Menu

Produktet joushqimore

Autoriteti i Konkurencës vendos kushte dhe detyrime për Vodafone dhe One

Autoriteti i Konkurrencës, në përfundim të hetimit të thelluar ndaj Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare ka vendosur kushte dhe detyrime specifike që reflektojnë ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit. Vendimi i Komisionit të Konkurrencës synon korigjimin e shqetësimeve konkrete që kanë prekur konsumatorët dhe garantimin e çmimeve më të lira për shtresën e pensionistëve dhe studentëve, si dhe më shumë transparencë e mundësi zgjedhjeje për abonentët e të dy operatorëve.
Gjatë periudhës së hetuar u konstatuan rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri e lartë ndërmjet paketave, reduktim i ofertave me çmime të ulëta dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore. Për pasojë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi masa konkrete në interes të qytetarëve. Sipas vendimit:
• brenda 90 ditëve, të dy operatorët duhet të ofrojnë paketa të veçanta më të favorshme për
pensionistët dhe studentët 18–23 vjeç;
• paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, jo
vetëm në aplikacione online apo kanale digjitale;
• pas përfundimit të kontratës, çdo abonent duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më
të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara;
• çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketës duhet t’i njoftohet
individualisht abonentit, qartë dhe të paktën 30 ditë përpara;
• çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove dhe ky
dokumentacion duhet të ruhet për pesë vjet;
• paketat e reja duhet të kenë diferencim real dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorit;
• kontratat tip duhet të marrin vlerësimin paraprak të Autoritetit të Konkurrencës për
shmangien e klauzolave të padrejta;
• procedura dhe afati për bartjen e numrit nga një operator te tjetri duhet të shkruhen qartë
dhe kuptueshëm në kontratë.
Vendimi nr. 1307 i datës 24/07/2026 korrigjon probleme konkrete të konsumatorit: mungesën e informimit, vështirësinë për të zgjedhur një paketë më të lirë, aksesin e kufizuar në ofertat ekonomike, paqartësitë kontraktore dhe mungesën e alternativave për shtresa me të ardhura të ulëta. Të gjitha detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës do të monitorohen për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit. Në rast moszbatimi të një prej pikave të vendimit, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA do të përballen me penalitetet e parashikuara nga ligji.

Volvo shpiku rripin e sigurimit, sot dhjetra modeleve iu shfaq probleme. RAPES njofton për seritë që paraqesin rrezik

Prodhuesi i automjeteve “Volvo” është kompania që ka shpikur rriopin e sigurimit dhe si një përgjegjësi për jetën e njerëzve, nuk e mbrojti si patentë, por e dhuroi, me qëllim që t’a përdornin dhe prodhuesit tjerë.

Duket se në ditët e sotme, pasi kompania nuk është më suedeze, por me aksionerë kinezë e me makina që prodhohen nga Kina deri në SHBA dhe shumë shtete tjera ku janë prodhuar dhe më parë, po i shfaqen probleme pikërisht në rripin e sigurimit.

RAPEX, Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Produktet Joushqimore i Komisionit Evropian, ka njofruar për shumë modele të Volvo-s që, “shufra rrotulluese brenda sistemit të rripit të sigurimit është me defekt. Kjo mund të ndikojë në performancën e kufizimit të rripit të sigurimit dhe të mos ofrojë mbështetje të mjaftueshme në rast aksidenti”.

Sipas të njëjtit njoftim, bëhet fjalë për modelet: V60 (225), V60 Cross Country (227), V90 Cross Country (236), S90L (238), XC60 (246), XC90 (256), XC40 (536), EX4 (536) and EC40 (539). Shasia: nga 0679362 në 0681750 // nga 0170825 në 0170997 // nga 0206278 në 0206467 // nga 0493633 në 0494337 // nga 0330054 në 0.

Sipas RAPEX, produkti nuk është në përputhje me Rregulloren për miratimin dhe mbikëqyrjen e tregut të automjeteve dhe rimorkiove të tyre, si dhe të sistemeve, komponentëve dhe njësive të veçanta teknike të destinuara për automjete të tilla.

Ndërsa përrdoruesit e këtyte serive të Volvo do të duhet t’i thejnë ato pranë koncensionarëve që i kanë blerë.

