Menu

Siguria ushqimore

Operacioni rezulton në kapjen e 15,000 tonë ushqimeve të paligjshme

Më shumë se 15,000 tonë ushqim dhe pije me vlerë 60 milion dollarë janë kapur globalisht në operacione që synojnë sekuestrimin e produkteve të rreme dhe potencialisht të rrezikshme. Operacioni Opson X përfshiu 72 vende midis dhjetorit 2020 dhe qershorit 2021. Ky operacion  koordinohet nga Interpol dhe Europol dhe perfshin policinë, doganat, autoritetet kombëtare rregullatore të ushqimit dhe kompanitë e sektorit privat.

Në total, 15.451 ton produkte të paligjshme u gjetën me një vlerë prej 53.8 milion € (63.3 milion $). Pothuajse 68,000 kontrolle u kryen nga vendet pjesëmarrëse, duke rezultuar në hapjen e 1.000 çështjeve penale. Mallrat kryesorë të sekuestruar sipas sasisë ishin alkooli dhe shtesat ushqimore, të ndjekura nga drithërat dhe produktet e drithërave dhe frutat e perimet. Pijet alkoolike ishin më të falsifikuarat. Në operacionin Opson në vitin 2020, 77 vende morën pjesë dhe rreth 12,000 ton sende të paligjshme u konfiskuan. Ushqimi për kafshët ishte produkti më i kapur i ndjekur nga pijet alkoolike.

Rreziku i shëndetit të konsumatorit

Në Opson e fundit, tetë persona u arrestuan dhe shtatë kompani u hetuan ndërsa autoritetet morën masa për tregtinë e bivalvave, të tilla si midhjet dhe gocat e detit, të papërshtatshme për konsum njerëzor. Kjo përfshiu kapjen e 120,000 € (141,000 $), 25 automjeteve dhe 12 anijeve nga Garda Civile Spanjolle dhe Garda Kombëtare Portugeze.

Tridhjetë tonë mish pule të ngrirë u kthyen në Poloni për shkak të zbulimit të gripit të shpendëve në zonën nga kishin ardhur mallrat. Në Portugali, u konfiskuan 61 ton banane organike nga Ekuadori me gjurmë pesticidesh dhe në Ruanda, u sekuestruan mish i transportuar në kushte të papërshtatshme dhe gjalpë i skaduar.

Në një rast tjetër, një rrjet kriminal përdorte ngjyrues për të ndryshuar cilësinë e pijeve. Kjo çoi në 14 arrestime dhe konfiskime duke përfshirë 47,660 litra uiski dhe 9,550 litra alkool nga autoritetet doganore.

Jürgen Stock, sekretari i përgjithshëm i Interpolit, tha se heqja e sasisë së madhe të produkteve të paligjshme dhe shpesh të rrezikshme nga tregu është një shembull se si bashkëpunimi policor ndërkombëtar po e bën botën më të sigurt.

“Krimi ushqimor nuk mund të duket gjithmonë si një përparësi e lartë e policisë, por operacione si Opson X demonstrojnë fitime masive që prodhojnë këto produkte, të cilat më pas mund të financojnë aktivitete të tjera të krimit të organizuar.”

Veprimi u mbështet nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (DG SANTE) dhe Zyra e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO).

Më shumë se 650 urdhër arreste u lëshuan gjatë operacionit, i cili vlerësohet të ketë prishur punën e 42 grupeve të krimit të organizuar në të gjithë botën.

Sh.B.A ishte pjesë e një veprimi të shënjestruar për mjaltin që përfshinte 495 kontrolle ku u sekuestruan  51,000 kilogramë mjalte.

Zyrtarët në Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Republikë Çeke, Francë, Gjermani, Greqi, Greqi, Itali, Lihtenshtejn, Lituani, Portugali, Serbi, Spanjë, Zvicër dhe Skoci kryesisht kontrolluan zbulimin analitik të shurupit të sheqerit dhe shurupit të misrit.

Në punën e vazhdueshme nga operacioni i mëparshëm i Opson, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Irlanda, Italia dhe Spanja kontrolluan pasaportat e kuajve dhe shitjen e mishit të paligjshëm të kalit.

Catherine De Bolle, drejtore ekzekutive e Europol, tha se ushqime dhe pije të falsifikuara dhe nën standard mund të gjenden në tregun fizik si dhe të shiten në internet.

“Rreziku i rritur shëndetësor për konsumatorët është proporcional me cilësinë e zvogëluar të lëndëve të para të përdorura në sistemin e përpunimit të ushqimit. Europol sheh një zhvillim të fundit: produkte me cilësi të ulët kanë depërtuar në zinxhirin e furnizimit me ushqim, gjë që lidhet ndoshta me pasojat e pandemisë COVID-19. “

Gjate aksionit u gjeten gjithashtu komplete testesh false për COVID-19, HIV dhe malarien.

 

Burimi: foodsafetynews.com

Qendra Alert – Alert.al 

Punonjësit e një dege të Burger King: do të japim dorëheqjen të gjithë

Një foto e një dege lokale të Burger King në Nebraska të Shteteve të Bashkuara është kthyer në virale në median sociale amerikane. Përpara restorantit të Burger King u shkruajt ‘do të japim dorëheqjen të gjithë’ dhe ‘na falni për shqetësimin’. Të dy sloganet u hoqën nga menaxherët e lartë të kompanisë dhe punonjësit u pushuan nga puna.

Dy ish-punonjësit e kësaj dege të Burger King deklaruan që donin të jepnin dorëheqjen për shkak të menaxhimit. Sipas njërit prej ish menaxherëve, kjo e degë e Burger King, kishte punonjës që punonin në kuzhinë për javë të tëra pa ajër të kondicionuar. Në një moment temperatura në kuzhinë kishte arritur në mbi 33 gradë, dhe njëri prej punonjësve kishte përfunduar në spital për shkak të dehidratimit. Kur i ishin ankuar shefit të tyre, ai ishte përgjigjur që ‘ata po silleshin si fëmijë’.

Gjithashtu sipas tyre, në këtë degë të Burger King në Nebraska mungonte stafi, dhe shpesh kishte 3 ose 4 njerëz që punonin dhe gjatë orarit të drekës. Punonjësit punonin 50 deri në 60 orë në javë. Të dy punonjësit shtuan që nuk kishte kushte pune të sigurta, sidomos nëse punoje me një staf kaq të reduktuar.

Ish punonjësit u shprehën që menaxherët e tyre të lartë nuk kishin dijeni që punonjësit do të bënin diçka të tillë. Stafi kishte bërë shaka për të vendosur një parullë të tillë një ditë më parë dhe më pas e kishin realizuar të nesërmen. Pas vendosjes së mesazheve përpara restorantit atyre iu ishte kërkuar që të dorëzonin çelësat dhe që ishin të pushuar nga puna.

Dega e Burger King në Nebraska vazhdon që të mbetet e hapur por sipas ish punonjësve ata vazhdojnë që të kenë mungesë stafi dhe punonjësit e rinj po e lënë punën përpara se ta fillojnë atë. Ata mendojnë që edhe degë të tjera mund të kenë të njëjtat probleme.

Burimi: USA Today

alert.al/

Kujdes nga pjepri i importuar!

Në periudhën kohore midis 15 marsit deri më 6 korrik 2021, rreth 348 raste me salmonelë të llojit Braenderup ST22 janë raportuar në 12 vende të BE-së, përfshirë dhe Britaninë e Madhe. Rastet ishin të shpërndara në të gjitha këto vende, ndërkohë që vetëm dy pacientë pohuan që ishin infektuar gjatë udhëtimit. Rreth 68 raste u hospitalizuan, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati viktima.

Rastet e intervistuara dhe studimi epidemiologjik tregoi që burimi i mundshëm i infeksionit mund të ishin nga pjeprat e vegjël të importuar nga Hondurasi. Ndërkohë që në Austri, origjina e pjeprave ishte e panjohur.

Por, provat epidemiologjike, mikrobiologjike dhe hetimet e burimeve të infeksionit treguan që shkaktar për shpërthimin e tij ishin pjeprat e importuar jashtë vendeve anëtare të BE-së apo edhe jashtë Britanisë së Madhe. Gjithësesi doktorët infeksionistë evropianë besojnë që burimi i infeksionit janë pjeprat e prodhuar në Honduras, të paktën në rastet e konfirmuara nga vetë pacientët. Por një hetim i mëtejshëm po bëhet për të identifikuar pikën e kontaminimit përgjatë linjës së prodhimit të tyre.

