Nga Jonald Agolli
Pronatyra Treg
Retaili (rrjete supermarketesh të organizuara në mënyrë moderne) ushqimor sot në vëndin tonë has në shumë problematika që vijnë nga faktorë të ndryshëm por që kryesisht kanë karakter legjislativ . Përjekjet drejt suksesit dhe njëkohësisht lufta për një pozicionim të mirë në treg e bëjnë këtë biznes nga më të vështirët kur vjen puna të flasim për Retail por aq sa edhe më të thjeshtin nëse do nënkuptojmë ‘’dyqanet e lagjes’’ ose si ndryshe quhen nëpër koferenca, raporte e deklarata të natyrës statistikore , Bizneset e Vogla .
Drejtimi i një Shoqërie Retaili për një kohë të gjatë (rreth 20 vjet) dhe kalimi i të gjitha kohëve zhvillimore që natyralisht ka përshkruar edhe ky biznes përgjatë viteve nga 90 e deri më sot , më ka bërë të kuptoj qartazi se Ne nuk duam dhe Jo nuk mundemi . Këtu analiza , pa dashur të hy shumë në të thella profesionale , kthen të gjithë treguesit e saj kryesisht drejt faktorit Shtet dhe zbatueshmërisë së ligjit.
Ndoqa me vëmëndje fjalimin e Ministritit Çuçi në foltoren e Parlamentit rreth ndryshimeve në ligjin e Ushqimit dhe të them të drejtën më erdhi mirë për vendimin dhe punën e bërë në marrjen përsipër të një nisme kaq të rëndësishme siç është ndryshimi i një Ligji, por njëkohësht edhe keq për sesi dhe ku po përpiqemi ta ndryshojmë .
Ajo ç’ka kuptova më shumë ishte një qasje tjetër ndaj sipërmarrësit ku në vënd të ashpërsimit të gjobave ose shpeshtimit të kontrolleve , AKU-ja do udhëhiqet nga historiku i vlersimit të biznesit në kohë (në raport me kontrollet) duke reduktuar për rrjedhojë kontrollin dhe njëkohësisht duke ja bërë më të lehtë ankimimin subjektit nëpërmjet Komisionit të posaçëm që do marrë në shqyrtim kundështimet e masave . Ministri Çuçi nuk e la pa përmëndur mbështjen ndaj operatorit nëpërmjet këtyre ndryshimeve në ligj dhe patjetër ashtu si Ai nënvizoi kjo nismë , nëpërmjet edhe përmirsimit , specializimit të Burimeve Njerëzore , është edhe bashkëhore krahasuar me vëndet e tjera të kontinentit tonë .
Patjetër që të kesh Shtetin partner dhe Jo vetëm tagrambledhës është luks sidomos për Ne shqiptarët , patjetër që të ndjekësh eksperiencat e vëndeve si Irlanda është gjetje përveç se zgjidhje , por a Mundemi që në këtë zallamahi të madhe ushqimore ku shitet ‘’sapuni për djathë’’ e ku ndërveprimi institucional lë për të dëshiruar aq sa si pasojë portat kufitare të vëndit tonë janë krejtësisht të gjëra sa hyn ‘’derri me gjith dos’’ , Ne të hiqemi sikur tashmë ka ardh koha e Karrotës dhe Kërbaçi duhet flakur tutje !!
Kush mund të quhet Biznes i vogël me rrezik të minor aq sa për t’ja bërë më të thjeshtë jetën nëpërmjet heqjes nga lista e atyre bizneseve që duhet të përmbajnë sistemin e vetkontrollit . A nuk është ky biznes vogël një rrezik i madh për Klientin (Ne e quajmë Klient jo Konsumator duke ja maximizuar rëndësinë që ka) nëse jeta e tij vihet në lojë si pasojë e helmimeve që vjnë nga ushqimet .
Nga njëra anë, duke qenë vetë subjekt i këtij Ligji tashmë me ndryshimet përkatëse duhet të më vijë mirë dhe ndoshta fërkimi i duarve do të ishte gjëja e duhur për të bërë por për sa kohë Moszbatueshmëria e Ligjit, ndryshimi në funksion të përmirsimit përmes masave inteligjente , bashkuese ose lehtësuese quajeni si të doni, në vend të rritjes së kualitetit e shtimit të sigurisë Ushqimore do pjellin kaos në këtë fushë atëherë më lejoni t’ju them se nuk kemi bërë asgjë.
E di që është shumë e lehtë të bësh kritikun dhe mosbesuesin, por argumenti është i fortë, mendoj , dhe ç’ka më bën edhe ta besoj ishte pikërisht numri i deputetëve në sallën e Kuvendit (mund të numëroheshin me gishta) në kohën e fjalimit të Ministrit për një çështje kaq të rëndësishme .
A nuk do ishte më mirë nëse konsultimet, në mungesë të specialistëve të mirfilltë të fushës brënda skuadrës së AKU-së , propozimet dhe marrjen e informacionit mbi nevojën emergjente që tregu sot shfaq t’i gjenim pikërisht përmes tavolinave të përbashkëta me Ne, Retailin e organizuar. A nuk është kjo një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të ekonomisë shqiptare sa për t’u trajtuar me shumë vëmëndje e përkushtim. Ç’na nevojitet heqja e barrierave doganore midis vëndeve fqinje, thjeshtëzimi i praktikave etj., kur nuk arrijmë dot të eksportojmë për shkak të refuzimit të vetë atij tregu që këto vënde ofrojnë. Për të blerë më shumë nga këto Ta ??
AKU-ja duhet reformuar dhe jam dakort që kryefjala duhet të jetë Specialisti i fushës si pjesë kryesore e strukturës së saj; por afrimi i këtij institucioni, me rol kaq të rëndësishëm kundrejt biznesit është e nevojshme për të qenë ende i ashpër dhe aspak tolerues .
Abuzimi , që me shumë të drejtë Ministri e përmëndi si një gangrenë e këtij institucioni , duhet të minimizohet por jo vetëm nëpërmjet vetëripërtëritjes së burimeve njërëzore por edhe njëkohësisht gjetjes së skemave të vlersimit për secilin prej këtyre burimieve dhe jo tolerancës në emër të mbështetjes ndaj biznesit duke ju kërkuar kështu maximumin në ushtrimin e detyrës .
Revolucion , është ç’ka besoj fort se ka nevojë e gjitha fusha e Tregtimit dhe Prodhimit të ushqimeve në Vënd JO përmirsim të Ligjit, Revolucion në gjithëpërfshirje të atyre institucioneve që kanë për detyrë të garantojnë zhvillimin e Biznesit përmes këtij sektori kaq delikat dhe kyç për ekonominë , Revolucion në dobi të shfrytëzimit të pasurisë që kemi si një vënd mesdhetar me klimë të mrekullueshme , Revolucion në dobi të mirëqënies së gjithsecilit që padiskutim fillon nga çfarë vendosim në tryezë.
*Titulli është redaksional