Menu

Produktet joushqimore

Rapex publikon raportin e radhës: Produktet e rrezikshme joushqimore

Rapex ka publikuar raportin për produket e rrezikshme joushqimore. Në raportin e Rapex është publikuar lista me produktet e rrezikshme, nga karrocat dhe lodrat për fëmijë, rrezelazer dhe deri tek shapkat.

Karrocë për fëmijë

Lloji i rrezikut: Lëndime

Vendi njoftues: Sllovakia

Numri i alarmit: A12/01417/21

Karroca për fëmijë ka vetëm një bravë sigurie dhe nuk është mjaftueshme ndaj ngarkesës. Për pasojë, fëmija mund të rrëzohet lehtësisht nëse është duke luajtur ose ulur në karrocë, duke bërë që fëmija të bjerë në tokë ose të dëmtojë gishtat ose gjymtyrët.

Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës për Sigurinë e Lodrave dhe standardin Evropian përkatës EN 71-1.

 

Rrezelazer

Lloji i rrezikut: Dëmtimi i shikimit

Vendi njoftues: Sllovakia

Numri i alarmit: A12/01411/21

Rrezelazeri është shumë i fuqishëm. Shikimi i drejtpërdrejtë i rrezelazer mund të shkaktojë dëmtim të shikimit. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës së Përgjithshme të Sigurisë së Produktit dhe standardit përkatës Evropian EN 60825-1.

 

Arush për fëmijë

Lloji i rrezikut: Mbytja

Vendi njoftues: Kroacia

Numri i alarmit: A11/00088/21

Për shkak të dobësisë së qepjeve, materiali fijor i mbushjes së lodrës është lehtësisht i arritshëm. Një fëmijë mund ta fusë në gojë dhe të mbytet. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës për Sigurinë e Lodrave dhe standardin Evropian EN 71-1.

 

Shapka

Lloji i rrezikut: Kimike

Vendi njoftues: Gjermani

Numri i alarmit: A12/01435/21

Materiali plastik i produktit përmban një sasi të tepërt të dibutilfalatit (DBP) (vlera e matur: 12.3 % ndaj peshës). Ky ftalat mund të dëmtojë shëndetin duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin riprodhues. Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH.

Njoftimi i plote me te gjitha produktet e rrezikshme:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Qendra Alert – Alert.al

Rapex publikon raportin: Produktet e rrezikshme joushqimore

Rapex ka publikuar raportin për produket e rrezikshme joushqimore. Në raportin e Rapex është publikuar lista me produktet e rrezikshme, nga pupat për fëmijë, komerdaret, mbulesa tavoline etj.

 

Pupa për fëmijë

Lloji i rrezikut: Kimik

Vendi njoftues: Gjermania

Lëkura në produkt përmban kromin VI (vlera e matur: 22.2 mg/kg). Kromi (VI) është sensibilizues, mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe mund të shkaktojë kancer.

Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH.

Mbulesa tavoline

Lloji i rrezikut: Kimik

Vendi njoftues: Hungaria

Materiali plastik i produktit përmban një sasi të tepërt bis (2-etilheksil) ftalate (DEHP) (vlera e matur: 16% ndaj peshës). Ky ftalat mund të dëmtojë shëndetin duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin riprodhues. Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH.

Komerdare

Lloji i rrezikut: Kimik

Vendi njoftues: Çekia

Materiali plastik i produktit (unaza e komerdares) përmban një sasi të tepërt bis (2-etilheksil) ftalate (DEHP), (vlerat e matura deri në 15.17% të peshës). Ky ftalat mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve, duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin e tyre riprodhues. Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH.

Lodra për fëmijë

Lloji i rrezikut: Mbytja

Vendi njoftues: Kroacia

Një pjesë e vogël nga arushi panda mund të shkëputet. Përveç kësaj, materiali i mbushjes së lodrës është lehtësisht i arritshëm për shkak të dobësisë së qepjeve të caktuara. Një fëmijë i vogël mund të vendosë pjesën e vogël ose materialin e mbushjes në gojë dhe të mbytet. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës për Sigurinë e Lodrave dhe standardin Evropian EN 71-1.

 

Qendra Alert/Alert.al

Alarmi i BE për produktet e rrezikshme joushqimore

Sistemi Rapex i Bashkimit Europian ka shpërndarë raportin për produktet e rrezikshme joushqimore.

Karikuesi Hoco

Ndër produkte me rrezikshmëri është karikuesi Hoco, ku alarmi është ngritur nga Hungaria, pasi izolimi i produktit është i papërshtatshëm. Përdoruesi mund të marrë një goditje elektrike dhe ky product nuk është në përputhe me kërkesat e Direktivës së Tensionit të Ulët dhe standardit Evropian EN 62368.

