Menu

Konsumatori

Helmimi nga ushqimi/ Zbuloni grupin e personave dhe produkteve me rrisk të lartë

Helmimi nga ushqimi ose sëmundja e transmetuar nga ushqimi mund të prek këdo që konsumon produkte të kontaminuar nga bakteret, viruset, parazitët, toksinat ose substanca të tjera. Megjithatë ka njerëz të caktuar të cilët janë të përfshirë edhe më tepër në kategorinë e rriskut. Këtu përfshihen të rriturit e moshës mbi 65 vjeç, fëmijët mbi 5 vjeç, personat me sistem imunitar të dobët përshkak të sëmundjeve si dhe gratë shtatzëna.

Disa këshilla paraprake: Lani duart dhe sipërfaqet shpesh. Ndani mishin e papërpunuar dhe shpendët nga ushqimi i gatshëm për të ngrënë. Gatuaj ushqimin në temperaturën e duhur. Ftohni mishin dhe pulat e papërpunuara, si dhe mbetjet e gatuara menjëherë (brenda 2 orësh). Bleni në mënyrë të sigurë. Mos blini ose përdorni kanaçe të dëmtuara, të ënjtura, të ndryshkura ose të dhëmbëzuara. Zgjidhni fruta dhe perime pa mavijosje. Mos blini ose përdorni vezë të plasaritura ose jo në frigorifer.

Lloji i ushqimit me rreziku të lartë:

-Mishi dhe shpendët të papërpunuar ose të pa gatuar.
-Çdo peshk i papërpunuar, i pa gatuar, ose butak. Ushqim që përmban ushqim deti të papërpunuar ose të pa zier (p.sh, sushi) si dhe peshk i tymosur.
-Qumësht i papërpunuar.
-Vezë si dhe ushqime që përmbajnë vezë të papërpunuara / të papjekura.
-Perime të palara, jo të freskëta.
-Djath i butë, nga qumësht i pasterizuar.
-Sallam të pa gatuar.
-Sallatra dhe lakra të pa gatuara.

Marrë nga: Food.Safety.gov

Qendra ALERT / Alert.al

Konsumator kujdes, disa produkte 'skadojnë' edhe më 30 shkurt!

Siguria ushqimore lë shumë për të dëshiruar në Shqipëri dhe për këtë fakt shpesh herë ekspertët e fushës kanë ngritur alarmin për mbrojtjen e konsumatorit. Produkte që shiten në prag të skadencës. Të tjera produkte që tregëtohen pasi ka kaluar data e skadencës dhe mbi të gjitha mungesa e informacionit të plotë në etiketat e produkteve.
Në rrjete sociale, aty ku vijnë edhe denoncimet më të mëdha të sigurisë ushqimore, së fundmi është shfaqur një fenomen i ri. Produkte të cilat si datë skadence kanë 30 shkurtin. Duket qesharake por vendosja dhe ndryshimi i etiketave të skadencave bëhet pa një kontroll të posaçëm.
Më të vështirë këtë raport mes tregëtarit dhe konsumatorit e bën edhe mungesa e zyrave të ankimit. Përjashtuar Bashkinë e Tiranë apo Durrësit, në qytetet e tjera të Shqipërisë kjo zyrë mungon. Shpesh konsumatori i drejtohet shoqatave privat për konsultim apo ankesë ndaj shërbimit të marrë. Konsumator, përpara se të blini produkte ushqimore, kontrolloni etiketat dhe datën e skadencës.

