Menu

Konsumatori

Nutricionistja Basha: Ushqimi është kthyer në burim sëmundjesh nga injektimi i hormoneve

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricionistja Hyrida Basha ka folur për etiketimin e produkteve dhe për problemet shëndetësore që shkakton tek konsumatorët mashtrimi me etiketat. Basha tha se është detyrim ligjor informimi i konsumatorit, ndërsa shkrirja dhe rishkrirja duhet të thuhet në etiketim, pasi mishi kontaminohet dhe kthyehet në vdekjeprurës.

“Çdo problem shëndetësor në bazë të origjinës ka ushqimin. Përveç vendit të origjinës, datës së skadencës, nivelit të kalorive, yndyrnave, sasisë së kripërave minerale, proteinave, duhet të ketë fakt nutrecional dhe kushtet e ruajtjes së këtij produkti. Shkrirja dhe rishkrija duhet të thuhet në etiketim, pasi mishi kontaminohet duke u kthyer deri në vdekjeprurës. Përbërësit duhet të jenë me patjetër në etiketim, pasi konsumatori duhet të sigurohet mbi atë çfarë konsumon. Ushqimi është kthyer në burim sëmundjesh, pasi kemi shtim të rasteve të sëmurëve, si pasojë e injektimit të hormoneve. Për këtë arsye, nëse nuk informohen në etiketë që produkti mban gluten do vazhdoj ta shtoj sëmundjen”-tha Hyrida Basha.

Hyrida Basha mori edhe shembullin e tregtimit të kripës në kushte të papërshtatshme, duke humbur vlerën e jodit dhe duke krijuar mikroorganizma.

“Shumë pak njerëz e dijnë por kripa skadon dhe pavarësisht kësaj, janë disa subjekte që e mbajnë në thasë, pa datë skadence dhe në kushte të papërshtatshme. Në këtë mënyrë vlera e jodit dhe krijohen mikroorganizma. Ndaj apeli im ndaj konsumatorëve është që të ndërgjegjësohen më shumë për etiketat”-deklaroi nutricionistja Basha.

Qendra Alert/Alert.al

Mashtrimi me etiketat, dekani K.Sulaj: Produktet e importit manipulohen, cenohen elementët e sigurisë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, dekani i Bioteknologjise Ushqimore, UBT Kapllan Sulaj ka folur për mashtrimin e konsumatorit me produktet e importit që ripaketohen dhe hidhen në treg nga kompanitë shqiptare, pa përmendur elementët e gjurmueshmërisë. Sulaj tha se një veprim i tillë cenon elementët e freskisë dhe sigurisë së produktit, i cili është manipuluar.

“Për një produkt që vjen nga importi, duhet informacion që nga origjina dhe deri në paketim e kur vendoset në treg. Një pjesë e produkteve të pulave shiten me një emër tregtar dhe pa përmendur elementët e gjurmueshmërisë. Importi shoqërohet me informacion, certifikatë veterinare, kushtet e rujtes, të dhënat, sasinë, paketimin. Por çfarë ndodh në kushtet tona? Një pjesë e produkteve të importit shpërndahet në pikat tregtare, ku një pjesë e ripaketojnë duke i vendosur një paketim të ri e duke e hedhur në treg. Ka etiketë të tjetërsuar që nuk përmban informacionin e produktit të origjinës. Ndërsa një pjesë tjetër tregtohen të hapura pa etiketë, në qese plastmasi. Në këtë formë shkelet ligji i ushqimit, pasi gjurmueshmëria nuk ekziston dhe nuk dihet nga ka ardhur produkti dhe çfarë risku mban. Cenohen edhe elementët e freskisë dhe sigurisë së produktit, pasi nuk dihen kushtet si janë kryer dhe si është manipuluar produkti. Mishi në momentin kur shkrin humbet një pjesë të proteinave, lëndët minerale. Mishi i pulës shkrihet shumë shpejt, është një produkt që kontaminohet shpejt dhe rreziku që mban është shumë i lartë. Shkrirja kërkohet në kushte të kontrolluara dhe kur mishi është i shkrirë qulloset, merr ngjyrë të kuqe, rrudhoset, bie masa muskulare dhe humbet likuidin”-tha Sulaj.

