Menu

Konsumatori

Prof. Josif Risto: Ushqimi është kthyer në faktor të sëmundjeve të rënda

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Josif Risto Dr. i Shkencave farmaceutike, pedagog në universitetin “Luarasi” foli për shifrat e publikuara për mbetjet ushqimore, ku rezultoi aflatoksinë në qumësht, antibiotikë në vezë dhe mjaltë, pesticide mbi normat e lejuara në fruta dhe perime etj. Profesori tha se ushqimi është i nevojshëm për mirëqënien tonë, ndërsa pas viteve 2000 është kthyer në faktor të sëmundjeve më të rënda në botë.

“Ushqimi, në radhë të parë është i nevojshëm për mirëqënien tonë, aktivitetin tonë jetësor, por ushqimi është bërë dhe shkak i sëmundjeve kryesore. Nëse mund ta ndajmë në dy etapa, viti 1990-2000 kanë qenë etapa të sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve që vijnë nga uria, kequshqyera. Pas viteve 2000, bota po përballet me shkaqe të tjera të sëmundjeve, që janë ato degjenerative, ku është vetë njeriu shkaktar i shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme të shëndetit tone, të cilat fatkeqësisht janë rritur në masë. Bota, sot po përballet me sëmundje të rënda, kardiovaskulare, tumorale që vijnë nga këto ushqime. Shifrat janë vërtet alarmante dhe kemi disa parametra që janë normat e lejueshme. Këto norma maksimale të lejueshme janë shumë të dëmshme, pasi organizmi ka mundësi akumulative të toksinave që japin këto ushqime, qoftë pesticide, empicide, antibiotikë, çfarë përdorin për bimë dhe ushqimet tona. Duke qenë në normat maksimale të lejueshme bëhen shkak për sëmundje, jo më kur janë mbi norma të tilla”-tha profesor Josif Risto.

Qendra Alert/Alert.al

Mbetjet në ushqime, eksperti Vuksani: Shifra alarmante dhe të patolerueshme!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gjon Vuksani ekspert për bujqësinë, pedagog në UBT ka komentuar të dhënat nga monitorimi për mbetjet ushqimore, ku rezultuan aflatoksinë në qumësht, antibiotikë në vezë dhe mjaltë, pesticide mbi norma në fruta dhe perime etj. Për ekspertin këto shifra janë alarmante për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

“Veza është produkt shumë i përdorshëm në Shqipëri dhe afërsisht 10% e vezëve që konsumojnë shqiptarët kanë problem me mbetjet, kjo shifër për mua është alarmante. E dyta, mjalti rreth 11% me mbetje është një shifër e jashtëzakonshme, pasi një pjesë e madhe e konsumojë dhe efekti i tyre është akoma më i madh. Janë shifra alarmente, duhen parë nga minsistrja e Bujqësisë. Janë shifra skandaloze, nëse ne si ekspertë heshtim para kësaj gjendje, atëherë ne bëhemi bashkëfajtorë. Nase mjalti është në shifrat rreth 11% nuk e di se çfarë duhet të jetë më shumë. Në 10 kokrra vezë, në 1 vezë është mbi normanë e lejuar me mbetje. Kjo është gjendje katastrofike, akoma më e rrezikshme te produktet me bazë shtazore, një pjesë e madhe e frutave dhe perimeve konsumohen çdo ditë dhe me sasi të mëdha. 11.5% sasia e mostrave mbi normënn e lejuar dhe janë pesticide, kjo është e patolerueshme. Dhe këto shifra janë pa hyrë në brendësinë e tyre, mund të jenë pesticide që cilësohen shumë të rrezikshme shëndetin e njeriut”-deklaroi Gjon Vuksani.

Qendra Alert/Alert.al

Mbetjet në ushqime, Prof. Dr. Kristaq Berxholi: Numër i ulët analizash dhe kontrollesh

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-drejtori i IKV, prof. Dr. Kristaq Berxholi ka folur për Planin Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve në ushqime, sa kontrolle po ushtrohen në Shqipëri dhe nevoja për një informacion të detajuar ndaj qytetarëve, mbi pesticidet apo antibiotikët në ushqime.

