Menu

Kryesore

Sigurimi i së ardhmes mes krizave globale, përfaqësuesi i FAO-s, Raimund Jehle: Edhe Shqipëria s'ka qenë imune ndaj ndryshimeve

Sigurimi i së ardhmes: Roli jetik i ndërhyrjeve për ruajtjen e sigurimit te ushqimit mes krizave globale dhe ndryshimeve të politikës së gjelbër. Ishte kjo tema dhe fokusi i intervistës së Raimund Jehle, përfaqësues i FAO në Shqipëri, me gazetarin dhe aurotin e Emizionit ALERT, Granit Sokolaj, njëherësh dhe Drejtor i Qendrës ALERT, organizatë për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sokolaj: Z. Jehle, duke marrë parasysh një mori ndryshimesh që priten të ndodhin për shkak të krizës së vazhdueshme të çmimeve, ushqimit dhe energjisë që prek botën, dhe angazhimet e vendeve për të miratuar politika më të gjelbra, me reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe të gjitha masat që BE-ja është duke ndërmarë për mbrojtjen e mjedisit, sa të rëndësishme janë disa ndërhyrje specifike që synojnë të mos rrezikojnë sigurimin e ushqimit?

Raimund Jehle: Faleminderit për pyetjen tuaj, besoj se kjo çështje është shumë e duhur për t’u trajtuar, pra sigurimi i ushqimit (në krahasim me sigurinë ushqimore, të cilat përgjithësisht në gjuhën shqipe ndërthuren me njëra-tjetrën, por janë dy koncepte krejtësisht të ndryshme).

Ajo që ne vërejmë tani globalisht për sa i përket sistemeve ushqimore, është një paqëndrueshmëri e përgjithshme e çmimeve, mungesa te furnizimit me ushqim dhe një krizë energjetike, të cilat janë thellësisht të ndërthurura. Pamundesia për të kuptuar këtë realitet dhe pamundësia për t’iu përgjigjur në kohë, mund të përkeqësojë problemet ekzistuese brenda sektorëve agroushqimor të vendeve, veçanërisht të prekura nga lufta Ukrainë-Rusi.

Sipas vlerësimit tonë, ne raport me krizën e luftës në Ukrainë, Shqipëria nuk ka qenë imune ndaj ndryshimeve të tilla. Nga njëra anë, mund të themi se vendi arriti në mënyrë të kenaqshme të shmangë çdo mungesë ushqimore, pra sigurimi i ushqimit nuk qe nje ceshtje per Shqiperine. Megjithatë, vendi vazhdoi të importonte grurë nga furnizuesit e tij tradicionalë, cka zbuloi një varësi të konsiderueshme nga një numer i vogël i vendeve si Federata Ruse, Ukraina dhe Serbia (të cilat së bashku janë përgjegjëse për 92% të importeve të grurit të Shqipërisë në 2022).

Nese shohim situaten deri në qershor 2023, ne e gjetëm Shqipërinë duke u përballur me një normë të paprecedentë inflacioni prej 14%. Kjo rritje ka tkurrur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, duke goditur më së shumti grupet më vulnerabel. Vetëm inflacioni i ushqimeve u rrit me 27.5%, me koston e bukës dhe drithërave që u rrit deri me 24.7% në krahasim me nivelet e dhjetorit 2020. Duke pasur parasysh se familjet me të ardhura të ulëta ndajnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për këto produkte, ndikimi është veçanërisht i rëndë.

Mjedisi inflacionist nuk ka kursyer as kategoritë e tjera ushqimore esenciale. Produktet e qumështit, për shembull, panë një rritje të çmimit prej 36.6%, ndërsa frutat dhe perimet nuk ishin shumë prapa, me rritje përkatësisht 33.7% dhe 35.2%. Këto kategori janë pjesë përbërëse e dietës shqiptare, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese.

Rritja e kostove të inputeve i ka vënë fermerët e vegjël dhe të mesëm në një situatë të ngushtë. Çmimet për plehra kimik, ushqim për kafshë dhe inpute të tjera bujqësore janë rritur nga 2 deri në 2.5 fish, ndonjëherë edhe më shumë. Përballë këtyre kostove në rritje, fermerët janë detyruar të shkurtojnë përdorimin e inputeve, një vendim që vjen me pasojat e veta – rendimente më të ulëta, degradim i tokës dhe në fund të fundit, një reduktim të rentabilitetit të të korrave që komprometon buxhetet e familjeve.

Këto zhvillime përkeqësojnë dobësitë ekzistuese në sektorin e bujqësisë, duke përfshirë mungesën e fuqisë punëtore dhe aksesin në treg. Një rënie në kapacitetet prodhuese është e dukshme, nga zvogëlimi i tufave të gjedhit per shembull, serat e pashfrytëzuara dhe pemishtet e braktisura të mollëve.

Më e rëndësishmja, ne vërejmë një ndryshim mjaft të dukshëm në strukturën e fermave në Shqipëri, me fermat e mesme- te medha duke u bërë më të forta dhe fermeret e vegjël që tërhiqen nga sektori. Kjo është një çështje që ne si FAO e kemi në vemendje te shtuar dhe po punojmë së bashku me qeverinë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të zhvillimit për ta trajtuar dhe zbutur sa më shpejt të jetë e mundur.

Më lejoni të përmend këtu dy fusha ku duhet bërë më shumë punë për shembull:

Pavarësisht nga efekti i dukshëm i rritjes së eksporteve në PBB, ne inkurajojmë Shqipërinë të diversifikojë burimet e saj të mallrave bujqësore të importuara, veçanërisht të produkteve kryesore si gruri, por edhe produktet e qumështit. Zëvendësimi i importit është në këtë drejtim një mënyrë interesante dhe konstruktive për të zbutur çdo efekt tjetër negativ që mund të rezultojë nga këto kriza të vazhdueshme

Mbështetja e zhvillimit të zinxhirëve të vlerave bujqësore efikase dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë përmirësimet e infrastrukturës, lidhjet e tregut dhe aksesin në informacionin e tregut, të cilat fermerëve u mungojnë ende në mënyrë thelbësore. Forcimi i zinxhirëve të vlerës (gjithashtu përmes formave të tjera të bashkëpunimit, si për shembull Organizatat e Prodhuesve) mund t’i ndihmojë fermerët e vegjël të aksesojnë tregjet me vlerë më të lartë, të reduktojnë humbjet pas vjeljes dhe të përmirësojnë të ardhurat e tyre të përgjithshme dhe sigurinë ushqimore.

Sokolaj: Më lejoni t’i kthehem edhe një here kontekstit të prodhimit të ushqimit në Evropë, ku kemi parë fermerë të indinjuar në qytete anembanë kontinentit dhe ligjvënës evropianë që luftojnë se si të shuajnë zemërimin e shkaktuar pjesërisht nga rregulloret e reja të gjelbërta bujqësore. Ky reagim i ashpër nënvizon kompromiset e vështira me të cilat përballen qeveritë ndërsa ato lundrojnë në tranzicionin e energjisë dhe ekonomise se gjelber. Po për Shqipërinë? Si mundet vendi të lundrojë kompromise të ngjashme?

Raimund Jehle: Ndryshimet klimatike tashmë po ndikojnë ndjeshem në produktivitetin bujqësor dhe zinxhirët e furnizimit me ushqime. Ngjarjet ekstreme të motit, ndryshimi i modeleve të reshjeve dhe luhatjet e temperaturës po prishin praktikat tradicionale të bujqësisë dhe po kërcënojnë sigurinë ushqimore në mbarë botën, por edhe këtu në Shqipëri. Ne kemi vëzhguar për shembull sesi thatësira ka ndikuar në sektorin e vreshtave apo vajit të ullirit këtë vit, pavarësisht se viti i kaluar ishte i mirë. Mungesa e investimeve të duhura, por edhe adoptimi i bujqësisë inteligjente, shpeshherë është një bllokues për produktivitetin e fermave dhe këto çështje duhet të adresohen sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa vendet angazhohen për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, ndërhyrjet që zbusin efektet e ndryshimeve klimatike në prodhimin e ushqimit bëhen gjithnjë e më jetike.

Në Shqipëri, promovimi i praktikave të qëndrueshme bujqësore, të tilla si bujqësia organike për shembull, mund të ndihmojë në uljen e emetimeve duke ruajtur apo edhe rritur produktivitetin. Këto nuk janë rregullime të mëdha që kërkojnë investime të konsiderueshme, shpesh është një çështje mendësie. Për më tepër, do të thosha gjithashtu se përmirësimi i praktikave të menaxhimit të bagëtive, të tilla si rregullimet e ushqimit per kafshe dhe strategjitë e menaxhimit të mbetjeve te tyre, mund të reduktojnë emetimet e metanit nga gjedhi.

Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike është thelbësor për të garantuar sigurinë ushqimore përballë modeleve gjithnjë e më të paparashikueshme të motit. Investimi në praktikat bujqësore të zgjuara për klimën, të tilla si bujqësia e ruajtjes dhe masat e ruajtjes së tokës, mund të rrisin qëndrueshmërinë ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike duke përmirësuar shëndetin dhe produktivitetin e tokës.

