Menu

Konsumatori

Bllokohen mijëra biskota të skaduara dhe asgjësohen tonelata me ushqime

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Janë vendosur 2 masa administrative gjatë inspektimeve, masa e parë është vendosur në një subjekt për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë ndërsa masa e dytë është vendosur ndaj një tjetër subjekti, ku janë konstatuar produkte (biskota) ku fshihej lehtësisht data e skadencës për rrjedhojë edhe është bllokuar 1006 kg të këtij produkti.

Janë asgjësuar 34.9 ton ushqime me kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 40 mostra për analizim në të gjithë vendin.

Qendra Alert/Alert.al

Asgjësohen 14 ton ushqime, të pasigurta për konsum

AKU kryen 215 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimet për sigurinë ushqimore, si dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Vijon të bëhet këshillimi dhe orientimi i disa Operatorëve të Biznesit Ushqimor për problematika të hasura në protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID-19. Janë asgjësuar 14 ton ushqime me kërkesë të një subjekti , si dhe janë marë 27 mostra në total.

Qendra Alert/Alert.al

Sekuestrohet mish dhe asgjesohen tonelata ushqime

Trupat inspektuese kanë vijuar punën inspektimin dhe monitorimin në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19

Janë dhënë 2 masa administrative, njëra për arsye të tregtimit të mishit pa vulë në një subjekt ku janë sekuestruar edhe 38.5 kg mish, si edhe në një tjetër subjekt u vendos masë administrative për analiza jokonform të farës së misrit.

Janë asgjësuar 19.065 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe janë marrë 32 mostra për analizim në të gjithë vendin.

Nga trupat inspektuese të AKU ka vijuar këshillimi dhe orientimi në të gjithë subjektet përpunuese dhe tregtuese me qëllim forcimin e kushteve të sigurisë ushqimore.

Qendra Alert/Alert.al

Gjoba subjekteve ushqimore për mungesë higjene, vijojnë asgjesimet

Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar kontrollet në terren dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimeve të kryera në Tiranë, në një subjekt është vendosur masa administrative “gjobë” në vlerën e 300,000 lekëve për kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Gjithashtu është bërë asgjësim në dy subjekte të 70.182 ton produkte ushqimore, më kërkesë të vetë këtyre subjekteve.

Edhe në Korçë është vendosur masë administrative “gjobë” në një subjekt me aktivitet “furrë buke”, me vlerë 300,000 lekë, për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, është bërë edhe bllokimi I aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara si dhe u bë bllokimi i produkteve me qëllim asgjesimin e tyre.

Në Durrës janë vendosur 2 masa administrative “paralajmërim” si dhe janë marrë dy mostra për analizim, ndërkohë edhe në Fier janë vendosur 3 masa administrative “paralajmërim” për mosrinovim të analizës së ujit dhe të planit 3D.

Në Fier dhe Elbasan janë bërë zhbllokime të produkteve ushqimore, të cilat kanë qenë të bllokuara në subjekte deri në daljen e analizave. Përkatësisht në Fier është bërë zhbllokimi i 0.4 ton gjalp dhe 0.5 ton djath në një subjekt “përpunim qumështi dhe nëprodukteve të tij” pasi analizat kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi, gjithashtu edhe në Elbasan janë bërë zhbllokime të sasive vaj luledielli, pije alkoolike, kripë e jodizuar në tre subjekte pasi analizat e këtyre produkteve kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi.

Qendra Alert/Alert.al

Sa i rrezikuar paska qenë konsumatori! Vijojnë asgjesimet e ushqimeve me tonelata

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijuan monitorimet në terren, në garantim të sigurisë ushqimore si pjesë e Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimit në Tiranë është vendosur 1 masë administrative me “paralajmërim” si dhe janë asgjësuar 26 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit. 4 masa administrative me “paralajmërim “ janë vendosur edhe në Fier, duke iu referuar mosrinovimit të librezave shëndetësore, mosrinovim të planit 3D, sistemimin korrekt të produkteve në rafteve si dhe mosrinovim të analizës së ujit.

Në Gjirokastër është bërë asgjësimi i një sasie produktesh ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, përkatësisht është bërë asgjësimi i 107.45 ton produkte ushqimore të lëngëta si: lëngje frutash, qumësht , ujë etj si dhe 19.3 ton produkte ushqimore të ngurta si: produkte brumi, patatina, kruasant, kornflakes etj

Në Elbasan janë marrë 10 mostra të mollëve të vendit dhe importit për analizim të mbetjeve pesticide.

Qendra Alert/Alert.al

Rreziku nga Delivery, inspektorja e AKU Allaraj: Mbahet higjenë, covid s’transmetohet nga ushqimi

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, inspektorja e AKU Yllka Allaraj ka folur për masat e ndërmarra nga institucioni ku ajo punon për monitorimin e tregjeve, supermarketeve dhe furrave të bukës gjatë kësaj periudhe pandemie. Përsa i përket shërbimit Delivery, Allaraj tha se koshat e motorrave kanë një material specifik lehtësisht të pastrueshëm.

