Menu

Siguria ushqimore

Sa i rrezikuar paska qenë konsumatori! Vijojnë asgjesimet e ushqimeve me tonelata

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijuan monitorimet në terren, në garantim të sigurisë ushqimore si pjesë e Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimit në Tiranë është vendosur 1 masë administrative me “paralajmërim” si dhe janë asgjësuar 26 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit. 4 masa administrative me “paralajmërim “ janë vendosur edhe në Fier, duke iu referuar mosrinovimit të librezave shëndetësore, mosrinovim të planit 3D, sistemimin korrekt të produkteve në rafteve si dhe mosrinovim të analizës së ujit.

Në Gjirokastër është bërë asgjësimi i një sasie produktesh ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, përkatësisht është bërë asgjësimi i 107.45 ton produkte ushqimore të lëngëta si: lëngje frutash, qumësht , ujë etj si dhe 19.3 ton produkte ushqimore të ngurta si: produkte brumi, patatina, kruasant, kornflakes etj

Në Elbasan janë marrë 10 mostra të mollëve të vendit dhe importit për analizim të mbetjeve pesticide.

Qendra Alert/Alert.al

Rreziku nga Delivery, inspektorja e AKU Allaraj: Mbahet higjenë, covid s’transmetohet nga ushqimi

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, inspektorja e AKU Yllka Allaraj ka folur për masat e ndërmarra nga institucioni ku ajo punon për monitorimin e tregjeve, supermarketeve dhe furrave të bukës gjatë kësaj periudhe pandemie. Përsa i përket shërbimit Delivery, Allaraj tha se koshat e motorrave kanë një material specifik lehtësisht të pastrueshëm.

“Në këtë kohë pandemie, qytetarët kanë kërkuar që ushqimet të dërgohen në banesat e tyre dhe ekziston shërbimi delivery. Trupat inspektuese kanë qenë në terren dhe kanë monitoruar në vazhdimësi, koshat kanë një material specifik që është lehtësisht i pastrueshëm. Janë këshilluar për mbajtjen e maskave, dorezave edhe si të pastrohen këta kosha. Shërbimi përmes motorrave është ushqimi i gatshëm, i ambalazhuar, paketimi është me certifikatë sigurie. Nese flasim për covidin, s’kemi asnjë statistikë që përhapja e covid-19 bëhet përmes ushqimit, por kjo nuk do të thotë që të ulim vegjilencën. Janë këshilluar që të përdorin higjenën, operatorët e biznesit ushqimor janë të interesuar të pasrtojnë koshat, nuk kemi patur asnjë denoncim për ndonjë person të helmuar nga kontaminimi i ushqimit. Motorrët kanë një tip termusi që ruan ushqimin në temperaturë të caktuar. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar kanë qenë në terren që ditën e parë që vendi kaloi në pandemic. Kemi asistuar te operatorët ushqimorë, në tregje, furra buke dhe markete, që tregtojnë produkte ushqimore. Është parë e arsyeshme edhe heqja e sharrave të bukës, pasi në pikën 15 të Aktit Normativ parashtrohet se cfarë mund të kontaminojë një produkt. Aty përfshihet edhe thika e bukës dhe kemi marrë masa ndaj atyre që vijojnë t’i përdorin sharrat në furra buke. Në kuadër të covid-19, trupa inspektuese e AKU dhe shëndetit publik kanë të njëjtin trajnim. Kryejmë këshillim, kur shohim se ka përsëritje të problemit, ndërmarrim hapa ligjorë, ndërsa për pjesen e ndihmave nuk kemi ndërhyrë. Jemi mbështetur nga operatorët e ushqimorë, ndërgjegjësimin e konsumatorit do ta quaja frymarrje, për të zbatuar masat në interes të gjithë shoqërisë”-tha Yllka Allaraj.

Qendra Alert/Alert.al

Shërbimi Delivery, nutricioniste Hyrida Basha: Koshat nuk dezinfektohen, si biznese kemi marrë masa

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricioniste Hyrida Basha ka folur për rrezikun nga Delivery, pra sa i sigurt është ushqimi që vjen në shtëpi si dhe për masat e marra nga bizneset në luften ndaj coronavirusit. Basha tha se ky shërbim është delikat, por që po zbatohen të gjitha procedurat dhe këshillat që ushqimi të mos kontaminohet dhe kështu as konsumatori të mos rrezikohet.