Temperaturat më të larta mund të përshpejtojnë përhapjen e dëmtuesve dhe sëmundjeve, duke ndikuar në shëndetin e të korrave. Ndërhyrjet mund të përfshijnë promovimin e praktikave të integruara të menaxhimit të dëmtuesve, të tilla si rotacioni i të korrave dhe metodat e kontrollit biologjik, për të reduktuar varësinë nga pesticidet kimike dhe për të zbutur ndikimet e luhatjeve të temperaturës në rendimentet e të korrave. Në këtë rast, ne po punojmë me komunitetin lokal të Tropojës dhe po kryejmë aktivitete të menaxhimit të dëmtuesve për masivin e gështenjës, një perlë e vërtetë për komunitetin dhe traditën e Shqipërisë së Veriut.

Sokolaj: Si e shihni Shqipërinë në vitin 2024, zhvillimin e sektorëve të prodhimit në krahasim me vendet e rajonit apo edhe me BE-në? Cilat janë projektet e FAO-s në Shqipëri dhe çfarë synojnë ato?

Raimund Jehle: Shqipëria është e pozicionuar shumë mirë për zhvillim te metejshem ne sektorët e saj të prodhimit, megjithëse përballet me sfida në krahasim me vendet fqinje dhe vendet anëtare të BE-së. Vendi ka potencialin për t’u bërë edhe më konkurrues duke investuar në njohuri dhe duke përmirësuar kapacitetet përpunuese për të përmbushur në mënyrë efektive kërkesat e tregut.

Ndërsa eksportet mbeten një strategji e vlefshme, Shqipëria duhet të fokusohet gjithashtu në zhvillimin e industrise të saj vendase të agropërpunimit dhe nxitjen e inovacionit për të nxitur rritjen ekonomike. Kjo përfshin një zhvendosje të mendësisë drejt metodave të prodhimit që i japin përparësi efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe shtimit të vlerës. Duke investuar në teknologji, transferimin e njohurive, praktikat e zgjuara për klimën dhe përpunimin pas korrjes, fermerët mund të ulin kostot e prodhimit dhe të rrisin cilësinë e produkteve të tyre. Në këtë drejtim, FAO do të ndihmojë agro-përpunuesit që të fillojnë të adoptojnë praktika në përputhje me SDG, përmes projektit të saj për ndërtimin e partneriteteve me sektorin privat.

Gjithashtu, rritja e industrisë së turizmit në Shqipëri paraqet mundësi për fermerët e vegjël për të diversifikuar rrjedhat e tyre të të ardhurave. Integrimi i këtyre fermerëve të vegjël në sektorin e agroturizmit jo vetëm që u siguron atyre të ardhura shtesë, por gjithashtu u lejon atyre të shfaqin produktet e tyre dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore për të përmbushur kërkesën në rritje nga turistët.

Për sa i përket projekteve të FAO-s në Shqipëri, ato synojnë të mbështesin sektorin bujqësor të vendit nëpërmjet nismave për ngritjen e kapaciteteve, transferimit të teknologjisë dhe praktikave të qëndrueshme. Ndër të tjera, ne do të punojmë në dixhitalizim, për të përmirësuar aftësitë e nevojshme për të lundruar në sektorin bashkëkohor agroushqimor, për të rritur konkurrencën e produkteve shqiptare si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke promovuar rritjen gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmërinë përballë sfidave globale. Kjo është arsyeja pse ne kemi gjithashtu një fokus të vazhdueshëm në fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale, të cilat janë shtylla kurrizore për ekonominë rurale.

Si përfundim, e ardhmja e Shqipërisë në sektorët e prodhimit varet nga aftësia e saj për të përqafuar inovacionin, për të rritur konkurrencën dhe për të përfituar nga mundësitë në zhvillim si agroturizmi.

Sokolaj: Vende te vogla si Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut apo te tjera ne Ballkan dhe qe me prodhimin e brendshem nuk perballojne nevojat e popullsise, a duhet te kene politika me te zhvilluara per nxitjen e prodhimit te brendshem?

Raimund Jehle: Mendoj se pika e rëndësishme është se vetë-mjaftueshmëria në aspektin e prodhimit bujqësor nuk është diçka që mund të përgjithësohet, sepse duhet të kemi parasysh, në aspektin e prodhimit bujqësor të qëndrueshëm të veçantë, se keni kushte të ndryshme të favorshme, si do të funksionojë prodhimi. Ajo që mendoj se është e rëndësishme është para së gjithash një politikë që lehtëson prodhimin e qëndrueshëm, e cila lehtëson në këtë rast edhe kushte të drejta dhe mendoj se veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor, është shumë e rëndësishme që, të mos shtetëzohet prodhimi, por është e rëndësishme të lehtësohet shkëmbimi i mëtejshëm në aspektin e tregtisë, mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një pozicion shumë unik. Sepse keni shumë komplementaritete. Ju keni shumë komplementaritete edhe për sa i përket produkteve të ndryshme me harmonizimin e mëtejshëm të tregtisë, me harmonizimin në këtë rast te politikave për fermerët, për bizneset, jeni në gjendje të lehtësoni në mënyrë më elastike prodhimin e ushqimit, megjithëse mund të keni fusha ku nuk do të jeni plotësisht të vetë-mjaftueshëm dhe unë po ju jap 2 shembuj. Njëra është sigurisht prodhimi i grurit. Vetëmjaftueshmëria e grurit mendoj se është rreth 50%, por mendoj se do të ishte shumë e rrezikshme të stimulohej ndjeshëm prodhimi i grurit duke marrë parasysh kushtet natyrore. Nga ana tjetër sektori i qumështit ku ka edhe shkallë më të ulët të vetë-mjaftueshmërisë, ka potencial të ri të shitjes, ka zona që nuk e kanë shfrytëzuar mjaftueshëm tokën, është menaxhimi i kullotave ndoshta në mënyrë jo adekuate dhe sigurisht ekziston mundësia për ta stimuluar më tej, për ta stimuluar pa implikime negative mjedisore, por në të njëjtën kohë për ta stimuluar edhe për nxitje të mëtejshme të të ardhurave për fermerët dhe në fund, natyrisht edhe për rritjen e vetë-mjaftueshmërisë në këtë produkt.

Sokolaj: Si eshte gjendja e sotme ne Shqiperi persa i takon shfrytezimit te siperfaqeve te mbjella dhe shfrytezimit te te gjitha resurseve per te prodhuar ushqim?

Raimund Jehle: Mendoj se kjo është një fushë dhe është një pyetje shumë e rëndësishme në këtë kontekst, e lidhur edhe me atë që sapo thashë, menaxhimi i tokës duhet të përmirësohet më tej. Mendoj se kemi një problem të madh, që copëzimi i tokës është një çështje që pengon në fakt rritjen në këtë rast edhe konkurrencën. Pra, kjo është diçka që do të ishte shumë e dobishme për t’u marrë masa për të stimuluar që copëtimi i tokës të reduktohet. Kjo është e para. E dyta është se sigurisht Shqipëria ka mjaft tokë të pashfrytëzuar, kështu që sjellja në prodhim e disa prej këtyre tokave të pashfrytëzuara është diçka që sigurisht do të ndihmonte, e cila do të jepte mundësi të reja, që do të jepte edhe mundësi të reja për të rinjtë dhe që në fund lidhet edhe me faktorin e parë për faktin se ka një pjesë të konsiderueshme të copëtimit të tokës dhe disa nga parcelat janë shumë të vogla dhe për këtë arsye ato do të braktisen dhe do të mbeten të papërdorura. Dhe e treta është sigurisht çështja e degradimit të tokës. Shqipëria preket gjithashtu nga ekspozimi klimatik, situata e ndikuar edhe nga degradimi i tokës, veçanërisht me kullimin, ku erozioni i ujit është një faktor kyç. Pra, vendosja e masave, vendosja e kullimit, le të themi infrastruktura, duke vendosur infrastrukturën vaditëse në këtë rast, sigurisht që do të ndihmonte në shfrytëzimin më të mirë, më efektiv dhe në fund edhe më të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Kështu që mendoj se në përgjithësi do të thosha nëse marrim në konsideratë disa faktorë që Shqipëria po sheh nga sektori i bujqësisë, më shumë inovacion, më shumë, le të themi investime në sektorin e bujqësisë dhe në këtë kuptim një mjedis i qëndrueshëm politikash, është thelbësor për të pasur një te ardhme te mirë për prodhimin bujqësor, për qasjen e sistemeve ushqimore dhe në fund, sigurisht edhe për sigurinë ushqimore për të gjithë në vend dhe në rajon.

Zbatimi i Aktit të Tregjeve Dixhitale të Komisionit kundër gjigantëve të teknologjisë një nxitje për konsumatorët

Sot, Komisioni ka nisur procedimet hetimore kundër Meta, Google dhe Apple për mospërputhje me Aktin e ri të Tregjeve Dixhitale të BE-së, një veprim që do të inkurajojë konsumatorët që ata të kenë më shumë zgjedhje në tregjet online.