“Në këtë kohë pandemie, qytetarët kanë kërkuar që ushqimet të dërgohen në banesat e tyre dhe ekziston shërbimi delivery. Trupat inspektuese kanë qenë në terren dhe kanë monitoruar në vazhdimësi, koshat kanë një material specifik që është lehtësisht i pastrueshëm. Janë këshilluar për mbajtjen e maskave, dorezave edhe si të pastrohen këta kosha. Shërbimi përmes motorrave është ushqimi i gatshëm, i ambalazhuar, paketimi është me certifikatë sigurie. Nese flasim për covidin, s’kemi asnjë statistikë që përhapja e covid-19 bëhet përmes ushqimit, por kjo nuk do të thotë që të ulim vegjilencën. Janë këshilluar që të përdorin higjenën, operatorët e biznesit ushqimor janë të interesuar të pasrtojnë koshat, nuk kemi patur asnjë denoncim për ndonjë person të helmuar nga kontaminimi i ushqimit. Motorrët kanë një tip termusi që ruan ushqimin në temperaturë të caktuar. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar kanë qenë në terren që ditën e parë që vendi kaloi në pandemic. Kemi asistuar te operatorët ushqimorë, në tregje, furra buke dhe markete, që tregtojnë produkte ushqimore. Është parë e arsyeshme edhe heqja e sharrave të bukës, pasi në pikën 15 të Aktit Normativ parashtrohet se cfarë mund të kontaminojë një produkt. Aty përfshihet edhe thika e bukës dhe kemi marrë masa ndaj atyre që vijojnë t’i përdorin sharrat në furra buke. Në kuadër të covid-19, trupa inspektuese e AKU dhe shëndetit publik kanë të njëjtin trajnim. Kryejmë këshillim, kur shohim se ka përsëritje të problemit, ndërmarrim hapa ligjorë, ndërsa për pjesen e ndihmave nuk kemi ndërhyrë. Jemi mbështetur nga operatorët e ushqimorë, ndërgjegjësimin e konsumatorit do ta quaja frymarrje, për të zbatuar masat në interes të gjithë shoqërisë”-tha Yllka Allaraj.

Qendra Alert/Alert.al

Shërbimi Delivery, nutricioniste Hyrida Basha: Koshat nuk dezinfektohen, si biznese kemi marrë masa

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricioniste Hyrida Basha ka folur për rrezikun nga Delivery, pra sa i sigurt është ushqimi që vjen në shtëpi si dhe për masat e marra nga bizneset në luften ndaj coronavirusit. Basha tha se ky shërbim është delikat, por që po zbatohen të gjitha procedurat dhe këshillat që ushqimi të mos kontaminohet dhe kështu as konsumatori të mos rrezikohet.

“Nuk besoj të ketë persona aq të papërgjegjshëm sat ë mos pastrojnë koshat e motorrave që dërgojnë ushqime në banesa. Ka shumë elementë që ndikojë te ushqimi, temperatura, paketimi i produkteve, i cili është i certifikuar. Është Inspektoriati dhe AKU që bëjnë kontrolle dhe nuk na lejojnë të bëjmë sipas dëshirës tonë. Çdo biznes duhet të plotësojë këto kritere. Gjatë kësaj periudhe kemi zbatuar një protokoll, atë jeshil, ku në të e kemi të detajuar se si t’i shërbejmë klientit. Motorrët e shërbimit delivery janë me elementë specifik, ku duhet të higjenizohen dhe në temperaturë të caktuar që ushqimi të mos kontaminohet. Përsa i përket dezinfektimit të koshit të motorrëve, nuk është I përcaktuar në protokollin jeshil”-tha Hyrida Basha.

Duke patur dhe vetë biznes, Hyrida Basha foli edhe për konfuzionet që pandemia shkaktoi dhe rregullat që po ndiqen nga punonjësit.

“Kemi marrë këshilla si të veprojmë gjatë kësaj periudhe, duke u bazuar në këshillat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Në fillim pati konfuzione për hapjen e biznesit, s’e fillova punën prej 6 marsit. 2 javë më vonë, AKU ka ardhur një herë gjatë kësaj periudhe, duke parë dokumentacionin dhe duke dhënë këshillat e duhura. Kemi bërë pajsjen e punonjësve me maska, doreza dhe dezinfektantë. Bëhet dezinfektimi i sipërfaqes ku gatuhet, është rritur vigjilenca gjatë kësaj periudhe”-deklaroi nutricioniste Hyrida Basha.

Qendra Alert/Alert.al

Vijojnë gjobat, 500 mijë lekë baxhos në Durrës dhe një furre buke në Tiranë

Trupa inspektuese të AKU Durrës, pas indicies së marrë nga qytetarët në platformat e komunikimit të AKU, kanë ushtruar kontroll në një baxho në fshatin Kamerasa, Manzë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Krimin Ekonomik, për shkak se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj e palicencuar.