“Nuk besoj të ketë persona aq të papërgjegjshëm sat ë mos pastrojnë koshat e motorrave që dërgojnë ushqime në banesa. Ka shumë elementë që ndikojë te ushqimi, temperatura, paketimi i produkteve, i cili është i certifikuar. Është Inspektoriati dhe AKU që bëjnë kontrolle dhe nuk na lejojnë të bëjmë sipas dëshirës tonë. Çdo biznes duhet të plotësojë këto kritere. Gjatë kësaj periudhe kemi zbatuar një protokoll, atë jeshil, ku në të e kemi të detajuar se si t’i shërbejmë klientit. Motorrët e shërbimit delivery janë me elementë specifik, ku duhet të higjenizohen dhe në temperaturë të caktuar që ushqimi të mos kontaminohet. Përsa i përket dezinfektimit të koshit të motorrëve, nuk është I përcaktuar në protokollin jeshil”-tha Hyrida Basha.

Duke patur dhe vetë biznes, Hyrida Basha foli edhe për konfuzionet që pandemia shkaktoi dhe rregullat që po ndiqen nga punonjësit.

“Kemi marrë këshilla si të veprojmë gjatë kësaj periudhe, duke u bazuar në këshillat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Në fillim pati konfuzione për hapjen e biznesit, s’e fillova punën prej 6 marsit. 2 javë më vonë, AKU ka ardhur një herë gjatë kësaj periudhe, duke parë dokumentacionin dhe duke dhënë këshillat e duhura. Kemi bërë pajsjen e punonjësve me maska, doreza dhe dezinfektantë. Bëhet dezinfektimi i sipërfaqes ku gatuhet, është rritur vigjilenca gjatë kësaj periudhe”-deklaroi nutricioniste Hyrida Basha.

Qendra Alert/Alert.al

Vijojnë gjobat, 500 mijë lekë baxhos në Durrës dhe një furre buke në Tiranë

Trupa inspektuese të AKU Durrës, pas indicies së marrë nga qytetarët në platformat e komunikimit të AKU, kanë ushtruar kontroll në një baxho në fshatin Kamerasa, Manzë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Krimin Ekonomik, për shkak se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj e palicencuar.

Gjatë ushtrimit të kontrollit ka rezultuar se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj, në kushte të papërshtatshme higjienio-sanitare. Subjekti nuk kishte një sistem të efektshëm gjurmueshmërie për produktet ushqimore sipas legjislacionit në fuqi, si dhe nuk kishte të implementuar Planin e Vetëkontrollit (HACCP). Për të gjitha këto shkelje të legjislacionit në fuqi u vendos marrë masa administrative ”gjobë” në vlerën e 500,000 lekëve si edhe bërë bllokimi i 15 kg djathë të bardhë dhe 7 kg djathë kaçkavall, të cilat do të mbahen të bllokuara në ambientet e subjektit.

AKU ka vijuar kontrollet, ku ka gjobitur në Tiranë dhe Fier në garantim të sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimeve në Tiranë është vënë një masë administrative “gjobë”, në një furrë buke në vlerën e 50.000 lekëve për prerje të bukës, si dhe janë asgjësuar 25 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum human.

Nga kontrollet e kryera në Fier u vendos një masë administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë në një subjekt “tregtim përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij”, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar 0.4 ton gjalp dhe 0.5 ton djath të paetiketuara. Kjo sasi është bllokuar në subjekt deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë edhe 5 masa administrative me “paralajmërim” pasi gjatë monitorimeve në subjekte u evidentua mosrinovim të librezave shëndetësore si dhe rinovim të planit DDD etj. Masa të tilla me paralajmërime janë marrë edhe në Vlorë dhe Shkodër.

