Menu

Siguria ushqimore

Asgjësohen 156 ton ushqime, gjobitet një subjekt

AKU kryen 300 inspektime dhe monitorime. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar punën me inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19. Këshillohen dhe orientohen bizneset ushqimore që të vazhdojnë të respektojnë protokollin e sigurisë, në zbatimin e tij dhe sidomos në mbajtjen e distancimit fizik gjatë blerjeve.

Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 55 mostra për monitorimin e qumështit, si dhe në perime për monitorim pesticidesh.

Është vendosur një masë administrative ndaj një subjekti, pasi nga analizimi i farës së misrit, rezultoi me fuqi mbirëse 78%, nën normën e lejuar.

Është asgjësuar një sasi prej 156 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë biznesit.

Gjobë dy bizneseve për mungesë të implementimit të vetëkontrollit dhe mosetiketim të produkteve

AKU kryeu 484 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së sotme. Gjatë inspektimeve janë vendosur 2 masa administrative për mungesë të implementimit të sistemit të vetkontrollit (HACCP) dhe etiketim të produktit në kundërshtim me kërkesat ligjore, si dhe janë këshilluar dhe orientuar disa subjekte të tjera për zbatimin e përpiktë të Protokollit të Sigurisë kundër përhapjes së Covid-19

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 28 mostra për analizim në të gjithë vendin, kryesisht mostra për monitorimin e qumështit dhe mbetjet pesticide.

Asgjësohen 11 ton ushqime të pasigurta për konsum

AKU kryen 431 inspektime dhe monitorime në të gjthë vendin. Edhe gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të AKU kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimeve është konstatuar se plotësohen kushtet higjieno-sanitare për të ushtruar aktivitetin si dhe disponohet dokumentacioni për sigurinë ushqimore. Ndërkohë vijohet me këshillimet për zbatimin me përpikmëri të protokollove të sigurisë kundër COVID-19.

Janë asgjësuar 11 ton produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 16 mostra për monitorim të qumështit, për ngarkesën mikrobike dhe qelizave somatike.

Asgjësohen 19 ton ushqime dhe merren mostra për prani pesticidesh

Trupat e inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar punën edhe gjatë ditës së sotme në terren në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 30 mostra në të gjithë vendin, në fruta-perime për prani të mbetjeve pesticide, si dhe mostra për monitorimin e qumështit. Janë asgjësuar 19 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë subjektit.

Gjatë inspektimeve është vërejtur që bizneset ushqimore zbatojnë kushtet higjieno-sanitare të ushtrimit të aktivitetit, si dhe disponojnë dokumentacionin për sigurinë ushqimore.

Qendra Alert/Alert.al

Inspektime në biznese, asgjësohen 10 ton produkte ushqimore

AKU ka kryer 514 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.  Gjatë inspektimeve dhe monitorimeve janë dhënë këshillime dhe orientime në disa operatorë të biznesit ushqimor në përmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore. Janë marrë 31 mostra në të gjithë vendin, si dhe janë asgjësuar 10 ton produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit.

AKU do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

Qendra Alert/Alert.al

Vijon skandali me ushqimet, asgjësohen mbi 12 mijë ton

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në terren, duke këshilluar dhe orientuar bizneset ushqimore për disponim të plotë të dokumentacionit dhe kushteve të sigurisë ushqimore.

Gjatë monitorimeve në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19 vërehet se nga bizneset në masë të madhe respektohen protokollet e sigurisë, përdorim e maskave dhe dorezave, desinfektantëve , xhamave mbrojtës apo edhe mbajtja e distancës fizike.

Gjithashtu gjatë inspektimeve janë asgjësuar 12.222 ton produkte ushqimore me kërkesë të subjektit, si dhe janë marrë 21 mostra për analizim.

Bllokohen mijëra biskota të skaduara dhe asgjësohen tonelata me ushqime

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Janë vendosur 2 masa administrative gjatë inspektimeve, masa e parë është vendosur në një subjekt për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë ndërsa masa e dytë është vendosur ndaj një tjetër subjekti, ku janë konstatuar produkte (biskota) ku fshihej lehtësisht data e skadencës për rrjedhojë edhe është bllokuar 1006 kg të këtij produkti.

Janë asgjësuar 34.9 ton ushqime me kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 40 mostra për analizim në të gjithë vendin.

Qendra Alert/Alert.al

Asgjësohen 14 ton ushqime, të pasigurta për konsum

AKU kryen 215 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimet për sigurinë ushqimore, si dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Vijon të bëhet këshillimi dhe orientimi i disa Operatorëve të Biznesit Ushqimor për problematika të hasura në protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID-19. Janë asgjësuar 14 ton ushqime me kërkesë të një subjekti , si dhe janë marë 27 mostra në total.

Qendra Alert/Alert.al

Sekuestrohet mish dhe asgjesohen tonelata ushqime

Trupat inspektuese kanë vijuar punën inspektimin dhe monitorimin në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19

Janë dhënë 2 masa administrative, njëra për arsye të tregtimit të mishit pa vulë në një subjekt ku janë sekuestruar edhe 38.5 kg mish, si edhe në një tjetër subjekt u vendos masë administrative për analiza jokonform të farës së misrit.

Janë asgjësuar 19.065 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe janë marrë 32 mostra për analizim në të gjithë vendin.

Nga trupat inspektuese të AKU ka vijuar këshillimi dhe orientimi në të gjithë subjektet përpunuese dhe tregtuese me qëllim forcimin e kushteve të sigurisë ushqimore.

Qendra Alert/Alert.al

Gjoba subjekteve ushqimore për mungesë higjene, vijojnë asgjesimet

Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar kontrollet në terren dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimeve të kryera në Tiranë, në një subjekt është vendosur masa administrative “gjobë” në vlerën e 300,000 lekëve për kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Gjithashtu është bërë asgjësim në dy subjekte të 70.182 ton produkte ushqimore, më kërkesë të vetë këtyre subjekteve.

Edhe në Korçë është vendosur masë administrative “gjobë” në një subjekt me aktivitet “furrë buke”, me vlerë 300,000 lekë, për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, është bërë edhe bllokimi I aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara si dhe u bë bllokimi i produkteve me qëllim asgjesimin e tyre.

Në Durrës janë vendosur 2 masa administrative “paralajmërim” si dhe janë marrë dy mostra për analizim, ndërkohë edhe në Fier janë vendosur 3 masa administrative “paralajmërim” për mosrinovim të analizës së ujit dhe të planit 3D.

Në Fier dhe Elbasan janë bërë zhbllokime të produkteve ushqimore, të cilat kanë qenë të bllokuara në subjekte deri në daljen e analizave. Përkatësisht në Fier është bërë zhbllokimi i 0.4 ton gjalp dhe 0.5 ton djath në një subjekt “përpunim qumështi dhe nëprodukteve të tij” pasi analizat kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi, gjithashtu edhe në Elbasan janë bërë zhbllokime të sasive vaj luledielli, pije alkoolike, kripë e jodizuar në tre subjekte pasi analizat e këtyre produkteve kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi.

Qendra Alert/Alert.al