Rastet e para në vendet e BE-së u zbuluan në mars të këtij viti, përpara se të dilnin rastet e reja më vonë. Gjë e cila tregon që ushqimi i kontaminuar ka qarkulluar në këto vende edhe më herët. Kjo është e konfirmuar nga zbulimi i infeksionit në Austri në prill të 2021.

Masat kontrolluese janë vënë në zbatim për të gjithë pjeprat e shpërndarë në tregun evropian. Prodhuesi nga Hondurasi ka përfunduar prodhimin e tyre në prill 2021. Këto pjepra nuk janë më në treg. Dhe nuk janë parashikuar eksporte të tjera nga Hondurasi deri në fillimin e sezonit të ri në dhjetor të këtij viti. Të gjitha këto masa reduktojnë riskun e infektimeve të reja. Por vonesat në raportimet e rasteve të reja dhe mundësia për raste dytësore është e mundshme por me një frekuencë më të vogël.

Burimi: EFSA

alert.al

Ekskluzive/ Raporti i KLSH: 45 ton yndyrë vegjetale nga Ukraina shiten si “gjalpë”, roli i DRAKU-t dhe i Doganës Qafë Thanë

Inspektorët e AKU-së nuk e kanë problem ta lejojnë tregtarin të shesë “sapunin për djathë”. Në rastin që është zbuluar nga KLSH,  “sapuni” është yndyrë vegjetal që prodhohet në Ukrainë dhe shitet për gjalpë në Shqipëri. Kompania e ushqimeve me bazë në Tiranë e mbyt tregun me këtë produkt fals dhe AKU e lejon të vazhdojë ta shpërndajë “gjalpin” edhe pas denoncimeve të qytetarëve.

Kjo është pjesë e gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kryer një auditim në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

“Gjalpë i freskët” nga Ukraina

Yndyra vegjetale e prodhuar nga Andrushevskyi Dairy LTD në Ukrainë dhe e shitur nga Domenik LTD për kompaninë shqiptare me bazë në Tiranë, pasi ka marrë certifikata veterinare në PIK Qafë Thanë, është ligjëruar përfundimisht si gjalpë nga DRAKU. Sasia e deklaruar e hedhur në treg e këtij produkti në vitet 2019 dhe 2020 është mbi 45 ton pa përfshirë paketimin.

Gjetjet e auditimit të KLSH 

“Autorizimi i inspektimit AKU-TR-2019-002774-1,  datë 15.05.2019, nga ankesa e ardhur nga konsumatori, për produktin yndyrë vegjetale e cila tregtohej si gjalpë. Produkti është importuar nga kompania dhe është blerë në një supermarket, i cili është furnizuar aty. Mbi bazën e kësaj ankese është inciuar inspektimi me qëllim verifikimin e gjurmueshmërisë, importit, por edhe të kushteve të higjienës, etj.”

Grupi i inspektimit shtyn fatin e kontrollit

Për inspektorët e DRAKU-t kjo është aferë e madhe, prandaj kërkojnë të fitojnë kohë. Kërkohet një shtyrje e afatit të kontrollit. Me shumë gjasa kjo shtyrje i lejoi tregtarit të importit të shpërnante produktin në treg sa më shpejt.

“Fillimisht ka pasur kërkesë për shtyrje të afatit të autorizimit nr.AKU-TR-2019-002774-9, date 16.05.2019, deri më datë 17.05.2019, për shkak të ngarkeses së inspektimit, e cila miratohet nga kryeinspektori”, nënvizohet në raportin e KLSH.

Gjobat sa për të justifikuar kontrollin

Nga auditimi i kryer mësohen gjobat evendosura kompanisë së importit të ushqimeve. Nëse do të shohim fitimet që realizon subjekti nga shitja e gjapit flas, këto gjoba janë qesharake.

“Në Procesverbalin e inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-2, datë 17.05.2019 pasqyrohen shkeljet e kuadrit ligjor, për etiketimin, importin, përgjegjësitë e operatorit. Gjithashtu ndaj subjektit për shkeljen e kërkesave ligjore janë vendosur 3 gjoba në vlerën 2,300,000 lekë (2,000,000 leke për importin +100,000  lekë për etiketimin + 200,000  lekë për përgjegjësitë  e operatorit)”. Këto janë masat administrative që janë vendosur, sipas raportit. Por, as këto para nuk paguhen nga kompania.

“Gjithashtu konstatohet se gjoba e vendosur nuk është arkëtuar akoma, si dhe ankimi i bërë nga subjekti në datën 25.06.2019, nuk është shqyrtuar nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Bujqësisë, duke krijuar efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit në vlerën 2,300,000 lekë”, thekson raporti.

Kompania “këshillohet” të heqë etiketat e gjalpit…

“Vendimi i ndërmjetëm i inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-4, datë 17.05.2019, ku është bërë bllokimi i sasisë 45 ton të produktit, i cili do të qëndrojë i bllokuar në dhomat frigoriferike të subjektit deri në rietiketimin e tij.

-Vendimi i inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-5, datë 17.05.2019, ku pasqyrohen masat administrative, tërheqja e produkteve të shitura si gjalpë, ndërkohë që është yndyrë vegjetale, për rietiketimin e tyre, si dhe rietiketimin e sasisë 45 tonë që u gjet gjendje në subjekt, brenda datës 24.05.2019 dhe të njoftojë DRAKU-n Tiranë, për korrigjimin e shkeljeve.

Në praktikën e mësipërme konstatohet se:

-Dokumentet e administruara për praktikat e importit dhe dokumentet shoqëruese të tyre (invoice, packing list, certifikata veterinare e lëshuar në Ukrainë, certifikata e analizave laboratorike), të cilat janë marrë nga grupi i inspektimit, janë fotokopje dhe pa nënshkrimin e përfaqësuesit dhe vulën e subjektit.

-Nuk administrohen akt-kontrollet e kryera nga inspektorët e PIK-ut Qafë Thanë.

-Certifikatat e analizave laboratorike të dy praktikave të importit, janë fotokopje, pa emër dhe mbiemër të titullarit të laboratorit, pa vulën e laboratorit, por vula e vendosur në këto certifikata është e kompanisë prodhuese të produktit.

Konkretisht Andrushevskyi Dairy LTD, kompani e cila nuk ka laborator të akredituar për kryerjen e analizave për ushqime, ç’ka do të thotë se certifikatat nuk janë të sakta në formë dhe përmbajtje, janë fiktive, duke krijuar dyshim mbi vërtetësine e tyre. Gjithashtu dokumentet janë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën shqipe.

-Sa më sipër, nuk duhej të lejohej hyrja në Shqipëri e produkteve të dy importeve të kryera sipas datave 14 janar 2019 dhe 29 prill 2019, kur nga inspektorët e PIK-ut në Qafë Thanë janë lëshuar dokumentet veterinare për   dy ngarkesat, përkatësisht dokumenti nr.33, datë

14 janar 2019 për importin e kësaj sasie dhe dokumenti  nr.508, datë 29 prill 2019, për importin e dytë;

-Praktika e dytë e importit ka mangësi në dokumentacionin e saj, konkretisht në importin e datës

30.04.2019, nga kompania e ushqimeve është importuar nga shitësi Domenik LTD, produkti yndyrë vegjetale (e prodhuar nga Andrushevskyi Dairy LTD) në sasinë 21,000 kg neto (pra, pa përfshirë peshën e paketimit). Produktet e importuara jane 3 grupe, si vijon:

  1. Butter vegetable Capro-yndyre totale 82% përfshirë 25% yndyrë qumështi ne paketime 5 kg/pako, në sasinë 2500 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021;
  2. Butter vegetable Zolotava-yndyrë totale 82% përfshirë 0.6% yndyrë qumështi, në paketime 5 kg/pako, në sasinë 4500 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021;
  3. Butter vegetable Zolotava-yndyrë totale 82% përfshirë 0.6% yndyrë qumështi, në paketime 25 kg/pako, në sasinë 560 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021;

-Certifikata e analizës laboratorike nr.240419/l-1 për produktin e parë, nuk i përket atij, pasi të dhënat në certifikatë nuk përputhen me të dhënat e produktit. Konkretisht produkti përmban yndyrë totale 82% përfshirë 25% yndyrë qumështi, ndërkohë në certifikatë pasqyrohet yndyrë totale 82%, përfshirë 0.6% yndyrë qumështi. Pra, për sasinë 2500 kg të produktit nuk është bërë kontrolli cilësor i saj;

-Nga grupi i inspektimit nuk është pasqyruar plotësisht gjurmueshmeria e produktit në subjekt. Konkretisht sipas informacionit të pasqyruar: Në subjekt janë gjendur:

Butter vegetable 82% yndyrë totale përfshirë 3.6%  yndyrë qumështi, me datë prodhimi 06.12.2018- skadencë 06.12.2020, për të cilin nuk pasqyrohet sasia e furnizuar dhe sasia e shitur. Gjithashtu nuk administrohet praktika e importit të këtij produkti.