Qendra ALERT/ Alert.al

Rinisin pas 22 vitesh eksportet e mishit nga Mbretëria e Bashkuar drejt SHBA

Dërgesa e parë e viçit nga Mbretëria e Bashkuar në Shtetet e Bashkuara në më shumë se 20 vjet u dërgua këtë javë. Tregu amerikan ishte mbyllur për viçin e BE-së që nga janari 1998, kur vendi vendosi kufizime të importit të viçit, deleve dhe dhive e produkteve të tyre, për shkak të shqetësimeve të Encefalopatisë Spongiforme të gjedhit (BSE, Sëmundje e lopës së çmendur)
Katër biznese në Irlandën e Veriut dhe Uells janë renditur nga Shërbimi i Inspektimit të Sigurisë Ushqimore të Departamentit Amerikan të Bujqësisë (FSIS), si të ligjshëm për të eksportuar viç në Amerikë.
Dërgesa e parë e viçit nga Foyle Food Group e Foyle Campsie në Irlandën e Veriut është dërguar dhe të tjera nga e gjithë Britania e Madhe që priten në javët e ardhshme. Kepak Group në Merthyr, Uells, si dhe WD Meats dhe Granville Food Care në Irlandën e Veriut, gjithashtu mund të fillojnë prodhimin dhe eksportimin e viçit nga Mbretërinë e Bashkuar për konsumatorët amerikanë.
Sekretari i Mjedisit George Eustice tha: “Mishi ynë i viçit është i njohur si nga më të mirët në botë për cilësinë e tij të lartë, sigurinë e ushqimit dhe standardet e mirëqenies dhe ky moment historik do të thotë që, më shumë njerëz në të gjithë globin mund të shijojnë produktin tonë”.
Një proces i gjatë
Shtetet e Bashkuara filluan të rihapin në mënyrë progresive tregun e tyre për eksportet e viçit nga Bashkimi Evropian, duke filluar me Republikën e Irlandës, në 2015.
Në Mars të vitit 2020, SHBA ranë dakord për ekuivalencën e standardeve mbi masat e kontrollit të sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar, pas një inspektimi trejavor, në verën e kaluar.
Raporti i auditimit i USDA’s FSIS zbuloi se sistemet dhe kontrollet e higjienës së mishit në Mbretërinë e Bashkuar janë të një standardi të përshtatshëm, ekuivalent për produktet që do të importohen në SHBA.
Raporti vuri në dukje se, e gjithë Mbretëria e Bashkuar plotëson kërkesat e prodhimit të SHBA, kështu që viçi nga Anglia, Uells, Skocia dhe Irlanda e Veriut është i përshtatshëm për eksport. FSIS inspektoi pesë stabilimente viçash, katër mish derri dhe qengji dhe disa laboratorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, mes korrikut dhe gushtit 2019.
Phil Hadley, Drejtori i Zhvillimit të Tregut Ndërkombëtar të AHDB, tha se SBA përfaqëson një treg potencial të rëndësishëm për eksportet e mishit të kuq.
“Ky moment i rëndësishëm do të sjellë një shtytje fantastike në sektor dhe ne presim të shohim më shumë nga mishi ynë i kuq të servirur në tryezat e darkës në të gjithë SHBA në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha ai.
Karen Pierce, Ambasadorja Britanike në SHBA, tha: “Konsumatorët Amerikanë tashmë kanë oreks për një sërë produktesh britanikë cilësorë, duke përfshirë djathëra të imët, uiski, salmon dhe biskota, si dhe viçi sigurisht që do të bëhen të popullarizuara në Shtetet”.
Qeveria është gjithashtu në procesin e negocimit të një marrëveshje të tregtisë së lirë MB-SHBA, pas daljes së MB nga Bashkimi Evropian.
Sekretari i Tregtisë Ndërkombëtare Liz Truss tha se, marrëveshja e mishit mund të jetë maja e ajsbergut me mundësi të mëtejshme për bujqësinë britanike, për shkak të marrëveshjes së mundshme tregtare.

Marrë nga Foodsafetynews.al

Qendra ALERT – Alert.al

Analiza e qumështit, profesor Laçi: Duhet monitorim i vazhdueshëm dhe plotësim standardesh

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori Dritan Laçi nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ka folur mbi urdhrin e të Ministrit të Bujqësisë për planin e monitorimit të qumështit në fermat me mbi 15 krerë dhe sa efikas është në terren. Laçi tha se ky moment i analizimit të qumështit është pjesë e kapitullit 12 të BE, por që nuk mund të analizohet në mënyrë periodike, në momente të caktuara, por duhet monitorim i vazhdueshëm në ferma. Profesori tha se duhet një kontratë e nënshkruar me fermerët, që t’i obligojnë këta të fundit për të plotësuar disa standarde.

“Qumështi është produkt që përmba risk të lartë kontaminimi dhe fermeri duhet të japë garanci për produktin që nxjerr nga ferma. Prandaj duhet një kontratë e nënshkruar me fermerët, për t’i obliguar  në plotësimin e disa standardeve. Gjithashtu duhet të ketë persona përgjegjës për kontrollin e mostrave të qumështit. Pasi kur dorëzojmë rezulatet tek ekspertët e BE, ata nuk ndalen vetëm në letrat që kemi dorëzuar, por marrin masat e tyre për të vërtetuar nëse ato që janë të shkruara janë të sakta. Ndaj duhet të jemi serioz, pasi jemi vend anëtar i BE, kemi një listë përpara me detyra dhe nëse nuk tregohemi të tillë, rruga do të jetë më e gjatë se sa e kemi menduar”-tha profesori Dritan Laçi.

