngjashme nje skeme piramidale.

Me flagrantja është ajo e krijuar ne Turqi nga nje kompani, pronari i se ciles nje dite e mbylli dhe u zhduk ne Shqipëri me 800 milionë dollarë qe ju zhvaten investitorëve. Rreziku tjetre shte se kriptomonedhat duke qene ne nje treg te parregulluar jane nje mënyre e mire per te pastruar parate e krimit te organizuar. Kete shqetësim e shton edhe fakti qe krijuesit apo administruesit e kriptomonedhave kerkojne te mbeten anonime. /Top Channel/

Para zgjedhjeve u falën taksat për biznesin e vogël, tani nis aksioni i Tatimeve, ja plani për sezonin turistik

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur zbatimin e planit të masave për Sezonin Turistik 2021. Sipas tyre, ky plan synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në sektorin e veprimtarive të bareve, restoranteve, hotelerive etj, për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen e nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Duke parashikuar një sezon turistik të çliruar nga situata e pandemisë, Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët operojnë në fushën e turizimit turizmit që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shumë nga këto subjekte, kanë përftuar nga lehtësimet fiskale dhe në një situatë të tillë duhet të jenë të ndërgjegjshëm në respektimin me rigorozitet të legjislacionit tatimor.

Deklarata e Drejtorisë së Tatimeve

“Administrata Tatimore ka një qëndrim të drejtë dhe të paanshëm dhe në funksion të krijimit të urave të duhura të bashkëpunimit, ju fton të vetdeklaroni me saktësi. Do të zhvillohen takime informuese pranë çdo Drejtorie Rajonale në këtë kuadër. Më pas do të vijohet me verifikime dhe monitorime në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me:

Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në Administratën Tatimore.

Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport.

Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.

Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm.

Respektimin e detyrimit për të mos lëshuar fatura me printera jo fiskalë.

Respektimin e detyrimit për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore TVSH nëse plotësohen kriteret.

Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Administrata Tatimore, me të gjitha strukturat e saj është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje dhe gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen në respektimin e detyrimit ligjor, por dhe moral të tërheqjes së kuponit ose faturës tatimore për çdo produkt ose shërbim të marrë. Ju lutemi raportimin e çdo shkelje të konstatuar nga ju pranë Administratës Tatimore në numrin pa pagese 08001414 në aplikacionin Stop Informalitetit dhe me foto ose video në numrin 0697073733. Ju sigurojmë për ruajtjen e plotë të anonimatit”, njofton Drejtoria.

alert.al/

Bitcoin ka pësuar humbjet më të mëdha në 10 vjetët e fundit

Investitorët e Bitcoin kanë shitur në muajin maj. Mbetet të shihet nëse ata do të shkojnë mirë.

Çmimet e Bitcoin (XBT) ranë 8 për qind të premten dhe kanë rënë rreth 36 për qind në muajin maj – performanca e tyre më e keqe mujore që nga shtatori i 2011.

CEO i Tesla (TSLA), Elon Musk bëri një një lëvizje rreth bitcoin, duke u thënë klientëve kohët e fundit se gjigandi i veturave elektrike nuk do të pranojë më bitcoin si pagesa për automjetet e saj për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin mjedisor të minierave bitcoin, e cila është jashtëzakonisht energjike, raporton cnn.

Që atëherë Musk e ka zbutur qëndrimin e tij pak, duke rënë dakord – falë nxitjes së CEO të softuerit dhe ungjilltarit të kriptës Michael Saylor i MicroStrategy (MSTR) – për t’u takuar me drejtuesit e disa minatorëve të bitcoin me bazë në Amerikën e Veriut për të folur në lidhje me shqetësimet e përdorimit të energjisë.

Kina gjithashtu ka rritur goditjen e saj ndaj kriptos dhe departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar plane të reja për të taksuar Bitcoin më shumë ndërsa Rezerva Federale ka lënë të kuptohet për mundësinë e një dollari dixhital.

Rrëzimi i Bitcoin ka ndikuar edhe në kriptovalutat e tjera. Monedha Binance, XRP dhe Polkadot kanë pësuar humbje masive këtë muaj.

Cryptos të tjerë, veçanërisht ethereum – i dyti më i madhi pas bitcoin dhe shtylla kurrizore për shumë marrëveshje popiulare jo-fungible (NFT) – kanë qëndruar më mirë. Eteri ka rënë vetëm rreth 6 për qind.

Dogecoin, për të cilën Musk ka postuar në mënyrë të përsëritur në Twitter, ka rënë pak në muajin maj, transmeton Telegrafi.

Të ashtuquajturat stabilcoins, të tilla si Tether dhe USD Coin, të cilat janë të lidhura me monedhat e mbështetura nga qeveria, kanë respektuar emrin e tyre dhe janë të sheshta për muajin.

Bitcoin është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm dhe çmimet qëndrojnë më shumë se 25 për qind këtë vit, pavarësisht nga shkrirja e majit. Pra, tifozët afatgjatë, ose HODLers siç u pëlqen ta quajnë veten e tyre, kanë qenë në këtë rrugë disa herë më parë.