Menu

Kryesore

Procedura për aplikimet e aditivëve të ushqimit

EFSA vlerëson sigurinë dhe efikasitetin e aditivëve, produkteve ose substancave të përdorura në ushqimin e kafshëve, përpara se ato të autorizohen për përdorim në BE. Komisioni Evropian vendos nëse do të autorizojë ose jo aplikimin e aditivëve të ushqimit pas vlerësimit të EFSA.

Procedura për aplikimet e aditivëve të ushqimit kërkon paraqitjen e:

Një aplikimi në Komisionin Evropian

Një dosje teknike për EFSA-n (vetëm format elektronik)

Tre mostra reference të aditivit të ushqimit për Laboratorin e Referencës së Bashkimit Evropian

(EFSA)

Qendra

BE i kërkon EFSA-s propozime për etiketimin e ushqimit deri në 2022

Në bazë të Planit të Veprimit për Strategjinë e BE-së për Prodhuesit e Konsumatorit, Komisioni Evropian synon të paraqesë deri në fund të vitit 2022, një propozim për etiketimin e harmonizuar dhe të detyrueshëm të ushqimit, për të përcaktuar profilet ushqyese dhe për të kufizuar promovimin e ushqimeve me një përmbajtje të lartë të substancave të tilla si kripa, sheqerna ose yndyrna.

Komisioni Evropian i ka kërkuar EFSA-s të japë këshilla shkencore mbi lëndët ushqyese të rëndësishme për shëndetin si energjia dhe fibrat: Grupet ushqimore që luajnë një rol të rëndësishëm në dietat e popullsive evropiane dhe nëngrupet e tyre, kriteret për të udhëhequr zgjedhjen e lëndëve ushqyese dhe përbërësve të tjerë në mënyrë që të krijojë profilet e lëndëve ushqyese. Ekspertët e EFSA-s do të mbështeten në informacionin shkencor të kohëve të fundit, duke përfshirë shqyrtimet (tashmë të publikuara) të rekomandimeve ushqyese të bazuara në prova për ushqim të shëndetshëm.

Përveç kësaj, dokumenti do të bazohet në studimet shkencore të EFSA-s mbi vlerat e referencës ushqimore dhe profilet e ushqyesve, udhëzimeve ushqyese të vendeve evropiane individuale bazuar në ushqim, një shqyrtim të plotë të sistemeve të ndryshme etiketimi në frontin e paketës të vënë në dispozicion nga Komisioni Evropian.

EFSA do të japë opinionin e saj shkencor deri në mars 2022.

Qendra Alert/Alert.al

BERZH: Shqipërisë po i largohen profesionistët e teknologjisë

Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë dy vendet e Ballkanit Perëndimor që po vuajnë më shumë nga largimi domethënës i profesionistëve të teknologjisë, thuhet në raportin e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Raporti i Tranzicionit i BERZH-it, i cili përqendrohet në tendencat e dixhitalizimit tregon se mesatarisht 1.5 për qind e njerëzve, që kanë listuar disa njohuri teknologjike në profilin e tyre, janë larguar jashtë në vitin 2019. Megjithëse kërkesat për këto aftësi mund të jenë të larta në vendet në zhvillim, firmat në ekonomitë e përparuara mund të ofrojnë paga shumë më të larta.

Në këtë raport, Shqipëria renditet ndër vendet e rajonit të BERZH që ka peshën më të ulët të ekspertëve dhe profesionistëve të teknologjisë së informacionit në raport me totalin e të punësuarve, që i referohen vitit 2019, me më pak se 1 për qind të totalit nga 3 për qind që është mesatarja e ekonomive të zhvilluara.

Ndryshe nga vendet e zhvilluara, në Shqipëri dominojnë sektorët me intensitet të ulët dhe të mesëm të dixhitalizimit, duke përbërë rreth 70 për qind të punësimit në 2019. Për vitin 2020, Shqipëria, treguesin e mundësive dixhitale e ka 65.4, duke u renditur më mirë se Maqedonia e Veriut me 59.3, Mali i Zi me 58.5 dhe Bosnja e Hercegovina me 45.2. Më mirë në rajon është Serbia me 68. Listën e kryesojnë Shtetet e Bashkuara, ku treguesi i mundësive dixhitale është 95.4.