Lodrat për fëmijë

Lidhësat në lodra përmbajnë plumb (vlerë e matur deri në 0.28% ndaj peshës) dhe kadmium (vlerë e matur deri në 0.0016 %% ndaj peshës) në përqendrime mbi vlerat kufitare. Plumbi dhe kadmiumi paraqesin rrezik për mjedisin. Ndaj produkti nuk përputhet me Direktivën e Komisionit për kufizimin e përdorimit të disa substancave të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike (Direktiva RoHS 2).

Letrat e lagura

Produkti përmban kimikate, përkatësisht një përzierje methylchloroisothiazolinone (MCI) dhe methylisothiazolinone (MI). Vlerat e matura: MCI 0,00007% dhe MI 0,00004%, janë të ndaluara në kozmetikë. Kontakti i lëkurës me produktet që përmbajnë MCI dhe MI mund të shkaktojë alergji. Produkti nuk përputhet me Rregulloren e Produkteve Kozmetike.

Rrezelazeri

Rrezja lazer është shumë e fuqishme. Shikimi i drejtpërdrejtë i rrezes lazer mund të shkaktojë dëmtim të shikimit. Produkti nuk përputhet me standardin përkatës Evropian EN 60825.

Safety Gate for dangerous non-food products (europa.eu)

Qendra Alert / Alert.al

Post-pandemia, rritje të kërkesave për produkte joushqimore

Tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të vitit 2021 u rrit me 9,9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë si rrjedhoje kërkesës post pandemike.

Sipas të dhënave të INSTAT rritja erdhi nga artikujt jo-ushqimore si rrjedhojë e rikthimit blerjeve të munguara gjatë kufizimeve, ndërkohë që tregtia e ushqimeve erdhi në rënie si pasojë e mbi furnizimeve gjatë vitit të kaluar në tremujorin e dytë.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2021 është rritur me 5,5 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2020.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve ka pësuar rënie 1,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 10,9 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Në ndryshimin vjetor prej +9,9 %, në tremujorin e dytë 2021 ndaj tremujorit të dytë 2020, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +5,9 pikë përqindje.

Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +5,5 pikë përqindje.

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me -1,5 pikë përqindje.

Në tremujorin e dytë 2021, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 0,4 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, nuk ka pasur ndryshim krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, ka pësuar rënie me 0,7 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie me 2,3 %, kundrejt tremujorit të parë 2021. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Alarmi nga RASFF, ISHMT njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar!

Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar, në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 486603, për produktin “Gota Silikoni”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Finlandë, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të të përbëresve organikë volatile ( 1.6%), duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: GOTA SILIKONI

Emri i produktit në etiketë: SILICONE SNACK CUP

MARKA :MUSHIE

Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN

Barkodi: 0810052461441, Art.2340124

——-

Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar, në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 486603, për produktin “Pjata siliconi ”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Finlandë, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të të përbërësve organikë volatile ( 1.6%), duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: PJATA SILIKONI

Emri i produktit në etiketë: SILICONE SUCTION PLATE

MARKA: MUSHIE

Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN

Barkodi: 0810052460536, Art.2320031

!!!KUJDES!!!

Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë! (ISHMT)

Qendra Alert/Alert.al

Bimët kundër lagështirës së ajrit në ambientet e brendshme

Njerëzit kalojnë 93 % të kohës së tyre në ambiente të brendshme, ndaj ruajtja e një temperature ideale është e rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

Lagështia krijon terrenin e duhur për bakteret dhe mykun dhe mund të shkaktojë dëme të shumta në shtëpi.

Nëse jetoni në ambiente të lagështa, atëherë mund të përjetoni disa simptoma si lëngëzim të syve, kollë, tështima, kruarje, lodhje, marramendje dhe infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Shumë studime thonë se ka një lidhje të fortë mes nivelit të lagështisë në shtëpi dhe ndjenjës së lumturisë, mirëqenies dhe shëndetit fizik.

Bimët Më Të Mira Kundër Lagështisë

Nëse dëshironi të keni nivele të pranueshme lagështie në shtëpinë tuaj, atëherë sigurohuni që të keni këto bimë interesante e të dobishme.

Fieri

Bëhet fjalë për një bimë shumë tërheqëse dhe ekzotike që shërben për të ruajtur natyralisht ekuilibrat e lagështisë. Emri latin Nephrolepis exaltata.

Në këtë mënyrë, kjo bimë  ruan nivelet e lagështisë dhe e bën shtëpinë shumë më të rehatshme, me ajër të pastër dhe pa toksina.