Monique Goyens, Drejtore e Përgjithshme e Organizatës Evropiane të Konsumatorit (BEUC), tha:

“Hapja e sotme e hetimeve ndaj Meta, Google dhe Apple është një shenjë e sigurt se Komisioni ka qëllim zbatimin e Aktit të Tregjeve Dixhitale. Kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë ngjallur shqetësime se nuk po e marrin seriozisht këtë ligj duke mos zbatuar siç duhet çështjet kryesore. Është më se e drejtë që ata tani të përballen me pasoja të rënda dhe të palëkundura.

“Për të respektuar DMA, përpunuesit e të dhënave si Meta duhet t’u japin konsumatorëve zgjedhje të vërteta rreth mbledhjes së të dhënave të tyre personale dhe jo t’u paraqesin atyre kërkesa ose taktika të tjera që i shtyjnë ata të pranojnë të njëjtat praktika të vjetra të mbledhjes së të dhënave.

“Ekranet e frikës, si ato të përdorura nga Apple, minojnë idenë se ekziston një botë përtej kopshtit të rrethuar me mure të Apple nga e cila konsumatorët mund të përfitojnë.

“Rezultatet e motorit të kërkimit të Google nuk mund t’i renditin në mënyrë të padrejtë shërbimet e tij mbi konkurrencën. “Konsumatorët kanë të drejtë të zgjedhin dhe nuk duhet të marrin vendimet e tyre për ta. Të gjitha rrugët nuk duhet të çojnë përfundimisht te Google.

BEUC paralajmëroi që në shkurt për kompanitë Big Tech që përpiqen të pengojnë rregullat në lidhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale. Ne gjithashtu kërkuam zbatim të rreptë përpara hyrjes në zbatim të ligjit të ri.

BEUC ka paraqitur tashmë dy grupe ankesash bazuar në ligje të tjera kundër mënyrës në të cilën Meta hapi ekranin e saj të zgjedhjes, të cilin gjigandi i teknologjisë prezantoi në nëntor 2023 dhe në të cilin u kërkon konsumatorëve të paguajnë ose të japin pëlqimin për praktikat e mbledhjes së të dhënave të kompanisë. Grupi i parë i ankesave bazohej në ligjin e konsumatorit dhe kundër praktikave të padrejta që Meta po përdorte për të kërkuar pëlqimin e përdoruesve, ndërsa grupi i dytë i publikuar muajin e kaluar pretendon se gjigandi i teknologjisë po shkel GDPR të BE-së në disa pika.

Burimi: Beuc.eu

ALERT!!! Këta tasa pkastikë kinezë me përmbajtje të lartë të melaminës, mund t’ju rrezikojnë shëndetin. Gjenden dhe në Shqipëri

Produktet në kontakt me ushqimin vazhdojnë të paraqesin rreziqe për konsumatorët. Njoftimi i fundit që ka ardhur pra autoriteteve shqiptare, konkretisht pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga RASFF I Komisionit Evropian, është për një seri tasash plastikë me origjinë nga Kina, në të cilët, prezenca e melaminës dhe migrimi I saj në ushqim, përbëjnë rrezik serioz për shëndetin.

Sipas njoftimit të RASFF, i datës 5 mars 2024, në tasat e melaminës, pas analizimit, u demonstrua migrimi i tepërt i melaminës, (kalimi në ushqim pas kontaktit me produktin) në sasi të mëdha dhe konkretisht, 2,6 +/-0,7; 5,2 +/-1,3; 1,8+/- 0,5 mg/kg – ppm nga 2.5 mg/kg.

Bëhet fjalë për tasat e zi që shikoni në foto, me numër artikulli T8164Z, Kodi EAN: 8024112006042 dhe numër loti: 22/01.

Supas njoftimit të RASFF, i cili e konsideron si rrezik serioz, autoritetet duhet të ndërhyjnë për heqjen nga tregu, ose konsumatorët që mund ta kenë në shtëpitë e tyre, të mos e përdorin.

Shqipëria është një ndër ato vende ku është shpërndarë ky produkt dhe mund të jetë importuar nga Italia apo Polonia, nga dy subjekte që kanë bërë distribucionin në Evropë, ndërsa produkti është i prdhuar në Kinë.

Megjithëse si produkt në kontakt me ushqimin, njoftimi i ka ardhur AKU-së, institucioni që ndërhyn për heqjen nga tregu është Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyjres së Tregut, pasi është pridukt joushqimor.

Megjithatë deri sot, nga ky inspektoriat nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorët, as në faqen e tij për konsumatorët apo masat e marra.

Po çfarë është Melamina?

Ajo është një përbërës me bazë azoti që përdoret nga shumë prodhues për të krijuar një sërë produktesh, veçanërisht enët plastike. Ndërsa melamina gjendet gjerësisht në shumë artikuj, disa njerëz kanë ngritur shqetësime për sigurinë, pasi përbërja mund të jetë toksike.

Çështja e sigurisë është se melamina mund të migrojë nga pjatat në ushqim dhe të çojë në konsumim aksidental. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, (FDA) ka kryer teste sigurie mbi produktet me melamine. Shembujt përfshijnë matjen e sasisë së melaminës së depërtuar në ushqim kur melamina është mbajtur në temperatura të larta për disa orë.

FDA ka zbuluar se produktet acidike, të tilla si lëngu i portokallit ose produktet me bazë domate, priren të kenë nivele më të larta të migrimit të melaminës sesa ato jo acide.

A ka ndonjë rrezik apo efekte anësore?

Shqetësimi kryesor me melaminën është se një person mund të përjetojë helmim nga melamina.

Një problem tjetër me toksicitetin e melaminës është se mjekët nuk i kuptojnë plotësisht efektet e ekspozimit kronik të melaminës. Shumica e hulumtimeve aktuale vijnë nga studimet e kafshëve. Ata e dinë se disa shenja të helmimit me melaminë përfshijnë: gjak në urine; dhimbje në krahë; presion të lartë të gjakut; nervozizëm; nevoja urgjente për të urinuar.

©Qendra ALERT

Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve, Qendra ALERT në bashkëpunim me KKIE organizoi Konferencën “Sfidat e konsumatorëve në të ardhmen e afërt dhe të largët” – Foto/Video

Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve, Qendra ALERT në bashkëpunim me KKIE organizoi Konferencën “Sfidat e konsumatorëve në të ardhmen e afërt dhe të largët” – Foto/Video

Qendra ALERT, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), me rastin e 15 Marsit, Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorit, organizoi konferencën me temë “Sfidat e konsumatorëve në të ardhmen e afërt dhe të largët”.
Në këtë aktivitet, të ftuar nga Qendra ALERT, merrnin pjesë Ministrtja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj.Anila Denaj; Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosaçaj; Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Almira Xhembulla; Zëvendësministri i Ekonomisë, Endrit Yzeiraj; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda; Përfaqësuesja e Delegacioionit të BE në Shqipëri, njëherësh dhe Menaxhere e Projektit Siguria Ushqimore, Veterinaria dhe Peshkimi, Znj. Elisa Teneqexhi; Drejtori i Risi Albania, Stephan Joss; perfaqesues te Ambasadres se Suedisë në Tiranë, konkretisht Znj. Ermielinda Xhaja, Program Officer dhe Znj. Lisa Fyrenius, përfaqësuesja e Projektit Saneca/GIZ, Znj.Laureta Spahiu, përfaqësues të Shoqatës së Bankave, të Shoqatës së Mikrofinancave, Industrisë së Qumështit, ekspertë të shoqërisë civile dhe mbrojtjes së konsumatorit, Këshillit të Agrobiznesit, përfaqësuesja e Komisionerit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Ekpnomisë, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Tiranë; Pika e Kontaktit e EFSA në Shqipëri, gazetarë etj.