Problematikat që shfaqin automjetet tjera si Merzedes, Peugeot etj, si dhe të gjitha raportimet për produkte të pasigurta, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Bojë tatuazhi me arsenik dhe plumb, produkte tjera kozmetike që shkaktojnë probleme me shëndetin. Ja çfarë mund të gjenden në Shqipëri e Kosovë

Jovetëm problemet e produkteve ushqimore apo Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përbëjnë rrisk serioz për shëndetin e konsumatorëve. E thënë shumë herë, një shqetësim serioz përbëjnë produktet e higjenës dhe kozmetikës, duke mos përjashtuar në asnjë rast lodrat e fëmijëve, kukullat e plot produkte të tjera joushqimore. Madje, në njoftimet e RAPEX (Sistemi i alarmit të shpejtë për produktet e rrezikshme jo-ushqimore) i Komisionit Evropian, masivisht publikon dhe automjete të reja, të cilat për arsye të ndryshme duhet të kthehen te koncensionari. Pa përjashtuar dhe cigaret elektronike, vape etj.

Në njoftimin e fundit, ajo që bie në sy është një bojë tatuazhi, e cila sipas RAPEX, përmban një përqendrim të tepërt të arsenikut dhe plumbit (vlerat e matura: përkatësisht 0.00023% dhe 0.00013% sipas peshës). Arseniku mund të shkaktojë kancer, mund të dëmtojë pjellorinë ose fëmijën e palindur, shkakton dëmtime në organe përmes ekspozimit të zgjatur ose të përsëritur. Plumbi është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, grumbullohet në trup, mund të shkaktojë neurotoksicitet zhvillimor (vetëm nëse pritet ekspozimi ndaj fëmijëve) dhe mund të prekë fëmijët që ushqehen me gji ose fëmijët e palindur.

Përveç këtyre, produkti nuk përfshin paralajmërimet kryesore: përzierje për përdorim në tatuazhe ose grim të përhershëm, përmban nikel dhe metilizotiazolinon, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

Sipas të njëjtit njoftim, produkti është testuar dhe nuk është në përputhje me standardet evropiane e direktivat e BE-së, si dhe nuk është në përputhje me Rregulloren REACH dhe Rregulloren e Klasifikimit, Etiketimit dhe Paketimit (CLP).

Pra, të gjithë ju që bëni tatuazhe apo përdorni bojë të tillë për ndërhyrje të ndryshme, bëni kujdes!

Por, veç kësaj, produkte të ndryshme kozmetike dhe higjiene si Palette, Garnier, Schauma etj, të cilat përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e përdoruesve.

Sipas njoftimit të RAPEX, sipas listës së përbërësve, produkti përmban 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë sensibilizim të lëkurës.

Këto produkte mund të gjenden dhe në markete në Shqipëri dhe Kosovë. Për të gjitha njoftimet e RAPEX, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut duhet të reagojë e të marrë masa për heqjen e tyre nga tregu, nëse janë.

Njoftimi i plotë i RAPEX:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Volkswagen, Toyota, Opel, Ford, Peugeot, Citroen etj… Të gjitha makinat që Komisioni Evropian kërkon tërheqjen nga shitësit apo koncensionarët

Problematikat që shfaqin automjetet e reja, zënë një pjesë të madhe të raportimeve të RAPEX (Sistemi i njoftimeve për produktet joushqimore i Komisionit Evropian). Përveç Alert-eve për lodrat e fëmijëve, kozmetiken, mjetet e punës apo sendë të tjera të përdorimit të përditshëm që kërkohet heqja nga tregu, në raportimet e përjavshme janë edhe automjetet, nga veturat deri të autobuzët e traktorët. Për të gjitha rastet, Komisioni Evropian kërkon tërheqjen e produkteve nga prodhuesit apo koncensionarët.
Për modele Toyota, thuhet se një gabim kalibrimi në softuerin e Njësisë së Kontrollit Elektronik të Motorrit (ECU) mund të parandalojë aktivizimin e Llambës Treguese të Mosfunksionimit (MIL), kur sistemi i Reduktimit Katalitik Selektiv (SCR) dhe/ose Filtri i Grimcave të Naftës (DPF) dështojnë, duke rrezikuar defekte të pazbuluara dhe duke rezultuar në emetime mbi kufijtë rregullatorë.