Qendra Alert/Alert.al

Ngarkesë bakteriale mbi normë, bllokohen 150 kg kos dhe djathë në një baxho në Korçë, asgjësohen 4.5 ton produkte në Tiranë

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë bllokuar 100 kg kos dhe 50 kg  kaçkavall në një baxho në Korçë, pasi nga përgjigjet e analizave laboratorike për mostrat e marra, kanë rezultuar me ngarkesë bakteriale (enteriobacterie dhe E.Coli) mbi normën e lejuar të legjislacionit në fuqi, sasi kjo e destinuar për asgjësim.

Po ashtu gjatë isnpektimit në 2 subjekte në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve. Ndërsa në Fier, është marrë masë administrative “Paralajmërim” ndaj 1 subjekti, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra produktesh ushqimore (domate, kastravecë, patate dhe speca) për analizim laboratorik.

Gjatë inspektimeve në qarqet Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër janë dhënë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, të tilla si: mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.

Qendra Alert/Alert.al

EFSA/raport: Rreziku në ushqime nga pesticidet

EFSA ka bërë publike rezultatet e dy vlerësimeve të saj pilot mbi rreziqet që i paraqiten njerëzve nga mbetjet e pesticideve të shumta në ushqim.

Vleresimet kane marrë parasysh efektet kronike në sistemin e tiroides dhe efektet e tjera akute në sistemin nervor, të cilat janë kulmi i një bashkëpunimi shumëvjeçar midis EFSA dhe Institutit Kombëtar Hollandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM).

Dokumentet u finalizuan pas një periudhe konsultimi dy mujor gjatë së cilës EFSA mori përshtypje të vlefshme nga një sërë palësh të interesuara, duke përfshirë institucionet kombëtare, akademitë, organizatat joqeveritare dhe shoqatat tregtare. Një takim u organizua me palët e interesuar  në Bruksel për të ndihmuar në sqarimin e metodologjisë dhe shpjegimin e rezultateve të punës.

Përfundimi i përgjithshëm për të dy vlerësimet është se rreziku i konsumatorit nga ekspozimi është me nivele të ndryshme sigurie, nën pragun që shkakton veprim rregullues për të gjitha grupet e popullsisë që mbulohen.

Sipas raporteve të para për të ashtuquajturin ‘rrezik kumulativ’ nga pesticidet, EFSA deklaron “me shkallë të ndryshme sigurie” se efekti i kombinuar i pesticideve është nën pragun e lejuar nga Komisioni Evropian.

Rreziqet për konsumatorët që vijnë nga prania e këtyre mbetjeve në ushqim aktualisht vlerësohen nga substanca. Sidoqoftë, një numër i pesticideve, thotë EFSA, kanë efekte në shëndetin e njeriut që mund të jenë më të mëdha nëse ato ushtrohen së bashku dhe jo individualisht. Dy vlerësimet kanë të bëjnë me efektet kronike në sistemin tiroide dhe ato akute në sistemin nervor dhe rreziqet kanë qenë më pak se 100 deri 99.9%.

Rregullorja e BE mbi nivelet maksimale të pesticideve në ushqim përcakton që vendimet për MRL duhet të marrin parasysh efektet kumulative të pesticideve, si dhe kur metodat për të vlerësuar efektet e tilla bëhen të disponueshme. Për më tepër, rregullorja që mbulon vendosjen e pesticideve në treg përcakton që pesticidet nuk duhet të kenë efekte të dëmshme, përfshirë efektet kumulative  te njerëzit.

https://www.efsa.europa.eu/en/news/pesticides-first-cumulative-risk-reports-published

Qendra Alert/Alert.al

Frika nga infektimi, si të veprojmë kur bëjmë blerje

Agjencia Franceze e Shëndetit dhe Sigurisë në Ushqim, Mjedis dhe Punë ka dhënë rekomandime për ushqimin, blerjen dhe pastrimin e produkteve që kemi blerë në markete.

A mund të ha fruta dhe perime të papërpunuara pa ndonjë përgatitje të mëtejshme?

ANSES ekzaminoi mundësitë e sëmundjes COVID-19 a transmetohet përmes ushqimit, në bazë të të dhënave shkencore në dispozicion. Këtu janë përgjigjet, për pyetjet më të shpeshta.