Qendra Alert/Alert.al

Testimi i qumështit, profesori Berxholi: Nëse s’bëhet sipas kritereve, do vrasim veten me duar tona

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori i Mjekësisë Veterinare Kristaq Berxholi ka analizuar mënyrën e kontrollit dhe testimit të mostrave të qumështit, vlerësimin e ngarkesave somatike dhe mikrobike. Nëse vlerësimi nuk bëhet sipas kritereve, profesori thotë se do të marrim një rezultat të gabuar dhe do vrasim veten me duart tona.

“Kosova ndryshe nga ne e ka të ngritur strukturën e kontrollit të ushqimeve dhe sistemin veterinar. Jemi në një moment delikat sepse duhet të vleresohen problematikat që mund të kenë lopët, sëmundjet dhe ata që marrin mostrat duhet t’i evidentojnë në një letër të veçante, pasi ndikojnë në numrin e ngarkesave somatike dhe mikrobike. Nëse nuk bëhet ky vlerësim, atëherë do të kemi një rezultat të çuditshëm, kemi për të vrarë veten me duart tona. Dikur në ferma ishin të organizuar shërbimi veterinar që i çonte mostrat në ISUV për analiza, që të kishim një pasqyrim të situatës. Edhe për ndotjen e qumështit nuk kemi asnjë plan të hartuar nga Ministria e Bujqësisë. Nga ana tjetër nuk kemi as Drejtori Veterinarie që të ushtrojë kontrolle, pasi kemi fermerë të përgjegjshëm që marrin mostra nga të gjitha lopët, por ka edhe të tjerë që mund të marrin vetëm nga 2-3 lopë dhe kjo është e dëmshme edhe për vetë fermerin. Duhet mbështetje financiare edhe për fermerin pasi duhet të lëvizë me mjetin e tij për të ushtruar kontrolle. Jam shumë skeptik për realizimin siç duhet të kontrollit dhe tesimit të mostrave të qumështit, nëse nuk i marrim brenda kritereve. AKU duhet të sakrifikojë për këtë periudhë, shteti duhet t’i mbështesë, pasi po e la në dorë të fermerëve, ne do të dështojmë”- tha Berxholi.

Qendra Alert/Alert.al

Kontrollet në terren, mjeku veteriner Resuli: AKU jep detyra, por jo mbështetje!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, mjeku veteriner Ervin Resuli teksa flet për testimin e quështit, sjell në vëmendje vështirësitë e fermerëve të cilët ishin detyruar të merrnin paguret me qumësht dhe të prisnin me orë të tëra për t’i çuar më pas për analiza në ISUV. Skandali më tej, sipas Resulit është fakti që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) iu jep detyra inspektorëve, por nuk iu ofron atyre mbështetje, ku shpeshherë ata s’kanë patur as naftë për të shkuar për të bërë kontrolle.

“Merreshin mostra të dedikuara në bazë të asaj që kërkonte procedura, fermerët rendnin me pagure me qumësht, prisnin me orë të tëra për t’i çuar për analiza, sot jemi në kushtet që nuk bëhet. AKU kur ndërmerr një masë nuk mbështet inspektorët me bazën e duhur, por vetëm jep detyra pa mbështetje. Ka patur raste se inspektorët nuk kishin naftë, skandaloze kur presim që AKU duhet të sigurojë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë. Skandali shkon më tej kur drejtor në AKU në Gjirokastër është një skuptor apo rastet kur drejtues janë elektriçistët, të cilët marrin politika për të siguruar shëndetin tonë”-tha Resuli.