Aktiviteti u përshëndet nga Znj. Jorida Tabaku, deputetet e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, e cila theksoi rëndësinë që çështjet e mbrojtjes së konsumatorëve të jenë në qendër të debatit publik, kjo për shkak se procesi i integrimit dhe mbrojtja e konsumatorit duhet të kenë në fokus qytetarin, por dhe se është një fushë që ka ndikimin të drejtpërdrejt mbi marrëdhëniet që krijojnë ofruesit e shërbimeve me konsumatorët. Duke u ndalur në tre elementë kryesorë, Znj.Tabaku parashtroi se, legjislacioni dhe politikat ekzistuese të sektorit nuk janë të organizuara mirë dhe duke iu referuar edhe Raporti të Progresit, theksoi se vendi ka nevojë për një ligj të thjeshtë. “Ashtu sikurse thotë edhe Raporti i Progresit, ne kemi nevojë për një ligj të thjeshtë kemi nevojë për disa parime, të cilat të mbrojnë konsumatorin dhe të mos merremi me hartimin e strategjive 3 apo 4-vjeçare, të cilat që zëvendësojnë njëra-tjetrën, por me praktika që sjellin ndryshime reale. Këto strategji duhet të përkthehen në detyrime konkrete për të dyja palët, por me një strukturë dhe ligj të thjeshtë”, u shpreh Znj. Tabaku.
Së dyti, Znj. Tabaku ngriti shqetësimin e moszbatimit të mirë të legjislacionit në këtë fushë, edhe pse është punuar për përafrimin sipas kritereve apo standardeve më të mira të BE-së, si dhe theksoi nevojën për të pasur një koordinim më të mirë ndërinstitucional për mbrojtjen e konsumatorëve, por dhe hartimin e legjislacionit dytësor në përputhje me atë të BE.
Së treti znj.Tabaku u ndal tek siguria e produkteve edhe inspektimi i tregjeve dhe duke iu referuar ligjit për produkte jo ushqimore renditi disa elemente si: mbrojtja nga çmimet, mbrojtja për sa i përket cilësisë, siguria ushqimore, të cilat sot mungojnë dhe mund të punohet për të përmirësuar legjislacionin dhe zbatuar në praktikë standardet më të larta të BE-së.
Së fundi znj.Tabaku u ndal tek disa sfida legjislative, të cilat janë pjesë e diskutimeve në procesin “screening” por dhe në hartimin e udhërrëfyesve që do të hartohet në vijim për çështjet që lidhen me mbrojtjen e konsumatori, ku pëmendi: zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, edukimin e konsumatorit, sigurinë e produkteve me cilësinë më të lartë të BE, dëmshpërblimet e konsumatorit, etj.
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës ALERT, Z. Granit Sokolaj, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e sensibilizimit për çështjet e të drejtave të konsumatorëve, jo vetëm në ditë të veçanta dhe theksoi nevojën që vëmendja e institucioneve të jetë edhe më e shtuar drejt çështjeve dhe masave për mbrojtjen e konsumatorëve, tashmë kur zhvillimet në teknologji dhe inteligjenca artificiale i përball vendet me sfida të reja. Duke iu referuar raportit të Komisionit Europian për 3 kapituj që lidhen me mbrojtjen e konsumatorëve, Z.Sokolaj renditi disa nga problematikat me të cilat hasen konsumatorët shqiptarë në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit dhe nënvizoi se ka ende shumë për tu bërë në drejtim të miratimit të kornizës së re të politikave në këtë drejtim, plotësimit dhe përafrimit të legjislacionit me “acquis” të BE, fuqizimit të kapaciteteve zbatuese të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, etj. Në fund të fjalës, z.Sokolaj nënvizoi se idetë dhe ekspertiza e shoqërisë civile duhet të shërbejë për të krijuar ndërveprim mes institucioneve publike vendore dhe lokale, por dhe të shndërrohen në objektiva strategjikë të ministrive dhe institucioneve, që kanë për detyrë mbrojtjen e konsumatorëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z.Anila Denaj, në fjalën e saj, u ndal tek sfidat dhe politikat e MBZHR për mbrojtjen e konsumatorit dhe në përafrimin e kapitujve 11, 12 dhe 13. Duke e cilësuar mbrojtjen e konsumatorit si një prioritet absolut, znj.Denaj theksoi se rezultatet e mira të arritura në procesin “screening” për 3 kapitujt është një bazë shumë e mirë, por nevojitet edhe komunikimi efektiv me biznesin, për të bashkërenduar punën në përafrimin e cilësisë dhe sigurinë ushqimore tek konsumatori.
Znj.Denaj informoi se MBZHR është duke punuar në ligje konkrete, të cilat lidhen me sigurinë ushqimore, shëndetin e konsumatorit, të kafshëve dhe të bimëve apo dhe peshkimin, të cilët parashikohen të dërgohen për shqyrtim në Kuvend në fund të këtij viti. Znj.Denaj theksoi se veç procesit legjislativ me rëndësi janë edhe investimet, konkretisht në sistemin laboratorik dhe ISUV, si dhe informoi se po punohet për krijimin e sistemit të identifikimit të parcelave të tokës dhe të sistemit të plotë të administrimit dhe kontrollit që mundojnë rritjen e efektivitetit të mbështetjes direkte në bujqësi.
Më tej ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z.Blendi Gonxhja, në fjalën e tij u fokusua në punën dhe sfidat e Ministrisë së Ekonomisë në hartimin dhe zbatimin e politikave të qëndrueshme për konsumatorët.
Ndër të tjera ministri nënvizoi se kujdesi ndaj investimeve dhe ekonomisë në vetvete, duhet të lidhet me standardet dhe parimet e BE-së, certifikimet, me kontrollin, inspektimet e të gjitha aspektet, çka do të shërbente edhe për tërheqjen e investitorëve seriozë në vend.

Duke e cilësuar sfidë mungesën e kapaciteteve dhe stafeve të kualifikuara në administratë, z.Gonxhja theksoi nevojën e ndryshimit të qasjes dhe të kushteve të punës.
Më tej ministri theksoi nevojën e ndërveprimit mes të gjithë aktorëve, për të pasur një ballafaqim më real dhe krijuar një mjedis dialogu dhe bashkëpunimi mes palëve, çka do të sillte rezultate më të mira.
Më tej z. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në fjalën e tij solli disa problematika të hasura në ofrimin e shërbimeve, si dhe nevojën për të pasur një përkujdesje më të shtuar ndaj grupeve vulnerabël për krijimin e kushteve të barabarta në marrjen e shërbimeve. Ndër të tjera z.Gajda përmendi si problem mungesën e miratimit të një akti nënligjor për konsumatorin e energjisë elektrike nga shtresat në nevojë, diskriminimin në dhënien e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar; mungesën e një autoriteti kontrollues për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga pushteti lokal, etj.
Më tej, znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në fjalën e saj u ndal në masat e mara në kuadër të arritjes së Objektivave të Qëndrueshëm të Agjendës 2030, sfidave dhe masave të marra në drejtim të ofrimit të sigurisë ushqimore, parë përmes përqasjes “Një shëndet”, ngritjen e mekanizmi kombëtar koordinues lidhur me, etj.
Më tej znj. Almira Xhembulla, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, në fjalën e saj u ndal në masat në parafrimin e legjislacionit në fushën e mjedisit me Direktivat e BE-së dhe mbrojtjen e konsumatorëve, hapat drejt ekonomisë qarkulluese, masat e marra për eto-etiketën, hapat në të cilat ndodhet projektligji i ri “Për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit,”etj.
Më pas në takim mori fjalën znj. Elisa Teneqexhi, menaxher projekti pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri, e cila u ndal tek rëndësia e mbrojtjes së konsumatorit në Shqipëri drejt integrimit në BE.
Më tej z. Stephan Joss, Drejtor i RisiAlbania, Country Coordinator HELVETAS në Shqipëri, në fjalën e tij u ndal në rolin e Standardeve të cilësisë për shëndetin dhe mirëqenien e konsumatorëve.
Takimi vijoi diskutime të hapura të pjesëmarrësve. Aktivitetit u transmetua live në faqen zyrtare Ëeb dhe “Facebook” të Kuvendit të Shqipërisë.

Më poshtë, fjala e plotë e Drejtorit të Qendrës ALERT, Z.Granit Sokolaj.

E nderuar Kryetare e KKIE, Znj. Tabaku,
Të nderuar Ministra Denaj dhe Goxhja
Zv.Ministra të Shëndetësisë, Mjedisit dhe Ekonomisë, respektivisht Znj.Ramosaçaj, Znj.Xhembulla dhe Z.Yzeiraj.
Të nderuar përfaqësues të Delegacionit të BE në Tiranë, Projektit SANECA, RisiAlbania, Ambasadës së Suedisë dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Të nderuar përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Gazetarë.
Jam vërtet i lumtur që iu bashkuat këtij aktiviteti të iniciuar nga Qendra ALERT, i cili bëri që në këtë sallë, ndryshe nga mbledhjet tjera të KKIE, të flitet për konsumatorin dhe të drejtat e tij.
15 Marsi shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit, e frymëzuar nga Presidenti Kennedy, i cili i dërgoi një mesazh të veçantë Kongresit të SHBA më 15 mars 1962, në të cilin ai trajtoi zyrtarisht çështjen e të drejtave të konsumatorëve. Lëvizja konsumatore e shënoi për herë të parë atë datë në 1983 dhe tani e përdor këtë ditë çdo vit, për të mobilizuar veprime për çështje dhe fushata të rëndësishme.
Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që nënkupton solidaritetin në lëvizjen ndërkombëtare të konsumatorëve, duke kërkuar që të drejtat e tyre të respektohen dhe mbrohen, duke u dhënë një shans konsumatorëve për të protestuar kundër abuzimeve në treg dhe padrejtësive sociale që cenojnë të drejtat e tyre. Çdo vit, Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit miraton një temë për t’a vënë theksin mbi të. Këtë vit tema e promovuar është “Inteligjenca artificiale e drejtë dhe e përgjegjshme për konsumatorët”.