A mund të sëmuren kafshët në fermë dhe të na infektojnë?

Nuk ka prova se kafshët në fermë, ose ushqimet që rrjedhin prej tyre, luajnë një rol në përhapjen e virusit që shkakton COVID-19. Çdo transmetim përmes ushqimit do të ishte i mundur vetëm nëse ushqimi ishte ndotur nga një pacient ose një person i infektuar me virus, kur e prekni atë me duar të kontaminuara ose e ekspozoni atë në pikat infektive të prodhuara gjatë kollitjes ose teshtitjes.

A mund të na sëmurë ushqimi i kontaminuar?

Aktualisht nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron që virusi mund të na kontaminojë përmes aparatit tretës. Sidoqoftë, mundësia që trakti respirator të infektohet, kur përtyp ushqim të kontaminuar nuk mund të përjashtohet plotësisht. Nëse jeni i sëmurë, duhet të shmangni trajtimin e ushqimit dhe gatimit për të tjerët.

A është vërtet e nevojshme të gatuani frutat dhe perimet?

Jo. Pas blerjes, frutat dhe perimet duhet të lahen plotësisht me ujë të pijshëm para se të gatuhen ose hahen. Asnjëherë mos përdorni dezinfektues të tillë si zbardhues ose pastrues, pasi ato mund të jenë toksike nëse nuk shpëlahen siç duhet. Është e panevojshme të përdoret uthull e bardhë për të shpëlarë frutat dhe perimet, pasi nuk ka efekt virucidal.

Pas larjes së ushqimit me ujë të pijshëm, fshirja e tij me një peshqir letre me ndihmon në heqjen e çdo grimce virale. Kur është e mundur, frutat dhe perimet që duhet të konsumohen të papërpunuara, të qërohen.

Si duhet të përgatiten perimet nëse nuk duhen ngrënë të papërpunuara?

Filloni duke larë perimet tuaja në ujë të pijshëm.
Gatimi i plotë në një temperaturë të brendshme prej 70° C rekomandohet për të mos aktivizuar shumë mikroorganizma. Ai gjithashtu mund të shkatërrojë çdo virus SARS-CoV-2 potencialisht i pranishëm (ky virus i veçantë është i ndjeshëm ndaj një temperature prej 63° C për 4 min.).

Mos harroni të lani perimet në ujë të pijshëm dhe t’i fshini me një peshqir letre për të zvogëluar rrezikun e transmetimit përmes kontaminimit të tërthortë, për shembull përhapjen e virusit në duart tuaja.

A zbatohen këto rregulla të higjienës edhe për paketimin?

Paketimi i ushqimit mund të jetë kontaminuar kur trajtohet nga një person i infektuar (prekur me duar të papastra, teshtitje, etj.). Edhe pse virusi që shkakton sëmundjen nuk mund të mbijetojë për më shumë se tre orë në sipërfaqet e paketimit, mund të merrni masa paraprake shtesë duke fshirë paketimin me një letër të lagur.

Për sa kohë që produktet e paketuara nuk kanë nevojë për frigorifer, gjithashtu mund t’i lini për dy ose tre orë pasi t’i çoni në shtëpi nga dyqanet. Për ushqimet që duhet të mbahen në frigorifer, hiqeni paketimin e jashtëm (p.sh. kartonin rreth enëve me kos) përpara ruajtjes kur është e mundur. Natyrisht, duart duhet të lahen plotësisht para dhe pas trajtimit të kësaj paketimi.

A është uthulla e bardhë e efektshme në shkatërrimin e viruseve në paketim?

Studimet kanë treguar që uthulla e bardhë është e paefektshme në shkatërrimin e viruseve në ushqim ose paketimet e tyre.

Çfarë masash paraprake duhet të marr kur kthehem në shtëpi nga dyqanet?

Së pari, duhet të lani duart. Edhe pse virusi që shkakton sëmundjen nuk mund të mbijetojë për më shumë se tre orë në sipërfaqet e paketimit, mund të merrni masa paraprake shtesë duke fshirë paketimin me një peshqir letre me një përdorim të lagur.