Probleme sipas Rapex paraqesin dhe disa modele Volkswagen, pasi një thyerje e bulonit në lidhje të ndryshme në ndarjen e motorrit elektrik (kutia elektrike) mund të çojë në ndërprerjen e funksioneve të ndryshme elektrike, p.sh. dështim të ndriçimit të jashtëm ose humbje të sistemit të shtytjes. Në rast të rritjes së rezistencës, kjo mund të çojë në zjarr.

Lexus dhe Toyota paraqesin një defekt në programimin e matësve të kombinuar të automjetit, gjë që shkakton përkeqësim të memories së tij. Për shkak të kësaj, ekrani i monitorit mund të mos funksionojë, duke i hequr aksesin drejtuesit në matësin e shpejtësisë dhe paralajmërimet. Kjo rrit rrezikun e aksidenteve.

Nuk mungon as Ford dhe sipas Rapex, kamera e kthimit mbrapa mund të ngrijë duke dhënë përshtypjen e gabuar se zona pas automjetit është e lirë, pavarësisht pranisë së njerëzve ose pengesave atje. Kjo mund të rrisë rrezikun e aksidenteve dhe lëndimeve. Përveç kësaj, mesazhe paralajmëruese si dështimi i sensorit të parkimit dhe thirrjet e emergjencës mund të mos shfaqen në panelin e instrumenteve gjatë funksionimit. Sistemet e kontrolluara nëpërmjet ekranit qendror, si ngrohja, ngrohja e sediljeve dhe ventilimi, gjithashtu mund të jenë jashtë funksionit.

Opel dhe Citroen kanë të njëjtin problem: Airbag mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe, nëse aktivizohet, presioni i tepërt i brendshëm mund të shkaktojë shpërthimin e trupit të fryrësit dhe fragmente metalike mund të kalojnë nëpër materialin e jastëkut duke shkaktuar lëndime te pasagjerët.

Një tjetër problem shfaqin Peugeot dhe Citroen. Sipas alarmit të Rapex, automjeti mund të ketë rrjedhje karburanti në tubin e presionit të lartë, midis pompës së karburantit dhe shinës, për shkak të dadove të lirshme. Kjo mund të shkaktojë zjarr në automjet.

Për të gjitha këto automjete, si dhe të tjera, Komisioni Evropian deklaron se, nuk janë në përputhje me Rregulloren për miratimin dhe mbikëqyrjen e tregut të automjeteve dhe rimorkiove të tyre, si dhe të sistemeve, komponentëve dhe njësive të veçanta teknike të destinuara për automjete të tilla dhe është e detyrueshme tërheqje e produktit nga përdoruesit fundorë.

Të gjitha këto modele automjetesh mund të gjenden dhe në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës, të importuara e tregtuara nga koncensionarët apo kompani që janë pjesë e tregut të automjeteve.

Përveç këtyre, në linkun KËTU  dhe mund të gjeni dhe problemet që shfaqin disa marka të tjera automjetesh deri te autobusët, traktorët, si dhe mjete tjerta të përdorimit të përditshëm.

Qendra ALERT

Në ndërtimet e Kosovës u fut hekur nga Shqipëria dhe vende tjera që nuk plotëson standardet e sigurisë?! Qytetarët në rrezik, Inspektorati i Tregut fsheh informacionet

Nga Granit SOKOLAJ*

Kosova po ndjeh vitet e fundit një zhvillim dhe bum ndërtimesh, veçanërisht në Prishtinë, por edhe në qytete tjera. Në këto kushte, institucioneve shtetërore u lind detyrimi të shtojnë kontrollet dhe masat për të pranuar produkte me standarde, duke garancuar cilësinë dhe sigurinë e ndërtimeeve, veçanërisht pallateve shumëkatëshe.

Në muajin janar 2025, pranë Qendrës ALERT, një OJQ për mbrojtjen e konsumatorëve, mbërriti në mënyrë kofidenciale, por dhe jo i sigurt, një informacion se tregun e ndërtimit në Kosovë është futur hekur (armaturë), veçanërisht nga Shqipëria, por nuk përjashtohen edhe vende të tjera, i cili megjithëse në disa raste është analizuar, nuk plotësonte standardet e sigurisë së tij për ndërtim. Megjithatë, sipas të njëjtit burim kofidencial, ai është lejuar të përdoret në ndërtim.