Kjo bimë mund të mbillet shumë lehtë në vazo dhe të ruhet në vend me ndriçim të plotë.

Gjethet duhen spërkatur me ujë në mënyrë të rregullt.

Bima merimangë

Një tjetër bimë miqësore me ambientet tuaja të brendshme.

Ajo rritet lehtë, është e bukur, me gjethe të varura që arrijnë të largojnë 90 përqind të toksinave në ajër në vetëm 2 ditë.

Bima merimangë ndihmon edhe në përthithjen e monoksidit të karbonit.

Gjethet rriten shumë shpejjt dhe përthithin substancat e dëmshme si myku apo lëndët që shkaktojnë alergji.

Zambaku i paqes

Zambaku i paqes është një bimë që ndihmon në uljen e nivelit të lagështisë duke pastruar ajrin nëpërmjet gjetheve të saj.

Zambaku i paqes është një bimë që rritet lehtë dhe kërkon pak përkujdesje apo rreze dielli.

Këtë bimë mund ta mbani edhe në zonën e banjës për të shmangur zhvillimin e mykut dhe përthithur aromat.

Zambakun e paqes duhet ta mbani larg fëmijëve ose kafshëve shtëpiake sepse është një bimë toksike për konsum.

Dredhka ose Hedera

Kjo bimë me emrin botanik Hedera helix pastron ajrin edhe nga toksinat që lëshojnë tapiceritë, mobiljet apo solucionet e pastrimit si dhe mykun.

Kjo bimë kërkon sasi minimale të ndriçimit nga dielli.

Atë mund ta mbani në një vazo të varur ose në vende të larta.

Palmat

Bimët si Palma Zonjë, Palma e Verdhë  ose Palma Flutur arrijnë të përthithin lagështinë nëpërmjet gjetheve të tyre.

Palma largon çdo lloj toksine që lëshohet në ajër dhe mund të mbijetojë edhe me pak dritë, përsa kohë e ujisni rregullisht.

Këtë bimë duhet ta mbani pranë mobiljeve ose tapicerive.(Agroweb)

Qendra Alert/Alert.al

Rapex ngre alarmin: Produktet e rrezikshme që janë në përdorim të përditshëm

Rapex ka ngritur sërish alarmin për disa produkte jo ushqimore, të përdorimit të përditshëm. Në njoftimin e Rapex renditen si të rrezikshme një sërë produktesh, nga lodrat për fëmijët, veshje, barbeque, produkte kozmetike etj. Sipas Rapex këto produkte nuk janë në përputhje me direktivat e BE.

 

Pjesët e vogla (një sy plastik nga kukulla dhe unaza) mund të shkëputen lehtësisht nga lodrat. Një fëmijë i vogël mund t’i fusë në gojë dhe t’i mbyt.

Pantallonat e shkurtra kanë litarë të gjatë me skaj të lirë në zonën e belit që mund të bllokohen kur fëmijët luajnë, duke sjell lëndime. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës së Përgjithshme të Sigurisë së Produktit dhe me standardin përkatës Evropian EN 14682.

Grila e Barbeque bëhet shumë e nxehtë duke arritur një temperaturë prej 87 gradë mbi temperaturën e ambientit (kufiri është 50 gradë). Si pasojë, përdoruesi mund të pësojë djegie dhe produkti mund të shkaktojë zjarr. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës së Përgjithshme të Sigurisë së Produktit dhe standardit përkatës Evropian EN 1860-1.

 

Sipas listës së përbërësve, produkti përmban Hydroquinone (2.0%). Hydroquinone mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe dermatit. Produkti nuk përputhet me Rregulloren e Produkteve Kozmetike.

Safety Gate for dangerous non-food products (europa.eu)

Qendra Alert/Alert.al

 

Shumë shtete kundër produkteve plastike njëpërdorimshe

Britania kërkon të zhdukë tetë kontribues të mëdhenj ndaj ndotjes plastike të cilët gjejnë përdorim të përditshëm, deri në fund të vitit të ardhshëm. Edhe Sllovenia e Gjermania ndaloi përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimshme.

Lista përfshin plastika famëkeqe një përdorimshme, të tilla si thika prerëse plastike, ambalazh plastik, kunja pambuku plastike, si dhe pipa për pijet si dhe disa mjete të tjera që gjejnë përdorim të përditshëm.  Mënyra kryesore se si industria mund të mbështesë këtë dëshirë publike është adresimi i problemeve që çojnë në paketimin e plastikës.

Pra, për çdo artikull paketimi, duhet të shqyrtojmë nëse plastike është zgjedhja e duhur materiale, ose nëse paketimi nuk është i nevojshëm. Në shumë raste, plastike mund të jetë zgjedhja më e mirë materiale nga një perspektivë mjedisore.