Qendra Alert/Alert.al

MBZHR konfirmon lajmin e 'ALERT', Bledar Skënderi zyrtarisht drejtor i AKU

Bledar Skënderi është zyrtarisht drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili. Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, Bledar Skënderi.

Një zëvendësim që Alert.al e paralajmëroi 7 ditë më parë. Ish-drejtori Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërkohë Skënderi vjen nga një karrierë e gjatë si jurist. Ndër vështirësitë e para që drejtuesi i ri i AKU do të përballet është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit. Një problem ekzistues prej vitesh i cili duket se nuk ka vëmendjen e duhur.

Më poshtë, CV e Bledar Skënderit:
http://cec.org.al/wp-content/uploads/2017/06/Bledar-Skenderi-CV.pdf

Qendra ALERT / Alert.al

Sonte në emisionin ALERT/ Rreziku nga importi i mishit, çfarë po hanë konsumatorët?

Rreziku nga importi i mishit ka qenë një alarm i ngritur për autoritetet. Tonelat e mëdha të produktit shtazor sot tregotohen ende të paetiketuara, ose me etiketa që mashtrojnë dhe çorientojnë konsumatorin. Produktet e mishit të importit, veçanërisht ato të pulës, kryesisht nga Brazili. Një nga problemet më të mëdha që rrezikojnë konsumatorin, janë produktet e mishit të importit, veçanërisht ato të pulës, që tregotohen ende sot të paetiketuara, ose me etiketa që mashtrojnë dhe çorientojnë konsumatorin. Thuajse në të gjitha marketet, të mëdha e të vogla në vendin tonë, gjenden produkte pule importi, kryesisht nga Brazili, shiten sot me një reklamë abusive “mish i freskët”.

Madje duke thënë edhe emra kompanish shqiptare, si KMY, Kazazi dhe disa kompanive të tjera, të cilat nuk kanë as stabilimente të rritjes së shpendëve për mish. Ndërkohë, konsumatori nuk merr aspak informacion se cila është origjina e këtyre produkteve, afatet e përforimit, kushtet e përdorimit, freskia apo lagështia e tyre. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe inspektorët e tij rrinë duarkryq para këtij fenonemeni, edhe pse ky shqetësim është ngritur dhe herë të tjera nga Emisioni ALERT. Këto dhe shumë të vërteta të tjera, ndiqini sonte në News 24, ora 20:00.

Qendra ALERT / Alert.al

Shpenzimet mujore të një familje shqiptare, cilat janë qytetet me konsumin më të lartë?

Sipas Anketës së Buxhetit të publikuar nga INSTAT familjet në Tiranë kishin shpenzimet më të larta mujore për konsum, gjatë vitit 2019. Për një familje në kryeqytet shpenzimet mesatare janë 98.402 lekë në muaj. Ndërkohë qytetet që paraqesin shpenzimet më të larta për konsum, pas Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje. Më pak shpenzime kanë pasur familjet në Dibër dhe Elbasan, ku janë shpenzuar përkatësisht 67.805 dhe 68.903 lekë në muaj.

Peshën më të madhe e zënë ushqimet dhe pijet joalkoolike. Pas ushqimeve, renditen ushqimet për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla. Ndërkohë në vitin 2019, qarku me numrin më të madh të anëtarëve të një familje është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të vogël, me 3,2 anëtarë. Kjo anketë u krye nga INSTAT, me një kampion prej 9.360 familjesh.

Qendra ALERT/ Alert.al

'Edhe ushqimet me bazë bimore rezultojnë në vdekje ose shkatërrim të jetës'

Në Irlandë, industria e tregëtimit të produkteve bimore është vënë në një sfidë nga Shoqata e Kombëtare e Deleve. Tesco dhe Asda, dy gjigandët e supermarketeve britanike, kanë rritur politikat e tyre për përdorimin e ushqimeve me bazë bimore duke thënë se njerëzit duhet t’i shmangen prodhimev shtazore. Këto deklarata dhe ky mbullim që i bëhet tregut të ushqimeve është kundërshtuara nga Shoqata Kombëtare e Deleve. Irlanda njihet si një nga vendet me blegtori të zhvilluar dhe rritja e kafshëve, sidomos atyre të imëta, është një kulturë e trashëguar e zonës. Shefi ekzekutiv i kësaj shoqate Phil Stocker tha se të ashtuquajturat prodhime bimore nuk kanë një garanci sa i përket prodhimeve. Sipas tij kjo vinte përmes shkatërrimit të habitatit në rastin e vajit të palmës ose prodhimit të bajames, ose kontrollit të dëmtuesve në prodhimin e kulturave – qoftë kimike apo biologjike.

