Menu

Konsumatori

AKU bashkohet me ISSH, Qendra ALERT ngre disa shqetësime: Problem për inspektimet

Qendra Alert e ftuar në komisionin e veprimtarisë prodhuese për disa ndryshime në ligjin e ushqimit ngre shqetësimin për cënimin e sigurisë ushqimore dhe dëmtimin e cilësisë së inspektimeve të cilat sipas kreut të shoqatës Granit Sokolaj me daljen e AKU nga shërbimi civil do të krijojë problematikë në cilësinë e inspektimeve.

“Nëse ky institucion që do të krijohet, do të dalë nga Shërbimi Civil dhe stafet do të rekrutohen me Kod Pune, së pari, do ta shkatërronte nivelin e inspektimeve, gjë që është mjaft e rëndësishme për garantimin e sigurisë ushqimore. Duke ditur se drejtuesit e këtij institucioni varen nga politika, së pari largimi nga Shërbimi Civil, do të bënte që çdo drejtor i këtij institucioni, do të largonte nga puna e do të emëronte të tjerë persona, sipas ngjyrimeve dhe ndarjes politike të personave të ndryshëm, duke bërë kështu dhe largimin e specialistëve të vërtetë, si dhe më e rëndësishmja, do të shmangej në mënyrë abuzive domosdoshmëria e çdo specialisti për sektorin përkatës, duke e kthyer këtë institucion, që duhet të jetë i rëndësisë së veçantë, në një vend punësimi militantësh partie.”, tha Sokolaj.

Marrë nga Balkanweb.com

Qendra ALERT / Alert.al

Shqiptarët, të parët në rajon për kultivimin e fasuleve

Bishtajoret kanë qenë pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës. Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie. Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë. Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

EFSA: Vlerësimi i ekspozimit të konsumatorëve ndaj rreziqeve ushqimore

EFSA ka zgjeruar bazën e të dhënave për konsumin e ushqimit, me të dhëna të mbledhura në kuadër të projektit të menusë së BE-së.

Të dhënat e grumbulluara përfshijnë nëntë sondazhe, të kryera në gjashtë vende si Austri, Belgjikë, Qipro, Greqi, Hollandë dhe Slloveni. Sondazhet ofrojnë informacione të reja për të gjitha grupmoshat e përfshira në menunë e BE-së, foshnjat, fëmijët, adoleshentët, të rriturit, të moshuarit dhe grupet speciale. Për herë të parë, statistikat janë të ndara sipas gjinisë.

Qëllimi i projektit të menusë së BE është të mbledhë të dhëna të harmonizuara me cilësi të lartë nga shtetet anëtare, duke mbuluar të gjitha grupmoshat nga tre muaj deri në 74 vjeç. Standardizimi i mënyrës së grumbullimit të të dhënave e bën informacionin më të lehtë për të krahasuar dhe përmirësuar cilësinë e vlerësimeve të rrezikut të bërë nga EFSA që mbështetet në informacionin dietik.

Sofia Ioannidou, menaxhere e projektit të menusë së BE tha: Ky lëshim rrit ndjeshëm proporcionin e informacionit të harmonizuar në bazën e të dhënave. Shtesat e tyre nënkuptojnë se më shumë se gjysma e sondazheve që përfshijnë foshnjat, fëmijët, adoleshentët, të rriturit dhe grupet speciale janë realizuar duke përdorur metodologjinë e menusë së BE-së.

“Projekti vazhdon të përparojë shumë falë angazhimit të partnerëve të EFSA në Shtetet Anëtare.” Baza e të dhënave për konsumin e ushqimit luan një rol kryesor në vlerësimin e rreziqeve që lidhen me rreziqet e mundshme në ushqim, duke lejuar vlerësimet e ekspozimit të konsumatorëve ndaj rreziqeve të tilla, një hap thelbësor në procesin e vlerësimit të rrezikut.

Që nga viti 2011 EFSA ka siguruar mbështetje financiare dhe udhëzime për mbledhjen e të dhënave për 21 vende nën ombrellën e menusë së BE-së. Deri më tani 17 studime kanë përfunduar nga 11 vende. Vëzhgime shtesë do të shtohen në bazën e të dhënave të EFSA gjatë viteve të ardhshme.