Granit Sokolaj

E mbase do të ishte e duhura, që në këtë aktivitet, të ishin pjesë dhe institucionet përgjegjëse për Inteligjencën Artificiale, çështje kjo mjaft serioze për mbrojtjen e konsumatorëve. Si mund t’i fuqizojmë konsumatorët që të dallojnë midis përmbajtjes origjinale dhe asaj të krijuar nga IA? Çfarë vijash të kuqe duhet të vendosin mbrojtësit e konsumatorëve për të mbrojtur publikun nga dizajni mashtrues dhe falsifikimet? A mund të përdoret IA për të kundërshtuar dezinformimin dhe për të përmirësuar shkrim-leximin dixhital, janë disa prej pikëpyetjeve që na shqetësojnë dhe përgjigjet e tyre në formë zgjidhjeje, duhet t’i japin institucionet shtetërore, me anë të nismave ligjore.
Parlamenti Evropian, vitin e kaluar ka miratuar masat përforcuese për mbrojtjen e konsumatorëve në atë që do të jetë grupi i parë i detyrueshëm në botë i rregullave gjithëpërfshirëse për sistemet e Inteligjencës Artificiale (IA). Ky është një zhvillim i mirëpritur. Negociatat midis Parlamentit dhe qeverive kombëtare, anëtare të BE kanë filluar, me synimin që të bihet dakord për një tekst përfundimtar në gjysmën e dytë të vitit dhe Akti i Inteligjencës Artificiale të bëhet ligj i BE-së.
Si një vend paraanëtarësimit në BE, Shqipëria ka detyra të mëdha e të rëndësishme për të bërë në këtë drejtim. Hartim e miratim ligjesh e aktesh apo edhe transpuzim të Acquis të BE-së në këtë fushë, apo edhe në financat dixhitale. E mbi të gjitha zbatimin e tyre.
Teksa BE miraton AKTE për inteligjencën artificiale, vendi ynë ka edhe sfida të tjera e më të shumta në numër në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve, siç janë siguria ushqimore, siguria e produkteve joushqimore, kontratat konsumatore, tregëtia online etj, që të gjitha këto lidhen me një zinxhir përgjegjësish e detyrash. Por, më të menaxhueshme sesa IA.
Vetëm po t’i referohemi Raportit të Komisionit Evropian të vitit të shkuar për Shqipërinë, në gjetjet për 3 prej kapitujve që kanë lidhje direkte me mbrojtjen e kosomatorëve, konkretisht 28, 12 dhe 1, konstatohen një sërë problematikash dhe rreziqesh. Por, pa lënë menjanë dhe kapitujt 15 dhe 27, respektivisht Energjia dhe Mjedisi e ndryshimet klimatike; e gjithashtu kapitullin 9, Shërbimet Financiare, ku lihet detyrë, ndër të tjera, edukimi financiar. E ky edukim bëhet më i rëndësishem, por dhe më i vështirë për konsumatorët, në epokën e financave dixhilate.
Meqë, fatkeqësisht, për arsyet që dihen, nuk patëm mundësinë të diskutonim rreth këtij raporti në fundit e vitit të kaluar po në këtë sallë, do doja të ndalesha shkurtimisht e të theksoja problematikat me të cilat hasen sot konsumatorët shqiptarë, ato që publikon në gjuhë të moderuar dhe diplomatike Raporti i KE.
Për kapitillin 28, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndeti Publik, Raporti i KE thotë se, përgatitjet janë në një fazë të hershme në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit. Progresi ishte i kufizuar për rekomandimet e një viti më parë në lidhje me miratimin e kornizës së re të politikave.
Ende duhet bërë progres i rëndësishëm për zbatimin e “One Health”. Pa anashkaluar, se një nga rekomandimet është garantimi i aksesit të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullsinë vulnerabël, përfshirë romët dhe pakicat egjiptiane, të moshuarit, personat me probleme paraekzistuese të shëndetit mendor, me aftësi të kufizuara, popullsi rurale ose të largëta.
Ndërsa për kapitullin 12, Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare, raporti thekson se, Shqipëria, në këtë fushë ka bërë përparim të kufizuar.
Shqipëria nuk ka bërë hapa të rëndësishëm për hartimin dhe miratimin e një politike koherente sektoriale. Ndërsa thuajse si për të gjitha kapitujt, Raporti vëren se rekomandimet e Komisionit nga një vit më parë nuk u zbatuan plotësisht.
Dhe nëse flasim për Kapitulli 1, Lëvizja e Lirë e Mallrave, Komisioni vëren se, ka pasur përparim të kufizuar në përgjithësi dhe në rekomandimet e vitit të kaluar, veçanërisht në përafrimin me acquis të BE-së për ate që quhet “qasjen e re dhe globale”.
Dhe, detyrat e ripërseritura janë plotësimi i përafrimit të legjislacionit me Acquis të BE dhe fuqizimi i mëtejshëm i kapaciteteve zbatuese të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut.
Problematikat dhe rreziqet që iu kanosen sot konsumatorëve shqiptarë janë aq të shumta, saqë ky takim do të duhej të zgjaste 6 muaj për t’i renditur një për një e diskutuar. Por, mendoj që ka ardhur koha e një politikëbërje dhe zbatimit të tyre, në favor të konsumatorëve dhe asgjë ndryshe nga çfarë kërkon BE në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit. Duhet vullnet politik, fuqizim i institucioneve zbatuese dhe buxhete të dedikuara.
Shpresoj dhe uroj që ky takim i ditës së sotme, të mos mbetet vetëm si gjurmë në kanalet e transmetimit të tij ne media apo në rrjetet tona sociale, por një tryezë ku të mbahen shënim shqetësimet e sygjerimet e shoqërisë civile, apo gjithësesilit prej atyre që do të diskutojnë dhe të shndërrohen në objektiva strategjikë të ministrive dhe institucioneve, që kanë për detyrë mbrojtjen e konsumatorëve. E për të mos e lënë me kaq, kërkoj nga ana juaj, veçanërisht ministrave dhe zëvendësministrave, që të kemi dhe hapa pasardhës, me qëllim që idetë dhe ekspertiza e gjithësecilit të shndërrohen në një ndërveprim të institucioneve publike me organizatat e konsumatorëve; të ndërmerren iniciativa për dialog të strukturuar dhe veprime konkrete. Ky dialog dhe nismat ligjore duhet të shtrihen edhe drejt pushtetit vendor, i cili një rol të rëndësishem në mbrojtjen e konsumatorëve. Do t’ju kërkoja, që organizatat e shoqërisë civile t’i shikoni si partnerë dhe jo si armiq, edhe atëherë kur ato konstatojnë gjetje që institucioneve publike nuk iu pëlqejnë.

 

Më poshtë mund të lexoni dhe fjalën e plotë të Ministres së Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj në Këshillin Kombëtar Evropian.