Phil Stocker tha më tej: “Tani po shohim ushqime të industrializuara dhe të përpunuara të prodhuara në masë duke u veshur si mundësi të qëndrueshme ushqimore dhe këtu kemi dy nga shitësit më të mëdhenj që vendosin objektiva të rritjes bazuar në ato që janë më të mira për shëndetin e konsumatorëve dhe për mjedisin. Çuditërisht nuk ka objektiva për rritjen e shitjeve të frutave dhe perimeve të freskëta dhe duket sikur kjo mund të jetë një mjet tjetër për rritjen e marzheve të fitimit duke shtuar ‘vlerë’ përmes përpunimit intensiv të ushqimit dhe produkteve shumë të paketuara. Nëse kjo nuk po bëhet për arsye fitimi dhe është me të vërtetë një vendim altruist, atëherë unë do të vija në dyshim me forcë kriteret e qëndrueshmërisë që përdoren.
Edhe nëse vendimi bazohet në supozimin se ushqimet vegane nuk ‘marrin jetë’, atëherë njerëzit duhet të kujtohen se kjo është e pavërtetë. Kjo mund të ndihmojë ndërgjegjen e njerëzve, por edhe ushqimet me bazë bimore rezultojnë në vdekje ose shkatërrim të jetës – qoftë kjo përmes shkatërrimit të habitatit në rastin e vajit të palmës ose prodhimit të bajames, ose kontrollit të dëmtuesve në prodhimin e kulturave – qoftë kimike apo biologjike. Nëse Tesco dhe Asda janë seriozë në drejtim të nxitjes së prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm të ushqimit, atëherë ne sfidojmë këta shitës me pakicë për të vendosur objektiva për rritjen e pjesës së tregut për qengjin Britanik brenda kategorisë së saj të përgjithshme të mishit dhe proteinave”.

Marrë nga: Agriland

Qendra ALERT/ Alert.al

Siguria ushqimore/ BE do të investojë 3 milion €, pjesë edhe Shqipëria

Një projekt tre-vjeçar me 23 partnerë nga 12 vende të Europës do nisë vrojtimin e sigurisë ushqimore.Përpjekja e quajtur “FOODSAFETY4EU” do të koordinohet nga Consiglio Nazionale Delle Ricerche (CNR) në Itali. Puna është vendosur të nisë nga fillimi i 2021 deri në fund të 2023 me një buxhet prej 3 milion € (3.5 milion dollarë). Një platformë me shumë aktorë do t’u mundësojë partnerëve të kenë qasje në burime dhe të dhëna, të sinkronizojnë strategjitë e kërkimit të sigurisë ushqimore, të ndajnë dhe shkëmbejnë njohuri dhe kontribute shkencore për të ardhmen e sistemit të BE të sigurisë ushqimore.

Gjatë këtij projekti do të ngrihet një Forum Evropian i Sigurisë Ushqimore për të garantuar ndërfaqen afatgjatë të shkencës, politikës dhe shoqërisë. Grupet e përfshira në projekt janë nga Italia, Austria, Belgjika, Finlanda, Hollanda, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Portugalia, Shqipëria, Tunizia dhe Zvicra. Projekti i financuar nga Horizon 2020 përfshin Ruokavirasto (Autoriteti Finlandez i Ushqimit), Agjencia Federale për Sigurinë e Zinxhirit Ushqimor (AFSCA) në Belgjikë, Autoriteti Ekonomik dhe i Sigurisë Ushqimore (ASAE) në Portugali, Këshilli Evropian i Informacionit të Ushqimit, FoodDrinkEurope, ISEKI-Food Shoqata, Euro Co-op dhe Universiteti Wageningen në Hollandë.

