Menu

Konsumatori

Coronavirusi, sa po zbatohen masat nga subjektet ushqimore

AKU ka vijuar inspektimet, në garantim të sigurisë së shëndetit të konsumatorëve. Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e Covid-19.

Janë kryer 106 monitorime dhe kontrolle zyrtare,
Janë vendosur 7 masa administrative “paralajmërim”.

Gjatë kryerjes së kontrolleve është vërejtur që subjektet ushqimore disponojnë dokumentacion për sigurinë ushqimore, si dhe zbatojnë kushtet higjeno-sanitare.
Në masat e marra për mospërhapjen e Covid 19, po zbatohen me rigorozitet nga ana e subjekteve ushqimore, përdorimi i maskave, dorezave dhe dezifektantëve gjatë shërbimit.
Bëhet në mënyrë të vazhdueshme edhe këshillimi i përfaqësuesve të subjekteve për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.

Qendra Alert/Alert.al

Vlora "problematike", gjobiten 4 subjekte fruta-perime, bllokohen produkte të skaduara

AKU vijon inspektimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e Covid-19.

Janë kryer 95 monitorime dhe kontrolle zyrtare,
Janë marrë 4 masa administrative me “gjobë” në 4 subjekte me aktivitet “njesi tregtimi fruta perime” në Fier për mosrespektim të aktit normativ, mungesë të maskave dhe dorezave, mungesë dizinfektantësh dhe mos afishim të planit të masave në vlerën e 200 mijë lekëve në total. Si dhe janë dhënë 7 masa administrative “paralajmërim” në Tiranë në subjekte me aktivitet “furrë buke”.
Në Qarkun e Vlorës në bashkëpunim me organet kompetente të Policisë së Shtetit, në 4 subjekte janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar. Është bërë bllokimi i tyre në këto subjekte, si provë për organet hetimore dhe është lënë detyrë tërheqja e tyre në mënyrë të menjëhershme nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet duke mos lejuar asnjë tentativë abuzimi, si dhe u bën thirrje të vazhdueshme të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra nga qeveria për shmangien e përhapjes së Covid-19

Qendra Alert/Alert.al

Masat ndaj coronavirusit, gjobë furrës së bukës në Tiranë, 5 paralajmërime në Shkodër

AKU kontrolle për garantimin e sigurisë ushqimore. Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID -19.

Janë kryer 105 monitorime dhe kontrolle zyrtare,

Është marrë 1 masë administrative me “gjobë” në 1 subjekt me aktivitet “furrë buke” në Tiranë për mosrespektim të aktit normativ, për ndalimin e tregtimit të bukës së prerje në vlerën e 50 mijë lekëve si dhe janë dhënë 5 masa administrative “paralajmërim” në Shkodër për prani të mjeteve prerëse të bukës në ambientet e tregtimit deri në largimin e tyre brenda 24 orëve.

Në qarkun e Vlorës dhe të Beratit në bashkëpunim institucional me organet kompetente të Policisë së Shtetit, janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar.
Përkatësisht në 4 markete të qytetit të Vlorës janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar si dhe është bërë bllokimi i tyre në subjekte si provë për organet hetimore dhe tërheqjen e tyre nga tregu.
Ndërsa në qarkun e Beratit janë kryer inspektime në 9 subjekte ushqimore ku në 5 prej tyre janë bllokuar një sasi produktesh ushqimore me etiketë të falsifikuar. Gjithashtu është kryer bllokimi i këtyre produkteve në subjekte, deri në tërheqjen e tyre nga tregu.

Qendra Alert/Aler.al

Nuk zbatuan Aktin Normativ, gjobë furrave të bukës në Tiranë dhe Fier

Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e Covid-19.

Janë kryer 68 monitorime dhe kontrolle zyrtare

Janë marrë 2 masa administrative “gjobë” në dy furra buke në Tiranë dhe Fier për mosrespektim të aktit normativ, për ndalimin e prerjes së bukës me vlerë 100,000 lekë të rinj në total.

Në pjesën më të madhe të kontrolleve në të gjithë territorin janë vërejtuar se subjektet plotësojnë kushtet higjieno sanitare, disponojnë dokumentacionin e duhur për sigurinë ushqimore, kanë pajisur personelin me masat mbrojtëse ndaj Covid-19 (maska, doreza dhe dezinfektantë).

AKU do të vijojë kontrollet dhe nuk do të tolerojë asnjë tentativë abuzimi si dhe do të bashkëpunojë me këdo që zbaton ligjin dhe masat e mara në mbrotje të shëndetit të të gjithëve.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, gjobiten me 100 mijë lekë dy biznese

AKU vijon monitorimet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë kryer:

📌98 monitorime dhe kontrolle zyrtare,

📌Janë vendosur 2 masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë (produkte të pambuluara, mungesë dezinfektantësh etj).

🔴Zero tolerancë për çdo shkelje dhe tentativë abuzimi si dhe bashkëpunim për këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve.