Anila Denaj

Faleminderit për ftesën dhe besoj që çështja për të cilën ne flasim nuk duhet të limitohet as në ditë pushimi as në ditë festash, sepse është një cështje prioritet absolut.
Besoj që pjesëmarrja e të gjithëve këtu e tregon këtë më së miri dhe unë falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, sepse mendoj që është një tryezë për të cilën ne duhet të vijojmë jo vetëm të flasim, por edhe të adresojmë prioritete të cilat i kemi vendosur tashmë në tryezat tona, secili sipas objektiave që ka.
Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sigurisht përafrimi i legjislacionit me atë të Integrimit Evropian si një rrugëtim i padiskutueshëm i politikës së Shqipërisë dhe qeverisjes së Kryministrit Rama është absolut. E besoj që në Screening Process, i cili në fund të vitit të kaluar ka qënë një sukses për të 3 Kapitujt, ndoshta kapitujt më të vështirë në përafrim dhe konkretisht Kapitulli 11, 12 dh 13. Mendoj që është një hap shumë i mirë, një bazë shumë e mirë cilësore për të projektuar suksesin e këtij rrugëtimi, i cili absolutisht do të kërkojë mbështetje dhe do të këkojë një komunikim efektiv me biznesin, sepse absolutisht do të ketë nevojë për të implementuar në faza të caktuara dhe të bashkërenduara ato që do të jenë edhe kosto si rezultat i këtij procesi për të përafruar cilësinë dhe sigurinë ushqimore finalisht tek konsumatori. Për këtë unë besoj se në krye të të fjalimit tim dua të falenderoj të gjithë mbështetësit e këtij procesi, të gjithë përfaqësuesit e donatorëve të cilët brenda Bashkimit Evropian dhe dua të falenderoj edhe për një tryezë efektive të komunikimit me ta përpara 2 javësh, por edhe të partnerëve tanë strategjik përfshirë edhe USAID-in, të cilë janë përfshirë në mënyrë konkrete me project,e të cilat do të na mbështesin në këtë process legjislativ në vitet e ardhshme. Nga ana tjetër procesi legjislativ nuk është i vetmi që do duhet të ndjekim. Investime të cilat duhet të rrisin mbështetjen me fakte, me prova sidomos ajo laboratorike është një mbështejte financiare që është dhe vjen e padiskutueshme.
Unë jam shumë e kënaqëur që sot jam e shoqëruar nga dy drejtorë, Drejtori i ISUV-it, Ilir Ajdini dhe Drejtori i AKVMB-së, Roland Mece, të cilët edhe në vijim në kontekstin teknik do të japin përgjigje të disa pyetjeve që mund të kenë secili nga përfaqësuesit e organizatave, por edhe të legjislativit. Cfarë ne sot kemi në tryezën tonë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë ligjet konkrete, të cilët lidhen me sigurinë ushqimore. Ai që lidhet me shëndetin e konsumatorit, të kafshëve dhe të bimëve dhe në atë që është gjuha jonë e përditshme teknike, konstaton në ndryshime dhe hartime të ligjeve për kontrolle zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve, të cilët parashikohen të dërgohen për miratim në parlament apo në diskutime në komisionet respektive në fund të këtij viti.
Kapitulli 12 i Sigurisë Ushqimore, nuk është i vetmi, i cili paraqet sfidat. Kapitulli 11, ai i bujqësisë dhe zhvillimit rural ka po ashtu sfidat e veta, të cilat janë dhe ndërlidhen ngushtësisht me të gjithë elementët e sistemit tonë agroushqimor. Dua të përmend këtu disa shtylla kryesore të këtij kapitulli për të të cilat ne jemi duke punuar dhe sigurisht periudha dhe përafrimi i plotë do të ndodhi përgjatë 2025 për ti vendosur të gjithë gjërat në prespektivë dhe kohë.
Së pari, krijimi i sistemit të identifikimit të parcelave të tokës, apo ajo që në gjuhën teknik është LPIS dhe një sistem i plotë i administrimit dhe kontrollit IACS, të cilët do të mundësojnë rritjen e efektivitetit të mbështetjes tonë direkte dhe jo vetëm i skemave në mënyrë efektive apo lancimit të skemave për të realizuar efektivitetin e plotë të tyre, por për të realizuar një shkallë. Ju e dini shumë mirë që Shqipëria prej shumë vitesh tashmë ballafaqohet me problemin e fragmentarizimit dhe problemin e parcelizimit si dhe regjistrimin e të tyre dhe krijimi i kushteve të cilat tejkalojnë këto ngërce do të ishin parakushti kryeror për të rritur edhe cilësinë dhe ekonminë e shkallës.
Sigurisht, organizimi i tregut të përbashkët është një sfidë shumë e rëndësishme. Këtu nuk jemi vetëm, dhe sic edhe e thashë kemi edhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë stategjik, BE dhe më gjerë, por njëkohësisht dhe të një strukture SËJ, e cila është një strukturë e mbështetur nga BE për pjesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por më gjerë edhe të Evropës Lindore, ku ne në mënyrë të vazhdueshme në bazë mujore dhe 3-mujore takohemi për të argumentuar disa nga problematikat që hasim. Kjo është edhe një bazë teknike, e cila na ndihmon gjithashtu në rrugëtimin tonë.
Ka absolutisht nevojë të ulemi dhe të flasim për Kapitullin 13, i cili lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me peshkimin. Ndër pikat më të rëndësishme të punës në këtë cështje jo vetëm ligji I peshkimit, të cilin ne shumë shpejt do ta sjellim për shqyrtim në të gjitha Komisionet Parlamentare, por objektivi është për të ndihmuar gjithë pjesën e përafrimit edhe në raport me menaxhimin e tregjeve, të organizatave prodhuese dhe planeve të prodhimit dhe tregtimit. Sepse ne mundet të realizojmë një efektivitet të masave dhe të bazës ligjore për të rregulluar gjithë pjesën e peshkimit, por aq e rëndësishme është edhe pjesa e tregtimit brenda standardeve për cështjen që po flasim sot që lidhet me standardet e Sigurisë Ushqimore. Në mënyrë që disa nga këto produkte të zhduken nga plastika, të zhduken nga bidonat, të zhduken nga tregtimi në mes të diellit, po marr parasysh midhjen në Sarandë dhe të shkojnë drejt standardeve më të mira për të realizuar atë objektiv për të cilën të gjithë në këtu jemi me një synim të vetëm për ta bërë Shqipërinë dhe produktin shqiptar, i cili e ka sot bazën për të qënë kampion të arrijë jo vëtëm tregje elitare, të cilat sot i ka fakt dhe ka rritur një vlerë të eksporteve në fund të 2023 me 570 milionë Euro me gati 64.5 milionë Euro rritjen nga një vit në tjetrin, por të sfidojë presionin e tregut të brendshëm. Dua të kujtojë këtu që 980 milionë $ ofertë ushqimore si rezultat i 10.5 milionë turistëve, ndoshta 14 milionë turistë të këtij viti do ta cojnë në 1.2miliardë $ presionin e ofertës ushqimore, të bëj që të mos lëmë pa vëmendje dhe kushtet dhe standardet e cilësisë për tregun e brendshëm. Duke filluar nga mënyra se si akreditohen të gjithë institucionet përgjegjëse për analizat dhe këtu dua të sjell në vëmendje punën e padiskutueshme që bën ISUV. Përtej faktit dhe objektivit që 4300 analiza nuk mund të jenë të akredituara në Shqipëri brenda një harku kohor shumë të shkurtër, po 1300 janë. Nga ana tjetër të krijojmë një mbështetje dhe një udhërrëfyes për të gjithë bizneset si të shkojnë drejt akreditimit të këtyre proceseve në mënyrë që të punojmë në dy drejtime, nga njëra anë pjesa e legjislaivit me ligjet, pjesa e ekzekutivit me infrastrukturë dhe biznesi me qasjen ndaj investimeve të duhura dhe protokolleve të duhura dhe kështu të përfitojë në fund konsumator dhe produkti Made in Albania.
Unë sigurisht nuk do të doja këtu të adresoja këtë cështje kaq të rëndësishme me elemente politike, po nuk mund të rezitoj dy komenteve të zonjës Tabaku, i cili lidhet drejtëpërdrejtë me thirrjen që bëri për të dy ministrat dhe dua që ti kujtoj që edhe në rastin e AK-së dhe në rastin e politikave fiskale roli i legjislativi është shumë i rëndësishëm. Së pari, Autoriteti i Konkurrencës është një autoritet i pavarur dhe jep llogari në Komisionet Parlamentare, kështu që kjo është një punë e përbashkët, e cila besoj që duhet të na vërë përpara gjithë detyrat për të kërkuar të gjithë ato masa që ju i vendosët në tavolinë. Në raport me politikat fiskale po ashtu besoj që cdo vit është një vit sfidues për cdo sektor për të luftuar dhe informalitetin, por për të bërë edhe politika fiskale sa më efektive në ndihmë të të gjithë bizneseve. E këtu të pakën ne të dyja rolin e kemi të përbashkët si deputete të Parlamentit të Shqipërisë dhe do të doja që këtë të mos e shikoni si një punë të legjislativit domosdoshmërisht.
Shumë faleminderit dhe shpresoj që këtu të jemi për të gjitha cështjet teknike në frymë të një dite shumë të rëndësishme që duhet të shkojë përtej një dite ndërkombëtare.

Me rastin e 15 Marsit, Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorëve, Qendra ALERT zhvilloi dhe emisionin televiziv ALERT në të njëjtën e datë, një program televiziv ky i dedikuar po mbrojtjes së konsumatorëve dhe të drejtave të tyre.

Qendra ALERT – Dedikuar Konsumatorit

Vidal dhe Palmolive, Alert-i i Komisionit Evropian dy sapunë të lëngshëm që rrezikojnë shëndetin. Detajet për produktej tjera të pasigurta…

Komisioni Evropian sjell Alert-et e radhës për produktet joushqimore të pasigurta dhe që duhet ndaluar përdorimi i tyre, si dhe kërkohet heqja nga tregu. Mes dhjetra pridukteve, gjenden dhe dy spunë të lëngshëm duarsh, emrat e të cilëve gjenden masivisht edhe në tregun shqiptar. Bëhet fjalë për Vidal dhe Palmolive, dy sapunë të lëngshëm duash, nga një lot për secilin, që mund të shkaktojnë probleme serioze për shëndetin. Siç njofton RAPEX, të dy produktet që duhen hequr menjëherë nga tregu apo përdorimi, me të dhënat dhe numrat e loteve siç i shikoni në foto, përmbajnë 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur ende nëse përdoret nga nënat, si dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri të lëkurës.

Megjithëse njoftimi nuk ia adreson Shqipërisë këtë alert, këto produkte me të njëjtin lot dhe të dhëna tjera mund të gjenden masivisht edhe në tregjet tona.

Njoftimi i KE tregon dhe për dhjetra produkte tjera të pasigurta, që nga lodrat e fëmijëve, kozmetika, higjiena, maskat e rripat e sigurimit të automjeteve, që mund t’i gjeni të plota në linkun e mëposhtëm.

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Qendra ALERT – Dedikuar Konsumatorit

Kuvendi për gjuhën shqipe në diasporë, Kryetari i DHBDSH, Ardian Lekaj: Po mbani gjallë elemenët kryesorë të ekzistencës së një kombi

Në datat 9 dhe 10 mars u mbaj në Gjermani, Kuvendi i Punës, organizuat nga Këshilli Koordinues i Diasporës, në bashkëpunim me Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë dhe Qendra e Botimeve për Diasporën.