Subvencione për bletarinë gjatë këtij viti, marrëveshje për eksportin e mjaltit

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka deklarua se bletaria do të mbështetet me fonde nga Skema Kombëtare edhe për vitin 2020. “Edhe sivjet ne do subvencionojmë nga Skema Kombëtare sektorin e bletarisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm, jo vetëm për faktin se mjalti është një produkt kaq i domosdoshëm për njeriun, por bleta shkencërisht është nga qeniet më të rëndësishme rruzullin tokësor”, tha ministri Çuçi.

Më pas ai njoftoi një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend që është pikërisht hapja e eksportit me Kinën. Ministri Çuçi tha se kjo është një mundësi e madhe për bletërritësit tanë, që duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me rritjen e prodhimit vendas.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kinës për të hapur eksportin e mjaltit drejt këtij vendi. Presim vetëm një çertifikim të fundit nga autoriteti përgjegjës doganor i qeverisë së Kinës për të filluar direkt me eksportin e mjaltit shqiptar. Kjo do të hapte mundësi akoma më të mëdha për ta zgjeruar prodhimin e mjaltit në vend”, tha ministri Çuçi.

Sipas Çuçit në VKM-në e miratuar së fundi në qeveri për fondet e Skemës Kombëtare, parashikohet subvencionimi me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere.

Analiza Vjetore e AKU, Robert Lili: Qasje e re me biznesin, në sfidën për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi gjatë ditës së sotme pranë ambienteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, analizën vjetore për vitin 2019, me pjesëmarrjen e Zv.Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj.Ermira Gjeci, Drejtuesin e Inspektoriatit Qendror Z.Shkëlqim Hajdari, Drejtorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare Z.Armand Reveli dhe Kreun Projektit Irlandez për Sigurinë Ushqimore, Veterinarinë dhe standartet fitosanitare Z.Michael Parker.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Robert Lili pasqyroi në mënyrë të detajuar punën e AKU-së gjatë vtit 2019, duke evidentuar disa nga arritjet dhe problematikat e institucionit duke filluar që nga detyrat specifike për inspektime ndaj subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore dhe imputeve bujqësore, kryerjen e vlerësimit të riskut , të menaxhimit dhe komunikimit të tij.  “AKU do të ketë një qasje të re tashmë ndaj operatorëve të biznesit, duke mos u konsideruar më si gjobëvënës, por si partner në sfidën e madhe për sigurinë ushqimore dhe mbrotjen e konsumatorit, duke rritur besimin e ndërsjelltë ndaj dy palëve dhe më e rëndësishmja rritjen e transperencës” tha Z.Lili.

Në funksion të këtij mentaliteti nënvizoi Drejtori i Përgjithshëm, nevojitet ristrukturimi eficent i të gjitha strukturave apo sektorëve specifikë bazuar në detyrat funksionale që ka AKU. Ai shtoi se, vetëm përfshirja në riorganizmin e strukturës së tre komponentëve kryesorë, të vlerësimit të menaxhimit dhe të komunikimit, do të mundësonte rritjen e eficencës së AKU-së , në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore në vend . Një falenderim i vecantë,   shkoi për mbështetjen që ka dhënë Projekti për Sigurinë ushqimore , Veterinarinë dhe standartet e Fitosanitetit , vënë në zbatim nga FSAI Irlandë përfshirë edhe Autoritetin e Ushqimit në Finlandë.

 

Zv.Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural Znj Gjeci duke falenderuar për punën e AKU gjatë vitit që lamë pas, ritheksoi idenë për përqasje të re, për t’u kthyer tashmë në një institucion inteligjent në funksion të të gjitha detyrimeve ligjore të tij. Znj Gjeci tha se “ sfida për sigurinë ushqimore nuk është vetëm e AKU, është e gjithë qeverisë, pasi siguria ushqimore është prioritet kombëtar”. Një bashkëpunim të ngushtë dhe përpjekje për të pasur qasje sa më të frytshme , theksuan edhe krerët, si i Inspektoriatit Qendror, ku Z.Hajdari nënvizoi rëndësinë e inspektimit online, ku AKU është pararojë , ashtu edhe Kreu i ISUV Z.Reveli i cili theksoi mbështetjen e institucionit të tij në mbështetje të laboratorëve të AKU-së, si edhe për kryerjen nga ISUV, tashmë edhe të analizave të aditivëve.