Për ushqimet që duhen mbajtur në frigorifer, kurdo që të jetë e mundur, hiqni paketimin e jashtëm (p.sh. kartonin rreth enëve me kos) dhe pastroni produktet me një peshqir të lagur letre para ruajtjes. Mos harroni të lani duart përsëri menjëherë me pas.

A duhet ta ngroh përsëri bukën?

Buka piqet në një temperaturë të lartë gjatë përgatitjes, gjë që eliminon viruset. Pjekësit, si profesionistët e tjerë të ushqimit, janë shumë të vetëdijshëm për rregullat e higjienës (larja e rregullt e duarve dhe/ose veshja e dorezave gjatë shërbimit, bukë e vendosur në çanta, etj.). Rreziku i transmetimit të virusit është i papërfillshëm në këto kushte, kështu që nuk ka nevojë të ri-ngrohni bukën tuaj.

Nëse jeni i sëmurë, duhet të merrni të gjitha hapat për të shmangur trajtimin e bukës dhe përgatitjen e ushqimit.

A mund të kontaktohet COVID-19 përmes kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara?

Disa studime të kryera në kushte eksperimentale që ndryshojnë nga ato të hasura në jetën e përditshme, kanë treguar që virusi mund të mbetet infektiv në shkallë të ndryshme në sipërfaqe të inerteve.

Rreziku i kontaktit me virusin duke trajtuar objektet e kontaminuara nuk mund të përjashtohet teorikisht, por është i ulët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndiqni këto rregulla: mos e prekni fytyrën gjatë blerjes dhe lani duart kur të ktheheni në shtëpi dhe pasi të vini ne vendet e tyre artikujt ushqimor.

Cila është mënyra më e mirë për të pastruar sipërfaqet e kontaminuara potencialisht?

Sipërfaqet e kontaminuara potencialisht mund të pastrohen me produkte shtëpiake të zakonshëm (sapun, pastrues, etj.). Nëse përdorni zbardhues, trajtojeni me kujdes këtë produkt pasi është shumë oksidues dhe kaustik për lëkurën, mukozën dhe materialet e tjera.

Telefonat (në kontakt të drejtpërdrejtë me duart dhe fytyrën), tastierat e kompjuterit, tabletat me ekran me prekje dhe dorezat e dyerve mund të jenë vektorë për transmetimin e virusit dhe duhet të pastrohen me një produkt të përshtatshëm (për shembull, letrat e lagura dezinfektuese që mund të përdoren në prekje) – copa, peshqirë letre të njomur. (ATSH)

Qendra Alert/Alert.al

Eksperti i ushqimit Prof.Dr. Abdyl Sinani tregon skandalin: Në bukë hidheshin aditivë kancerogjenë

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Prof.Dr. Abdyl Sinani, ekspert i ushqimit ka folur për rëndësinë e kartes teknologjike dhe të aditivëve ushqimore, për këta të fundit, ka patur raste tha ai që kanë qenë edhe kancerogjenë.

“Drithërat përbajnë 60% të energjisë që ushqehemi. Kemi grup specialistësh shumë të mirë në prodhimin e miellit dhe bukës. Karta teknologjike është kryesore për t’u ndjekur nga AKU inxhinieri, një pjesë nuk e zbaton kartën teknologjike ndaj buka del e thatë. Përsa i përket heqjes së sharrave, buka kur pritet bëhet që të thahet më shpejt, por nuk është e faktuar që ka lidhje me coronavirusin. Disa lloje bukësh e pranojnë prerjen, ndërsa disa jo. Nëse do të kenë tekologë fabrikat e bukës, që të ndjekin të gjitha hallkat do rritet siguria ushqimore. Sot luftohet kostoja dhe cilësia”-tha Sinani.

Përsa I përket aditivëve, Sinani tha që janë të domosdoshëm, por ka patur edhe raste abuzimesh, me aditivë kancerogjenë.