“Në SHBA, para 1 javë thanë që në 400 kampione, lloje të ndryshme ushqimesh ishin të infektuara me listeriozë, të shpërndarë në 6 shtete amerikane. Pra, janë të pahur dhe nuk e kuptoj pse në Shqipëri ndodh ndryshe, i mbajnë informacionet e mbyllura. Duhet të tregojnë çfarë janë pesticidet, antibiotikët sepse mbi bazën e kësaj njerëzit duhet të kenë informacion. Plani për vitin 2023, është mbi 1400, por për medimin tim nuk duhet të ndodhë në kushtet ku ndodhet Shqipëria, e cila aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kontrollet duhet të shtoheshin, ndotjet ambientale po shtohen nga dita në ditë, orientimi i programit. Duhet të ketë kontrolle edhe për etinel oksidi, problem i ri i ngritur nga Komisioni Europian që u shpreh se duhet të nisnin kontrollet. Këtë duhet ta kishim nisur edhe ne. Ata kanë dhënë orientimin për vendet e BE, duhet të përgatiteshim edhe ne, pasi nuk ka asgjë të keqë të nisnim kontrollin. Duke marrë parasysh analizat e bëra dhe me numrin e kampionimit, i bie që me 1 kampion të bëhen 1.5 ose 2 analiza. Është shumë e reduktuar në këtë pikëpamje, e kuptoj se ndoshta çështje fondesh. Por, për ndotjen jam i mendimit se duhet zgjeruar fondi”-u shpreh prof. Kristaq Berxholi.

Qendra Alert/Alert.al

Erson Dhimespira nga AKVMB: Plani i Monitorimit të Mbetjeve dhe rezultatet e gjetura

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Erson Dhimespira drejtor i Veterinarisë në AKVMB foli për Planin Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, hartimi i tij dhe shtrirja në të gjithë vendin, si dhe synimi për të zbuluar dhe parandaluar mbetjet në ushqime.

“Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve në total është plan me 2 mijë kampionë për vitin 2022 dhe ka një gjurmim mbi këto kampionë në rreth 3 mijë analiza specifike për secalin kampionë dhe në mënyrë të kombinuar. Në disa përqindje mund të jenë marrë si të veçanta, por ne bëjmë gjurmimin në substancë. Kemi një përqindje më të vogël të këtyre mbetjeve, gjurmojmë në specie të të imtave, si dele dhe dhi. Janë ato substance që kanë rezultuar në urinë, por janë edhe disa të tjera që kanë rezultuar në muskuj apo organ. Ky është synimi i gjurmimit të këtij produkti, por në substancë të ndryshme. Në pjesën e gjurmimit janë rreth 2 mijë kampionë, që shtrihen në 12 muaj dhe në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Ka mbulim të gjerë sa i përket të gjitha specieve, duke nisur nga shëndeti i kafshës, kontrollit të saj, që përkthehet në siguri ushqimore për njerëzit dhe e njëjta gjë ndodh në gjurmimin e të gjitha substancave. Plani është hartuar duke marrë parasysh disa kritere, duke marrë substancat apo medikamentet më të shitura në vend dhe të tregtuara nga farmacitë dhe substancat e rezultuara 1 vit më parë. Duke bërë pjesën e detajimit të të gjitha substancave bëhet hartimi i planit për të gjurmuar në të gjitha produktet dhe subjektet e destinuara në treg. Në një kampion të marrë synojmë të zbulojmë dhe të parandalojmë mbetjet në ushqime”-tha Erson Dhimespira.