Gjatë ushtrimit të kontrollit ka rezultuar se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj, në kushte të papërshtatshme higjienio-sanitare. Subjekti nuk kishte një sistem të efektshëm gjurmueshmërie për produktet ushqimore sipas legjislacionit në fuqi, si dhe nuk kishte të implementuar Planin e Vetëkontrollit (HACCP). Për të gjitha këto shkelje të legjislacionit në fuqi u vendos marrë masa administrative ”gjobë” në vlerën e 500,000 lekëve si edhe bërë bllokimi i 15 kg djathë të bardhë dhe 7 kg djathë kaçkavall, të cilat do të mbahen të bllokuara në ambientet e subjektit.

AKU ka vijuar kontrollet, ku ka gjobitur në Tiranë dhe Fier në garantim të sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimeve në Tiranë është vënë një masë administrative “gjobë”, në një furrë buke në vlerën e 50.000 lekëve për prerje të bukës, si dhe janë asgjësuar 25 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum human.

Nga kontrollet e kryera në Fier u vendos një masë administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë në një subjekt “tregtim përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij”, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar 0.4 ton gjalp dhe 0.5 ton djath të paetiketuara. Kjo sasi është bllokuar në subjekt deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë edhe 5 masa administrative me “paralajmërim” pasi gjatë monitorimeve në subjekte u evidentua mosrinovim të librezave shëndetësore si dhe rinovim të planit DDD etj. Masa të tilla me paralajmërime janë marrë edhe në Vlorë dhe Shkodër.

Qendra Alert/Alert.al

Ngarkesë bakteriale mbi normë, bllokohen 150 kg kos dhe djathë në një baxho në Korçë, asgjësohen 4.5 ton produkte në Tiranë

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë bllokuar 100 kg kos dhe 50 kg  kaçkavall në një baxho në Korçë, pasi nga përgjigjet e analizave laboratorike për mostrat e marra, kanë rezultuar me ngarkesë bakteriale (enteriobacterie dhe E.Coli) mbi normën e lejuar të legjislacionit në fuqi, sasi kjo e destinuar për asgjësim.

Po ashtu gjatë isnpektimit në 2 subjekte në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve. Ndërsa në Fier, është marrë masë administrative “Paralajmërim” ndaj 1 subjekti, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra produktesh ushqimore (domate, kastravecë, patate dhe speca) për analizim laboratorik.

Gjatë inspektimeve në qarqet Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër janë dhënë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, të tilla si: mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.

Qendra Alert/Alert.al

EFSA/raport: Rreziku në ushqime nga pesticidet

EFSA ka bërë publike rezultatet e dy vlerësimeve të saj pilot mbi rreziqet që i paraqiten njerëzve nga mbetjet e pesticideve të shumta në ushqim.

Vleresimet kane marrë parasysh efektet kronike në sistemin e tiroides dhe efektet e tjera akute në sistemin nervor, të cilat janë kulmi i një bashkëpunimi shumëvjeçar midis EFSA dhe Institutit Kombëtar Hollandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM).

Dokumentet u finalizuan pas një periudhe konsultimi dy mujor gjatë së cilës EFSA mori përshtypje të vlefshme nga një sërë palësh të interesuara, duke përfshirë institucionet kombëtare, akademitë, organizatat joqeveritare dhe shoqatat tregtare. Një takim u organizua me palët e interesuar  në Bruksel për të ndihmuar në sqarimin e metodologjisë dhe shpjegimin e rezultateve të punës.

Përfundimi i përgjithshëm për të dy vlerësimet është se rreziku i konsumatorit nga ekspozimi është me nivele të ndryshme sigurie, nën pragun që shkakton veprim rregullues për të gjitha grupet e popullsisë që mbulohen.

Sipas raporteve të para për të ashtuquajturin ‘rrezik kumulativ’ nga pesticidet, EFSA deklaron “me shkallë të ndryshme sigurie” se efekti i kombinuar i pesticideve është nën pragun e lejuar nga Komisioni Evropian.

Rreziqet për konsumatorët që vijnë nga prania e këtyre mbetjeve në ushqim aktualisht vlerësohen nga substanca. Sidoqoftë, një numër i pesticideve, thotë EFSA, kanë efekte në shëndetin e njeriut që mund të jenë më të mëdha nëse ato ushtrohen së bashku dhe jo individualisht. Dy vlerësimet kanë të bëjnë me efektet kronike në sistemin tiroide dhe ato akute në sistemin nervor dhe rreziqet kanë qenë më pak se 100 deri 99.9%.

Rregullorja e BE mbi nivelet maksimale të pesticideve në ushqim përcakton që vendimet për MRL duhet të marrin parasysh efektet kumulative të pesticideve, si dhe kur metodat për të vlerësuar efektet e tilla bëhen të disponueshme. Për më tepër, rregullorja që mbulon vendosjen e pesticideve në treg përcakton që pesticidet nuk duhet të kenë efekte të dëmshme, përfshirë efektet kumulative  te njerëzit.

https://www.efsa.europa.eu/en/news/pesticides-first-cumulative-risk-reports-published

Qendra Alert/Alert.al