Në këto kushte, Qendra ALERT iu drejtua me një e-mail Inspektoratit të Tregut të Kosovës, konkretisht më 19 janar 2025, ku i kërkoheshin saktësisht raport-analizat e hekurit për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024. „Arsyeja e këtij e-maili ka të bëjë me kërkesën tonë për informacion. Në bazë të Ligjit 06/L-081 “Për qasje në dokumentet publike”, kërkojmë analizat e hekurit për ndërtim, të kryeja nga ana juaj për vitet 2021, 22, 23 dhe 2024, raport analizat për kampionët e marrë dhe emrat e subjekteve prodhuese të hekurit të analizuar, ai dhe origjinen e tij“, thuhej në kërkesën e Qendrës ALERT.

Por, nga ky institucion nuk u dhanë kurrë këto analiza, duke bërë që të shtohen dyshimet e vërtetësisë se hekuri që futet në ndërtimet e Kosovës, ose një pjesë e tij, nuk plotëson standardet e sigurisë.

Inspektorati i Tregut, duke tentuar të anashkalojë përgjegjësinë e tij dhe duke dashur të devijojë përgjigjen, njofton Qendrën ALERT, më 24 janar 2025 se, analizat duhet t’i kërkonim pranë laboratorit që ka bërë analizat e hekurit.

„Duke ju falënderuar për interesimin tuaj lidhur me angazhimin e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (në tekstin e mëtejmë IQMT) ju njoftojmë se kërkesat ligjore për vendosjen e shufrave të çelikut (armaturës) në tregun e brendshëm rregullohen sipas Ligjit nr. 06/L-033 Për Produktet e Ndërtimit si dhe standardin përkatës për këto produkte  SK EN 10080:2008. Përveç mbikëqyrjes dokumentare të këtyre produkteve, IQMT bënë edhe testimin e tyre në laboratorët e akredituar për produktet e ndërtimit. Përgjatë viteve, për të cilat ju keni shprehur interesimin tuaj, IQMT kohë pas kohe ka ndërmarrë veprime inspektuese qoftë në tregun e brendshëm qoftë në pikat doganore duke marrë mostra të armaturës për të vërtetuar nëse ato plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë të përcaktuara në aktet ligjore të sipërpërmendura. Si rezultat i këtyre inspektimeve 247 ton armaturë janë larguar nga tregu i brendshëm dhe janë kthyer në  vendin e origjinës. Duke ju referuar kërkesës tuaj për Qasje në Dokumente Publike, nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut duke u bazuar në nenin 11 paragrafi 3 të Ligjit Nr.06/L-081 Për Qasje në Dokumente Publike, brenda afatit ligjor iu informojmë dhe iu udhëzojmë që për dokumentet e cekura si në kërkesë, duke qenë se Raportet e Testimit që lëshohen nga laboratorët e akredituar nuk janë dokumente nën autorësinë e IQMT-së dhe përmbajnë të dhëna të palëve të përfshira në proces të inspektimit, ne nuk mund t’i ndajmë ato dokumente me palët e treta, andaj ju lutemi që t’i drejtoheni autoriteti kompetent“, thuhet në përgjigjen e Inspktoratit, e cila devijon sërish dhënien e raport-analizave, por pranon se një sasi hekuri është hequr nga tregu, pa dhënë detaje të mëtejshme e as për origjinën e tij, siç e kishim kërkuar. Gjithësesi, 247 ton hekur, janë „një pikë uji në oqean“, krahasuar me sasinë e tij që futet çdo ditë në ndërtimet e Kosovës.

Gjithësesi, Qendra ALERT i kërkoi sërish të njëjtit inspektorat raport-analizat, me argumentin se, nuk mund t’i drejtohemi asnjë laboratori, pasi ky i fundir thjesht ka kryer një shërbim për llogari të Inspktoratit dhe analizat nuk janë pronë e laboratotit, por e autoritetit që i ka marrë mostrat dhe dërguar për analizim.