Qendra Alert/Alert.al

Elementët e duhur për të kuptuar se si cilësia lidhet ngushtë me një proces industrial të kujdesshëm

Në këtë shënim të shkurtër përmbledhim metodat e përshkruara nga një kompani italiane për të ilustruar cilësinë e produkteve të saj dhe risitë e miratuara në fushën e qëndrueshmërisë. Këto nuk janë vetëm aspekte teknike, por elemente të dobishme për të kuptuar se si cilësia duhet të lidhet me një proces industrial të kujdesshëm. Në njoftimin për shtyp specifikohet se produktet e bukës dhe biskotat përdorin përbërës si: Vezë të freskëta, kakao dhe çokollatë nga një zinxhir furnizimi i çertifikuar, qumësht i freskët me cilësi të lartë, kos dhe reçel italian 100%, sheqer nga zinxhirët e çertifikuar të furnizimit dhe miell gruri. Një aspekt tjetër i rëndësishëm për t’u shqyrtuar është seria e kontrolleve përgjatë linjave të prodhimit. Kompania specifikon se fillon me një sistem të shikimit optik, për të vlerësuar formën e duhur të biskotave, pastaj bëhet verifikimi i ngjyrës. Në fund bëhet një vlerësim i përgjithshëm. Në frontin e qëndrueshmërisë, kompania specifikon se në 10 vitet e fundit konsumi i ujit është zvogëluar me mbi 15%, ndërsa kursimet e energjisë elektrike janë rreth 10% dhe ka pasur një reduktim të ndjeshëm të metanit për shkak të futjes së ndriçimit LED dhe sistemeve të reja të gatimit në furrat elektronike. Këto janë elemente interesante dhe të dobishme që dëshmojnë dëshirën për të krijuar një produkt të mirë, pa paragjykuar mundësinë e aksidenteve gjatë rrugës dhe kritiket e paparashikueshme që mund të regjistrohen. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Sondazhi/Konsumatorët e painformuar për përdorimin e sigurt të paketimit ushqimor

Konsumatorët mund të ekspozohen ndaj rreziqeve të lidhura me ushqimin, pasi përjetojnë një mungesë të udhëzimeve për përdorim të sigurt për paketimet ushqimore dhe pajisjet e kuzhinës. Shumë vazhdojnë të përdorin paketime ushqimore edhe të dëmtuara dhe enë kuzhine për disa kohë, siç thekson një sondazh prej 11 vendesh rreth qëndrimeve, nevojave dhe shqetësimeve të njerëzve lidhur me ‘materialet e kontaktit ushqimor’. Si rezultat, BEUC po bën thirrje për rregullimin e duhur të këtyre materialeve.

Gjetja kryesore është se konsumatorët nuk ndihen mjaftueshëm të informuar kur blejnë apo përdorin paketime ushqimore. Ndërsa konsumatorët janë përgjithësisht të vetëdijshëm se disa paketime ose kontejnerë mund të lëshojnë kimikate në ushqim, rezultatet e sondazhit sugjerojnë se ata mund të mos jenë duke marrë informacionin që u nevojitet, të tilla si drejtimet për përdorim të sigurt dhe të përshtatshëm. Si rezultat, njerëzit mund të jenë duke rritur pa dashje ekspozimin e tyre ndaj kimikateve që lihen nga kontejnerët dhe paketimi në ushqim.

2 në 5 konsumatorë e kanë të paqartë se cilat paketime ushqimore janë të sigurta për t’u përdorur. Shumë gjejnë se informacioni i dhënë me paketimin ushqimor nuk është as i kuptueshëm (26%) dhe as i mjaftueshëm (36%).

Për t’u shqetësuar, 2 në 3 konsumatorë përjetojnë mungesë të udhëzimeve për përdorim të sigurt për paketimin ushqimor dhe pajisjet e kuzhinës. Prandaj, konsumatorët mund të mos i përdorin këto produkte siç është menduar, gjë që nga ana e tyre mund të rrisë ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të lidhura me ushqimin.

Rreth 3 në 4 konsumatorë njohin simbolin zyrtar Glass and Fork, por vetëm një pakicë (29%) e di se çfarë do të thotë: E përshtatshme për kontakt ushqimor. Për shembull, shumë veta e lidhin simbolin me të qenit i sigurt për larjen e pjatalarësve.

1 në 2 konsumatorë vazhdojnë të përdorin paketim ushqimor edhe të dëmtuar dhe enë kuzhine për disa kohë. Megjithatë, kohëzgjatja mund të rrisë rrezikun e lënies së kimikateve në ushqim.

Rreth 3 në 5 autoritete besohet se kontrollojnë kontejnerët ushqimorë dhe paketimet përpara se të dalin në treg. Në realitet, rregullatorët përballen me sfida të mëdha për ta bërë këtë.