Butter vegetable Capro 82% yndyrë totale përfshire 25% yndyrë qumështi, me datë prodhimi 15.11.2018- skadencë 15.11.2020, për të cilin nuk pasqyrohet sasia e furnizuar dhe sasia e shitur. Gjithashtu nuk administrohet praktika e importit të këtij produkti.

Të gjitha produktet e mësipërme, të cilat janë yndyrë vegjetale, janë shitur nga kompania si gjalpë.

-Grupi i inspektimit ka pasqyruar sasinë gjithsej të produktit të gjendur në subjekt 45 ton, por nga se është e përbërë kjo sasi nuk jepet” njofton KLSH në mes të gjetjeve nga auditimi i bërë tek DRAKU.

Ligji urdhëron bllokim dhe asgjësim, jo “rietikim”

“Vendimmarrja e grupit të inspektimit nuk është e saktë. Konkretisht: Bllokimi i produktit yndyrë vegjetale nuk eshte zbatuar siç duhet, pasi, sipas kësaj reference, produkti bllokohet dhe administrohet në ambjentet e institucionit që ka konstatuar kundërvajtjen administrative, veprim i cili nuk është bërë, pasi produkti është bllokuar dhe është lënë në ambjentet e subjektit;

-Masa e lënë për rietiketimin e ushqimit nuk ka bazë 1igjore, pra në asnjë percaktim në “Ligjin e Ushqimit”  nuk thuhet së në rastet kur etiketa përmban informacion të gabuar, ajo duhet të rietiketohet. Veprimi i inspektorëve në këtë rast nënkupton që, gabimi i subjektit (mashtrimi duke pasqyruar informacion jo të vërtetë për produktin) është toleruar.

Nëse do të marrim në konsideratë intepretimin e bërë në pikën 1/b të nenit 11, ku një ushqim është i pasigurt, në  rastin kur informacioni që i jepet konsumatorit, përfshirë informacionin e dhënë në etiketë (rasti i mësipërm) ose informacione të tjera, të vlefshme për të, për parandalimin e efekteve të dëmshme specifike për shëndetin nga një ushqim i caktuar ose nga një kategori ushqimesh, dhe në këtë rast, sipas përcaktimit të bërë ne piken 1 të nenit 24 dhe nenit 69 të Ligjit për ushqimin, ky produkt ushqimor duhet të hiqet nga tregu, të bllokohet dhe të asgjësohet, dhe jo të rietiketohet.

Ose inspektorët mund të kishin marrë mostër për analizë 1aboratorike, për të vlerësuar nga ana shkencore, cilësinë dhe sigurinë e produktit, por as ky veprim nuk është kryer.

Nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të  produkteve, çka e bënë të parealizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo;

-Në këtë rast produkti duhej të bllokohej, të merrej në administrim nga inspektorët dhe të ruhej në ambjentet e institucionit, si dhe të lihej detyrimi që ky produkt të asgjësohet brenda një afati të caktuar;

-Nga grupi i inspektimit nuk është verifikuar autenciteti dhe korrektesia e dokumentacionit të praktikave të importit;

-Grupi i inspektimit duke lënë si detyrë për subjektin, që të tërheqë nga tregu sasinë e shitur dhe bashkë me ato të bëjë edhe rietiketimin e sasisë gjendje 45 ton, ka ligjëruar ci1ësinë e produktit Butter vegetable Capro-yndyre totale 82% perfshirë 25%, në sasinë 2,500 kg, i  cili praktikisht nuk ka certifikatën e analizës laboratorike, pra edhe cilësia e tij nuk është e garantuar.

Sa më sipër grupi i auditimit, pas shqyrtimit të veprimeve dhe mosveprimeve të inspektorëve të PIK-ut Qafë Thanë, grupit të inspektimit në DRAKU Tiranë, gjykon dhe arrin në konkluzionin se vendimmarrja e inspektorëve lidhur me lejimin e hyrjes në Shqipëri, bllokimin dhe rietiketimin e produktit nuk është e plotë dhe e saktë. Në këtë mënyrë është lënë të qarkullojë në treg një produkt, i cili nuk i është nënshtruar kontrollit cilësor të tij e, për rrjedhojë, nuk janë mbrojtur interesat e konsumatorit”, shkruhet në raportin e auditimit.

Ndryshimi i etiketave zgjati 6 muaj

Historia e gjalpit ukrainas është e gjatë, ku duket se inspektorët i kanë dhënë gjithë kohën e nevojshme tregtarit të shesë produktin fals. Rreth 6 muaj u deshën për të ndryshuar etiketat e “gjalpit”.

“Kjo praktikë e gabuar është ndjekur edhe në vazhdim nga DRAKU Tiranë, ku nëpermjet inspektimit të ketij subjekti, sipas autorizimit nr.AKU-TR-2019-006160-1, date 27.09.2019, është bërë zhbllokimi i sasisë 40 ton, me argumentin se është bërë notifikimi i etiketës.

Për më tepër, që detyrimi i notifikimit të etiketës, nuk ishte lënë në inspektimin e mëparshëm.

Ky është një produkt importi, dhe informacioni i tij jepet në gjuhën shqipe në etiketën origjinale ose

në kundëretiketë. Pra, nuk është rasti kur duhet të bëhet notifikimi i etiketës. Për më tepër, informacioni që deklarohet në etiketë, duhet që ta shoqërojë produktin ushqimor, të cilit i referohen ose të dërgohen paraprakisht apo njëkohësisht me dërgesën e tij, dhe kjo duhet të garantohet nga operatori i biznesit, gjë e cila nuk është bërë.

-Procesverbali i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006160-2, date 27.09.2019.

Në procesverbal pasqyrohet informacioni se sipas kërkesës së subjektit me nr.3540 prot., date 17.09.2019 për zhbllokim të produkteve të bllokuara në inspektimin e datës 17.05.2019, u krye verifikimi dhe në

subjekt (dhomën frigoriferike) u gjend sasia prej 45 ton. Gjithashtu në subjekt u gjenden 40 kg nga produkti yndyrë vegjetale e cila është përdorur për kryerjen e analizave laboratorike (autokontroll, pra nga vetë subjekti) e cila është e papërdorshme, si dhe sasia prej 587.06 kg, e cila është kthyer nga subjektet, por është e papërdorshme, sepse është hapur nga klientët, dhe do të qëndrojë e bllokuar deri në marrjen e masave për asgjësimin e tyre.

Sasia prej 45 ton e cila eshte notifikuar sipas shkresës nr.2614/2 prot., date 26.07.2019, firmosur nga ish-Kryeinspektori i DRAKU-t Tiranë është zhbllokuar.

-Vendimi përfundimtar i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006160-5, datë  27.09.2019,  ku  nuk pasqyrohet asnjë masë.

Nga shqyrtimi i praktikës së mësipërme rezulton se:

-Si fillim nga inspektorët duhet të ishte bërë konstatimi i shkeljes së moskorrigjimit brenda afatit nga subjekti, të detyrave të lëna në ispektimin e mëparshëm, për tërheqjen e produktit nga tregu, dhe duhet të ishte marrë masë administrative, veprim i cili nuk është bërë;

-Ne praktikën e inspektimit pasqyrohet informacioni se janë kthyer 587 kg nga produkti, por nuk ka asnjë faturë kthimi, nuk ka fletë-hyrje në magazinën e kompanisë së ushqimeve, për produktet e kthyera;

-Nuk ka asnjë dokument mbi njoftimin e bërë nga kompania, subjekteve të tjera, të cilat i ka

fumizuar me produktet e mësipërme (butter vegetable), me qëllim tërheqjen nga tregu.