Shqetësimet e fundit të konsumatorëve mbi transparencën e procesit të vlerësimit të sigurisë së ushqimeve tona, si dhe zhvillimet teknologjike dhe inovacionet kanë treguar se ekziston nevoja për të reflektuar në sistemin e BE të sigurisë ushqimore të së ardhmes. Ekspertët shkencorë në sigurinë e ushqimit do të punojnë së bashku me specialistë me njohuri në zhvillimin dhe strukturimin e pjesëmarrjes; angazhimi i palëve të interesit, komunikimi dhe rrjetëzimi; e-platforma, mjete inteligjente dhe menaxhim i të dhënave; zbatimin e politikave të sigurisë ushqimore dhe ata që përfaqësojnë industrinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve, konsumatorët dhe shoqërinë. Një rrjet prej 44 partnerësh të tjerë mbështetës të sigurisë ushqimore do të plotësojnë platformën dhe do të bashkëveprojnë duke shprehur mendime, duke ndarë informacione, të dhëna dhe raporte; ofrimi i këshillave për strategji dhe ndarja e rezultateve të projektit.

Marrë nga: Food Safety News

Qendra ALERT / Alert.al

Helmimi nga ushqimi/ Zbuloni grupin e personave dhe produkteve me rrisk të lartë

Helmimi nga ushqimi ose sëmundja e transmetuar nga ushqimi mund të prek këdo që konsumon produkte të kontaminuar nga bakteret, viruset, parazitët, toksinat ose substanca të tjera. Megjithatë ka njerëz të caktuar të cilët janë të përfshirë edhe më tepër në kategorinë e rriskut. Këtu përfshihen të rriturit e moshës mbi 65 vjeç, fëmijët mbi 5 vjeç, personat me sistem imunitar të dobët përshkak të sëmundjeve si dhe gratë shtatzëna.

Disa këshilla paraprake: Lani duart dhe sipërfaqet shpesh. Ndani mishin e papërpunuar dhe shpendët nga ushqimi i gatshëm për të ngrënë. Gatuaj ushqimin në temperaturën e duhur. Ftohni mishin dhe pulat e papërpunuara, si dhe mbetjet e gatuara menjëherë (brenda 2 orësh). Bleni në mënyrë të sigurë. Mos blini ose përdorni kanaçe të dëmtuara, të ënjtura, të ndryshkura ose të dhëmbëzuara. Zgjidhni fruta dhe perime pa mavijosje. Mos blini ose përdorni vezë të plasaritura ose jo në frigorifer.

Lloji i ushqimit me rreziku të lartë:

-Mishi dhe shpendët të papërpunuar ose të pa gatuar.
-Çdo peshk i papërpunuar, i pa gatuar, ose butak. Ushqim që përmban ushqim deti të papërpunuar ose të pa zier (p.sh, sushi) si dhe peshk i tymosur.
-Qumësht i papërpunuar.
-Vezë si dhe ushqime që përmbajnë vezë të papërpunuara / të papjekura.
-Perime të palara, jo të freskëta.
-Djath i butë, nga qumësht i pasterizuar.
-Sallam të pa gatuar.
-Sallatra dhe lakra të pa gatuara.

Marrë nga: Food.Safety.gov

Qendra ALERT / Alert.al

Konsumator kujdes, disa produkte 'skadojnë' edhe më 30 shkurt!

Siguria ushqimore lë shumë për të dëshiruar në Shqipëri dhe për këtë fakt shpesh herë ekspertët e fushës kanë ngritur alarmin për mbrojtjen e konsumatorit. Produkte që shiten në prag të skadencës. Të tjera produkte që tregëtohen pasi ka kaluar data e skadencës dhe mbi të gjitha mungesa e informacionit të plotë në etiketat e produkteve.
Në rrjete sociale, aty ku vijnë edhe denoncimet më të mëdha të sigurisë ushqimore, së fundmi është shfaqur një fenomen i ri. Produkte të cilat si datë skadence kanë 30 shkurtin. Duket qesharake por vendosja dhe ndryshimi i etiketave të skadencave bëhet pa një kontroll të posaçëm.
Më të vështirë këtë raport mes tregëtarit dhe konsumatorit e bën edhe mungesa e zyrave të ankimit. Përjashtuar Bashkinë e Tiranë apo Durrësit, në qytetet e tjera të Shqipërisë kjo zyrë mungon. Shpesh konsumatori i drejtohet shoqatave privat për konsultim apo ankesë ndaj shërbimit të marrë. Konsumator, përpara se të blini produkte ushqimore, kontrolloni etiketat dhe datën e skadencës.