4 në 5 konsumatorë janë të shqetësuar për ndikimin e paketimit ushqimor në mjedis. Pothuajse 9 në 10 mbështesin rregulla strikte për të parandaluar ndikime të tilla.

Ligji i BE-së kërkon që të gjitha ‘materialet e kontaktit ushqimor’ të jenë të sigurta. Për shumicën e materialeve, megjithatë, rregullat e hollësishme lidhur me mënyrën se si ato duhet të përmbushin këtë kërkesë sigurie nuk ekzistojnë në praktikë. Kjo është e rëndësishme pasi mbi 8,000 kimikate përdoren për të prodhuar dhe trajtuar materialet e paketimit ushqimor. Duhet të ketë rregulla që mbulojnë të gjitha paketimet ushqimore në mënyrë që këto të jenë të sigurta në të gjitha kushtet e parashikueshme të përdorimit, duke përfshirë ripërdorimin. (BEUC)

Qendra Alert/Alert.al

5 kg sheqer në vit nga pirja e pijeve me sheqer

5 kg sheqer në vit është sasia që një italian merr nga pirja e pijeve me sheqer. Të dhënat e Beverfood nga Assobibe tregojnë një konsum mesatar prej 54 litra për frymë dhe rekordi u arrit në vitin 2022 (burimi Beverfood). Në listë gjejmë pijet coca-cola që përfaqësojnë 60% të pijeve të gazuara, lëng portokalli, pije me bazë çaji, pije energjike, çajra bimore e kështu me radhë. Pak veta i kuptojnë këto shifra, por vetëm mos harroni se një kanaçe me pije të gazuara përmban rreth shtatë kuba sheqeri. Kjo do të thotë se ka familje të tëra, të rinj dhe të rritur që përdoren pije me sheqer gjatë vakteve ushqimore dhe në këto raste tejkalohet lehtësisht shifra 100 litra në vit ose 10 kg sheqer. Çështja është serioze sepse po flasim për një substancë që i atribuohet një përgjegjësije të madhe për kequshqyerjen e italianëve, që kanë një problem me kaloritë e tepërta, duke pasur parasysh se 35% e fëmijëve janë obezë ose mbipeshë, si dhe 40% e të rriturve. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Blerjet në supermarket, si të dallojmë një salcë të mirë domatesh

Domatet janë një nga produktet më të përdorura në kuzhinë. Jo vetëm domatet e kuqe, por edhe salca e tyre mund të gjendet pothuajse në çdo shtëpi, e kjo falë përfshirjes në receta nga më të ndryshmet.

Duke qenë një produkt kaq i përdorur nuk është çudi që në raftet e marketeve të gjeni me shumicë lloje të ndryshme salcash.

Si të zgjidhni një salcë të mirë domatesh

Ndër markat pak a shumë të njohura, po listojnë disa masa paraprake që duhen marrë parasysh:

Origjina e domateve

Sipas ligjit, origjina e domateve duhet të tregohet në etiketë.

Meqenëse Italia është një nga prodhuesit kryesorë, do të ishte më e arsyeshme të zgjidhnit një salcë të me origjinë nga ky vend.

Megjithatë edhe nëse produkti nuk vjen nga Italia, por në të tregohen të gjitha cilësitë që garantojnë garanci, zgjedhja mbetet e mirë.

Kontrolloni gjithmonë nëse vendi i kultivimit dhe ai i përpunimit (ose konservimit) përkojnë, sepse është një tregues garancie.

Ky lloj etiketimi tregon se pureja është bërë nga domate të freskëta dhe jo të ndenjura ose të transportuara nga një vend në tjetrin për tu përpunuar.

Ngjyra dhe përbërësit e salcës

Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së salcës, e cila duhet të jetë e gjallë, uniforme, jo shumë e ndritshme apo tepër e zbehtë.

Gjithashtu përbërësit si acidit citrik (konservues) dhe kripa, nuk duhet të jenë në doza të larta.

Kontrolloni vakumin

Një masë tjetër paraprake është që gjithmonë të siguroheni që ena të mos jetë e mbushur me ajër, në mënyrë që të garantohet ruajtja maksimale e produktit.