Në këtë aktivitet, përvec përsonaliteteve të diasporës shqiptare në botë, qe merrnin pjesë fizikisht dhe në format “online”, ishte pjesëmarrëse dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, e përfaqësuar nga kryetari i saj, Z.Ardian Lekaj.

Më poshte, fjala e plotë e Z.Lekaj në këtë Kuvend të diasporës, mbajtur në Gjermani.

“Të nderuar bashkëkombës,

Të nderuara Mësuese dhe Mësues,

Të nderuar Miq,

Sot kam nderin e madh dhe kënaqësinë e vecantë, që në emër të skuadrës së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe vecanersht ne emer te Presidentit te Nderit te Dhomes Z Lazim Destani, t’ju përshëndes, Ju Mësuesve të Mërgatës, trashëguesve të gjuhës, kulturës dhe zakoneve tona aq të vyera këtu në Zusmarhausen të Gjermanisë.

Si djalë i një profesori që për 5 vite me rradhë ju mësoi gjuhën Shqipe edhe Kinezëve në Pekin, kam patur rastin të përjetoj nga afër punën tuaj të palodhur, dhe ndaj dua T’Ju shpreh mirënjohjen, vlerësimin dhe falenderimin tim te vecantë për të gjithë Ju mësuesit tanë, për atë që ju e shikoni si detyrën tuaj legjitime për gjeneratat e ardhshme të Kombit tonë.

Dua të theksoj se një nga elementët më kryesorë të ekzistencës së një kombi është gjuha. Popullsia e një vendi, që për arësye të ndryshme nuk e shkruan dhe nuk e flet gjuhën e vet amtare, është e prirur të rrezikohet nga asimilimi, pasi është gjuha ajo që ruan identitetin e kulturës së një kombi.

Është normale që, duke jetuar në emigrim dhe në një shoqëri ku flitet e shkruhet në një gjuhë tjetër, ruajtja e gjuhës amtare nuk është e kollajtë. Po ashtu, është e qartë që fëmijët e kanë të ardhmen e tyre aty ku rriten dhe që emigrimi në përgjithësi, krahas të mirave, mbart me vete edhe rrezikun e humbjes graduale të gjuhës dhe kulturës.

Por do doja tju kujtoja dhe njëherë se sot, më tepër se kurrë, Shqipëria ka arritur majat më të larta në skenat e Politikës Botërore dhe po bëhet cdo ditë edhe më e mirë, Kosova ka vite që e ka fituar pavarsinë dhe po ndërton rrugët e integrimit, Maqedonia e Veriut për hërë të parë po udhëhiqet nga Shqiptarë, në Malin e Zi nuk mund të mendohet më pa Shqitarët, ndaj edhe ne në Mërgatë duhet te jemi krenar dhe të punojmë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe zakoneve tona.

Mundësitë për ta mbajtur të gjallë gjuhën e bukur shqipe tek fëmijët tanë, pavarësisht ku lindin dhe ku banojne, i mundëson vetëm shkolla, që është institucioni bazë i mësimdhënies dhe që sjell si rezultat aftësimin e fëmijëve tanë për të komunikuar e për ta shkruar atë.

Jeni ju Mësuesit tanë të Diasporës që hidhni bazat e para për ruajtjen e gjuhës amtare.

Jeni ju ata që me njohuritë, dijet, durimin, pasionin, mirësinë, mirëkuptimin, mirënjohjen dhe dashurinë e pakufijtë na hapni sytë, na bëni të vetëdijshëm për të ardhmen e gjuhës tek fëmijët tanë kudo në Mërgatë.

Edhe njëherë, Ju faleminderit nga zemra. Ju jemi mirënjohës për punën që bëni cdo ditë.

Ju jeni heronjtë e egzistencës së gjuhës, kulturës dhe zakoneve të kombit tonë.

Punë te mbarë dhe shumë suksese në këtë Kuvënd dy ditor.

Si biznes do jemi gjithmone prane jush”.

Lodrat “vrasësit” e heshtur të fëmijëve! Si ta kuptojnë prindërit kur ato janë helmuese dhe me kimikate?

Nga Vilma KËRÇIKU

Të gjithë “dorëzohemi” para fëmijëve, aq më tepër kur ata kërkojnë t’u blejmë lodra apo mjete të tjera argëtuese. Në fakt herë pas here është ngritur alarmi se ka lodra që janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve, pasi lëndët helmuese të gjendura në të janë pjesë e mijëra kimikateve dhe lidhur me këtë prindërit e kanë të pamundur të arrijnë të kuptojnë nëse lodrat që blejnë për fëmijët e tyre janë “vrastare” apo argëtuese.

Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma thotë se shenjat që shfaqen si pasojë e ekspozimit të fëmijëve me lodra të prodhuara pa standarde janë: “Irritim i lëkurës, i syve apo zhvillimi i ndonjë alergjie të mundshme si pasojë e lëndëve që përmbajnë këto lodra të fëmijëve. Në përgjithësi është shumë e vështirë të dallohen dhe diagnostikohen sëmundjet që shkaktohen si pasojë e ekspozimit nga këto lodra vetëm në rast se flasim për një lidhje të drejtëpërdrejtë të shenjave që theksuam më lart sa herë që fëmija luan me një lodër të caktuar.”

Loja e fëmijëve nëpërmjet lodrave të ndryshme apo dhe nëpërmjet lojërave që ato krijojnë kanë një efekt shumë pozitiv në zhvillimin mendor dhe konjektiv të fëmijëve. Nëse lodrat nuk janë të prodhuara me standarde europiane ato mund të kthehen lehtësisht në problem për fëmijët për zhvillimin mendor dhe atë fizik. Ndërkohë lodrat e krijuara sipas kritereve të mirëpërcaktuara të DSM5 nuk krijojnë varësi, por shërbejnë si mekanizëm që fëmijët të rriten dhe zhvillohen në baza të shëndosha.

Lodrat e prodhuara pa standarde dhe ekspozimi afatgjatë ndaj tyre sjell me vete disa sëmundje, si: Zhvillimi i kancereve të ndryshme, dobësim i sistemit imunitar, defekte të zhvillimit mendor dhe konjektiv të fëmijëve, të zhvillimit hormonal të fëmijëve si dhe problem të rritjes dhe zhvillimit fizik të tyre ku veç këtyre mjekja Thoma thekson se në disa raste ekspozimi afatgjatë me këto lodra është i lidhur drejtëpërdrejtë dhe me lindjen premature të fëmijëve, zakonisht tek nënat që në shtatzëni janë të ekspozuara me lëndë të ndryshme helmuese ose toksike që gjenden lehtësisht në shtëpi.

Një shqetësim më vete janë kimikatet që gjendet zakonisht në lodra dhe në ambientet ku ne jetojmë dhe punojmë, duke e bërë kështu të paevitueshëm kontaktin me to.

“Metalet e rënda, si plumbi, arseniku, kaliumi dhe mërkuri nuk janë të vetmet lëndë helmuese të organizmit, por janë gjithashtu dhe një sër kimikatesh të ndryshme plastike. Nëse fëmijët ekspozohen për një kohë të gjatë ndaj metaleve të rënda dhe lëndëve plastike bën që me kalimin e kohës të kthehet në problem të mirëfilltë shendetësor për fëmijët, ku në shumicën e rasteve është shumë e vështirë të diagnostikohet për shkak të mungesës së teknikave specifike laboratorike për matjen e lëndëve në gjak.”

Një problem më vete dhe që gjendet masivisht nëpër lodra të ndryshme plastike janë ngjyruesit. “Sa më e ndezur të jetë ngjyra e lodrave që fëmijët po luajnë aq më shumë ngjyrues plastik artificial kanë këto lëndë dhe aq më të rrezikshme bëhen ato për shëndetin e fëmijëve.” Lidhur me këtë mjekja toksiloge Esmeralda Thoma bën që prindërit të shmnagin sa më shumë të jetë e mundur këto lloj lodrash që janë të ngjyrosura me ngjyrues artificial.

Lodra pa standarde, kimikate, ngjyrues nuk janë vetëm këto elementet që të “vrasin” në heshtje, pasi një rrezik i fshehur vijion të mbetet dhe ekspozimi ndaj plumbit, të paktën kështu e konsideron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Fëmijë dhe të rritur, të gjithë ne dashur pa dashur jemi të ekspozuar ndaj plumbit në mënyrë konstante pasi ai gjendet kudo, në të gjitha ambientet që në jetojmë, ku me kalimin e kohës sjell dëmë të mëdha shëndetësore.

Dr. toksikologe, Esmerlada Thoma tekson se: “Plumbi është një nga metalet e rënda i cili gjendet në bojërat e ndryshme që lyejmë shtëpinë, në tubacionet e ujit, në produkte të ndryshme industriale siç janë bateritë, në tokë, gjenden në ujin e pishëm, në atmosferë si pjesë e pluhërit të përditshëm. Ekspozimi ndaj plumbit për një kohë të gjatë ndërhyn direkt në sintezën e hemoglobinës dhe rrjedhimisht shkakton te fëmijët anemi e cila në vetvete është kollaj e dedektueshme si anemi, por e vështirë për t’u diangonstikuar nëse vjen nga ekspozimi ndaj plumbit pa matur nivelin e plumbit në gjak.”