Aditivët e shtuar në produkte dhe mosdeklarimi në etiketë, Ilollari nga AKU: Ishte mesazh alarmi, etiketimi është detyrim ligjor

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ledio Ilollari nga Sektori i inspektimit të ushqimit në AKU foli mbi alaramin e ngritur nga salcat e domateve vendase me përbërje mielli dhe niseshteje si dhe shafranin me ngjyrues. Ai tha se u morën produkte të stiilla vendi dhe të importuara dhe u dërguan në laboratorë për rezultate përfundimtare.

“Misioni i AKU është kontrolli i produkteve vendase dhe të importit, kemi një hallkë nga gjurmimi dhe ndjekja e produkteve. Përsa i përket salcave të domateve u sinjalizuam nga Alert, ishte mesazh alarmi. AKU zgjodhi që të shkonte direkt te produkti dhe pas inspektimit, marrjes së mostrave shkuam te analizat në laboratorë. U morën produkte të importuara dhe të vendit, me të patur rezultate përfundimtare nga laboratori do merren masat ndaj prodhuesve”-tha Ilollari.

Në lidhje me etiketat e produkteve, Ilollari shprehet se është detyrim ligjor paraqitja me korrektesi e përbërësve të produktit.

 

“AKU ka një data-baze të saktë për të gjithë prodhuesit, subjektet. Mbrapa cdo etikete është një prodhues që ka të drejtë të ushtrojë aktivitetin, pasi ka përmbushur kriteret. Etiketa tregon cfarë ka produkti brenda, duhet deklaruar pasi ndryshe kemi të bëjmë me keqinformim, që ligji e ndalon. Prodhuesi rmban përgjegjësi te prodhimi, etiketimi dhe tregtimi.Në etiketë është detyrim paraqitja me korrektesi e përbërësve të produktit. Për niseshtenë në produkte, konsumatori ka të drejtë të jetë i informuar për atë që konsumon”-deklaroi Ledio Ilollari.

Përsa i përket furrave të prodhimit të bukës, ku shpeshherë mungojnë kushtet higjeno-sanitare, Ilollari tha se kemi përmirësim cilësor të prodhimit dhe tregtimit të bukës.

“Kategorizimi i riskut bëhet duke iu referuar natyrës së produkteve, kemi rritje të kontrollit të inspektorëve në mbulimin e të gjithë territorit. Sot mund të flasim për përmirësim cilësor të prodhimit e tregtimit të bukës. Denonconi rastet e abuzimeve, ka marrë një rëndësi gjurmueshmëria e produktit, që cdo operator të jetë i përgjegjshëm që të garantojë sigurinë ushqimore dhe të zbatojë kriteret.

Noval, i vetmi laborator në Ballkan me standarde ndërkombëtare për analizat e produkteve

Laboratori Noval është i vetmi në Ballkan për investimet dhe standardin që ofron për analizat kimike dhe mikrobiologjike, në përputhje me rregulloren e Bashkimit Europian.

 

I ndërtuar në vitin 2005, pjesë e grupit Noval Shpk, gjendet në rrugën dytësore Maminas, Durrës. Laboratori ofron shërbime inovative me standarte të larta, siguri dhe besueshmëri në analizat kimike dhe mikrobiologjike, duke reduktuar kostot dhe minimizuar risqet e sigurisë dhe shëndetit. Cilësia, shërbimet dhe efikasiteti e ka kthyer atë në një pikë reference për klientët.

Personeli i Noval ka integritetin, paanësinë dhe aftësi teknike për të përdorur paisje cilësore laboratorike që reduktojnë risqet e jo-konformiteteve gjatë analizës, duke ndihmuar kështu kompanitë Shqiptare dhe jo vetëm që të gjejnë standarte të larta për kryerjen e analizave cilësore.

Në nëntor 2018 laboratori Noval është akredituar me ISO:17025, me qëllim të qartë: të garantojë cilësinë e matjeve analitike dhe mikrobiologjike dhe të plotësojë çdo kërkesë të klientëve të tij në fushën e Farmaceutikës, Mjedisit dhe Sigurisë Ushqimore.

Testimi në burim, pra marrja e mostrës aty ku është klienti dhe analizimi i saj, i lejon klientët të fitojnë kohë dhe avantazhe në kosto, edhe duke evituar transportimin e kushtueshëm të mostrave.

Metodat e analizës janë të vlefshme dhe të përshtatshme për të dhënë rezultate të sakta të saj sepse Laboratori Noval luan një rol shumë të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore, në përputhje me rregulloret lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.