Në këto raste, ne duhet të sigurojmë që plastika mund të riciklohet. Sipas marrëveshjes, bizneset gjithashtu kanë rënë dakord me objektivat për të bërë të gjitha paketimet e tyre plastike të ripërdorshme, të riciklueshme ose kompostabile.

Qeveria e Sllovenisë ka ndaluar shitjen e pjesës më të madhe të produkteve plastike njëpërdorimshme.

Lista e produkteve të ndaluara përfshin pjatat, lugët, thikat dhe pirunët plastikë, përveç atyre që përdoren në pajisjet mjekësore dhe në sektorin industrial, tha qeveria në një deklaratë.

Qeveria ndaloi edhe shitjen e kontejnerëve të ushqimit dhe pijeve, si dhe gotave të bëra nga polistireni dhe paraqiti kërkesa për etiketimin e disa produkteve plastike.

Në vitin 2019, BE-ja miratoi Direktivën për Plastikat Njëpërdorimshme (SUPD) për të ndaluar në mënyrë progresive përdorimin e produkteve të tilla plastike, për të zvogëluar ndotjen në dete.

Edhe Gjermania bëri të ditur se do të ndalojë përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimshme në të gjithë vendin. (Spektrum)

Qendra Alert/Alert.al

 

 

Karikues telefoni i rrezikshëm për përdoruesit

Përdorimi i karikuesve të telefonit të pacertifikuar nga kompanitë përkatëse mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Shpesh këto produkte që shiten me cmim më të lirë sesa cmimi i zakonshëm si dhe në rrugë mund të përmbajnë izolime elektrike të papërshtatshme. Përdoruesit e tyre  mund të marrin goditje elektrike nga pjesët e arritshme të drejtpërdrejta.

I tillë është dhe rasti i karikuesve të markës CELLECT, të prodhuara në Kinë dhe të denoncuara në shtetin hungarez si të papërshtatshëm nga ana teknike.

Produktet nuk përputhen as me kërkesat e Direktivës së Tensionit të Ulët dhe standardit përkatës EN IEC 62368 të Komisionit Europian.

Gjithashtu cilësia e ulët e karikuesit mund të iu kushtojë më shtrenjtë. Karikuesi është thelbesor në furnizimin me energji të baterisë dhe si i tillë është i rëndësishëm. Nëse blini një karikues me cilësi të dobët, do ta dëmtoi telefonin tuaj si dhe baterinë. Gjithmonë mundohuni të blini karikues origjinal që ti zgjasni jetën si telefonit ashtu dhe baterisë. Po ashtu shanset apo mundësitë për goditje elektrike do të jenë më të pakta.

Burimi: Safety Gate

Qendra Alert

Alert.al

Këto maska kineze me standard të çertifikuar KN95 nuk iu mbrojnë

Maska për fytyrën me standard të çertifikuar KN95 mund të zbulojë dhe filtrojë deri në 95% të ndotësve nga ajri juaj. Ato janë shumë të kërkuara në treg posaçërisht prej këtyre vetive të cilat filtrojnë sa më shumë grimca të jetë e mundur për t’iu dhënë mbrojtje maksimale. Ato kanë një përdorim të gjerë, të tillë si për mbrojtje nga pluhuri, nga mikrobet, nga ndotësit e ajrit dhe natyrisht nga koronavirusi.

Por, ndërkohë, në sistemin e alerteve të Komisionit Europian për produkte jo-ushqimore janë publikuar maska të cilat mbajnë një emërtim të tillë por realisht nuk mbrojnë.  Kështu sipas verifikimeve paraprake ka rezultuar që për maskat e markës UNINOPE të prodhuara në Republikwn Popullore të Kinës  ‘mbajtja e grimcave/filtrit të materialit është e pamjaftueshme (vlerat e matura: deri në 62%). Rrjedhimisht, produkti nuk i plotëson kërkesat e shëndetit dhe sigurisë; kështu, edhe nëse kombinohet me masa të tjera të rekomanduara, mund të mos mbrojë siç duhet”. Sipas këtij publikimi ‘produkti nuk përputhet as me Rregulloren e Pajisjeve të Mbrojtjes Personale (PPE) dhe me standardin përkatës Evropian EN 149.

Denoncimi i bërë më së pari në Gjermani pohon që ky produkt i markës UNINOPE shitet më së shumti online me anë të faqes në internet të eBay dhe mund të identifikohet me kodin me numër:  #274871075226.

Autoritetet gjermane kanë urdhëruar tërheqjen e produktit nga tregu.

Burimi: Safety Gate 

Qendra Alert

alert.al