-Inspektorët nuk kanë vendosur një afat të caktuar për kryerjen e asgjësimit të produkteve, por e

kanë lënë në dëshirë të subjektit;

-Nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të  produkteve çka e bënë te parealizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve, dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo;

-Masa e zhbllokimit e marrë nga inspektoret nuk ka bazë ligjore, përkundrazi çdo ushqim i bllokuar që nuk plotëson kërkesat e Ligjit për ushqimin duhet të asgjësohet dhe jo të zhbllokohet”.

Ky ishte konkluzioni i KLSH-së për praktikën e ndjekur nga DRAKU dhe Dogana e Qafë Thanës mbi importin e gjalpit fals nga Ukraina. Në fakt, nuk duheshin shfletuar kaq shumë urdhra dhe udhëzime për të zënë në gabim inspektorët e DRAKU-t.

KLSH do të duhej të bënte vetëm dy gisht letër në prokurori, ku të kallëzonte kompaninë, inspektorët e DRAKU-t dhe veterinerët e Qafë Thanës për kontrabandë mallrash, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës. (vijon)

Qendra Alert

alert.al/

Prania e mikroorganizmave në produktet e freskëta

Prej shumë vitesh është i njohur fakti që lloje të ndryshme bakteresh, myku si dhe patogjenë të tjerë gjenden në produktet e freskëta.

Disa shpërthime të gastroenteritit njerëzor janë lidhur me konsumimin e perimeve të freskëta të kontaminuara dhe, në një masë më të vogël, edhe të frutave.

Sallatat që përmbajnë perime të papërpunuara janë identifikuar si shkaktare të diarresë së udhëtarëve, një sëmundje që ndonjëherë përjetohet edhe nga vizitorët apo turistët në vendet në zhvillim.

Enterotoksigjeni Escherichia coli është shkaku më i zakonshëm i kësaj sëmundjeje. E. coli enterohemorragjik, posaçërisht serotipi O157: H7, ka qenë i implikuar si agjent shkaktar në një shpërthim të gastroenteritit që rezulton nga konsumi i pjeprave. Shpërthimet e salmonelës tek njerëzit i janë atribuar konsumimit të domateve të ndotura, lakrave, fasuleve, pjeprit dhe shalqive.

Një shpërthim i lidhur me qepë i gastroenteritit Shigella flexneri është raportuar kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Shpërthimet e listeriozës njerëzore kanë qenë epidemiologjikisht të lidhura me konsumimin e lakrës së freskët dhe marule.

Aftësia e Aeromonas hydrophila dhe Aeromonas sobria për të prodhuar disa faktorë virulence është dokumentuar dhe shfaqja e tyre mjaft e zakonshme në ambientet ujore ngre shqetësime për rreziqet e shëndetit publik që mund të shoqërohen me konsumimin e sallatave me perime, megjithëse roli i tyre si agjentë në sëmundjen e ushqimit nuk është konfirmuar plotësisht.

Viruset nuk ka të ngjarë të rriten në perime dhe fruta të ndotura por mund të mbijetojnë mjaftueshëm për të shkaktuar sëmundje të rrezikshme për jetën te njerëzit.

Një konsumim i rritur për frymë i produkteve të freskëta dhe të përpunuara lehtë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, shoqëruar me një rritje të importit të produkteve në këto vende, nga rajone ku standardet për rritje dhe trajtimin e produkteve mund të kompromentohen, ka rezultuar në rritjen e interesit për shpërthime të gastroenteritit njerëzor që mund t’i atribuohet produkteve të freskëta të kontaminuara, veçanërisht sallatave me perime.

Po kështu metodat e trajtimit, përpunimit, paketimit dhe shpërndarjes së produkteve të freskëta në një shkallë rajonale ose lokale, brenda vendeve, po marrin vëmendje në drejtim të identifikimit dhe kontrollit të rreziqeve mikrobiologjike.

Në SHBA, programet e pikës së kontrollit kritik të analizës së rrezikut (HACCP) janë duke u zhvilluar në një përpjekje për të minimizuar rrezikun e sëmundjes që shoqërohet me konsumimin e produkteve të freskëta.

Burimi: Journal of Food Protection

Qendra Alert

alert.al/

Susami shpallet një nga alergjenët kryesorë të ushqimit

Presidenti amerikan Biden ka nënshkruar një ligj të ri në lidhje me ushqimet që shkaktojnë alergji për vitin 2021. Listës së produkteve më të mëdha alergjike i është shtuar dhe susami, i cili do të fillojë të trajtohet si i tillë në të gjitha shtetet amerikane duke filluar nga janari i vitit 2023.

Në vitin 2004, Ligji për Etiketimin e Alergjeneve Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (FALCPA), identifikoi ushqimet në vazhdim si alergjenë kryesorë të ushqimit: qumështin, vezët, peshkun, prodhimet e butakëve të detit, arrat, bajamet, kikirikët, grurin dhe farat e sojës.

Aktualisht, në SHBA rreth 160 ushqime njihen si shkaktarë të alergjive në individë të ndryshëm, ndërkohë që 8 prej tyre janë ndër shkaktarët më të mëdhenj dhe që përbëjnë dhe rrezik për jetën e njeriut.

Ligji i ndryshuar, duke përfshirë dhe përmbajtjet dietike, ose përbërësit që përmbajnë një “alergjen kryesor ushqimor”, do të etiketohen në mënyrë specifike me emrin e burimit të alergjenit. Kjo kërkesë nuk zbatohet për rastet e disa mishrave të caktuar, shpezëve apo dhe produkte të vezëve të cilat rregullohen nga Departamenti i Bujqësisë i SH.B.A.-së; pije alkoolike që i nënshtrohen rregulloreve të etiketimit të Byrosë Taksore të Alkoolit dhe Duhanit; mallra të papërpunuara bujqësorë; ilaçe; produkte kozmetikë; dhe ushqimet e shitura në institucionet e shitjes me pakicë ose të ushqimit që nuk janë të paketuara paraprakisht.

Por tashmë që ky ligj ka identifikuar susamin si një nga alergjenët kryesore të ushqimit, çdo produkt ushqimor që ka përmbajtje të tij ose rrjedh prej tij, do të duhet që të etiketohet si i tillë duke filluar nga 1 janari i vitit 2023.

Ligji kërkon që etiketat e ushqimit të identifikojnë burimin e ushqimit të të gjithë alergjenëve kryesorë të përdorur për prodhimin e produktit. Kjo kërkesë plotësohet nëse emri i zakonshëm i një përbërësi identifikon tashmë burimin e alergjenit kryesor ushqimor (në këtë rast, susam ose brumë susami). Përndryshe, burimi kryesor i ushqimit i alergjenit kryesor ushqimor duhet të deklarohet të paktën një herë në etiketën e ushqimit në një nga dy mënyrat:

Në klapa, duke ndjekur emrin e përbërësit, për shembull, “aromë natyrore (susam)” dhe “tahini (susam)”, ose,

Menjëherë pas ose ngjitur me listën e përbërësve në një thënie “përmban”, për shembull, “Përmban susam”.

Akti FASTER gjithashtu kërkon që brenda 18 muajve, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimet Njerëzore të paraqesin një raport në Kongres që përshkruan aktivitetet e vazhdueshme federale, rekomandimet dhe strategjitë për t’i zgjeruar, përmirësuar ose përmirësuar ato, në lidhje me:

  • Mbikëqyrjen dhe mbledhjen e të dhënave mbi prevalencën e alergjive ushqimore dhe ashpërsinë e reaksioneve alergjike për ushqime specifike ose përbërës të ushqimit, përfshirë identifikimin e boshllëqeve në aktivitete të tilla,
  • Zhvillimin e diagnostifikimit efektiv të alergjisë ushqimore,
  • Parandalimin e shfaqjes së alergjive ushqimore,
  • Reduktimin e rreziqeve në lidhje me jetesën me alergji ushqimore dhe
  • Zhvillimi i terapive të reja për parandalimin, trajtimin, kurimin dhe menaxhimin e alergjive ushqimore;

Raporti do të përfshijë gjithashtu rekomandime për zhvillimin dhe zbatimin e një procesi rregullator dhe një kornize shkencore që do të lejonte modifikimin në kohë, si dhe të ishte sa më transparent dhe i bazuar në prova të përkufizimit të “alergjenit kryesor ushqimor”.