Por, ku akumolohet shpejt plumbi?

“Truri, veshkat dhe mëlçitë janë organet që plumbi akumulohet më shpejt, të cilat me kalimin e kohës shfaqin probleme. Plumbi ka veprim të drejtëpërdrejtë me sistemin nervor qendror, ku me kalimin e kohës shkkaton dëmtime të pakthyeshme. Plumbi akumulohet në organe të forta (kocka, mëlçia, veshkat) dhe duhen dekada të tëra për t’u larguar nga organizmi. Plumbi eliminohet nëpërmjet veshkave, i cili është një proces fiziologjik në vetvete, por nëse i rrituri ose fëmija ekspozohet çdo ditë dhe për kohë të gjatë e me sasi të madhe të plumbit veshka nga ana e tyre bëhet e pafatë për të eliminuar sasinë e madhe të plumbit dhe rrjedhimisht plumbi do depoziohet për vite të tëra nëpër kocka ose në indet e tij.

Në tregjet e Tiranës dhe jo vetëm shumica e lodrave që tregtohen janë prodhime kineze. Një kujdes i vazhdueshëm që duhet të tregojnë prindërit teksa blejnë lodra dhe që mund ta kontrollojnë lehtësisht janë etiketat. Por fatkeqësia qëndron se shpesh këto etiketa në gjuhën shqipe mungojnë dhe konsumatori gjendjet përballë një rreziku që nuk e di se çfarë e pret…

*Autorja e këtij materiali është gazetare me eksperiencë 13-vjeçare në media të shkruara dhe elektronike,e fokusuar kryesisht te çeshtjet sociale. Aktualisht punon në televizionin kombëtar Top Channel.

 

 

** Ky publikim është prodhuar në kuadër të projektit “ALERT pë mbrojtjen e konsumatorit”, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të qeverisë gjermane.

Ministrja Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë

Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj,  zhvilloi një  takim me  donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.

 Në fjalën e saj  në këtë takim Ministrja Denaj u shpreh,  se jemi dakordësuar për  intensifikimin dhe koordinimin për të adresuar nevojat e sektorit bujqësor të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me partnerët europianë.

Denaj theksoi se, “kjo marrëdhënie e ngushtë do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë projekteve për avancimin e bujqësisë shqiptare në procesin e integrimit në BE dhe plotësimin e nevojave për të rritur investimet në infrastrukturë, siguri ushqimore, si dhe për të mbështetur aksesin e fermerëve të vegjël në financë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare”.

Filantropi Lazim Destani uron 137-vjetorin e Shkollës së Parë Shqipe

Si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të arsimimit dhe gjuhës shqipe në trojet shqiptare dhe në diasporë, filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani nuk mund të mos bënte urimin e tij në 137 -vjetorin e çeljes së Shkollës së Parë Shqipe.

Duke mos lënë asnjëherë jashtë vëmendjes datat e shënuara të memories së kobit, Z.Destani nuk ka reshtur as së uruari, por as së ndihmuari shkollat shqipe, me qëllim mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe kulturës shqiptare në diasporë.

Një nga kontributet e mëdha të Z.Destani dhe kompanisë së familjes së tij, Ecolog-International, në fushën e arsimit, ishtë shpërndarja e mijëra tabletave në vitin 2020 për nxënësit e shkollave në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Kosovë e Shqipëri. Qëllimi ishte, ndihma ndaj nxënësve që vinin nga familje me të ardhura të ulëta ekonomike, për të mos u shkëputur nga mundësitë e mësimit, në atë kohë online, kur gjithçka u paralizua nga pandemia e Covid-19.

Bora Muzhaqi: Financojmë gjashtë bashki për të ndërtuar 6 qendra rinore të reja, mundësohet mbështetje për mbi 100 mijë të rinj

Mbi 100 mijë të rinj që jetojnë në bashkitë Fier, Mat, Malësi e Madhe, Librazhd, Sarandë dhe Korçë, tashmë do të kenë më shumë hapësira të sigurta për ta, qendra rinore dhe qendra multifunksionale krejtësisht të dedikuara për të rinjtë.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), Geron Ibrahimi nënshkruan kontratat me Bashkinë e Fierit, Matit, Malësisë së Madhe, Librazhdit, Sarandës dhe Korçës, si fitues të granteve për infrastrukturë rinore nga Thirrja e tretë që po financohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet AKR-së.

Ministrja Bora Muzhaqi shprehet se “Ky është viti i tretë që së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë mbështesim bashkitë për t’ju ofruar të rinjve hapësira moderne dhe cilësore me qëllim rritjen e hapësirave rinore në mbarë Shqipërinë ku të rinjtë mund të realizojnë aktivitete që rrisin përfshirjen në jetën sociale, por edhe ndikojnë në zhvillimin personal të tyre”, duke evidentuar se në dy vitet e para të kësaj thirrje janë mbështetur 9 bashki, Lezha, Elbasani, Tirana, Roskoveci, Durrësi, Gjirokastra, Lushnje, Dibra dhe Kamza.

Fokusi i projekteve të bashkive fituese është rikonstruktimi apo ndërtimi i një qendre rinore për qytetin, të konceptuara edhe si hapësira multifunksionale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime, kurse të ndryshme, teknologji, sipërmarrje, këshillim karriere, debat, lexim, dhe për aktivitete të ndryshme rinore e bashkëbisedime.

Në total nga mbështjetja me grant për bashkitë sipërpërmendura pritet që të ndikohen rreth 108 233 të rinj të grupmoshës 15-29 vjeç.

Në bashkinë Fier me mbështetjen e AKR-së do të financohet projekti SKYHIGH RINOR: Projekti i hapësirës së Rinisë që Shkëlqen mbi Qytet, që do të ndikojë 47 000 të rinj. Projekti ka në fokus ngritjen e një qendre multifunksionale rinore e cila ka për qëllim të ofrojë një hapësirë të re dhe të përshtatshme për aktivitetet rinore, duke i dhënë mundësinë të rinjve të zhvillojë aftësitë dhe talentet e tyre dhe të ndikojë në zhvillimin e qytetit dhe të rajonit.

Një qendër rinore multifunksionale ka qenë edhe kërkesa e të rinjve të Bashksië Mat, një projekt i kërkuar nga të rinjtë e këshillit vendor rinor. Projekti “RINOVART” Qendër rinore multifuksionle, për të mbështetur sipërmarrjen, startup-et, inovacionin dhe artin, pritet të krijojë më shumë mundësi për rreth 3200 të rinj.

Edhe Bashkia Librazhd do të ndërtjë një qendër rinore e cila do të ndikojë 962 të rinj, të cilët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e shumë mundësive për të rinjtë, me klubet e debatit, artit, kulturës, teknologjisë së informacionit dhe leximit, duke krijuar një hapsirë të sigurtë për të rinjtë e qytetit.

Kurse, Bashkia Korçë do të rehabilitojë Qendrën Rinore prej të cilës do të përfitojnë 50 371 të rinj. Qyteti i Korçës tashmë do të ofrojë edhe një hapsirë të re për të rinjtë, ku do të ofrohen më shumë mundësi për edukimin joformal, aktivitete kulturore dhe artistike, shërbime në funksion të këshillimit të karrieres, mundësi për projekte sociale dhe vullnetarizëm, teknologji e shumë të tjera. Një tjetër fokus i rëndsishëm i qëndrës rinore do të jetë dhe përfshirja dhe mbështetja e grupeve të margjinalizuara si dhe parandalimi i problemeve të rinisë me anë të ofrimit të shërbimeve mbështetëse të këshillimit dhe ndërgjegjësimit.

Një tjetër qendër rinore multifunksionale do të realizohet edhe në Bashkinë Sarandë, që do të ndikojë 6000 të rinj. Qendra Rinore Kreative Multifunksionale Sarandë, në një vendodhje kyçe të qytet vjen si domosdoshmëri për transformimin e vizionit të shoqërisë dhe krijimin e një mjedisi miqësor për të rinjtë që të kenë mundësi të rrisin kapacitetet dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në moshë të hershme. Kjo qëndër rinore do të përfshijë një bibliotekë, mini-kinema, hapsirë për podcaste, ekspozita dhe kurse për zhvillimin e aftësitëve teknologjike të të rinjve.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, e cila do të implementojë projektin Kompleksi Rinor “Syri i Sheganit”, do të ndikohen 700 të rinj. Kompleksi rinor “Syri i Sheganit” është një strukturë e përbërë nga katër shtëpiza, të cilat do të vihen në dispozicion për aktivitete dhe veprimtari rinore, për ti afruar të rinjtë e Malësisë së Madhe më shumë me natyrën, dhe për të shfrytëzuar bukuritë natyrore të zonës për të zhvilluar aktivitete rinore me fokus turizmin, inovacionin dhe zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.