Në krahasim me vitin 2015, kur treguesi ishte 46 pikë, Shqipëria ka bërë progres. Përmirësimi më i madh është në shërbimet e Qeverisë, nga 44.1 pikë në 83 pikë, në nivele të ngjashme me shtetet me ekonomi të përparuara. Më dobët treguesi është për infrastrukturën me 55.6 pikë nga 44.1 pikë në vitin 2015 dhe aftësitë, që pothuajse nuk kanë ndryshuar fare në krahasim me pesë vite më parë, nga 55.7 në 55.8. Treguesi i rregullimit të tregut është përmirësuar nga 40.6 në 67.2.

Shqipëria renditet më dobët në dixhitalizimin e individëve me 20.4, në raport me atë të formave me 51.4. sipas raportit, niveli i dixhitalizimit është i ngjashëm me atë të zhvillimit të vendeve. Niveli i ulët i dixhitalizimit të njerëzve është dhe një nga faktorët që pengon përdorimin e teknologjive dixhitale. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Nxirrte produkte në treg me etiketa “të vjedhura”, në kërkim pronari i firmës

Shpallet në kërkim nga policia pronari i firmës “Rives” në Pogradec, e cila merret me përpunim dhe konservim të produkteve ushqimore. Spiro Fuqi akuzohet për punësim të paligjshëm dhe mashtrim me produkte ushqimore.

Shpallja në kërkim e Spiro Fuqit u bë pas kontrollit të ushtruar nga AKU dhe Tatimet në subjektin në pronësi të tij në lagjen Numër 1 në Pogradec.

“Janë gjetur 2 punonjëse të cilat pas verifikimit kanë rezultuar se nuk ishin regjistuar në organet kompetente, sigurimet shëndetësore dhe shoqërore”-njofton policia.

Po ashtu gjatë kontrollit të ambjentit u gjetën dhe sekuestruan 136 etiketa të subjektit “Bean Dish” dhe disa vazo të mbushura dhe të mbyllura me fasule të përpunuara, ku rezulton se këto etiketa të mbushura i përkasin subjektit “Natural Trade”. Operacioni u ndërmor në bashkëpunim me sektorin e monitorimit dhe hetimit ushqimor. Policia deklaron se ka kontaktuar me Spiro Fuqin, i cili ka thënë se ndodhet në Tiranë.

Qendra Alert/Alert.al

KE miraton kontratën për blerjen e një vaksine kundër COVID-19

Komisioni Evropian ka miratuar kontratën e tetë me një kompani franceze, Valneva, për blerjen e një vaksine kundër COVID-19.

“Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për mbështetjen e tij,” tha shefi ekzekutiv i Valneva, Thomas Lingelbach.

Komisioni Evropian tha se kontrata me Valnevën ofron mundësinë që shtetet anëtare të BE-së të blejnë afro 27 milionë doza vaksinash deri në vitin 2022. Shtetet anëtare më pas mund të bëjnë një porosi të mëtejshme deri në 33 milionë vaksina shtesë deri në vitin 2023. Marrëveshja përfshin mundësinë e përshtatjes së vaksinës me variantet e reja. Aprovimi i kontratës me kompaninë franceze vjen në një kohë kur Bashkimi Europian po përpiqet të përshpejtojë luftën kundër rritjes së rasteve me COVID-19. Ndërkohë, pritet aprovimi i vaksinës nga FDA që të fillojë injektimi i saj.

“Vaksina Valneva shton një tjetër mundësi për të luftuar me koronavirusin, pasi të provohet se është e sigurt dhe efektive nga Agjencia Evropiane e Barnave. Mesazhi mbetet i njëjtë: Besoni shkencës dhe vaksinoni, vaksinoni, vaksinoni,” tha komisionerja e shëndetësisë e BE Stella Kyriakides.

Kontrata me Valneva-n i shtohet një portofoli të gjerë vaksinash tashmë të siguruara që do të prodhohen në Evropë, duke përfshirë kontratat e nënshkruara tashmë me AstraZeneca, Sanofi-GSK, Janssen Pharmaceutica NV, BioNtech-Pfizer, CureVac, Moderna dhe Novavax Commission.