“Buka është integrale, e gjithë kokrra e grurit, në fabrikë 2-3% i largohet. Teknologi e shikon me një analizë që bëhet në të gjitha fabrikat e miellit. Nëse përmbajtja e hirit është 1.3 ose 1.4 themi që është integrale. Nëse është 0.6 ose 0.65 është miell i bardhë, por i ngjyrosur. Aditivët që shtohen, para 3 vjetësh hidheshin ca lloje aditivësh që ishin kancerozë, të dëmshmet, e bënin bukën shumë të bukur dhe të mirë dhe nuk kuptohej. Problemi ishte që nuk kishte kontroll. Mielli nga Serbia ka patur proteina më pak dhe zëvendësohej me aditivë. Duke u studiuar dhe në bazë të kontrollit u zbulua dhe u zëvendësua me të mira që ishin të domosdoshëm për organizmin. Me një lloj gruri nuk bën bukë tamam, aditivët nuk janë të këqij, por të domosdoshëm për t’u përdorur në industri, por kërkon zbatimin e kartës tekonologjike”-deklaroi Abdyl Sinani.

Qendra Alert/Alert.al

Mbrojtja e konsumatorëve, EFSA paraqet metodologjinë e grupit vlerësues përmbledhës për pesticidet

Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit (EFSA) ka zhvilluar një qasje të re për grupimin e pesticideve që hap rrugën për zbatimin e vlerësimit të rrezikut kumulativ – një teknikë e sofistikuar për të vlerësuar rrezikun e paraqitur nga ekspozimi ndaj mbetjeve të shumta të pesticideve. Metodologjia e përgjithshme për klasifikimin e pesticideve në të ashtuquajturat grupe vlerësuese kumulative (CAGs) bazohet në identifikimin e komponimeve që shfaqin veti të ngjashme toksikologjike në një organ ose sistem specifik. Si hap i parë, Paneli i Autoritetit për Produkte për Mbrojtjen e Bimëve dhe Mbetjet e tyre (PPR) ka zbatuar këtë metodologji për të përcaktuar grupe të pesticideve të cilët janë toksikë për tiroide dhe sistemin nervor qendror.
Identifikimi i pesticideve që do të përfshihen në këto grupe është një hap i madh përpara në punën e vazhdueshme të EFSA për të zbatuar vlerësimin kumulativ të rrezikut siç kërkohet nga ligji evropian [i]. Kjo qasje do të prezantohet gradualisht në rregullimin e përdorimit të pesticideve në Bashkimin Evropian. EFSA theksoi se metodologjia e grupit të vlerësimit kumulativ vlen vetëm për pesticide dhe nuk përfshin lloje të tjera të kimikateve që janë potencialisht të pranishme në ushqim.
Kritere të gjera për mbrojtjen e konsumatorit
Metodologjia e zhvilluar nga Paneli PPR përdor kritere të gjera për përfshirjen e pesticideve në grupe për të maksimizuar mbrojtjen e konsumatorit. Kjo vijon nga konsultimi zyrtar i Komisionit Evropian për rekomandimet e përgjithshme në lidhje me nivelin e dëshiruar të mbrojtjes që duhet të arrihet.
Grupet formohen duke identifikuar pesticide që prodhojnë efekte toksike të ngjashme në një organ ose sistem specifik. Metodologjia përbëhet nga katër faza:
Identifikimi i efekteve toksike specifike dhe të paqartë që ndikojnë negativisht në një organ ose sistem – i njohur si identifikim i rrezikut (p.sh. çekuilibër i sistemit tiroide).
Karakterizimi i rrezikut që përshkruan natyrën e saktë të këtij efekti negativ në organe ose sisteme specifike (p.sh. identifikimi i treguesit më të përshtatshëm për efektin specifik, për shembull, një hormon).
Mbledhja e të dhënave – mbledhja e të dhënave mbi treguesit (psh. Ndryshimet në nivelin e hormoneve në dozën ku ndodh efekti advesre) që tregojnë për një efekt specifik toksik (p.sh. çekuilibri i sistemit tiroide) në një organ / sistem.
Grupimi i pesticideve që shfaqin një efekt të ngjashëm toksikologjik në grupe vlerësuese kumulative nga organi ose sistemi (p.sh. tiroide).
Kjo qasje kërkon gjykim shkencor të ekspertëve pasi përfshin analizën dhe interpretimin e vëllimeve të mëdha të të dhënave komplekse. Përveç identifikimit të pesticideve që prekin sistemin e tiroides dhe nervave, Paneli PPR ka realizuar një organ të madh të punës paraprake për zhvillimin e grupeve për efekte në organe / sisteme të tjera organesh siç janë sistemi riprodhues, mëlçia, syri dhe adrenalet. .
Hapat e ardhshëm
EFSA tani do të fillojë zbatimin gradual të vlerësimit të rrezikut kumulativ në punën e tij për pesticide dhe në dialog me Komisionin Evropian, do të përcaktojë përparësitë e ardhshme për të zhvilluar më tej metodologjinë. Autoriteti gjithashtu duhet të zhvillojë një “Sesion Informacioni” për palët e interesuara në 2014 në zbatimin e vlerësimit të rrezikut kumulativ.
Puna e EFSA-s në vlerësimin kumulativ të rrezikut të pesticideve është vetëm një zonë ku është e angazhuar në mënyrë aktive në vlerësimin e rrezikut për shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga ekspozimi ndaj përzierjeve kimike. Strategjia Shkencore e Autoritetit thekson nevojën për të zhvilluar një qasje të harmonizuar dhe të qëndrueshme për vlerësimin e rrezikut të përzierjeve kimike në ushqim.