Sëtish vjen një tjetër përgjigje pa të dhënat e kërkuara. Më 24 janar Inspktorati i Tregut njofton se, „duke ju referuar kërkesës tuaj për Qasje në Dokumente Publike të përsëritur për çështjen e njëjtë, nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut duke u bazuar në nenin 11 paragrafi 3 të Ligjit Nr.06/L-081 Për Qasje në Dokumente Publike ku theksohet se: “Nëse institucioni publik nuk prodhon apo pranon, apo nuk disponon ose nuk e kontrollon dokumentin publik të kërkuar dhe ka njohuri për institucionin publik tjetër që e ka prodhuar, pranuar, disponon apo kontrollon dokumentin publik, menjëherë, por jo më vonë se pesë (5) ditë pune nga dita e pranimit të kërkesës nga kërkuesi, detyrohet që ta informojë dhe udhëzojë kërkuesin për tek institucioni publik përkatës“, brenda afatit ligjor iu informojmë dhe iu udhëzojmë që për dokumentet e cekura si në kërkesë, duke qenë se Raportet e Testimit që lëshohen nga laboratorët e akredituar nuk janë dokumente nën autorësinë e IQMT-së, pra nuk prodhohen nga IQMT si dhe faktit se të njëjtat përmbajnë të dhëna të palëve të përfshira në proces të inspektimit, ne nuk mund t’i ndajmë ato dokumente me palët e treta, pasi që në këto test raporte theksohet se “Kopjimi dhe riprodhimi i raportit është i ndaluar pa autorizimin e Laboratorit“, andaj ju lutemi që t’i drejtoheni autoriteti kompetent“.

Në „luftën“ me „mullinjtë e erës“ dhe në kohën pak ditë para zgjedhjeve në Kosovë, ku siç duket askush nuk donte të publikonte dokumente të tilla e as të huluimtonte në dosje, Qendra ALERT iu drejtua. Më 29 janar 2025, me një ankesë Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës. Për këtë, e njoftuam inspktoratin në fjalë konkretisht përmes këtij e-maili:

„Te nderuar pershendetje! Uroj te jeni mire!

E vleresoj pergjigjen tuaj ne kohe dhe ju falenderoj shume! Por, ne ate qe lexova, ka diçka qe nuk shkon dhe fatkeqesisht nuk qendron. Te gjitha mostrat e hekurit te analizuara, por edhe çfaredo lloj mostre tjeter qe merret nga Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes se Tregut, pavaresisht se ku analizohet, raport-analizat jane prone e inspektoratit.

Nese sot do t’i drejtoheshim laboratorit qe i ka analizuar per te na vene ne dispizicion raport-analizat, me te drejten e plote ligjore, ata do te na thonin: Mostrat jane sjelle nga IQMT, i kemi analizuar per llogari te Inspektoratit, pergjigjet ia kemi derguar IQMT dhe ai eshte poseduesi apo pronari i tyre. Laboratori ka kryer nje sherbim per llogari te IQMT!!!

Pra, ligjerisht, raport-analizat jane prone e IQMT, sepse mbi ato raporte, eshte vendosur po nga ky inspektorat per hekurin qe do te perdorej ne ndertim.

Ndaj, duke kerkuar mirekuptimin tuaj dhe detyrimin ligjor, iu riperserisim kerkesen tone, me permbajtjen e nisur pak dite me pare!

Ne te kundert, do te jemi te detyruar t’i drejtohemi per ndihme Agjencise per Informim dhe Privatesi te Republikes se Kosoves“. 

Më 25 prill 2025, Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës njofton se kërkesa e Qendrës ALERT ka qenë e rregullt dhe obligon MINT dhe Insektoratin e Tregut që brenda 7 ditëve pune të vërë në dispopzicion të Qendrës ALERT raport-analizat e hekurit të kërkuara. Madje, kjo Agjenci shkon dhe përtej, duke thënë se institucioni ka dështuar në dhënjen e informacionit, si dhe këto analiza përbëjnë interes të pastër publik.

Që nga data 25 prill ka kaluar një muaj e gjysëm dhe Insptkrati i Tregut dhe as MINT nuk kanë kanë vënë në dispozicion të Qendrës ALERT asnjë nga dokumentet e kërkuara dhe nuk ka pasur asnjë komunikim nga ana e tyre.