Qendra Alert/Alert.al

Bukëpjekësit thirrje: Buka të shitet në paketim letre, rrit sigurinë ndaj coronavirusit

“Buka duhet të shitet në paketim letre kundër epidemisë së koronavirusit”, tha Kolivar, Kryetar i Sindikatës së Punëdhënësve të Prodhuesve të Bukës.
Në deklaratën e tij për reporterin AA, Cihan Kolivar kujtoi se furrat dhe farmacitë ishin përjashtuar nga aplikacioni i qeseve të paguara të zbatuara nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit, duke theksuar se higjena ka dalë në pah përsëri kundër epidemisë së koronavirusit (Covid-19).
Duke nënvizuar se ata po mbrojnë paketimin e bukës në letër, Kolivar sqaroi se aplikimi, i cili është bërë në 2-3 rrethe më parë, aktualisht kryhet vetëm në bashkëpunim me bashkinë dhe furrtarët në Bayrampaşa. Duke deklaruar se është e detyrueshme shitja e bukës në paketim letre në furra buke brenda kufijve të rrethit, Kolviar deklaroi se komuna gjithashtu ka kontrolle në këtë drejtim.
Kolivar deklaroi se higjena doli përsëri në pah pas epidemisë së koronavirusit.
Falë paketimit të letrës, parandalohet prekja e bukës me duar dhe siguria e bukës është dyfishuar. Bukëpjekësi, i cili vesh doreza sapo buka të dalë nga furra, e vendos bukën në paketim letre. Në këtë mënyrë parandalohet prekja e bukës që nga momenti i parë në tryezë me duart e konsumatorit.

https://www.aa.com.tr/tr/ekonomi/firincilardan-koronaviruse-karsi-ekmekte-kagit-ambalaj-kullanilsin-cagrisi/1770165

Qendra Alert/Alert.al

 

KE ndihmë fermerëve për ushqim të pandërprerë e të sigurt: Sektori mund të përfitojë deri në 120.000 Euro nga paketa

Komisioni Evropian, nëpërmjet faqes në Instargam, dedikuar të gjithë fermerëve në Bashkimin Evropian, i ka falenderuar ata për punën e palodhshme, në këto ditë të pandemisë globale të COVID-19. Sipas Komisionit Evropian dhe faqes EU Agrifood, furnizimi i popullatës me produkte ushqimore, pa ndërpprerje, por edhe për të sigurta për konsum, vlerësohet maksimalisht. Për këtë arsye, në paketën e ndihmës për fermerët në vendet anëtre të BE, secili që mund të ketë vështirësi në këtë situatë, mund të aplikojë dhe të përfitojë nga ndihma shtetërore, deri në 120 mijë Euro.

Ja postimi i plotë i Euagrifood:

Faleminderit për fermerët tanë dhe punëtorët e zinxhirit të furnizimit me ushqime, që vazhdojnë të na garantojnë ushqim të sigurt gjatë shpërthimit të # COVID19. Kjo falë të gjitha bizneseve që bëjnë përpjekje shtesë për të siguruar shëndetin e punonjësve. Komisioni Evropian ka ndërmarrë masa për të mbështetur fermerët dhe sektorin agro-ushqimor:

Sektori do të jetë në gjendje të përfitojë nga ndihma shtetërore deri në 120,000 Euro.

Ne kemi miratuar udhëzime për të siguruar që mallrat janë në gjendje të udhëtojnë përtej kufijve dhe të arrijnë atje ku janë të nevojshme pa vonesë.

Burim: Euagrifood

Qendra ALERT / Alert.al

AKU me "dorë të hekurt" gjobit një tjetër supermarket në Vlorë: Tregtonte produkte të skaduara

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë ka vijuar kontrollet dhe monitorimet në të gjithë qarkun, në zbatim të rregullave rigoroze të vendosura, në luftë kundër përhpjes së Covid 19.

Gjatë kontrolleve të kryera në markete, supermarkete, furra buke dhe tregje ushqimore, AKU ka konstatuar në një subjekt ushqimor supermarket, produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i tyre i përdorimit (sallam, qumësht, çokollatë).

Sasia e produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar është bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë ” në vlerën e 300,000 mijë lekëve të rinj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve.

Qendra Alert/Alert.al

Produkte të skaduara dhe furra buke jashtë standardeve, gjobë dy subjekteve në Korçë

AKU vijon kontrollet në terren, në Korcë gjobitet një subjekt për produkte me afat skadence të kaluar dhe një furrë buke me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, vijon monitorimin rigoroz në të gjitha subjektet e lejuara që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark për zbatimin e masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Kështu gjatë ditës së sotme janë kryer 23 inspektime, kryesisht në Korcë qytet, Maliq e rrethinat e tyre, prej të cilave, në 6 furra buke, 7 minimarkete, 7 njësi tregëtimi dhe 3 subjekte përpunimi qumështi.

Gjatë kontrolleve të kryera në një minimarket u konstatuan produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të cilat u sekuestruan me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.

Gjithashtu referuar shkeljeve të konstatuara në një furrë buke e cila ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare që cënonin sigurinë ushqimore, trupa inspektuese mori masën administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë si dhe u bë ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kushteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve duke vijuar betejën për mospërhapjen e COVID-19.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirus, AKU gjobit furrën e bukës: S'kishte kushte higjeno-sanitare

Monitorimet rigoroze në të gjithë vendin në ato subjekte të cilat kanë një rëndësi kryesore për kalimin dhe përmirësimin e situatës të krijuar nga COCID-19 vijojnë çdo ditë deri në fitimin e kësaj beteje, por edhe më tej.
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, në sajë të monitorimeve dhe kontrolleve të kryera për zbatimin e masave të marra për përballimin e situatës, në një subjekt “Njesi prodhimi/tregtimi buke” ka konstatuar prodhimin dh tregtimin e produktit bukë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, të cilat cënojnë rëndë sigurinë e produktit dhe ndikojnë në shëndetin e konsumatorëve.
Gjithashtu gjatë kontrollit nga trupa inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte dhe manualin e vetëkontrollit (HACCP).
Referuar këtyre shkeljeve ligjore , trupa inspektuese mori ndaj subjektit masat administrative “gjobë”:
a) “Gjobë” 300,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare,
b) “Gjobë” 100,000 lekë për mungesë të manualit të vetëkontrollit (HACCP),
c) “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” deri në plotësimin e mangësive.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve Shqipëtar.

Qendra Alert/Alert.al