Burimi: FoodSafety.gov

Qendra Alert

alert.al/

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH: S’ka dokumente për asgjësimin nga AKU të 114 ton produkteve ushqimore të rrezikshme

Të gjithë i keni parasysh kronikat televizive mbi bllokimin e sasive të ndryshme të ushqimeve të skaduara nga inspektorët. Por ku përfundojnë këto ushqime të rrezikshme? Dyshohet se një pjesë e tyre kthehen në treg.

AKU dhe DRAKU nuk kanë dokumente ku të dokumentohet asgjësimi i produkteve ushqimore e shtazore të pasigurta, të skaduara, shpesh herë me etiketë false në Qarkun Tiranë. Konstatimi bëhet nga një raport auditimi i KLSH, të cilin Qendra Alert e disponon.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 01.01.2018 deri 30.12.2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, mos zbatim të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Vetëm në një kompani importuese të ushqimeve janë gjetur mbi 114 ton ushqime që nuk janë asgjësuar në mënyrë të rregullt duke krijuar hapësirë që ato të hidhen sërish në treg.

Subjekti nga Tirana me vendndodhje në Fshati Domje, me aktivitet “Tregtia me shumice dhe pakice e pemëve dhe perimeve, mishit, etj.”, kishte njoftuar se do të asgjësonte një sasi ushqimesh të pasigurta për shëndetin, që më parë i ishin bllokuar nga DRAKU. Inspektorët e DRAKU nuk administrojnë dokumente që të provojnë se në fakt këto ushqime u asgjësuan. Për më tepër, kompania mbante prej koshësh në statusin “të bllokuara” këto ushqime në magazinën e vet. Pra, mund t’i tregtonte lirshëm.

Gjetjet e Auditimit të KLSH

“Sipas Procesverbalit të inspektimit nr.AKU-TR-2019-001222-1, datë 28.02.2019, asgjësimi nuk u krye për  arsye se subjekti nuk kishte marrë masat përkatëse (mungonte mjeti  i  duhur për shkatërrimin fizik të produkteve dhe nuk ishin prezent inspektorët e Tatimeve).

Nga shqyrtimi i praktikës konstatohet se:

-Nga inspektorët nuk është kryer verifikimi fizik i produkteve që do të asgjësohen, me qëllim

Vlerësimin, nëse ato përputhen me listën e produkteve të dërguara në kërkesën e subjektit për asgjësim;

-Arsyetimi se asgjësimi nuk u krye për shkak se mungonin inspektorët e Tatimeve nuk qëndron, pasi në mbështetje të pikës 2/v te nenit 58 të Udhëzimit nr.6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, personi mund ta kryejë procedurën e asgjësimit, nëse inspektoret e Tatimeve nuk paraqiten brenda afatit të njoftimit;-Arsyetimi se mungonte makina për shkatërrimin fizik të produkteve nuk qëndron, sepse përderisa subjekti e ka njoftuar vetë DRAKU Tiranë, për kryerjen e asgjësimit, logjikisht i ka marrë masat për kryerjen e këtij procesi;

-Nga inspektorët nuk është përcaktuar një afat konkret, me qëllim detyrimin e subjektit për kryerjen e asgjësimit, pasi nuk mund të lihet në dëshirë të tij për të vendosur se kur duhet të kryejë procedurën, për arsye se janë produkte ushqimore, dhe në çdo kohë ekziston rreziku qe t’i vendosë në treg”.

Në një procesverbal tjetër me të njëjtën kompani, inspektorët mashtrojnë për sasinë e ushqimeve gjoja të asgjësuara. Kompania në dokumentin e saj ka “asgjësuar” 2500 kilogramë ushqime, ndërsa inspektorët kanë shënuar 52,180 kg, ose 52.18 tonë ushqime. Pra afro 10-fish më tepër.

Inspektimin në fjalë është bërëme autorizimin e  inspektimit nr.AKU-TR-2019-001379-1, datë  07.03.2019, me kërkesë të subjektit për asgjësim të produkteve.

Raporti i grupit të auditimit“Në Procesverbalin e inspektimit nr.AKU-TR-2019-001379-1, datë 08.03.2019, pasqyrohet informacioni se referuar kërkesës së subjektit me nr.754 prot., datë 04.03.2019,  për  kryerjen e asgjësimit,  trupa  inspektuese u paraqit pranë  subjektit. U krye verifikimi fizik i produkteve që do të asgjësoheshin dhe përputheshin me produktet e pasqyruara.

Gjatë procedurës së asgjësimit ishin të pranishëm inspektorët e Tatimeve si dhe të mjedisit. U krye shkatërrimi fizik i produkteve me mjetet me targa…., si dhe spërkatje me detergjent. Sasia e asgjësuar 52.18 ton me vlerë 16,835,993 lekë, u dërgua në landfillin e Sharrës.

Nga shqyrtimi i praktikës  së mësipërme konstatohet se:

-Sasia e deklaruar në listën bashkëlidhur kërkesës së subjektit për asgjësim nuk përputhet me sasinë e deklaruar nga inspektorët ne procesverbalin e inspektimit, konkretisht sipas dokumentit të subjektit sasia është 2,529.13 kg ndërkohë sipas inspektorëve janë asgjësuar 52.18 ton ose 52,180

kg;

-Në praktikën e mësiperme nuk administrohet procesverbali i asgjësimit, i cili nënshkruhet nga të

gjithë pjesëmarrësit në procedurën e asgjësimit (Inspektoret e tatimeve, Inspektoret e DRAKU

dhe Inspektoret e ISHMPUT), dokumenti i transferimit të mbetjeve.

-Nuk administrohet kontrata e shërhimit ndërmjet subjektit (gjeneruesi i mbetjeve) dhe subjektit, i cili do të kryejë procedurën e shkatërrimit dhe transportimit të produkteve, në landfillin e Sharrës;

-Nuk dokumentohet fletë-dalja e produkteve nga magazina e subjektit e firmosur nga magazinieri i

saj, si dhe ndryshimi i llogarisë së inventarit në pasqyrën financiare të aktiveve;

-Nuk dokumentohet me foto ngarkimi i produkteve në mjetet e mësiperme dhe dërgimi i tyre në landfillin e Sharrës;

-Për sa më siper nuk vërtetohet procedura e asgjësimit”.

Një inspektim i ri i këtij subjekti është bërë në shtator 2019, me qëllim asgjësimin e ushqimeve të skaduara.

Nuk janë pak por 62 tonë ushqime të rrezikshme për shëndetin, për të cilat DRAKU nuk ka një copë letër ku të vërtetohet se ato janë asgjësuar.

Zbulimi i grupit të auditimit: Nuk ka procesverbal asgjësimi

“Procesverbali i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006040-2, datë 24.09.2019 pasqyron informacionin se referuar kërkesës së subjektit me nr.3534 prot., date 16.09.2019, për kryerjen e asgjësimit, trupa inspektuese u paraqit pranë subjektit. U krye verifikimi fizik i produkteve që do të asgjësoheshin dhe perputheshin me produktet e  pasqyruara në listën e subjektit për asgjësimin e tyre, bashkangjitur kërkesës.

Gjatë procedurës së asgjësimit ishin të pranishëm inspektoret e tatimeve si dhe të mjedisit. U krye shkatërrimi fizik i produkteve me mjetet me targa….,  sipas kontrates së shërbimit. Sasia e asgjësuar 62.75 ton me vlerë 16,460,562 lekë, u dërgua në landfillin e Bushatit.

-Vendimi përfundimtar i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006040-5, datë 24.09.2019.

Bashkëlidhur praktikës së inspektimit kërkesa e subjektit, lista me produktet që do të asgjësohen dhe disa foto.

Nga shqyrtimi i praktikës së mesipërme konstatohet se:

-Nuk administrohet procesverbali i asgjësimit, i cili nënshkruhet nga të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e asgjësimit”.

Pra, 114 tonë ushqime në dy raste, dyshohet se kjo kompani i ka kthyer në treg falë hapësirave që i krijon DRAKU me neglizhencën e plotë ndaj ligjit dhe procedurave të asgjësimit.