Në këtë situatë, çdokujt i lind e drejta të shtojë dyshimet se, përse nuk publikohen këto analiza? Si kanë rezultuar ato? Kur kanë rezultuar me probleme mostrat e analizuara, a është është hequr sasia e hekurit nga tregu i Kosovës? Apo gjysma ose thuajse e gjithë sasia mund të jetë future në ndërtim? Përse mbahen të fshehta kur nuk përbëjnë sekret shtetëror, madje informacion me interes për publikun? A e kompromenton kjo fshehje e informacionit sigurinë e ndërtimeve në Kosovë dhe sigurinë e qytetarëve? Përse dhe mbi ç’bazë ligjorë apo me çfarë guximi, Inspektorati i Tregut të Kosovës nuk ofron informacion siç e detyron Ligjit 06/L-081 “Për qasje në dokumentet publike” i Republikës së Kosovës? Mbi ç’bazë guzimi të shkeljeve ligjore, IT nuk zbaton as vendimin me Nr. Protokolli 482, të datës 25.04.2025 të Agjencisë për Inforim dhe Privatësi të Kosovës?

Duke mos pasur asnjë përgjigje, edhe Qendra ALERT ngurtëson apo forcon dyshimet e bazuara, se në tregun e Kosovës është futur hekur për ndërtim që nuk plotëson standardet e sigurisë dhe cilësisë dhe për pasojë, qytetarët e këtij shteti mund të jenë në rrezik.

*Autori i këtij publikimi është themelues dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës ALERT, OJQ për mbrojtjen e kosunatorëve

ALERT! Këto lodra uji mund të shkaktojnë mbytje të fëmijëve

Teksa temperaturat janë rritur e koha e frekuentimit të pishinave apo detit ka nisur, bashkë me to shtohen dhe rreziqet, veçanërisht për fëmijët. Këta të fundit rrezikohen dhe nga produktet e ujit, lodra apo mjetet mbrojtëse për ujë, të cilat shpesh herë nuk ofrojnë sigurinë e duhur, apo nuk janë conform rregulloreve të Bashkimit Evropian.

Sistemi RAPEX i Komisionit Evropian ka njoftuar sot për 3 modele karrige uji/noti që fryhen, por që rrezikojnë mbytjen e fëmijëve, nëse ato nuk përdoren nën mbikqyrjen dhe kujdesin e të rriturve. Të trija produktet shiten në internet, veçanërisht në Amazon, por mund të gjenden dhe në platform tjera online, ose edhe në tregje e dyqane.

Produktet janë me origjinë nga Kina, ngjajnë me lodra uji që fryhen e shërbejnë dhe si kamerdare. Gjatë përdorimit të tyre ekziston rreziku i mbytjes, nëse fëmijët luajnë me to pa mbikëqyrje. Karriget lundruese me hapje për këmbët duhet të përdoren nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të të rriturve dhe nuk duhet të kenë elementë loje ose struktura mbi ujë. Rreziku vjen kryesisht nëse ato rrotullohen e në kushtet kur fëmijët i kanë këmbët të bllokuara në vrimat ku janë futur, nuk mund të rrotullohen apo dalin në sipërfaqe.

Dispozitat ligjore (në nivel BE) dhe standardet evropiane me të cilat produkti është testuar, tregojnë se nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Sigurisë së Produkteve dhe as me standardin evropian EN 13138.

Të gjitha produktet tjera që nuk ofrojnë siguri, apo rrezikojnë përdoruesit, ku nuk mungojnë as lodrat, produktet e higjenës, kozmetikës etj, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

@QendraALERT

Bojra flokësh Palette rezultojnë me përmbajte kimike. Kërkohet tërheqja nga tregu

Megjithëse të prodhura në vendet e Bashkimit Evropian e ku siguria e produkteve është me e lartë, rastet e atyre që rezultojnë jokonform rregulloreve të sigurisë dhe që përbëjnë rrezik, janë të shumta. I tillë është rasti i raportuar sot nga RAPEX, sistemi i njoftimit të shpejtë për produktet joushqimore i Komisionit Evropian, i cili përveç dhjetra produkteve, ka raportuar dhe për 2 bojra flokësh të markës „Palette Schwarzkopf“. Ky produkt mund të gjendet lehtësisht dhe në Shqqipëri e Kosovë. Sipas njoftimit, numrat e serisë së bojës së parë janë 0823504080 dhe 0827301731. Sipas të njëjtit njoftim lloji dhe numri i modelit është  A10, 10-2, 3x CARE ndërsa barkod 3838824159133. Vendi i origjinës së këtij produkti është Gjermania dhe lloji i rrezikut, Kimik. Sipas listës së përbërësve, produkti përmban 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë sensibilizim të lëkurës. Dispozitat ligjore (në nivel të BE-së) dhe standardet evropiane me të cilat produkti është testuar dhe nuk është në përputhje. Produkti nuk është në përputhje me Rregulloren e Produkteve Kozmetike.