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2013.3293

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2020.6088

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2020.6087

Burimi: Efsa.eu

Qendra ALERT / Alert.al

Pesticidet, EFSA publikon raportet e para përmbledhëse të rrezikut ndaj njerëzve

Autoriteti Evropian për Sigurinë ushqimore (EFSA) ka publikuar rezultatet e dy vlerësimeve të saj pilot mbi rreziqet që i paraqiten njerëzve nga mbetjet e pesticideve të shumta në ushqim.
Vlerësimet: Një duke marrë parasysh efektet kronike në sistemin e tiroides dhe efektet e tjera akute në sistemin nervor, janë kulmi i një bashkëpunimi shumëvjeçar midis EFSA dhe Institutit Kombëtar Hollandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM).

Dokumentet u finalizuan pas një periudhe konsultimi dy mujor gjatë së cilës, EFSA mori përshtypje të vlefshme nga një sërë palësh të interesuara, duke përfshirë institucionet kombëtare, akademitë, organizatat joqeveritare dhe shoqatat tregtare. Një takim u mbajt gjithashtu me palët e interesuara në Bruksel për të ndihmuar në sqarimin e metodologjisë dhe shpjegimin e rezultateve të punës.
Përfundimi i përgjithshëm për të dy vlerësimet është se, rreziku i konsumatorit nga ekspozimi kumulativ dietik është, me shkallë të ndryshme sigurie, nën pragun që shkakton veprim rregullues për të gjitha grupet e popullsisë që mbulohen. (Shih linkun në fund për më shumë informacion mbi përdorimin e analizës së pasigurisë në vlerësime)

Vlerësimet që mbulojnë efektet e pesticideve në organet e tjera dhe funksionet e trupit do të pasojnë në vitet e ardhshme. EFSA aktualisht është duke përcaktuar një plan gjithëpërfshirës të zbatimit me Komisionin Evropian.
Substancat e konsideruara në vlerësime u identifikuan nga ekspertët e pesticideve të EFSA duke përdorur një metodologji të krijuar posaçërisht për klasifikimin e pesticideve në “grupe vlerësuese kumulative” (CAGs).
Rregullorja e BE mbi nivelet maksimale të pesticideve në ushqim (MRLs) përcakton që vendimet për MRL duhet të marrin parasysh efektet kumulative të pesticideve, si dhe kur metodat për të vlerësuar efektet e tilla bëhen të disponueshme. Për më tepër, rregullorja që mbulon vendosjen e pesticideve në treg përcakton që pesticidet nuk duhet të kenë efekte të dëmshme – përfshirë efektet kumulative – te njerëzit.

http://www.efsa.europa.eu/en/news/cumulative-risk-assessment-pesticides-faq

Burimi: Efsa.eu

Qendra ALERT / Alert.al