Qendra Alert/Alert.al

Gripi i shpendëve shpërthen edhe në Romë, 700 mijë kafshë të prekura që nga tetori

Gripi i shpendëve kthehet në goditje në Itali: Janë regjistruar 21 shpërthime patogjene që nga mesi i tetorit kur u zbulua rasti i parë në Ferrara. Sipas të dhënave nga Instituti Eksperimental Zooprofilaktik i Venecias, deri më tani mbi 700,000 kafshë janë prekur nga gripi i shpendëve, duke përfshirë gjelat e detit, pulat dhe strucat. Shpërthimi i fundit ndodhi në Romë, në një mbarështim jo-tregtar të rreth 250 pulave, ku kontrollet u aktivizuan pas fillimit të vdekshmërisë anormale të kafshëve. Analizat konfirmuan se një lloj virusi shumë patogjen si H5N1, i njëjti që preku fermat në Italinë Veriore.

Pas konstatimit të shpërthimit, Rajoni i Lazios krijoi një zonë mbrojtëse me një rreze prej 3 km nga ferma e prekur dhe një zonë mbikëqyrjeje me një rreze prej 10 km. Të gjitha fermat në zonën që i nënshtrohen masave të sigurisë, rreth 35 biznese të vogla, sipas asaj që deklaroi këshilltari rajonal i shëndetësisë Alessio D’Amato duhet të kontrollohen.

Në zonat e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes nuk lejohet të futen apo të dalin shpendët apo gjitarët pa autorizimin e veterinerit. Kushdo që hyn ose del nga një fermë duhet të respektojë masat e duhura të biosigurisë, të gjitha kufomat e zogjve të ngordhur duhet të asgjësohen menjëherë, ndërsa automjetet dhe pajisjet duhet t’i nënshtrohen procedurave të dezinfektimit. Ndalohet transporti i mishit të shpendëve dhe panaireve të shpendëve. Të gjitha masat mbeten në fuqi për të paktën 21 ditë pasi të jetë dezinfektuar shpërthimi. (IlFattoAlimentary)

Qendra Alert/Alert.al

Skandali me konsumatorin për akulloret me oksid etileni i denoncuar nga Qendra Alert, KLSH çon në Prokurori Drejtorin e AKU

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Bledar Skënderi. Në padinë e dorëzuar, thuhet se AKU nuk ka inspektuar, bllokuar, apo tërhequr nga tregu akulloret me prani të substancës ‘oksid etileni’. Kjo substancë është përdorur në mënyrë të paautorizuar në prodhimin e akullores. Nga auditimi i ushtruar, thuhet në njoftimin e KLSHu evidentua mosveprime të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilat janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit të drejtuar prej tij.

Kujtojme se Qendra Alert dhe Alert.al e solli në vëmëndje e para këtë çështje problematike për shëndetin e konsumatorit.

Me prezencë Oksidi etileni kancerogjen, akulloret Mars, Snickers, Twix, Bounty dhe M&M ndalohen në disa vende të BE, Serbi e Qipro. Po në Shqipëri?

Akulloret Mars, Snickers, Bounty etj me Oksid Etileni gjenden edhe në Shqipëri. AKU është në dijeni, nuk njoftoi konsumatorët për rrezikun, po merr masa për heqjen nga tregu të 4 loteve

Qendra Alert/Alert.al

Si mund të përfitojnë prodhuesit vendas nga masat e vendosura të qeverisë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka organizuar sesion informues rreth zbatimit të masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për subvencionimin e kredive për prodhuesit, derisa tha se brenda kësaj mase ka edhe masë për mbështetjen e grave.

Ai tha se subvencionimi arrin vlerën e 20-50% që merret nga kredia vlen për pajisjet e prodhimit, ndërsa pjesa tjetër për zgjerimin e kapaciteteve.

Sipas tij, për zbatimin e kësaj mase ata kanë paraparë 30 milionë euro.

“Sa i përket masave ne i kemi prezantuar, por sa i përket mbështetjes masës 2.1 kjo për prodhuesit nënkupton subvencionim në mbi 20%. Sa i përket kushteve jemi munduar që sa më thjeshtë dhe është së paku 50% e vlerës që merret nga kredia për pajisjet e prodhimit dhe pjesa tjetër për zgjerimin e kapaciteteve. Ne nuk e kemi shtuar te kushtet mirëpo preferenca do të ishte që të mos ketë”.

Ndërsa të masa 2.4, Murati theksoi se çdo biznes ka mbështetje prej 20 mijë euro, për shkollimin e stafit që merr pjesë në procesin e prodhimit.

