“Doni Fruits”, e cila tashmë do të njihet dhe me emrin “Doni Foods”, një kompani gjigande dhe lider shqiptar në sektorin e kultivimit, distribuimit dhe eksportit të produkteve të freskëta, mori pjesë për të tretin vit në panairin më të madh ndërkombëtar të produkteve të freskëta, të mbajtur në Berlin. Panairi “Fruit Logistica”, i cili çdo vit mbledhë mesatarisht 3,200 ekspozues dhe 78,000 vizitorë, mbahet u mbajt në datat 5-7 Shkurt në Berlin, ku u mblodhën kompani nga e gjithë bota që veprojnë në sektorin e agrobiznesit, si dhe eksportit dhe importit të produkteve të freskëta. Ky panair është një platformë ideale që krijon mundësi vendtakimi global dhe lehtëson krijimin e kontakteve të reja, zgjerimin e partneriteteve si dhe identifikimin e blerësve potencial.
Ndërkohë, stenda krejt e veçantë e “Doni Ftuits”, u vlerësua nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, si më inovativja nga të gjitha kompanitë glubale që merrnin pjesë në Panairin “Fruit Logistica”.
Risia e këtij viti ishte fakti se, “Doni Foods” u shfaq me brendim të ri, i cila ka kaluar nga Doni Fruits në Doni Foods. “Ky ndryshim erdhi si nevojë për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve tonë duke ofruar një gamë më të gjerë të produkteve cilësore dhe të sigurta për shëndetin e tyre. Produktet tona janë të çertifikuara me standarde ndërkombëtare nga programi i mirënjohur për sigurinë e prodhimeve bujqësore të freskëta, Global G.A.P, standard ky, i cili rritë besueshmërinë dhe sigurinë për klientët dhe konsumatorët tonë”, thanë drejtuesit e kompanisë.
Gjithashtu, risi tjetër për kompaninë “Doni Foods” është dizajni inovativ i stendës të ekspozimit në “Fruit Logistica 2020”. Të inspiruar nga slogani “Nga Natyra në Jetë”, stendë është realizuar e tëra nga druri natyral me idenë për të sjellë frymën e fermës dhe është i tëri i mbuluar me fruta dhe perime të freskëta. Bashkëpunëtor kryesor për realizimin dhe organizimin rreth panairit si dhe për ribrendimin e kompanisë “Doni Foods” është agjencia lidere e marketingut në Kosovë “Zero Pozitive”.
Qendra ALERT / Alert.al