Qendra Alert/Alert.al

AKU "pushohet" nga puna, pas 10 vitesh, inspektorët nuk dalin për kontrolle

Siguria ushqimore në të gjithë zinxhirin e saj, sot ka pësuar një nga goditjet më të mëdha. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sot, për herë të parë qëkur është krijuar ky institucion, janë urdhëruar të mos dalin në terren. Burime nga AKU konfirmuan për Alert.al se, drejtorëve të 12 Drejtorive Rajonale të AKU-së, iu ka shkuar një urdhër në rrugë elektronike, në të cilin iu thuhet se, inspektorët nuk do të dalin në terren për kontrolle të subjekteve, përveç rasteve emergjencte, siç janë denoncimet apo lincencimet, pra kur një subjekt që ka në fokus ushqimin, aplikon për licencë pranë QKL-së dhe ky njoftim për mas i shkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Megjithëse nuk ka asnjë bazë ligjore që inspektrët të urdhëtohen të mos dalin në terren e si rrjedhojë, të mos pajisen as me urdhërat e zakonshëm të inspektimit, ka të ngjarë që ky vendim të jetë marrë pas deklaratës së ditës së djelë të kryeministrit Rama. Ky i fundit, gjatë një një vizite në Vlorë dhe në disa biznese të vogla, bisedoi para mediave dhe me administratorët e tyre. Ndër të tjera, Rama foli për çlirimin e biznesit të vogël nga taksat, nga TVSH-ja, nga moria e inspektimeve dhe inspektorëve etj. Kjo masë, vjen si ndihmë për biznesin e vogël në kohën kur situata e Coronavirus i ka shkaktuar jopak probleme. Por, në asnjë rast, kryeministri nuk ka deklaruar se këto biznese do të çlirohet nga inspektomet e atyre që kanë për detyrë të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore. Biznesi i vogël, por edhe tjerat, që kanë si objekt të punë së tij produktet ushqimore, është një nga hallkat që rrezikon më së shumti sigurinë ushqimore, mjafton të marrim si shembull fast food, minimarketet e lagjeve, puhishte të ndryshme që punojnë me NIPT si biznes i vogël dhe dhjetra natyra të tjera biznesi. A i shërben kjo mungesë inspektimi bizneseve për t’i lehtësuar financiarisht nga pasijat e pandemisë? A kishte për qëllim kryeministri në deklaratat e tij, të lënin pa kontrolle biznesin në raport me sigurinë ushqimore, apo vetëm për pjesën e tatimeve e taksave dhe lehtësimin e tyre?

Ndërkohë, urdhëri i AKU për inspektorët nuk përfshin biznesin e vogël, por të gjitha bizneset, të cilët nga sot e për një afat të pacaktuar, nuk do të kontrollohen.

Qendra ALERT / Alert.al

RAPEX i Komisionit Evropian: Ja dhjetra produkte që rrezikojnë shëndetin dhe jetën e përdoruesve

Dhjetra produkte të përdorimit të përditshëm, janë aq të pasigura dhe aq të rrezikshme për përdorim, as askush prej nesh nuk e di dhe as nuk e mendon. Raporti i fundit vjen nga RAPEX, strukturë e Komisionit Evropian, i cili shpërndan “Alert”-e javore për produktet e përforimit të përditshëm, që përbëjnë rrezik për përdoruesit.

Ndoshta askush nga ne nuk e mendon, që makina e cila ka shpikur rripin e sigurimit, herë herë ka vetë probleme me sigurinë e tij. Ndërkohë, në raportin e fundit të RAPEX, ashtu si në thuajse të gjitha, lodrat e fëmijëve, veçanërisht kukullat përbëjnë rrezik për shëndetin e jetën e fëmijëve, për shkak të ngjyruesve e kimikateve. Gjithashtu, ulësja e fëmijëve në biçikletë, maska që nuk mbrojnë nga COVID-19, kremëra fytyre, termues uji e deri te produktet tjera që as nuk iu shkon në mëndje që përbëjnë rrezik.

Në linkun e mëposhtëm, raporti i fundit i RAPEX për produktet që përbëjnë rrezik dhe nuk janë konfom standardeve të BE për përdorim.

https://ec.europa.eu/consumers/consumers_safety/safety_products/rapex/alerts/?event=personalisedSubscription.view&web_report_id=10000011&id=0CC27B3CB8ED7F52BDB2CCE7AB8026B8FBDD0B3E12414D2CD7A26D758D376812173F146631B2D603285CA6AA4F2946D5A1845F93019723BD9AAC3FEC3BFC5F44&lng=en

Qendra ALERT / Alert.al

Skandali për sigurinë ushqimore, laboratori nxjerr pa baktere, pulën e larë me ujin e Lanës - Foto/Video

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal që ndodh në një laborator privat i cili ofron diagnozën e sëmundjeve në kafshë dhe kontroll mokrobiologjik dhe fiziko – kimik të ushqimeve dhe ujit. Ky laborator analizat e një pule të thethur, larë me ujin e Lanës e nxjerr pa baktere dhe të sigurt për t’u konsumuar. Skandali thellohet kur në investigimin e Fiks Fare mësohet se në këtë laborator kryhen një pjëse e madhe e analizave të vetëkontrollit nga kompanitë prodhuese në vend, të cilat në bazë të ligjit janë të detyruara që këto analiza t’i bëjnë në mënyrë periodike pranë këtyre laboratorëve.

Pranë redaksisë së Fiks Fare mbërriti një denoncim në lidhje me vërtetësinë  e  rezultateve të analizave të kryera në laboratorin Bio- V në Tiranë.   Për të vërtetuar  këtë skandal  i cili  rrezikon drejtpërdejt konsumatorin, gazetarët e  Fiksit dërguan pranë laboratorit Bio – V një pulë të cilën e lanë me ujin e ndotur të Lanës.