“Mirëpo në këto masa, Murati tha se nuk përfshihet investimi vetjak, duke mos përjashtuar edhe dizajnimin e ndonjë mase tjetër. Ai tha se synimi i masës është nxitja e investimeve të reja. Masa 2.4 kemi masa shtesë që kanë të bëjnë në mbështetjen e kapaciteteve njerëzore, dhe ideja është që për çdo biznes ka mbështetje deri në 20 mijë euro për të shkolluar staf që merr pjesë në procesin e prodhimit. Ne këto masa nuk është paraparë investimi vetjak, dhe neve na duhet çështja e monitorimit që në rastin e huadhënies do ta kenë një monitorim”, është shprehur ai.

Astrit Panxha, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës tha se masat janë të mirëseardhura dhe do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendas.

“Këto masa që i ka ndërmarr Qeveria janë të mirëseardhura. Këto do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendor dhe do të ndikojnë për biznes. Çka nëse është investimi vetjak dhe dëshirojnë me aplikuar për të blerë makina të reja”.

Qendra Alert/Alert.al

Vjeshta dhe gështenjat, çfarë duhet të dini

Temperaturat kanë rënë dhe rrugët janë mbushur me shitës ambulantë që na sjellin gështenja të pjekura.

Këto janë 8 përfitimet shëndetësore të gështenjave:

  • Janë të mbushura me lëndë ushqyese
  • Janë burim i shkëlqyer i antioksidantëve
  • Ndihmojnë në shëndetin e zemrës
  • Kanë shumë fibra në përmabjtje
  • Përmisojnë nivelin e sheqerit në gjak
  • Ndihmojnë në humbjen e peshës
  • Ulin inflamacionin
  • Kanë veti potenciale anti-tumorale

Qendra Alert/Alert.al

Auron Çeçaj: Detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria për integrimin europian

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Auron Çeçaj jurist, konsulent nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka folur për nevojat dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria në kontekstin e integrimit europian.

“Duhet të kuptojmë se çfarë ka nevojë Shqipëria dhe administrata në kontekstin e integrimit europian. Jemi ende në fillesat e punës që duhet të bëjë Shqipëria për ta nisur rrugën e integrimit, duhet të rrisim shkallën e njohjes së legjislacionit europian, të kemi analiza të plota të mangësive në legjislacion dhe kapaciteteve për ta plotësuar atë legjislacion. Është problem në rajon dhe burimet njerëzore për vende si Shqipëria janë të kufizuara. Çfarëdo lloj burimi njerëzor që mund të angazhohet në këtë sfidë është i vlefshëm. Qoftë në vend apo jashtë Shqipërisë është angazhim dhe kontribut i veçantë. Sfida kryesore e Shqipërisë është reforma e administratës publike, rritja e kapaciteteve. Kjo nuk është e lehtë pasi kërkon investime dhe rritje të buxheteve, organikës së administratës publike. Janë vendime të vështira që duhet të marrë vendimarrja politike në Shqipëri. Shqipëria është një vend me realitet modest, ka nevojë për investime. Projekte të tilla që ofrojnë ekspertizë, burime njerëzore i japin një kontribut administratës dhe qeverisë që të angazhojë kapacitetet dhe burimet njerëzore të jashtme. Këto projekte janë shumë të vlefshme për Shqipërinë. Me modesti pa prentenduar që kemi bërë një revolucion, kemi arritur të sjellim diçka. Ekspertët e Ministrisë dhe Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave kanë nevojë për një oponencë, një këndvështrim ndryshe në shumë aspekte, kanë nevojë për punë komplomentare. Ne këtë e kemi bërë. Kemi shkuar më thellë analizës së mangesive ligjore dhe administrative. Projekte të tilla ofrojnë burime njerëzore dhe ekspertizë japin një marsh qeverisë shqiptare që të angazhojnë kapacitete të jashtme. Është e vështirë të kuptohet prespektiva për 3-4 vjet. Ekspertët e jashtëm mund të kontribojnë në këtë mënyrë, përmes ekspertizës së jashtme. Ujërat e komunikimit me Diasporën duhet të mbahen të forta, nëse do të rikthesh një pjesë të shqiptarëve në Shqipëri, e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE”-deklaroi Auron Çeçaj.

Qendra Alert/Alert.al