Menu

Kryesore

E rëndë në Tiranë, 9-vjeçarja bie nga lartësia e pallatit ku banon

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 9-vjeçare ka rënë nga banesa ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në rrugën Migjeni, bën me dije policia.

Akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, teksa është transportuar për në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr në parkingun e një pallati në Laprakë, zjarrfikëset evakuojnë banorët,

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka rënë rreth orës 17:35, në parkingun e një pallati në rrugën “Dritan Hoxha”.

Nga shërbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe shërbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

alert.al/

Tha se u bë xheloze për të, Jasmina i përgjigjet me thumba Shqipes

Në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Për’puthen”, Shqipja tregoi një moment nga festa e madhe që produksioni ka organizuar disa ditë më parë. Sipas saj, Jasmina e kishte lagur me shampanjë për shkaqe xhelozie.

Shqipja zbuloi se kjo kishte ndodhur në momentin kur ajo po kërcente me Andin. Ajo ka shtuar se në këto çaste, Jasmina është afruar pranë tyre dhe ka lagur Andin me shampanjë nga inati, por duket se me këtë rast është lagur edhe Shqipja.

Konkurrentët e tjerë e justifikuan veprimin e Jasminës në një farë mënyre, mdërsa Shqipja shprehej e bindur se Jasmina kishte vepruar kështu nga xhelozia.

Edhe pse Jasmina nuk ishte në studio kur Shqipja bëri këtë deklaratë, ajo ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instagram”. Ajo ka publikuar një koment të Elvisit, i cili i ka dalë në mbrojtje Jasminës në një postim të bërë në faqen e “Top Channel”.

“Hahahaha. Imagjino të përplasen 2 makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”, shkruan Loco.

Jasminës i ka pëlqyer komenti dhe e ka ripostuar në profilin e saj, duke shtuar: “Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”.

Ndërsa në postimin e emisionit ajo ka komentuar: “Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”.

Covid-19, një i vdekur dhe 28 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.

Operacion masiv anti-kanabis në Krujë, Guardia di Finanza zbuloi parcelat

Operacione masive anti-kanabis me përfshirjen e RENEA-s dhe FNSH-së janë duke u zhvilluar në rajonin e Krujës ku deri më tani ka disa të shoqëruar. Aksioni nisi me te dhenat e monitorimit në hapësirën ajrore shqiptare nga Gurdia di Finanza të parcelave me kanabis. Nderkohe, policia zbulon drogë te kamufluar në sera perimesh dhe kultivuar me llamba në bodrumin e vilave luksoze në Nikël.

Qindra forca policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës dhe malësisë së Krujës.

Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime. Në megaoperacionin që po zhvillohet janë pjesë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën. Deri më tani janë shoqëruar 7 persona.

Monitorimi i misionit të Guardia di Finanza nga ajri, dronet e policisë, informacionet e shërbimit informativ kanë grumbulluar të dhëna për aktivitetin kriminal. Për disa javë është bërë vëzhgimi në terren me agjentë civil.

Pjesë e këtij hetimi është bërë edhe prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit pasi nga të dhënat paraprake janë mbledhur prova për përfshirjen e zyrtarëve publik dhe atyre të policisë në tolerimin e kultivimit të kanabisit kundrejt parave që merrnin nga grupe kriminale.

Ndërtimi nuk preket nga pandemia, para zgjedhjeve u rrit numri i lejeve

Instituti i Statistikave raporton për një rritje të lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqeve të reja për ndërtim në tremujorin e parë të vitit 2021. Sipas të dhënave zyrtare në 3-mujorin e parë të 2021 janë miratuar gjithsej nga bashkitë 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja , me rritje 36,4% me shume krahasuar me tremujorin e mëparshëm ku u dhanë 184 leje ndërtimi.

Bashkia Tiranë ka lëshuar 72 leje të cilat përbëjnë 28.6% të totalit. Krahas numrit të lejeve, rritje të ndjeshme ka pësuar edhe sipërfaqja e re e ndërtimit. INSTAT vlerëson se në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e re u rrit me 80% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Që nga viti 2005 tremujori i parë i këtij viti ishte i dyti me sipërfaqen më të madhe të dhënë për ndërtim. Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura me të nuk ishin të goditura nga pandemia Covid-19,duke u bërë frenuese kryesore e rënies ekonomike.

Në vitin pandemik të 2020 ekonomia shqiptare ra me 3.31% shumë më e ulët se prishmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.

Sekuestrohet e pasuria e Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, i shkarkoi vetingu, Apeli e lë në fuqi

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestron e pasurive të ish-gjyqtarëve  të shkarkuar nga vettingu, Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi.

Më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ndërkohë që Shkëlqim Selimit, ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i është sekuestruar 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi: Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi: 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar ambasadorja amrikane Yuri Kim e cila thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi.

“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të KT-së Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë burimin e pasurive të tyre. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi.’- reagoi ambasadorja amerikane Kim.

Lajm të mirë e cilësoi edhe ambasadori Soreca, sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqatreve, duke shtuar se Reforma vazhdon.