Qendra Alert

alert.al/

BE rregullore të re për glifosatin, herbicidin që vret deri në tre breza

Autoriteti Evropian i Ushqimit (EFSA) dhe Agjencia Evropiane e Lëndëve Kimike po shqyrtojnë vazhdimiin e përdorimit të glifosatit, pas një studimi të zhvilluar nga katër vende anëtare të saj. Glifosati, herbicidi më i përdorur sot në botë – tani për tani është autorizuar që të përdoret në vendet anëtare të BE deri në dhjetor të vitit 2022.

Grupe studiuesish dhe ekspertësh nga Franca, Hungaria, Holanda dhe Suedia – të njohura si Grupi i Vlerësimit të Glifosatit – kanë marrë në shqyrtim të gjitha provat e dhëna nga kompanitë të cilat kërkojnë për një zgjatje të përdorimit të këtij herbicidi brenda vendeve anëtare të BE-së.

Raporti i grupi të vlerësimit është i përbërë nga rreth 11 000 faqe.

Të dy institucionet e BE-së, Autoriteti Evropian i Ushqimit (EFSA) dhe Agjencia Evropiane e Lëndëve Kimike do të organizojnë konsultime paralele në lidhje me draftin e raportit. Këto konsultime do të jetë të hapura për publikun dhe do të nisin në javën e parë të shtatorit.

Konsultimet janë hapi i parë i fillimit të vlerësimit të përdorimit të tij. Komiteti i Agjencisë Evropiane të Lëndëve Kimike për Vlerësimin e Rrezikut  do të rishikojë klasifikimin e glifosatit në bazë të rregullores së Klasifikimit, Etiketimit dhe Paketimit. Klasifikimi i kimikateve bazohet vetëm në vetitë e rrezikshme të një substance dhe nuk merr parasysh mundësitë e ekspozimit ndaj substancës. Ekspozimi konsiderohet si pjesë e procesit të vlerësimit të rrezikut të udhëhequr nga EFSA.

Glifosati aktualisht ka një klasifikim të harmonizuar si shkaktar i dëmtimit serioz të syve dhe si toksik për jetën ujore me efekte afatgjata, para dhe pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane e Lëndëve Kimike në vitin 2017. Deri tani nuk është bërë asnjë klasifikim për mutacionin gjenetik të qelizave embriotike, kancerogjenitetin ose toksicitetin e riprodhimit. Propozimi nga katër vendet anëtare nuk parashikon një ndryshim në klasifikimin ekzistues.

Në momentin që Agjencia Evropiane e Lëndëve Kimike do të ketë gati opinionin e saj, EFSA do të finalizojë hartimin e draftit dhe do të publikojë konkluzionet e saj për këtë çështje që priten në fund të vitit 2022. Bazuar në raportin e vlerësimit të riskut, Komisioni Evropian do të vendosë për të rinovuar kontratat për glifosatin apo jo.

Po çfarë është glifosati?

Glifosati është një lëndë kimike që përdoret gjerësisht për mbrojtjen e bimëve dhe përdoret gjerësisht në bujqësi dhe në hortikulturë për të kontrolluar barërat e këqija që konkurrojnë me kulturat e kultivuara.

Komisioni Evropian ka dhënë një leje pesë- vjeçare për përdorimin e glifosatit deri në vitin 2017. Aktualisht është miratuar përdorimi i tij në vendet anëtare të BE-së deri më 15 Dhjetor 2022. Gjë e cila do të thotë që mund të përdoret si një substancë në bujqësi deri në atë datë, për të cilën është aprovuar dhe nga autoritetet kombëtare pas vlerësimit të sigurisë së përdorimit të tij.

Burimi: EFSA

Qendra Alert

alert.al/

Ekskluzive/ Raporti i KLSH: AKU favorizon supermarketet, shitet mish pa licenca, s’paguajnë gjobat, nuk raportohen shkeljet

Sipas raportit të KLSH*, dokument të cilin Qendra Alert e disponon, nga  auditimi i praktikave të inspektimit, në18  raste është konstatuar se nga inspektorët nuk është percaktuar afati konkret për korrigjimin e shkeljeve  nga  subjekti privat.  Në 29 raste është konstatuar se në inspektimet, në të cilat eshte percaktuar afati konkret për korrigjimin e shkeljeve, nga DRAKU Tiranë nuk është autorizuar inspektimi për verifikimin e korrigjimit të tyre. Në këto praktika janë konstatuar edhe raste të trajtimit me dy standarde (inspektimi për verifikimin e konigjimit të shkeljeve në disa subjekte  është përcaktuar afati kohor i korrigjimit të shkeljeve ndërsa tek supermarket e mëdha të kryeqytetit kjo nuk bëhet.

Supermarketet shesin mish pa licensë

Inspektimi i kryer pranë një supermarketi të njohur në Tiranë, në datën15 janar 2018 nxjerr në dritë mashtrimet e inspektorëve të AKU me kontrollet në njësitë tregtare.

Procesverbali i inspektimit pasqyron se subjekti ka një të punësuar pa librezë shëndetësore, disponon planin DDD, por i ka kaluar afati kohor, si dhe disa produktë janë pa etiketim në gjuhën shqipe. Gjithashtu subjekti nuk ka respektuar  detyrat e lëna nga inspektimi i kryer në datën 20.12.2017. Ndaj subjektit janë vendosur dy gjoba, me nga 50 mijë lekë secila, një për mosrespektimin e kërkesave të etiketimit dhe tjetra për moskorrigjimin e detyrave të lëna në inspektimin e mëparshëm.

Por KLSH ka zbuluar se këto shkelje ishin vetëm maja e ajsbergut.

Pjesë nga Raporti i Auditimit i KLSH

“Në këtë praktikë inspektimi konstatohet se:

-Inspektorët nuk kanë pasqyruar me vërtetësi dhe plotësi respektimin e kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit. Kjo për arsye se:

-Në  datën  që  është  kryer  inspektimi,  supermarketi

nuk ka qenë i pajisur me Iicencën perkatese, për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të ushqimeve me origjinë shtazore;

-Ky konstatim është nxjerrë pas verifikimit të kryer nga grupi  i auditimit, në regjistrin e lejeve/Iicencave në faqen zyrtare të QKB-së, të licencave që disponon supermarketi, dhe ka  rezultuar se ky subjekt për tu pajisur me licencë për ushtrimin  e  aktivitetit ka aplikuar në date 17.01.2018 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit;

-Kjo kërkesë është miratuar nga DRAKU Tiranë, pas inspektimit të kryer pranë ambienteve të këtij subjekti me datë 30.01.2018 (pra 15 ditë më pas, nga inspektimi i datës 15.01.2018), ku eshte pasqyruar se subjekti ploteson kushtet per t’u licencuar, konfinnuar edhe nga DRAKU Tiranë dërguar në Drejtorinë e Pergjithshme të AKU-se. Pas këtyre veprimeve ndaj subjektit është marrë licenca  më 07.02.2018.

Pra sa mw sipwr, supermarketi është pajisur  me licencë për ushtrimin e aktivitetit me date  07.02.2018, dhe në datën 15.01.2018, ky subjekt ka ushtruar aktivitet pa licencë, fakt që nuk është pasqyuar nga inspektorët.

Inspektimi tjeter është kryer prane të njëjtit supermarket, por në njësi tjetër tjetër, në datën 15.01.2018. Procesverbali pasqyron se subjekti duhet të mbajë të sistemuar ambjentin e magazinës, të pajiset me frigorifer të vogël për produktet e skaduara dhe të demtuara, kryesisht atyre shtazore, të pajiset me regjistër për monitorimin e temperaturave të ambjentit, të rinovojë një pjesë të flet-analizave të produkteve kryesisht atyre me

origjinë shtazore. Ndaj  subjektit është vendosur vetëm masa  paralajmërim dhe korrigjimi i shkeljeve deri më datë 25.01.2018.

Në këtë praktikë inspektimi konstatohet se:

-Inspektorët nuk kanë pasqyruar me vërtetësi dhe plotësi respektimin e kërkesave ligjore nga

subjekti i inspektimit. Kjo për arsye se:

-Në datën që është kryer inspektimi, supermarketi me vendndodhje Tiranë, nuk ka qenë i pajisur me licencen përkatëse,  per ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të ushqimeve me origjinë shtazore;

-Ky konstatim është nxjerrë pas verifikimit të kryer nga grupi  i auditimit në regjistrin e lejeve/licencave në faqen zyrtare të QKB-së.  Subjekti ka aplikuar 17.01.2018, pranë QKB; Kjo kërkesë është miratuar nga DRAKU Tiranë, pas inspektimit të kryer pranë ambjenteve të supermarketit më datë 31.01.2018 (pra 16 ditë më pas, nga inspektimi i datës 15.01.2018),

-Pra sa më siper, supermarketi është pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit më datë 08.02.2018, dhe në datën 15.01.2018, ky subjekt ka ushtrnar aktivitet pa licencë dhe nga inspektorët ky fakt nuk është pasqyruar”.