Për ta bërë këtë, thjesht shtypni kapakun në pjesën qendrore: nëse nuk bën zhurmë, mund të vazhdoni me blerjen.

A është i rëndësishëm viti i prodhimit?

Viti i prodhimit nuk është një faktor për t’i dhënë shumë peshë. Meqenëse produkti është i pasterizuar dhe i paketuar në vakum, ai mund të ruhet për dy ose tre vjet.

Kushtojini vëmendje kodit

Shishet kanë një kod informacioni për periudhën e prodhimit, që të kuptoni nëse domatja është përpunuar apo jo në mënyrën më të mirë.

Përveç vitit të prodhimit që tregohet me një shkronjë: J për 2019, E për 2020 dhe U për 2021, tregohet edhe një numër që i referohet ditës së vitit në të cilin është prodhuar produkti. Duke qenë se domatja është një produkt sezonal (ndërmjet korrikut dhe tetorit), mund të kuptoni nëse ajo ka qenë apo jo e freskët përpara përpunimit. Nëse tregohen numrat ndërmjet ditëve 190-290, pra tre muajt e kohëzgjatjes së së vjeljes, salca është bërë nga domatja e freskët.

Qendra Alert/Alert.al

Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni gjatë muajit maj

Me ngrohjen e kohës dhe ardhjen e majit, vendosja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm është thelbësore. Gjatë këtij muaji, konsumoni fruta dhe perime me përmbajtje të lartë uji dhe vitamine C. Ato do të sjellin hidratim se dhe do t’ju ndihmojnë me përmirësimin e sistemit imunitar. Në vijim, dëshirojmë të ndajmë me ju një listë me fruta dhe perime që ju këshillojmë t’i mbani në shportën tuaj të ushqimeve:

Luleshtydhet

Luleshtrydhet janë një nga frutat më të shijshme. Ato kanë shumë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë ushqyese si vitamina C, fibrat, vitamina B dhe acidi folik. Ato ndihmojnë në rregullimin e proceseve të tretjes, zvogëlojnë ndjenjën e urisë, ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe kanë veti të shkëlqyera antioksiduese dhe anti-inflamatore. Luleshtydhet gjithashtu stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë pozitivisht në forcimin e imunitetit.

Pjeshka

Pjeshkët janë thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të organizmit. Ato janë të pasura me vitaminë: A, E, C, K B1, B2, B3, B6, beta-karoten dhe i ofrojnë trupit tonë minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri dhe zinku. Për ju që doni të bini nga pesha, pjeshkët janë fantastike dhe kanë shumë fibra duke ju bërë të ngopeni shpejt.

Kivi

Kivit janë fruta me fuqi të madhe antioksidante. Ndonëse kanë një numër të ulët kalorish, i japin trupit shumë energji. Ato janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës për shkak të nivelve të larta të kaliumit. Kivi ndihmon edhe me sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe njihet në të gjithë botën si një lehtësues mjaft efektiv i “Sindromës së Zorrës së Irrituar”.

Bizelet

Bizelet janë të pasura me vitaminë B, A, C, kalium, fosfor, magnez, kalcium, hekur dhe zink. Ato janë shumë të rëndësishme për forcimin e imunitetit pasi pengojnë shumimin e H.Pylorit, një bakter i cili përkeqëson ulçerën në stomak dhe zorrë. Bizelet kanë gjithashtu një efekt pozitiv në shëndetin e syve.

Karrotat

Karrotat kanë në përmbajtjen e tyre biotinë, fibra, kalium dhe vitaminat K, B1, B6, B2, C dhe E. Ato përmirësojnë sistemin imunitar, kontrollojnë nivelet e sheqerit, parandalojnë aknet dhe shenjat nga dielli dhe ndihmojnë me sëmundjet kardiovaskulare.