I njëjti problem është dhe për të njëjtën markë boje, C10, 10-1 me barkod 3838824159218.

 

Më poshtë gjeni linkun e RAPEX, me produktet e raportuara për tërheqje nga tregu:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim të thelluar Bankat e Nivelit të Dytë

Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës për kreditë të cilat kërkojnë sigurim jete për ndërmarrjet: OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Credins Bank SHA, Banka Raiffeisen SHA, Banka e Tiranës SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA, Banka Amerikane e Investimeve SHA dhe Abi Broker Sigurimesh SHA dhe në tregun e kredidhënies me sigurim  jete për kreditë që jepen brenda bankës Bankës së Parë të Investimeve SHA dhe Bankës Procredit SHA.

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij, datë 26.03.2025, në vlerësim të të dhënave të marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi, konkludoi se sjellja e ndërmarrjeve Banka Raiffeisen SHA, OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Tirana Bank SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, ABI Bank SHA, Abi Broker Sigurimesh SHA dhe Procredit Bank SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003 ndërkohë që sjellja e ndërmarrjeve Tirana Bank SHA, Credins Bank SHA, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA dhe Banka e Parë e Investimeve SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, me vendimin nr. 1171, datë 26.03.2025, u vendos hapja e procedurës së hetimit të thelluar.

Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga 07.11.2021 deri në 26.03.2025.

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj Vodafone dhe One Albania: Sjellja e tyre mund të përbëjë kufizim të konkurrencës

Vendosen nën hetim paraprak Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me

pakicë të shërbimeve celulare.

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.01.2025, mori në shqyrtim raportin e Sekretariatit të Konkurrencës për hapjen e procedurës së hetimit parapak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Nisur nga disa ankesa të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë nga ndërmarrja Vodafone Albania SHA, si dhe të ankesave në vijim gjatë viti 2024 për ndërmarrjen One Albania SHA, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ndërmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA.

Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, u konstatua se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Tregu i telefonisë celulare ka qënë dhe mbetet një treg në fokus të veçantë të Autoritetit të Konkurrencës me qëllim jo vetëm mbrojtjen e konkurrencës por si rrjedhojë edhe të konsumatorit.

Në përfundim, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1156, datë 29.01.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA.

Ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024, deklaron AK.

 

A shkakton sheqeri rrudha? Reklama e Nivea u censurua për çorientim dhe mashtrim të konsumatorëve. Po në Shqipëri???

A shkakton sheqeri rrudha? Mund t’i nxisë ato, por është vetëm një nga faktorët e shumtë që shkaktojnë plakjen e lëkurës. Reklamimi i produktit Nivea Q10 Anti-Wrinkle Expert Double Action Serum (në pronësi të Beiersdorf shumëkombëshe) mund të bëjë që dikush të mendojë se sheqeri, i vetëm dhe pavarësisht nga sasia e konsumuar, shkakton formimin e rrudhave. Kjo është shkurtimisht teza e Jurisë së Institutit të Vetëdisiplinës së Reklamimit (IAP) e raportuar në vendimin 33/2024 të datës 08/11/2024, i cili censuron mesazhin që u shfaq në faqet e dhjetë revistave. Njoftimi u rilançua gjithashtu përmes reklamave të shpërndara nga Oggi, Grazia, Donna Moderna, Elle, Diva e Donna, F dhe Vanity Fair. Fushata gjeti hapësirë ​​të mjaftueshme në TV përmes reklamave të transmetuara për më shumë se një muaj nga rrjetet Mediaset, Amazon Primevideo dhe Mediaset Infinity, si dhe video në mediat sociale.

Sheqeri dhe rrudhat

Lidhja midis sheqerit dhe rrudhave, e cila supozohet të përmbahet nga serumi i ri i fytyrës Nivea, duket si një fluturim i fantazisë që vetëm një ekip filmash që lufton me një mesazh reklamues mund ta imagjinonte. Gjithçka nis nga një fenomen i vërtetë, glikimi i kolagjenit, në të cilin mund të kontribuojnë dhjetëra faktorë (përfshirë stilin e jetesës, gjenetikën, një mënyrë jetese të ulur dhe plakjen). Reklama e përdor këtë proces natyror si një sinjal për të përqendruar vëmendjen te sheqeri, i cili sipas kompanisë kontribuon në formimin e rrudhave në fytyrë.