Inspektimi tjetër i kryer pranë të njëtit supermarket, por në një degë tjetër, është kryer më 16.01.2018. Procesverbali thekson se subjekti duhet të lyejë muret në ambjentin ku  tregtohen produktet shtazore, si dhe të pajisë punonjësit me garderobë. Ndaj subjektit u vendos vetem masa paralajmërim dhe korrigjimi i shkeljeve brenda afatit 10-ditor.

Në këtë praktikë inspektimi konstatohet se:

-Inspektorët nuk kanë pasqyruar me vërtetësi dhe plotësi respektimin e kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit. Kjo për arsye se:

-Në datën që është kryer inspektimi, subjekti nuk ka qenë i pajisur me licencën përkatëse, për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të ushqimeve me origjinë shtazore;

-Ky konstatim është nxjerrë pas verifikimit të kryer nga grupi  i auditimit, në regjistrin e lejeve/licencave në faqen zyrtare të QKB-së, të licencave që disponon ky supermarket, dhe ka  rezultuar se ky subjekt ka bërë kërkesë per tu  pajisur me licencë për ushtrimin  e  aktivitetit në këtë vendndodhje, date 17.01.2018, prane Qendres Kombetare te Biznesit;

-Kjo kërkesë është miratuar nga DRAKU Tiranë, pas inspektimit të kryer pranë ambjenteve të këtij subjekti me datë 29.01.2018 (pra 13 dite më pas, nga inspektimi i datës 16.01.2018),

Pra, ky subjekt ka ushtruar aktivitet pa licence, fakt që nuk është pasqyruar nga inspektorët, dhe për këtë arsye, në 3 rastet e mesiperme, sipas ligjit “Për ushqimin”, duhet të aplikohej masë administrative gjobë në vlerën 1,000,000 !eke- 2,000,000 lekë, si dhe ne mbeshtetje të  Ligjit nr.87/2012 “Per  miratimin  e  aktit  nonnativ,  me  fuqinë e  Ligjit, nr.  4,  datë

16.8.2012, të Këshillit te Ministrave “për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”, duhej të bëhej ndalimi i ushtrimit të aktivitetit, masa të cilat nga ana e inspektoreve nuk janë ndërmarrë.

Autorizimi per inspektim nr.115, date 27.01.2018, një Supermarket Ushqimor

Nga grupi i inspektimit është vendosur gjobë 150 mijë lekë për shkelje të kërkesave ligjore, mbi etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produktit.

Në këtë praktikë konstatohet se:

-Nuk është përcaktuar afati nga grupi i inspektimit, për korrigjimin e shkeljeve të konstatuara;

-Nuk dokumentohen kontrollet e kryera nga grupi i inspektimit (per planimetrinë, kushtet e ruajtjes së produkteve, temperaturën e frigoriferit, temperaturën e ruajtjes së ushqimit, etj);

-Në  proceverbalin përkatës, nuk jepet informacion për  subjektin e inspektimit, për  afatin  e ankimit, institucionin kudo të drejtohet për ankim;

-Nga subjekti privat është bërë ankim me shkresë  nr.897, date 05.02.2018,  pranë Drejtorisë së Përgjithshme, e ci1a nuk është shqyrtuar nga komisioni i posaçëm në DPAKU;

-Deri në momentin e konstatimit nga grupi i auditimit, nga subjekti nuk është kryer pagesa e gjobës, si dhe nga DRAKU Tiranë nuk është marrë asnjë masë për ndjekjen dhe arkëtimin e saj, duke sjellë edhe parashkrimin e kësaj gjobe në muajin Mars 2020;

-Si pasojë e këtyre mosveprimeve janë krijuar të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit me efekt dëm ekonomik në vlerën 150 mijë lekë në total.

Ky subjekt eshte inspektuar per here te dyte, brenda vitit 2018, me autorizimin nr.AKU-TR- më date 06.12.2018, ku është konstatuar se nuk është rinovuar plani D.D.D, nuk kryhet në mënyrë sistematike regjistrimi i temperaturave frigoriferike, nuk janë të sistemuar produktet sipas natyrës.

-Vendimi perfundimtar me nr.AKU-TR-2018-004712-5, datë 06.12.2018: Jepet masa administrative paralajmërim, si dhe korrigjimi i shkeljeve të konstatuara.

Në këtë praktikë konstatohet se:

-Nuk  është përcaktuar afati nga grupi i inspektimit, për korrigjimin e shkeljeve, veprim i cili është përsëritur për herë të dytë;

-Nuk pasqyrohet asnjë infonnacion, nëse subjekti i ka korrigjuar shkeljet e konstatuara në inspektimin e mëparshëm,  të kryer me autorizimin  nr.115, datë 27.01.2018, për dokumentimin e etiketimit të produkteve, për kërkesat për gjurmueshmërinë;

-Nuk dokumentohen kontrollet e kryera nga grupi i inspektimit  për kryesisht për PMH, librezat shëndetësore te cilat ishin të parinovuara, konstatuar ne inspektimin e parë, analizat laboratorike të ujit, të cilat duhet te rinovoheshin nga subjekti;

-Ndodhur në këto kushte, kur subjektit i gjenden shkelje për herë të dytë, të cilat janë pasqyruar vetë nga inspektorët, për më tepër brenda vitit, nga grupi i inspektimit duhet të ishte vendosur gjobë për mos regjistrim të temperaturës  frigoriferike”.  (vijon)

*) Me urdhër të Kryetarit të KLSH, nga data 05.01.2021 deri ne date 05.03.2021, në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë (në vijim DRAKU) për periudhën nga 01.01.2018 deri 30.12.2020 u krye auditimi “Mbi funksionimin dhe veprimtarine ekonomiko-financiare”. Kontrolli ka zbuluar shkelje të rënda financiare, mos zbatim të  “Ligjit për ushqimin”, inspektime të parregullta dhe për pasojë neglizhencë ndaj problemeve që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.  

Qendra Alert

alert.al/

 

 

COVID-19 dhe ndikimi i tij në sistemin ushqimor

Dy teknologë të ushqimit ofrojnë njohuri mbi të ushqyerit, sigurinë e ushqimit dhe sigurinë në lidhje me pandeminë qe vazhdon.

Ushqimi është një pjesë thelbësore e jetës, duke na siguruar elementet ushqyese  që na nevojiten për mbijetesë; por pandemia ka zhytur të gjithë sistemin ushqimor në rrethana të çuditshme. Mungesa e ushqimit adekuat, e kombinuar me mungesat e fuqisë punëtore, zinxhirët e fragmentuar të furnizimit dhe panikun për rreziqet shëndetësore shoqëruese, mund të çojë në pakësim të ushqyerjes së duhur dhe mungesës së ushqimit.

Kështu, veprime të ndryshme parandaluese duhet të ndërmerren nga autoritetet përkatëse për të zbutur këto ndikime negative në sistemin ushqimor. Ky artikull do të përshkruajë çështjet më të ngutshme në lidhje me të ushqyerit, sigurinë e ushqimit dhe sigurinë gjatë krizës aktuale të pandemisë, si dhe strategjitë për t’i zbutur ato dhe qasjet e reja për të forcuar sistemin ushqimor për epokën pas-pandemisë.

Të ushqyerit  dhe shëndeti gjatë COVID-19

COVID-19 prek kryesisht traktin e poshtëm të frymëmarrjes dhe përbën një rrezik të konsiderueshëm për popullatën e moshuar, individët e kompromentuar nga imuniteti (kanceri, transplantimi i organeve dhe pacientët me HIV-AIDS), dhe ata me kushte shoqëruese (diabeti, mbipesha dhe tensioni i gjakut).