Kungujt e njomë

Kungulli i njomë ka efekte pozitive në lëkurë dhe tretje. Ai konsiderohet një produkt dietik për shkak të numrit të ulët të kalorive. Kungulli përbëhet nga 95% ujë dhe pjesa tjetër janë proteina dhe karboidrate. Kungujt kanë nivele të ulëta kolesteroli, kripe dhe yndyre dhe përmbajnë shumë fibra. Sasia e lartë e fibrave lidhet ngushtë me parandalimin dhe trajtimin e hipertensionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Fruits and vegetables in season by month: May – LifeGate

Qendra Alert/Alert.al

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj vetëm nga konsumimi i një gote Coca-cola

Coca-Cola është një pije freskuese, por sheqeri dhe kafeina që ato përmbajnë mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj. Çfarë ndodh në trupin tuaj kur pini një gotë cola?

Një Coca-Cola e këndshme e ftohtë me akull: Le të themi se pini një kanaçe ose një gotë 0,33 litra. Ju po konsumoni menjëherë ekuivalentin e 10 lugëve çaji sheqer. Pas 20 minutash, niveli i sheqerit në gjak arrin kulmin. Kjo shkakton çlirimin e insulinës, e cila e shtyn mëlçinë të shndërrojë sheqerin në yndyrë.

Pas 40 minutash presioni i gjakut rritet, bebëzat zgjerohen. Në tru bllokohen receptorët e adenozinës, gjë që parandalon përgjumjen. Pas 45 minutash, substanca e dërguar, dopamine, çlirohet gjithnjë e më shumë. Kjo siguron që ne të ndjejmë lumturi dhe mirëqenie. Pas një ore, acidi fosforik lidh kalciumin, magnezin dhe zinkun në traktin e poshtëm të tretjes, gjë që nxit metabolizmin. Ky efekt përforcohet nga dozat e larta të sheqerit dhe ëmbëlsuesve artificialë, të cilët nxisin ekskretimin e kalciumit në urinë.

Pas më shumë se 60 minutash vjen rënia e sheqerit. Bëheni nervoz. Pas disa orësh, pason përplasja e kafeinës. I gjithë lëngu që keni marrë me cola zhduket. Dhe me këtë, lëndët ushqyese të rëndësishme për të cilat trupi ka nevojë përfundojnë në tualet.

Në këtë mënyrë Coca Cola mund të dëmtojë edhe kockat tuaja. Cola përmban acid fosforik (E338). Nëse kjo merret në sasi të mëdha, thithja e kalciumit në kocka mund të pengohet dhe nxitet resorbimi i kockave. Kalciumi është një pjesë e rëndësishme e formimit të kockave dhe vendimtare për densitetin tonë të kockave. Nëse trupit i mungon kalciumi, kjo mund të shkaktojë gjithashtu sëmundjen e kockave, osteoporozën.

Kafeina nxit sëmundjet kardiovaskulare

Cola gjithashtu quhet shpesh një “pick-me-up”. Kjo është për shkak të kafeinës që përmban. Nëse konsumoni shumë kafe ose Cola, ju gjithashtu tejkaloni sasinë maksimale ditore të rekomanduar të kafeinës (400 mg në ditë). Kjo mund të rrisë presionin e gjakut.

Presioni i lartë i gjakut konsiderohet një faktor rreziku për sëmundje të shumta si atak në zemër, insuficienca kardiake dhe goditjet në tru.

Ata që pëlqejnë të pinë kafe duhet të shmangin pijet energjike dhe pijet me kafeinë. Një kombinim i të dyjave mund të çojë shpejt në një mbidozë, e cila mund të shkaktojë dëmtim afatgjatë për shëndetin.

Dhëmbë të dëmtuar, lëkurë jo e mirë, kocka jo të forta, e dëmshme për sistemin kardiovaskular dhe e dëmshme për peshën trupore. Është më mirë të ndaloni konsumimin e saj- kjo do të ishte idealja në bazë të efekteve të saj.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se të gjitha pikat e mësipërme kanë të bëjnë me konsumimin e tepërt. Të gjithë mund të konsumojnë një gotë cola në një herë e kaq kohë, pa u prekur drejtpërdrejtë nga efektet e dëmshme. Motoja është: Shijojeni, por në sasi të vogla dhe rrallë!

Health risks of Coca-Cola: What it does to the body (medicalnewstoday.com)

Qendra Alert/Alert.al