Nga ana tjetër, fjalitë e përdorura në mesazhet e ndryshme nuk lënë vend për dyshim: “sheqeri mund të shkaktojë rrudha”, “…me Q10 dhe glikostop ndihmon në bllokimin e dëmeve të shkaktuara nga sheqeri, redukton dhe parandalon rrudhat. Rezultatet klinike të vërtetuara…”, “neutralizon efektin negativ të sheqernave”, “një përbërës i ri aktiv për të luftuar dëmtimin e sheqerit”, “zgjidhje kundër rrudhave”, “a e dini se sheqeri mund të shkaktojë rrudha?”. Nga ana tjetër, efektet e përbërësit të ri aktiv të shtuar në serumin NiveaQ10 dhe Glycostop™, të cilat sipas kompanisë janë në gjendje të kufizojnë efektin e sheqerit që shkakton rrudha, nuk janë aq bindëse.

Reklama e kontestuar

Imazhet që mbështesin këtë teori të çuditshme janë gjithashtu shumë të qarta. Videoja fillon me një pamje të një gruaje të re, e cila pasi kontrollon celularin e saj, me një shprehje diku mes tronditjes dhe alarmit, përsërit atë që sapo ka lexuar: “sheqeri mund të shkaktojë rrudha”. Me të dëgjuar lajmin, një person i dytë, i zënë me kujdesin e një qeni, përsërit: “Sheqer?” duke shfaqur një vështrim të befasuar. Një protagonist i tretë, i shqetësuar plotësisht, i filmuar duke luajtur tenis, thërret: “Rrudha?”.

Këto fraza mund të bëjnë që konsumatori të besojë gabimisht se formimi i rrudhave shkaktohet vetëm nga marrja e sheqerit dhe se përdorimi i serumit Nivea mund të eliminojë efektet e treguara, pavarësisht nga stili i jetesës që bën ai, sasia, mosha dhe çfarëdo. karakteristikat individuale. Nga ana tjetër, konsumimi i sheqerit luan rol në formimin e rrudhave vetëm nëse konsumohet në sasi të mëdha.

Vendimi i jurisë

Vendimi thotë se, “deklarata e thjeshtë se sheqeri mund të shkaktojë rrudha duket se është në gjendje të krijojë një nevojë për mbrojtje e cila, të paktën në situata që mund të përkufizohen si fiziologjike dhe në mungesë të dietave të pabalancuara, duhet të konsiderohet e munguar. ose në çdo rast të theksuar artificialisht. Me fjalë të tjera, jemi përballë një kodi tinzar komunikimi, pasi është i aftë të rrisë ndjeshëm numrin e personave potencialë të interesuar për produktin, duke përfituar nga fakti se konsumimi i sheqerit është përgjithësisht i përhapur”.

Të gjitha mesazhet në gazeta, reklama dhe video në mediat sociale dhe në faqen e internetit të kompanisë u censuruan, sepse konsideroheshin mashtruese (neni 2 i Kodit të Vetëdisiplinës së Reklamimit) dhe denigrues të sheqerit (neni 14). Mbledhja e censurave për reklamat mashtruese nuk është asgjë e re për Nivea. Kjo është masa e dhjetë e miratuar që nga viti 2017 nga Instituti i Vetëdisiplinës së Reklamave. Jemi përballë një shembulli tjetër, bashkë me atë të Cogedi (pronar i markave Rocchetta dhe Uliveto), të kompanive që shpërfillin rregullat. Një hipotezë tjetër, më e besueshme është se ata i njohin mirë rregullat, por nuk i respektojnë ato, duke e ditur se sanksionet janë krejtësisht të parëndësishme dhe joefektive. Ka edhe një element të fundit për të reflektuar: lajmet janë vetëm në faqen e IAP, askush nuk e ka marrë dhe as Eridania nuk e shpall fitoren në ueb dhe faqet e saj sociale, shkruan Ilfattoalimentare.it.

Ndërkohë në Shqipëri, reklamat masivisht çorientuese e pa bazë shkencore vazhdojnë të mashtrojnë konsumatorët. Madje, ndoshta dhe të së njëjtës markë apo shumë të tjera si ajo.