Qendra ALERT/ Alert.al

Rinisin pas 22 vitesh eksportet e mishit nga Mbretëria e Bashkuar drejt SHBA

Dërgesa e parë e viçit nga Mbretëria e Bashkuar në Shtetet e Bashkuara në më shumë se 20 vjet u dërgua këtë javë. Tregu amerikan ishte mbyllur për viçin e BE-së që nga janari 1998, kur vendi vendosi kufizime të importit të viçit, deleve dhe dhive e produkteve të tyre, për shkak të shqetësimeve të Encefalopatisë Spongiforme të gjedhit (BSE, Sëmundje e lopës së çmendur)
Katër biznese në Irlandën e Veriut dhe Uells janë renditur nga Shërbimi i Inspektimit të Sigurisë Ushqimore të Departamentit Amerikan të Bujqësisë (FSIS), si të ligjshëm për të eksportuar viç në Amerikë.
Dërgesa e parë e viçit nga Foyle Food Group e Foyle Campsie në Irlandën e Veriut është dërguar dhe të tjera nga e gjithë Britania e Madhe që priten në javët e ardhshme. Kepak Group në Merthyr, Uells, si dhe WD Meats dhe Granville Food Care në Irlandën e Veriut, gjithashtu mund të fillojnë prodhimin dhe eksportimin e viçit nga Mbretërinë e Bashkuar për konsumatorët amerikanë.
Sekretari i Mjedisit George Eustice tha: “Mishi ynë i viçit është i njohur si nga më të mirët në botë për cilësinë e tij të lartë, sigurinë e ushqimit dhe standardet e mirëqenies dhe ky moment historik do të thotë që, më shumë njerëz në të gjithë globin mund të shijojnë produktin tonë”.
Një proces i gjatë
Shtetet e Bashkuara filluan të rihapin në mënyrë progresive tregun e tyre për eksportet e viçit nga Bashkimi Evropian, duke filluar me Republikën e Irlandës, në 2015.
Në Mars të vitit 2020, SHBA ranë dakord për ekuivalencën e standardeve mbi masat e kontrollit të sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar, pas një inspektimi trejavor, në verën e kaluar.
Raporti i auditimit i USDA’s FSIS zbuloi se sistemet dhe kontrollet e higjienës së mishit në Mbretërinë e Bashkuar janë të një standardi të përshtatshëm, ekuivalent për produktet që do të importohen në SHBA.
Raporti vuri në dukje se, e gjithë Mbretëria e Bashkuar plotëson kërkesat e prodhimit të SHBA, kështu që viçi nga Anglia, Uells, Skocia dhe Irlanda e Veriut është i përshtatshëm për eksport. FSIS inspektoi pesë stabilimente viçash, katër mish derri dhe qengji dhe disa laboratorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, mes korrikut dhe gushtit 2019.
Phil Hadley, Drejtori i Zhvillimit të Tregut Ndërkombëtar të AHDB, tha se SBA përfaqëson një treg potencial të rëndësishëm për eksportet e mishit të kuq.
“Ky moment i rëndësishëm do të sjellë një shtytje fantastike në sektor dhe ne presim të shohim më shumë nga mishi ynë i kuq të servirur në tryezat e darkës në të gjithë SHBA në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha ai.
Karen Pierce, Ambasadorja Britanike në SHBA, tha: “Konsumatorët Amerikanë tashmë kanë oreks për një sërë produktesh britanikë cilësorë, duke përfshirë djathëra të imët, uiski, salmon dhe biskota, si dhe viçi sigurisht që do të bëhen të popullarizuara në Shtetet”.
Qeveria është gjithashtu në procesin e negocimit të një marrëveshje të tregtisë së lirë MB-SHBA, pas daljes së MB nga Bashkimi Evropian.
Sekretari i Tregtisë Ndërkombëtare Liz Truss tha se, marrëveshja e mishit mund të jetë maja e ajsbergut me mundësi të mëtejshme për bujqësinë britanike, për shkak të marrëveshjes së mundshme tregtare.

Marrë nga Foodsafetynews.al

Qendra ALERT – Alert.al