Gazetarët  për këtë produkt kanë kërkuar nga laboratori që t’i kryhen analizat për ngarkesën bakteriale, E-cholin, salmonelën , si dhe vlerat ushqyese të këtij produkti për të bërë më pas dhe një etiketë ushqimore,  e bazuar kjo në ligj.

Gazetarët në të njëjtën ditë me pulën e larë në ujin e Lanës kanë dërguar në laborator dhe një dezifiktues duarsh ku etiketa e tij tregon se ka përbërje prej 70% alkool etilik. Për të parë se sa të sakta do të jenë analizat e kryera nga laboratori Bio-V gazetarët këtij dezifektuesi për duart i  shtuan alkool të rrezikshëm për jetën e konsumatorit të quajtur methanol dhe glicerinë në formë xheli.

Laboratorio Bio – V në përgjigjen e analizave të kryera nga ai, nxjerr se pula e larë me ujin e ndotur të Lanës nuk përmban baktere dhe se është  brenda parametrave për konsumim.

Ndërkohë desinfektuesi i duarve sipas analizave ishte i pastër pa asnjë përmbajtje të rrezikshme.

Gjithashtu gazetarët e Fiksit  çuan në këtë laborator edhe një mostër të ujit të Lanës për të parë ngarkesën bakteriale të tij.  Në përgjigje thuhej se uji i Lanës doli me ngarkesë të lartë mikrobike,  ndërsa pula që ishte e larë me këtë ujë doli shumë e pastër dhe jo e rreziksme për konsumim.

Marrë nga Top-Channel.tv

Tërhiqen nga tregu 18 lloje sallamesh me salmonelë, 12 fëmijë mes shumë të prekurve, u helmuan

Autoritetet shëndetësore franceze kanë tërhequr disa grupe sallamesh të thatë spanjollë pas 18 rastesh të salmonelozës, 12 prej të cilave kishin të bënin me fëmijë.

Një suxhuk i thatë spanjoll shkaktoi disa helmime ushqimore gjatë verës. Midis 8 korrikut dhe 31 gushtit, 18 raste të salmonelozës, duke përfshirë 12 në fëmijë, u “identifikuan nga Shëndeti Publik France” dhe “njerëzit e pyetur kishin konsumuar të gjithë një lloj të veçantë të suxhukut të thatë (” fuet “i Katalanisht) origjinë hispanike.

Dy fëmijë u shtruan në spital përkohësisht
Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë (DGS) tha se dy fëmijë ishin shtruar përkohësisht në spital, por se nuk kishte “asnjë nocion serioziteti” në lidhje me çështjen e tyre.

“Lidhja me konsumin e lëndëve djegëse të prodhuara nga krijimi spanjoll Embutidos Sola u konfirmua më 1 shtator nga Drejtoria e Përgjithshme e Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit dhe Shëndetit Publik Francë. Disa grupe të konsumuara nga pacientët ishin vërtet zbulohet se është e ndotur me salmonelë “, detajoi Ministria e Bujqësisë.
Ministria specifikon se një tërheqje e parë e disa grupeve të karburanteve të dyshuar, në një pikë të vetme të shitjes – një supermarket në Gironde – “tashmë ishte bërë, si një masë paraprake, nga e Premtja 21 Gusht në bazë të elementeve të para të hetimi”.

Do të bëhet një tërheqje dhe tërheqje e të gjitha “lëndëve të para”
Që nga sot, përveç kësaj, një tërheqje dhe një tërheqje e të gjitha lëndëve djegëse, pavarësisht paraqitjes së tyre (pesha, prezantimi promovues me pajisje, erëza …), të gjitha datat e qëndrueshmërisë minimale (DDM), dhe që mban shenjën ES-10.12147 / B-CE, do të kryhet në markat e ndryshme të interesuara në Francë “, specifikon Ministria e Bujqësisë.

“Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që njerëzit që kanë akoma produktet në fjalë të mos i konsumojnë ato dhe t’i kthejnë ato në pikën e shitjes ku janë blerë.”
Personat që kanë konsumuar këto produkte dhe që paraqesin këto simptoma janë të ftuar të konsultohen me mjekun e tyre, duke e njoftuar atë për këtë konsum. “Në mungesë të simptomave brenda 7 ditëve pas konsumimit të produkteve në fjalë, nuk ka nevojë të shqetësoheni dhe të konsultoheni me një mjek,” tha ai.
F.B. me AFP / Përgatiti Dr.Blerta Brati, Mjeke Mikrobiologe

Alert.al