Ushqimi që ne konsumojmë ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ushqimet e pasura me mikroelementë (vitamina dhe minerale), ushqime funksionale që përmbajnë molekula bioaktive (antioksidantë, substanca anti-inflamatore dhe nxitës të imunitetit), bimë, erëza, fibra dietike dhe probiotikë, të gjitha ofrojnë një rritje të sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve virale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar udhëzime në lidhje me të ushqyerit për të rriturit, që përfshin konsumimin e 8 deri në 10 gota ujë në ditë, fruta , perime , drithëra, bishtajore, arra, mish, qumësht, vezë dhe peshk. Për më tepër, OBSH rekomandon konsumimin e sasive të moderuara të yndyrnave dhe vajrave dhe kufizimin e marrjes së kripës, sheqerit dhe ushqimeve shumë të përpunuara të pasura me yndyrna të ngopura dhe karbohidrate të rafinuar.

Gjatë kësaj krize, përbërje të ndryshëm bioaktivë mund të ndihmojnë për të përmirësuar imunitetin tonë. Për shembull, ushqime të pasura me vitaminë C- (acid askorbik), të tilla si frutat ,agrume, kivi dhe brokoli, mund të ndihmojnë në rritjen e imunitetit tonë ndaj infeksioneve të traktit respirator. Po kështu, frutat dhe perimet e pasura me vitaminë A- (retinol, acid retinoik dhe β-karotinë), duke përfshirë papaja, karota, spinaq dhe patate të ëmbël, gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve. Për më tepër, suplementet e vitaminës D, vitaminës E dhe mineraleve të tilla si bakri, hekuri, zinku dhe magnezi janë vlerësuar shumë për të rritur rezistencën tonë ndaj infeksioneve të koronavirusit.

Përveç rritësve të imunitetit të lartpërmendur, bimë të ndryshme, erëza,  formulime bimore kineze dhe sisteme të tjera medicinale tradicionale gjithashtu kanë treguar rezultate premtuese në luftën me COVID-19.

Siguria ushqimore

Deri më tani nuk ka pasur raporte që sugjerojnë se COVID-19 është i lindur nga ushqimi. Sidoqoftë, është deklaruar se transmetimi i SARS-CoV-2 përmes ushqimit është i mundur nëse personi që merret me ushqimin është i infektuar dhe pastaj teshtin ose kollitet drejtpërdrejt në ushqimin e përmendur. Rrugët e tjera të transmetimit mund të jenë përmes konsumimit të mishit të papërpunuar nga një kafshë e infektuar ose trajtimit të paketave të kontaminuara të ushqimit.

Për të minimizuar rrezikun e kontaminimit  të ushqimit në objektet e përpunimit të ushqimit, është e rëndësishme të sigurohet që praktikat e mira të higjienës të zbatohen në mënyrë efektive. Përveç kësaj, është thelbësore që i gjithë personeli i përfshirë në perpunimin e ushqimit (trajtimi i lëndëve të para, përpunimi, ruajtja dhe shpërndarja e produktit përfundimtar ushqimor te konsumatori) të ndjekë praktikat e rrepta të distancimit shoqëror dhe sanitimit.

Për më tepër, dorezat e dyerve, dritareve dhe makinerive, çezmat dhe zonat e tjera me prekje të lartë duhet të dezinfektohen shpesh. Përdorimi i maskave të fytyrës, dorezave, mburojave të fytyrës dhe pajisjeve mbrojtëse personale, gjithashtu mund të jetë i dobishëm për të përmbajtur përhapjen e infeksionit nga njeriu në njeri, si dhe nga njeriu në ushqim.

Studime të ndryshme kërkimore kanë vërtetuar se koronavirusët si SARS-CoV dhe MERS janë të paqëndrueshëm në nxehtësi, duke u bërë joaktivë në temperatura më të larta se 65ºC. Për shkak të ngjashmërisë midis SARS-CoV dhe SARS-CoV-2, një studim i kryer nga Chin, et al (2020) zbuloi se SARS-CoV-2 inaktivizohet në 70ºC pas inkubimit për pesë minuta. Prandaj, theksohet se asnjë virus nuk i mbijeton këtij trajtimi termik, prandaj është thelbësore që konsumatorët të përmbahen nga ngrënia e çdo lloj mishi të papërpunuar dhe të konsumojnë vetëm ushqime të gatuara mirë.

Sidoqoftë, nuk mund të mohohet  fakti se ushqimet me origjinë shtazore janë me rrezik më të lartë pasi ekzistojnë mundësi për rishfaqjen e viruseve të reja nga burimet e kafshëve (thertoret dhe tregjet e prodhimeve të detit) te njerëzit. Për këtë arsye, është thelbësore të rishikojmë sistemin tonë ushqimor, i cili varet shumë nga burimet e proteinave me bazë shtazore. Ne duhet të bëjmë zhvendosje të paradigmës drejt burimeve të qëndrueshme të ushqimit të tilla si ushqime me bazë bimore.

Eshtë raportuar se SARS-CoV-2 mund të mbijetojë deri në dy dhe tre ditë përkatësisht në çelik ,inoks dhe plastikë. Kjo sugjeron që mund të jetë e mundur që virusi të transmetohet nga materiali i paketimit në dorë, dhe më pas në gojë, sy ose hundë. Prandaj, larja dhe pastrimi i duarve duhet të ndiqet sa herë që preket  një pako.

Ekziston një nevojë e dukshme dhe potencial kërkimor për të hartuar dhe zhvilluar materiale aktive dhe inteligjente të paketimit me veti antivirale dhe antimikrobike. Sportelli, et al. (2020) ka raportuar se shtresat e paketimit të veshura me nanomateriale dhe nanopjesëza (Cu, Ag dhe Zn) kanë potencial të konsiderueshëm për të frenuar kontaminimin mikrobial të sipërfaqeve të paketimit të ushqimit dhe kështu të zvogëlojnë transmetimin e infeksioneve.

Siguria e ushqimit

Funksionimi i qetë i të gjitha proceseve të përfshira në sistemet e prodhimit të ushqimit (nga ferma në tavolinë) është i nevojshëm për të parandaluar mungesat globale të ushqimit. Sidoqoftë, industria ushqimore aktualisht po përballet me një kërcënim të paparë përsa i përket sigurimit të ushqimit dhe sigurisë ushqimore. Eshtë e qartë nga studime të ndryshme epidemiologjike që COVID-19 përhapet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë midis individëve dhe me sipërfaqe të ndotura; si pasojë, ata që përfshihen në zinxhirin ushqimor janë në rrezik të veçantë.

Në mënyrë që të sigurohet që ushqimi të jetë i disponueshëm për të gjithë, është e domosdoshme që të gjitha bizneset e përpunimit të ushqimit të forcojnë higjienën dhe praktikat sanitare ekzistuese të ushqimit dhe të fusin masa shtesë për të mbrojtur punonjësit e ushqimit nga kontraktimi COVID-19. Strategjitë që balancojnë nevojën për prodhim të vazhdueshëm dhe mbrojtje të punëtorëve duhet të hartohen me kujdes.

Për shkak të kufizimeve të lëvizjes, operacionet e transportit janë ndërlikuar.  Një strategji efektive për të lehtësuar krizën ka qenë forcimi dhe sigurimi i zgjidhjeve teknike për prodhuesit vendas dhe zinxhirët e vegjël të furnizimit me ushqim, pasi ato janë më pak të kufizuara nga rregullat e vendosura.

Konkluzione

COVID-19 ka krijuar shumë sfida të paparashikuara për bujqit, prodhuesit e ushqimit, shkencëtarët dhe konsumatorët. Industritë ushqimore duhet të planifikojnë strategjikisht dhe të sigurojnë furnizim adekuat të ushqimit të sigurt dhe ushqyes për të gjithë.

Mundësia që COVID-19 të jetë e lindur nga ushqimi  është e papërfillshme; megjithatë, ka ende nevojë për studime të përparuara kërkimore për të kuptuar plotësisht rrugën e mundshme të transmetimit të COVID-19 përmes ushqimit. Kështu, ekziston një nevojë për të zhvilluar metoda të shpejta dhe të përballueshme për zbulimin e SARS-CoV-2 në të gjithë zinxhirin e furnizimit me ushqim.

Derisa bota të vaksinohet plotësisht, ka mundësi që teknologët e ushqimit të hartojnë dhe formulojnë ushqime funksionale për grupe të ndryshme të ndjeshme në mënyrë që të rrisin imunitetin e tyre.

Marrë nga newfoodmagazine.com

Qendra Alert – Alert.al